Turizmi në Shqipëri, Zhvillimet e Deritanishme dhe
        Perspektiva për të Ardhmen-Qarku Vlorë




Dr.Ilirjan Lipi
Univ...
Hyrje

Ne zhvillimin ekonomik te Qarkut te Vlores industria e turizmit konsiderohet prioritare per rajonin.

Eshte e rende...
Sezoni turistik 2008 (1 Qershor -30 Gusht 2008) eshte shoqeruar me nje rritje prej 19% te numrit te
turisteve qe kane push...
II-Llojet e mundshme te zhvillimit te turizmit ne Qarkun e Vlores

Ne qarkun e Vlores llojet me te spikatura te turizmit t...
standarteve konkrete per sektorin turistik. Dobesite e zhvillimit te turizmit ne Qarkun e Vlores jane
influencuar nga:

• ...
orientojne programet dhe aktivitetet e tyre edukuese fuqishem ne disa drejtime: ne degen e turizmit,
manaxhim biznesit, ma...
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore

8,930

Published on

Konferenca III Nderkombetare
Organizuar nga Alb-Shkenca
Tirane, 1-3 Shtator 2008

Published in: Technology, Business
0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total Views
8,930
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
4
Actions
Shares
0
Downloads
0
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore

  1. 1. Turizmi në Shqipëri, Zhvillimet e Deritanishme dhe Perspektiva për të Ardhmen-Qarku Vlorë Dr.Ilirjan Lipi Universiteti “Ismail Qemali” Vlore ilirjan_lipi@yahoo.com www.univlora.edu.al/personel/ilipi M.A. Rudina Lipi Universiteti, Kristal Fier rudinalipi@yahoo.com Takimi i III vjetor i Institutit Alb-Shkenca Tirane 1-3 Shtator 2008 1
  2. 2. Hyrje Ne zhvillimin ekonomik te Qarkut te Vlores industria e turizmit konsiderohet prioritare per rajonin. Eshte e rendesishme kombinimi i strategjive te kesaj industrie me industrite e tjera te nevojshme per zhvillimin ekonomik te Qarkut Vlore. Zhvillimi i turizmit ne kete rajon nuk nenkupton vetem muajin Gusht, vetem qe njerezit te bejne banjo dielli, vetem…etj. Nje zhvillim i tille eshte shume pak per industrine e turizmit dhe per rrjedhoje dhe kontributi ne zhvillimin ekonomik te rajonit eshte minimal Nje zhvillim i qendrueshem i turizmit ne kete zone, kerkon nje kombinim te te gjithe potencialeve turistike. Kombinimi i llojeve te ndryshme te turizmit do te ndikonte ne zgjatjen e sezonit turistike dhe do ta bente me te larmishme sezonin turistike. Universitetet nevojitet te japin nje kontribut me te madh si ne anen sasiore ashtu edhe cilesore. Ato e disponojne kapacitetin e nevojshem ndaj nevojitet vetem me shume perpjekje dhe koordinim i punes se tyre me institucionet perkatese qeveritare. I-Rendesia dhe roli i turizmit ne zhvillimin ekonomik Qarku Vlore ka nje gjatesi bregdetare 144 km dhe kufizohet nga Fier, Mallakaster, Tepelene, Gjirokaster, Greqi, Itali.Qarku Vlore eshte i perbere prej rretheve Vlore, Sarande, Delvine. Shtrihet ne pjesen jugperendimore te vendit dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Qender e Qarkut eshte qyteti i Vlores, e cila eshte qender tregtare, industriale dhe e nderlidhjeve te shumta. Qarku Vlore renditet i treti per nga madhesia pas atij te Shkodres dhe Korçes dhe i pari persa i perket potencialeve turistike ne vend. Zona bregdetare e Qarkut Vlore eshte nje nga zonat me te bukura, me histori te pasur dhe reliv te shumellojshem e cili I ka dhene perparesi zhvillimit turistik te zones krahasuar me qarqet apo zonat e tjera te vendit. Vizitore sipas shteteve B. N Periudh Maqedon Mali i Greq Gjerman Austr Franc Kosovë Itali Serbi Madh ra i zi i i i ë e 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 janar- 10564 8468 6080 5821 1 224348 275520 53333 31180 12816 16527 dhjetor 3 0 2 7 Tabela 1: Turiste qe kane frekuentuar Shqiperine, 2007 2
