E Biznesi Ligjerata Kapitull 1-5
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

E Biznesi Ligjerata Kapitull 1-5

on

  • 24,786 views

E-biznesi, E Biznesi, Biznesi

E-biznesi, E Biznesi, Biznesi

Statistics

Views

Total Views
24,786
Views on SlideShare
24,778
Embed Views
8

Actions

Likes
16
Downloads
993
Comments
2

2 Embeds 8

http://www.youtube-mp3.org 4
http://search.mywebsearch.com 4

Accessibility

Upload Details

Uploaded via as Adobe PDF

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
  • Shiko aty ku shkruan download dhe mundesh me marr fal. Vetem e krijon nje akount (regjistrohesh) dhe e merr libren.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
  • mfalni a ka mundesi me dit kush e menaxhon kete web sepse jam i interesuar qe te kem kete liber dhe ligjeratat pre 6-9 nese kishit mujt me mi dergu ne email dardi_ks20@live.com apo edhe jam i interesuar te blej vetem te dij se ku shitet kjo liber
    ju faliminderit
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

E Biznesi Ligjerata Kapitull 1-5 E Biznesi Ligjerata Kapitull 1-5 Document Transcript

  • UNIVERSITETI AAB-RIINVEST FAKULTETI EKONOMIK Dr. sc. Ilir Doçi E-BIZNESI Dispensë - Ligjërata të autorizuara Drejtimi Banka, Financa dhe kontabilitet PRISHTINË 2009
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Hyrje HYRJE Zhvillimi i teknologjisë së Internetit ka mundësuar zhvillimin e degëve ekonomike të cilat me ndihmën e internetit realizojnë një afarizëm të suksesshëm. Interneti ka krijuar një treg i cili po zhvillohet në mënyrë rapide që ka mundësuar edhe komunikimet dhe kontaktet më të lehta në mes të njerëzve, e me këtë edhe të partnerëve afaristë. Ky zhvillim ka imponuar edhe studimin e këtij fenomeni dhe këtij zhvillimi e që ka krijuar edhe lëmi të posaqme të studimit. Këto lëmi janë: e-biznesi dhe nëndegët e tij si: e- commerce, e-marketing, e-procurement, e-banking, auksioni online, etj. Biznesi elektronik, ose e-biznesi është një fenomen i cili po e legjitimon internetin si një medium kryesor i komunikimeve dhe po revolucionarizon një realitet të ri të afarizmit. Në këtë tekst do të paraqesim të gjitha karakteristikat e e-biznesit duke përfshirë organizimin, strategjitë, funksionimin, ndarjen, zhvillimin dhe adaptimin me teknologjitë e reja. Këtë do ta paraqesim në mënyrë paralele me e-commerce, si pjesë e pandarë e e- biznesit, ku do të tregohen teknologjitë e zhvillimit të tregtisë dhe afarizmit në internet me shembuj praktik. Studim i veçantë do ti bëhet aplikimit të e-biznesit në funksion të afarizmit bankar dhe financiar ku do të paraqiten në veçanti ICT Infrastruktura e bankave, e-banking dhe shërbimet e tij, mënyra e zhvillimit dhe dizajnimit të web faqeve të bankave, njohuritë dhe funksionimi i softverëve financiar, mënyrat e pagesave me anë të internetit, siguria e sistemeve kompjuterike të bankave, etj. Teksti do të ndahet në disa kapituj, ku në secilin kapitull do të përfshihet një segment i rëndësishëm i e-biznesit. Përfshinë një kontest të gjerë të e-biznesit, duke përfshirë edhe pjesë nga teknologjitë e ICT (Teknologjisë Informative dhe të telekomunikimeve). Përmban shumë materiale që hasen në praktikë. Qdo kapitull por edhe paragraf është i ilustruar me shembuj, fotografi dhe grafe. Ky tekst është realizuar për mësimin e lëndës E-biznesi në kuadër të Universitetit AAB dhe i shërben studentëve të shkencave ekonomike – me theks të veqantë të drejtimit banka, financa dhe kontabilitet, por mund tu sherbejë edhe studentëve të Teknologjisë Informative, studentëve të web dizajnit, kompanive, bankave dhe subjekteve financiare që janë ose mendojnë të hyjnë në afarizmin në internet, si dhe të gjithë atyre për të cilët e- biznesi është pjesë e punës së tyre. Autori 2
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 1-Kuptimi i përgjithshëm 1. E-BIZNESI - KUPTIMI I PERGJITHSHËM Biznesi elektronik - zakonisht i quajtur edhe si “eBusiness” apo “e-business”, mund të definojmë aktivitetin i cili përdorë informatat dhe teknologjitë e informacionit (ICT) për përkrahjen e të gjitha aktiviteteve të biznesit. Prefiksi ‘e’ do të thotë elektronik. E-biznesi është termi për të përshkruar bizneset të cilat veprojnë në Internet, ose duke përdorur teknologjitë e Internetit për të përmirësuar produktivitetin ose profitabilitetin e biznesit. E-biznesi në mënyrë të theksuar po e ndërron strukturën ekonomike, të tregut dhe të industrisë, vlerat e tregut, produktet dhe shërbimet dhe qarkullimin e tyre, profilizimin e konsumatorëve, sjelljen e konsumatorëve, tregun e punës. Një term më i “cunguar” i definicionit të e-business është që E-business përdoret për të përshkruar bizneset që veprojnë në Internet ose përdorin teknologjitë e Internetit për të ngritur produktivitetin ose profitabilitetin e biznesit. Biznesi elektronik është ai biznes i cili përdorë kompjuterin si element kyq të aktivitetit të tij. Edhepse ky definicion është më i tejkaluar, e-businessi gjithnjë e më shumë tek shumë autorë të kësaj lëmie përmendet si biznesi i Internetit. Implementimi më i shpeshtë i e-biznesit është si aktivitet shtesë, por me kalimin e kohës po bëhet gjithnjë e më shumë si aktivitet primar. 1.1. ICT (Informations and Communications Technology – Teknologjia e Informatave dhe e komunikimit) Është term që nënkupton të gjitha teknologjitë për manipulimin dhe komunikimin e informatave. Edhepse po supozohet që ICT është sinonim i IT – Information Technology – Teknologjia e informacionit, ICT në fakt përfshinë të gjitha mediumet dhe komponentet që përfshinë një degëzim shumë të gjerë. Këto mediume apo degë janë: • Ruajtja e shënimeve - disqet magnetike, shiritat magnetik, disqet optike, memoriet flash, etj, • Shënimet në letër; • Teknologjitë e transmetimit të informatave – radio, televizioni, dhe teknologjitë e komunikimit nëpërmjet të zërit dhe fotografive – mikrofonët, kamerat, telefonët, telefonët celular. Teknologjitë e transmetimit satelitor të informatave. • Varietetet e hardverit kompjuterik (PC, serverët, ruterët) • Tregu i zhvillimit rapid të pajisjeve elektronike personale të komunikimit siq janë - telefonat mobil, Ipod, Iphone, MP3 player, etj. • Një varietet i madh të softverëve aplikativ – nga tabelat e vogla të zhvilluara personalisht deri te paketat e kompanive të mëdha dhe shërbimeve ”software online”. 3
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 1-Kuptimi i përgjithshëm • Operacionet e rrjetave të komunikimit dhe transmetimit të informatave, duke u nisur prej rrjetit shtëpiak deri te rrjetat e mëdha private të operuara nga kompanitë kryesore komerciale dhe në fund deri te rrjeti kryesor global Interneti. Në këtë grup hyjnë edhe sistemet e komunikimit pa tela – wireless. Gjithashtu këtu hyjnë edhe rrjetat e brendshme private siq është Intraneti apo rrjetat e mëdha private siq është Extraneti. Lidhja në mes të e-business dhe ICT është integral. E-business nuk mund të ekzistojë pa ICT. Fig. 1.1. Sistemet e ICT Një definicion tjetër i e-businessit është: E-business është zëvendësimi i transaksioneve të bazuara në përdorimin e letrës, ndërmjetësve njerëzorë, ose transakcioneve të bazuara në telefon me transaksionet me anë të rrjetave elektronike. Termi më “ekonomik” për e-biznesin është “interaksion me partnerët e biznesit, ku interaksioni është mundësuar me ndihmën e teknologjisë së informacionit”. E-biznesi involvon proceset e biznesit të tërë zingjirit të vlerave: blerjet elektronike, menagjimin e zingjirit të furnizimit, procesimi i porosive në mënyrë elektronike, kujdesin ndaj shërbimeve të konsumatorëve dhe kooperim me partnerët e biznesit. 4
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 1-Kuptimi i përgjithshëm Fig.1.2. Fazat e krijimit të e-biznesit 1.2. E-commerce Ose Electronic commerce ose e përkthyer – afarizmi elektronik apo tregtia elektronike, përfshinë blerjen apo shitjen e mallërave apo shërbimeve me anë të sistemeve elektronike siq janë Interneti apo rrjetave tjera kompjuterike. Zakonisht krijohet konfuzion në mes të këtyre dy termave. E-commerce është pjesë e e-biznesit që nënkupton mediumin elektronik që përdoret për shitblerjen e produkteve. Një varietet i gjerë i afarizmit nënkupton këtë aktivitet, duke përfshirë edhe inovacionet më të reja: • Transferet e fondeve elektronike, • Menagjimi i zingjirit të furnizimit, • Marketingu i internetit, • Procesimi online i transaksioneve, • Këmbimi elektronik i informative (EDI), • Sistemet e menagjimit të inventarit, dhe • Sistemet e mbledhjes automatike të informatave. Derisa commerce apo tregtimi përbën këmbimin e produkteve dhe shërbimeve ndërmjet bizneseve, kompanive, grupeve dhe individëve, e-commerce fokusohet në përdorimin e ICT për të mundësuar aktivitetet komerciale dhe relacionet e biznesit në mes të biznesve, kompanive, grupeve dhe individëve. Në praktikë e-business është më shumë sesa vetëm e-commerce. E-business fokusohet në funksionimin, strategjitë, rezultatet dhe funksionet tjera që janë si rrjedhim i përdorimit të 5
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 1-Kuptimi i përgjithshëm ICT, me një fjalë të gjitha aktivitetet e biznesit të lidhura me ICT. E-commerce është një nëndegë e strategjisë së përgjithshme të e-biznesit që koncentrohet me zhvillimin e afarizmit me përdorimin e Internetit dhe teknologjive të tij siq është World Wide Webi, ose thënë në mënyrë më të thjeshtuar, merret me tregtinë online. Një dilemë fundamentale do ta formuloja si pyetje, dhe ajo do të ishte: A është e- commerce pjesë e e-business apo e-business është vetëm një rezultat i zhvillimit të hovshëm dhe kompleks të e-commerce? Mendimi im është që e-commerce është pjesë e e-business, pasi që e-business është zgjeruar përtej kufijve të aktivitetit të mundshëm të e-commerce, gjë që do ta tregojmë në këtë tekst. Fig.1.3 tregon lëmitë të cilat janë pjesë e-commerce dhe lëmitë me të cilat janë pjesë e- biznesit. Këto lëmi nuk krijojnë ndarje në mes të këtyre dy proceseve elekronike, por kanë mbetur si një mënyrë e identifikimit të tyre. Kuptohet që e-commerce mbetet pjesë e e-biznes. Një konkluzion shumë i rëndësishëm në këtë tekst është rreshti i fundit në lëmitë e e-biznesit, i cili thotë që e-biznesi e zhvillon Internetin. Paraqitja e Internetit ka ndikuar në krijmin e e-biznesit, e pastaj aktiviteti në rritje i e-biznesit po ndikon në zhvillimin e vazhdueshëm të Internetit. Lëmitë e E-Commerce... Lëmitë e E-Biznesit... E-Biznesi • Kompania e dizajnuar për sukses në erën e informatikës • Krijimi i burimeve të reja të krijimit të vlerave E-Commerce ekonomike • Marketing • Zhvillimi i lojalitetit të konsumatorëve • Shitje • Optimalizimi i proceseve të biznesit • Blerja e • Krijimi i produkteve të reja dhe shërbimeve produkteve dhe • Menagjimi i riskut dhe ankesave shërbimeve në • Krijimi i tregjeve të reja • Zhvillimi i teknologjive të reja • Zhvillimi i menagjmentit në kushte të reja • Zhvillimi i Internetit Fig.1.3. “Dallimet” në mes të e-commerce dhe e-business Interneti si platformë fundamentale e e-biznesit është zhvilluar në sistem kryesor botëror të distribuimit të të mirave materiale dhe shërbimeve dhe si një platformë e kooperimit ndërkombëtar në mes të partnerëve të biznesit. Metodat e biznesit elektronik u mundësojnë kompanive të lidhin sistemet e tyre të brendshme dhe të jashtme të përpununimit të të dhënave në mënyrë më efikase dhe më 6
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 1-Kuptimi i përgjithshëm fleksibile, dhe të punojnë më mirë me furnizuesit dhe parnerët, dhe për të plotësuar më mirë kerkesat dhe pritjet e konsumatorëve të tyre. Në këtë tekst do të koncentrohemi më shumë në funksionimin e e-biznesit me përdorimin e Internetit dhe teknologjive të tij. Aplikimet e tjera të ICT do të përmenden më shkurtimisht. Fig. 1.4. Faktorët kryesorë të zhvillimit të e-biznesit Për një ndërmarrje themi se përdorë e-biznesin si pjesë të afarizmit të saj nëse kryen disa nga këto operacione: • Komunikon në mënyrë elektronike me partnerët e tyre afaristë, konsumatorët dhe furnizuesit. • Komunikon në mënyrë elektronike me ndërmarrjet tjera për të porositur prodhimet dhe shërbimet. • Shet produktet ose shërbimet me anë të web faqeve. • Përdor teknologjitë e internetit, si World Wide Web (më tutje – web) për të gjetur informata, siq janë çmimet dhe shiqimi i produkteve. • Përdor web-in për kërkime, si p.sh. trendet e fundit industriale. • Përdor web faqet për të ofruar informata në lidhje me produktet e saj dhe shërbimet. • Përdor internetin për operacionet bankare online (në rrjetin intranet, extranet ose në Internet), dhe për realizimin e pagesave. 7
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 1-Kuptimi i përgjithshëm Asnjë lloj i biznesit nuk është domosdoshmërisht më i mirë se tjetri. Varet prej secilit biznes të përcaktojë se cilat modele të biznesit janë më të përshtatshmet për funksionimin e tij. E-biznesi ndikon në mënyrën se si ndërmarrja përcakton strategjinë e saj dhe operacionet; ai është më shumë sesa vetëm teknologji. Shumë biznese kanë filluar procesin e transformimit në e-biznes me investimin në e-mail, prezencën në web dhe intranete. Kjo formë e krijimit të strategjisë së e-biznesit për një ndërmarrje është bazike dhe si një fillim i mirë për avancimin e zhvillimit të mëtutjeshëm. E-biznesi i një ndërmarrjeje mund të ndahet në katër elementë kryesorë: • Strategjia dhe drejtimi i e-biznesit – adresimi i rreziqeve dhe mundësive të e- biznesit, iniciativat e reja, përshtatja me teknologjitë e reja, implementimi i e- prokurementit, e-marketingut, etj; transakcionet me përdorimin e e-biznesit, kolaborimi në zingjirin e furnizimit. • Raportet dhe komunitetet – interaksioni i e-biznesit me pjesëmarrësit kryesorë në process: konsumatorët, partnerët, punëtorët, partnerët afaristë, konkurentët ose agjensitë qeveritare. • Komunikimi dhe informimi – si mundet ndërmarrja të përmirësojë, avancojë, pasurojë dhe shkëmbejë informatat me pjesëmarrësit kryesorë në e-biznes. Kjo mund të involvojë ekzaminimin e vëllimit të informative të përdorshme. • Procesi dhe kultura – Efekti të cilin e-biznesi e ka në proceset themelore të një ndërmarrjeje dhe në kulturën e biznesit. Nëse dëshirohet një performancë e qëndrueshme e afarizmit në e-biznes, atëherë duhet të adaptohet në mënyrën e punës dhe të ndryshojë proceset në mënyrë të përshtatshme. Fig. 1.5. Proceset e e-biznesit 8
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 1-Kuptimi i përgjithshëm Përveq blerjes dhe shitjes së produkteve, e-biznesi gjithashtu mund të realizojë edhe aspektet tjera tradicionale të biznesit. Përdorimi i bisedimit elektronik (chat) si formë e përkrahjes teknike dhe përkrahjes së konsumatorëve është një shembull shumë i mirë. Një e-biznes i cili përdorë chat-in si shtesë në përkrahjen e tyre tradicionale me anë të telefonit gjen një system i cili mundëson kursimin e madh të kohës dhe të parave e njëherit si një mundësi shumë të mirë të ofrimit të përkrahjes teknike. Qështjet e sigurisë Zgjedhja e nikoqirit të web (Web hosting) B2B Zgjedhja e B2C softverit të web C2C Dizajnimi i web faqes B2G Kategoritë E-Biznesi Realizimi Zgjedhja e emrit të C2B domenit (emri- ndermarrja.com) B2E Zgjedhja e ISP G2G Modelet (Internet Service Provider) Shitblerje/tregti Organizim i Marketingu Këmbimi i Transaksionet Ndërmarrjes informatave monetare E-Commerce Angazhimi i tërë E-Marketing Komuniteti virtual E-banking korporatës Direkt te Ndërmjetësit, Kujdesi ndaj Integruesit e Procesorët konsumatori portalet, agjentët konsumatorit vlerave Provajderët e E-mail shërbimeve të marketing Gateway (portalet) e plota Infrastruktura e Provajderët e përmbajtjes pagesës përbashkët Reklamimet E-shops Pay-per-click E-Malls Përmes E-Learning E-Auctions Rregullativa ligjore promocioneve Emitues i kartelave E-tailing Blog- monetare E-Procurement Intranetet, marketingu Online chat Extranetet, M-Business Groupware Ofrues i pagesave: ... Portalet e kërkimit Peer-to-Peer, EAI mikropagesat... CRM Knowledge Management Supply Chain Management ERP Fig. 1.6. Struktura – elementët Business Intelligence themelor të E-Biznesit 9
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 1-Kuptimi i përgjithshëm Me zhvillimin e hovshëm të e-biznesit por edhe të internetit u rrit edhe kompleksiteti i të gjitha aktiviteteve dhe funksioneve të tyre. Me këtë janë krijuar modele e me këtë edhe terminologji të ndryshme për të mundësuar identifikimin e aktivitetit të caktuar specifik të e-biznesit. Janë krijuar fushat që tani identifikohen si lëmi të veqanta, e ato janë: E- procurement, E-government, E-marketing, E-shops, E-malls, E-auctions, E-privacy, M- business, etj. Përdorimi i e-mailit dhe website privat është një metodë e shperndarjes së shkresave dhe realizimit të komunikimeve. Këto terme do të shqyrtohen më detalisht në kapitujt e ardhshëm. Në vitet e fundit, virtualisht të gjitha bizneset janë bërë, deri në një shkallë të caktuar apo tërësisht e-biznese. Gjithpërfshirja e Internet në jetën e përditshme, zgjedhjet dhe mundësitë e tij, kanë bërë e-biznesin të pazëvendësueshëm. Ky trend vazhdon me teknologjitë e reja, siq janë telefonat me qasje në internet, lidhjet satelitore, etj, me krijime të reja të vazhdueshme. 1.1. Historiati i zhvillimit të e-biznesit Kuptimi i e-biznesit dhe e-commerce ka ndërruar në 30 vitet e fundit. Në fillim e kishte kuptimin e mundësimit të transaksioneve komerciale në mënyrë elektronike, duke përdorur teknologjitë siç janë EDI – Electronic Data Interchange (Këmbimi elektronik i të dhënave) dhe EFT- Electronic Funds Transfer (Transferi Elektonik i Fondeve). Këto dy sisteme së pari u prezentuan në fund të viteve 1970, duke u mundësuar bizneseve të dërgojnë dokumentet komerciale siq janë urdhëri i blerjes ose fakturat në mënyrë elektronike. Rritja dhe pranimi i kartelave të kreditit, sporteleve automatike (ATM) dhe telefonisë bankare (telephone banking) në vitet 1980 ishin gjithashtu formë e e-biznesit. Prej viteve 1990 e më tutje, e-business filloi të inkorporojë Sistemet e burimeve të korporatave (ERP- Enterprise resource systems), data mining – sortimin e të dhënave, dhe data warehousing – deponimin e të dhënave. Shërbimet e bankave online filluan në New York në vitin 1981, kur katër bankat më të mëdha të qytetit (Citibank, Chase Manhattan, Chemical and Manufacturers Hanover) ofruan shërbimet bankare në shtëpi duke përdorur sistemin e quajtur videotext. Në vitet 1980, bankat i ofronin konsumatorëve të tyre qasje në llogaritë e tyre me anë të kompjuterëve të tyre – por jo nëpërmjet Internetit. Sistemi i parë i qasjes së bankës nga shtëpia ishte direct-dial. Konsumatori e lidhte kompjuterin e tij me bankën me anë të linjës telefonike. Për të arritur lidhjen, konsumatorëve u duhej një software i posaqëm financiar i cili ishte posaqërisht i dizajnuar për të komunikuar vetëm me sistemin bankar. Ndoshta shembulli i parë i tregtisë elektronike – shitores elektronike të mallërave fizike ishte Bursa e kompjuterëve e Bostonit, një treg i shitjes së kompjuterëve të përdorur në vitin 1982. Tregu i parë online i informatave, duke përfshirë edhe konsultat online, ishte Bursa Amerikane e Informatave, një sistem tjetër para-Internetit i prezentuar në vitin 1991. CompuServe ishte një ndër portalet më të popullarizuara të shërbimeve të rrjetës për shfrytëzuesit e kompjuterëve, duke ofruar veglat si e-mail, chat dhomat dhe panelet e 10
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 1-Kuptimi i përgjithshëm porosive. Në mesin e viteve 1980, Compuserve filloi shërbimin e quajtur Electronic Mall, ku shfrytëzuesit muind të blenin mallëra direkt nga 110 tregtarë online. Në fillim, Electronic Mall nuk kishte shumë sukses, por ishte një prej shembujve të parë të e- commerce. 1990 – Shkencëtari anglez Tim Berners-Lee realizon web browser-in e parë, (kërkuesin e e parë të Internetit), WorldWideWeb, duke përdorur NeXt kompjuterin. 1992 – J.H. Snider dhe Terra Ziporyn publikojnë punimin Shitorja e ardhmërisë: Si do të ndërrojnë teknologjitë e reja në mënyrën se si blejmë dhe çfarë blejmë. ISBN 0312063598. 1994 – Kompania Netscape shpërndan browserin Navigator në tetor me emrin Netscape 1.0. Kompania Pizza Hut ofron mundësinë e porosisë së picave në Web faqen e saj. Banka e parë online hapet. Tentimet e para bëhen për të ofruar dërgesat e luleve dhe parapagimet në buletine online. Më tutje vazhdohet me ofertat komerciale online të automjeteve dhe bicikletave. Netscape 1.0 prezenton në fund të vitit 1994 SSL enkriptimin që mundësoi transaksionet e sigurta. 1995- Jeff Bezos lanson portalin Amazon.com, i cili fillon të merret me shitblerjen e librave. Fillojnë të paraqiten radio-stacionet e para komerciale ose pa pagesë në internet të cilat transmetojnë pandërprerë, siq janë Radio HK dhe NetRadio. Dell Kompania dhe Cisco fillojnë në mënyrë agresive të përdorin Internetin për transaksionet komerciale. eBay krijohet nga programuesi i kompjuterëve Pierre Omidyar me emrin AuctionWeb. Më 1994 dhe 1995, u paraqitën shërbimet e para të palës së tretë për procesimin e pagesave online me kartela kreditore. Kompanitë First Virtual dhe Cyber Cash ishin më të popullarizuarat. 1995 – Kompania e quajtur VeriSign filloi me zhvillimin e ID digjitale, ose çertifikatave, të cilat bënin verifikimin e bizneseve në Internet. Më vonë, Verisign u fokusua në certifikimin e wb serverëve të e-commerce me qëllim të verifikimit se ata janë të sigurtë dhe përdorin enkriptimin. Edhepse Interneti u bë i popullarizuar në tërë botën më 1994, u desht edhe pesë vite për ti prezentuar protokollet e sigurisë dhe DSL sistemin për lidhje të pandërprerë në Internet. Në Maj të vitit 1995, Wells Fargo u bë banka e parë në botë (sipas Online Banking Report) që filloi ti ofrojë konsumatorëve qasje në llogaritë e tyre me anë të Internetit. Ky sistem i hershëm i Online Banking i mundësonte konsumatorëve vetëm të shihnin, jo të vepronin në llogaritë e tyre. 1998 – Pullat postale elektronike mund të blihen dhe të shkarkohen për printim nga Web. 1999 – Business.com iu shit për 7.5 milion dollarë tek eCompanitë, e cila në fillim të vitit 1997 u ble për vetëm 150.000 dollarë. Softweri i parë i ndarjes së shënimeve me teknologjinë peer-to-peer (rrjeti i decentralizuar i grupit të kompjuterëve) i quajtur Napster lansohet. 2000 – Fillon dominimi i dot-com kompanive. Dot-com kompania është ajo kompani e cila shumicën e biznesit e realizon në Internet, zakonisht me anë të web faqes që përdorë domainin e nivelit të lartë “.com” (që në kuptim do të thotë “commercial”). 11
