• Share
  • Email
  • Embed
  • Like
  • Save
  • Private Content
Hyrje ne anatomi
 

Hyrje ne anatomi

on

  • 4,049 views

 

Statistics

Views

Total Views
4,049
Views on SlideShare
4,046
Embed Views
3

Actions

Likes
3
Downloads
61
Comments
1

1 Embed 3

http://medshqip.com 3

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft PowerPoint

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel

11 of 1 previous next

  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
  • Shume interesante. Faleminderit. Mund te dij ju lutem si perkthehet ne shqip pozicioni 'Lithotomy position'??? Ju falenderoj.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment
  • Texere – pëlhurë.Epithelium – mbi thith (veshje e thithit). Thele – Gr. thithi.Connectere – bashkoj me tjetrin (lidh njëri me tjetrin).
  • Stratum – shtresë. (strenere – shtroj. L.)
  • Phalagx – rreshtim ushtarak.Pelvis – Gr.pelisAnconeus – Gr. anconSympathicus – Gr. sympatheticos.
  • Rene Dekart (1597 – 1651) filozof dhe matematicien i shquar francez.

Hyrje ne anatomi Hyrje ne anatomi Presentation Transcript

  • Objekti i Anatomisë Anatomia Normale studion strukturën e organizmit, në kofigurimin e saj normal.
  • Etimologjia e emërtimit A n a t o m i a – është latinizim i emërtimit grek ana-thomos = nëpërmjet prerjes, pasi metodika bazë, për vjeljen e informacionit anatomik, është diseksioni.
  • Shkencat bazë anatomike Struktura e organizmit të njeriut studiohet në katër nivele: 1. Macroanatomia. 2. Histologia. 3. Biologia molecularis. 4. Embryologia.
  • Përshkrimi në makroanatomi Përshkrimi anatomik i strukturës bëhet në dy mënyra: • Anatomia systemica. • Anatomia topographica.Përshkrimi Përshkrimi sistemik topografik
  • Mënyra e studimit në anatominë sistemike Struktura anatomike studiohet në dy gjendje: • Status staticus. • Status dynamicus.
  • Metodika e studimit në anatominë sistemike statike • Dissectio cadaverica. • Imazhëria. • Endoscopia. • Anatomia comparativa.
  • Metodika e studimit në anatominë sistemike dinamike • Anatomia functionalis. • Ultrasonographia. • Roentgenoscopia. • Anatomia moshatare.
  • Metodika e studimit në anatominë topografike Anatomia topographica e studion organizmin të ndarë në regjione. Metodika e studimit: • Dissectio stratificata. • Dissectio axialis.
  • Anatomia e aplikuar Anatomia clinica. Anatomia e variacioneve të normës. Anatomia artistike. Anatomia sportive.
  • Studimi modern i strukturës në praktikën klinike Studimi morfologjik në imazhëri bëhet me prerje aksiale: • CT vetëm prerje transversale. • MR prerje transversale, sagitale, dhe frontale. • PET scaner prerje sipas tre planeve hapësinore.
  • Studimi sistemik i strukturës Organizmi i njeriut ndërtohet sipas një rendi plotësisht, të përcaktuar strukturor: Qeliza Indi Organi Sistemi Organizmi
  • Qeliza Cellula është uniteti më i vogël morfo- funksional, i aftë të kryejë aktivitet të pavarur jetësor. Ajo karakterizohet nga: Rritja dhe diferencimi. Metabolizmi. Irritabiliteti. Riprodhimi.
  • Indet Indet janë grumbullime qelizore me ngjashmëri morfologjike dhe funksione të njëjta. Në organizmin e njeriut diferencohen:  Indi epitelial.  Indi lidhor.  Indi muskulor.  Indi nervor.
  • Indi veshës Indi epitelial vesh organizmin nga jashtë (lëkura), si dhe hapësirat e organeve (mukoza).1 2/a Ai ndahet në: 1. Epitel shumështresor i keratinizuar (lëkura). 2/b 2/c 2. Epiteli i pakeratinizuar (mukozat): a. Shumështresor. b. Njështresor me cilie. 2/d 2/e c. Njështresor pa cilie. d. Epitel i sheshtë. 3 e. Pseudoshtresor. 3. Epitel gjendëror.
  • Indi lidhor Indi konjuktiv është ind i kudondodhur, me funksione1 2 lidhëse, mbështetëse dhe trofike. 1. Indi lidhor i shkrifët.3 4 2. Indi lidhor elastik. 3. Indi lidhor fibroz. 4. Indi kërcor.5 6 5. Indi kockor. 6. Indi dhjamor. 7 7. Gjaku.