  3. 3. Sezoni turistik 2008 (1 Qershor -30 Gusht 2008) eshte shoqeruar me nje rritje prej 19% te numrit te turisteve qe kane pushuar ne brigjet e Jugut krahasuar me nje vit me pare. Mendohet se numri i turisteve per kete sezon turistik te kete arritur rreth 1558000 turiste.Te huajt zene me pak se 37 % te numrit te pergjithshem te turisteve. Eshte karakteristike sindroma e shqiptareve per pushime jashte shtetit. Eshte rritur me rreth 40% numri i turisteve shqiptar te cilet i kalojne jashte shtetit pushimet (Instat 28 Gusht 2008) Grafiku1: Vizitore sipas shteteve ne Shqiperi, 2007 Grafiku 2: Burimi i turisteve 1950-2020 Tabela2: Burimi i turisteve,parashikime dhe norma mesatare vjetore e rritjes 3
  4. 4. II-Llojet e mundshme te zhvillimit te turizmit ne Qarkun e Vlores Ne qarkun e Vlores llojet me te spikatura te turizmit te cilat mund te zhvillohen jane : turizmi bregdetar, turizmi kulturor, turizmi i konferencave, shkollat e veres te organizuara nga Universitetet. Avantazhe te cilat nxisin zhvillimin e turizmit ne Qarkun e Vlores jane: • Prezenca e peisazheve shume terheqes • Prezenca e parqeve kombetar si ai i Llogarase, Butrintit, Syri i Kalter • Kapaciteti per nje zhvillim te qendrueshem ekonomik • Kapaciteti per te rritur zhvillimin e turizmit rural • Prezenca e burimeve te ndryshme ujore Aktualisht me i vleresuari dhe me i preferuari eshte turizmi bregdetar. Ne sezonin e vitit 2008 bregdeti i qarkut Vlore ishte shume i kerkuar edhe nga shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise. Kombinimi i turizmit bregdetar me ate kulturor i jep me shume larmi sezonit turistik dhe rrit ne menyre te dukshme potencialet turistike. Ne Qarkun e Vlores midis 170 monumenteve te kultures te cilet mund te vizitohen nga turistet me te privilegjuarit jane: Kalaja e Vlores, kalaja e Kanines, kalaja e Gjon Bocarit (Tragjas), Parku Kombetar ne Llogara, Kalja e Himares, Kalaja e Ali Pashes (Porto Palermo), Kalja e Kukumit (Qeparo), Kalja e Lekuresit ne Sarande, Butrinti, Syri i Kalter etj Nje forme turizmi e cila ka nevoje per promovim me te madh dhe ku Universiteti mund te jap kontributin e tij eshte turizmi i konferencave. Ne kete menyre nxitet jo vetem rritja e numrit te takimeve ku zene vend diskutimet e problemeve dhe tematikave te ndryshme, por stimulohet dhe zgjatja permiresimi i cilesise se sezonit turistik . Per arritjen e rezultatateve ne kete forme te turizmit nuk duhet te perjashtohet per organizimin e konferencave kontributi dhe bashkepunimi i qendrave te specializuara . Zhvillimi i llojeve te mesiperme te turizmit kerkon nje marketing cilesor perpara fillimit te sezonit turistik duke u perpjekur te ndikohet ne cilesine e sezonit turistike dhe ne zgjatjen e tij. Aktualisht marketingu i turizmit eshte shume i kufizuar dhe mbetet vetem ne disa faqe interneti si ato te Qarkut Vlore, Bashkise Vlore, Orikum , Himare dhe Sarande. Mgjt ne jo pak raste informazioni nuk eshte i plote si ne rastin e Qarkut Vlore dhe aspak cilesor per turistet Pavaresisht cilesise se faqeve te internetit nje turizem i promovuar ne to eshte shume pak. Per nje sezon te mirefillte turistik nevojiten plane te mirefillte marketingu te potencialeve turistike. Ana tjeter e medaljes per sektorin e turizmit eshte mikpritja e turisteve dhe shkalla e kenaqesise se klienteve. Per nje zhvillim cilesor te sezonit turistik Universiteti duhet te jete ne krye te biznesit dhe t’i sherbeje si guide per ta pergatitur ate ne problemet e menaxhimit te aktivitetit turistik. Pra Universiteti duhet te stimuloj predispoziten e bizneseve turistike per te menduar ne menyre afatgjate per zhvillimin e turizmit, si dhe ne bashkepunim me organe shteterore te ndikoje ne vendosjen dhe progresin e 4
