Your SlideShare is downloading. ×
  • Like
Softwaret E Planeve Te Biznesit  Buletin
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

×

Now you can save presentations on your phone or tablet

Available for both IPhone and Android

Text the download link to your phone

Standard text messaging rates apply

Softwaret E Planeve Te Biznesit Buletin

  • 2,970 views
Published

Dr.Ilirjan Lipi MSc Rudina Lipi

Dr.Ilirjan Lipi MSc Rudina Lipi

  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Be the first to comment
    Be the first to like this
No Downloads

Views

Total Views
2,970
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0

Actions

Shares
Downloads
0
Comments
0
Likes
0

Embeds 0

No embeds

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. Planet e biznesit dhe impakti i tyre ne ekonomi1 Abstrakti Planet e biznesit përmirësojnë kontrollin menaxherial mbi ndërmarrjet dhe shmangin gabimet që ju çojnë në falimentimin e biznesit. Ato jane te rendesishme pasi ato ndikojne në tërheqjen e investimeve ose në menaxhimin e ndërmarrjes për t’iu dhënë financimin që do tu nevojitet për të realizuar ëndrrën tuaj. Planet e biznesit duhet te hartohet nga vete Ju dhe specialitet duhet te japin kontributin e tyre ne formen e konsulences. Abstract I-Perse jane te rendesishem Planet e Biznesit Sot ekzistojne software per hartimin e planeve te biznesit konform te gjitha kerkesave te cilat ata kerkojne. Ne gjuhen shqipe nuk ka software per te ndertuar plane biznesi. Per kerkesa specifike gjate ndertimit te tyre ne gjuhen shqipe mund te na ndihmojne pjese te vecanta te pakeses se Microsoft Officce. Përpara se të nisni biznesin rekomandohet te testoni fazat e meposhtme: 1-Analiza e realizimit te projektit (nëse përgjigja e kësaj analize është optimiste, ndiq hapat më poshtë). 2-Konfigurimi i Modelit të Biznesit ( pasi testuat idenë tuaj të biznesit, konfiguroni biznesin tuaj. Pra hartoni planin afatgjatë të mbijetesës së biznesit së bashku me vizionin, misionin dhe qëllimet e biznesit ) 3-Përgatitja e një plan biznesi të mirë (mbani parasysh rregullat për hartimin e mirë të një plan biznesi) 4-Fillimi i Biznesit ( parashikoni kapitalin e nevojshëm dhe aktivet që nevojiten për të filluar) Rendesia e planeve te biznesit orientohet ne dy drejtime: 1. Plani i biznesit është një nga faktorët kryesorë në tërheqjen e investimeve ose në menaxhimin e ndërmarrjes për t’iu dhënë financimin që do tu nevojitet për të realizuar ëndrrën tuaj. 1 Dr. Ilirjan Lipi, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës; M.A. Rudina Lipi, Universiteti Kristal, Fier
  • 2. 2. Plani i biznesit përmirëson kontrollin menaxherial mbi ndërmarrjet dhe shmang gabimet që ju çojnë në falimentimin e biznesit. Ne gjuhe te huaj jo vetem qe software ekzistojne por behet nje pune e madhe per permiresimin e vazhdueshem te tyre. Nje program i tille eshte Business Plan Pro . Cfare informazioni permbajne Planet e Biznesit? a) Analize e Biznesit. Behet nje analize e biznesit duke dhene: sherbimet, tregjet, target-at, konkurentet, strategjite marketing, lokacionin, logjistiken etj b) Analize Financiare. Projektohen per te ardhmen disa pasqyra shume te rendesishme si: Projekt Bilanci, Fitim-Humbja e parashikuar, Cash-Flow i projektuar, Analize e Riskut dhe zgjidhjet e mundshme, koha e parashikuar etj Kush duhet ta realizoje nje plan biznesi? Asnje here nje Plan Biznesi nuk duhet hartuar nga te tjeret. Ai duhet kryer nga Ju. Cili duhet te jete roli i Profesionisteve? Profesionistet mund te kontribonin ne hartimin e nje plani me te mire