Sistemi i raportimit financiar

3,073 views
2,791 views

Published on

0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
3,073
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
16
Actions
Shares
0
Downloads
73
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Sistemi i raportimit financiar

  1. 1. SISTEMI I RAPORTIMIT FINANCIAR Prof.Dr.ass. Hysni TERZIU UNIVERSITETI I PRIZRENIT Fakulteti Ekonomik
  2. 2. ETIKA NË KONTABILITETEtika përfshin jetesën sipas normave dhe rregullave të shoqërisë. Etika ebiznesit shpreh bashkësinë e standardeve të sjelljes morale dhe profesionale nëpërkushtim të detyrimeve që punonjësit e një firme kanë në komunikimin menjëri-tjetrin, me eprorët, me personelin jashtë firmës, me klientët,përgjithësisht me mjedisin natyror, shoqëror dhe public.Apo ajo mund të jetë edhe shprehje e marrëdhënieve në biznes, p.sh., nëmarrëdhniet si I punësuar dhe punëdhënës, si aksionar apo pronar dhemenaxher dhe nënpunës, si blerës e shitës, si huadhënës e huamarrës etj. Nëҫdo rast etika përcaktohet si factor që ndikon në shtimin në maksimum tëprofitit të një subjekti biznesi, si dhe në krijimin e një mjedisi për realiziminnë mënyrë të qëndrueshëm të këtij objektivi.
  3. 3.  Etika është veҫanërisht e rëndësishme për kontabilitetin pasi besueshmëria e infromacionit kontabël varet nga ndjeshmëria e atyre që përgatisin, raportojnë dhe kontrollojnë këtë infromacion. Zakonisht personat që merren me këto ҫështje, duhet të bazohen rreptësisht në kodin e mirësjelljes profesionale, I cili duhet bazuar në tri parime themelore:- Në integritetin e personit që përgatit, raporton dhe kontrollon informatat e kontabilitetit,- Në objektivitetin e informative të përgatitura, të raportuara dhe të kontrolluara,- Në pavarësinë profesionale të personit që përgatit, raporton apo kontrollon informatat. Të bazuarit në këto tri parime themelore, mundëson që:- Të mënjanohen gabimet e vogla etike,- Të fokusohemi në reputacionin tonë afatgjatë, qoftë si menaxher apo kontabilist,- Të përgatitemi për të pritur të përcjetojmë konsekuenca personale për mbajtjen e pozicionit etik.
  4. 4.  Kodin e mirësjelljes profesionale e ka zhvilluar fillimisht Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC) gjatë viteve të 20-ta të shekullit të kaluar. Në kodin e mirësjelljes profesionale janë dhënë parimet bazë, të cilat përgjithësohen në gjasht pjesë: 1. Ҫ muarja- kontabilisti professional duhet të jetë I sinqertë, I drejtë dhe I ndershëm në ofrimin e shërbimeve profesionale, 2. Objektivizmi- kontabilisti professional nuk bën të lejojë prejudikime,konflikte interesash, apo ndikim me qëllim që t’I ikte objektivizimit. 3. Aftësia profesionale- nënkupton kryerjen e punëve në mënyrë profesionale dhe me kompentencë, 4. Besueshmëria- në ruarjten e infromatave dhe mos dhënien e tyre personave të paautorizuar, si dhe mosshfrytëzimi I tyre për nevoja dhe ҫështje që nuk kanë të bëjnë me interesin në tërësi, 6. Standardet teknike- duhen zbatuar në tërësi nga kontabilisti, varësihst nga vendi ku aplikohen ato standard.
  5. 5. KËSHILLAT DHE SHOQATAT NDËRKOMBËTARE TË KONTABILITETITShoqata e parë e kontabilistëve është themeluar në Kongresin e ParëNdërkombëtar të , Kontabilistëve (ICA) të mbajtur më 1904 në SHBA.Pas shumë kohe, ICA-ja, më 1972 ka formuar Komitetin KoordinuesNdërkombëtar të Profesionit të Kontabilistit (ICCAP).Viteve pasuese, themelimi I këshilltarëve dhe I shoqatave të ngjajshme kapasur hov të madh.Për shkak të rëndësisë së tyre në zhvillimin e profesionistit të kontabilistit,është e nevojshme të paraqiten disa nga këto organizata më të rëndësishme.
