Osteologjia
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Like this? Share it with your network

Share

Osteologjia

on

  • 4,443 views

 

Statistics

Views

Total Views
4,443
Views on SlideShare
4,440
Embed Views
3

Actions

Likes
3
Downloads
120
Comments
0

1 Embed 3

http://medshqip.com 3

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft PowerPoint

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment
  • Etiologjia e morbus Paget është e panjohur, por akuzohen infeksione të zgjatura nga paramyxoviruses (viruse të ngadaltë).

Osteologjia Presentation Transcript

  • 1. Osteologjia si shkencë Osteologjia është degë e anatmisë që studion indin kockor. Kockat janë organe të forta dhe të bardha, të ndërtuara nga indi kockor. Skeleti është sistemi kockor, i formuar nga lidhja e lëvizëshme, apo e palëvizëshme ndërmjet kockave.
  • 2. Funksionet mekanike të skeletit Skeleti është pjesë e sistemit lokomotor. Skeleti ka këto funksione bazë mekanike: a. Funksioni mbështetës. b. Funksioni lëvizës. c. Funksion mbrojtës.
  • 3. Ndarja e skeletit dhe kockat përbërëse të tij Total – 80 1. Skeleti aksial përbëhet nga1. eshtrat e kokës dhe të trungut: • Cranium cerebralis  8 • Cranium facialis  14 • Ossis accessoris cranialis  7 • Columna vertebralis  26 • Thorax  25 2. Skeleton apendicularis përbëhet nga eshtrat e ekstremiteteve: Total 126 • Extremitatis superiorii – 64 2. • Extremitatis inferiorii – 62.
  • 4. Fillesat embrionale të indit kockor Indi kockor e merr origjinën embrionale nga mesoderma, e cilat ndërtohet nga qeliza mezenkimale.
  • 5. Periudhat embrionale të formimit të indit kockor Zhvillimi embrional i indit kockor ndjek tre stade: 1. Stadi membranoz  java VI – VII e jetës intrauterine. 2. Stadi kërcor  muaji II i jetës intrauterine. 3. Stadi kockor fillon muaji V – VI i jetës intrauterine dhe përfundon 25 -30 vjeç.
  • 6. Proceset biokimike të transformimit në ind kërcor dhe kockor • Chondrocytos qelizë e aftë të sekretojnë kondrinën, e cila i jep matriksit soliditet elastik. • Osteocytos qelizë e aftë të sekretojë oseinën, eKockë Kërc cila është e aftë të precipitojë kripëra minerale, kontribuese në fortësinë e kockës.
  • 7. Pozicionimi funksional i kockës nëhomeostazën e kripërave minerale Kripërat e Ca, P, Cl, F, Mg, që depozitohen në kockë, e transformojnë kockën në organ depo për to. Raporti ndërmjet oseinës dhe kripërave përcakton shkallën e fortësisë dhe të elasticitetit të saj.
  • 8. Tipet e kockëzimit të modelit kërcor Kockëzimi fillon në një pikë të modelit kërcor, që emërtohet nucleus ossificationis. Nga mënyra e shtrirjes së indit 1 kockor, diferencohen 3 tipe kockëzimesh: 2 1. Ossificatio enchondralis. 2. Ossificatio perichondralis. 3. Ossificatio endesmalis.3
  • 9. Struktura e kockës Osteocitet renditen në shtresa, që emërtohen osteone. Mënyra e pozicionimit të osteoneve në raport me njëri-tjetrin formon dy tipe substancash kockore: Substantia compacta. Substantia spongiosa.
  • 10. Kocka si organ Në një kockë diferencohet: • Extremitas (epiphysis) proximalis. • Corpus (diaphysis) • Extremitas (epiphysis) distalis. • Metaphysis është zonë lidhjeje ndërmjet epifzave dhe diafizës.
  • 11. Formimi i kockës si organ Kockëzimi i një kocke merr origjinën nga pika kockëzimi, që janë bërthamat e kockëzimit. Në një kockë diferencohen: • Pikat primare të kockëzimit shfaqen në diafizë, që në moshën embrionale. • Pikat sekondare të kockëzimit janë bërthama kockëzimi në epifiza, që shfaqen pas lindjes dhe formojnë substancë spongioze.