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 1-Kuptimi i përgjithshëm Në fund të vitit 2000, shumë kompani të biznesit nga Amerika dhe Evropa ofruan shërbimet e tyre me anë të World Wide Web-it. Prej atëherë, opinioni filloi të lidhë termin “e-business” dhe “e-commerce” me mundësinë e porositjes së të mirave materiale me anë të Internetit duke përdorur teknologjitë e tij që përfshijnë edhe protokollet e sigurisë dhe shërbimet e pagesave elektronike. 2002 – E-Bay blen PayPal për 1.5 miliardë dollarë. Kompanitë e shitjes me pakicë CSN Stores dhe NetShops janë krijuar me konceptin e shitjes së produkteve me anë të disa domainëve të caktuar e jo vetëm me anë portaleve të centralizuara. 2003 – Amazon.com paraqet profitin e parë vjetor. 2008 – Shitjet nga e-commerce dhe online në SHBA parashikohet të arrijnë në 204 miliardë dollarë, një rritje prej 17 % në krahasim me 2007. 12
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 2-Kuptimi i Internetit 2. KUPTIMI I INTERNETIT Pa njohjen e Internetit, funksionimin e tij dhe disa prej teknologjive të tij vështirë që mund të kuptohet e-biznesi dhe mënyra se si funksionin. Shumica e termave të e-biznesit janë të ndërlidhura me internetin. Pa dhënë një sqarim për pjesët kryesore të internetit dhe të disa lëmive të caktuara të ICT nuk ka kuptim të sqarohet e-biznesi. Shumë spjegime në këtë tekst janë thjeshtësuar, prandaj shumë pjesë dhe teknologji të internetit nuk do të jepen shumë të detajizuara. Qëllimi i këtij kapitulli nuk është të spjegojë Internetin në mënyrë të detajizuar, sepse kjo do të kërkonte një libër të veqantë, por të japë një spjegim të përgjithshëm të tij dhe të teknologjive të tij, sidomos ato pjesë të ndërlidhura me e- biznesin. Interneti është sistem global i rrjetave të ndërlidhura kompjuterike të cilat bëjnë shkëmbimin e të dhënave duke përdorur grupet e standardizuara të protokolleve për shkëmbimin elektronik të të dhënave dhe informatave. Fig.2.1. Arkitektura e internetit Ai është “rrjeti i rrjeteve” që përbëhet nga miliona rrjeta private, publike, akademike, të biznesit dhe qeveritare prej nivelit lokal deri në global, dhe të cilat janë të lidhura me anë të kabllove të bakrit, kabllove fiber optike, lidhjeve pa tela dhe teknologjive tjera. Shumë 13
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 2-Kuptimi i Internetit shërbime dhe burime të informatave siq janë: posta elektronike (e-mail), bisedimi online (online chat), transferi i skedarëve (file transfer), ndarja e skedarëve (file sharing), lojërat online dhe hypertext dokumentet (http) janë pjesë e Internetit – World Wide Web- it (www). Shumë terme të internetit e me këtë edhe të e-biznesit janë me bazë në gjuhën angleze. Përshtatja e tyre në gjuhën shqipe kërkon ende punë të madhe. Në të shumtën e rasteve këto terme do ti paraqes në të dy gjuhët. Qëllim tjetër i spjegimit të Internetit në këtë kapitull është të kuptohet edhe struktura e tij, mënyra se si funksionon dhe kuptimi i teknologjive të tij. Shumë autorë tek ne kanë botuar tekste komerciale në gjuhën shqipe të cilët spjegojnë në mënyrë sipërfaqësore disa vegla të internetit siç janë Browserët (Internet Explorer), kërkuesit e internetit (Google, Yahoo), veglat për bisedim (Messenger), lidhjen e kompjuterit në internet me anë të shënimit të disa numrave, etj., pa dhënë të kuptohet mënyra e funksionimit dhe e ekzistimit të internetit dhe elementët themelor të tij, siç janë: protokollet TCP/IP dhe katër nivelet (shtresat e tyre), ruterët, Web serverët, e-mail serverët, kuptimi i domainit, zhvillimi i rrjetave lokale, rajonale dhe inkorporimi i tyre në rrjetin global të Internetit, funksioni i provajderëve të internetit (ISP), teknologjitë e krijimit të Web faqeve, e-mail adresave, etj. Shumë prej tyre do t’i spjegojmë në këtë kapitull dhe në kapitujt e ardhshëm. 2.1. Historia e zhvillimit të internetit Koncepti i internetit filloi qysh në fund të viteve 1960, kur një pjesë e Deparatamentit të Mbrojtjes të SHBA kërkonte mënyrën e ofrimit të mënyrave më të avancuara të komunikimit në mes të bazave të ndryshme ushtarake. Ata dëshironin një paketë relativisht të thejshtë të programeve që do të mundësonin vazhdimin e komunikimeve në mes të bazave të ndryshme ushtarake në rast të sulmit nuklear kundër SHBA apo ndonjë prej aleatëve Evro-perëndimorë. Ideja ishte e thjeshtë, por nevojitej edhe zhvillimi i softverit të nevojshëm për këtë qëllim. Disa universitete elite u ftuan për të marrë pjesë në hulumtim dhe në të njejtën kohë sistemi i ri operativ filloi të përkrahet nga të gjitha palët. Ky sistem operativ ishte UNIX. Kontributi më i madh i këtij sistemi në ditët e para të Internetit ishte se u zhvillua me një varietet të programeve të komunikimeve të inkorporuara në të. Si i tillë, ai ishte një kandidat natyral për komunikimet në Internetin fillestar. Me zhvillimin e vazhdueshëm të UNIX, u përforcuan edhe kërkesat për një sistem të komunikimit fleksibil dhe të qëndrueshëm. Ishte e mundur në mesin e viteve 1970 të ofrohet një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve të ndërlidhur apo edhe i sistemeve kompjuterike të cilat përdornin sistemet standarde telefonike, mikrovalët, radio valët etj., dhe nëse një lidhje dështonte atëherë komunikimi mund të mbështetej në përdorimin të një apo më shumë linjave alternative. 14
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 2-Kuptimi i Internetit Fig.2.2. Struktura e internetit fillestar - Arpanet Më 29 tetor 1969 dy nyjet e para të një rrjeti të parë u krijuan, të quajtur ARPANET. Ky rrjet lidhte dy Universitete UCLA dhe SRI International në Menlo Park, Kaliforni. ARPANET ishte paraardhësi i Internetit të sotëm. Duke parë efektet positive të ARPANET, disa kompani tjera si British Post Office, Telenet, DATAPAC dhe TRANSPAC bashkëpunuan për të krijuar Shërbimin Internacional të këmbimit të informative (IPSS – International packet-switched network service në vitin 1978. Grupi i rrjetava të bazuara në portokollin X.25 filloi të zhvillohet ne Evropë, SHBA duke vazhduar në Kanadë, Hong Kong dhe Australi deri në vitin 1981. Përdorimi i termit “Internet” për të përshkruar një rrjet të vetëm global të TCP/IP u përdor për herë të parë në vitin 1974. Gjatë nëntë viteve të ardhshme puna vazhdoi me përmirësimin e protokolleve dhe implementimin e tyre në një varitetet të gjerë të sistemeve operative. Komuniteti i biznesit filloi të vërejë mundësitë për transferin e shpejtë të të dhënave në mes të organizatave multinacionale dhe kështu një numër i rrjetave të cilat përdornin principet dhe teknologjitë e ngjashme filluan të zhvillohen me të shpejtë. Kjo rrjetë e rrjetave formoi bazën e asaj që sot quhet Interneti. Disa prej rrjetave janë rreptësisht ushtarake, disa janë të biznesit, disa janë për qeverinë e disa për komunitetin lokal apo private. Njëri prej principeve kryesore të kësaj strukture është fakti që komunikimi në mes të dy kompjuterëve arrihet me shpenzime të thirrjes lokale në mes të tyre kudo që ata janë. Pagesat për internetin dhe mirëmbajtjen e tij u organizuan në formë të pagesës nga ana e shfrytëzuesve tek Organizatat që ofrojnë Internetin (ISP – Internet Service Providers). 2.2. Protokolli TCP/IP Grupi i Protokolleve të Internetit (i quajtur edhe TCP/IP) është një suitë e protokolleve të komunikimit që përdoret për Internetin dhe rrjeta tjera të ngjashme. Është i emëruar prej 15
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 2-Kuptimi i Internetit dy protokolleve më të rëndësishme në të: Protokollit të kontrollit të transmisionit (Transmission Control Protocol –TCP) dhe Protokollit të Internetit (IP). Sot, rrjetat e bazuara në IP Protokollin paraqesin sintezën e disa zhvillimeve që filluan të evoluojnë në vitet 1960 dhe 1970, me kryesorët Internetin dhe LAN – Local Area Networks (Rrjetat lokale), të cilët së bashku me zbulimin e World Wide Web nga ana e Tim Berners-Lee në vitin 1989 e revolucionarizuan kompjuterizimin. Modeli i TCP/IP përbëhet nga këtër nivele të quajtura edhe shtresa, prej më të ulëtave deri te më të lartat. Këto nivele/shtresa (Ang. Layers) janë: • Niveli i lidhjeve (konektivitetit), • Niveli i Internetit • Niveli i Transportit • Niveli i Aplikacioneve Modeli TCP/IP Niveli i Aplikacioneve (Akronimet) BGP · DHCP · DNS · FTP · Gopher · GTP · HTTP · IMAP · IRC · NNTP · NTP · POP · RIP · RPC · RTCP · RTP · RTSP · SDP · SIP · SMTP · SNMP · SOAP · SSH · SSL · STUN · Telnet · TLS · XMPP Niveli i Transportit (Akronimet) TCP · UDP · DCCP · SCTP · RSVP · ECN Niveli i Internetit IP (IPv4 · IPv6) · ICMP · ICMPv6 · IGMP · IPsec Niveli i lidhjeve (konektivitetit) ARP · RARP · NDP · OSPF · Tunnels · Media Access Control · Device Drivers Të gjithë termet nga kjo tabelë kanë një kuptim të veqantë. Nuk është në fushën e studimit të këtij teksti përmendja e secilit prej tyre. Do të përmendi atë që është shumë i rëndësishëm për realizimin e lidhjes në Internet apo rrjetë e ai është në Nivelin e Internetit: IP Protokolli (IPv4 apo së shpejti edhe IPv6). 2.2.1. Implementimi i protokolit TCP/IP Sot, sistemet operative përfshijnë dhe instalojnë modelin TCP/IP automatikisht. Për shuimicën e shfrytëzuesve, nuk ka nevojë të shiqojnë për implementimet. TCP/IP është i 16
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 2-Kuptimi i Internetit përfshirë në të gjitha sistemet operative si UNIX dhe derivatet e tij, Mac OS, Linux, dhe të gjitha sistemet e Microsoft Windows. Fig.2.3. Lidhjet e instaluara në kartelën e rrjetës së kompjuterit dhe prezenca e TCP/IP Fig.2.4. Një mënyrë standarde e definimit të IP protokollit (Ipv4) në rrjetën e kompjutërëve. 17
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 2-Kuptimi i Internetit Fig. 2.5. Sistemi i kompunikimit në mes të rrjetave. Majtas – me ndërmjetësim të internetit; djathtas – pa internet Ruteri (router) – është kompjuteri tek i cili hardweri dhe software i instaluar janë të dedikuar vetëm për detyrat e qarkullimit (routing) ose përcjelljes së informatave. Ruterët në përgjithësi kanë Sistem Operativ të specializuar për këtë qëllim. Më i njohuri është IOS sistemi i Cisco’s por edhe JUNOS i Juniper Networks dhr XOS I Extreme Networks. Fig.2.6. Sistemi i thjeshtë i rrjetës lokale pa tela (wireless) Switch ose network switch – është një term i papërshtatshëm për pajisjen e rrjetave kompjuterike që lidh dy segmente të rrjetës. Kjo pajisje haset edhe me emrin Network bridge (ura e rrjetave) që proceson dhe qarkullon të dhënat dhe informatat. Pajisje tjetër e ngjashme por më pasive dhe më pak e avancuar është pajisja e quajtur hub. 18
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 2-Kuptimi i Internetit 2.3. Zhvillimi i internetit Edhepse aplikacionet bazike dhe infrastruktura fillestare për të bërë të mundshëm Internetin ka ekzistuar qysh prej mesit të viteve 1975, ky rrjet nuk arriti të fitojë popullaritet në publik deri në vitin 1990. Më 6 gusht të vitit 1991, CERN laboratori i Zvicrrës publikoi projektin e ri World Wide Web (www). Web-i, siq shkruhet shkurt, u zbulua nga shkencëtari anglez Sir Tim Berners-Lee në vitin 1989. Ky është një sistem i hypertext dokumenteve (hypertext – teksti në kompjuter që do të drejtojë lexuesin në një informatë apo faqe tjetër sipas kërkesës) të cilat mund të hapen me anë të internetit. Me anë të Web browser-it (Internet Explorer, Firefox, etj.) shfrytëzuesi shiqon Web faqet që mund të përmbajnë tekst, fotografi, video dhe multimedia tjera dhe lëvizë më mes tyre duke përdorur hiperlinkat (hyperlinks). Për të shiquar Web faqen në www, duhet të shkruhet URL (Uniform Recource Locator) ose emri i faqes, zakonisht në formën http://www.shembull.com në Web browserin ose duke përcjellur hiperlinkun. Web browserët e parë të popularizuar ishin ViolaWWW dhe Mosaic. Më tutje zhvillohet Netscape Navigator dhe Internet Explorer. Më tutje u zhvillua Moxilla Firefox. Browser tjerë të njohur janë edhe Opera, Safari dhe së fundmi Google Chrome. Fig.2.7. Web Browseri Mozilla Firefox. 2.3.1. Serverët Serveri është një kompjuter i dedikuar dhe i posaqëm i cili menagjon me burimet e rrjetës dhe plotëson kërkesat nga klientët. Ka lloje të ndryshme të serverëve: Web serverët, e- 19
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 2-Kuptimi i Internetit mail serverët, serverët e databazave, file serverët, serverët e aplikacioneve, etj. Një server i vetëm mund të ofrojë shumë shërbime. Psh, një server mund të funksionojë në të njejtën kohë si Web server dhe si file server. Web serveri ruan web faqet dhe ofron faqet për klientët varësisht nga kërkesa. Web browseri përdor protokollin e transferit të hipertekstit (Hypertext Transfer Protocol – HTTP) për të transferuar faqet nga Web serveri varësisht nga kërkesa. . 2.4. Lidhja në Internet Mënyrat e zakonshme të lidhjes në internet është dial-up me anë të modemëve, broadband linjave (me anë të kabllove koaksial, kabllove me tela, kabllove fiber optike), Wi-Fi sistemeve pa tela, sistemeve satelitore, telefonave celular, datacards, ruterët celularë. Mënyra e lidhjes me anë të kabllove është më e përhapura, dhe shumë e aplikuar nëpër ndërtesa ku ekzistojnë rrjetat e brendshme dhe të cilat mundësojnë lidhjen në Internet. Disa nga elementët e kabllove për lidhje në Internet janë paraqitur në fotot vijuese. Fig. 2.8. Konektorët modular dhe kabllot: 8P8C, 6P6C, 6P4C, 4P4C, 6P6C – shteku Fig. 2.9. Fiber optic connectorët; majtas – LC CP; djathtas - SC/PC 20
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 2-Kuptimi i Internetit Fig. 2.10. Kablloja koaksiale fleksibile RG-59. A – Mbulesa e jashtme prej plastikes; B – shtresa e bakrit; c – izoluesi i brendshëm dielektrik; D – Bërthama nga bakri Hapësirat publike të cilat përdorin Internetin përfshijnë libraritë, shkollat, Universitetet, Internet Kafetë, etj. Gjithashtu ekzistojnë edhe pika të qasjes së internetit (Access points) në shumë vende publike siq janë aeroportet apo hotelet, ku qasja zakonisht është pa tela (wireless). Këto rrjeta janë të njohura edhe si WAN (Wide Area Network) – Rrjeta të një hapësire të madhe. Këto rrjeta mund të jenë me qasje falas ose me pagesë, ndërsa hapësira e mbulimit mund të jetë prej disa dhjetëra metra në disa kilometra. Teknologjitë për lidhjen në Internet janë të ndryshme. Tabela 2.1, paraqet karakteristikat teknike të llojeve më të zakonshme të lidhjes në Internet. Shumica e shfrytëzuesve shtëpiak dhe ata të bizneseve të vogla e shfrytëzojnë Provajderin e Internetit (ISP – Internet Service Provider) për tu lidhur në Internet. Mënyra më e përhapur të cilën ISP u ofrojnë shfrytëzuesve për tu lidhur në Internet është lidhja me modem. Teknologjitë e ofrimit të Internetit po ndryshojnë me avancimin e teknologjisë së komunikimit. Metoda Shpejtësia Shpejtësia e Kostoja Disponueshmëria (Kbps) dërgimit=Shpejtësia për biznesin e pranimit Modemi 33-56 Jo Shumë e ulët Univerzale Kabell Modemi 64-1500 Jo Mesatare Shumë e kufizuar ISDN 56-128 Po E Lartë Shumë e përhapur xDSL 384-55000 Jo E Ulët E Kufizuar Frame relay/T1 64-1544 Po Shumë e lartë Shumë e përhapur Tab.2.1. Tabela e krahasimit të teknologjive të lidhjes në Internet Shumica e Provajderëve të Internetit ofrojnë tarifa mujore për qasjen në Internet. Disa ISP ofrojnë qasjen falas në Internet në këmbim me të dhënave demografike të shfrytëzuesve, siq janë mosha, adresa, interesi si dhe mund të bëjnë reklamime në web faqet të cilat shiqohen nga shfrytëzuesit. Këto shërbime janë të ngjashme me marrëveshjet e biznesit të transmetimit publik të televizionit. 21
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 2-Kuptimi i Internetit 2.4.1. DSL – Digital Subscriber Line DSL Ofron Internet me qasje të shpejtë nëpër linjat telefonike. Parashtesa xDSL përdoret për të përshkruar shumë tipe të DSL të cilat janë të disponueshme, siq janë DSL Asimetrik (ADSL), DSL simetrik (SDSL), DSL i shpejtësisë së lartë (HDSL) dhe i shpejtësisë shumë të lartë (VDSL). DSL transformon telat standard telefonik të bakrit në lidhje digjitale të shpejtësisë së lartë. Pasiqë këto lidhje veç ekzistojnë në shumë shtëpi dhe zyre, miliona shfrytëzues mund të fillojnë të shfrytëzojnë DSL pa shtuar kabllo të reja, dhe kjo mundëson uljen e shpenzimeve të shërbimeve të DSL. Fig. 2.11. Modemi i DSL Kapaciteti i brezit të transmetimit (bandwidth) – paraqet sasisë e të dhënave që mund të dërgohen prej njërit kompjuter te tjetri me anë të një lidhjeje të caktuar në një interval kohor të caktuar. Sa më shumë që të ketë kapacitet, aq më shpejt mund të arrihet qasja në informatë. Fig. 2.12. Organizimi i DSL linjës 22
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 2-Kuptimi i Internetit ADSL lidhjet – quhen asimetrike sepse shpejtësia e lidhjes për dërgimin e të dhënave në Internet (rrjedhja e sipërme – upstream) është më e ngadalshme se shpejtësia e lidhjes për pranimin e të dhënave nga Interneti (rrjedha e poshtme-downstream). ADSL është i popullarizuar tek shfrytëzuesit shtëpiak, pasiqë të dhënat të cilat i dërgojnë këta janë kryesisht e-mail porosi dhe kërkesa për web faqe, derisa të dhënat që këta i pranojnë shumë herë janë web faqe, shkarkimin e skedarëve, grafika dhe përmbajtja multimedia, që mund të jenë me madhësi të konsiderueshme. Fig. 2.13. Rrjeti LAN i bazuar në DSL 2.4.2 Broadband Broadband është kategori e shërbimeve të kapacitetit të madh të transmetimit në Internet të cilat ofrohen kryesisht nga televizioni kabllovik dhe kompanitë telefonike. Komunikimet broadband janë të afta të menagjojnë zërin, të dhënat dhe video informatat. 2.4.3. ISDN – Integrated Services Digital Network (Rrjetit Digjital i Shërbimeve të Integruara) ISDN ofron lidhje me shpejtësi të madhe në Internet edhe në linjat digjitale poashtu edhe në linjat standarde telefonike, me shpejtësi të transferit deri në 128 Kbps. Një pjesë e specializuar e hardverit e quajtur adaptori teminal (Terminal adapter –TA) and një ISP që ofron shërbimet e ISDN janë të nevojshme për realizimin e lidhjes. Për shkak të këtyre kushteve të limituara, ISDN disponueshmëria është e kufizuar, dhe shërbimi është i shtrenjtë. 23
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 2-Kuptimi i Internetit 2.4.4. Linjat T-1 dhe T-3 Një linjë T-1 është një lidhje e dedikuar e cila përkrahë transmetimin e të dhënave në shpejtësi 1544 Mb për sekond. Linjat e T-1 janë të përbëra prej 24 kanaleve. Secili kanal përkrahë 64 Kbps. Linja T-3 përkrahë shkëllën prej 43 Mbps dhe është e ndërtuar nga 672 kanale, ku secili prej tyre përkrahë 64 Kbps. T-1 dhe T-3 linjat mund të përdoren për komunikimet e zërit dhe të të dhënave. 2.4.5 Internet2® Internet2® (www.internet2.edu) është konzorciumi i cili po punon në zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të internetit. Konzorciumi, i cili përbëhet nga 180 universitete, së bashku me një numër të organizatave industriale dhe qeveritare, po i zhvillon teknologjitë e avancuar dhe aplikacionet e rrjetave. Një ndër zhvillimet më të rëndësishme të Internet2 do të jetë rritja e bandwidth. Abeline, një rrjet i shpejtësisë së madhe që po përdoret aktualisht nga anëtarët e konsorciumit të Internet2 do të mund të transferojë 2.4 gigabit të të dhënave për sekond. 2.5. Aplikimet më të njohura të internetit 2.5.1. E-mail E-mail ose electronic mail është koncepti i dërgimit dhe ruajtjes së porosive në formë të tekstit elektronik me anë të sistemeve elektronike të komunikimit në mes të palëve, në mënyrën analoge sikurse dërgimin e letrave ose memove. Termi e-mail nënkupton sistemin elektronik të porosive në Internet të bazuar në SMTP – Simple Mail Transfer Protokoll (Protokolli i transferit të porosive të thjeshta). Procesi i realizimit të SMTP protokollit bëhet me anë të e-mail serverit i cili secilit shfrytëzues i dedikon një adresë (e- mail adresë) p.sh. personi@shembulli.com, ku simboli @ është bërë shenjë identifikuese për e-mail. Mënyra e qasjes në e-mail nga kompjuterët mund të bëhet me anë të programeve të posaqme të instaluara në kompjuter (Outlook Express, Microsoft Outlook, Lotus mail, Moxilla Thunderbird) por edhe nga provajderët e e-mail nga Interneti të cilët japin mundësinë e shfrytëzimit të e-mail sistemit të tyre falas ose komercialisht (Hotmail, Yahoo, Gmail, etj.). Në vitin 1972, Ray Tomlinson eksperimentoi me postën elektronike dhe zhvilloi programin e quajtur Premiere që mundëson dërgimin e tekst porosive me anë të rrjetës, atëherë Arpanet. Për të siguruar adresimin unik, Tomlinson përdori simbolin @, pasi që ky symbol nuk ishte pjesë e alfabetit dhe nuk mund të identifikohej gabimisht nga kompjuteri. Kjo njëherit konsiderohet edhe fillimi i e-mail. Mënyra më e përhapur e keqpërdorimit të internetit dhe dëmtimit të sigurisë së sistemeve po bëhet me anë të e-mail porosive të pa legjitimuara të quajtura edhe si “spam”, ku personat e pandërgjegjshëm dërgojnë e-mail të përmbajtjeve të ndryshme që mund të jenë 24