  6. 6. ● 1.Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC)- është organizatëndërkombëtare e shoqatave dhe e organizatave kombëtare të kontabilitetit.● Është themeluar në Nju-Jork, më 1976. Në IFAC janë të anëtarësuar 152shoqata nacionale të kontabilitetit nga 113 vende të botës. Përes shoqatavenacionale, sot IFAC-ja mundohet ta realizojë duke përmirësuar disa ngaaktivitetet kryesore, në mesit e të cilave:- Zhvillimin e raporteve që shërbejnë si udhëheqës për praktikënndërkombëtare të auditimit;- Vendosja dhe zhvillimin e kodeksit të etikës së kontabilistit,- Përcaktimin e programit të trajnimeve të kontabilistëve,- Vlerësimin dhe zhvillimin e teknikës dhe procesit të kontabilitetitmenaxhues,- Hulumtimit dhe analizën e ifromacioneve në praktikën e menaxhmenti tësektorit public etj.
  7. 7.  2. Këshilli për Standardet Financiare dhe Kontabël (FASB)- Në SHBA, standardet e kontabilitetit janë vendosur nga Këshilli për Standarde Financiare dhe Kontabël. FASB-ja ka selinë në Norwalk, Konektikat, ndërsa të shtatë anëtarët e tij të rregullt janë përzgjdhur nga profesione të ndryshme, si: kontabilistë, nga biznesi, qeveria dhe academia. FASB-ja është një organizatë joqeveritare, përkatësisht një trup privat I themeluar dhe I përkrahur nga komuniteti amerikan I biznesit, nuk ka një forcë ilegale që të imponojë impkementimin e standardeve. Mirëpo, FASB-ja ruan influencën e saj në zbatimin e standardeve të kontabilitetit me mrojtje të suksesshme të prestigjit dhe reputacionit të saj, duke përgatitur standard të mira.
  8. 8.  3. Komisioni për Sigurimin e Këmbimeve (SEC)- një agjenci federale (amerikane), që i raporton Kongresit Amerikan, u krijuan me dekret nga shteti më 1933, që qëllim të mbikëqyrjes dhe raportimit të jashtëm financiar nga korporata të treguara publikisht. Aktualisht, SEC-I u këkron korporatave publike që të publikojnë raporte vjetore dhe tremujore. Përveҫ kësaj, raportet vjetore dhe tremujore të regjistrimit duhet të skedohen nga korporatat me SEC-in. Raportet vjetore të regjistrimit të skeduar sipas SEC-it janë të njohur si Raportet e Formës 10-K. Ato kërkohen nga Sektori 10-K I dekretit të 1934-ës. Raportet tremujore janë të njohura si 10-Q. Gjatë shekullit XX, kontabiliteti financiar është bërë një process shumë I rregulluar dhe I fromalizuar. Korporatat që tregojnë publikisht duhet t’u sigurojnë aksionarëve raportet financiare mbikëqyrëse.
  9. 9. ●4.Instituti Amerikan për Certifikimin e Kontabilistëve Publik (AICPA)-asocioni I parë professional kontabël në SHBA është Institucioni Amerikanpër Certifikimin e Kontabilistëve Publikë.●AICPA përgatit provimet unifrome për kontabilistët publikë të certifikuar(CPA), që duhet të jenë komplet me qëllim të certifikimit të personave tinteresuar si kontabilistë publikë.●Emërtimi CPA (certificated public accountant) I ka dy lloje të shfrytëzimit;së pari, aty janë individët që kanë fituar emërtimin kontabilist I certifikuarpublic (CPA), kurse emërtimin CPA e merr individi I cili ka kaluar nëpërkurset e organizuara nga AICPA dhe pas kalimit të testeve ka marrëcertifikatën e kontabilistit publik, dhe së dyti, firmat që janë CPA.●Firmat CPA janë kompanitë që ofrojnë shërbime të kontabilitetit njësoj sikurqë ofrojnë shërbime firmat juridike
  10. 10.  5. Komiteti Ndërkombëtar për Standardet e Kontabilitetit (IASC)- është formuar më 1973, me qëllim të zhvillimit të standard botërore të kontabilitetit. Ky trup tani përfaqëson më tepër se 142 organizata të kontabilitetit nga 103 vende (duke përfshirë edhe SHBA-në). Sikurse edhe FASB-ja, edhe IASC-ja zhvillon propozimet, I përcjell te organizatat e interesuara, pranon prapveprimet dhe pastaj lëshon prononcimin final. Standardet e kontabilitetit të përpunuara nga IASC-ja u referohen Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK). SNK-të përpilohen me qëllim të shfrytëzimit nga të gjitha kompanitë që kanë interes për zbatimin e tyre. IASC- standard janë duke u përdorur gjithnjë e më shum. Kështu, në prill të vitit 2000, ëeb faqja e IASC- së është listuar nga më shumë se 958 kompani nga e tërë bota, të cilat përgatistin raportet financiare në pajtim me SNK-në. Nga këto kompani, 161 ishin nga Gjermania, ndërsa 121 nga Kina. Kjo është shenjë se SNK- të janë të pranueshme nga vendet e shumë vendeve dhe nga të gjithë rajonet e botës.