biznesi ne keto drejtime: • Profesionistet mund tju ndihmojne ju te gjeni partnered potencial • Ata mund tju keshillojne jut e gjeni burime te ndryshme financimi • Nepermjet verejtjeve dhe kritikave te tyre ata do tju ndihmojne ju per te zhvilluar nje vision me te qarte te biznesit tuaj • Ata mund tju ndihmojne ju ne pergatitjen e raporteve fianciare • Duke qene kritik ata do tju ndihmojne ne hartimin e planeve te biznesit te zhvilluar dhe ne cilesine e prezantimit perpara te tjereve • Ata do tju ndihmojne juve duke ju siguruar burime shtese te informacionit
  • 3. II-Kujt i japin informacion Planet e biznesit permbajne te dhena te natyres secrete dhe askush nuk ka te drejte te kopjoje ose ti shperndaje ato tek te tretet pa lejen me shkrim ose te paautorizuar nga ndermarrja. Tre hapat per nje ecuri te sigurt te biznesit jane: 1)Koncepti i biznesit • Vetebesimi dhe vendimi per tu bere sipermarres • Krijoni idene mbi biznesin tuaj, thelbin e biznesit • Studjoni tregun dhe vleresoni idente tuaj mbi biznesin 2.Krijoni nje plan te mire biznesi 3. Realizimi i biznesit • Organizoni burimet qe duhen per te nisur biznesin • Nisni biznesin • Planifikoni veprimet dhe mundesoni zhvillimin e metejshem te biznesit tuaj Planet e biznesit ju japin information disa grupimeve, ndaj ato perpiqen ne vazhdimesi ta disponojne ate: Se pari Aksionereve Per planet e biznesit jane te intersuar aksioneret ekzistues te kompanise.Ata duan te dine se cila do te jete e ardhmia e biznesit te tyre dhe nje information te tille mund ta lexojme ne planet e biznesit. Njekohesisht krahas aksionereve ekzistues te interesuar per planet e biznesit jane edhe aksioneret e ardhshem ose te gjithe ata qe ne te ardhment do te blejne aksione tek kompania. Se dyti Shtetit Shteti nuk duhet te qendroje vetem ne pozitat e mbledhesit te taksave, por ai duhet te disponojne information mbi ecurine e biznesit. Nje information i tille mund te vije duke lexuar dhe duke zberther pikersisht planet te cilat bizneset disponojne. Ne kete gjykimet dhe vleresimet nuk do ti lihen hamendesise dhe abuzivitetit, por do te preken ne fushen e lojes. Se treti Drejtimit ne kompani Drejtuesit e vete kompanise jane te interesuar per ardhmerine e kompanise, pasi ata duhet te japin llogari perpara aksionereve. Njekohesisht nje e ardhme e begate e kompanise do te ndikoje dhe ne sistemin e tyre te shperblimit dhe financat personale. Jo vetem leximi, por dhe kontrolli periodik i zbatimit do tju interesonte ne cdo moment.
  • 4. Se katerti Sindikatave te punetoreve Punetoret ne vazhdimesi kerkojne rroga me te larta dhe keto kerkesa i paraqesin nepermjet sindikatave. Per te gjykuar nese kerkesat e tyre do te kene nje te ardhme pozitive dhe nese do te kemi rritje te rrogave ne te ardhmen nje information te tille mund ta lexoni ne planet e biznesit. Drejtimi mund te kete deshire per te plotesuar kerkesat e sindikatave dhe te punetoreve, por kushtet ekonomike mund te mos lejojne nje veprim te tille. Planet e biznesit ju japin nje information te se ardhmes se kompanise. Se pesti Publikut Publiku mund te jete i interesuar per ecurine e kompanise pasi ai mund te kerkoje te bleje aksione ne te ardhmen. Njekohesisht publiku mund te jete i interesuar per element si shkalla e ndotjes se mjedisit etj. Keto dhe mjafte informacione te tjera mund te lexohen ne Planet e Biznesit,por gjithmone nese ato disponohen nga personat perkates. III-Gabimet e planeve te biznesit Ne hartimin e planeve te biznesit, me te rendesishmit jane investitoret dhe ata bejne pyetje duke kerkuar argumentat