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 2-Kuptimi i Internetit prej atyre imorale dhe fyese deri tek ato me rrezikim të sigurisë së kompjuterëve dhe internetit. Qështja e sigurisë së e-mail dërgesave është mjaft komplekse dhe problematike. 2.5.2. Qasja nga distanca (Remote Access) Interneti ju lejon shfrytëzuesve të kompjuterëve të lidhen me kompjuterët tjerë dhe burimet e informatave me lehtësi, nga çdo vend i botës. Ata këtë mund ta bëjnë me ose pa përdorimin e sigurisë, autentifikimit dhe teknologjive të enkriptimit, varësisht nga kërkesat. Kjo është një mënyrë e përparuar e punës nga shtëpia, jashtë zyres apo e bashkëpunimit dhe ndarjes së informatave në shumë degë të industrisë. Një kontabilist i cili qëndron në shtëpi apo në zyre me anë të qasjes nëpërmjet Internetit nga distanca mund të auditojë librat e kompanisë më bazë në ndonjë vend tjetër, në serverin i cili ndodhet në një shtet tjetër i cili mirëmbahet nga një specialist i IT. 2.5.3. Bashkëpunimi (Colaboration) Çmimi i ulët i ndarjes të njëkohëshme të ideve, njohurive dhe aftësive ka bërë punën në bashkëpunim shumë të lehtë. Jo vetëm që mundet një grup të komunikojë lirë dhe shpejtë, por edhe të bëjnë këmbimin e shërbimeve dhe elementeve tjerë, si psh, lëvizja e gratis softverit në mes të zhvilluesve të tij, si psh Sistemi Operativ Linux dhe disa aplikacione të tij, ose OpenOffice.org. Internet bisedimi, ose “chat”, mund të jetë në formën e IRC “chat dhomave” ose kanaleve, ose me anë të sistemeve të porosisë instante (Instant messaging systems), ju mundëson bashkëbiseduesve të jenë në kontakt në mënyrë të përshtatshme në çdo kohë. Këto sisteme mundësojnë edhe këmbimin e të dhënave por mund të shërbejnë edhe si audio apo video kontakt apo konferencë. 2.5.4. Ndarja e të dhënave ose skedave (File sharing) Një skedë kompjuterike mund të dërgohet me anë të e-mail tek konsumatorët, kolegët dhe shokët në formën e shtesës ose attachment (eng). Mund të ngarkohet (upload-eng) në website ose FTP që pastaj të mund të shkarkohet lehtë nga të tjerët. Mund të vendoset në lokacionin e përbashkët {shared location) ose në serverin e skedarëve (file server) për tu përdorur njëkohësisht nga kolegët. Shkarkimi i të dhënave të shumta tek shumë shfrytëzues mund të lehtësohet me përdorimin e serverëve të shumëfishtë (mirror) ose me anë të rrjetave peer-to-peer (prej nyjes në nyje). 25
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 2-Kuptimi i Internetit 2.5.5. Telefonia në Internet E quajtur ndryshe edhe zëri me anë të IP (Voice over IP - VoIP) paraqet protokollin e Internetit që i dha një orientim krejt tjetër Internetit. Ky fenomen filloi si një shtesë në sistemet e instant porosive në formën e komunikimit me zë që filluan rreth vitit 2000. Në vitet e fundit shumë sisteme të VoIP u bënë të lehtë për përdorim si një telefon normal. Përfitmi është që kjo metodë e komunikimit mund të jetë shumë më e lirë, sidomos në distance të gjata, dhe është një sfidë serioze për për provajderët e telefonisë fikse por edhe atyre mobile. Fig.2.14. Telefonia në Internet ICANN Korporata e Internetit për Emrat dhe Numrat e dedikuar (ICANN – The Internet Corporation for Assigned Names and Numbers) është autoriteti që koordinon dedikimin e identifikuesve unik në Internet, duke përfshirë emrat e domainëve, Internet Protocol (IP) adresat, portet e protokolleve dhe numrat parametrik. Me një fjalë, kjo korporatë apo Agjensi është rregullatori i Internetit. Hapësira globale e emrave të unifikuar (sistemi i fjalëve – emra në të cilat një bartës mund të ketë vetëm një emër) është qenësor për funksionimin e Internetit. ICANN e ka qendrën në Marine del Rey, Californi, SHBA, por mbikqyret nga bordi internacional i drejtorëve të përbërë nga komunitete të internetit, biznesit, akademikë dhe jo-komercial, dhe ky është i vetmi element institucional i Internetit deri më tani. Gjithsesi mbetet dilemë e madhe se kush është pronar i Internetit, ose kush ka të drejtat në mbikqyrjen e tij, kontrollën apo përkujdesjen. Gjithsesi, qeveria e SHBA, si krijuese e Internetit fillestar ka një rol në këtë aspekt, edhe pse ky rol është i paqartë, pasiqë në komunitetin e Internetit definohet që Interneti është sistem pa pronar (vërejtje e autorit). 26
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit 3. MODELET E E-BIZNESIT Në këtë kapitull do të paraqesim llojet e ndryshme të bizneseve të cilat operojnë në Internet. Këto lloje të bizneseve i definojmë edhe si modele të e-biznesit. Modelet e e- biznesit janë të shumta dhe të ndryshme, dhe ende po evoluojnë dhe po paraqiten modele të reja. Zhvillimi i teknologjive të reja në Internet si p.sh. pajisjet mobile - telefonat mobilë, etj. si dhe kompanitë e fuqishme të biznesit në Internet: Amazon.com, Ebay, Yahoo!, Google, etj. po ndihmojnë në definimin e modeleve të e-biznesit dhe zhvillimit të e-biznesit. Modeli i e-biznesit mund të definohet si metodë me të cilën kompanitë krijojnë dhe përdorin resurset e tyre për tu ofruar konsumatorëve, partnerëve, furnizuesve dhe pjesëmarrësve tjerë të e-biznesit vlera më të mira për të realizuar përfitim nga ky aktivitet. Modeli i e-biznesit paraqet faktorin që i mundëson firmës të ketë një përparësi kompetitive, për të performuar më mirë sesa rivalët e tij në një periudhë afatgjate. Modelet e e-biznesit tërë konceptin e funksionimit e ndërtojnë në teknologjitë e ndryshme dhe të reja të Internetit, në metodat dhe teknologjitë e zhvillimit të web faqeve, mënyrave të organizimit të e-commerce në kuadër të web sajteve, rrjetave të brendshme (Intraneteve) dhe të jashtme (extraneteve), IT infrastrukturës, programimit, teknologjive të komunikimit, etj. Ka mënyra të ndryshme për të përshkruar dhe klasifikuar modelet e e-biznesit. Autorët Weill dhe Vitale propozojnë se ka një numër të fundëm të modeleve themelorë të e- biznesit, secili prej të cilëve përfshinë mënyra të ndryshme të krijimit të e-biznesit. Këta autorë identifikuan tetë e-biznes modele themelore, secili prej të cilëve përshkruan esencën e krijimit të biznesit elektronik. 3.1. Direkt te konsumatori (Direct to consumer) Karakteristikë e këtij modeli është që blerësi dhe shitësi më shumë komunikojnë direkt sesa që komunikojnë me ndërmjetës. Shitësi mund të jetë një shitës me pakicë, me shumicë ose prodhues. Konsumatori mund të jetë individ ose biznes. Shembuj të modelit direkt te konsumatori janë Dell Computer Corporation (www.dell.com) dhe Gap, Inc. (www.gap.com). Infrastruktura – Modeli direkt te konsumatori kërkon lidhje ekstensive elektronike më konsumatorin, duke përfshirë sistemet e pagesës elektronike online. Shumë implementime direkt te konsumatori përfshijnë extranetin për të lejuar web faqet e përshtatshme për konsumatorët. Operimi i e-biznesit direkt te konsumatori kërkon investime të konsiderueshme në ekuivalentin e shitores në Web site. Këto biznese shpenzojnë milona dolloarë për zhvillimin e Web faqeve të cilat lehtë navigohen dhe lehtë përdoren me qëllim të përmirësimit të eksperiencës së tregtisë online. Nga kërkimet që janë bërë është konkluduar që firmat me iniciativë të e-biznesit të cilat kanë qenë të modelit direkt te konsumatori kanë investuar ose kanë pasur nevojë të investojnë në tri 27
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit fusha të shërbimeve infrastrukturore: infrastruktura e aplikacioneve, komunikimet dhe IT menagjmenti. Burimet e të ardhurave – Burimi kryesor i të ardhurave në modelin direkt te konsumatori është zakonisht shitja direkte te konsumatorët. Të ardhurat shtesë vijnë nga marketingu, dhe të ardhurat nga vendosja (reklamimi) i produkteve. Fig. 3.1. Shpenzimet kompanive Direkt-te-konsumatori për qëllime marketingu në SHBA . Faktorët kryesorë të suksesit – Faktorët kryesor të suksesit janë ata faktorë të cilët firma duhet të dijë ti përdorë dhe aplikojë maksimalisht. Lista e ardhshme tregon faktorët kryesorë për këtë model: • Krijimi dhe mirëmbajtja e informimit të konsumatorëve, me qëllim të ndërtimit të masës kritike të konsumatorëve për të mbuluar shpenzimet fikse të ndërtimit të prezencës elektronike; • Reduktimi i shpenzimeve për përvetësimin e konsumatorëve • Angazhimi maksimal për të mbajtur raportet e mira me konsumatorë dhe të kuptohen nevojat e konsumatorëve • Ofrimi i shpejtë dhe efikas i procesimit të transaksioneve dhe pagesave • Procesimi dhe dorëzimi i shpejtë i porosive • Sigurimi adekuat për organizatën dhe konsumatorët. • Mundësimi i aplikacioneve të web-it që kombinojnë lehtësinë e përdorimit me eksperiencën. 3.2. Provajderët e shërbimeve të plota (Full-service providers) Kompania e cila përdorë modelin e provajderit të shërbimeve të plota ofron mbulesë të plotë të nevojave të konsumatorëve të një veprimtarie të caktuar, të konsoliduar me anë të 28
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit një pike të vetme të kontaktit. Veprimtaria mund të jetë secila fushë kryesore e nevojave të konsumatorëve të cilët kërkojnë produkte apo shërbime të ndryshme, si p.sh. shërbime financiare, shërbime shëndetësore ose kemikate industriale. Të gjitha bankat me anë të shërbimeve të Internetit tentojnë të promovohen në provajderë të shërbimeve të plota. Infrastruktura – Numri i provajderëve të shërbimeve të plota mbetet relativisht i vogël. Një arsye e kësaj është infrastruktura e kërkuar. Pjesa që mundëon në shumë biznese shpesh është baza e të dhënave që përmban informata në lidhje me konsumatorin dhe produktet të cilat i posedon konsumatori. Të gjitha interaksionet e rëndësishme me konsumatorët të cilat ndodhin përgjatë kanaleve ose formave të biznesit duhet të regjistrohen në databazën e konsumatorëve. Databazat e hulumtimit të tregut dhe deponimit dhe ruajtjes së shënimeve janë disa prej shërbimeve më të rëndësishme të infrastrukturës të lidhura me modelein e shërbimeve të plota. Disa shërbime tjera të rëndësishme të sistemeve të infrastrukurës janë edhe: • Aftësia për të evaluuar propozimet për sistemet e reja të informimit me qëllim të koordinimit të IT investimeve • Menagjimi i centralizuar i IT kapaciteteve të infrastrukutës për të integruar njësitë e biznesit brenda firmës dhe provajderëve të palës së tretë. • Instalimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve dhe rrjetave lokale për të operuar biznesin online me lidhjen e të gjitha njësive të biznesit dhe provajderëve të palës së tretë. • Identifikimi dhe testimi i teknologjive të reja për gjetjen e mënyra efektive të racionale për ofrimin e këtij modelit kompleks të biznesit tek konsumatorët përgjatë kanaleve të shumfishta. Fig. 3.2. Provajderët e shërbimeve të plota 29
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit Burimet e të ardhurave – Provajderi i shërbimeve të plota realizon të ardhurat me shitjen e produkteve të tij ose të të tjerëve, ose edhe me tarifat e anëtarësisë vjetore, tarifat e menagjmentit, tarifat e transaksioneve, autorizimet në produktet e palëve të treta, reklamimin ose listimin e tarifave nga provajderët e palës së tretë. Faktorët kritikë të suksesit – Një faktor sukesi i rëndësishëm është autoriteti, kredibiliteti dhe besimi i domosdoshëm për konsumatorin për të realizuar të gjitha kërkesat dhe nevojat e tij në një firmë të tillë. Faktor tjetër shumë i rëndësishëm është fuqizimi i rregullave për të mbrojtur interesat e furnizuesve të brendshëm dhe të jashtëm si dhe të konsumatorëve. 3. 3. Angazhimi i tërë korporatës (Whole of enterprise) Pika e vetme e kontaktit për konsumatorin e e-biznesit është esenca e tërë këtij modeli. Edhepse shumë nga inovacionet e këtij modeli kanë ndodhur në organizatat e sektorit publik, modeli është i aplikueshëm edhe në sektorin privat. Infrastrukura – Për modelin e angazhimit të tërë korporatës nevojitet të lidhë sistemet e ndryshme në njësi të ndryshme të biznesit dhe ofrojë perspektivën e gjerë për menagjmentin. Shërbimet më të rëndësishme të infrastrukturës për implementimin e këtij modeli janë: • Menagjimi i centralizuar e kapaciteteve të infrastrukturës për të organizuar integrimin dhe zgjerimin e afarizmit • Identifikimi dhe testimi i teknologjive të reja për të gjetur mënyrat e reja të integrimit të sistemeve të ndryshme të shpërndara në shumë njësi të biznesit në një pikë të vetme të kontaktit me konsumatorin. • Menagjimi i të dhënave kryesore dhe krijimi i depozitave të centralizuar për informimin e tërë korporatës. • Mënyrat elektronike të përmbledhjes së shënimeve nga aplikacionet e ndryshme dhe platformat për menagjiin e kompleksitetit të realizuar nga një pikë e vetme e kontaktit për njësitë e shumta të biznesit. • Zhvillimi i shërbimeve të ERP për procesimin e transaksioneve të nxitura nga konsumatorët në interaksion me njësitë e ndryshme të biznesit, shpesh duke kërkuar konsolidimin ose lidhjen e disa ERP-ve në firmë. • Procesimi i transaksioneve të pagesave, ose në nivel të përgjithshëm të firmës ose me lidhjen e disa sistemeve përgjatë njësive të biznesit. • Procesimi i shënimeve në shkallë të gjatë për të procesuar transaksionet nga shumë njësi të biznesit, shpesh të centralizuara për të arritur zgjerimin e afarizmit Burimet e të ardhurave – Në sektorin privat, të ardhurat gjenerohen me provizionet dhe shërbimeve tek konsumatori nga ana e njësive të biznesit. Mund të ketë edhe mundësi për të kërkuar pagesë në shërbimet vjetore ose tarifën e anëtarësisë për këtë nivel të shërbimeve. 30
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit Faktorët kritik të suksesit – Ndryshimi i sjelljes së konsumatorit për të përdorur këtë model të ri, në kundërshtim me praktikën e vazhdimit të interaksionit të direkt të konsumatorit me njësitë individuale; Reduktimi i shpenzimeve në njësitë individuale të bizneseve pasi që kërkesa për këto njësi bie. 3.4. Ndërmjetësit siq janë portalet, agjentët, auksionet, etj. E-biznesi shpesh promovohet si një mënyrë ideale për shitësit dhe blerësit për të bashkëpunuar direkt, duke shkurtuar zingjirët e vlerave të ekonomive të vjetëruara me anë të largimit të ndërmjetësve. Por, prap disa nga faqet më të popullarizuara në Internet, si për konsumatorët ashtu edhe për shfrytëzuesit e biznesit janë në fakt ndërmjetës – faqe që qëndrojnë në mes të blerësit dhe shitësit. Shërbimet e ndërmjetësimit përfshijnë: Kërkimin - për të lokalizuar provajderët e produkteve dhe të shërbimeve, Specifikacionet (për të identifikuar atributet e rëndësishme të produkteve, Çmimin - për të formuar çmimet, duke përfshirë edhe shtesat opcionale siç janë garancionet, Shitjet - për të kompletuar transaksionet e shitjeve, duke përfshirë pagesat, Realizimet - realizimin e porosisë me dorëzimin e produktit ose shërbimit, Mbikqyrjen - për të realizuar mbikqyrjen e aktiviteteve të blerësve dhe shitësve me qëllim të raportimit të aktivitetit të tërësishëm dhe çmimeve dhe për të informuar dhe rregulluar tregun, Sforcimin - për të sforcuar detyrimet nga ana e blerësve dhe shitësve. Shembuj të ndërmjetësve janë të gjitha shitoret elektronike, agjentët e shitjes, aukcionet speciale, tregjet elektronike, aukcionet elektronike dhe portalet. Infrastruktura – Ndërmjetësit gjenerojnë vlera me koncentrimin dhe afrimin së bashku të blerësve dhe shitësve, duke operuar tërësisht në hapësirë dhe duke u mbështetur në IT si infrastrukturë primare. Shërbimet më të rëndësishme infrastrukturore për firmat të cilat funksionojnë si model i ndërmjetësve janë: • Menagjimi i diturisë, duke përfshirë njohjen e databazave dhe databazat e kontakteve të cilat mundësojnë kodifikimin dhe ndarjen e njohurive në këtë biznes të intesitetit të lartë të informative. • Sforcimin e rregullave të e-mail dhe të internetit për të mundësuar përdorimin e përshtatshëm dhe consistent të kanaleve elektronike për blerësit, shitësit dhendërmjetësit. • Rrjetet e kompjuterëve për të përkrahur prodhimet dhe shërbimet të këtij modeli të biznesit tërësisht elektronik. • Menagjimi i centralizuar i aplikacioneve të e-biznesit, duke siguruar konistencën dhe integrimin përgjatë ofertave të produkteve. 31
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit • Sistemet informative të planifikuara për të identifikuar përdorimet më efektive të IT në biznes. Burimet e të ardhurave – Ndërmjetësit mund të arrijnë të ardhura nga blerësit, shitësit ose të dyjat. Shitësit mund të paguajnë një tarifë të listimit, tarifë të transaksionit, autorizim apo mandat të shitjes ose disa kombinacione të tyre. Ngjashëm, blerësit mund të paguajnë një tarifë të regjistrimit, një tarifë të suksesit ose autorizim të shitjes. Faktorët kritikë të suksesit – Kërkesa kryesore për mbijetesën e ndërmjetësit është vëllimi i kënaqshëm i aktivitetit për të mbuluar shpenzimet fikse për krijimin e biznesit dhe infrastrukturës së nevojshme. Tërheqja dhe mbajtja e një mase kritike të konsumatorëve është faktori kryesor dhe kritik i suksesit. Një faktor tjetër i rëndësishëm i suksesit është ndërtimi i infrastrukurës sa më shpejt që është e mundur për të plotësuar kërkesën, nëse kjo kërkesë rritet. 3.5. Infrastruktura e përbashkët Firma ofron infrastrukurën e ndarë nga pronarët e saj. Furnizuesit tjerë, të cilët janë shfrytëzuesit e infrastrukturës së përbashkët, por të cilët nuk janë pronarë, gjithashtu mund të përfshihen. Konsumatorët të cilët kanë qasje direkte në infrastrukturën e përbashkët ju jepet opcioni i zgjedhjes së furnitorëve dhe sugjerimet e vlerave. Në disa situata, të mirat materiale dhe shërbimet rrjedhin direkt nga infrastruktura e përbashkët tek konsumatori. Në situata tjera, porosia është e dërguar nga infrastruktura e përbashkët tek furnizuesi, i cili pastaj kompleton transaksionin me anë të ofrimit të të mirave materiale dhe shërbimeve te konsumatori. Një shembull që ilustron karakteristikat e modelit të infrastrukturës së përbashkët është është sistemi i vitit 2000 nga prodhuesit më të mëdhenjë të prodhimeve të automjeteve të Amerikës. Iniciativa u quajt Covisint (collaboration vision integrity – visioni, bashkëpunimi, integrimi). General Motors, Ford dhe DaimlerChrysler shohin mundësi më të mëdha të përfitimit nga kooperimi në ligjistikën e zingjirëve të furnizimit sesa nga krijimi i konkurencës së ashpër. Janë të njohura lidhjet në mes të kompanive të mëdha të teknologjisë së ITC, si p.sh. Microsoft me prodhuesin e porcesorëve Intel, apo edhe me Hewlett Packard, të cilët shpesh bashkëpunojnë për të përfituar në tregun e kësaj teknologjie. Infrastruktura – Biznes modelet e Infrastrukturës së përbashkët kërkojnë kompetitorë për të kooperuar me anë të ndarjes së përbashkët të infrastrukturës dhe informatave. Ky nivel i kooperimit kërkon marrëveshje në nivel të lartë të IT arkitekturës si dhe standardet operacionale për aplikacionet, komunikimet e të dhënave dhe teknologjisë. Shërbimet më të rëndësishme të infrastrukturës të nevojshme për firmat të cilat implementojnë këtë model janë standardet dhe arkitektura e IT. Këto shërbime janë: • Specifikimi dhe sforcimi i arkitekturave të nivelit të lartë për të dhënat, teknologjinë, aplikacionet, komunikimet dhe punët të cilat janë dakorduar nga partnerët e aleancës. 32