  11. 11. Këshilli Kosovar mbi standardet për rapotim financiar (KKSRF)Këshilli Kosovar mbi standaret për Raportimin Financiar- ështëthemeluar më 29 tetor të vitit 2001 sipas rregullores 2001/30. Këshilli ështëorgan I pavarur në marrjen e përgjegjësive dhe kryerjen e detyrave të tij,varësisht nga autoriteti I përfaqësuesit special të Sekretarit të Përgjithshëm.Këshilli ka kompetencat për të lidhur kontrata dhe, sipas nevojës, për tënxjerrë udhëzime adeministrative për kryerjen e funksioneve të veta, dukepërfshirë kontratat e punësimit, kontratat e strehimi dhe të dhënies me qira tëpajisjeve.Këshilli nxjerr standard të kontabilitetit në përputhje me StandardetNdërkombëtare të Kontabilitetit (SNK). Këshilli vends se cilat standard tëSNK-së do të zbatohen, duke marrë parasysh mjedisin afarist në Kosovë.Standardet e kontabilitetit dhe të revizionit të nxjerra nga Këshilli, botohendhe shpërdahen në tërë Kosovën në tri gjuhë që përdoren në Kosovë.
  12. 12.  Po ashtu, Këshilli cakton standardet për aftësimin teknik lidhur me certifikimin e kontabilistëve dhe licencimin e revizorëve që uhet të përfshijë fushat e mëposhtme:- Kontabilitetin financiar,- Standardet e kontabilitetit të Kosovës,- Parimet e menaxhimit financiar të ndërmarrjeve afariste,- Parimet e kontollit dhe të revizionit të brendshëm,- Kontabilitetin e kostos dhe atë menaxhues,- Sjelljen dhe etikën profesionale etj.
  13. 13. PARIMET KRYESORE TË NDËRTIMIT TË PASQYRAVE FINANCIARE Biznesi ka dy objektiva primarë të tij:1.Realizimin e profitit, dhe2.Të mbeturit sovent (me aftësi pagimi të faturave për mallra dhe shërbime). Pasqyrat financiare janë raporte që u lejojnë palëve të interesuara që tëvlerësojnë profitabilitetin dhe solventitetin e biznesit.Këto raporte të kontabilitetit të quajtuara pasqyra financiare, ofrojnëinformata të përgjithësuara për shfrytëzuesit dhe ajnë të dedikuara përshfrtyëzim të brendshëm dhe të jashtëm.
  14. 14.  Pasqyrat financiare zakonisht na paraqesin në disa forma:- Bilanci- paraqet një listë të aseteve, të detyrimeve dhe të ekuitetit të pronarëve për periudhën specifike kohore,- Raporti I të ardhurave- paraqet përmbledhjen e të ardhurave dhe shpenzimeve për periudhën specifike kohore,- Raporti I fitimeve të mbajtura- paraqet përmbledhjen e fitimeve të mbajtuara të korporatës për periudhë specifike kohore,- Raporti I rrjedhjes së parasë- paraqet përmbledhjen e të pranuarve të gatshme (cash) dhe pagesave për periudhën specifike kohore.
