Your SlideShare is downloading. ×
  • Like
Libri reinkarnimi
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

×

Now you can save presentations on your phone or tablet

Available for both IPhone and Android

Text the download link to your phone

Standard text messaging rates apply

Libri reinkarnimi

  • 902 views
Published

 

  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Be the first to comment
No Downloads

Views

Total Views
902
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0

Actions

Shares
Downloads
12
Comments
0
Likes
2

Embeds 0

No embeds

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. EDITH FIORE JU KENI QENË KËTU MË PARË Dëshmi mbi reinkarnimin dhe pervojën e vdekjes Përkthyer nga Ibrahim HAJDARITitulli i origjinalit: YOU HAVE BEEN HERE BEFORE, © Edith Fiore, 1990Original edition: ISBN 0-698-10883-3 Coward, McCann & Geoghegan, InC, New YorkEdicioni françez: NOUS AVONS TOUS DEJA VECU, Témoignages sur la réincarnation et l’expérience de lamort, Les énigmes de l’univers, Editions , Robert Laffont, S.A., Paris
  • 2. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Pacientëve të mi, guximi i të cilëve e mundësoi publikimin e këtij libri. FALENDERIMET I mbes shumë borxh mikut dhe kolegut tim, hipnoterapeutit Edgar Barnett, ngaKingston, Ontario, i cili është dashur shpesh të më hypnotizojë thellë, gjersa një ditë tetori mëtha: "Ede, ti duhet të shkruash për hulumtimet tua! Bota ka nevojë për to." Është e pamundur të përmenden të gjithë ata që më kanë ndihmuar në elaborimin ekëtij projekti. Një falenderim i veqantë i takon pacientëve të mi dhe të tjerëve që më janëdrejtuar për një seancë regresionit në të kaluarën e tyre. Pa këta njerëz, nuk do të ishte as kylibër! Kam mësuar shumë prej tyre. Bashkëshorti im, Gregu, më ka inkurajuar që ngamomentet e para; ishte me mua në të gjitha fazat e punës sime. Ai ka kaluar orë të tëra dukemë dëgjuar tek i lexoja kapitujt e rinj derisa ata merrnin formën e dëshiruar dhe njëherit dukemë ofruar këshilla të çmuara. Kam qenë e prekur nga çupa ime Leslie që ishte aq edurueshme gjatë këtyre shtatë muajve të fundit dhe kishte mirëkuptim për kohën që smundatia përkushtoj asaj përderisa shkruaja. Caren McNally ka kaluar shumicën e vikendeve dhemadje edhe pushimet e saj duke shtypur dorëshkrimin tim, jashtë orarit të rregullt të punës.Ajo ka dëshmuar një durim të pafund atëherë kur unë kisha nevojë për dikë që do të mëdëgjonte me kujdes. Inkurajimet e saj të pandërprera si dhe entuziazmi pa lajthitje më kanëdhënë një shtytje të madhe. Sherman Grant më ka mësuar të shkruaj: kompetenca,objektiviteti dhe përvoja e saj më kanë mundësuar ti ofroj kësaj vepre një formë dhepërmbajtje të atillë, e cila shpresoj, i përgjigjet shijes së lexuesit. Unë ia propozoj pra, lexuesit, këtë libër me dëshirën që ai ti shërbejë të vërtetës dhe tëjetë sa më dinjitoz karshi të gjithë atyre që më kanë ndihmuar duke mi besuar sekretet e tyre. 1
  • 3. Ju keni qenë këtu më parë HYRJE Nuk e kam shkruar këtë libër as për ta pohuar dhe as për ta mohuar reinkarnimin. Ainuk hyn as në radhën e dilemave të pavdekësisë së shpirtit. As që e mbroj ndonjë terapi dhenuk them se cila është më e mira apo e vetmja. Nuk pretendoj asnjë qëllim tjetër përpos që tjuftoj ti përjetoni me mua disa drama njerëzore të shkëputura nga këto dy vitet e fundit, më tëjashtëzakonshmet, në tërë përvojën time profesionale; d.m.th. dramën e disa njerëzve për tëcilët ekzistenca e tanishme është e ndikuar nga ndonjë tragjedi e përjetuar në ndonjërën prejjetërave të kaluara. "Ju keni qenë këtu më parë" është në të njejtën kohë një reflektim i hulumtimeve tëmia, i personalitetit dhe përvojës sime. Për tju mundësuar që ta gjykoni sa më drejt këtëvepër, nuk do të ishte krejt e panevojshme që ti permend disa aspekte të jetës sime personale. Pasi që koncepti i reinkarnimit përfaqëson një nga dogmat e religjioneve të mëdha tënjerëzimit, më duket se formimi im religjioz mund të paraqes një interes në këtë syzhe. Sëpari, më duhet tju them se gjatë rinisë sime kam praktikuar kulte të ndryshme të kishësprotestante, për arsyen e thjeshtë se familja ime jetonte në një fshat të largët dhe na duhej tavizitonim tempullin më të afërm nga ferma jonë. Nuk besoj të kem dëgjuar ndonjëherë ngakushdoqoftë se është e mundur të jetohet më shumë se një herë. Në fakt, jam edukuar nëfrymën se ne jetojmë këtu poshtë ekzistencën tonë të vetme dhe unike. Babai dhe nëna imejanë të krishterë të cilët mbase besojnë në reinkarnimin por këtë e kam kuptuar vetëm sëfundi. Kam qenë një fëmijë thellësisht religjioz që verbërisht besonte në Zotin, por kjopikëpamje ndryshoi radikalisht gjatë vitit tim të parë në Kolexhin Mount Holyoke ku për herëtë parë jam ballafaquar me mendimin e lirë. Kjo doktrinë, përndryshe, përputhej me devijimete mia shkencore ndaj kam mbetur e tillë, agnostike, deri në kohën kur mundësia e ekzistencëssë jetërave të shkuara më shfaqet në kokë duke i trajtuar pacientët e mi. Prej atëherë,pikëpamja ime religjioze dhe filozofike ka evoluar në mënyrë progresive. Për momentin, nukjam as përkrahëse dhe as kundërshtare e idesë së reinkarnimit. Megjithatë, fakti që gjatëobservimit të pacientëve dhe syzheve të rinj ata i ripërjetojnë para meje ekzistencat e tyre tëkaluara, më bën gjithnjë e më të bindur se këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë fantazi. Formimi im profesional dhe studimet e mia në psikologji kanë qenë kryekëput klasikedhe të bazuara në fakte shkencore. Asnjëherë, as në Kolegjet Mount Holyoke Goucher dhe asnë Universitetet në Maryland dhe në Miami, nuk kam dëgjuar të flitet dhe madje as edhe tëpërmendet fjala reinkarnim. Neve na interesonin vetëm faktet e prekshme.2
  • 4. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Gjatë këtyre nëntë viteve, edhepse profesorët i injoronin, çuditërisht kam qenë einspiruar nga punimet e Freud-it. Në pamundësi që të zhytem në një bindje të thellë, trajtimi itë sëmurëve të mij konsistonte të zbuloja shkaqet e çrregullimeve të fshehura thellë nëlabirinthet më sekrete të shpirtit të tyre. Tashmë janë bërë tetë vite që kur e ushtroj këtë profesion, së pari në Miami e pastaj nëSaratoga, në Kaliforni. Dhe, nuk kam nguruar të konstatoj gjatë observimeve të mia seshqetësimet e një pacienti i kanë rrënjët në shumë faktorë të ndërdijes, në ngjarjet tashmëplotësisht të harruara. Në përgjithësi, faktori determinues është ngulitur thellësisht në shpirtine të sëmurit; nganjëherë është kjo një ndjenjë krejt e kundërt me natyrën e personalitetit të tijreal apo imagjinar. Një përvojë që kam përjetuar unë vet, gjatë një periudhe të komplikimevebashkëshortore, më ka bindur tërësisht se ta bartësh shkakun nga ndërdija në nivelin evetëdijes, ku mund ta atakosh atë, përbën një trajtim shumë të frytshëm. Por, kjo metodë ështëtepër e ngadalshme dhe e shtrenjtë. Prandaj më ka lindur ideja të gjej një përshkurtim nëhulumtimin e thellësive të shpirtit. Lexuesit e mi, mbase do ta kenë kuptuar shpejtë se hipnozandoshta do të ishte zgjidhja e këtij problemi. Gjatë një vështrimi më të thuktë në të gjitha atovite të gjata të studimeve dhe të formacioneve të mia, më duket disi i mjegullt fakti se sihipnoza, e konsideruar si një mjet terapeutik, asnjëherë nuk është analizuar seriozisht. Epamundur të gjindet një kujtim apo qoftë edhe një përvojë më e vogël nga ligjëratat shkollorenë lidhje me këtë syzhe. Duke gënjyer memorjen time dhe duke rishikuar me kujdes shënimete marra gjatë ligjëratave, me shqetësim më duhet të konstatoj se citimi i vetëm i kësaj teknikei atribohet disa paragrafëve ku shkurtimisht përkujtohet që Freud-i në fillim e ka përdorur atëpor më vonë e ka ndërprerë. Asnjë libër ligjëratash nga kolegji apo nga universiteti nukpermend, asgjekundi hipnozën, përpos se Freud-i ka deklaruar se për nga efikasiteti, hipnozaparaqet çelësin e shërimit të të sëmurëve. Historiku i hipnozës