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit • Specifikimi dhe sforcimi i standardeve të detajizuara për arkitekturat e nivelit të lartë. Burimet e të ardhurave – Të ardhurat mund të gjenerohen nga pagesat e anëtarësisë dhe nga tarifat e transaksioneve. Aleanca mund të jetë në baza të joprofitit ose në baza të realizimit të profitit. Infrastrukturat e përbashkëta joprofitabile janë zakonisht të hapura ndaj të gjitha organizatave të përshtatshme dhe kthejnë çfarëdo të ardhurash mbrapa të anëtarët. Modelet e profitit janë zakonisht pronë e disa firmave, të cilat e ndajnë profitin në mes tyre. Faktorët kritikë të suksesit – Faktorët kritikë të suksesit në këtë model përfshijnë: • Nuk ka partner dominant që përfiton më shumë se partnerët tjerë. • Një kanal i paanshëm dhe një prezentim objektiv i porduktit dhe informative të shërbimeve. • Masë kritike e partnerëve të aleancës dhe e konsumatorëve. • Menagjimi i konfliktit në mes të iniciativave të e-biznesit në kuadër të partnerëve të aleancës. • Përgaditja dhe dorëzimi i raporteve të shërbimeve dhe përfitimeve të dhëna nga secili anëtarë i aleancës. • Interoperabiliteti i sistemeve. 3.6. Komuniteti virtual Komunitetet virtuale meritojnë një vëmendje të veqantë, dhe jo vetëm për shkak se janë më transparentet, por ndoshta edhe forma e vetme e mbijetuar që paraqet qëllimin original të krijimit të internetit. Me përdorimin e IT për të avancuar nevojën e njeriut për të komunikuar me anë të nyjeve (peers), komunitetet virtuale mund të krijojnë vlera të rëndësishme për pronarët e tyre si dhe për anëtarët e tyre. Kur krijohet njëherë, komuniteti virtual është më pak i ndikueshëm nga konkurenca apo nga modelet tjera të biznesit. Në këtë model të biznesit, firma e interesuar – sponzori i komunitetit virtual – qëndron në qendër, i pozicionuar në mes të anëtaeëve të komunitetit dhe furnitorëve. Baza e suksesit të këtij modeli është që anëtarët janë në gjendje, por edhe janë të inkurajuar të komunikojnë me njëri tjetrin. Komunikimi në mes të anëtarëve mund të jetë me anë të e-mail, tabelat e buletineve, bisedimet online (chat), konferencat e bazuara në Web, ose mediat e tjera të bazuara në kompjuter, që paraqesin karakteristikën dalluese të këtij modeli. Shembull i këtyre modeleve mund jenë Yahoo grupet, apo Motley Fool (www.moteleyfool.com) – komuniteti virtual i investorëve. Infrastruktura – Komunitetet virtuale varen në IT për të ekzistuar. Në veqanti, krijimi dhe zhvillimi kontinual i faqeve të Internetit është esencial për mbijetimin e komunitetit virtual. Shumë faqe të komuniteteve virtuale përfshijnë jo vetëm përmbajtje statike dhe 33
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit linke (hyperlink – udhëzues apo shkurtesë për kalim në faqe tjera të Internetit) por edhe vegla të interesit për anëtarët potencial. Shërbimet më të rëndësishme të infrastrukturës për këtë model janë: • Trajnimi në përdorimin e IT për anëtarët e komunitetit. • Ofrimi i shërbimeve të aplikacioneve (ASP – application service provision) për të ofruar sistemet e specializuara nevojave të komuniteteve virtuale siq janë tabelat e buletineve, e-mail, dhe qasjen në ISP. • Hulumtimi dhe zhvillimi i IT, duke përfshirë edhe shërbimet e infrastrukturës për të identifikuar dhe testuar teknologjitë e reja dhe për evaluimin e propozimeve për iniciativat për sisteme të reja të informimit. • Planifikimi i sistemeve informative për identifikimin dhe dhe dhënien e prioriteteve në investimet në IT. • Instalimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve dhe rrjetave lokale për të përkrahur botën elektronike të komunitetit virtual. Fig. 3.3. Tipologjia e Komuniteteve virtuale Burimet e të ardhurave – Firma sponzoruese mund të arrijë të ardhura nga pagesa e anëtarësisë, shitjet direkte të të mirave maeriale dhe shërbimet, reklamimet dhe dhënia e autorizimeve. Firma e cila sponzoron komunitetin virtual si një shtesë në aktivitetet e saj (P.sh.Yahoo), mund të mos ketë fare të ardhura nga komuniteti virtual. Por, firma përfiton përfitime tjera siq janë lojaliteti i konsumatorëve dhe njohuri më të thella për bazën dhe rrethin e konsumatorëve të vet. Faktorët kritik të suksesit – Faktorët kritik të suksesit për komunitetin virtual përfshijnë: • Gjetjen dhe mbajtjen e masës kritike të anëtarëve. • Ndërtimin dhe mbajtjen e lojalitetit me një kombinim të përshtatshëm të përmbajtjes dhe karakteristikave. • Mbajtja e konfidencialitetit dhe sigurisë së informatave të anëtarëve. • Balancimi i potencialit komercial dhe interesave të anëtarëve. 34
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit • Referimet e profilit të anëtarëve tek reklamuesit dhe tregtarët. • Krijimin e ndjenjës së besimit në komunitetin nga ana e anëtarëve të tij. Fig. 3.4. Orientimet e komuniteteve virtuale 3.7. Integruesit e vlerave Tradicionalisht, shumë firma operojnë në mënyrë simultane në dy botëra: në botën fizike dhe atë virtuale. Në botën fizike, të mirat materiale dhe shërbimet krijohen në një seri të aktiviteteve të vlerës së shtuar të cilët lidhin anën e furnizimit (furnitorët, prokurementi, dhe logjistika) me anën e kërkesës (konsumatorët, marketingu dhe transportimi). Integruesit e vlerave shfrytëzojnë këtë ndarje dhe tentojnë të kontrollojnë zingjirin virtual të vlerave në industritë e tyre me mbledhjen, analizimin dhe distribuimin e informatave. Integruesit e vlerave shtojnë vlerën me përmirësimin e efektiviteti të zingjirit të vlerave dhe me koordinimin e informatave. Një pjesëtar i pastër i integruesit të vlerave operon ekskluzivisht në zingjirin virtual të vlerave, duke poseduar vetëm disa asete fizike. Për të realizuar përpunimin e informatave, integruesit e vlerave duhet të pranojnë dhe dërgojnë informata tek të gjithë pjesëtarët në model. Këta koordinojnë qarkullimin e produkteve prej furnizuesve tek aleatët dhe konsumatorët. Produkti qarkullon prej furnizuesve te konsumatorët dhe mund të jetë direkt ose me anë të aleatëve. Në disa raste, integruesit e vlerave mund të shesin informatat ose produktet tjera tek konsumatorët. Shembuj të integratorëve të vlerave janë Cisco sistemet (www.cisco.com). Infrastruktura – Integruesi i vlerave arrin sukses në punën e tij me anë të mbledhjes, përpunimit dhe distribuimit të informatave. Por, lidhja elektronike dhe e shënimeve me aleatët dhe pjesëmarrësve të tjerë janë asete shumë të rëndësishme. Shërbimet më të rëndësishme të infrastukturës në këtë lloj të modelit të biznesit janë: • Lidhja e sistemeve në platforma të ndryshme përgjatë shumë pjesëtarëve në rrjetin e vlerave. • Depo e shënimeve të centralizuara që mbledh informatat kryesore për analizat nga databazat e decentralizuara të menagjuara nga disa pjesëmarrës përgjatë tërë rrjetit të vlerave. 35
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit • Specifikimi dhe sforcimi i arkitekturës së nivelit të lartë dhe standardet e detajizuara të të dhënave, teknologjisë, aplikacioneve dhe komunikimeve për të lidhur së bashku platformat e teknologjive të ndryshme të poseduara nga firmat e ndryshme. • Qendrat e thirrjes të cilat ofrojnë këshilla dhe udhëzime për partnerët dhe aleatët në arritjen e vlerës më të madhe nga informatat e ofruara nga ana e gjeneruesit të vlerave . • Kapaciteti i madh i rrjetit të shërbimeve të komunikimit për të përkrahur vëllimin e madh të informative të cilat qarkullojnë përgjatë rrjetit të vlerave. Burimet e të ardhurave – Në këtë model, të ardhurat janë kryesisht të arritura me anë të tarifave ose margjinave në të mirat materiale fizike të cilat qarkullojnë nëpër rrjetin e vlerave industriale. Me përdorimin e informative në lidhje me konsumatorët, integruesit e vlerave janë në gjendje të rrisin qmimet duke iu afruar kërkesave të konsumatorëve. Faktorët kritik të suksesit – Faktorët e sukesesit për këtë model janë: • Reduktimi i pronësisë së aseteve fizike dhe njëkohësisht mbajtja e pronësisë në shënime. • Pronësia apo leja e qasjes në tërë industrinë e zingjirit virtual të vlerave. • Krijimi i emrit të besueshëm të njohur në të gjitha pjesët e zingjirit të vlerave. • Tregjet operative ku informata mund të shtojë vlerën, siq janë ato të cilat janë komplekse, të fragmentuara, rregulluara, shumështresuara, joefikase dhe shumë prej tyre pa burim të qartë të informatave. • Paraqitja e informative tek konsumatorët, aleatët, partnerët dhe furnizuesit në mënyrë të qartë dhe inovative për të ofruer vlerë. • Ndihmesa e pjesëmarrësve të tjerë të zingjirit të furnizimit për të kapitalizuar informatat e ofruara nga ana e integruesit e vlerave. 3.8. Provajderët e përmbajtjes (Content Providers) Si shumë terma të asociuar me e-bizneset, provajderi i përmbajtjes ka kuptime të ndryshme. Me provajder të përmbajtjes kuptojmë firmën e cila krijon dhe ofron përmbajtje – informata, produkte ose shërbime në formë digjitale tek konsumatorët me anë të palëve të treat. Analogjia me botën fizike e porvejderit të përmbajtjes është gazetari, artisti i incizimeve apo analisti i berzës. Produktet digjitale siç janë softveri, agjensitë turistike online, dhe muzika digjitale dhe video janë shembuj të përmbajtjes. Shembujt konkret të provajderëve të përmbajtjes janë parashikuesit e motit si për shembull Weather Channel (www.weather.com). Infrastruktura – Provajderët e përmbajtjes duhet të katalogizojnë dhe ruajnë përmbajtjen e tyre në modulet e indeksuara mirë ashtu që ato të mund të kombinohen dhe rregullohen 36
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit për tu përshtatur nevojave të konsumatorëve me anë të varieteteve të kanaleve. Shërbimet më të rëndësishme të infrastrukturës janë: • Infrastrukturat e deponimit të të dhënave të cilat duhet të merren me sasi të madhe të të dhënave. • Fokusim i theksuar në arkitekturën duke përfshirë krijimin dhe sforcimin e standardeve, posaqërisht atyre të punës. • Arkitektura e detajizuar e të dhënave për të strukturuar, specifikuar dhe menagjuar pronën intelektuale. • Rrjeti infrastrukturor i kompjuterëve për të mundësuar online biznesin fundamental të provajderit të përmbajtjes. Burimet e të ardhurave – Burimet themelore të të ardhurave për provajderin e përmbajtjes janë tarifat prej palëve të treat ose aleatëve. Këto tarifa mund të bazohen në çmimin fiks për muaj ose për vit. Faktorët kritik të suksesit – Për të patur sukses, një provajder i përmbajtes duhet të ofrojë përmbajtje të përshtatshme në format të rregullt me çmim të rregullt. Faktorët kritik të suksesit për këtë model përfshijnë: reputacionin (vlera e përmbajtjes ka rol në reputacion), pranimin si më i miri i grupit (provizionet e përmbajtjes do të jenë globale dhe kompetitive), dhe rrejti (krijimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të palëve të treta përgjatë të cilave përmbajtja është e distribuuar). Fig.3.5. Napster- Provajderi i përmbajtjes – muzikës digjitale 37
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit Një mënyrë e krahasimit të këtyre e-biznes modeleve është të analizohet se deri në çfarë niveli secili model krijon integrimin me konsumatorët dhe deri në çfarë niveli secili model krijon integrimin me partnerët. Në Fig.3.1, modeli Direkt te konsumatori krijon kryesisht integrimin me konsumatorët, derisa Infrastruktura e përbashkët krijon kryesisht integrim me partnerët. Diapazon i madh Direkt te konsumatori Ndërmjetësi Komuniteti virtual Angazhimi i tërë korporatës Integrim me Provajderi i konsumatorët shërbimeve të plota Integruesit e vlerave Diapazon Provajderët e përmbajtjes Infrastruktura e i vogël përbashkët Diapazon i Integrim me Diapazon i vogël partnerët madh Fig.3.6. Integrimet e E-business modeleve me konsumatorët dhe partnerët 3.9. Zgjedhja e modeleve të përshtatshme Qështja e definimit të e-biznes modelit më të përshtatshëm është qështje e diskutueshme dhe varet nga këndi i vrojtimit të secilit pjesmarrës. Vendimmarrësit e biznesit e përdorin këtë si një term informal, dhe zakonisht ekzison një dallim i madh në mes të definicionit nga subjektet e biznesit dhe zhvilluesit e IT. Periudha e internetit ka prodhuar shumë modele të biznesit në Internet. P.sh. disa autorë i kanë bërë 8 ndarje: • Modeli i komisionerëve • Modeli i reklamimeve • Modeli infomediar, • Modeli tregtar, • Modeli i prodhimit dhe përpunimit • Modeli i anëtarësimit • Modeli i komunitetit 38
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit • Modeli sipas levërdisë Modeli i biznesit në Internet, nganjëherë i quajtur edhe b-web, është biznesi në Internet që paraqet një sistem të veqantë të furnizuesve, distributorëve, ofruesve të shërbimeve tregtare, provajderëve të infrastrukturës dhe konsumatorëve të cilët përdorin Internetin për komunikimet e tyre primare të biznesit dhe transaksioneve. Klasifikim tjetër i modeleve të e-biznesit është: Shitoret tërësisht virtuale – Shesin produktet direkt te konsumatorët ose te bizneset individuale (Amazon.com, EPM.com) Komisioneri (brokeri) i informative – Ofron produkte, çmime dhe informata për individët dhe bizneset. Krijon të ardhura me anë të reklaimimit ose direkt nga blerësit ose shitësit (Edmunds.com, Kbb.com, Insweb.com, IndustralMall.com). Komisioneri i transaksioneve – Kursen paratë dhe kohën e konsumatorëve me anë të procesimit të shitjeve online, transaksioneve, krijimin e tarifave sa herë që transaksioni ndodhë. Gjithashtu ofron informata në lidhje me kursin dhe kushtet (expedia.com) Tregu online – Ofron hapësirën digjitale ku blerësit dhe shitësit mund të takohen, kërkojnë për produkte, prezentojnë produktet dhe krijojnë çmimet për ato produkte (eBay.com, Priceline.com, ChemConnect.com, Pantellos.com). Provajderët e përmbajtjes – Krijojnë të ardhura me ofrimin e përmbajtjeve digjitale, siç janë lajmet digjitale, muzika, fotot, ose video, me anë të web-it (WSJ.com, CNN.com, TheStreet.com, Gettyimages.com, MP3.com) Ofruesit e shërbimeve online – Ofrojnë shërbimet online për individët dhe bizneset. Krijojnë të ardhura nga anëtarësimet ose tarifat e transaksioneve, nga reklamimet, ose me mbledhjen e informative të marketingut nga konsumatorët (@Backup.com, Xdrive.com, Employease.com, Salesforce.com) Komuniteti virtual – Ofron vendtakimet online ku njerëzit me interesa të përbashkëta mund të komunikojnë dhe gjejnë informata të dobishme (Motocross.com, iVillage.com, Sailnet.com). Portalet – Ofrojnë pikën fillesater hyrëse në web së bashku me përmbajtjet e specializuara dhe shërbimet tjera (Yahoo.com, Msn.com, Ebay.com) Autorët Hayes dhe Finnegan (2005) paraqesin disa klasifikime të e-business modeleve. Një klasifikim përfshijnë e-shop, e-mall, e-procurement, tregjet e palëve të treta, e- auction, komunitetet virtuale, platformat kolaborative, provajderët e zingjirit të vlerave, integrimi i zingjirit të vlerave, komisionimi i informative dhe shërbimet e trusteve. 39
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit Fig. 3.7. Faqja kryesore e portalit ebay.com Një klasifikim final i e-biznes modeleve përfshinë një listë të gjatë, ku bëjnë pjesë: Tregtari virtual, Tregtari i katalogjeve, hipermarketet virtuale, metamediatorët – kompani që kanë funksionin e pikës së vetme të kontaktit në mes të konsumatorëve online dhe furnizorëve, distributorët, modelet e prodhimit, këmbimorja tregtare, komisionerët e lehtësimeve dhe dhuratave, komisionerët e auksioneve, auksionet reversibile – anulimi ose refuzimi i auksionit, komuniteti vertikal i web-it, portalet e specializuara, rrjetet e njohurive, modelet e kodit të hapur (open source), shërbimet e përmbajtjes, shërbimet e trusteve, dhe komisionerët e transaksioneve. Biznesi elektronik përmban sfida të shumta për organizatat sepse përcakton se si organizatat krijojnë relacione me palët e jashtme (konsumatorët, furnitorët, kompetitorët dhe tregjet) dhe si ata operojnë për menagjimin e aktiviteteve, proceseve dhe sistemeve. Për zgjedhjen apo përcaktimin e e-business modelit të përshtatshëm, disa kritere mund të përdoren. Ato janë: Palët e involvuara, siç janë kategoritë: biznesi-te-biznesi (business-to-business-B2B), biznesi-te-konsumatori (business-to-consumer-B2C), dhe/ose konsumatori-te- konsumatori (consumer-to-consumer-C2C); Burimet e të ardhurave – siç janë tarifat e transaksioneve, çmimet e produkteve, ose tarifat e reklamimit; Konfigurimi i vlerave – siç janë zingjiri i vlerave dhe ose rrjeti i vlerave. Integrimi me konsumatorët dhe/ose partnerët; 40
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit Relacionet – siq janë një-me-shumë (one-to-many), shumë-me-shumë (many-to-many), dhe/ose shumë-me-një (many-to-one). Dituria – siq janë të dijsh si (know-how), të dijsh çfarë (know-what) dhe të dijsh pse (know why). 3.10. Disa e-business modele që janë më së shumti në përdorim 3.10.1. E-shops Ose Online shopping (tregtia online) është procesi në të cilin konsumatorët porosisin prodhimet ose shërbimet me anë të Internetit. Online shop (shitore online), e-shop, e- store, shitore e internetit, web shop, webstore, online store (shitore online) ose shitore virtuale (virtual store) paraqesin termat tjerë të këtij kuptimi. Tregtia online është tip i e-commerce që përdoret për transaksionet business-to-business (B2B) dhe business to consumer (B2C). Termi “Webshop” gjithashtu i referohet vendit të biznesit ku web zhvillimi, web mirëmbajtja dhe tipet e tjera të aktiviteteve të web-it bëjnë pjesë. Shumica e e-commerce web faqeve janë shitore online të cilat kanë së paku këto elemente në nivelin e kontaktit me konsumatorë: • Online katalogu (Online catalog) bën listimin e produkteve për shitje, paraqet çmimet e tyre si dhe disponueshmërinë (produkti në depo apo numri i ditëve deri te ardhja e produktit). Janë të njohura katalogjet mail order (porosia me postë); • Kanë web sajte të shitjes me pakicë, duke përfshirë edhe ato të cilat nuk kanë shitore fizike apo katalogje të letrës. • Portal të kërkimit (Search Engine) – mundëson me lëhetësi lokalizimin e produkteve në bazë të disa kritereve të kërkimit (firma, çmimi, djalët kyçe, etj). • Sistemi virtual cart ose shopping cart – Paraqet elementin themelor sistemit të e- commerce, ndonjëherë të quajtur edhe virtual caddy (pakoja virtuale). Ky është portal në web faqe, i cili bën të mundur porositjen nga ana e klientëve dhe azhurimin e përmbajtjeve për secilin rast të porosive; • Pagesat elektronike të sigurta – shpesh mundësohet nga një palë e tretë e besueshme, me anë të transaksioneve të sigurta; • Sistemi i përcjelljes së porosive dhe kërkesave – mundëson procesimin e porosive që nga porositja nga ana e konsumatorit deri te dërgimi i mallërave te konsumatori. Më shumë sa i përket tregtisë online do të tregohet në kuadër të E-commerce dhe Shopping Cart në kapitujt e ardhshëm. 41
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit 3.10.2. E-procurement Është termi që përdoret për të përshkruar metodat elektronike për realizimin e transaksioneve të biznesit. I njohur edhe me termin këmbim i furnizuesve, ky është një process i business-to-business (Biznes-te-biznes kategoria) ose business-to-consumer (Biznes-te-konsumatori) shitjeve dhe blerjeve të furnizimeve dhe shërbimeve me anë të Internetit, si dhe me anë të sistemeve tjera të informimit siç janë EDI dhe ERP. E- procurement mund të përdoret në secilën pjesë të procesit të e-commerce. Mund të fillojë me pranimin e kërkesës apo porosisë për shitjen apo dërgimin deri te porositësi dhe të përfundojnë me fakturën ose pagesën e konsumatorit. Web faqet tipike të e-procurement ju lejojnë shfrytëzuesve të regjistruar dhe të kualifikuar për të kërkuar blerësit apo shitësit e mallërave apo shërbimeve. Varësisht nga qasja, blerësit dhe shitësit mund të specifikojnë koston ose të kërkojnë oferta. E- procurement softverët e bëjnë të mundshme automatizimin e disa llojeve të blerjeve dhe shitjeve. E-procurementi pritet të integrohet me trendin e kompjuterizimit të menagjimit të zingjirit të furnizimit. E-procurementi realizohet me aplikacionet softverike të cilat përfshijnë elementet për menagjimin e furnizuesve dhe auksionet komplekse. Veglat e eBay për shitësit e tyre kanë këso elemente të ngjashme. Ekzistojnë 6 tipe kryesore të e-procurement-it: ERP i bazuar në Web (Planifikimi i burimeve elektronike) - Krijimi dhe aprovimi i kërkesave të porosive, vendosja e porosive dhe pranimi i të mirave materiale dhe shërbimeve me përdorimin e softverit të bazuar në teknologjinë e internetit. e-MRO (Mirëmbajtja, riparimi dhe kontrollimi ) - Sikurse ERP e bazuar në web, përveq se të mirat materiale dhe shërbimet të porositura nuk janë furnizime të lidhura me produktet e MRO. e-sourcing - Identifikimi i furnizuesve të rinjë për kategori të caktuar të kërkesave për blerje me përdorimin e teknologjisë së internetit. e-tendering - Dërgimi i kërkesave për informata dhe çmime te furnizuesit dhe pranimi i përgjigjeve të furnizuesve me përdorimin e teknologjisë së Internetit. e-reverse auctioning (aukcioni revers elektronik) – Përdorimi i teknologjisë së internetit për blerjen e të mirave materiale dhe shërbimeve nga një numër i njohur ose i panjohur i furnizuesve. e-informing - Mbledhja dhe distribuimi i informatave të blerjeve nga dhe deri te palët e brendshme dhe të jashtme me përdorimin e teknologjive të internetit. 42
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit a) Prokurementi konvencional b) E-Procurementi Fig. 3.8. Krahasimi në mes të prokurementit konvencional dhe e-prokurementit Zingjiri i vlerave të e-procurementit përbëhet nga Menagjimi i porosive, e-tendering, e- auctioning, Menagjimi i ofertuesve, Menagjimi i katalogut, dhe Menagjimi i Kontratës. Menagjmenti i porosive është aktiviteti i involvuar në përgaditjen e tenderëve. Kjo pjesë e zingjirit të furnizimit është opcionale, me departamentet individuale të prokurimit të cilët e definojnë procesin e porosive. Në elementet e prokurimit hyjnë edhe Kërkesa për informata, Kërkesa për propozim, Kërkesa për kuotim, si dhe softveri për menagjimin e këtyre tri projekteve. 3.10.3. E – auction I quajtur edhe online auction (auksioni në Internet) – është modeli në të cilin pjesëmarrësit ofertojnë për produkte dhe shërbime në Internet. Funksionimi i blerjes dhe shitjes në formatin e auksionit është i mundur me anë të softverit të auksionit, i cili rregullon procese të ndryshme të involvuara. Auksionet online definohen si treg online. Disa janë skenë e aktiviteti biznesi-te- konsumatori, ku operatori i Web faqes kontrollon fizikisht mallërat për shitje dhe pranon pagesat për mallërat ose shërbimet. Por, më së shumti janë të specializuara në aktivitetin konsumatori-te-konsumatori ose personi-te-personi, ku shitësit individual ose bizneset e vogal i qesin në auksion mallërat e tyre direkt te konsumatori. Në këto auksione, shitësi – jo web faqja, e ka mallin. Faqet personi-te-personi kërkojnë që shitësit të regjistrohen dhe 43