  15. 15.  Këto pasqyra përbëjnë tiparin kryesor të kontabilitetit sepse ato janë mjetet e para të komunikimit dhe të informimit kontabël, si dhe produkti final I analizave kontabël I transaksioneve të bzinesit. Ato japin gjendjen e biznesit në terma financiarë, duke filluar me libërmbajtjen, që është vetëm nja hap në procesin e kontabilitetit dhe shpreh regjistrimin actual të transaksioneve të kompanisë pa ndonjë analizë të informacioneve. Kontabiliteti vlerëson dhe analizon infromacionet duke u dhënë kuptimin numrave. Që pasqyrat financiare, si product përfundimtar I sistemit kontabël, të mund të përdoren me efektivitet nga përdoruesit e tyre, duhet të plotësojnë disa kritere, të ndërtohen mbi bazën e disa parimeve, të cilat do të paraqiten shkurtimisht në vijim:
  16. 16. 1. Qartësia dhe vërtetësia- nënkuptojmë evidencimin dhe paraqitjen einformacioneve në mënyrën që siguron një pasqyrë të qartë të afarizmit, tësituatës momentale dhe të përparimit të kompanisë.● Për informacionin, qartësia dhe vërtetësia do të thonë “ta tregosh ashtu si ҫështë”. Ҫdo pasqyrë kontabël duhet të japë në mënyrë të qartë dhe realekuptimit e të gjitha fakteve që ti nevojiten shfrtyëzuesve të informacionit,qofshin të brendshëm apo të jashtëm, për marrjen e vendimeve në biznes.● Dhënia në mënyrë të kuptueshme, të plotë, të qartë dhe të paanshme I tëgjithë informacionit të nevojshëm luan një rol të madhe në marrjen evendimeve afariste të drejta dhe efikase.
  17. 17. 2. Qëndrueshmëria (konsistenca)- nënkupton faktin se parimet dherregullat e shfrytëzuara në kontabilitet nuk duhen ndryshuar nga viti në vitpër shkak të pamundësisë së krahasimit të rezultateve.●Është shumë e rëndësishme që kontabiliteti të jetë I qëndryeshëm nëzbatimin e parimeve dhe të procedurave kontabël për situata të ngjashme.Duke respektuar këtë parim, ngjarjet afariste duhet që, nga periudha nëperiudhë, të evidencohen sipas rregullave të përcaktuara më parë.● Nëse këto parime ndërrohen, atëherë si pasojë e kësaj mund të jetërezultati tjetër financiar, që mund të sjellë deri te dhënia e infromacioneve tëgabueshme mbi pozitën financiare dhe suksesin e biznesit.
  18. 18.  3.Materialiteti (rëndësia)- kërkon përmbajtjen e të gjitha rregullave që kanë rëndësi të veҫantë në krijimin e një fotografie të qartë mbi kompaninë. Në kontabiliteti, koncepti I materialitetit ka të bëjë me rëndësinë relative të të dhënave ekonomike. Në kuptimin kontabël, një object, infromacion, është material në qoftë se ai është I dobishëm ose I rëndësishëm për përdoruesit e informacionit të një pasqyre financiare në marrjen e një vendimi të caktuar. 4.Korrektësia- Në kontabilitetin korrektësia kërkon që pasqyrat financiare të japing një përmbledhje ose paraqitje korrekte dhe të ndershme të ngjarjeve që paraqiten në pasqyrat financiare me qëllim që ato të mos fshehin apo të shtrembërojnë relatitetin. Korrektësia këkron që
  19. 19. 5. Kujdesi- si parim niset nga fakti se pasiguria e përpilimit të pasqyrave financiareështë pjesë përbërëse e zhvillimit të biznesit dhe sidomos kur është fjala përzhvillimin e biznesit në të ardhmen. Pikërisht për këtë, nga kontabiliteti pritet që meveprimet e caktuara të zvogëlojë pasigurinë gjatë zhvillimit të këtij biznesi. Kjo lidhetedhe me kujdesin maksimal në parashikimin e rezultateve në të ardhmen, kukontabiliteti zakonisht parashikon rezultate positive. Edhe kjo kërkon jë vlerësim tëkujdesshëm të të gjitha elementeve të aceteve, të detyrimeve dhe të ekuitetit tëpronarëve. Kjo bëhet me qëllim që të mos nxirren përfundime tepër optimiste. 6. Kontinuiteti apo biznesi në vijimësi (going concern principle)- këkron ngakompania reajtjen e kontinuitetit, përkatësisht afarizmit pozitiv si ekzistim afatgjatë Ikompanisë në fjalë. Edhe kontabilitetiti, kur ndërton pasqyrat financiare, supozon qëbiznesi do të vazhdojë të funksionojë pas a shumë në formën që e ka aktualisht edhepër një periudhë të catuar në të ardhmen. Zbatimi I këtij parimi ka rëndësi shumë tëmadhe në drejtimin e politikave dhe të kritereve të velrësimit, që duhet të përdorenpër ndërtimin e pasqyrave financiare.