si psikoterapi, daton që nga fillimi i historisë njerëzore me ç’rastajo është përdorur në forma të ndryshme. Klerikët e tempujve të lashtë të gjumit, në Greqinëdhe Romën e antike, përdornin metoda hipnotike të cilat hasen poashtu edhe në kapituj tëBiblës. Mijëra vite me radhë, atë e kanë përdorur kulturat më të njohura të civilizimitnjerëzor: Asociacioni britanik i mjekësisë më 1955 dhe Associacioni i mjekësisë së SHBA-vemë 1958, zyrtarisht e kanë njohur hipnozën duke ju propozuar fakulteteve që ta regjistrojnëatë në programet e tyre. Kontakti im i parë me këtë metodë ka qenë gjatë një seminari njëjavor mbiautohipnozën, në Esalen Institute të Big Sur, në Kaliforni. Pa u hamendur fare, së bashku mevëllain, vendosim ta marrim këtë udhëtim të gjatë brigjeve të detit deri në Big Sur. Së pariishte një përvojë interesante ta bësh vet i dyti e pastaj një rast i shkëlqyeshëm që ta kalonimkohën së bashku. Kurrë sdo të besoja se ky seminar do të ma ndryshonte jetën. Me tu kthyernë shtëpi, përplot njohuri të reja, i pyes disa nga pacientët e mi të hershëm nëse do të pranoninta aplikoja një seancë hipnotike me ta. Ju shpjegova atyre me bindje të plotë se kjo terapi, doti zvogëlonte shqetësimet e tyre. Ata pranuan. Ky sukses i parë, më inkurajoi që ta stërthellojkëtë pervojë inspiruese. Regjistrohem pra, në Shoqërinë amerikane të hipnozës dhe nëAkademinë e hipnozës në San Francisco. Kesisoj, kam asistuar në një mori takimeshprofesionale të frytshme dhe njohuritë e përfituara atje, përgjatë seancave shkencore,ligjëratave dhe leximit tim të pandërprerë, i aplikoja gjithnjë e më tepër tek klientët e mi. Dherezualtatet nuk mungonin. Metoda hipnotike e përshpejton në mënyrë të qartë procesinterapeutik. Duke kujtuar disa raste të vështira, tash konstatoj se trajtimet që kishin zgjatur mevite të tëra, mund të trajtohen vetëm brenda disa muajve, madje edhe më pak. Por, ajo që përmua vlen më së shumti, madje më shumë se zvogëlimi i numrit të vizitave dhe i kohës që iakushtoj të sëmurit, është bindja në veten time se unë mund tju ndihmojë njerëzve që tëshërohen, bindja që, falë hipnozës, problemet e tyre mund të zgjidhen dhe simptomet tëzhduken. 3
  • 5. Ju keni qenë këtu më parë Kur kam filluar ta praktikoj hipnozën, sikurse edhe specialistët tjerë, edhe unë kamkërkuar nga pacientët e mi që të gjurmojnë në të kaluarën e tyre për të zbuluar shkaqet eshqetësimeve të tyre aktuale - gjë që do të kishte për rezultat zhdukjen e tyre. Këtu më ështëshfaqur një ide impozante: një problem, që ka zgjatur, p.sh. dyzet vite të tëra, mund të bartetnë fillim të ekzistencës së të sëmurit. Kështu, eksploroja që nga muajt e parë të lindjes, ku nëdisa raste, fshihej edhe çelësi i shumëkërkuar. I sëmuri ka konservuar një ndjenjë të fajësisë,ka gjykuar të jetë "i padëshiruar" nga të tjerët, ndjenja këto që kanë për pasojë çrregulliminfizik, siq bie fjala cefalia kronike (lloj migrene). Gradualisht, kam avancuar edhe më tej në tëkaluarën për të zbuluar problemet emocionale të përjetuara gjatë muajve më të hershëm,madje edhe përtej trupit material. Sot, jam më se e bindur se problemet i kanë rrënjët e tyre shumë më herët se vetëmkaq...në një jetë të kaluar! Pacientët e mi dhe unë kemi zbuluar se jeta e kaluar mund ta ketënjë ndikim madhor në të tashmen për sa i përket karakterit të individit, simptomeve prej tëcilave ai vuan, aftësive, sjelljeve të tij, në të vërtetë, të mijëra gjërave tjera. Vetëm dy vite më parë, kam qenë plotësisht indiferente ndaj reinkarnimit. Por, njëpasdite, përderisa trajtoja përmes hipnozës një nga pacientët e mi, u bëra dëshmitare e njëngjarje e cila ka ndryshuar qenësisht jetën time profesionale dhe bindjet e mia personale. Një burrë erdhi të më konsultojë në lidhje më një paralizim seksual përngadalësues.Pasi i sugjerova, nën hipnozë, që të udhëtojë deri në origjinë të problemit, ai mu përgjigj: - Po, janë dy apo tri jetëra, isha prift katolik... Ne eksploruam jetën e tij në shekullin e XVII-të dhe gjurmuam sjelljen e tij seksuale siprift italian. Këtu fshihej burimi i vështirësive të tij të tashme. Kjo lë të kuptohet se i sëmurindoshta besonte në reinkarnimin. Mendova se përshkrimi i tij figurativ dhe me ngjyrosje tëplotë që ai e bënte me ngrohtësi ishte vetëm trillim i tij. Por, pasi erdhi sërish, pas pak kohësh,ai më siguroi se jo vetëm që ishte shëruar nga shqetësimet seksuale, por ai ndihej shumë mëmirë në përgjithësi. Prej këtu, kam filluar ti kushtoj kujdes më të madh hipnozës, kësajmetode të re terapeutike. Disa muaj më vonë, shërova një grua, animatore në bordin e një anije transatlantike erezervuar për navigimin e anijeve tjera - kryqëzata. Kjo paciente lëngon nga dy probleme që etorturojnë me vite. I pari, një hov i brendshëm që të kërcejë nga lartësia e ekuipazhit dhe idyti, paradoksalisht, frika e paarsyeshme që të mbytet në ujë. Në hipnozë, ajo vëren veten nëtrupin e Svenit, një i ri norvegjez në barkën e anijes së të atit. Bën shtrëngatë, barka gatithehet nga goditja në breg, ndërsa i ati i urdhëron të kërcej në det. Por, Sveni nuk e dëgjon atëdhe zhytet në ujë. Gjatë seancës së njejtë ajo gjurmon edhe në dy jetë tjera të kaluara: njëra sipeshkatar dhe tjetra si marinar, që të dy këto jetë të humbura në det, në të dyja i mbytur ngafundosja dhe zhytja. Me të dalur nga hipnoza, ajo pohon të ketë kuptuar fascinimin që deti isjell asaj dhe mbi të gjitha origjinën e simptomeve të saj. Mirëpo, sërish, supozoja se pacientjaime po përjetonte ekzistenca iluzore. E dija se edhe ajo besonte në reinkarnimin. Mirëpo,gjashtë javë më vonë, e kthyer nga një lundrim mbi Paqësor, pacientja ime më siguroi meentuziazëm se ajo ishte çliruar nga problemet e saj të mëhershme. Ajo kishte qenë tërësisht elirë dhe nuk kishte përjetuar as edhe më të voglin shqetësim gjatë lundrimit të fundit. Më pas, mu ofrua një rast unik ta eksploroj këtë lëmi. Një ditë, një e sëmurë vjen tëmë këshillojë që ta liroj nga një fobi gjithnjë e në ngritje nga gjarpërinjtë. Pasi kërkova, nënhipnozë, shkaqet e sëmundjes së saj, më erdhi një ide: e pyes atë nëse kishte pasur kontakt megjarpërinj para lindjes? Dhe menjëherë ajo e gjen veten në një jetë të kaluar: një Asteke rrethtë pesëmbëdhjetave, ulur skaj një piramide rreth së cilës vallëzojnë klerikë e fakirë ndërdhëmbët e të cilëve rrëshqasin gjarpërinj helmues. Ajo dridhet nga frika por e shpjegon këtëritual të panjohur për të deri në detajet më precize. E kthyer në kohën e tashme, por gjithnjënë gjendje të hipnozës së thellë, ajo çuditet me këtë që sapo e përjetoi dhe më lutet ti shpjegojse kush ishte ajo vajzë e re. Tërësisht e çorientuar, ajo ofshan me urrejtje: "Nuk besoj asgjë4
  • 6. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjesnga këto pallavra!" Pacientja ime nuk beson në reinkarnimin, dhe megjithatë ajo sapo përjetoinjë ekzistencë të saj, katërqind vjet më parë! Pas kësaj përvoje të fundit, ia obligoj vetes ta përdor më shpesh kthimin në jetën ekaluar saherë që ndërdija e të sëmurit tregon se burimi i problemeve qëndron në ndonjërënnga ekzistencat e kaluara. (Të precizojmë këtu se në shumicën e rasteve, këto probleme janëtë shkaktuara nga ngjarje dhe rrethana të jetës së tashme të pacientit). Në fakt, se jeta e kaluar e ripërjetuar është thjeshtë një fantazi apo një e vërtetë, nukluan rol për një terapeut, çfarë jam unë; ajo që ka rëndësi këtu është vetëm rezultati . Kjo do tëthotë se, kam zbuluar që ky regresion deri në një ekzistencë të kaluar ka rezultate të mira, seai sjell shpesh një ripërjetim të atypëratyshëm të çrregullimeve kronike të cilat nukriprodhohen me muaj, me vite apo kurrë më. Simptomet apo problemet, rrënjët e të cilave ndodhen në një jetë të kaluar, përfshijnënjë domen të gjërë. Kështu, kam gjetur se pjesa dërmuese e pacientëve të mi që vuajnë ngapesha e tepërt, kanë jetuar në një jetë të kaluar ku nuk kanë ngrënë për një kohë të gjatë osekanë vdekur nga uria. Kam