perkates. Gabimet kryesore ne hartimin e nje Plan biznesi vleresohen: Ne gabimet te cilat hasen gjate hartimit te nje plani biznesi me te rendesishmet jane: • Vendosni limite per projektet afatgjata.Rekomandohet te vendosni objektiva afat shkurtra dhe ta modifikoni planin sipas ecurise se biznesit. Shpesh planet afatgjata behen te pakuptimta sepse realiteti I biznesit tuaj mund te jete I ndryshem nga koncepti fillestar. • Shmangni optimizmin e tepruar. Ne fakt ekulibri I optimizmit ju lejon te percaktoni qarte kapitalin e kerkuar, afatet, shitjet dhe fitimin. Shume pak plane biznesi parashikojne qarte kapitalin dhe kohen e duhur. • Mos lini pas dore tregimin e strategjive qe do te perdorni nese biznesi juaj shkon mire. • Shpjegoni ceshtjet me nje gjuhe te thjeshte, te lehte per tu lexuar dhe kuptuar. • Mos u kapni teresisht pas vecantise se biznesit tuaj ose mbas nje shpikje. Suksesin e arrijne ata qe e nisin biznesin me nje ekonomi te madhe dhe jo ne nje shpikje te madhe. • Tregjet dhe targetat e konsumatoreve nuk jane te percaktuar qarte. Nje ide biznesi bindese duhet te tregoje qarte cili eshte tregu per produkte / sherbimet dhe kush jane grupet e konsumatareve te produkteve te tyre.
  • 5. • Kapitali intelektual Nuk vleresohet dhe nuk mbahet ne konsiderte kapitali intelektual. Ne capital intelektual bejne pjese: kapitali njerezor, sistemet e informacionit dhe kultura organizative. • Mosnjohja e legjislacionit. Njohja dhe azhornimi i legjislacionit eshte domosdoshem dhe jetik ne menyre qe plani i biznesit te paraqese realitetin dhe te mbetet objektiv • Konkurenca. Do te ishte gabim te mendonit qe biznesi juaj nuk ka konkurence.Po keshtu gabim do te ishte dhe mosnjohja dhe mosmarrja ne konsiderate e konkurenteve tuaj. • Vleresoni shtojcat. Shtojcat e planit te biznesit duhet te vleresohen dhe te mbahen ne konsiderate.Vecanerisht ne lidhje me shtojcat duhet te vleresoni:  Plani i biznesit duhet te jete i plote edhe me shtojcat, pavaresisht se mjaft njerez mund te mos i lexojne  Mos shtoni shtojca nese nuk jane te nevojshme  Ne shtojca nuk shtohet informacion dhe atje shpjegohen te dhenat e vete planit te biznesit  Shtojca nuk duhet te kaloje planin origjinal te biznesit  Duhet te perfshihen te gjithe elementet e tij. Hapat per nje plan mire biznesi: Sipermarresit fillestar zakonisht hasin veshtiresine e pergatitjes se planit te biznesit. Ja 6 hapa qe do tju ndihmonin per hartimin e mire te nje plani biznesi: 1. Shkruaj plotesisht konceptin tuaj baze mbi biznesin 2. Mblidhni gjithe te dhenat e mundshme mbi mundesite dhe specifikat e konceptit te biznesit 3. Fokusohuni dhe perpunoje konceptin tuaj ne baze te ketyre te dhenave 4. Pershkruaj specifikat e biznesit tuaj, duke perdorur pyetjet: cfare, kur, pse, si? 5. Jepni nje forme detyruese planit tuaj, ne menyre qe mos te sherbeje vetem per tu fokusuar dhe aftesuar, por te jete edhe nje mjet i vlefshem ne marredheniet e biznesit qe do te jene teper te rendesishme 6. Rishikojeni planin e modeluar dhe hidheni formatin bosh ne nje dokument me Microsoft Word. Plotesojeni gjate fazave te biznesit tuaj. Ne hartimin e nje plani biznesi eshte e rendesishme te perfshihen faktoret e meposhtem:  Nje koncept te forte biznesi.
