Menaxhmenti
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Menaxhmenti

on

  • 13,259 views

 

Statistics

Views

Total Views
13,259
Views on SlideShare
13,038
Embed Views
221

Actions

Likes
2
Downloads
240
Comments
2

4 Embeds 221

http://www.biznesi.net 181
http://www.slideshare.net 27
http://menaxherat.com 10
http://www.menaxherat.com 3

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft PowerPoint

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel

12 of 2

  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
  • kolege ma mira po ju tregojshe ti se sa ass me respekt DONI
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
  • mund te me ndihmoni me nje punim seminarik nga lenda menagjim dhe organizim...ma dergoni pergjegjen ne ket add me nje sms ose dhe linkun apo edhe punimin ta dergoni...hack-dj@hotmail.com
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

    Menaxhmenti Menaxhmenti Presentation Transcript

    • Menaxhmenti (Dija Interdisiplinare e Menaxhimit)
      • 1. NDËRMARRËSI
      • 2. NDËRMARRËSIA
      • 3. E DREJTA TREGTARE
      • 4. INFRASTRUKTURA
      • 5. MARKETINGU NË NDËRMARRËSI
      • 6. FINANCIMI I EKONOMISË SË VOGËL
      • 7. KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE KONTROLLINGU
      • 8. QARKULLIMI I PAGESAVE
      • 9. TATIMI DHE DHËNIET E TJERA TË NDËRMARRËSIT
      • 10. SHPENZIMET DHE MENAXHIMI I SHPENZIMEVE
      • 11. PROJEKTIMI I NDËRMARRËSISË
    • NDËRMARRËSIA
    • Temat:
      • 2.1. Kuptimi dhe rëndësia e ndërmarrësisë,
      • 2.2. Pikënisjet themelorë të ndërmarrësisë,
      • 2.3. Ndërmarrësia dhe menaxhmenti,
      • 2.4. Format e ndërmarrësisë,
      • 2.5. Praktika e ndërmarrësisë,
      • 2.6. Specifikat e ndërmarrjeve të vogla.
    • 2.1. Kuptimi dhe rëndësia e ndërmarrësisë
      • Mundë të thuhet se të menduarit tonë mbi ndërmarrësinë bazohet në teorinë e Adam Smithit, çmimet dhe tatimet, roli i kapitalit, i punës, i diturisë dhe i rentës tokësore, kuptimi i tregtisë së jashtme, inflacioni dhe papunësia, monopolet dhe dështimet tjera në treg. Të gjitha këto ai i ka shkoqitur në mënyrën më të qartë. Gjatë kësaj periudhe në shekullin e 18-të, theksi është vënë në shpenzimet e punës dhe të prodhimit, në çmimin e prodhimit dhe në oferten e tyre.
      • Edhe pse kuptimi i ndërmarrësisë është mjaftë i gjerë, do të përpiqemi ta përkufizojmë si vijon:
      • Ndërmarrësia është një proces dinamik i ndryshimit të vazhdueshëm të strukturës ekonomike dhe të efektivitetit të saj, në të cilën individët marrin përsipër rrezikun për rezultatet e afarizmit.
    • 2.2. Pikënisjet themelore të ndërmarrësisë
      • Është e padyshimtë dhe e pamohueshme rëndësia e ndërmarrjeve të vogla në sistemin ekonomik të çdo vendi. Mirëpo, se cilat janë pikënisjet themelore të ndërmarrjeve të vogla dhe çka i dallon ato nga ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha:
      • - ndërmarrjet e vogla pasurojnë l lojllojshmërinë e ofertës dhe kërkesës,
      • - ndërmarrjet e vogla kryesishtë plotësojnë kërkesën për të mira dhe shërbime që ndërmarrjet e mëdha vështirë i përmbushin, ose kjo për to paraqet ngarkesë të madhe duke pasur parasyshë veprimtarinë e tyre themelore,
      • - një numër i madh i ndërmarrësve e bazon veprimtarinë e vetë në teknologji të ulët dhe të vjetruar, por gjithashtu një numër gjithnjë e më i madh i tyre mbështetet në teknologji të lartë,
      • ndërmarrjet e vogla mundësojnë më lehtë aplikimin e zgjedhjeve të reja teknologjike,
      • - struktura e ndërmarrjeve të vogla është shumë më e thjeshtë,
      • - për një afarizëm të sukseshëm të ndërmarrjeve sot janë të rëndësishëm kreativiteti dhe novatorizmi dhe pikërisht këto janë karakteristika të ndërmarrjeve të vogla që i ndihmojnë për një afarizëm më të mirë,
      • - për themelimin e një ndërmarrjeje të vogël nuk duhen shumë para , kështu që është më i vogël edhe rreziku sa i përket themelimit dhe i veprimtarisë së saj të mëtejme.
    • 2.3. Ndërmarrësia dhe Menaxhmenti