takuar aborigjinë, indianë të Amerikës, indigjenë zezakë tëAfrikës e të shteteve tjera të cilët kanë qenë të privuar nga ushqimi dhe madje edhe nga uji.Uria e përjetuar në një jetë të kaluar manifeston efektet e saj në jetën e tashme duke provokuarnjë ndjenjë për të ngrënë së tepërmi. Një e sëmurë që vuante nga tensioni hidrik - sëmundje qërezistonte ndaj çdo trajtimi klasik - e gjen vetveten, shumë ekzistenca përpara, duke vdekururie dhe duke u dehidratuar njëkohësisht nga variola, lia e ujit. Obsesioni në një ushqim të veçantë mund ti ketë rrënjët poashtu në një ekzistëncë tëmëhershme. Një kolegë gjeneralist, më ka dërguar një ditë një paciente të tij të prekur ngahipertensioni kritik dhe e cila peshonte 25 kilogram më tepër se pesha normale. Ajo asesi tëndalojë të ha pa ndërprerje pako të panumërta çips dhe snakse tjera të kriposura. Ky obsesionia zvogëlon tentativat e saj në betejën kundër peshës tepricë dhe kundër hipertensionit arterial.Gjatë regresionit ajo e gjen veten në një jetë të mëhershme në trupin e një indiani tëAmerikës, të uritur fare, sepse fisi i tij nuk ka më kripë për ta konservuar mishin e gjahut. Qëprej këtij udhëtimi në të kaluarën, e sëmurja jonë nuk e ka as më të voglën dëshirë për tëngrënë ushqime të kriposura ndërsa pesha e saj zbret racionalisht. Shumë pacientë të mi kanë zbuluar se shkaku i sëmundjeve, i terrorizimeve dhe içrregullimeve të tyre ka bazën në ndonjë dramë të përjetuar dikur, në një ekzistencë të kaluar.Ata kanë mësuar se frika e tyre marramendëse nga gjarpërinjtë, zjarri, lartësia, fluturimet meaeroplan, ndrydhjet në turma njerëzish apo edhe frika nga katastrofat natyrore si termetet,vërshimet, buron nga ndonjë dramë e përjetuar në një jetë të kaluar. Sëkëndejmi, frika nga errësira duket ta ketë burimin e vet në ndonjë incident tëshkaktuar gjatë natës në ndonjë jetë të kaluar. Një e sëmurë ka mundur të kuptojë se origjina efrikës së saj për të qëndruar e vetme në terr - dhe bindja e saj e plotë se me këtë rast ajo do tëvritet nga dikush - i ka rrënjët në një eksperiencë të ngjashme nga jeta e shkuar! Një pacientetjetër, fare e tronditur, është dashur të mësoj se sfida që ajo kishte: të evitonte me çdo kushtudhëtimin me tren, vinte nga jeta e saj paraprake, me çrast ajo kishte parë motrën e saj nënrrotat e një treni. Një grua e re e cila nuk mund të shikonte gjëkundi ngjyrën e kuqe vizëlluese- dhe e cila për këtë, festat e krishtlindjeve i kalonte në depresion - në jetën e saj paraprakekishte parë mamanë e saj tek po vdiste nga gjakderdhjet e mëdha pasi që më parë ishte godituregërsisht me thikë. Pagjumësia dhe çrregullimet tjera të gjumit rrjedhin, në të shumtën e rasteve, ngaevenemente të frikshme, të përjetuara gjatë gjumit në ndonjë jetë të kaluar. Disa pacientë, përshembull, zbulojnë se si kanë qenë seksualisht të dhunuar apo të vrarë përderisa ata flinin. Njëadolescent i cili nuk mund të flinte dot veçse në vetmi të plotë dhe qetësi absolute, arriti tëzbuloj se si kishte qenë vrarë me bajonetë nga një japonez, përderisa po flinte në plazhin e njëujdhese në Paqësor, gjatë Luftës së Dytë botërore. 5
  • 7. Ju keni qenë këtu më parë Migrenat, dhembjet, çrregullimet apo dobësite e pjesëve të ndryshme të trupit janëshpesh të lidhura, edhe këto, me aksidente të ndodhura gjatë ndonjë ekzistence të kaluar. Nekemi observuar se kokëdhembjet kronike, duke filluar nga migrena, rezultojnë zakonisht ngafakti se i sëmuri është torturuar për vrasje, i është prerë koka me gijotin (armë për prerjen ekokës personit të dënuar me vdekje, me çrast pllaka e rëndë e mprehtë binte nga një lartësi emadhe mbi kokën e stabilizuar poshtë të viktimës), është mbytur me gurë, pushkatuar,kacavarur, prerë me thikë apo egërsisht i goditur në kokë apo në qafë. Shumë persona, qëvuanin nga lëngime abdominale kronike, pa burim sëmundjeje, kanë parë veten në ekzistencate kaluara në të cilat ata kishin qenë viktima të vrasjeve mizore nga goditjet në bark me shpata,bajoneta apo thika. Vetëm dhembjeve menstruale nuk kemi arritur tia atribuojmë shkakun, icili sigurisht duhet të fshihet në ndonjë dramë të karakterit seksual, të luajtur në ekzistenca tëkaluara. Të sëmurët e mi, nganjëherë marrëzisht zbulojnë se disa nga ëndërrat e tyre të këqija,janë në fakt, reprizim i ngjarjeve të përjetuara në ndonjë jetë të kaluar. Por, shyqyr Zotit! nekemi zbuluar poashtu se edhe ngjarjet e këndshme ripërjetohen në hipnozë. Teoritë mbi reinkarnimin dhe mbi procesin e rilindjes nuk janë të pakta. Njëra syresh,më misterioze, është ajo e reinkarnimit në grup sipas së cilës njerëzit që kanë jetuar në njëepokë të caktuar do të rilindin bashkërisht. Mendimtarët e mëdhenj të filizofisë antike greke,për shembull, do të rijetonin një epokë të re bashkërisht; talenti i tyre do të shfaqej në ndonjëtjetër lëmë, por raportet e ndërsjella do ti kishin të njëjta. Mbase është e pranueshme tëmendohet se njerëzit që i kemi të afërt sot do ti kemi pasur të njohur edhe në jetët e kaluara,natyrisht në repriza të shumta dhe në role të ndryshme. Në këtë mënyrë, duke i hulumtuarekzistencat e tyre të shkuara, të sëmurët mund ti kuptojnë dhe madje edhe ti zgjidhinproblemet e tyre bashkëshortore. Një nga të sëmurët e mi, martesa e të cilit gati ishteshkatërruar e tëra, ka zbuluar se gruaja e tij, e cila nuk ia plotësonte asnjë dëshirë, kishte qenënëna e tij në jetën paraprake. Marëdhëniet e vështira mes prindërve dhe fëmijëve mund tëpërmirësohen qenësisht falë ripërjetimeve që i ofron terapia e bazuar në konceptin ereinkarnimit. Si gratë, ashtu edhe burrat, pasi ta kenë ekzaminuar sjellet e veta në ndonjë jetëtë kaluar, janë në gjndje ti kuptojnë më drejt marëdhëniet e tyre me bashkëshortin apo tëdashurin. Tërhqja instiktive, refuzimi, ndjenja e mirëkuptimit apo edhe dështimi shpjegohennga rastet e ngjashme të ndoshura në ekzistencat e mëparme. Në praktikën time, të bazuar mbi teorinë e reinkarnimit, bindem çdo ditë e më tepër senuk mund të ketë as edhe një fije karakteri apo shprehie njerëzore që nuk do të kuptohej mëmirë e më qartë përmes hulumtimit të ekzistencave të kaluara. Të sëmurët e mi, përmes kësajmetode, kanë mundur të rigjejnë talentin e tyre të humbur, aftësinë, pasionet, avantazhet dhetë metat, dhe mbi të gjitha burimin e simptomeve apo të problemeve të tyre. Në vazhdim, më lejoni ta prezentoj kapitull për kapitul përmbajtjen e " Ju keni qenëkëtu më parë". Në kapitullin e parë, paraqes metodën e cila më lejon ta çvendos pacientin në njëekzistencë të kaluar përderisa unë përshkruaj reaksionet e tij - apo të ndonjë mediumi - gjatëkëtij eksplorimi. Në kapitujt prej 2 deri në 10, kam përmbledhur disa raste tipike të regresionit.Përshkrimi i tyre është i sinqertë dhe nëse diku kam ndërhyrë, atëherë këtë e kam bërë vetëmpër ti evituar përsëritjet. Emrat dhe të dhënat e identitetit të pacientëve apo të mediumve janëndryshuar për ta ruajtur jetën e tyre private. Natyrisht, kam marrur autorizimin e secilit personpër ta publikuar rrëfimin e tij. Kapitulli i 11-të përshkruan përvojën e vdekjes dh përmban pjesë të shumta ngatranskripcionet që ilustrojnë aspekte të veçanta të momentit të vdekjes.6
  • 8. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Në kapitullin e fundit, unë diskutoj rreth çështjeve që e preokupojnë çdo individ nëlidhje me konceptin e të jetuarit të mëhershëm. Poashtu, i parashtroj shkurtimisht, idetë e miarreth reinkarnimit dhe karmës. Ta shkruash këtë libër, për mua ka kuptimin e një fillimi - fillim i një kristalizimi tëideve të mia dhe i kuptimit më të mirë të dramave që u ripërjetuan çdo ditë në kabinetin tim.Shpresoj se leximi i tij, për ju poashtu, do të jetë një fillim. Ndoshta për shumë prej jush, kylexim vetëm sa do ta konfirmoj besimin tashmë të formësuar se ne kemi jetuar të tjera jetëradhe se do të jetojmë akoma të tjera. Shpresoj poashtu se leximi në fjalë do tju cysë tihulumtoni të gjitha këto ekzistenca sa të pasura po aq dhe të ndryshme. Për të tjerët, që kanëarsyet e tyre për të qenë skeptikë, shpresoj të gjejnë këtu një inspirim të ri për të gjykuar përvetveten, se a kemi jetuar apo jo jetëra tjera apo se ne, me të vërtetë, e kemi imagjinatën më tëpasur se kushdo tjetër. 7