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit të marrin emrin e llogarisë së shfrytëzuesit para se të vendosin një mall për shitje. Shitësit gjithshtu duhet të pajtohen për të paguar një tarifë sa herë që plasojnë një auksion. Shumë shitës caktojnë një limit kohor për një auksion, në disa raste edhe çmimin më të ulët të cilin ata do të pranojnë për shitjen e mallit. Nëse auksioni mbyllet në kohën e paraparë, ofertuesi me çmimin më të lartë fiton. Nëse askush nuk ka dhënë ofertë së paku të barabartë më çmimin më të ulët të pranueshëm, atëherë auksioni mbyllet pa fitues. Në fund, në rast të fituesit, shitësi dhe blerësi merren me pagesat dhe dorëzimin, zakonisht me e-mail. Ekzistojnë disa lloje të auksioneve online. Në llojin e auksionit anglez, çmimi fillestar fillon si më i ulëti, dhe ndryshon sipas ofertuesve të rinjë që vendosin bastet. Në auksionin holandez, disa mallëra identike janë ofruar në auksion, dhe ku fituesit janë ata të cilët paguajnë çmimin më të lartë me të cilin shiten të gjitha mallërat (psh kambialet e thesarit janë të auksionuara në këtë mënyrë). Gati të gjitha auksionet online e përdorin metodën angleze. Përparësitë strategjike të këtij modeli janë: 1. Nuk ka limitime të orarit – Ofertat (bastet) mund të plasohen në çdo kohë (24/7). Mallërat mund të jenë të listuara për disa ditë (zakonisht në mes të 1 -10, varësisht nga shitësi), duke i dhënë blerësit kohë për të kërkuar, vendosur dhe ofertuar. Kjo mundësi e rritë numrin e ofertuesve. 2. Nuk ka limitime gjeografike – Shitësit dhe ofertuesit mund të participojnë nga çdo vend që ka qasje në Internet. Kjo eleminon nevojën e “prezencës” në auksion. Mundëson rritjen e numrit të mallërave të listuara (numrin e shitësve) dhe numrin e ofertimeve (numrin e ofruesve). 3. Intensiteti i interaksioneve sociale – Kjo formë e auksionit është e ngjashme me bixhozin. Ofertuesit e basteve presin në padurim, duke shpresuar se do të fitojnë. Sikurse në varësinë në lojërat e fatit, disa ofertues mund të vendosin baste vetëm sa “për të luajtur”, me qëllim të fitimit të produktit. Kjo krijon një grup shumë lojal të konsumatorëve. 4. Numër i madh i blerësve potencial – Për shkak të potencialit për arritjen e çmimit të ulët, varietetit të madh të produkteve dhe shërbimeve, lehtësia e qasjes, dhe përfitimeve në procesin e auksionit, ekzistojnë një numër i madh i blerësve potencial. 5. Numri i madh i shitësve – Për shkak të numrit të madhë të blerësve potencial, potencialit për arritjen e shitjes më çmim të madh, lehtësinë e qasjes, ekziston numër i madh i shitësve. 6. Rrjet i ekonomisë – Numri i madh i blerësve potencial do të interesojë më shumë shitës, dhe anasjelltas. Kjo krijon një rreth simbiotik, i cili kur fillon të operojë, fillon të rritet, dhe bëhet një model shumë i vlefshëm i biznesit për të gjithë pjesëmarrësit. 44
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit Shërbimet e garantuesve online – (Online escrow services) – Këto shërbime operojnë më ndryshe. Qëllimi themelor i tyre është të mbrojnë blerësit dhe shitësit nga mashtrimi. Shërbimet e garantuesve ose dorëzanëve, pranojnë dhe mbajnë pagesat e blerësit – zakonisht në formë të transferit me çek, urdhërit të pagesës me para ose kartelës së kredisë – derisa blerësi të pranojë dhe aprovojë mallin apo shërbimin. Vetëm atëherë ata përcjellin pagesën te shitësi. Blerësi paguan tarifën për shërbimet e garantuesit – zakonisht një përqindje në çmimin e mallërave të blera. Këto shërbime zakonisht përdoren për mallërat me vlerë të madhe, siç janë kompjuterë, automjete apo stoli të çmuara. Llojet e mashtrimeve dhe keqpërdorimeve – Shumë njerëz ankohen për mashtrimet në Internet për rastin e auksioneve. Problemet që kanë blerësit me shitësit mund të jenë të formave të ndryshme: - Shitësi nuk e dërgon mallin e blerë; - Dërgon mall krejtësisht të ndryshëm nga ai i paraqitur në auksion; - Dërgon diçka që është e vlerës më të ulët sesa e paraqitur në auksion, ose në fotografi të auksionit; - Nuk e dërgon mallin në kohën e përcaktuar; - Nuk i paraqet të gjitha të dhënat e duhura për mallërat ose kushtet e shitjes; - Malli i cili ka qenë në shitje ka qenë mall i dyshimtë, i vjedhur, i dëmtuar, etj. Blerësit mund të përjetojnë edhe probleme të tjera, p.sh.: - “Devijimi i aukcionit” – Shitësit i ofrojnë blerësve të dalin nga faqja legjitime dhe të shkojnë në ndonjë faqe të pasigurtë për të kryer blerjen dhe transaksionin, ose të shkojnë fizikisht në ndonjë shitore, që mund të jetë edhe joekzistente, pasi të bëjnë pagesën. - “Orkestrimi i aukcionit” - Shitësit bëjnë marrëveshje me disa “blerës” që të marrin pjesë në auksion me qëllim të ngritjes së çmimit të auksionit. - “Proteksioni i aukcionit” – Shumë blerës ofrojnë çmime shumë të larta për të larguar blerësit tjerë, e pastaj në momente të fundit i ulin ato oferta ashtu njerëzit të cilët i njohin të blejnë mallërat në çmimin më të ulët. Rast tjetër i mashtrimit mund të jetë edhe garantuesit mashtrues, të cilët organizojnë një shitje inekzistente, duke u paraqitur si shitës me një emër, pastaj si garantues me emër tjetër, duke tentuar të mashtrojnë blerësin se ata janë garantues të transaksionit. Në fund, blerësi nuk pranon kurrfarë malli. Të gjitha këto kanë bërë që të ndërmerren masa ligjore për të parandaluar këto mashtrime, dhe për mbrojtjen e konsumatorëve. Psh, Kongresi i SHBA, me kërkesë të prodhuesve dhe tregtarëve me shumicë, do të aprovojë ligjin me të cilin kërkohet nga faqet të japin të gjitha informatat mbi shitësit, duke eleminuar ilegalitetet e mundshme. Kjo do të ketë anët pozitive, pasi që të gjithë shitësit duhet të identifikohen, duke përfshirë të dhënat personale, por edhe të biznesit të tyre, por ka edhe anët negative, pasi që shkakton largimin e shitësve të pavarur dhe të vegjël dhe monopolizimin nga ana e shitësve të mëdhenjë. 45
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit Fig.3.9. Modeli i online – Internet auksionit Kompanitë më të njohura që përdorin modelin e auksionit janë: • Allegro ; Amazon.com ; Bidorbuy ; Bidtopia ; DoveBid ; eBay ; eBid ; GunBroker.com ; MercadoLibre.com ; Overstock.com ; Oztion ; Prosper.com TradeMe ; Tradus (QXL) ; SalvageSale, Inc. ; uBid ; Yahoo! (Aktive vetëm në Japoni, Taivan dhe Hong Kong.) 3.10.4. Auksioni revers në Internet (Reverse Auction) Gjithashtu i quajtur edhe auksioni i prokurementit, e-sourcing - është modeli i përdorur nga prokurementi i kategorisë biznesi-te-biznesi. Është lloji i auksionit në të cilin roli i blerësit dhe shitësit është i kundërt, me objektivin kryesor për të ulur çmimet e mallërave dhe shërbimeve që blihen. Në auksionin e rregullt, blerësit konkurojnë për të blerë një mall ose shërbim. Në auksionin revers, shitësit konkurojnë për të fituar bizneset dhe konsumatorët. Në auksionin tipik, shitësi vendos një mall në shitje. Shumë blerës konkurojnë për blerjen e mallit, dhe një apo më shumë prej konkuruesve që kanë ofruar çmimin më të lartë e blejnë mallin me çmimin i cili ka qenë më i larti në fund të auksionit. Në auksionin revers, blerësi bën kontratë me themeluesin e tregut për të ndihmuar në përgaditjet e nevojshme për të relizuar auksionin revers. Kjo përfshinë: gjetjen e furnizuesve të rinjë, trajnimi i furnizuesve të rinjë, organizimi i auksionit, menagjimi i ngjarjes së auksionit, dhe ofrimi i të dhënave të auksionit te blerësit për të marrë vendimet. 46
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit Fig. 3.10.Krahasimi i auksionit tradicional me atë revers Themeluesi i tregut, me kërkesë të blerësit, paraqet kërkesën për kuota (RFQ) për të blerë një mal të caktuar ose grupe mallërash. Në ditën dhe kohën e caktuar, disa furnizues, zakonisht 5-20, hyjnë në faqen e auksionit dhe japin disa kuota (oferta) në periudhën prej 30-90 minutash. Këto kuota paraqesin çmimet të cilat ata janë të gatshëm të furnizojnë me mallin ose shërbimin e caktuar. Kuotat të ofruara në kohën reale në Internet janë rezultat i një auksioni dinamik. Kjo ndihmon në uljen rapide të çmimeve, që zakonisht nuk arrihet me anë të procesit tradicional statik të kërkesës së 3 ofertave në letër. Blerësi mund të ofrojë kontratë furnizuesit i cili jep çmimin më të ulët. Ose, blerësi mund të ofrojë kontratë te furnizuesit të cilët kanë ofruar çmimet më të larta por i janë përshtatur kërkesave dhe nevojave të blerësit sa i përket kualitetit, kohës së procesimit dhe kapacitetit. Por, blerësit shpesh u japin kontrata furnizuesve aktual, edhe pse çmimet e tyre janë më të larta se ofertat tjera, sepse shpenzimet e ndërrimit të furnizuesve me të rinjë janë më të larta se përfitimi. Kjo dukuri është nën kritikë të ashpër nga furnizuesit e rinjë. Përdorimi i softverit për optimalizim ka arritur popullaritet prej vitit 2002 me qëllim të ndihmës së blerësve për të përcaktuar se cilit burim të furnizimit ti jepet puna. 3.10.5. E-mall E njohur edhe si electronic mall paraqet, në kuptimin tonë një shtëpi të mallërave online. Bëhet fjalë për një faqe të Inernetit që ofron një varietet të shërbimeve dhe varietet të mallërave të shitjes me pakicë apo shumicë. Në kuadër të shërbimeve përshihen katalogjet elektronike të shumë furnizuesve. Për shërbimet e veta, e-malls kanë tarifa të caktuara të cilat i ngarkojnë kompanitë, produktet e të cilave janë shitur. Mund të thuhet se paraqesin një koleksion të shitoreve online (e-shops), me këto karakteristika: 47
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit - Kanë një portal të vetëm për hyrje në shitoret individuale; - Kanë një mënyrë të zakonshme të garantuar të pagesës; - Paraqesin një segment të tregut të shitoreve online, ky segment mund të jetë një lloj i mallërave, shërbimeve, etj.; - Kanë të gjitha elementet e komuniteteve virtuale (Pyetjet më të shpeshta, diskutimet, grupet e mbyllura,...) Fig. 3.11. Korporatat e mëdha krijojnë electronic malls – www.msn.com (Microsoft) 3.10.6. M-business M-business ose mobile business nënkupton krijimin, organizimin dhe menagjimin e sistemeve të cilat biznesin e realizojnë me aplikimin e pajisjeve të teknologjive wireless, GSM apo edhe GPS e ku përfshihen pajisjet si: telefonat celularë, asistentët personalë digjitalë (PDA – Personal digital assistant), kombinimet e tyre si p.sh. iPhone, Pocket PC, Blackberry etj., por edhe laptop kompjuterët me opcione të wireless dhe Bluetooth teknologjive. Konsiderohet si një zgjerim i e-biznesit në pajisjet mobile. M-Commerce 48
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit është pjesë e m-biznesit që nënkupton blerjen dhe shitjen e mallërave dhe shërbimeve me anë të teknologjive pa tela. Me paraqitjen e teknologjisë mobile, shfrytëzuesit kanë qasje të plotë në resurset e njejta sikurse që kanë pasur me PC kompjuterë nga zyret apo shtëpitë. Punonjësit mund të punojnë jashtë zyres dhe prap të jenë të lidhur në rrjetë. Konsumatorët mund ti qasen resurseve në Internet nga pajisjet mobile. Furnizuesit mund të përcjellin dërgesat me anë të sistemeve tw pozicionimit (GPS) me anë të pajisjeve mobile. Degët ekonomike ku m-business ka ndikimin më të madh janë: Shërbimet financiare – ku përfshihen qasja mobile në banka (ku konsumatorët përdorin pajisjet elektronike mobile për t’iu qasur llogarive të tyre dhe të kryejnë pagesat), si dhe shërbimet komisionere (ku kuotat e aksioneve mund të paraqiten dhe tregtia mund të realizohet me përdorimin e pajisjeve elektronike mobile. Telekomunikimet – në të cilat ndryshimet në shërbime, pagesat dhe shiqimi i llogarive mund të realizohet nga pajisja e njejtë mobile; Shërbime/shitje – Konsumatorëve u jepet mundësia të postojnë dhe paguajnë për porositë në mënyrë të shpejtë Shërbimet informative – në të cilat përfshihen ofrimi i argëtimit, lajmet financiare, lajmet e ndryshme, sporti dhe informatat mbi trafikun në të njejtën pajisje mobile. Fig. 3.12. Laptopët me opcionet wireless dhe mobile 49
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit Fig. 3.13. Paijset mobile të llojit Pocket PC Fig. 3.16. Asistentët digjital personal (PDA) të llojit Palm Fig. 3.14. Pasjisjet e llojit Smartphone dhe iPhone – telefon mobil + PDA 50
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 3-Modelet e E-biznesit Tabela më poshtë paraqet dallimet kryesore në mes të e-biznesit dhe m-biznesit Tabela 3.1 E-business M-business Ekstensionet e bazuara në Web për korporatat e biznesit Extensionet mobile për korporatat e biznesit Opcionet e bazuara në Web dhe Opcionet e bazuara në telefon/PDA/Wireless kompjuter për përmirësimin e për përmirësimin e produktivitetit të biznesit produktivitetit të biznesit dhe dhe performancës performancës Opcionet e bazuara në Web dhe Opcionet e bazuara në telefon/PDA/Wireless kompjuter që mundësojnë nisjen e që mundësojnë nisjen e modelit të ri të biznesit modelit të ri të biznesit Diagrami në vazhdim paraqet potencialin që ka m-biznesi në avancimin e e-biznesit. - Nuk ka daktilografim - Me kontakt - Me zë - Hapësirat e punës të - Nuk ka PC Terminal Eksperienca e shumfishta - Praktik shfrytëzuesit - Punë/Shtëpi - Publik Lokacionet - Në transport - Multimedia fleksibile - Të vegjël - Aplikacione specifike Terminale të - Mesazhet (SMS, MM) - Të instaluar Shwrbimet - Praktik ndryshme - E-mail fleksibile - Informatat - Intelegjent Shërbime - Koha - Me orar multi Konfigurimet - Lokacioni - Sipas zgjedhjes transaksionale - Faktorët tjerë në fleksibile kontekst Integrimi i Pozita - Rruga - Spontan korporatës gjeografike - Blloku - Me interesim Aplikacionet - Qyteti - Ruajtje e palës së - Rajoni - Vendi tretë - Regjioni gjeografik - Pagesat - Informatat - Rezervimet/oraret - Për shitje me pakicë - Planifikimi i shitjeve Fig. 3.15. Diagrami i opcioneve të avancuara të m-biznesit 51
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 4-Strategjitë e E-biznesit 4. STRATEGJITË E E-BIZNESIT Strategjia është një proces i vazhdueshëm dhe i ndryshueshëm i përcaktimit, verifikimit dhe ridefinimit të aktivitetit të kompanisë së e-biznesit në hapësirën e biznesit. Në kuptimin më të thjeshtë, strategjia në e-biznes nënkupton planifikimin, studimin dhe analizimin e mënyrës më të efektshme të afarizmit elektronik ose përshtatjen e këtij afarizmi bazuar në ndryshimet dhe përparimet në lëminë e e-biznesit. Në këtë kapitull do të paraqesim se si e ndryshon paraqitja e- biznesit në planifikimin dhe strategjinë e kompanive. Strategjia e biznesit definon se si do të punojë dhe do të konkurojë kompania ose banka në treg, cilat do të jenë qëllimet, dhe cilat rregulla do të aplikojë për arritjen e këtyre qëllimeve. Shumë menagjerë e paraqesin strategjinë e kompanisë edhe si një formë të modelit të biznesit. Strategjitë e bankave në lëminë e e-biznesit orientohen kryesisht në planifikimin dhe implementimit e e-banking, funksionalitetin dhe efikasitetin e e-banking, implementimin e transaksioneve elektronike me kartela monetare, shtimin e sigurisë së sistemit ICT të bankës si dhe në implementimin e shërbimeve të bankave për e-commerce. Strategjitë që po i përmendim në këtë kapitull kanë implementim si për kompanitë e e-commerce ashtu edhe për bankat që ofrojnë shërbime elektronike. Në kapitullin e E-banking do të përmendim konkretisht disa faktorë që influencojnë strategjinë e bankave në e-biznes. Strategjitë që po i përmendim në këtë kapitull kanë implementim si për kompanitë e e- commerce ashtu edhe për bankat që ofrojnë shërbime elektronike. Strategjinë e subjekteve ekonomike në e-biznes do ta ndajmë në dy koncepte themelore: - Strategjia e bankave dhe institucioneve tjera financiare të cilët planifikojnë apo kanë filluar një formë të afarizmit të e-biznesit; - Strategjia e kompanive të e-biznesit (përveq bankave dhe inst. financiare), të cilat kanë përvetësuar një model të e-biznesit, qoftë ai e-commerce apo ndonjë model tjetër; 4.1. STRATEGJIA E BANKAVE NË E-BIZNES Strategjia e bankave në e-biznes mund të jetë e ndryshme, dhe e influencuar nga faktorë të ndryshëm të cilët mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Këta faktorë ndikues mund të jenë: 52
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 4-Strategjitë e E-biznesit a. Mundësitë financiare dhe investive Bota financiare ka hyrë në një periudhë dramatike të ndryshimeve për shkak të rritjes së vazhdueshme të përdorimit të internetit, aplikimit të e-banking dhe e-commerce. Nga kjo vërehet që konsumatorët e bankave po këkojnë gjithnjë e më shumë mënyra më të lehta për realizimin e nevojave të tyre. Duke e parë këtë zhvillim të hovshëm të teknologjisë dhe aplikimin e saj, bankat duhet të përvetësojnë këtë teknologji me qëllim të plotësimit të kërkesave. Kjo kërkon një ndryshim të IT infrastrukturës së bankave e me këtë edhe investime të shtuara, prandaj implementimi i ndonjë modeli të e-biznesit në banka kërkon një investim të madh shtesë, që mund të konsumojë burimet financiare, e që do të imponojë një planifikim të kujdesshëm paraprak me qëllim të zgjedhjes së formës më të përshtatshme që do ti arsyetojë investimet. Një ndër arsyet pse bankat nuk përcaktohen për implementimin p.sh. të e-banking është kostoja e madhe për ta realizuar. b. Implementimi i ICT Infrastrukturës ICT Infrastruktura e bankës paraqet të gjitha mjetet e punës me anë të të cilave mundësohet prezenca elektronike e bankave në treg. Këto mjete janë kryesisht pajisje hardverike dhe softverë të teknologjisë informative apo të telekomunikimeve. I kemi përmendur në Kapitullin e I mediumet e ICT, por këtu do ti përmendim në mënyrë më specifike për bankat dhe institucionet financiare. Rëndësia e planifikimit të mirë strategjik të ICT infrastrukturës është me rëndësi kritike për një afarizëm të suksesshëm të bankës. Elementët përbërës të ICT Infrastrukturës së bankave janë: - Serverët – serverët e sistemeve financiare, web serverët, e-mail serverët, serverët e ruajtjes së të dhënave (backup serverët), etj., - Kompjuterët – terminalet, ruterët, switch pajisjet, etj. - Rrjetet kompjuterike brenda objekteve të bankave (LAN) - Rrjetet kompjuterike dhe të telekomunikimit në mes të njësisë qëndore të bankës dhe filialave apo degëve të bankës; - Pajisjet e pagesave dhe transaksioneve elektronike – ATM, POS; - Softverët financiarë, Softverët e monitorimit, ERP; - Lidhja në Internet; - Web faqja dhe E-banking; Gjithashtu, si element të rëndësishëm të strategjisë së planifikimit të ICT Infrastrukturës është edhe Siguria e sistemit të ICT që do të diskutojmë më shumë në kapitujt e ardhshëm. Në skemën më poshtë është paraqitur një sistem i ICT Infrastrukturës të bankës. 53
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 4-Strategjitë e E-biznesit Ruteri qëndror Serveri i sistemeve Serveri i sistemit financiare dhe të informativ dhe i jashtme (UNIX) monitorimit + Web serveri (Windows) Interneti TCP/IP PSTN/ISDN E - banking Switch- Ruterët pajisja sekondarë HDLC Rrjeti PSTN/ISDN LAN-WAN Terminalet e monitorimit të rrjetit, menagjimit të të dhënave dhe softverit të sistemit të bankës ATM (Windows) POS Rrjetet LAN- WAN të filialave dhe degëve Fig.4.1. Shembull i rrjetit ICT të bankës Në këtë skemë, kuptimi i termave është: PSTN- Public Switched Telephone Network – Rrjeti i sistemit kombëtar /ndërkombëtar telefonik (Post Telekomi) i cili bën transmetimin analog të zërit. 54