  • 12. Periosti Periosteum është fletë indi lidhor që mbështjell kockën. Ai paraqet dy shtresa: • Shtresa fibroze është shtresa e jashtëme periostale. • Kambium është shtresa e brendëshme periostale. Periosti lidhet me sipërfaqen kockore nëpërmejt fibrave Sharpey.
  • 13. Hapësira palcore i kockës Kanali i palcës së kockës është një hapësirë përgjatë aksit të kockës, e cila mbart palcën e kockës. Palca e kockës ka funksione hemopoetike (Gr. prodhuese të gjakut).
  • 14. Funksioni hemopetik i kockës Palca e kockës pëson një evolucion moshatar: a. Medulla ossium rubra (L. palca e kuqe) është palcë aktive në prodhimin e qelizave të gjakut. b. Medulla ossium flava (L. palca e verdhë) pason degjenerimin e palcës së kuqe, dhe karakterizohet nga ind dhjamor. c. Medulla ossium gelatinosa (L. xhelatinë) haset në pleqëri dhe karakterizohet nga prishja e strukturës qelizore.
  • 15. Vaskularizimi i kockës Vascularisatio ossea realizohet nga enët e gjakut që përfshijnë modelin kërcor nëpërmjet kanaleve kockore, të cilët emërtohen: • Kanalet e Havers shtrihen përgjatë aksit longitudinal të kockës. • Kanalet e Volkman shtrihen përgjatë aksit transversal të kockës.
  • 16. Dinamizmi i strukturës kockore Kocka, me pamjen e saj statike, mbetet një strukturë dinamike në prishje dhe strukturim të pandërprerë: • Osteoblastet qeliza ndërtuese të kockës, që diferencohen në osteocite. • Osteoklasteve qeliza shkatëruese të kockës.
  • 17. Rritja e kockës Rritja e kockës bëhet në dy drejtime në gjatësi dhe gjerësi, nëpërmjet dy kockëzimeve. • Rritja në gjatësi bëhet në nivelin e kërcit të rritjes. • Rritja në gjerësi bëhet me kockëzim periostal, nëpërmjet qelizave blaste të ndodhura në cambium.
  • 18. Maturimi i kockës në rritje dhe zhvillim Procesi i rritjes përfundon në moshën 25 – 30 vjeçare, kur kockëzohet kërci i rritjes. Më tej kocka mbetet në ekuilibër dinamik ndërmjet shkatrimit dhe prodhimit, duke i përshtatur forcave vepruese mbi kockë, strukturën dhe orientimin e osteoneve.
  • 19. Klasifikimi morfologjik i kockave Kockat klasifikohen: 1. Kocka tubulare 3 2. Kocka spongioze 3. Kocka të sheshta 4. Kocka të çrregullta.1 4 2
  • 20. Klasifikimi i kockave tubulare1/a Kockat tubulare klasifikohen në: 1. Kocka të gjata: a. Extremitas superioria: humerus, radius, ulna. 2/a b. Extremitas inferioria: femur, tibia, fibula. 2. Kocka të shkurtëra: a. Manus: 2/b metacarpi, phalangis. b. Pes: metatarsi, phalangis. 1/b
  • 21. Klasifikimi i kockave spongioze Kockat spongioze ndahen 1. në: 1. Kocka të gjata: sternum, costae. 2. Kocka të shkurtëra: a. Carpi (kyçi i dorës). 2/a b. Tarsi (kyçi i këmbës). 3. Kocka sesamoide janë kocka të inkorporuara në tendine, ku përmenden: patella (kupa e gjurit), 2/b pisiformis.
  • 22. Klasifikimi i kockave të sheshta Kockat e sheshta marrin pjesë në konstruksionin e mureve të kaviteteve, 1. apo sipërfaqe fiksative për muskulaturën. Ato ndahen në kocka të: 1. Calvaria cranii (kapaku i kafkës). 2. Scapula (shpatulla).2.
  • 23. Klasifikimi i kockave të përziera Kockat e përziera shfaqin 1. strukturë të përzierë solide dhe spongioze. Ato ndahen në kocka të: 1. Columna vertebralis 2. (shtylla kurrizore). 2. Pelvis (legeni). 3. Basis cranii (baza e kafkës). 3.
  • 24. Terminologjia e përgjithshme e formacioneve kockore Formacionet kockore, në emërtimin e tyre, ndahen në: 1. Formacione artikulare. 2. Formacione joartikulare.