  • Indi muskulor Indi muskulor është i vetmi ind dinamik në1 organizëm, i aftë të ndryshojë përmasat e tij. Në organizëm diferencohen: 2 1. Indi muskulor i strijuar. 2. Indi muskulor i lëmuar. 3. Indi muskulor kardiak.3
  • Indi nervor Indi nervor është indi, i cili merr përsipër unifikimin e organizmit; dhe harmonizimin e tij me mjedisin ku jeton.
  • Organet Organum është kooperim indesh për realizimin e funksioneve plotësisht të përcaktuara. Ai përbëhet nga: 1. Indi bazë funksional. 2. Indi lidhor i shkrifët. 3. Indi trofik. 4. Indi nervor. 5. Indi lidhor elastik. 6. Indi lidhor fibroz.
  • Sistemet Systemae janë grupe organesh, hallka të një zinxhiri funksional, për kryerjen e një funksioni të caktuar.
  • Sistemi mbulues • Lëkura ka si funksion: 1. Mbrojtëse mekanike. 2. Termoekuilibrative. 3. Mbrojtëse imunitare. 4. Sekretive (mamma). 5. Absorbuese. • Mukozat kanë si funksion: 1. Mbrojtëse. 2. Absorbuese. 3. Sekretive. 4. Imunitare.
  • Sistemi lokomotor Systema locomotoria ka funksione mbështetëse, lëvizëse dhe mbrojtëse të organeve vitale. Ai përbëhet nga: 1. Skeleti. 2. Artikulacionet. 3. Sistemi muskulor.
  • Sistemi Nervor Systema nervosa është sistem drejtues i gjithë organizmit të njeriut. Ai ndahet në: 1. Systema nervosa somatica. 2. Systema nervosa vegetativa. Secili nga këta sisteme ndahet në: a. Systema nervosa centralis. b. Systema nervosa peripherica.
  • Sistemi Tretës Systema digestiva është sistemi që siguron marrjen e lëndëve ushqyese nga mjedisi dhe absorbimin e tyre në gjak, apo limfë.
  • Sistemi i Frymëshkëmbimit Systema Respiratoria është sistemi që siguron thithjen O2 në gjak për proceset e metabolizmit, si dhe nxjerr CO2 nga gjaku në mjedis. Ai i realizon funksionet e veta nëpërmjet dy proceseve funksionale: a. Inspiratio – frymëmarrja. b. Expiratio – frymënxjerrja.
  • Sistemi i Qarkullimit të Gjakut Systema cardiovascularis strukturohet nga zemra dhe enët në të cilat qarkullon gjaku, dhe ka si funksion transportimin e lëndëve ushqimore dhe O2 në nivelin qelizor.
  • Sistemi Urinar Systema uropoetica është sistemi filtrues dhe pastrues i gjakut nga produktet e fundit të metabolizmit, si dhe ekstragues i këtyre produkteve në mjedis.
  • Sistemi Riprodhues Systema reproductiva është sistemi i riprodhimit të pasardhësit. Ai ndahet në: • Systema reproductiva feminina. • Systema reproductiva masculina.
  • Sistemi endokrin Systema endocrina realizon unifikimin e organizmit dhe harmonizimin e tij me mjedisin ku jeton në rrugë biokimike. Hormonet janë mediatorët e këtij sistemi, që prodhohen në gjendrat endokrine.
  • Sistema Limfatik Systema lymphatica është sistem me funksione imunitare dhe transportuese të yndyrnave në organizëm. Ai përbëhet nga: a. Vasae lymphaticae. b. Organi lymphopoetici. c. Tonsillae. d. Lymphonodi.
  • Historiku i konsolidimit të terminologjisë në përshkrimin anatomik sistemik• Anatomia prezantohet në shek. XIX një terminologji konfuze dhe jo të centralizuar.• Në vitin 1894 bëhet tentativa e parë unifikuese e terminologjisë në Nomenklaturën Anatomike të Bazelit.• Nëvitin 1955 Kongresi i Anatomisë së Parisit sanksionon Nomenklaturën e Parisit, ku eleminohen shumë emra autorësh dhe çdo emërtim mbetet i latinizuar.• Në fundin e shek. XX haset në USA një tendencë fraksioniste e Kongresit të Parisit, e cila sanksionon Nomini Anatomici.
  • Terminologjia e përshkrimit anatomik sistemik• Terminologjia arabe ka peshë specifike shumë të vogël, dhe janë mbeturina të importuara nga përdorimi i gjerë i literaturës arbe në shekujt XII – XVII në evropë.• Terminologjia greke është më e gjerë në anatomi, pasi shumë terma të kulturës romake u importuan dhe latinizuan nga Shkolla Hipokratike.• Terminologjia latine është nomenklatura sunduese në anatomi, pasi krijuesit e erës moderne anatomike në Evropë, përdorën terminologjinë latine të kishës.