  • 9. Ju keni qenë këtu më parë 1. "MBYLLNI SYTË DHE..." Si realizohet kthimi në një jetë të kaluar? Më përcjellni me kujdes dhe vështroni etapate ndryshme gjatë operacionit. Së pari dekori. Kabineti im është i vendosur në përdhesën e një ndërtese ku ka vetëmterapeutë. Pjesa ku unë ju pranoj, plotësisht në xhama nga njëra anë, ka pamje në parkun evogël karshi: në plan të parë, disa palma, më pas ca kaçuba të lulëzuara, et më tutje, një rrjedhuji gurgullues. Papagaj sqepgjatë me përvijëzim të zi prapa koke, qukapikë ngjyrë smaragdi,një ketër gri i familjarizuar, një drenushë me të voglin e saj paradojnë para xhamave tëkabinetit tim. "Sa tërheqëse dhe qetësuese!" do të thoshte vizitori që për herë të parë hyn nëkabinetin tim. Çdokujt i pëlqen pejzazhi dhe kënaqet me llastimet e ketrit dhe dy të vegjëlvetë tij. Është një spektakël natyre - prandaj unë ia kthej shpinën atij dhe ulem përballë jush. E tash, ta vështrojmë skenën: sapo të uleni në mënyrë komode në fotelen e vizitorëve,ju pyes se cili është qëllimi i vizitës suaj. Nëse objekti i vizitës suaj është thjeshtë eksplorimi indonjë jeteje tuaj të mëparshme, nëse ju skeni ardhur për ndonjë trajtim preciz, përgjigja juajdo të jetë me gjasë jo e thuktë. Në të këtilla raste, zakonisht më thonë: "Oh! Do të dëshirojathjeshtë të di se kush kam qenë në të kaluarën." Të këtillëve, unë ua prezentoj një "meny" tësyzheve të ndryshëm, prej të cilëve ju mund të zgjidhni: marrëdhëniet që ju i keni pasur nëjetën apo në ndonjëren nga jetërat tuaja të kaluara me ndonjë bashkëpunëtor, comercialist apoanëtar të familjes suaj, hulumtimi i ekzistencës në të cilën ju e keni fituar një talent të veçantë,çfarë ka sjellur inkarnimi juaj i parafundit në këtë botë, apo paraardhësi i tij, apo kush e di?nëse nuk dini për ndonjë ekzistencë tuajën ku ju keni pasur gjini të kundërt nga ajo e sotme.Është e mundur që ju të dëshironi të dini prej nga shija marramendëse për ndonjë epokë tëzhvillimit të shoqërisë njerëzore, për historinë e luftërave për Pavarësi, për vetura garuese apopër anijet e mëdha me vela. Pasi të jemi dakorduar për dy-tri qendra të intresit, provoj të di nga ju se çndjesi jusjell ideja të jeni të hipnotizuar. Shumica e njerëzve kanë një frikë, panikë që i shtyen tëngurrojnë karshi një të tretës prej tyre që këtë e bejnë me kënaqësi. Ata i frikësohen para segjithash humbjes së vetëdijes, duke mos qenë në këtë mënyrë, mjeshtër të aksioneve të tyre,siç më tha një medium një ditë, para se të më lejonte ta hipnotizoja: "Tjetërkush i merr frenatnë dorë përderisa ju e humbasni tërë kontrollën mbi veten tuaj!" Shërimi im i parë, do të ishte8
  • 10. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjespra, që tju liroj nga frika në mënyrë që ju ta konsideroni këtë regresion si një përvojëpasionante. Unë ju shpjegoj se ju nuk e humbasni vetëdijen siç ndodh në gjumë. Shpirti juaj ekonservon përgjithmonë ndjenjën e asaj që ndodh me ju rreth jush. Në fillim të stadithipnotik, e nganjëherë edhe kur ai ka avancuar dukshëm, jo ndoshta do të dëgjoni shushuritjeqë vijnë nga salla e pritjes apo nga jashtë, por gradualisht, gjithnjë e më tepër, ju do takoncentroni vëmendjen në dramën që luhet në brendinë tuaj. Ndodh të dyshoni ne tablot që jurrëshqasin si shirit filmi në kujtesën tuaj, apo edhe impresionoheni nga ato. Por, ju nuk do taharroni asnjëherë prezencën time. Nganjëherë, pas rikthimit në momentin e tanishëm, disapacientë më theksojnë se si ata gjatë seancës ndodh ta pyesin veten se kujt i përket zëri të cilitata duhet ti përgjigjen pa pra. Disa të tjerë janë koshijent se bëhet fjalë për zërin tim ndajedhe përgjigjet i drejtojnë nga unë. Të tjerë i përgjigjen këtij zëri pa i akorduar atij një burimtë posaçëm. Zëri ekziston dhe pranohet nga ata. Një e sëmurë e cila e zbulon vetveten në njëjetë të kaluar si një indiane e re që studion fitoterapinë, nevrikoset gjithnjë e më shumë derisamë drejtohet e vendosur: - Nuk dua të flas më! Gjithnjë në gjendje të hipnozës por e rikthyer në kohën e tashme, pacientja më rrëfense si indianja e re kupton se ajo është objekt i një seance. E, pasi që mjekësia e bimëve ështënjë shkencë sekrete tek indianët, asaj i ndalohet të mi besoj fshehtësitë e veta. Megjithatë, ajopyet e habitur se kush ia parashtron të tëra këto pyetje kaq diskrete. Pas tentimit tim për tiashpjeguar arsyen, ne gjindemi befasisht në një udhë pa shteg. Për një çast, ajo madje refuzontë artikulojë edhe një fjalë të vetme dhe kryqëzon vendosmërisht duart sa për ta konfirmuarvendimin e saj. Ky shembull rrëfen se ju e ruani gjithmonë kontrollin e situatës gjegjëse, disa herë nëmënyrë tepër koshijente, por gjithnjë nga ndërdija juaj. Në fillim të eksperiencës unë ju lus që të mbështeteni mirë në fotelen tuaj, pastaj timbyllni sytë dhe tërë kujdesin tuaj tia kushtoni frymëmarrjes. Me të kuptuar se ju po filloni tërelaksoheni unë ju lus që ju ta bëni një përpjekje imagjinative dhe ti "lëni qepallat tuaja tëmbyllen qetësisht dhe butësisht, si një valë e ngrohtë fluide që ju kaplon thellësisht". Unë, nëndërkohë e fokalizoj tërë vëmendjen tuaj në këtë senzacion i cili zgjerohet duke i liruar njënga një muskujt e fytyrës suaj, dhe gradualisht të tërë trupit tuaj. Kjo fazë zgjat përafërsishtdhjetë minuta. Më pas kërkoj nga ju të imagjinoni se si jeni shtrirë në vendin tuaj të preferuarnë natyrë dhe, duke kërkuar pak nga pak ndihmën e pesë shqisave tuaja, tju vendos në skenëndhe rolin të cilin ju e luani atje. Është ky një mjet i shkëlqyeshëm për tju përgaditurqë tiripërjetoni aventurat të cilat do të zhvillohen gjatë regresionit. Tashmë gjendja e hipnozës suaj është mjaft e theksuar dhe ja momenti për të zbuluarnjë jetë të kaluar por, na mbesin edhe dy detaje të rëndësishme. Duhet së pari që të mirremivesh për një sistem sinjalizues përmes gishtërinjve. Kërkoj nga ju ta përsëritni mentalishtfjalën "po" deri sa të konstatoni se njëri prej gishtërinjve tuaj ngritet automatikisht, ikomanduar nga ndërdija juaj. Më pas, kalojmë në sinjalet "jo" dhe "refuzoj të përgjigjem".Kur jemi këtu, unë e pyes ndërdijen tuaj nëse ajo është e gatshme të ju lejoj për ta zbuluarndonjë jetë të mëparshme. Nëse na sinjalizohet një "po" ne mund të fillojmë menjëherë. Më ngjan ndonjëherë të ndesh në ndonjë ndërdije rebele e cila më ofron një rezistencëgati të murtë, edhepse ajo nuk e refuzon kategorisht regresionin - dhe këtë shpesh për arsyekrejtësisht të qarta. Për shembull, pas refuzimit me muaj të tërë për të avancuar më tutje nëtransin hipnotik, një e sëmurë e rigjen veten mbi shtratin e operacionit në një spital neuro-kirurgjikal për një lobotomi frontale. Dhe, kirurgët vendosin befas ta ndërprejnë operacioninpër shkak të humbjes së madhe të gjakut dhe ta lënë të përgjumur deri sa ti vie vdekja. Pasi qetashmë e ka zbuluar origjinën e frikës "nga përgjumimi" dhe nga "prekja e huaj" në trurin esaj, kjo paciente vullnetarisht ka eksploruar në disa jetë të kaluara dhe ka zgjidhur probleme tëshumta, të cilat njëkohësisht e kanë shëruar nga fobi të panumërta. 9