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 4-Strategjitë e E-biznesit ISDN - Integrated Services Digital Network – Standard Ndërkombëtar i komunikimit për transmetimin e zërit, videos dhe të dhënave përmes linjave digjitale telefonike ose kabllove të zakonshme të telefonit. TCP/IP – Protokolli i transmetimit të të dhënave (Shiqo Kapitulli 2) LAN – Local Area Network – Rrjeti lokal i kompjuteëve. WAN – Wide Area Network – Rrjeti i gjerë i kompjuterëve HDLC – High Level Data Link Control, protokoll i transmetimit të të dhënave, që i mundëson pajisjeve të kontrollojnë qarkullimin e të dhënave dhe përmirësojnë gabimet. Është ISO standard i dalur nga standardi Synchronous Data Link Control (SDLC) i propozuar nga IBM. ATM - Automatic Teller Machine – I njohur tek ne edhe si bankomat, është pajisja e telekomonukimit të kompjuterizuar që i ofron klientëve të institucioneve financiare qasje në transaksionet financiare në hapësirat publike pa pasur nevojë për kontakt me punonjësit e atij institucioni. Në ATM moderne, konsumatori identifikohet pas futjes së kartelës (monetare), që përmban numrin unik. Autorizimi jepet pasi që konsumatori të shtyp numrin personal të identifikimit (PIN). Terminalet – Çdo kompjuter i lidhur në lidhje serike, kryesisht i përkahur me Sistemin Operativ UNIX ose Windows, me funksione të limituara dhe nuk përdor programe të shfryëzuesve por vetëm softverin e dedikuar të bankës. POS - Point of sales – paraqet vendin e pagesës në një shitore, ku ndodhet pajisja e quajtur POS terminal, që mundëson transaksionin ose pagesën me anë të kartelës në mbikqyrje të personit shitës. Ky terminal njëherit mundëson edhe printimin e fakturës. Sistemet e reja ICT të bankave duhet të plotësojnë tri kërkesa kryesore: - Të zgjasin orarin e shërbimeve – Infrastruktura duhet të përkrahë operacionet 24 orëshe, 365 ditë në vit. Përkrahje shtesë duhet të ofrohet për shkak të përdorimit në rritje të ATM (bankomateve) dhe përdorimit të Internetit. - Ndërrimi i sporteleve të bankave me terminalet kompjuterike online, dhe të ndërtohet sistemi informativ të një rrjeti të gjërë kompjuterik të bankës - Ngritja e shpejtësisë së rrjetit për të përkrahur dhe përballuar vëllimin e madh të të dhënave në qarkullim. Gjithashtu është e rëndësishme të instalohen teknologjitë më të reja të komunikimit dhe të përdoren lidhjet të cilat janë në të njejtën kohë të shpejta dhe efikase. c. Menaxhmenti dhe personeli Menaxhmenti i bankës - duhet të ketë parasysh që strategjia e afarizmit të bankës në e- biznes ti arrijë rezultatet e pritura, ti arsyetojë investimet dhe të rezultojë në satisfaksionin e klientëve. Kjo kërkon një menaxhment shumë të aftë, që i njeh sfidat me të cilat do të përballet, që ka njohuri të ICT teknologjisë dhe teknologjive të reja dhe që njeh aftësitë dhe mundësitë e veta dhe të personelit që e angazhon. 55
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 4-Strategjitë e E-biznesit Personeli i bankës – Nënkupton të gjithë punonjësit që angazhohen drejtpërdrejt ose tërthorazi në e-biznes të bankës – IT teknikët dhe mirëmbajtësit e ICT, programuesit, menaxhuesit e databazës dhe softverëve, monitoruesit e transaksioneve, azhuruesit e raporteve, etj. Një personel i tillë duhet të ketë aftësi dhe dituri të lartë për të punuar dhe menaxhuer një ICT sistem të bankës. Në të shumtën e rasteve, ky personel i angazhuar nuk ka përgaditjen e majftueshme ose duhet të avancohet me dituri nga teknologjitë e reja të implementuara. Kjo imponon një shpenzim shtesë për trajnimin e personelit adekuat, e që ky shpenzim mund të jetë me kosto të lartë. Duke pasur parasysh mundësinë që personat e kualifikuar të lëvizin në vende tjera pune, kjo krijon sfida dhe problemeve për bankat. Problemi i zgjedhjes dhe mbajtjes së personelit të kualifikuar ëshë një ndër sfidat më të mëdha të bankave. d. Marketingu efikas dhe E-Marketingu Strategjia efikase e bankave nuk mund të paramendohet pa një marketing të suksesshëm me qëllim të informimit në lidhje me produktet dhe shërbimet e reja të e-biznesit. Si pjesë të marketingut gjithpërfshirës është edhe e-marketingu, ose marketingu në Internet është marketingu i produkteve ose shërbimeve me përdorimin e aplikimeve të Internetit. Në rast se aplikohet në pjesët e ëeb faqeve të dedikuara për reklamim atëherë njihet edhe si Ëeb reklamimi. Interneti ka sjellur shumë përfitime për marketingun, njëri prej të cilëve është shpenzimet e ulëta për distribuimin e informatave dhe medias në publik. Natyra interaktive e Internet marketingut në kuptimin e përgjigjes së menjërshme dhe kontakteve të shpejta me klientët ka krijuar një kualitet unik të këtij procesi. Internet marketingu nganjehërë konsiderohet të ketë një diapason më të gjerë sepse i referohet mediave digjitale siq janë Interneti, e-mail dhe wireless, por përfshinë edhe menagjimin e të dhënave të konsumatorëve dhe sistemeve të menagjimit elektronik të relacioneve me konsumatorët (ECRM). e. Raportet me Konsumatorët Konsumatorët është faktori esencial i funksionimit të një banke, ndërsa raportet me konsumatorët janë një qështje e kujdesit të vazhdueshëm, të përmirësimit dhe analizës së thellë të nevoja dhe dëshirave të konsumatorëve. Njësi të veçanta krijohen nëpër kompani dhe banka vetëm për tu kujdesur për relacionet me konsumatorët. Në aspektin e e- biznesit, ka shumë elementë që kanë të bëjnë me raportet në mes të bankës dhe konsumatorëve, të cilat do ti paraqesim më detajisht në kapitujt e e-banking dhe koncepteve tjera të e-biznesit. f. Përcjella e tregut dhe ridefinimi Për zhvillimin e strategjisë së biznesit, menagjerët duhet të kenë parasysh pikat e forta dhe të dobëta të bankës së tyre dhe të konkurencës. Gjithashtu duhet të kenë parasysh trendet, pengesat, rreziqet dhe mundësitë në lëminë në të cilën ata veprojnë por dhe në rrethinën sociale, politike, teknologjike dhe ekonomike. Pas një kohe të implementimit të strategjisë së planifikuar, bëhet evaluimi i sukseseve dhe shiqohen pjesët ku strategjia ka 56
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 4-Strategjitë e E-biznesit ngecur apo edhe shiqohen nevojat e ndryshimeve. Kjo imponon nevojën e ridefinimit të strategjisë në periudha të caktuara të aktivitetit për shkak të nevojës së përshtatjes me nevojat e tregut dhe ndryshimeve në teknologjinë e ICT. Për një bankë apo kompani që nuk tregon kujdes në ridefinimin apo rishqyrtimin e strategjisë në mënyrë të vazhdueshme do të ketë vështirësi të konkurojë në tregun elektronik apo financiar. 4.2. STRATEGJIA E KOMPANIVE TË E-BIZNESIT (PËRVEQ BANKAVE DHE INSTITUCIONEVE FINANCIARE) Strategjia e kompanive në e-biznes nuk ndryshon shumë nga strategjia e bankave, por i ka specifikat e veta. Bëhet fjalë këtu kryesisht për kompanitë që kanë një prezencë në Internet të cilën e përdorin për kontakte me partnerët apo konsumatorët në formë të e- mail apo ëeb faqes, apo kompani të cilat përdorin modelin e e-commerce, e-shops, e- auction, paraqiten si ndërmjetës ose janë pjesë e komunitetit virtual. Në rast se kemi një e-commerce kompani, atëherë kjo kompani do të bashkëpunojë ngushtë me bankat me qëllim të procesimit të pagesave me anë të Internetit. 4.2.1. Definimi i strategjisë së kompanisë Figura 4.2 tregon procesin e formimit të strategjisë. Fillon me analizën se ku gjendet kompania në momentin aktual, cila është strategjia dhe parashikimet të cilat i bëjnë menagjerët e kompanisë në lidhje më pozitën aktuale të kompanisë, pikat e forta dhe të dobëta, konkurentët dhe trendet në industrinë e e-biznesit. Shumë kompani të mëdha gjithashtu kanë strategji formale dhe caktojnë menagjerë të cilat kanë për dëtyrë që vazhdimisht të monitorojnë strategjinë e kompanisë. Faza 1. Çfarë bën aktualisht kompania 1. Identifikimi i strategjisë aktuale 2. Identifikimi i parashikimeve Faza 2. Çfarë po ndodh në rrethinë 1. Identifikimi i faktorëve të suksesit dhe të dështimit në e-biznes 2. Identifikimi i përparësive dhe mangësive të konkurencës 3. Identifikimi i ndryshimeve qeveritare dhe sociale 4. Identifikimi i pikave të forta dhe të dobëta të kompanisë në krahasim me konkurentët Faza 3. Çfarë duhet të bëjë kompania si hap i ardhshëm 1. Përcjellja e realizimit të strategjisë në situatën në të cilan ndodhet Fig.4.2. rrethine Procesi i 2. Identifikimi i alternativave të mundshme në rast nevoje formulimit të 3. Zgjedhja e alternativave më të mira strategjisë së kompanisë 57
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 4-Strategjitë e E-biznesit 4.2.2. Zhvillimi i strategjisë Menagjerët e sotëm të kompanive duhet të jenë shumë më fleksibil se në të kaluarën. Më nuk vlen rregulli që me arritjen e përvojës me punë të vazhdueshme mund të arrijnë tek strategjia më e mirë e cila do të jetë valide për shumë vite. Në vend të kësaj, procesi i zhvillimit të strategjisë duhet të jetë shumë më dinamik. Shumë strategë të e-biznesit tentojnë të identifikojnë pikën në mes të modelit më formal dhe statik të paraqitur në Fig.4.2, dhe modelit shumë informal të cilin shumë kompani duket që kanë adoptuar për të përballuar rrethinën shumë dinamike të ndryshueshme të biznesit. Qasjet shumë informale dhe dinamike tentojnë të degjenerojnë nga strategjia në taktikë. P.sh., për të parashikuar një rrezik të mundshëm, kompania mund të zhvillojë aplikacione specifike për tu marrur me problemin specifik. Një kompani krijon web faqen, sa për të pasur një formë të përgjigjes që e kërkon bordi i saj. Tjetra kompani vendosë të shes produktet me anë të portalit duke rishikuar natyrën e produkteve të saj për të determinuar nëse ata ofrojnë vlera të dëshirueshme për Web konsumatorët. Në Fig. 4.3 është paraqitur procesi i strategjisë së e-biznesit që është konceptuar si një qark kontinual. Si rezultat i kësaj, ekipi i strategjisë kurrë nuk e kompleton detyrën e tij; ata vetëm punojnë për të zhvilluar një kuptim të përkohshëm, mundëson angazhime dhe pastaj evaluon rezultatet. 1. Evaluimi i rrethinës së ndryshueshme 5. Implementimi i 2. Evaluimi i pikave të vendimeve dhe forta dhe të dobëta të ndryshimeve kompanisë 4. Krijimi i planit të 3. Krijimi i strategjisë tranzicionit të e- së E-biznesit biznesit Fig. 4.3. Procesi ciklik i formimit të strategjisë së e-biznesit Si po shifet, qasja ciklike nga Fig.4.3 e cila vazhdon pa arritur në ndonjë strategji finale nuk është aq e kënaqshme sikurse qasja lineare (Fig.4.2) që rezulton në strategjinë e cila mund të organizohet sistematikisht në prapavi. Por, qasja lineare nuk është e dukshme në rrethinën e sotme. Askush nuk di se si qasja e konsumatorëve në Internet do të vazhdojë. Sot, shumë konsumatorë të Internetit përdorin kompjuterët personal. Në vitet e ardhshme pritet që shumica e konsumatorëve do të përdorin telefonët, asistentët personalë digjitalë, 58
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 4-Strategjitë e E-biznesit ose TV konsollat. Askush nuk është i sigurtë se cila do të dominojë në të ardhmen. Secila lëvizje e një kompanie të re të e-biznesit shkakton përgjigje të shumë kompanive tjera, dhe inovacionet ndodhin çdo ditë. Më së miri që mund të bëhet për kompanitë është që të arrijë një qëllim të përkohshëm dhe të vazhdojë të shiqojë se çfarë po bëjnë tjerët. Në ndonjë kohë të caktuar, një kompani e re mund të prezentojë një qasje të re e cila do të bëjë që zgjedhja e përkohshme të bëhet e tejkaluar, dhe duhet pastaj ajo të rishiqohet në kuadër zhvillimeve të reja. Nëse kompania arrin të jetë në grupin e atyre që krijojnë inovacione atëherë hyn në grupin e kompanive të respektuara nga ana e konsumatorëve dhe bën që kompanitë tjera të rishqyrtojnë strategjitë e tyre. Modeli ciklik nga Fig.4.3 supozon se kompania ka një strategji në tentativë dhe se ajo është më pak e rëndësishme se ndryshime e vazhdueshme në hapësirën e biznesit. Pika e nisjes ose faza e parë është të arrihet në disa konkluzione të pëgjithshme në lidhje me ndryshimet që ndodhin në rrethinë. P.sh., secila kompani ka nevojë të arrijë sa më afër te konsumatorët e saj për të siguruar se ata dijnë saktësisht se si konsumatorët e tyre preferojnë të përdorin Internetin. Dhe duhet sa më shpejtë të dihet se kur fillojnë të ndryshojnë preferencat e konsumatorëve. Kështu që modeli i strategjisë ciklike supozon që çdo gjë fillon dhe mbaron me strategët të cilët monitorojnë ndryshimet në hapësirën e biznesit. Faza e dytë supozon që strategjia aktuale dhe forcat dhe dobësitë e saj janë evaluuar. Në këtë rast, ato janë rievaluuar në ndërlidhje me ndryshimet më të reja në hapësirën e biznesit. Në fazën e tretë të modelit ciklik kompania arrinë në strategjinë e cila balancon forcat dhe dobësitë e kompanisë me ndryshime në hapësirën e biznesit. Për të arritur këtë, në vend se të fillohet me produktet dhe shërbimet e kompanisë dhe paraqitjen e tyre te konsumatorët e rinjë, rekomandohet që kompania të fillojë të evaluojë grupet e konsumatorëve potencialë dhe pastaj të shiqohet se si kompania mund të ofrojë vlerë te secili grup. Si rezultat i kësaj, kompanitë do të lëvizin përpara duke u fokusuar në strategjinë kryesore, por në të njejtën kohë do të shqyrtojnë një apo më shumë alternativa të cilat mund të rezultojnë të jenë më të volitshme. Modeli ciklik prezenton edhe dy faza të reja: faza në të cilën plani i tranzicionit është krijuar ose azhuruar dhe fazën e cila kërkon nga menagjerët të implementojnë ndryshimet. Mund të kuptohet se asnjëra prej këtyre fazave nuk është pjesë e procesit të zhvillimit të strategjisë. Faza e katërt kërkon krijimin e planit tranzitor të e-biznesit. Ndryshimet e mëdha kërkojnë kohë. Të gjithë kërkojnë ti përgjigjen shpejtë sfidave të e-biznesit. Është vështirë që ndonjë kompani e madhe mund të përshtatë në mënyrë simultane IT Infrastrukturën e saj dhe në të njejtën kohë të kërkojë nga personeli i saj të përdorë softverin e ri të ndryshuar dhe të implementojë strategjitë pa probleme. Mënyra e vetme e një kompanie për të arritur këtë qëllim është të parashikojë ngjarjet në të ardhmen në të cilën IT departamenti ose IT partneri do të mundet të parkrahë çfarëdo ndryshimi të cilin kompania mund të bëjë në kuadër të proceseve të biznesit. 59
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 4-Strategjitë e E-biznesit 4.2.3. Strategjia e internetit Shumica e literaturës së menagjmentit strategjik janë marrur me identifikimin e atributeve ose dimensioneve të orientimit strategjik të kompanisë. Bizneset e bazuara në internet përfshijnë portalet, faqet e ndryshme, provajderët e shërbimeve financiare dhe informative. Këto biznese tentojnë të aplikojnë infrastrukturën e internetit dhe ekonominë digjitale me qëllim të arritjes së pozicionimit strategjik në treg. Për bizneset e bazuara në internet, katër dimensione të orientimit strategjik janë me rëndësi: menagjimi i riskut, inovacioni, efikasiteti operacional dhe intensiteti i marketingut. Për të krijuar dhe mbajtur një pozicionim strategjik, një kompani duhet të aplikojë 6 principe fundamentale: • Duhet të fillojë me qëllim të drejtë: kthim afatgjatë superior të investimeve. Vetëm me bazimin e strategjisë në profit të qëndrueshëm mund të krijohet një vlerë ekonomike. Vlera ekonomike krijohet kur konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë çmimin për produktin ose shërbimin i cili tejkalon koston e prodhimit të tij. • Strategjia e kompanisë duhet te mundësojë parakushtet për krijimin e vlerave, ose grup të përfitimeve të ndryshme nga ato të cilat i ofrojnë kompetitorët. • Për të arritur një përparësi strategjike, kompania duhet të aplikojë aktivitete të ndryshme nga ato të rivalëve ose të realizojë aktivitete të ngjashme në mënyra tjera. • Kompania duhet të heqë dorë nga disa lloje të produkteve, shërbime ose aktivitete me qëllim që të jetë unike ndaj të tjerëve. • Strategjia imponon që të gjithë elementet që përbëjnë kompaninë të përshtaten me njëri tjetrin. Strategjia imponon përcaktimin e zgjidhjeve përgjatë konfigurimit të vlerave të cilat janë të pavarura; të gjitha aktivitetet e kompanisë duhet të veprojnë në koordinim. • Strategjia imponon konitinuitetin e drejtimit. Kompania duhet të definojë qartë strategjinë për të cilën duhet të punojë vazhdimisht, edhe në rast se paraqitet ndonjë pengesë apo mundësi tjetër. Për të kapitalizuar potencialin strategjik të Internetit, udhëheqësit dhe ndërmarrësit duhet të zhvillojnë strategji të cilat do të eksploatojnë këtë potencial. Në disa industri, përdorimi i Internetit paraqet vetëm një ndërrim modest nga praktikat tradicionale. Aktivitetet virtuale nuk eleminojnë nevojën për aktivitete fizike, por shpesh e përforcojnë rëndësinë e tyre. Rëndësia e koordinimit në mes të aktiviteteve të Internetit dhe aktiviteteve tradicionale është e madhe për shumë arsye. Së pari, prezentimi i aplikacioneve të Internetit në një vend zakonisht kërkon angazhime të madhe fizike në ndonjë vend tjetër të konfigurimit të vlerave. E dyta, shumica e aplikacioneve të Internetit kanë disa mangësi në krahasim me metodat konvencionale, siq janë pamundësia e kontrollit fizik të produkteve. 60
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 4-Strategjitë e E-biznesit 4.2.4. Gara për zgjerim, konsumatorë dhe informim Gjenerata e re e e-biznesit po paraqitet, dhe ajo do të formohet më shumë nga strategjia se sa nga eksperimentimi. Beteja për përparësinë kompetitive do të intensifikohet. Beteja do të zhvillohet në tri dimensione: zgjerim-shtrirje, konsumatorë-anëtarësi dhe informim. Deri vonë, ka qenë e mundur të ndahen informata shumë të rëndësishme për një numër të vogël të njerëzve dhe informata më pak të rëndësishme me një numër të madh të njerëzve, por ka qenë e pamundur të ndahen në mënyrë simultane aq shumë informata sa kanë qenë të nevojshme. Dy faktorë kanë ndikuar në ndryshimet fundamentale. I pari, zhvillimi i madh i lidhjeve ka shkaktuar që informatat të arrijnë te çdokush. E dyta, adoptimi i standardeve të zakonshme informative që lejojnë të gjithë të komunikojnë me të gjithë në kosot shumë të ulëta, gati në zero. Tri dimensione të garimit për arritjen e qëllimeve strategjike janë definuar, të cilat janë: Gara për zgjerim-shtrirje – Para se të paraqitet e-biznesi dhe e-commerce, shitoret me pakicë kanë konkuruar për të arritur qëllimin, duke ofruar lokacione të përshtatshme fizike dhe një asortimen të gjerë të të mirave dhe shërbimeve në këto lokacione. Por, numri i lokacioneve fizike dhe i variteteve të produkteve ka qenë i limituar. Secili lokacion fizik e ka pasur koston e tij, dhe ofrimi i variteteve më të mëdha të produkteve e ka ngritur këtë kosto. E-biznesi ofron përmirësim dramatik në zgjerim, sepse e ka funksionin e navigacionit (catalog) dhe është i ndarë nga funksioni fizik (inventari). Nuk ka kufizime në lokacione, dhe nuk ka kufizime në varietet të produkteve. Zgjerimi ka të bëjë me qasjen dhe lidhjen-konektivitetin. Kjo nënkupton se sa konsumatorë mund të pranojë biznesi në të njejtën kohë dhe sa produkte mund tu ofrojë konsumatorëve. Zgjerimi është dallimi më i madh në mes të biznesit elektronik dhe fizik, dhe ka qenë diferencuesi më i madhë kompetitiv për e-biznesin deri më sot. Gara për konsumatorë – Para se të paraqitet e-commerce, furnizuesit kanë qenë të fokusuar vetëm në produktet dhe shërbimet e tyre. Kërkimi i konsumatorëve nuk ka qenë faktor i rëndësishëm kompetitiv në fillim, por më vonë evaluon në strategji të rëndësishme. Me këtë rast paraqiten navigatorët – të cilët mund të jenë programe softverike, evaluatorë ose portale të kërkimit (search engines). Ato nuk shesin asgjë, përveq informatave. Garimi për konsumatorë nuk do të thotë vetëm kujdes ndaj konsumatorëve – secili furnizues, shitës ose navigatorë duhet ta ketë parasysh këtë. Nuk nënkupton vetëm një mënyrë ndihmëse, aktivitet pozitiv ndaj konsumatorëve por do të thotë aplikim i biznesit të mirë. Gara për Informim – Në rast të garimit për zgjerim dhe konsumatorë, pjesëmarrësit tradicional duhet të luftojnë për të mbajtur hapin me tregtarët e Internetit dhe navigatorët. Por ata kanë një përparësi se mund të shfrytëzojnë informatat e detajizuara të konsumatorëve. Furnizuesit mund të përdorin informatat e gjerë për produktet për arritjen e përparësisë. Pasuria në këtë rast nënkupton informata të thella dhe të detajizuara të cilat bizneset mund ti japin konsumatorëve, si dhe informatat e thella dhe të detajizuara që mund të marrin nga konsumatorët. Bizneset elektronike ende nuk kanë arritur të garojnë seriozisht në dimensionin e përfitimit të informatsve. Por informimi bart një potencial të 61
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 4-Strategjitë e E-biznesit madh për të ndërtuar raportet më të ngushta me konsumatorët në të ardhmen e dominuar nga e-biznesi. Informimi përfshin një diapason të gjerë të kategorive siq janë faktet teknike, detajet mbi produktet, dhe këshilla në rast të vështirësive. Informimi në lidhje me konsumatorin në mënyra të ndryshme përshkruhet si database marketing, data mining procesi i sortimit i sasisë së madhe të informatave dhe zgjedhja e informatave relevante, dhe përshtatje e masës së informative (mass customization). Informimi Y Shtimi i zgjerimit Shtimi i përfitimit të konsumatorëve Shtimi i Informimit Tregtia tradicionale X Zgjerimi Fig. 4.4. Raporti në mes të informimit, zgjerimit dhe përfitimit të konsumatorëve Garimi në gjeneratën e re të e-biznesit është ilustruar në Fig.4.4. Pika tradicionale e kompetivitetit X është transformuar në pikën e re Y me anë të informimit, zgjerimit dhe përfitimit të konsumatorëve. Interneti ofron qasje në territor virtual për secilën kompani. Derisa territori fizik është një hapësirë tokësore, e cila është zgjeruar duke përfshirë edhe pjesë të oqeaneve dhe pjesë ajrore, territori virtual mund të definohet si kombinim i informimit, zgjerimit dhe përfitimit të konsumatorëve që ka arritur një efekt të kombinuar të kontrollit në hapësirën virtuale. Territori virtual në këtë rast i takon kompanisë. Nëse kompania nuk ka sukses në të tri dimenzionet, atëherë nuk ka territor virtual. P.sh. nëse kompania është e suksesshme vetëm në dimenzionin e informimit, atëherë Interneti është vetëm një ambasadë e informatave për kompaninë. Atëherë kjo ambasadë e informatave përfaqëson kompaninë në një territor të huaj. 4.2.5. Strategjitë e bllokimit, shpejtimit dhe aleancave Nëse modeli i biznesit të një kompanie i mundëson të arrijë një avantazh kompetitiv, gjasat janë të mëdha që konkurentët do të tentojnë të zënë hapin ose edhe ta kalojnë. Çfarë mund të bëjë firma për të mbajtur përparësinë kompetitive? Për të mbajtur avantazhin, dhe duke pasur parasysh mundësitë, rrethinën dhe teknologjitë, kompania mund të përvetësojë ndonjë pjesë të tri strategjive: bllok strategjisë, strategjisë së shpejtimit dhe strategjisë së aleancave. 62