  • Terminologjia arabe në nomenklaturën e sotme anatomike Mjekësia Arabe pak ka kontribuar në drejtim të nomenklaturës, pasi nomenklatura anatomike arrin thuajse e konsoliduar në fundin e mijëvjeçarit të parë të erës sonë. Në nomenklaturën e sotme mbeten në përdorim pak terma arabë, si:• Saphena – e qartë, e kthjellët.
  • Terminologjia greke në nomenklaturën e sotme anatomike Nga shkolla hipokratike mbeten në nomenklaturën e sotme anatomike:• Emërtime mitologjike – tendo Achili, caput Medusae, os Priapi, mons Veneris, etj.• Emërtime greke të pandryshuara –phalanx, symphysis, trachea, coracoidea, hyoidea, etj.• Emërtime greke të latinizuara – pyelon, anconeus, sympathicus, epistropheus, etj.
  • Terminologjia latine në nomenklaturën e sotme anatomike Struktura anatomike emërtohet nga:• Ngjashmëria me objekte: manubrium, ensiformis, ramus, cuneiformis, capsula, cauda, columna, crista, falx, folium, fonticulus, musculus, pisiformis, etj.• Funksioni që kryen: supinatoris, pronatoris, adductoris, abductoris, flexoris, extensoris, constrictoris, etj.• Vendi që zë në regjionin përkatës: femoralis, brachialis, antebrachialis, interossei, centralis, basilaris, medialis, lateralis, etj.• Forma dhe madhësia: teres, quadratus, rotundus, ovalis, triangularis, longus, brevis, magnus, cribriformis, etj.
  • Terma anatomik pa interes në përkthimin e tyreTerminologjia anatomike inkorporon dhe terma që nuk paraqesin interes formues në përkthimin e tyre, pasi:• Një përkthim korrekt të shkëput nga vizioni i strukturës: sinovium, parenchyma, tibia, lympha, glandula, pia mater, etj.• Emërtime të pasakta, që mbeten në përdorim për shkak të lashtësisë: arteria, neuron, etj.
  • Rëndësia e përvetësimit korrekt të terminologjisëNomenklatura anatomike prezantohetme rreth 2000 terma të përgjishëm dhe5200 terma specialë, përvetësimi dhepërdorimi korrekt i të cilave zë një vendtë rëndësishëm në formimin dhekonsolidimin e mjekut.
  • Pozicioni anatomik i organizmit në studimin topografik të strukturës Pozicioni anatomik është: Trupi në këmbë, me thembra të bashkuara dhe shputa të larguara me 30 , krahë të bashkuar me trupin dhe pëllëmbë, që shohin anteriorisht.
  • Përcaktimi holotopik i strukturës në anatominë topografike Holotopia – përcaktimi i regjionit të organizmit në të cilin ndodhet struktura. Për përcaktimin holotopik të strukturës, organizmi i njeriut ndahet në regjione.
  • Përcaktimi skeletotopik i strukturës në anatominë topografike Sceletotopia pozicion strukturën anatomike në raport me skeletin. Sceletotopia përcakton dhe madhësinë relative të strukturës.
  • Përcatimi sintopik i strukturës në anatominë topografike Sintopia e strukturës ka të bëjë me raportet e strukturës me strukturat anatomike fqinjë. Për përcaktimin sintopik përdoren tre plane anatomike: • Planum frontalis. • Planum sagitalis. Planum medianum  është plani sagital i linjës së simetricitetit të organizmit. • Planum horizontalis.
  • Studimi dinamik i strukturës në anatominë topografike 1. Lëvizjet e strukturës bëhen në këto akse hapësinore: 1 • Axis longitudinalis. • Axis sagitalis. • Axis transversalis. 2. Lëvizje rreth një pike në 2 një aks të ndërmjetëm.
  • Terminologjia në përshkrimin anatomik topografik statik Në raport me:a. Planum frontalis: anteriorius, posteriorius, volaris, palmaris, plantaris, dorsalis, ventralis, etj.b. Planum horizontalis: superiorius, inferiorius, cranialis, oralis, caudalis, analis, etj.c. Planum sagitalis: medialis, lateralis, intermedius, medianus, etj.d. Stratificatio anatomica: superficialis, profundus, internus, externus, etj.e. Centrum anatomica corporis: proximalis, distalis, etj.
  • Terminologjia në përshkrimin topografik dinamik Në zhvendosjen e tyre hapësinore, strukturat lëvizin përreth:a. Axis longitudinalis: rotatio externa, rotatio interna, pronatio, supinatio, etj.b. Axis transversalis: flexio, extensio, anteflexio, retroflexio, platoflexio, dorsoflexio, etj.c. Axis sagitalis: abductio, adductio, lateroflexio sinistra, lateroflexio dextra, etj.d. Punctum fixum: circumductio, etj.