  • 11. Ju keni qenë këtu më parë Nëse ndërdija juaj manifeston rezistencë ndaj regresionit, unë negocioj me të:propozoj një mjet për ekzaminimin e shkaqeve që çojnë në refuzimin e kësaj eksperience.Shpjegoj se si ju do të shihni në shpirtin tuaj sikur të ishte një ekran. Nëse paraqitet nevoja,nëse ju nuk jeni të gjendje të përballeni me disa aspekte që do tju shfaqen, unë aplikojmetodën e amnezisë posthipnotike. Kur të përfundojnë këto "formalitete", ju transferoj në njëjetë të mëparshme duke numëruar tepër ngadalë deri në dhjetë, natyrisht pasi tju kemshpjeguar paraprakisht se ju do të udhëtoni në kohë e në hapësirë nëpër një tunel, në mënyrëqë me të numërua "dhjetë", ju do të gjindeni diku tjetër, në tjetër epokë, në tjetër trup por qëbëhet fjalë për ju-vet, dhe që imazhet që do ti shihni, përshtypjet që do ti ndjeni do të jenëshumë të qarta dhe të gjalla. Gjatë këtij momenti, sytë e mediumit fillojnë të lëvizinpërshpejtueshëm nën qepalla, fytyra fillon të gjallërohet, të marrë pamje të çuditshme, ndërsaunë nuk hamendem për asnjë çast se mediumi është duke ripërjetuar një eksperiencë. Filloj tiparashtroj pyetje me çrast mediumi është në gjendje të më përgjigjet - në gjuhën e vet amtare.Më duhet nganjëherë të insistojë në mënyrë që imazhet të formësohen më qartë e që mediumitë ndodhet "atje poshtë". Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme. Kam mësuar se nëse ata ripërjetojnëintenzivisht regresionin e vet, me të pesë shqisat, ata do ti ripërjetojnë të gjitha jetët e tyre nëtë njejtën mënyrë. Disa shpjegojnë se u duket sikur të bëhet fjalë për një film. Të tjerët epërjetojnë në tërësi çdo sekondë. Disa syresh mbesin të qetë dhe pa ndjenja edhe kur atadhunohen, vriten me thikë apo digjen mbi turma drunjsh. Ca të tjerë bërtasin, qajnë dheoshëtijnë. Është kurreshtare të vështrohet se si mediumi i njejtë reagon në trupa dhepersonalitete të ndryshëm në secilën prej jetërave të mëparshme. Shumë nga pacientët e mitregohen aktorë të vërtetë për ti manifestuar personazhet e ndryshëm. Gjatë regresionit, atahyjnë tërësisht në lëkurën e personit përkatës sa që nuk i kuptojnë më disa shprehje moderne.Kur ata e mbërrijnë këtë stad, unë konstatoj se vetëdija e tyre tashmë nuk ka vend nëregresion. Deri më tash, asnjëri nuk më është drejtuar në ndonjë gjuhë të huaj. Por, për mëshumë siguri, unë i rekomandoj mediumet e mi të shprehen në anglisht. Disa janë skajshmërisht preciz për sa i përket emrave, datave dhe vendeve karshi ca tëtjerëve të cilët disi si në mjegull kapërcejnë nga një ekzistencë në tjetrën. Përgjithësisht,dominon një konfuzion në mënyrën se si më vijnë përgjigjet, dhe poashtu nëse përgjigjjapërputhet me zhvillimin e ngjarjes së përjetuar në regresion. Pasi të keni kaluar kronologjikisht në momentet më sinjifikative të jetës suaj të kaluar,unë ju dërgoj në momentin e vdekjes suaj dhe menjëherë çfarë e ka pasuar këtë moment. Siçndodh me të gjitha eksperiencat e dhembshme dhe traumatike, edhe gjatë çastit të vdekjes,njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme - me gjasë sipas aftësive të tyre për ta menagjuarstresin. Është e mundur, që në këto momente, tju ndihmoj me disa sugjestione qetësuese. Pas përfundimit të eksplorimit të jetës së shkuar dhe pas trajtimit të ngjarjeveshkaktare të ndonjë problemi, unë ju komandoj të ktheheni në të tashmen dhe në veten tuajdhe atë duke numëruar prej dhjetë deri në zero. Vazhdojmë të bisedojmë rreth përvojës qësapo e jetuat. Dhe, pikërisht në këto momente, ndodh që ju ti shtoni disa detaje interesante, qëndoshta ti korrigjoni disa "gënjeshtra" të "atij tjetrit" apo edhe që të më rrëfeni për disa detajedhe përshtypje të cilat e kishit vështirë të mi transmetoni gjatë gjendjes hipnotike. Ndodh tëju pyes, për shembull, së në mesin e personave në të cilët keni ndeshur gjatë regresionit tuaj,mos ndonjërin prej tyre e njihni edhe në jetën e tanishme. Nganjëherë, ju nuk mund të jepnipërgjigje të prerë me çrast ju sugjestionoj të shihni më qartë. E pyes unin tuaj që ti përpunojtë gjitha aspektet e jetës që sapo e eksploruat dhe që i interesojnë jetës suaj të tanishme. Çasjete ndryshme të karakterit: pasioni, frika etj. janë shpesh të lidhura me shkaqe të panjohura dhemund të dështojnë fare lehtë apo të mos vërehen gjatë ekzaminimit. Në momentin e daljes ngatransi hipnotik, ju shpjegoj se ju do të "ndjeheni vërtet mirë, do ti mbani në kujtesën tuajeksperiencat e përjetaura dhe gjatë ditëve në vijim, juve do tju kujtohen çaste të tjera nga jeta10
  • 12. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjesjuaj e kaluar". Numëroj ngadalë deri në tre dhe ju lus ti hapni sytë. Më të hapur sytë, njerëzitshpesh shtrembërojnë fytyrën në shenjë habie dhe shtojnë të ekscituar: "Por unë...unë skamqenë gjëkundi! Skam lëvizuar nga kjo pjesë?!" Ne diskutojmë më pas në lidhje me përjetimettuaja dhe rëndësinë që ata kanë për ju. Kjo ishte teknika ime e hipnoterapisë. Sëkëndejmi, është edhe momenti që tju them sehipnoza nuk praktikohet pa rrezik. Nuk është kurrë mjaft të potencohet se regresioni në një ekzistencë të mëparshme -sikurse edhe në ndonjë epokë të çfarëdoshme të kaluar nga jeta e tanishme - duhet tëudhëhiqet vetëm nga një person i përkushtuar dhe profesionalist si në hipnozë ashtu edhe nëpsikoterapi. Pas përfundimit të eksperiencës së regresionit, ka ndodhur që njerëzit të vuajnë ngady-trefishimi i personalitetit, nga depresioni i thellë, nga një ndenjë ngulfatëse e fajësisë, ngafobi dhe çrregullime të tjera më pak ose më shumë serioze. Këto simptome, duhet pra,patjetër, të trajtohen nga një profesionalist i kualifikimit të lartë. 11
  • 13. Ju keni qenë këtu më parë 2. "DIKUSH I ARMATOSUR ME NJË TOPUZ HEKURI..." Herën e parë që e kam parë Becky-n kam qenë e tronditur nga fytyra e saj e zverdhurdhe apatike, nga pamja e saj tejet rinore. Ajo i gjasonte më parë një çupe adoloscente sesa njëgruaje të pjekur njëzetvjeçare. Ca bulëza të kuqërremta në fytyrë, flokë të gjatë gështenjë tëlëshuara mbi shpinë dhe mbi të gjitha një siluetë fëminore që sfidon dukjen e saj si një grua. Eveshur në xhinse blu dhe në një blusë xixëlluese indiane e trikotuar me dorë, ajo lintepërshtypjen të tërheqte vëmendjen më tepër nga veshja e saj. Me një zë të vogël aspakkumbues dhe me një dridhje trembëruese shpatullash, ajo provon ti numëroj arsyet e ardhjestek unë. Fjalët e saj disi si ngulfaten kur ajo hedh vështrimin nga unë, në përpjekje për tahulumtuar pamjen time. I proposoj të komodohet mirë, të mbështetet lirshëm në fotele, tivendos këmbët mbi ulësen pa mbështetëse, e të marrë frymë thellë-thellë. Ne kemi kohë mebollëk që ta ekzaminojmë rastin e saj. Të nisim që nga fillimi. Pasi kaluam disa çaste dukepërpunuar frymëmarrjen, ajo tashmë ka gjetur më shumë qetësi... ...Qetësi të mjaftueshme sa për të më shpjeguar se me vite të tëra ajo vuan nga"migrena të tmerrshme", madje që nga mosha trembëdhjetvjeçare. Kur e kaplon sëmundja, ajorri e sëmurë me ditë të tëra, ka vjellje të shpeshta gjë që e bën të shtrihet në shtrat. Aspirinadhe medikamentet tjera kundër migrenës përbëjnë arsenalin e saj kryesor farmaceutik. Mjekui saj familjar ma ka dërguar atë sepse ka konsideruar kokëdhembjet e saj vijnë nga një gjendjee një presioni ekstrem dhe se ajo duhet të mësojë të relaksohet. Beckey thekson se ajo i ndiennervat e saj tek i shtërngohen si tela. Dhe, ajo qesh e tendosur nga nervoza, duke i numëruarmotivet e çrregullimeve të saj: studimet në kolegj janë të stërngarkuara me orare fikse,provime, punë laboratorike. Pastaj, problemet me shokun e saj. Puna që ajo bën i duketvrastare, etj. Ajo ndalet për një moment të gjatë me duar të kryqëzuara mbi gjurin e saj, e pastaj,duke i ngritur sytë drejt meje, më psherëtinë butësisht: - Nëna më ka këshilluar që tju them se unë kurrë nuk e përjetoj orgazmin. Becky më shpjegon se ajo së pari ka menduar që kjo ndodh ngaqë ajo e filloi këtëpunë vetëm sa për të bërë dashuri, por me kalimin e kohës ajo dhe i dashuri i saj përfunduan12