  5. 5. standarteve konkrete per sektorin turistik. Dobesite e zhvillimit te turizmit ne Qarkun e Vlores jane influencuar nga: • Mungesa e investimet ne ndertimin dhe mirembajtjen e infrastruktures se nevojshme per zhvillimin e turizmit • Largimet e njerezve nga keto zona duke migruar ne vende te tjera • Problematika ne ndarjen e tokave dhe keqmanaxhimi i ketyre siperfaqeve • Mungesa e mirembajtjes se zonave te pyllezuara dhe shtimi i rasteve te zjarrevenies ne to III-Ndikimi i Universiteteve ne zhvillimet e turizmit Universitetet vleresohen si “fabrika te inteligjences”. Ne Qarkun e Vlores aktualisht funksionojne 2 Universitete: Universiteti “Ismail Qemali i Vlores” dhe Filiali ne Sarande i Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranes. Njekohesisht ne dy zonat shume afer qarkut jane edhe dy Universitete te tjera Universiteti Kristal ne Fier dhe Universiteti “Eqerem Cabej” ne Gjirokaster. Universitetet deri tani kane funksionuar nepermjet sistemeve 4 vjecare te studimit me pare dhe aktualisht me sisteme 3 vjecare. Ne vazhdimesi keto Universitete kane ristrukturuar programet e tyre duke ofruar cikle gjithnje e me cilesore. Fakulteti Ekonomik ne Universitetin e Tiranes ka avancuar akoma me shume duke ofruar edhe nivelet master. Faza e studimeve universitare qe njerezit kalojne ne Universitet eshte e rendesishme pasi “pergatitja eshte gjithcka: Edukimi nuk eshte pergatitja per praktiken, por eshte vete praktika.Megjithate keto “Fabrika inteligjence” nuk kane funksionuar dhe nuk po funksionojne ende me kapacitet te plote. Universitetet perendimore pervec ketyre programeve ofrojne edhe forma te tjera si: kurse specifik per formim te specializuara, e-learning ( ose edukim ne distance ) duke permiresuar dhe rritur kapacitetin e tyre me te cilin ato i sherbejne shoqerise. “Nese po kultivoni dicka vetem per nje stine rrisni oriz, nese po kultivoni dicka per nje dekade mbillni bime, por nese doni te kultivoni njohuri per tere jeten edukoni njerez”. Universitetet jane ato te cilat kontribojne ne kultivimin e kesaj fuqie njerezore e cila perben zemren e cdo biznesi apo organizate. Universitet tona i pergatisin studentet per te qene nenpunes te mire, gje te cilen e realizojne dhe jo pak universitete te perendimit. Megjithate ka shume universitete perndimore te cilet kane filluar ti pergatisin studentet per te qene edhe sipermarres te mire, nga ku nuk ben perjashtim edhe sipermarrja ne turizem. Pra Universitetet per te permbushur me mire misionin e tyre ne sherbim te shoqerise, duke edukuar profesioniste te ardhshem, mision ky i cili eshte me obligator ne Universitetet publike duhet ti 5
  6. 6. orientojne programet dhe aktivitetet e tyre edukuese fuqishem ne disa drejtime: ne degen e turizmit, manaxhim biznesit, manaxhim marketingut, gjuheve te huaja, shkencave informatike etj Keto dege do te jene ne gjendje te kontribuojne drejteperdrejte ne ndertimin dhe zhvillimin ekonomik positiv te rajonit si dhe ne cilesine e zhvillimit te turizmit dhe ofertes turistike. IV-Rekomandime 1.Perfundimi i sistemit rrugor ne proces dhe sinjalistika perkatese 2. Ndertimi i aeroporteve ne Vlore dhe Sarande per qellime turistike 3.Funksionimi i rregullt i linjave detare per qellime turistike ne itenerarin Shkoder-Durres-Vlore- Himare -Sarande. 4.Ridimensionim i Universiteteve dhe i pozicionit te tyre si Universitete publike perballe komunitetit te cilit i sherbejne 5-Trajnime dhe formim te bizneseve turistike per nje sherbim me cilesor ndaj turisteve 6-Rritje e nivelit te bashkepunimit bizneseve te sektorit turistik dhe stakeholder-save te ketij sektori si Dhoma Tregetie-Universitete Pushteti lokal, Ministria e Turizmit, Shoqatat e Turizmit etj 7-Nje organizim cilesor i marketingut turistik 8- Zhvillimi i strategjive per te maksimizuar efektshmerine dhe kthimin nga aktivitetet turistike. Literatura: 1. Alessandrini Giuditta, Risorse Umane e New Economy,faqe 261-265, 2002 2. Pettifer Julia, Pettifer James, Butrinti-Rrethinat dhe bregdeti jugor i Shqipërisë,Tiranë 2007 3. Elmazi Liljana, Bazini Evelina, Analiza e Tregut te Turizmit Vendas te Shqiperise, Ekonomia dhe Tranzicioni, Nr 2 (47), faqe 48, 2007. 4. Adresa interneti www.instat.org www.mtkrs.gov.al www.monitor.al www.unwto.org www.bashkiavlore.org www.qarkuvl.org www.orikum.gov.al www.bashkiasarande.com www.guida-shqiptare.net 6

×