  • 6. Gabimi i vetem i perbashket i sipermarresve ne zgjedhjen e biznesit te duhur. Menyra me e mire per te mesuar per biznesin tuaj te ardhshem eshte te punoni per dike tjeter ne ate biznes perpara se te filloni tuajin. Kjo eshte e rendesishme pasi mund te kete nje ndryshim te madh midis konceptit tuaj per nje biznes te mire dhe realitetit.  Njohja e tregut Nje menyre e mire per te testuar njohurite tuaja eshte testimi i tregut te produktit ose sherbimit tuaj perpara se te filloni  Nje industri e qendrueshme, e shendetshme dhe gjithmone ne rritje Kujtoni qe disa nga shpikjet e medha te te gjithe koherave si aeroplanet dhe makinat nuk dhane ndonje perfytyrim ekonomik per ata qe u munduan te shfrytezonin keto avantazhe.  Menaxhim i afte. Zgjidhni njerez qe i adhuroni, me vlera etike, aftesi plotesuese dhe me te zgjuar se ju. Planifikoni te gjeni njerez me aftesite qe ju mungojne. Percaktoni aftesite tuaja unike dhe zgjidhni te tjere njerez qe ti kthjene dobesite tuaja ne aftesi.  Kontroll financiar i mire. Eshte nje domosdoshmeri kontrolli financiar, pavaresisht se shumica e sipermarresve nuk i kane njohurite ne kete fushe dhe nuk deshirojne te shkojne ne shkolle.  Fokusimi ne nje biznes te qendrueshem. Njerezit e specializuar per nje produkt ose sherbim ja dalin mbane me mire se ata qe nuk jane te specializuar. Perqendrohuni ne dicka qe dini ta beni mire.  Kujdesuni te parashikoni ndryshimet. Mos u nxitoni, plani juaj duhet te shkurtohet me laps dhe jo me boje.Perqendrohuni dhe rishikojeni me vemendje.  Perfshini planet per drejtuar biznesin online. Duke u mbeshtetur ne tendencat boterore ne USA blerjet online nga 2003 ne 2004 paten nje rritje me 25%. Kjo tendence ne rritje synohet te vazhdoje per kete 10 vjecar qe jemi. Cfare duhet te bejme dhe cfare nuk duhet te bejme per te pasur nje plan te mire biznesi: Se pari. Ato te cilat duhet te bejme  Pergatisni nje plan te plote biznesi per cfaredolloj biznesi qe mendoni  Perdorni modele ne planin e biznesit per tu plotesuar ne cdo model
  • 7.  Plotesojeni pjeset e planit te biznesit gjate ecurise se zhvillimit te tij  Beni kerkime per te gjetur plane biznesi ne internet  Paketojeni ne nje menyre te kendshme planin tuaj, si nje mjet shitje  Paraqitja per shqytrim e planit perballe eksperteve nevojitet cilesore dhe e shoqeruar me ndonje keshille  Pershkruani stategjite tuaja per te perballuar humbjet  Pershkruan pikat e forta dhe pikat e dobeta te skuadres suaj te manaxhimit  Perfshini plane projekti mujore per qarkullimin e parase per 1 vit te tere  Modifikojeni vazhdimisht planin tuaj ne baze te ndryshimeve te kushteve Se dyti. Ato te cilat nuk duhet te bejme  Te jesh optimist me shume sec duhet ne parashikimin e shitjeve te ardhme  Te jesh optimisht me pak sec duhet ne parashikimin e shpenzimeve te ardhshme  Mosmarrja parasysh e dobesive ne planin tuaj.Shprehni qarte ato  Te besh plane afatgjata. Me mire fokusohuni vetem ne projektet e vitit te pare  Mos u varni plotesisht ne te vecanten e biznesit tuaj ose ne suksesin e nje shpikje  Eksperti ne shkrimin e nje plani. Softëare ndihmues ne nje plan biznesi ka si qellim te ndihmoje dhe ofron edhe versione te gatshme te llojeve te ndryshme te bizneseve. Mos e keqperdorni softëare duke abuzuar.  Mos kordinimi me legjislacionin i largon investitoret.  Falimentimi i sipermarrjeve ne te shkuaren. Ndoshta ne te shkuaren ju mund te keni punuar per ndonje kompani e cila ka falimentuar. Mos e nenvleftesoni dhe mos e fshini kete informacion, pasi investitoret do e zbulojne. Eshte me korrekte te merrni pergjegjesi dhe flisni hapur me ta.  Konkurenca. Nese ju thoni se ne planin tuaj nuk ka konkurence, nje investitor i sofistikuar do te mendoje ose nuk ka fare treg ose themeluesit nuk kane asnje orientim per mjetet kerkuese dhe per analizen e konkurences.  Te pavertetat. Keto jane 10 te pavertetat me te zakonshme qe sipermarresit u thone investitoreve te fuqishem. o Projektet tona financiare jane te moderuara, por ju as qe nuk dini te vleresoni shtrirjen e shitjeve. o Agjensia X thote qe shitjet e tyre do te jene 50 milion euro ne 5 vjet. o Kompania X do te mbylle nje kontrate ne javen tjeter