  • 14. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjesnë dashuri. Dhe më pas, sipas saj, çdo gjë do të vajë mbarë. Por, muajt kalojnë dhe ajovazhdon me avazin e vjetër: - Smë duket asgjë ekscituese. Sikurse edhe në rastet e çifteve të tjerë, ftohtësia rritet me ngritjen e tensionit. Nëfillim, secili e përqeshte tjetrin. Me kalimin e kohës, dashnori i saj i vogël e qetëson duke ithënë se ndoshta ai është një dashnor i keq. Por, të njejtën gjë e mendon edhe ajo për veten esaj. Fytyra e Beckey-it shkëlqen nga ngazëllimi kur e pyes të më flas diç më tepër për jetëne saj në shtëpi. Pamjen që ajo e paraqet është vërtet ideale. Babai i saj është "perfekt".Mamaja e saj është e dashur dhe shumë e këndshme. Motrat e saj janë shoqe të vërteta. Atepëerputhen të gjithë njëri me tjetrin deri në prfeksion. Kam përshtypjen se ajo përkdhelet ngakëto ndjenja tejet dashamirëse. Njëkohësisht, kam përshtypjen se duhet pritur një kohë para seti përvishemi punës. Njëzet minutat e fundit të konsultimit tonë ia përkushtoj mësimit të Beckey-it meautohipnozën duke e regjistruar një shirit manjetofoni të cilin ajo duhet ta marrë me vete, nështëpi. Beckey është një medium përpëlitës, ajo preferon ti mbaj sytë hapur sa më gjatë që tëjetë e mundur. Nëse qepallat e saj ia mbulojnë sytë, kjo dë të thotë se kjo ka ndodhurrastësisht dhe ajo kthjellet priftueshëm. Është mëse e qartë se një pjesë e qenies së saj luftonkundër dëshirës për tu reklasuar, për tu liruar e tëra. Më në fund, tensioni zhduket pak ngapak nga fytyra dhe trupi i saj dhe ajo i nënshtrohet sugjestionit tim për ti çliruar muskujtnjërin pas tjetrit. Ajo madje qetësohet deri në atë masë sa mund tia mësoj sinjalizimin përmesgishtërinjve, dhe pa humbur kohë, hyj në komunikim direkt me ndërdijen e saj. Pas disaminutash, ndërdija e saj më rrëfen se migrenat e saj rrjedhin nga një ngjarje e kaluar. - Ka ndodhur kjo ngjarje në jetën e tanishme? Gishti "negativ" ngritet ngadalë duke u dridhur. Më pas, e pyes ndërdijen e saj nëse ajoështë e gatshme ta përgadis Beckey-in për takimin tonë të ardhshëm, për ta ballafaquar atë meekzistencën që paraqet burimin e migrenave të saj. Pas një abstenimi një minutësh, gishti"pohues" ngritet. Pas daljes nga hipnoza, Beckey më pyet e habitur: "Çdo të thotë e tërë kjo?" Unë ishpjegoj se kam zbuluar se shqetësimet prej të cilëve vuajnë shumë njerëz, e kanë burimin nëndonjë jetë të mëparshme. Por, duket se Beckey nuk beson shumë në reinkarnimin. Por, dorënnë zemër, a nuk do ti interesonte asaj që të shoh se çfarë do të përgadis ndërdija e saj herën eardhshme? Ajo pranon me buzëqeshje dhe e lëshon kabinetin kabinetin tim duke më premtuarse do ta praktikoj autohipnozën së paku dy herë në ditë. Pesëmbëdhjetë ditë më vonë, në hyrje të sallonit të pritjes, vërej një gruua krejtësishttë transformuar. Ajo duket më e lumtur, më e relaksuar. E ulur me komoditet, ajo mëshpjegon se e ka përdorur regjistrimin tim me kënaqësi të madhe. Poashtu edhe i dashuri i saji vogël. Edhe ai ndihet më i qetë. Mëgjithkëtë, ajo sërish fillon të belbëzojë gjersa më pyetnëse do ta eksplorojmë një jetë të kaluar që sot. I propozoj që ta lë ndërdijen e saj të vendos. Që në fillim të sugjestionit, vërej përfitimet e Beckey-it nga seancat e autohipnozës nështëpi: për pak çaste ajo rrëshqet në një trans të thellë. Një verifikim i fundit përmes shenjësse gishtit më siguron se synimi i ynë gjindet në një jetë të kaluar. E lë të udhëtojë në kohë dhehapësirë, duke i sugjeruar që ndërdija vetë ta zgjedh një moment të këndshëm apo edhethjesht banal nga ekzistenca të cilën jemi të interesuar ta eksplorojmë. Zëri i Beckey-it bëhet akoma më i turpshëm për tiu përshtatur skenës që i shfaqet parasyve të saj. 13
  • 15. Ju keni qenë këtu më parë Beckey - I shoh të gjitha llojet e luleve të egra...barin e lartë...në një fushë të gjërë. Dr. Fiore - Çfarë bëni ju në këtë fushë? B. - Jam me dikë. Dr. F. - Më rrëfeni diç për këtë person. B. - Është një djalë...Më duket se ne thjesht po bisedojmë. Dr. F. - Çpo ndjeni? B. - Jam e lumtur. Dr. F. - E lumtur për shkak të tij? B. - Po. Dhe në paqë. Dr. F. - Më flisni për peizazhin. B. - Është një livadh, natyra shkëlqen. Ka dhe drunj. Dr. F. - Çfarë lule ka? B. - Ato janë ngjyrë portokalli, janë fare të vogla... duket të jetë pranverë...portokallidhe vjollce. Dr. F. - Më flisni për shokun tuaj. Si duket ai? B. - Hë... flokë të zezë... ka mjekërr, djalosh i bukur. Dr. F. - Si është i veshur? B. - Duket si një lloj i veshjes mesjetare...do të thoja pantollone të shkurtëra merrypa...dhe një bluzë...të çmuar. Dr. F. - Cila është ngjyra e bluzës? B. - Pembe e mbyllur mbi fondin e bardhë. Dr. F. - Po pontollonat e tij? B. - Të përhimtë. Dr. F. - Po ju? Si jeni ju e veshur? B. - Në të gjelbër... një fustan krejtësisht të gjelbër. Dr. F. - Çfarë flokë keni? B. - Flokë të tërhequra mënjanë...janë të gjatë dhe të lëshuara mbi shpinë. Dr. F. - Jeni vërtet shokë të mirë, ju dhe ky djalosh i ri? B. - Hë...po. Dr. F. - A jeni të dashuruar njëri në tjetrin? B. - Besoj se po, po. Dr. F. - Shumë mirë. Tani, unë do të numëroj deri në tre dhe juve do tju kujtohet emrii tij. Një... dy... tre. Cili emër ju vie brof në shpirt? B. - Ian. Dr. F. - Shumë mirë. (Becky qesh) Dr. F. - Çfarë ka për të qeshur? B. - Sa kurreshtare. Kurrë në jetën time skam njohur njeri me këtët emër. Dr. F. - Po ju, si ju quajnë juve? B. - Skam asnjë ide. Dr. F. - Merrni frymë thellë dhe koncentroheni, do ta përsëris pyetjen. Një... dy... tre...si ju quajnë? B. - Elaine. Dr. F. - Cili është mbiemri juaj, Elaine? B. - ODonnell. Dr. F. - Relaksohuni më tej. Sa vjet i keni, Elaine? B. - Pesëmnëdhjetë. Dr. F. - Pesëmbëdhjetë? Po Ian sa vjet i ka? B. - Gjashtëmbëdhjetë. Dr. F. - Njiheni që një kohë të gjatë?14
  • 16. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes B. - Hë, po. Dr. F. - Po në cilin shtet ju gjindeni? B. - Në Angli?... Në Irlandë? Në Angli më duket. Dr. F. - Tani do të numëroj deri në tre dhe me të shqiptuar tre, ju do ta kujtoni datën esaktë... Ma thuani këtë datë. B. - 1654. Dr. F. - 1654. Tani të avancojmë në kohë për pesë a dhjetë minuta dhe të shohim çfarëdo të ndodh... Çpo shihni? B. - Gjithmonë e njëjta gjë. Dr. F. - Jeni edhe më tej në të njëjtin vend, duke biseduar? B. - Hë... po. Dr. F. - Jeni në këmbë, e ulur apo e shtrirë? B. - Në të vërtetë, jemi të shtrirë në krah. Po pushojmë. Dr. F. - Mirë. Tani do të kërkoj nga ju të avanconi më tej në kohë, për diç më tepër senjë orë. Një... dy... tre... katër pesë. B. - Oh! Nuk jam më aty. Dr. F. - Çfarë po vëreni tash? B. - Jam në një... Po imagjinoj se është shtëpia ime... në kuzhinë, besoj. Dr. F. - Çjeni duke bërë? B. - Më duket se ne po përgaditemi për të ngrënë. Dr. F. - Më flisni më tepër për kuuzhinën. Përshkruajeni atë. B. - Epo mirë... ka një tryezë të madhe prej druri me banka të vendosura në secilënanë. Dr. F. - Vazhdoni. Është tryeza gati? B. - Jemi duke i vendosur enët. Pjatat dhe... gjithçka është prej metali. Nuk mund tëthem se çfarë metali e as çfarë kuamiteti, por është shumë pastër. Dr. F. - Sa pjata dhe lugë e pirunj po përgaditni? B. - Është vështirë të thuhet... katër ose pesë, më duket. Dr. F. - E për kë? B. - Prindërit dhe motrat e mia. Dr. F. - Sa motra i keni? B. - Dy. Dr. F. - Janë më të reaj apo më të moshuara se ju? B. - Njëra është e moshës sime ndërsa tjetra më e re se unë. Dr. F. - Si quhen ato? B. - Suzanne?... Emilie? Dr. F. - Tani do kërkoj nga ju të avanconi kah mesi i drekës në mënyrë që të mund tëshohim se çjeni duke ngrënë ndërsa ti do të më thuash nëse kjo të pëlqen. Një... dy... tre...katër... pesë. Çjeni duke ngrënë? B. - Një pulë... është zier e tërë, tërë pula... ende i duken këmbët dhe pjesët tjera. Dr. F. - Po tjetër çhani? B. - Një lloj mëlmese të bardhë. Dr. F. - Ju duket e shijshme? B. - Po, po. Dr. F. - Po diçka tjetër? B. - Ka dhe një pjatë me perime. Dr. F. - Çfarë ngjyre? B. - Të gjelbër. Më duket se janë spargël (lloj perimesh në formë shkopinjsh). Dr. F. - Si ju duket ambienti në shtëpi? B. - I këndshëm. 15