      • Me nxitjen e ndërmarrësisë, me themelimin e subjekteve të vogla dhe të mesme ekonomike, si dhe me aplikimin e diturive bashkëkohore menaxheriale, krijohen parakushtet për zhvillimin e ekonomisë. Në të vërtetë, menaxhmentin si disiplinë shkencore dhe praktike afariste duhet ta shfrytëzojnë në të menduarit, punën dhe sjelljen e vetë të gjithë ata që marrin pjesë në zhvillimin ekonomik. Detyrë kryesore e menaxherit është që të sigurojë sasi të mjaftueshme të prodhimeve dhe shërbimeve, dhe këtë ta bëjë në mënyrë sa më efikase.
      • Dallimi ndërmjet kuptimit të ndërmarrësisë dhe kuptimit të menaxhmentit shpeshherë ka qenë objekt debati. Thuhet se ndërmarrësia është e lidhur ekskluzivisht me pronësinë, dhe këtë vetëm në subjektet e vogla dhe të mesme ekonomike. Këto pohime janë të pasakta. Ndërmarrësia nuk mund të ndahet nga menaxhmenti, e as që është e lidhur vetëm me një subjekt të vogël ekonomik.
    • 2.4. Format e Ndërmarrësisë
      • Ndërmarrësia për nga aspekti i formës së pronësisë, mundë të jetë inividuale dhe kolektive(koperative), e duke pasur prasysh shkallën e pavarsisë(autonomisë) së saj, kemi ndërmarrësinë eksterne dhe interne.
      • Ndërmarrësia individuale: presupozon se funksionet e pronësisë, të ndërmarrësisë dhe të menaxhimit përqëndrohen në një person. Më së shpeshti bëhet fjalë për fazën fillestare të zbatimit të idesë, kur ndërmarrësi vetë i kryen të gjitha punët e nevojshme për funksionimin e organizatës punuese.
      • Ndërmarrësia kolektive: paraqitet në çastin kur pronari- ndërmarrësi ua beson disa funksione, më së shpeshti funksionet udhëheqëse, profesionistëve, përkatësishtë menaxherëve. Mirëpo ndërmarrësia kolektive është poashtu e pranishme kur veprimi realizohet dhe si integrim i aktiviteteve të më shumë personave.
      • Ndërmarrësia eksterne(e jashtme): nënkupton faktin se ndërmarrësi është pjesë e tregut të caktuar, nga i cili thith resurset, dhe pas një procesi të caktuar të punës sërish i plason në treg në formë të prodhimeve ose shërbimeve.
      • Ndërmarrësia interne(brendshme): është e lidhur me krijimin e subjekteve të reja ekonomike ose të sistemeve të ndryshme afariste me një pavarsi më të vogël ose më të madhe. Mund të nënkuptojë edhe proceset e punës brendapërbrenda subjektit ekzistues ekonomik.
    • 2.5. Praktika e ndërmarrësisë
      • Me rastin e përkufizimit të dallimit ndërmjet kompanisë së orientuar për ndërmarrësi dhe të asaj që nuk është e orientuar për këtë aktivitet, mund të tërheqim një paralele ndërmjet pronarit dhe ndërmarrësit.
      • Kompania e orientuar për ndërmarrësi është novatore dhe vazhdimishtë kërkon mënyra ë reja për ushtrimin e procesit afarist me qëllim të përparimit të tij, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për ndërmarrësin ekzistues, ndërmarrësin e ri ose franshizën. Njëkohësisht, këto tri mundësi janë format e fillimit të një aktiviteti afarist.
    • Subjekti ekonomik i ri i formuar
      • Kjo është forma më e shpeshtë e fillimit të punës vetjake, andaj edhe rreziqet këtu janë më të mëdha. Për të realizuar ndërmarrjen tonë është e nevojshme që ta analizojmë dhe evaluojmë hollësisht idenë tonë, dhe punën e re ta fillojmë pasi të jemi siguruar se punën tonë e pranon tregu.
      • Sipas P.Druckerit duhet të shqyrtojmë me sukses me sa vijon: Orientimi në treg, Prognoza financiare, Krijimi i ekipeve udhëheqëse, Roli i ndërmarrësit(themeluesit).
    • Blerja e ndërmarrjes(firmës) ekzistuese
      • Subjekti ekzistues ekonomik zakonisht është me më pak rreziqe, nëse është fjala për një ndërmarrje ekzistuese të suksesshme që është dëshmuar e aftë të tërheqë blerës ose e cila ka krijuar konsumatorë të rregullt, shanset për vazhdim të sukseshëm të veprimtarisë janë shumë të mëdha, krahas të dhënave për sukseset e mëhershme ekzistojnë edhe të dhëna për dështimet e caktuara, në mënyrë që gabimet të mos përsëriten.
      • Sipas Strauss-it blerja e firmës ekzistuese ka disa përparësi:
      • - nuk fillon nga zeroja, ngase puna tanimë ekziston,
      • - nuk është e nevojshme të krijohet goodwill-reputacioni i firmës,
      • - është më e shpejtë sesa të themelohet një veprimtari e re,