  • 8. o Punojes kyc do te vijne ne kompani sapo te sigurojme fondet o Shume investitore kane shfaqur interes per te investituar o Kompania Y eshte shume e vjeter, e ngadalte ndaj nuk eshte e rrezikshme per ne. o Teknologjia na ndihmon te mbrojme biznesin o Ajo qe na duhet eshte vetem 1% e tregut. Kapitalistet aventurier kete e quajne Coca Cola Kineze dhe ajo mund te perkthehet : Nese vetem 1% e Kinezeve e pijne kete ne do te behemi me te suksesshem se cdo kompani tjeter o Ne kemi avantazhin e te qenit te paret ne treg. Nese ju jeni duke bere dicka te mire, jane edhe 5 te tjere qe jane duke bere te njejten gje dhe nse jeni duke bere dicka shume mire jane edhe 10 te tjere duke bere te njejten gje. Strategjia me e mire eshte te jeni te dytet ne treg. Megjithese lejoni qe pioneri te jete dikush tjeter, por do te mesoni nga gabimet et ij dhe do te veproni me mire. o Ne kemi nje skuader te provuar boterisht-edhe te qenit provuar nga kompanite me te medha keshilluese nuk do te thote se kjo eshte eksperienca e mjaftueshme per te punuar ne nje kompani te re. V-Rekomandime Rekomandime per perdorimin e nje plan biznesi • Nje plan biznesi do te bente te mendonit ne menyre me serioze per biznesin • Do te mund te krahasonim planin dhe realitetin, duke i sherbyer me mire ardhmerise se biznesit • Nje plan biznesi do tju bente me te besueshem perballe te treteve dhe do ju paraqiste ne menyre me serioze. • Cdo lloje aktiviteti shtese i cili do te mendohej si i pershtatshem per kompanine do te shihej si pjese e integruar e kompanise. • Per te gjykuar per kontrollin dhe per te rritur impaktin e tij perdorimi i Plan biznesit e përmirëson kontrollin menaxherial mbi ndërmarrjet dhe shmang gabimet që ju çojnë në falimentimin e biznesit. • Vleresojeni Planin e biznesit si një nga faktorët kryesorë në tërheqjen e investimeve ose në menaxhimin e ndërmarrjes për t’iu dhënë financimin që do tu nevojitet për të realizuar ëndrrën tuaj.
  • 9. Literatura 1- Eric S.Siegel, Brian R.Ford, Jay M.Bornstein (1993), The Ernst &Young Business Plan Guide, ISBN 0471578266 2- Marchi L. (2004), L’integrazione dei sistemi informativo-contabili per il controllo di gestione, in Controllo di Gestione, n.1. 3- Marchi L. (1993), I sistemi informativi aziendali, Giuffrè, Milano. 4- Marchand D. (a cura di) (2001), L'informazione, la nuova arma competitiva: come creare valore di business con l'informazione e le reti informatiche, Milano, F. Angeli. 5- Karlheinz Kautz, Volker Mahnke (2003), Value Creation through IT-supported Knowledge Management? 6- Hollander A. S., Denna E. L., Cherrington J. O. (2000), Accounting, information technology, and business solutions, - 2. ed. - Boston etc. : Irwin/McGraw-Hill. 7- Ferrata R., Meregalli S. (1996), Creazione del valore e gestione delle informazioni, in Finanza, Marketing e Produzione, Volume 14, Fascicolo 4. 8- Adresa interneti • www.businesplan.eu • www.bplans.com • Neda Open Business Plan, www.neda.com/strategicvision/businessplan • Small Business Notes,www.smallbusinessnotes.com/planning/sbabusplan.html, business plan outline for small business start-up • Successful Business Plan, http://alternativestocklibrary.com/library/?article=173,2008 • Boston College, Carroll School of Management, Business Plan Project (www.c.edu/schools/ csom/mba/academics/bplan.html)