  • 17. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - Më flisni për babain dhe nënën tuaj. Mi përshkruani ata. B. - Babai është i fortë... fytyra e rreshkur dhe e skuqur... flokët gështenjë... maja ekokës e tullacur. Dr. F. - Cili është profesioni i tij? B. - Punon në qytet. Kujtoj se ka një dyqan... diçka të tillë. Dr. F. - Çbën nëna jote gjatë ditës? B. - Ajo rri në shtëpi. Dr. F. - E ju, çbëni ju? B. - Unë punoj. Dr. F. - Çfarë pune? B. - Kujtoj se punoj në dyqanin e babait tim. Dr. F. - Shumë mirë. Tani, do të doja që ju të kaloni në një ngjarje më me rëndësi.Ndërdija juaj do ta zgjedh ndodhinë që duhet ta ekzaminojmë. Një... dy... tre... katër.. pesë.Çpo shihni? (Qetësi) Dr. F. - Çpo ndjeni? B. - Diçka konfuze. Dr. F. - Mirë. Do ta pyes ndërdiejn tuaj që ta shpërbëjë këtë konfuzion. Numëroj derinë pesë. Në pesë, ju do të dini saktësisht se cilin rol e luani në këtë ngjarje. (Ajo numëron.)Çpo ndodh tash? B. - Dikush po ikën. Dr. F. - Kush? B. - Më duket se është... Ian-i. Dr. F. - Ku jeni ju në këtë moment, Elaine? B. - Në punë. Dr. F. - Në dyqan? B. - Po. Dr. F. - Edhe Ian-i ndodhet me ty në dyqan? B. - Jo, kujtoj se ai sapo iku. (Një akcent mërzie në zërin e saj.) Dr. F. - Ku ka shkuar? B. - Po shoh ushtarë. Dr. F. - E Ian-i, është ai me ta? B. - Më duket... po... ai iku me ta. Dr. F. - Është edhe ai ushtar? B. - Tash po. Dr. F. - Çfarë përshtypje ju sjell kjo shkuarje e tij? B. - Jam e mërzitur, por do kalojë edhe kjo. (Sytë e saj mbushen me lot.) Dr. F. - Sa vjet e keni tash? B. - Gjashtëmbëdhjetë. Dr. F. - Do të kërkoj tash, nga ndërdija juaj, që tju dërgoj në një ndodhi tërëndësishme. Një... dy... tre... katër... pesë. Çfarë po ndjeni? B. - Hë... Dr. F. - Çpo përjetoni? B. - Një lloj frike. (Mjekrra e saj dridhet.) Dr. F. - Frikësoheni shumë? B. - Heu... po. Dr. F. - Po pse? B. - Po ndodh diçka e frikshme. Dr. F. - Çka saktësisht? B. - Nuk di shumë. Është një turmë njerëzish që vrapojnë.16
  • 18. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - E ju ku ndpdheni? B. - Jashtë... në rrugë. Dr. F. - E njerëzit vrapojnë në të gjitha anët? B. - Hë... po. Dr. F. - Çfarë po vëreni akoma? B. - Kuaj. Dr. F. - Përgjo mirë me veshë e të shohim nëse arrin të dëgjosh se çthonë këta njerëz? B. - Ata thonë se duhet ta kalojnë rrugën. (Zëri i saj zvogëlohet, si në pëshërotje.) Dr. F. - Përse? B. - Nuk e di. Dr. F. - Çfarë ndjeni në veten tuaj? B. - Kam frikë... humbas torruan... por asesi të kuptoj pse? Dr. F. - A jeni e vetme aty? B. - Po... më në fund... Po, jam në dyqanin tim... dhe nuk di gjë se çi ka ndodhurfamiljes sime. Dr. F. - Mirë. Do të numëroj deri në pesë e do të doja që ju të avanconi në kohë përdisa minuta për të kuptuar se çpo ndodh. (Ajo numëron.) Çpo shihni tash? B. - Dikush i rangut të lartë kalon nëpër qytet. (Ajo kthen kokën me ngadalë, sikur tapërcillte një lëvizje.) Dr. F. - Për çka bëhet fjalë? B. - Për një anëtar të familjes mbretërore. Dr. F. - Tash, do të numëroj deri në pesë, dhe në pesë ju do të kuptoni saktësisht përçka bëhet fjalë. Një... dy... tre... katër... pesë. Kush është ai? B. - Një princ. Dr. F. - Cili princ? B. - Nuk e di emrin e tij. Dr. F. - Më flisni për të. B. - Të gjithë e urrejnë. Dr. F. - Mirë. Do të kërkoj, tash, nga ndërdija juaj që tju kalojë në ngjarjen pasuese ecila është ndoshta burimi i migrenave tuaja. Rrini e qetë dhe e relaksuar. Një... dy... tre...katër... pesë. Çpo ndodh tash? B. - Asgjë. Dr. F. - Çfarë po ndjeni? B., pushim i gjatë. - Kam të ftohtë në duar. Njëra më duket se është shtangur por sjame sigurt. Dr. F. - Ku ndodheni, Elaine? B. - E injoroj këtë! Dr. F. - Jeni brenda apo jashtë? B. - Brenda. Dr. F. - Sa vjet i keni në këtë moment? B. - Gjashtëmbëdhjetë... gjithnjë gjashtëmbëdhjetë vjet. Dr. F. - Çpo ndodh tash? B. - Kanë ndryshuar shumë gjëra. Dr. F. - Kanë ndryshuar shumë gjëra? B. - Asgjë sështë më si më parë. Dr. F. - Asgjë si më parë? Ma shpjegoni këtë. B. - Nuk shoh asgjë... por më duket se... se jam fare vetëm diku. Dr. F. - Çpo bëni në këtë moment? Jeni ulur, e shtrirë apo... B. - Jam në këmbë. Dr. F. - Të shphim pra. Jeni akoma në dyqanin e babait tuaj? 17
  • 19. Ju keni qenë këtu më parë B. - Jo. Dr. F. - E pra, ku jeni dhe çbëni në këmbë. B. - Është shumë errësirë... së paku aq sa smund të shoh gjë. Dr. F. - Por, ju keni përshtypjen se gjithçka ka ndryshuar. B. - Po. Dr. F. - Ma shpjegoni këtë. Çfarë ndjenje keni tash? B. - Eh po mirë... Jo, me të vërtet... Unë skam frikë. Dr. F. - A ka shumë kohë që kur ishit në rrugë? B. - Ka disa muaj. Dr. F. - Disa muaj? Të shohim. Do të numëroj deri në pesë e ju do të gjindeni vetëmpak çaste para këtij momenti. Një... dy... tre... katër... pesë. Më tregoni se çpo ndodh? B. - Më grabisin... Dr. F. - Kush ju grabit? B. - Është vështirë... vështirë të thuhet... po, kam shkuar gjetkë. Dr. F. - Ku kështu? B. - Më duket se unë sdoja të shkoja me ta. Dr. F. - Me kë? Kush ju mori? B. - ... mbi një kal. Dr. F. - Ju kanë marrë me kal? B. - Nuk e di saktësisht. Dr. F. - Më flisni për këtë. Çka ju kujtohet nga shkuarja juaj? Ku ishit kur kjo ndodhi? B. - Isha në qytet... në rrugë... pas parakalimit të princit. Dr. F. - Të njejtën ditë? B. - Po. Dr. F. - Si ka ndodhur kjo? Çfarë po shihni? Do të numëroj nga një në tre. Një... dy...tre. B. - Dikush më hodhi mbi një kal. Dr. F. - Kush ka mund ta ketë bërë një gjë të këtillë? Pse? B. - Një ushtar. (Ajo dridhet frikshëm.) Dr. F. - Një ushtar ju është afruar dhe thjeshtë ju ka rrëmbyer? B. - Ai ishte me ushtarë të tjerë. Dr. F. - Çndjesi kishit kur ju ndodhi kjo? B. - Isha e befasuar... por nuk kam përshtypje të ndihesha shumë e shqetësuar. (Ajoqetësohet.) Dr. F. - Çka ju ka thënë ushtari kur ju mori? (Heshtje.) Dr. F. - Do të numëroj nga një në tre dhe në tre ju do ta gjeni momentin se çfarë ju thaushtari. Një... dy... tre. B. - Ai më tha se po më merrte me të tjerat... ai tha: "Ju do të vini me të tjerat... megratë tjera." Dr. F. - Ju do të vini me gratë tjera? B. - Kishte edhe të tjera gra me ta. Dr. F. - Ata i kanë grabitur edhe ato, poashtu? B. - Ato... ato dëshironin të shkonin. Kam parë se si ato ishin në mantela dhe pallto,më kuptoni, me valixhet e tyre, të përgaditura më parë. Dr. F. - Si jeni ju e veshur? B. - Në të kuqe. Një fustan të kuq... paksa të nxehtë. Por, kujtoj se është një sezontjetër, më i ftohtë. Dr. F. - Mirë. Tash, do të kërkoj nga ju të kaloni në ngjarje më markante që ka pasuar.Një... dy... tre... katër... pesë. Çpo shihni?18
  • 20. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes B. - Një kthinë të errët. Dr. F. - Ju ndodheni në një kthinë të errët? Ma përshkruani atë. B. - Jam e vetmuar... Ka një dritare... një, më duket... është e tëra çka mund të dallojpër momentin. Dr. F. - E, çbëni ju në këtë dhomë të errët? B. - Qëndroj këtu, në këmbë. Dr. F. - Jeni në shtëpinë tuaj? B. - Këtë po mundohem ta kuptoj... Dr. F. - Po numëroj nga një në tre, dhe në tre ju do të fiksoheni. Një... dy... tre. B. - Jo, nuk jam në shtëpi. Dr. F. - E pra, ku jeni atëherë? B. - Në një shtëpi guri shumë të madhe. Dr. F. - Qe sa kohë jeni në këtë dhomë? B. - Qe disa muaj. Dr. F. - Do të thotë se jeni e burgosur? B. - Në një mënyrë, po. Mendoj... Mendoj se jam, por... asnjëherë skam provuar të ik. Dr. F. - E pse, pra? B. - Sepse këtu është më mirë se në shtëpi. Dr. F. - Pse është më mirë se në shtëpi? B. - Është më dëfryese se në shtëpi, më amuzante. (Asaj i shfaqet një buzëqeshje eimponuar, e hidhur.) Dr. F. - Më rrëfeni për atë që ka ndodhur. Çju ka ndodhur kur keni qenë e rrëmbyernga këta njerëz, nga ushtari me kal? B. - Na kanë vendosur nëpër dhoma. Dr. F. - Më tregoni si kani qenë e trajtuar? B. - Kemi qenë mirë të trajtuara ngase ne jemi këtu për kohën e lirë të ushtarëve. Dr. F. - 9nënkuptoni ju me këtë? B. - Eh, mirë. Të themi që ata mund të vijnë të na shohin sa herë që tu kënda qejfi. Dr. F. - E çfarë efekti ju sjell kjo punë? B. - Kjo nuk më pëlqente aspak. Dr. F. - Më rrëfeni tash se çndodh kur ata vijnë tju shohin. B. - Epo mirë... këta janë ushtarë... ata ndodh të kenë qenë me muaj në mal... dhe,dëshirojnë gra. Dr. F. - Çfarë ndjenje ju sjell kjo juve? B. - Duhet ta bëjmë. (Me një zë indiferent.) Dr. F. - A keni qenë më parë me ndonjë burrë, siç jeni tash me këta ushtarë? B. - Jo. Dr. F. - Si jeni ndjerë të parën herë? B. - Asgjë të jashtëzakonshme. Dr. F. - Skeni qenë e shokuar? B. - Heu... ishte një shok, natyrisht... por jo edhe një termet. Dr. F. - Ne do të vazhdojmë ta eksplorojmë këtë jetë këtu. Një... dy... tre... katër...pesë. Keni ikur që një kohë të gjatë, Elaine? B. - Hë... Hë... Dr. F. - Qe sa kohë? B. - Qe shtatë apo tetë vite. Dr. F. - Si kanë kaluar këto vite për ju? B. - Hë... Mirë kanë kaluar. Nuk kanë qenë, shikoni... isha shumë mirë e trajtuar... atokanë qenë... Kjo nuk ishte tejet pasionante. Këto vite kishin anët e veta të mira dhe të këqija. Dr. F. - A keni pasur fëmijë gjatë kësaj periudhe? 19