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 4-Strategjitë e E-biznesit Bllok strategjia – Është strategjia e firmës e cila tenton të ngrisë barrierat rreth hapësirës tregtare të produkteve të saj. Kompania mund të bllokojë në dy mënyra. E para, nëse mundësitë e saj janë të paimitueshme dhe të veçanta sa për tu ofruar konsumatorëve vlera unike, firma mund të kufizojë qasjen në mundësitë dhe aftësitë e saj dhe në këtë mënyrë të mbajë larg kompetitorët. Rasti konkret mund të jetë, nëse firma ka pronë intelektuale që mund të mbrohet dhe dërgon sinjale te imitatorët potencial se paraqet biznes serioz dhe ka qëllim të mbrojë pronën e saj. E dyta, nëse të gjitha kompanitë kanë aftësi të njejta për të performuar aktivitetet, atëherë udhëheqësitt mund të pengojnë hyrjen e tjerëve duke sinjalizuar se çmimet e pas hyrjes do të jenë më të ulëta. Për shembull, nëse një kompani shpenzon miliarda dollarë për të instaluar kabllot fiber optike për lagjet e qytetit, gjasat janë se ajo do të ulë çmimet nëse një firmë tjetër do të ofrojë qasjen me shpejtësi të madhe për të njejtët konsumatorë. Në përgjithësi, sinjalet e tilla mund të evitojnë hyrjen e kompetitorëve të motivuar në profit. Bllokimi funksionon derisa mundësitë e kompanisë janë unike dhe të paimitueshme ose derisa barrierat nga ndërhyrjet tjera zgjasin. Strategjia e shpejtimit – ky lloj i strategjisë pranon se bllokadat ndaj ndërhyrjeve, pa marrë parasysh se sa të frikshme paraqiten, ato shpesh mund të depërtohen, ose eventualisht të bijnë. Qendrimi prapa këtyre bllokadave vetëm i jep kompetitorëve kohë për të për të arritur ose për të kaluar inovatorin. Inovatori shpesh duhet të shpejtojë. Shpejtimi nënkupton ndërrim i disa pjesëve të komponenteve ose lidhjeve të modelit të biznesit, ose për rikrijimin e tërë modelit të biznesit për tu ofruar konsumatorëve vlerë më të mirë. Shpejtimi mund ti japë firmës shumë avantazhe të lëvizësit të parë, duke përfshirë edhe aftësinë për të kontrolluar pjesë të rrethinës së saj. Në kohën e ndryshimeve rapide të teknologjisë, strategjia e shpejtimit bëhet jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse bllokimi është më i vështirë. Strategjia e aleancave – I mundëson kompanisë të bëjë një bashkëpunim strategjik, sipërmarrje të përbashkët, përvetësim. Bashkëpunimi i mundëson kompanisë të ndajë së bashku resurset të cilat nuk i posedon ose dëshiron ti ketë, ose nuk mund ti ketë edhe nëse dëshiron. Resurset e ndara gjithashtu mundësojnë transferin e njohurive. Aleanca ka edhe disavantazhet e saj. Nuk është lehtë për një firmë të mbrojë teknologjinë e saj ose aspektet tjera të biznesit të saj të cilat dëshiron ti mbajë të vetat. Në bashkëpunim, kompania gjithashtu rrezikon të bëhet tepër e varur nga kompania tjetër. Shpesh, shpejtimi kërkon edhe bashkëpunim. Arritja dhe mbajtja e avantazhit kompetitiv shpesh kërkon ndonjë kombinim të këtyre tri strategjive. Pyetja që parashtrohet është: “Kur strategjia e caktuar apo kombinimi i tyre është më i përshtatshmi?”. Dy faktorë influencojnë përcaktimin e strategjisë: I pari, zgjidhja varet në atë se çfarë duhet bërë kompania për të ndërtuar një model të biznesit profitabil. Varet nga ajo se çka e determinon profitin duke marrë parasysh teknologjinë. Së fundi, modeli i biznesit është krejt ajo se çfarë duhet bërë në një shteg afatgjatë. I dyti, koha është esenciale. Strategjia e përcaktuar për tu ndjekur është në funksion të shkallës së revolucionit të teknologjisë – në këtë rast Internetit. 63
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit 5. REALIZIMI I E-BIZNESIT - DIZAJNIMI, ZHVILLIMI DHE MENAGJIMI 5.1. Dilema e fillimit Janë shumë gjëra që duhet të konsiderohen para se të fillohet me afarizimin në e-biznes. Kryesisht, mendohet në e-biznesin në kuptimin e krijimit të një e-commerce web faqeje në Internet, apo të krijimit të një web faqe të bankës në Internet, dhe të gjitha proceset që shkojnë me një afarizëm të tillë. Krijimi, dizajnimi, menagjimi dhe mirëmbajtja e një Web faqeje në Internet involvon investimet në infrastrukturë apo për shërbime, reklamimin, marketingun, raportet me konsumatorët, menaxhmentin, pagesat online, logjistikën, azhurimin e përmbajteve, njohjen e dallimeve kulturale, njohjen e parametrave ligjorë, ofrimin e sigurisë për vizitorët dhe konsumatorët, etj. Por, gjithsesi së pari duhet të dihen qëllimet kryesore që janë qenësore për një afarizëm: çka planifikojmë të ofrojmë, sa jemi të gatshëm të investojmë dhe sa presim të fitojmë? Fillimi i një biznesi në Internet kërkon një planifikim të kujdesshëm, njohjen dhe kuptimin e bazës së konsumatorëve dhe zgjidhjen e produkteve dhe shërbimeve të përshtatshme për ti ofruar. Hapi i parë i planifikimin involvon pyetjet siq janë: Kush do të blejë produktin?, Sa jeni të njohur me Internetin? A planifikoni për të qenë kohëshkurtër apo në periudhë të gjatë? Kush janë konkurentët tuaj? Sa mirë do të paraqiten produktet e juaja? Si do të prezentoni ofertën e juaj të produkteve? Si do të menagjoni dhe procesoni transaksionet? Si do të transportohen produktet pas porosisë? Si do të ballafaqoheni me ndryshimet dhe të papriturat? Si do të kërkoni një përgjigje apo reagim ndaj aktivitetit tuaj?, etj. Korporata të mëdha, ose biznese me një fond të konsiderueshëm, mund të prezentojnë projekte organizatave duke u ofruar zgjedhje të e-biznesit. Korporata tjera mund të organizojnë krijimin e e-biznesit me investime vetjake me anë të aplikacioneve të zhvilluara dhe infrastrukturës vetjake. Për fillimin e një biznesi në Internet, mund të definojmë disa faza: • Planifikimi i biznesit dhe faza e strategjive ; • Faza e zgjedhjes dhe përcaktimit të hardverit, softverit, sigurisë; • Faza e lidhjes në Internet, dalja publike në Internet; • Faza e gjetjes së nikoqirit për web sajt ose dizajnimit të web sajtit; • Faza e marketingut; • Faza e finalizimit dhe implementimit të tërësishëm të planit dhe strategjive; • Faza e mirëmbajtjes; • Faza e zgjerimit, avancimit, përparimit; 64
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit 5.2. Krijimi i planit të e-biznesit Para fillimit të ndërtimit të një sistemi të e-biznesit, duhet të ekzistojë ideja e produkteve dhe shërbimeve të cilat do të ofrohen me anë të Web-it. Ekzistimi i një plani të biznesit është i rëndësishëm. Plani i biznesit mundëson dhe ndihmon në planifikimin e biznesit në letër për qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm. Ky plan paraqet objektivat e biznesit dhe qëllimet afatgjata. Seksionet Definimi i biznes planit të e-biznesit Qëllimi kryesor Definimi i qëllimeve të biznesit. Çka dojmë të shesim? Çfarë shërbimesh dëshirojmë të ofrojmë? Strategjia Të përshkruhet se si dhe pse prodhimi ose shërbimi ynë është i përshtatshëm në treg? Sa është i ndryshëm prej prodhimeve dhe shërbimeve ekzistuese, dhe pse do të jetë fitimprurës? Përkrahja Të paraqitet një fakt që përkrah idenë tonë të biznesit. Si do të realizohen hulumtimet për të arsyetuar këtë ide? Cili është tregu ynë? Cilët janë konsumatorët tanë? Cili është ekipi ynë i menagjimit dhe cilat janë kualifikimet e tyre? Si do të realizohen të ardhurat? Sa do të jenë shpenzimet? Modeli i biznesit Cili model do të implementohet? Si do të realizohen transaksionet? Procesi Të paraqiten hapat e nevojshëm për krijimin e një e-biznesi. A duhet bërë më shumë kërkime dhe hulumtime para se të vazhdohet më tutje? Investitorët do të dëshirojnë të dijnë më shumë se ku po shkojnë paratë e tyre. Tab.5.1. Shembull i planit të e-biznesit 5.3. Implementimi i planit Pas verifikimit të kujdesshëm të planit të biznesit, pas vendimit për fillimin e një e- biznesi dhe nëse është e nevojshme kërkimit të fondeve, mund të fillohet me krijimin e e- biznesit. Hapi i ardhshëm në fillimin e e-biznesit është zgjidhja e hardverit dhe softverit dhe qështjeve që lidhen me të, posaqërisht lidhjes në Internet me anë të provajderëve të Internetit (ISP), të cilët mundësojnë daljen e biznesit në Internet. Për një tarifë të caktuar, ISP i mundëson një kompanie të re të lidhet në Internet, por edhe një paketë të softverit, një llogari në formë të user name (emrit të shfrytëzuesit) me një fjalëkalim, si dhe qasjen në një numër telefoni. Gjithashtu, gati çdo ISP sot ofron edhe shërbimin e nikoqirit virtual (hosting) si dhe mundëson regjistrimin e domenit. 65
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit Në këtë pjesë do të paraqesim pjesët e rëndësishme të ndërtimit të e-biznesit siç janë: përgaditja e daljes publike në web, menagjimi i distribuimit, dërgimin – transportimin, avancimin e përvojave me konsumatorët, dhe përgaditjen për teknologjitë e reja. Ka shumë qështje tjera që janë esenciale për krijimin e e-biznesit. Këto përfshijnë pagesat elektronike – transaksionet monetare online, krijimi i komunikimeve, hardverit dhe softverit, marketingu i web faqeve, etj. Këto qështje do të diskutohen më tutje në këtë kapitull por edhe në kapitujt e ardhshëm. Fig. 5.1. Skema e organizimit të ISP në ofrimin e shërbimeve të Internetit 5.3.1. Zgjedhja e emrit të domenit Emri i domenit paraqet emrin që përdor e-biznesi për web sajt të tij. Zakonisht është një emër që përcillet me një ekstenzion p.sh. kompaniaime.com, dhe që shkruhet në formën http://www.kompaniaime.com. Zgjedhja e emrit sa më të përshtatshëm të domenit është e rëndësishme për tu identifikuar më lehtë në Internet, dhe për tu interpretuar më mirë në gjuhët dhe kulturat tjera. Emri i plotë i kualifikuar i prezencës së kompjuterëve - web serverëve, si psh, kompaniaime.com përbëhet nga tri pjesë kryesore: emri i web nikoqirit të cilin e përdorin shumica e web serverëve – www (World Wide Web), pastaj emri i domenit i cili shpesh paraqet emrin e kompanisë që posedon faqen ose është një fjalë që përshkruan faqen, në këtë rast – kompaniaime, dhe pjesa e tretë është ekstenzioni që paraqet shkurtesën e tipit të organizatës e quajtur edhe si top-level domain (TLD) – domen i nivelit të lartë, në këtë rast com. 66
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit Menagjimi i shumicës së TLD është i deleguar palëve përgjegjëse ose organizatave nga ana e ICANN, e cila udhëheqë me Autoritetin e Numrave të atribuuar të Internetit (Internet Assigned Numbers Authority – IANA). IANA aktualisht ofron këto grupe të domenëve të nivelit të lartë (TLD): Domenët e infrastrukturës – Ky grup përbëhet nga një TLD, Address and Routing Parameter Area (ARPA). Menagjohet nga vet IANA. Domenët e nivelit më të lartë gjenerik – Domenët gjenerik janë të hapur për regjistrim nga kushdo në botë. Këtu bëjnë pjesë: .biz – domenët e dedikuar për organizata biznesi, .com – ka qenë njëri prej TLD-ve origjinal, i krijuar në Janar të vitit 1985, dhe konsiderohet më i përdoruri në Internet. Në fillim është administruar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA. Pas dedikimit të administrimit në organizata të ndryshme, tani ky domen është nën administrim të nënkontraktuar nga ana e Network Solutions Inc., .info – i dedikuar për web faqe informative, .name – i dedikuar për emrat real individual, pseudonimet, shkurtesat e emrave ose emra tjerë personal. Nuk ka qenë plotësisht funksional deri në Janar 2002. .net – ose network, është njëri prej TLD original i krijuar në Janar të 1985. Fillimisht ka qenë i krijuar për përdorim për kompjuterët e provejderëve të rrjetës si p.sh. ISP. Formalisht nuk ka kufizime formale për të regjistruar emrin me .net. Mjaft i popullarizuar nga operatorët e rrjetës, konsiderohet edhe si .com i dytë. Ky TLD aktualisht operohet nga VeriSign. .org - ose organization, është njëri prej TLD original i krijuar në Janar të 1985, në fillim i krijuar për qëllim të regjistrimit të organizatave që nuk kanë plotësuar kërkesat e TLD-ve tjera. Korporata MITRE ka qenë grupi i parë që ka regjistruar .org emër, mitre.org në korrik të 1985. Ky TLD, që nga 1 Janari 2003 operohet nga Public Interest Registry. Nuk ka kufizime në regjistrimin me .org. Domeni .org më shumti ndërlidhet me organizatat joprofitabile. Për shkak të kësaj ndërlidhjeje, shumë përdoret edhe nga lëvizjet open-source (kodi burimor i hapur dhe joprofitabil) si kundërshtim nga .com domenët që përdoren më së shumti nga bizneset. Shumë vende kanë ose krijojnë domenë të nivelit të dytë si shtesë në kodin e tyre të vendit. Domenë të tillë të nivelit të dytë janë .org.xx ose .or.xx, ku .xx paraqet kodin e domenit të vendit. Psh, .jp dhe .uk organizojnë regjistrimet në këtë mënyrë. .pro – TLD i dedikuar për përdorim biznesi nga ana e profesionistëve të kualifikuar. Ekstensioni është krijuar në Qershor të 2004, me leje të regjistrimit të kufizuar për juristët, kontabilistët, mjekët dhe inxhinierët në Francë, Kanada, Britani të Madhe dhe SHBA. Regjistarët të cilët ofrojnë regjistrimin në .pro janë Encirca, Network Solutions dhe Domain People. Domenët e nivelit të lartë të kodeve të vendeve – Përdoren nga vendi ose trerritori i caktuar. Është i përbërë nga dy shkronja, që paraqesin kodin e vendit, të bazuar nga standardi ISO 3166. 67
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit Domenët e sponzoruar – Këto domene janë të propozuar dhe sponzoruar nga agjensitë private ose organizatat të cilat krijojnë rregullat e përodrimit të tyre. Domenët e nivelit më të lartë gjenerik me restriksione – Të ngjashëm me grupin gjenerik, vetëm se kushtet e regjistrimit dhe të përdorimit janë më të kufizuara. Tab.5.2. Struktura e TLD Domenët e nivelit më të lartë (TLD) Ekzistues Gjenerik .biz , .com , .info , .name , .net , .org , .pro Të sponsoruar .aero · .asia · .cat · .coop · .edu · .gov · .int · .jobs · .mil · .mobi · .museum · .tel · .travel Infrastrukturë .arpa Të rezervuar .example · .invalid · .localhost · .test Pseudo .bitnet · .csnet · .local · .root · .uucp · .onion/.exit Të propozuar Lokacione .berlin · .lat · .nyc Gjuhë dhe .bzh · .cym · .gal · .lli · .sco nacionalitete Teknike .geo · .mail Tjera .kids · .post · .shop · .web · .movie , .xxx Kodet e vendeve (ISO 3166) .us – SHBA, .al – Shqipëri, .au – Australi, .gb – Britania e Madhe, etj. Faqet e caktuara ose kompanitë në web mund të ndihmojnë në regjistrimin e emrit të domenit. Disa prej tyre më kryesore janë: www.domainit.com , www.register.com dhe www.networksolutions.com. Kostoja e regjistrimit të një emri të domenit varet nga ekstensioni. Zakonisht mbajtja e pronësisë mbi emrin e domenit kërkon një regjistrim, i përcjellur me regjistrime të mëvonshme vjetore. Çmimi ndryshon nga 30$ në 200$ për emër. 5.3.2. Menagjimi i zingjirit të furnizimit: Distributorët, prodhuesit dhe Ofruesit e transportimit Interneti gjithashtu mund të ndihmojë në kompletimin e procesit të pas procesimit të porosisë në kuptimin e procedurave logjistike – deponimin e mallërave, transportimin, distribuimin, menagjimin e inventarit, procedurat e kthimit të mallërave, etj. P.sh. bizneseve nuk u kërkohet më të mbajnë sasi të mëdha të mallërave. Në vend të kësaj, me anë të menagjimit të kompletimit online, këto kompani mund të mbështeten te prodhuesi 68
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit (prodhuesi direkt i prodhimit) ose te distributori (furnizuesi që ka rolin e ndërmjetësit në mes të prodhuesit dhe shitësit, shpediteri, agjenti), të cilët i furnizojnë me mallëra sipas nevojës. Kjo u mundëson e-bizneseve me furnizim të bazuar në Web për të pranuar kërkesa të sajuara posaqërisht nga konsumatorët. P.sh, kompania Dell (www.dell.com) u mundëson konsumatorëve zgjedhjen e pajisjeve të veçanta të cilat dëshirojnë ti montojnë në kompjuterët e tyre. Aftësia e anëtarëve në zingjirin e furnizimit për të përcjellur me kujdes procesin e realizimit të plotë të porosisë e ngrit ndjeshëm efikasitetin. Mekanizmat e realizimit të porosisë duhet çdo herë të jenë të njohur nëse produkti është në depo, nëse ka dalur prej deposë, nëse është dërguar dhe kush e ka nënshkruar. Për e-bizneset të cilat mbajnë mallëra në depo, duhet të zgjedhin shërbimin e transportimit. Ka shumë kompani të cilat ofrojnë shërbime për e-bizneset si shtesë në shërbimet e tyre të rregullta të transportimit (Tab.5.3.) Tab.5.3. Opcionet e dërgesave të disa kompanive në shërbim të E-biznesit Kompania URL Shërbimi Përshkrimi i shërbimit UPS www.ups.com UPS Online™ - Konsumatorëve u mundësohet të përcjellin Prëcjellshmëria transportin e dërgesave nga Web faqja UPS Onlin™e -tarifat Konsumatorëve u mundsohet të shohin dhe zgjedhja e opcionet e transportimit dhe tarifat nga Web shërbimit faqja UPS Online™ – koha Konsumatorëve u mundësohet të dhe tranziti parashikojnë kohën në mes të transportit dhe liferimit UPS Online™ – Verifikon informatat e dhëna në lidhje me Verifikimi i adresës transportimin USPS www.usps.gov NetPost™ Online Mundësohet përgaditja e porosisë dhe listës dërgesa së dërgesave në kompjuter për distribuim në Shërbimin postar me anë të web-it. Transporti Online™ I mundëson afaristëve të porosisin furnizimet me anë të transportit, përgatisin etiketat e transportit, përcjellin dërgesën dhe determinojnë shpenzimet postale PosetCS™ I mundëson afaristëve të dërgojnë dokumente në mënyrë të sigurtë me anë të Internetit FedEx www.fedex.com FedEx Ship I mundëson konsumatorëve të menagjojnë Manager™ dërgesat online 5.4. Nikoqirët e Web-faqes (Web-Site Hosting) Shërbimi i web hosting ose web nikoqirit është lloj i shërbimit të nikoqirit në Internet që u mundëson individëve dhe organizatave të promovojnë faqen e tyre të webit me anë të World Wide Web-it (www). Web-hosting kompanitë, ose nikoqirët e web faqeve, ofrojnë produkte dhe përkrahje për kompanitë, organizatat dhe individët për tu ofruar ndihmë në krijimin dhe mirëmbajtjen e Web faqeve. Këto janë kompani të cilat ofrojnë hapësirë në serverin e tyre për ti shërbyer klientët e tyre, si dhe të ofrojnë lidhje në Internet, zakonisht në qendrën e të dhënave (data center). Web nikoqirët gjithashtu mund të ofrojnë hapësirë 69
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit për të dhëna (data center space) dhe lidhje në Internet për serverët të cilët nuk i posedojnë të jenë të lokalizuar në qendrën e tyre të të dhënave, e që quhet edhe si kolokacioni. Llojet e shërbimeve janë të ndryshme. Më e zakonshme është web faqja dhe një hosting i skedarëve (file hosting) i shkallës së vogël, në të cilin skedarët mund të ngarkohen (uploaded) me anë të protokollit FTP – File Transfer Protocol (Protokolli i transferit të skedarëve) ose me anë të programeve të Web-it. Skedarët dërgohen në Web “ashtu siç janë” ose me procesime të vogla. Shumë provajderë të Internetit (ISP) ofrojnë këto shërbime falas për regjistruesit e tyre (konsumatorët). Web site hosting mund të sigurohet edhe nga provajderë alernativë. Web hostingu personal zakonisht është falas, i sponzoruar nga reklamimet ose me çmim të lirë. Web site hosting për biznes zakonisht ka shpenzime më të mëdha. Fig. 5.2. Web hosting opcionet nga Yahoo Shpenzimet e web hosting që i ofrojnë nikoqirët e webit kryesisht janë për periudha mujore dhe vjetore, dhe atë për një grup opcionesh të ofruara. Këto shkojnë nga më të lirat që varirojnë në mes të 5 – 12 $ e ku përfshihen paketat bazë me një hapësirë të caktuar të deponimit të informatave (deri 50 Gb), transferin e të dhënave (deri 1 Gb), etj. Hosting me vetëm një web faqe zakonisht është i mjaftueshëm vetëm për web faqet personale. Nikoqiri gjithashtu mund të ofrojë edhe një interface – program të qasjes apo një panel të kontrollit për menagjimin e Web serverit dhe instalimit të skripteve si dhe shërbimeve tjera, si psh e-mail. Disa nikoqirë janë të specializuar në disa lloje të softverëve ose të shërbimeve (p.sh. e-commerce). Kompanitë më të njohura të web-hosting: Hostmonster.com - http://www.hostmonster.com/ BlueHost.com - http://www.bluehost.com/ 70
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit Yahoo! Small Business - http://smallbusiness.yahoo.com/ MSN Web hosting - http://msnwebhosting.com Lxwebhosting.com - http://www.lxwebhosting.com Lunarpages - http://www.lunarpages.com/ Hostgator.com – http://www.hostgator.com Hostrocket.com – http://www.hostrocket.com Simplehost.com – http://www.simplehost.com Kompanitë më të njohura për e-commerce hosting: • Yahoo! Small Business - http://smallbusiness.yahoo.com/ • Netfirms.com • ProStores.com • Dotster.com • iRepublics.com • OLM.net • Homestead.com • Apollo Hosting.com Vërejtje: Të dhënat më lart mund të mos jenë aktuale në momentin kur e lexoni këtë tekst. 5.4.1. Gjetja e web nikoqirit Web nikoqiri është zakonisht i ofruar si pjesë e planifikimi të përgjithshëm të qasjes në Internet. Konsumatori duhet të dijë të evaluojë nevojat për aplikacione që do të aplikohen në web- in e tij për të zgjedhur se çfarë lloji të hostingut të përdorë. Këtu bëhet fjalë për zgjedhjen e softverit për serverin e databazave, softverët e programimit dhe sistemet operative. Shumë provajderë të hostingut ofrojnë Web hostingut e bazuar në sistemin operativ Linux, pasi që ofron një varietet të softverëve. Klienti i webhostingut mund të kërkojë shërbime të tjera, siq janë e-mail për biznesin e tyre, domenin, databazat ose shërbimet multi-media për video ose audio media (streaming media). Konsumatori mundet gjithashtu të kërkojë Sistemin Operativ Windows si platformë e hostingut. Konsumatori mund të zgjedhë aplikacione të programimit. 71