      • - zvogëlohet rreziku, gjë që është benefiti kryesor i blerjes së firmës ekzistuese.
    • Franshiza
      • Fjala franshizë vjen nga gjuha frenge “franchir”, që do të thotë “të lirohet”. Franshiza tipike është thjeshtë një kontratë ndërmjet shitësit dhe blerësit-kontratë që blerësit (franshizantit) i lejon ta shes prodhimin ose shërbimin e shitësit (franshizorit).
      • Franshiza ka anët e veta të mira dhe të këqija. Sipas Strauss-it anët e mira të saj janë:
      • - blihet një sistem i verifikuar, e kjo teoretikishtë zvoglon rrezikun e mossuksesit,
      • - franshizori me anën e ekspertizës jep ndihmë në sfera të ndryshme të veprimtarisë,
      • - mund të asistojë në aktivitetet promovuese dhe të ketë dobi nga fushatat e mundshme nacionale dhe internacionale.
      • Të metat e franshizës sipas Strauss-it janë:
      • - blerja e franshizës mund të kushtojë shumë, ngase përfshin emrin, logotipin, goodwill, ekspertizën dhe trajnimin e franshizorit,
      • - është e kufizuar pavarësia në zhvillimin e veprimtarisë,
      • - ndërmarrësi gjendet në pozitë të pabarabartë me franshizorin, ngase çdo punë që e kontrakton e forcon franshizorin dhe reputacionin e tij.
    • 2.6. Specifikat e ndërmarrjeve të vogla
      • Derisa më herët kemi theksuar se ndërmarrësia mund të paraqitet edhe në subjektet e mëdha afariste ekzistuese, ndërmarrjet e vogla janë të pranishme ekskluzivisht në subjektet e vogla afariste dhe në pajtim me këtë ekzistojnë disa specifika.
    • Nocioni i ndërmarrjeve të vogla
      • Rëndësia e ndërmarrjeve të vogla është e njohur në të gjitha vendet e botës. Padyshim se veprimtaria e këtyre tregjeve bazohet në veprimtarinë e ndërmarrjeve të vogla të cilat, në numrin e gjithmarshëm të ndërmarrjeve, marrin pjesë me mbi 95% dhe punësojnë një numër të madh njerëzish.
      • Kriteret sipas të cilave ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mundë të klasifikohen dhe veçohen nga kompanitë e mëdha janë si vijon: Kriteret sasiore, kriteret e themelimit, kriteret cilësore.
    • Përparësitë dhe të metat e ndërmarrjeve të vogla
      • Inicimi i punës vetjake i sjellë ndërmarrësit shumë përparësi, por njëkohësishtë edhe mangësi.
      • Përparësit dhe të meta janë si vijon:
      • Pëparësitë
      • Njëra prej përparësive ëshëtë Pvarësia e iniciuesit të punës, i cili e ka mundësinë e zgjedhjes së pavarur. Përparësi tjera janë Mundësitë financiare, Siguria e Punës, Punësimin e familjarëve etj.
      • Të metat
      • Njëra prej të metave të inicimit të punës vetjake është Fluktuimi i Shitjes, e metë tjetër është Konkurrenca e cila është vështërsia e dytë më të cilën përballet ndërmarrësi, Përgjegjësia e shtuar, Humbjet Financiare, Mardhëniet e punës.
    • Rreziku afarist në ndërmarrjet e vogla
      • Një asociacion mjaftë i shpeshtë për nocionin e ndërmarrësisë është pikërishtë rreziku, ngase epilogu i kësaj veprimtarie, në krahasim me format tjera të afarizmit, është tejet i pasigurtë. Suksesi i një ideje varet dhe është i kushtëzuar nga menaxhimi i mirëfilltë i rrezikut.
      • Rreziku mundë të shkaktojë pasiguri, humbje ose dështim, përkatësishtë paqartësi në lidhje me ngjarjet e ardhshme që mundë të ndikojnë në realizimin e qëllimit.
    • Me planifikim deri te suksesi
      • Mungesa e planifikimit në parim do të thotë dështim, edhe pse shumë ndërmarrës konsiderojnë se për sukses mjafton ta kesh idenë dhe të punosh me kujdes.
      • Që të mund të sigurohen parakushtet për suksein e idesë së ndërmarrësit, është e nevojshme të hartohet plani i punës, dokument ky i cili hollësisht e përpunon idenë e ndërmarrësit dhe jepë vlersimin e saktë lidhur me zhvillimin e ardhshëm afarist dhe financiar për një periudhë të caktuar.
      • Plani i punës duhet të hartohet jo vetëm kur e përpunojmë një ide të re, por edhe për një afarizëm të rregullt. Planifikimi fillon me analizën e forcave dhe të dobësive të brendshme si dhe të rrethanave dhe kërcënimeve të mjedisit, ndërkaq pason definimi i qëllimeve, i politikës, metodave dhe i procedurave të punës, si dhe hartimi i bilancit.
    • Burimi
      • www.Menaxherat.com