  20. 20. 7. Kostoja historike- nënkupton parimin sipas të cilit të gjitha mjetet ekompanisë vlerësohen në lartësinë etë dhënave relae monetare të shfaqura nëmomentin e furnizimit apo të realizimit të atyre mjeteve.● Sipas këtij parimi, kur ndërtohen pasqyra financiare, në kushtet kurplotësohet kriteri I kontinuitetit të biznesit, kontabiliteti paraqet elementet easeteve dhe të detyrimeve të vlerësuara me kosto historike.● Lexuesi I një pasqyre kontabël duhet kryesisht të njohë që kjo pasqyrëbazohet në konceptin e kostos historike për të arritur në një vlerësim përsonaltë vlerës aktuale, pjesërisht përmes informacionit që ka marrë nga kjo pasqyrëdhe pjesërisht nga infromacioni ekstra kontabël.
  21. 21. LIBËRMBAJTJA E THJESHTËNë kushtet bashkëkohore, kontabiliteti financiar është I bazuar në rregullate kontabilitet të dyfishtë. Mirëpo, me qëllim të kuptimit dhe të të ҫmuarit tëkontabilitetit të dyfishtë, vlen të ekzaminohet sistemi I regjistrimit sipaslibërmbajtjes së thjeshtë, përkatësisht siҫ njihet në literaturën tonë, tëkontabilitetit të thjeshtë.Në formën e tij bazike, sistemi I thjeshtë I mbajtjes së librave është I njëjtëme regjistrin e kontrollit të librave dhe karakterizohet nga fakto se aty kemitë bëjmë vetëm me regjistrim të hyrjeve të thjeshta vertikale për secilintransaksion.Kjo do të thotë se regjistrimi I secilit transaksion përfshin një shtyllë tëvetme, që nënkupton se transaksioni vijues regjistrohet në shtyllën vijuese.
  22. 22. Data Përshkrimi Shuma1 janar Balanca fillestare 10.000,002 janar Blerja e furnizimeve për shitore (7.500,00)4 janar Kryerja e shërbimeve riparuese 250,007 janar Kryerja e shërimeve riparuese 120,0015 janar Pagesa e faturës së telefonit (50)30 janar Balanca përfundimtare 2.820,00 Ka raste kur një formë tjetër tabelare shfrytëzohet për paraqitjen e këtyre transaksioneve. Ajoformë klasifikon të ardhurat dhe shpenzimet duke I paraqitur ndaras njërën nga tjetra. Në këtëmënyrë biznesi në ҫdo kohë mund të dijë rezultatin etij afarist qoftë ai pozitiv apo negative.
  23. 23. Data Përshkrimi Të ardhurat Shpenzimet1 janar Balanca fillestare 10.000,002 janar Blerja e furnizimeve për shitore 7.500,004 janar Kryerja e shërbimeve riparuese 275,007 janar Kryerja e shërbimeve riparuese 120,0015 janar Pagesa e faturës së telefonit 50 Totali I janarit 10.395,00 7.550,00 P.sh., një shtyllë shtesë mund t’I shtohet tabelës me qëllim të klasifikimit të të ardhurave ngashitja dhe të taksës së mbledhur nga shitja, apo klasifikimi I shpenzimeve të qirasë, komunaleve,furnizimeve etj.
  24. 24.  Disa nga të metat e këtij sisstemi mund të jenë:- Nuk lë gjurmë të paraqitjes së llogarive të aseteve apo detyrimeve si ҫ është inventari I mallit, llogaritë e arkëtueshme apo llogaritë e pagueshme.- Edhe pse lehtëson kalkulimin e të hyrave nga pozicioni financiar, nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë në mes të të hyrës dhe të bilancit të gjendjes,- Gabimet mund të mbesin të paidentifikuara. Atom mund të identifikohen vetëm përmes bashkërendimit të raporteve bankare. Për shkak të këtyre pagesave, sistemi I thjeshtë kontabël nuk është praktik për shumë organizata biznesi
  25. 25. JU FALENDERIT TE DASHUR STUDENT

×