  • 25. Emërtimet e përgjithshme të formacioneve kockore artikulare1/a 1. Eminentiae articularis janë të 1/b ngritura kockore të lëmuara: a. Caput  kokë. 1/d b. Capitulum  kokë e vogël. c. Trochlea  makara.1/c 2/a 2/b d. Cirucumferentia  rrethore. etj. 2. Depressionis articularis janë thellime kockore të lëmuara:2/c 2/d a. Fossa  gropë. b. Acetabulum  kupë uthulle. c. Glenoidea  kokërdhok syri. d. Incisura  e prerë. etj.
  • 26. Emërtimet e përgjithshme të formacioneve kockore jo artikulare 1/b 1/c 1. Eminentiae osseae (të ngritura 1/a kockore):1/d a. Tuber (e fryrë); b. Tuberositas 1/e 1/f (ashpërsi); c. Processus (zgjatim); d. spina (gjemb); e. crista (kreshtë); f. linea (vijë, linjë). 2/b 2/c 2. Depressionis osseae (të thelluara 2/a kockore): a. fossa (gropë); b. sulcus (brazdë); c. 2/d 2/e 2/f fissura (e çarë); d. fovea (gropë e cekët); e. collum (qafë); f. incisura (e 2/h2/g thelluar); g. foramen (vrimë); h. fossula 2/i (gropëz); i. canalis (kanal).
  • 27. Terminologjia në osteologji Terminologjia në osteologji formohet nga një term i përgjithshëm, që përcakton natyrën morfologjike të formacionit, i shoqëruar nga terma spefikë, që saktësojnë:a. Kockën, ku ndodhet formacioni: caput humeri, tuber ischi, etj.b. Pozicionin hapësinor: margo anterioria humeri, margo medialis femoris, etj.c. Formacionin që i krijon: tuberositas masseterica, sulcus arteriae radialis, etj.d. Formën e formacionit: foramen ovalis, trochanter majoris, etj.
  • 28. Anatomia klinike e kockës Kocka pëson ndryshime strukturore dhe dëmtohet në funksionin e saj nga:• Patologji kongjenitale.• Patologji metabolike.• Patologji inflamatore aseptike.• Patologji infektive.• Patologji neoplazike.• Trauma. Metoda bazë ekzaminuese e kockës është vizualizimi i saj me reze X (radiografi, skaner), apo valë elektromagnetike (rezonanca magnetike).
  • 29. Patologjitë kongjenitale 1. Zhvillim defiçitar i kockës: palatoschisis (gojë ujku), 1 spina bifida (hapje e shtyllës kurrizore), etj. 2. Keqzhvillim i kockës: scoliosis 2 (kurrizo), etj. 3. Deformim i kockës nga patologji kongjenitale të organeve që mbështeten në të: hydrocephalus (kokë e 3 mbushur me ujë), etj.
  • 30. Patologji metabolike te strukturës 1 1. Osteoporosis. 2. Osteosklerosis. 3. Osteomalatia. 2 3
  • 31. Patologji metabolike të zhvilimit1 1. Gigantismus. 2 2 2. Akromegalia. 3. Nanismus. 2 3
  • 32. Patologji inflamatore aseptike 1. Osteitis fibrosa cistica. 2. Osteitis 1 deformans. 3 3. Radioosteitis.2
  • 33. Patologji infektive të kockës Osteomyelitis ndahet në: a. Osteomyelitis acuta. b. Osteomyelitis chronica.
  • 34. Patologji neoplazike të kockës Neoplazitë e kockës ndahen në:1. Neoplasia primaria janë degjenerime tumorale të vetë indit kockor.a. Neoplasia benigna, apo në shqip “tumor mashkull”.b. Neoplasia maligna, apo në shqip “femër”.2. Neoplasia secondaria janë metastaza në kockë.
  • 35. Neoplazitë primare beninje a. Osteoma. b. b. Osteochondroma.a. c. Cystis osteoliticus aneurismalis. d. d. Displasia fibrosa ossea. c.
  • 36. Neoplazitë primare malinje b.a. a. Osteosarcoma. b. Chondrosarcoma. c. Sarcoma Ewing. d. d. Teratoma. c.
  • 37. Neoplazitë sekondare të kockës Metastasis janë kancere të indeve të tjera (gjiri, mushkëria, prostata, etj.), qelizat e të cilave shpërndahen nëpërmjet limfës, apo gjakut; dhe vendosen në kockë.
  • 38. Traumat e kockës Prishja e strukturës së kockës nën veprimin e forcave mekanike emërtohet fractura. Forcat fizike që shkaktojnë fraktura janë goditëse, tensionuese, apo kompresive. Trauma klasifikohet: a. Trauma directa; b. Trauma indirecta. Fraktura klasifikohe nga: 1. Gjendja e indeve sipërfaqsore: a. Fractura aperta; b. Fractura occlusiva. 2. Numri i fragmeneteve: a. Fractura simplex; b. Fractura comminutiva.