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit Paketet e web hostingut shpesh përfshijnë Sistemin e Menagjimit të web përmbajtjes (Web Content Management System), ashtu që shfrytëzuesi mos të ketë nevojë të brengoset sa i përket aspekteve teknike. Këto sisteme të menagjimit janë shumë të preferueshme për shfrytëzuesit mesatarë, por për ata që dëshirojnë më shumë kontrollë në dizajnimin e web faqeve të tyre, kjo teknologji mund të mos jetë adekuate. 5.5. Web dizajni Një faqe e dizajnuar mirë dhe e lehtë për tu naviguar është një element themelor i suksesit në e-bzines. Derisa dizajni i zgjedhur mirë dhe grafika atraktive mund të tërheqë konsumatorët në fillim, përmbajtja duhet të jetë bazë e suksesit. Dizajnimi i web faqes është proces i konceptualizimit, planifikimit, modelimit dhe ekzekutimit të përmbajtjes elektronike mediale në Internet në formë të teknologjive (siç është html) të përshtatshme për interpretim dhe prezentim nga ana e brovserëve të Internetit (Internet Explorer, Firefox) ose me anë të panelëve grafik (GUI- Graphical user interfaces). Qëllimi i web dizajnit është të krijojë web sajtin - koleksion i skedarëve elektronikë që qëndron në një apo më shumë web serverë, që prezentojnë përmbajtjen te shfrytëzuesi në formë të web faqeve të kërkuara. Elementë të përmbajtjes mund të jenë në formë të tekstit, formave, fotografive bitmap (gif, jpeg, png) etj, të cilat mund të vendosen në faqe duke përdorur programimin html, xhtml, xml, asp, etj. Paraqitja e mediave më komplekse siç janë grafika vektoriale, animacionet, video, audio zakonisht kërkon programe shtesë siq janë Flash, QuickTime, Java run-time, etj. Këto shtesa gjithashtu janë të inkorporuara në web faqe duke përdorur html ose xhtml. Web faqet klasifikohen në statike dhe dinamike. Faqet statike – nuk e ndryshojnë përmbajtjen dhe formën pa ndonjë intervenim eksplicit nga ana e zhvilluesit të webit ose programerit, të cilët në mënyrë manuale i aplikojnë ndryshimet. Faqet dinamike – E adaptojnë përmbajtjen e tyre varësisht nga inputet e shfrytëzuesve ose interaksionit dhe ndryshimeve në aspektin programues (koha, modifikimet në databazë, etj.). Përmbajtja mund të rregullohet dhe ndërrohet në dy mënyra: • Nga ana e klientit (kompjuteri i klientit) me përdorimin e gjuhëve programuese nga klienti (Javascript, Actionscript, media playerët) për të aktivizuar DHTML elementët. • Në server duke përdorur gjuhët programuese të serverit (PHP, ASP, PERL, Coldfusion, JSP, Python, etj.). Të dy këto qasje zakonisht përdoren në aplikacione komplekse. Me specializimin dhe profesionalizimin gjithnjë në ngritje në dizajnin e komunikimeve dhe fushat tjera të teknologjisë informative, paraqitet një tendencë për të ndarë web dizajnin si term vetëm 72
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit për web faqet, dhe web programimin si një term për aktivitetet e përgjithshme të shërbimeve të bazuara në web. Ekzistojnë shumë modele të dizajnimit të web faqeve, dhe këto modele po ndërrojnë me zhvillimet e reja në Internet. Në web faqet jokomerciale, modelet mund të varen nga paraqitja e dëshiruar dhe përgjigjet. Për web faqet tipike komerciale, modelet kryesore të web dizajnit përbëhen nga: Përmbajtja – substanca dhe informata në sajt duhet të jetë relevante me faqen dhe duhet të paraqesë përmbajtjen që dërshirohet ti paraqitet publikut. Përdorimi – Faqja duhet të jetë e lehtë për shfrytëzim, me lehtësi të navigimit dhe të pamjes. Pamja – Grafika dhe teksti duhet të përfshijnë një stil konsistent në tërë faqen, për të paraqitur konsistencën. Prezenca – Faqja duhet lehtë të gjindet me anë të shumicës së portaleve të kërkimit dhe mediave të marketingut. Aplikacionet komerciale më të njohura të dizajnimit të web faqeve janë: • Adobe Dreamweaver 8 • Microsoft Front Page – Expression Web 2 • CofeeCup for Windows • Web Easy Professional 6.0, • Nvu 1.0, • Easy Web Editor 2006, • WYSIWYG Web Builder 3.4, • Web Studio 4.0 Fig. 5.3. Dizajne të suksesshme të web faqeve 73
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit Pas kompletimit të web sajtit, duhet bërë publikimin e saj ose të ngarkohet (upload) në mënyrë që të jetë e dukshme për publik në Internet. Publikimi mund të bëhet me anë të web serverit. Ngarkimi mund të bëhet me anë të FTP protokollit. Pas publikimit, web zhvilluesi mund të përdorë teknika të ndryshme për të rritur trafikun, ose klikimet në web sajt. Gjithashtu bëhet edhe aplikimi në faqet e kërkimit, siq janë ato të Yahoo dhe Google, këmbimi i lidhjeve (hyperlinks) me web faqet tjera, krijimi i përmbajtjeve me web faqet e ngjashme, etj. 5.6. Planifikimi i web sajtit Para krijimit dhe ngarkimit të web faqes, është me rëndësi të planifikohet me kujdes përmbajtja dhe detajet tjera. Gjithmonë duhet të kihet parasysh qëllimi që dëshirohet të arrihet si dhe audienca që do të shiqojë faqet. Qëllimi i dizajnimit të web faqes është hapi i parë në procesin e planifikimit. Sqarimi i qëllimeve afatshkurtëra dhe afatgjata të web faqes ndihmon procesin e planifikimit dhe ekspanzionit të mëtutjeshëm të sajtit si dhe modifikimet, përmirësimet, etj. Definimi i audiencës ose konsumatorëve është hap tjetër i rëndësishëm i planifikimit të web faqes. Audienca është grupi i njerëzve që pritet të vizitojë web sajtin. Këta njerëz do të shiqojnë web sajtin për arsye specifike dhe është e rëndësishme të njihet saktësisht se çfarë po kërkojnë kur e vizitojnë faqen. Evaluimi dhe organizimi i përmbajtjes kërkon që qëllimi i krijimit të web sajtit të definohet qartë. Mbledhja e listës së përmbajtjes së nevojshme dhe pastaj organizimi i saj në bazë të nevojave të audiencës është hap i rëndësishëm i planifikimit të web faqes. Faqja e kompanisë duhet të përvetësojë vëmendjen e konsumatorëve dhe ti mbajë ata sa më gjatë në faqe derisa të rezultojë në një shitje. Ka disa kompani të cilat ofrojnë shërbimet për web dizajn, psh www.eprise.com, të cilat ndihmojnë bizneset të azhurojnë përmbajtjen rregullisht. Në Internet ka shumë shembuj të faqeve të dizajnuara mirë. Këto faqe theksojnë veqanërisht emrin dhe logot e tyre, skemat kolorite paraqiten në secilën web faqe. Informatat e kontaktit janë lehtë të identifikuara. Shumë kompani të e-commerce i konstruktojnë faqet e tyre sipas grupeve të ndryshme të konsumatorëve – shtëpi, zyre të vogla, biznese të vogla, korporata të mëdha, institucione qeveritare, dhe institucione edukative, të cilave veçmas iu krijojnë linke në përmbajte shtesë. Një faqe e mirë e e-commerce i mundëson konsumatorit të gjejë lehtë produktet, çmimet e produkteve dhe të shërbimeve. Duhet të definohen saktë secila kategori e artikujve. Organizimi i mirë i web sajtit është shumë i rëndësishëm. Online konsumatorët njohin shumë web faqe të e-commerce, prandaj qëndrimi i tyre më i gjatë në një web faqe dhe mundësia e blerjes shtohet nëse ajo faqe është mirë e organizuar. Faktorë tjerë që mund të largojnë konsumatorët janë shërbimet e dobëta për konsumatorë, oferta e dobët me artikuj, vonesat në dërgim të mallërave, procedurat e dobëta të kthimit të mallërave, etj. Gjithashtu faktor tjetër i largimit të konsumatorëve janë ndryshimet e shpeshta dhe radikale të pamjes së web faqes dhe gjetjes së shërbimeve të dëshirueshme. 74
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit Web faqet duhet të dizajnohen sipas preferencave të konsumatorëve. Kërkimet e tregut mund të tregojnë shumë sa i përket preferencave, që mund të jenë sipas regjioneve, kulturave, moshës, gjinisë, etj. Tjetër faktor i rëndësishëm është dërgimi i produkteve. Sistemi duhet të përmbajë edhe sistemin e përcjelljes që tu mundësojë shitësve kur dhe kush e ka pranuar produktin. Një e-mail përcjellës pas porosisë është shtuar si një metodë taktike për të falënderuar konsumatorin dhe konfirmuar porosinë. Me qëllim të ngritjes së kualitetit për plotësimin e kërkesave të konsumatorëve, ekzistojnë edhe disa mundësi tjera të cilat mund të implementohen për t’iu përshtatur kërkesave të konsumatorit. Njëra ndër teknologjitë të cilat mund të ngrisin kualitetin e web faqes është edhe opcioni i kërkimit. Ka disa faqe, të cilat ofrojnë implementimin e opcionit të kërkimit në web faqe. Njëra prej tyre është www.freefind.com, e cila pas kërkesës, dërgon HTML kodin me anë të e-mail i cili pastaj implementohet në web faqe. Kërkimi mund të përdoret nga shfryëzuesit për kërkimin nga grupi i artikujve apo edhe ndonjë term apo fjalë të caktuar. Agjentët intelegjent – janë softverë të cilët komunikojnë me shfrytëzuesit dhe dallojnë dhe evidentojnë preferencat e konsumatorëve. Kur aplikohen në web faqe, ata mund të ndihmojnë për tu ofruar nevojave të konsumatorëve, me krahasimin e preferencave të tyre të kaluara dhe përshtatjen e faqes me kërkesat e tyre. Amazon.com është një shembul i mirë për këtë. Shfrytëzuesit e regjistruar janë të mirëaseardhur me ndonjë porosi të mirëseardhjes dhe në qoftë se bleni një libër nga ndonjë lëmi e caktuar, psh e kompjuterëve, atëherë herën tjetër kur vizitohet faqja do të ofrohet lista e tekseteve më të mira dhe më të shitura të kompjuterëve. Agjentët intelegjentë e mundësojnë këtë personalizim. Mënyrë tjetër e ngritjes së kualitetit të web faqes është edhe krijimi i veglave për komunikim me konsumatorët. Mund të implementohet në web sajt ndonjë faqe ku konsumatorët mund të bëjnë pyetje dhe të gjejnë përgjigje në lidhje me produktet apo shërbimet. Një ndër teknikat e përdorura është edhe FAQ – Frequently Asked Questions (Pyetjet më të shpeshta të parashtruara). Informatat e kontaktit të kompanisë gjithashtu janë të rëndësishme. Konsumatorëve duhet tu ofrohen sa më shumë informata të kontaktit, por patjetër ato më themeloret: e-mail adresa, nr i telefonit, nr. i fax-it, dhe adresa postale. 5.7. Diskrecioni dhe mbrojtja e konsumatorëve Përveq ofrimit të një Web faqeje të organizuar mirë, transportimit dhe dërgimit në kohë të porosive dhe presonalizimit të të dhënave të konsumatorëve, duhet të merren edhe hapat për mbrojtjen e konsumatorëve nga keqkuptimet dhe keqinterpretimet. Kjo nënkupton implementimin e rregullit të privatësisë (Privacy Policy), që ka për qëllim të detajizojë qëllimin e përdorimit të informatave private të konsumatorëve. Kjo bën pjesë në kuadër të qështjeve ligjore dhe etike në internet, një lëmi kjo shumë komplekse e Internetit. 75
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit Fig. 5.4. Rregulli i privatësisë i paraqitur në Yahoo! Informimi i konsumatorëve se si do të përdoren informatat e tyre personale, ku përfshihen emri adresa, numrat e tel të kontaktit, informatat shumë të ndjeshme siç janë numrat e kartelave të kreditit etj, janë qështje të ndieshme që mund të ndikojnë thellësisht në vizitimin e web sajtit por edhe suksesit të e-biznesit. Gjithashtu bizneset duhet të paraqesin në faqet e tyre lutjen për mirëkuptim në rast të ndonjë gabimi gjuhësor, të çmimeve apo të fotografive që mund të paraqitet rastësisht në faqen e tyre. Zakonisht rregulli i privatësisë vendoset si hyperlink në fund të web faqeve. 5.8. Aplikacionet e e-commerce Më lartë në 5.7, treguam për web dizajnin dhe aplikacionet që përdoren për web dizajn. E-commerce faqet në themel janë web faqe të dizajnuara, por të cilat përmbajnë edhe opcionin e shitblerjes dhe të procesimit të porosive të quajtur Shopping Cart – Shporta blerëse, opcionin për zhvillimin e katalogjeve, lidhjen me serverë të caktuar të palëve të treta etj. Aplikacionet e e-commerce ose softverët e e-commerce janë zhvilluar në konceptin e përfshirjes së të gjithë elementëve të një e-shop ose një online store. Ata duhet të ofrojnë së paku këto elemente: • Dokumentacion dhe përkrahje të mjaftueshme • Aftësi për të importuar të dhëna nga skedarët e databazave • Opcionin për procesimin e porosive - shopping cart • Mundësinë për transferimin e të dhënave në mënyrë të sigurtë me përodrimin e SSL (Secure Socket Layer – Protokolleve të sigurisë) dhe këto të dhëna të deponohen në hapësirat e sigurta të serverëve ku palët e paautorizuara të mos kenë mundësi të qasjes. 76
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit • Të kenë mundësi të dërgojnë detaje për konsumatorët me përdorimin e e-mail të enkriptuar. • Veprimet e përditshme të lehta në web sajt, siq janë lejimi i ndryshimeve të bëhet edhe offline (jashtë lidhjes në rrjet) dhe pastaj ato të mund të ngarkohen (upload) në server. • Mundësinë për të shtuar, azhuruar, shlyer dhe korigjuar të dhënat mbi produktet si dhe për promovime speciale. Për të mundësuar këtë, aplikacioni duhet të ketë opcionin e databazës së produkteve të formatit të aplikueshëm e cila mund të ruaj të dhënat. Databaza mund të përmbajë edhe informata tjera siç janë përcjellja e porosive, informatat mbi konsumatorët, etj. • Raporte të detajizuara të analizave të vizitave në web faqe, klikimeve në pjesë të caktuara, përgjigjet e konsumatorëve, etj. Shumica e e-commerce aplikacioneve do të kenë edhe opcione shtesë të cilat janë: • Mundësia e pranimit të porosive dhe pagesave në sa më shumë mënyra – kredit kartelë, kartela debiti, çeqe të letrës, çeqe elektronike, para digjitale (digital cash), fax, telefon. • Mbajtjen e tabelave të para-dizajnuara të taksave dhe tatimeve, ashtu që taksat korrekte të aplikohen për secilën porosi. • Mundësinë e lidhjes direkte me transportuesit siq janë UPS, DHL, së bashku me kalkulimin automatik të shpenzimeve të transportit. • Mundësinë e dërgimit të njoftimit të porosisë me e-mail në mënyrë automatike tek konsumatorët së bashku me numrin unik të porosisë për përcjelljen e saj. • Mundësia e regjistrimit në portalët e kërkimeve (Search engine). Mund të hasen edhe disa opcione më të avancuara, siq janë: • Autorespondentët (opcione të e-mail që dërgojnë dhe përgjiegjen në mënyrë automatike në e-mail porosi). • Dhomat e chat. • Mundësinë e procesimit të lehtë të porosive online. • Opcionet e lirimeve në shitje për raste të caktuara (konsumatorë të rregullt, sasi e madhe e blerjeve, rastet e festave, etj). • Opcionet e menagjimit të inventarit, të cilat mund të largojnë produktin në mënyrë automatike kur kërkesa për atë produkt është më e ulët se e planifikuar. • Opcionet shtesë të marketingut siç janë mirëmbajtja e historisë së blerjeve të konsumatorëve dhe preferencat e tyre, mundësitë e mbajtjes së kontaktit me konsumatorët, etj. • Opcionet e përkrahjes së logjistikës inverse – kthimit apo refuzimit të mallërave. 77
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit Disa nga aplikacionet më të njohura të e-commerce janë: • Os-Commerce • PayPal Shop Builder • AceFlex B2C (www.aceflex.com). • SalesCart (shtesë e Front Page dhe Dreamweaver) • Cartweaver (shtesë e Dreamweaver) • ecBuilder Pro 6.0 (www.ecbuilder.com). • Fortune 3 • ShopFactory • GoEmerchant • WebCart • 3DCart • eOrdering Professional • Shopping Cart Professional • NetStores E-commerce Shopping Cart Fig. 5.5. Faqja e Amazon.com – me elementin e Shopping Cart - shportës blerëse Shopping Cart ose shporta blerëse konsiderohet pjesa më e rëndësishme e e-commerce aplikacioneve. Kjo është pjesa ku konsumatorët vendosin mallërat në listë. Pas zgjedhjes së mallërave, softveri kalkulon total për porosi, duke përfshirë transportin dhe paketimin, shpenzimet dhe taksat e aplikueshme. 78
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit Në përgjithësi, shopping cart përmban këto informata: • ID të shfrytëzuesit (numrin unik) • Numrin e mallërave të zgjedhura • Çmimin e tërë të mallërave të zgjedhura • Listën e mallërave të zgjedhura, duke përfshirë edhe kodin e porduktit, sasinë e porositur, çmimin për njësi • Përshkrimin e mallërave të porositura Fig. 5.6. Ikonat e Shopping Cart në aplikacione 5.11. Aplikacionet e zhvillimit të e-biznesit – Server sistemet Deri më tani paraqitëm opcionet e planifikimit dhe zhvillimit të e-biznesit të cilat ishin në gjetjen e nikoqirëve, dizajnimit të përgjithshëm të web faqeve dhe e-commerce aplikacionet (softverët). Por, për zhvillimin e e-biznesit ekzistojnë edhe zgjidhje në formë të paketave të aplikacioneve të cilat ofrohen, e që janë aplikacione shumë të fuqishme për përkrahjen e zhvillimit të e-biznesit. Këto aplikacione kanë përparësi të shumta në krahasim me e-commerce hosting apo me e-commerce softverët që përmbajnë opcionet e shportës blerëse. Përveç që ofrojnë mundësinë e zhvillimit të e-commerce faqes, kanë edhe opcionet për zhvillim dhe planifikimit të e-biznesit, duke përfshirë planifikimin strategjik, menagjimin e inventarit, menagjimin e transaksioneve, ofrimin e shërbimeve të sigurta të pagesave me protokollet e sigurisë, ofrojnë katalog të madh të produkteve, mbajtjen e databazës së produkteve, databazës së konsumatorëve si dhe të mundësisë së web dizajnit të suksesshëm. Aplikacionet më të njohura ofrohen si paketë komplete në formë të server aplikacioneve. Karakteristikë e tyre është se janë sofverët më të shtrenjtë nga të gjitha aplikacionet ekzistuese. Çmimet e tyre për ndonjë organizatë të madhe mund të shkojnë në qindra mijëra euro. Janë të njohur edhe me termin E-commerce serverët. Aplikacionet më të njohura të zhvillimit të e-biznesit janë: • Microsoft Commerce Server – http://www.microsoft.com/commerceserver/default.mspx • Oracle E-Business Suite - http://www.oracle.com/applications/e-business- suite.html • Orasun Core Server - http://www.orasun.com 79
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit • In Site Commerce - http://www.insite-commerce.com • MainStreet Business Flow - http://www.mainstreetcommerce.com/ • PureCommerce - http://www.bx.com/solutions/ecommerce_softëare/ • Custom Commerce - http://www.technicon.com 5.11.1. Microsoft Commerce Server Microsoft Commerce Server® është një vegël e krijimit të sistemeve të e-biznesit e krijuar nga kompania Microsoft. Ndihmon në krijimin e zgjidhjeve të e-commerce dhe Web faqeve me performansa të larta, vegla të përshtatshme që lehtësojnë instalimin, menagjimin dhe qështjet administrative. Madhështia e këtij sistemi është se përkrahjen për pëpunimin e të dhënave e ka në server sistemin e njohur të bazës së të dhënave – Microsoft SQL Server i cili është i integruar në këtë sistem. Microsoft Commerce Server 2007 ofron zgjidhje gjithpërfshirëse për shumë skenare të biznesit, duke përfshirë: Porositë dhe inventari, Katalogu, Marketingu, Profilizimi i përmbajtes së konsumatorëve, Sistemin e menagjimit të deposë së të dhënave, Shitjet digjitale të llojit të Biznesi te konsumatori (B2C), Shërbimet e dërgesave online, E- prokurementi dhe komunitetet tregtare, Kombinimi i Biznesi te konsumatori (B2C) dhe biznesi te biznesi (B2B), Portalet vetëshërbyese të cilat përdorin katalogjet, profilet, etj. Fig. 5.7. Faqja e Microsoft Commerce Server 5.11.2. Oracle E-Business Suite Në kuadër të grupit të aplikacioneve të kompanisë Oracle®, E-Business Suite (“EB- Suite” ose “EBS”) është aplikacion i cili merret me planifkimin dhe menagjimin e 80
  • Dr.Ilir Doçi - E-biznesi Kapitulli 5-Realizimi i E-biznesit biznesit elektronik të një korporate, duke mos u kufizuar vetëm në e-biznes. Ky aplikacion përbëhet nga koleksioni i aplikacioneve siç janë: Planifikimit të resurseve të korporatës (ERP), menagjimit të relacioneve me konsumatorë (Customer relationship management- CRM), dhe menagjimit të zingjirit të furnizimit (Supply-chain management) të gjitha të zhvilluara nga Oracle. Softveri përdor teknologjinë e Oracle të quajtur Sistemi i menagjimit të databazave relacionale (Relational Database management system). Aplikacioni i verzionit të fundit (Janar 2007), përfshinë disa linja të produkteve, të cilat janë: • Oracle CRM • Oracle Financials (Financat) • Oracle HRMS (Human Recources Management System) • Oracle Logjistika • Oracle Aplikacionet e zingjirt mobil të furnizimit • Oracle Order Management (Menagjimi i Porosive) • Oracle Transportation Management (Menagjimi i Transportimit) • Oracle Warehouse Management Systems (Sistemet e menagjimit të depove) 5.12. Monitorimi dhe mirëmbajtja e web faqes Një kompani e e-biznesit duhet të ketë parasysh nevojën e mirëmbajtjes dhe testimit të web faqes ne qëllim të reduktimit të kostos së mirëmbajtjes së e-biznesit. Njohja e limiteve të web faqes, siç janë shpejtësia e qasjes, koha mesatare e shkarkimit dhe kapaciteti për shfrytëzuesit mund të reduktojë ndjeshëm ankesat e konsumatorëve. Ka shumë kompani të cilat ofrojnë matjen e kapacitetit të web faqes, siç janë Service Uptime (www.serviceuptime.com/), AlertBot (http://www.alertbot.com/), që ofron montorim të web sajtit dhe të serverit, Web Metrics (http://www.webmetrics.com/), Alertra (http://www.alertra.com/), etj. Informatat e fituara mund të përdoren për të evidentuar nevojat për përmirësime. Njohuria se web faqja është e kufizuar në një numër të limituar të shfrytëzuesve (p.sh. 100) në të njejtën kohë, mund të ndikojë në vlerësimin, planifikimin dhe implementimin e kapaciteteve më të mëdha për web faqen dhe shpejtësisë më të madhe. 81