  • 21. Ju keni qenë këtu më parë B. - Jo. Dr. F. - A keni pasur ndonjë të dashur gjatë kësaj periudhe apo thjesht ju keni shërbyershumicës së burrave? B. - U kam shërbyer shumicës së burrave. Dr. F. - E çfarë dobie ju sillte kjo punë? B. - E urreja. (Ndihet kërcëllimi i nofullave të saj.) Dr. F. - A keni ndier kënaqësi ndonjëherë? B. - Disa herë. Dr. F. - Pasi u adaptuat, ju dukën gjërat më të thjeshta më pas? B. - Po. Dr. F. - Po princi? Keni qenë tek ai? E keni takuar ndonjëherë? B. - Jo. Dr. F. - Skeni qenë asnjëherë në prezencë apo në shoqëri me të? B. - Jo. Dr. F. - Ishit duke banuar me të tjera gra? Apo e kishit dhomën tuaj personale? B. - E kishim dhomën tonë personale. Dr. F. - Kaloni tash në një ngjarje më interesante. Një... dy... tre... katër... pesë... Kujeni tash? B. - Në shtëpinë time. Dr. F. - Më thuani çpo vëreni? B. - Kuzhinën... tryezën e madhe prej druri, bankat. Dr. F. - Pse jeni kthyer në shtëpi? B. - Për ta parë familjen time. Dr. F. - Kishit vështirësi nga atty ku ishit më parë? B. - Jo. Dr. F. - D.m.th. ju e gjetët familjen tuaj? B., me një ton befasie. - Jo, ata nuk janë më këtu. Dr. F. - Nuk kanë lanë ndonjë shenjë, ndonjë porosi? B. - Jo. Dr. F. - Shtëpia duket të jetë në rregull apo ke përshtypjen se mund të ketë ndodhurdiçka e befasishme? B. - Epo, mirë, gjithçka ka mbetur në vendin e vet por, më duket se këtu ka ngjarëdiçka e papritur. Dr. F. - Mirë. Në çka mendoni kur thuani kështu? Ku besoni se mund të jetë familjajuaj? Çka mund të ketë ndodhur? B. - Ata kanë qenë të shtërnguar ta lëshojnë shtëpinë... të ikin. (Ajo shqetësohet.) Dr. F. - Pse të ikin? Çpo ndodh në tërë vendin në këtë moment? B. - Eh mirë, ka trazira. Shumë trazira. Ata ndoshta kanë qenë të detyruar të marrinudhë. Ndoshta shkaku i ushtarëve. Dr. F. - E ju, çdo të bëni ju? Një xhiro rreth shtëpisë? B. - Po, e pastaj do shkoj deri në dyqan për të parë nëse edhe mëtutje është aty. Dr. F. - Është larg shtëpisë suaj? B. - Jo, vetëm një bllok shtëpish më tej. Dr. F. - Më përshkruani se çbëni. B. - Po zbres rrugës... drejt dyqanit. Dr. F. - Çfarë lloj dyqani është ai? B. - Një lloj dyqani me artikuj të përzier. Tekstil dhe miell... ca artikuj kuzhinz, gjëratë këtilla. Është një butik i vogël. Dr. F. - Po takoni njerëz të njohur, fqinj? B. - Nuk shoh... asnjeri. (Ajo shtërngon shpatullat për fotele.)20
  • 22. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Është kjo e pazakonshme? B. - Oh po! Dr. F. - Çfarë po mendoni ju? B., me ngadalë - Të gjithë kanë qenë të obliguar të ikin. Dr. F. - Cila ndjenjë ju kaplon përderisa e shihni këtë, krejt e vetmuar? B. - Kam frikë. Skuptoj asgjë. (Zëri i saj ngulfatet.) Dr. F. - Më rrëfeni në detaje për atë që po ndodh. Jeni edhe më tutje duke ecur? B. - Po, vazhdoj të ec dhe dera është e hapur e kjo është fare e pazakontë... vështrojdhe thërras. Askush nuk përgjigjet... dal jashtë, nga prapa shtëpisë, besoj. Dr. F. - Ka dalje? B. - Është një dalje e ngushtë... plot lagështi dhe kundërmon shumë. (Mbyll hundën medorë për të mos e ndier erën e keqe.) Dr. F. - Pse ka lagështi aty? B. - Për shkak të ujërave të zeza... Ska asnjeri. Dr. F. - As aty sgjindet askush? B. - Të paktën unë svërej askënd. Dr. F. - Çfarë jeni duke bërë tash? B. - Duke menduar. Dr. F. - Çka po mendoni? B. - Po provoj të mendoj se çduhet të bëj tash... a pra, e mbyll portën dhe hyj sërish nëdyqan... ska as para. Dr. F. - Kërkuat? B. - Po, po. Dr. F. - Ku kërkuat para? B. - Në sirtarin... prapa llogaritësit... nuk e kanë... dyqani nuk duket të ketë qenëplaçkitur, prandaj ata kujtoj, thjesht kanë ikur gjetkë. Dr. F. - Rrini e qetë dhe e relaksuar, lirohuni gjithnjë e me shumë sa herë që merrnifrymë. Çpo bëni tash? B. - Dal nga dyqani. Dr. F. - Po rrugët, duken ato të shkretuara? B. - Po... dëgjoj qentë tek lehin, por ka pak nga ta... Asnjë njeri, asnjë. (Tashmë, ajoduket qartë e trembur.) Dr. F. - Çndjenjë ju kaplon trupin? B. - Kam frikë. Vërtet po filloj të kem shumë frikë. Pyes veten çmund tju ketëndodhur njerëzve? Dr. F. - Rrini e lirë dhe ruajeni qetësinë. Tash, çpo bëni? B. - Kam pushuar ta kërkoj dikë. Dr. F. - Dikë të njohur? B. - Pa marrë parasysh kë. Dr. F. - I njihni tregtarët tjerë të rrugës apo njerëzit e këtij qyteti? B. - Hë... po. Dr. F. - E tash, çështë duke ndodhur? B., me zë të ulët. - Dëgjoj ca hapa. Dr. F. - Dikush që ec? B. - Janë shumë. Më duket se janë burra. (Ajo ofshan... fytyra i përkeqësohet.) Dr. F. - Ju ndjekin nga pas? B. - Po... po. (Dridhet me ankth.) Dr. F. - Cila ndjenjë ju kaplon ndërsa i dëgjoni këto hapa? B. - Kam frikë sepse... sikur të ishin të njohur nuk do të më ndiqnin nga pas pa mëthënë esnjë fjalë... pa më thirrur... Prandaj vazhdoj të ec. Por, ata më nxënë. 21
  • 23. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - Më thuani çpo ngjet me ju? Çpo shihni? B. - Shoh tre burra. Fytyrat e tyre sjanë të qarta. Dr. F. - Do të numëroj deri në tre e pastaj fytyrat e tyre do tju paraqiten qartazi.Qetësoheni ju lutem, merrni frymë thellë... një frymëmarrje e thellë... tash nxirreni ajrin,shkarkojeni tërë tensionin. Një... dy... tre... Çpo dalloni tash? B. - Njëri është bjond... flokëverdhë... tjetri zeshkan me mustaqe... edhe një zeshkan...por ky pa mustaqe. Dr. F. - Cila është përshtypja në fytyrat e tyre? B. - Oh... më duken të këqinj. Dr. F. - Ju flasin diç? B. - Jo. Dr. F. - Të prekin me duar? B. - Po. (Lotët fillojnë ti rrjedhin në fytyrë.) Dr. F. - Çfarë ju bëjnë? B. - Njëri, prapa meje, më tërheq për krahësh... Ata më fusin mes dy shtëpive, mashqyejnë çantën... pallton time. Dr. F. - Dhe ata nuk ju thonë as edhe një fjalë të vetme. B. - Jo, ata flasin mes vete. (Trupi i saj merr një tendosje ekstreme.) Dr. F. - E çfarë flasin ata mes vete? B. - Oh! Mund ta imagjinoni... "Shpejtë, shpejtë, ta qojmë këndej." Ndërsa mua:"Mjaft më!"... Ata poashtu këshillohen të mos bëjnë zhurmë. Njëri ma mbyll gojën me dorëne tij. Dr. F. - Çfarë ndjenje ju kaplon? B. - Euf... Kam frikë ngase ata mund të më lëndojnë. Unë... unë kam qenë edhe meburra të tjera, kundër dëshirës sime, pa pasur të drejtë që të zgjedh... prandaj nuk është kjoqë... në fund të fundit, është njësoj. Por, këtu kam frikë; ngaqë këta vërtet mund të mëlëndojnë shumë... dhe as që i njoh. Dr. F. - Çpo ndodh tash? B. - Njëri prej tyre e ka marrë një diçka si... si kërbaç... është nga metali... Oh!... Atamë godasin në kokë sepse unë provoj të mbrohem... Bie në tokë, më rrokullisin për dhe.(Trupi i saj bëhet si pa eshtra, pa skelet, pa formë.) Dr. F. - A ju kanë lënduar shumë kur ju goditën në kokë? B. - Po. Ata kishin marrë hov më parë... më rrjedh gjaku... më rrahin edhe më tej. (Ajidënesë së qari.) Dr. F. - Ku ju godasin kësaj radhe? B. - Në anën tjetër të kokës. Dr. F. - Jeni gjithnjë e plandosur për dhe? B., ajo psherëtin. - ...Po. Dr. F. - E burrat qëndrojnë në këmbë para jush? B. - Po... Jo, ata ulen tashti... vendosen në gjunj apo thjesht ulen... Diskutojnë se cilido të më dhunojë i pari... Unë jam me gjysmëvetëdije. Dr. F. - Çthonë ata? B. - Oh! Ata grinden... "Unë së pari!", "Jo, unë!" Dr. F. - Ju thuani se jeni në agoni, me gjysmëvetëdije? B. - Oh, po. Nuk mund të mbrohem më. Ata më shtërngojnë për krahësh. (Zëri i sajvjen duke u zvogëluar, duke u tretur.) Dr. F. - Rezistoni akoma? B. - Jo. Dr. F. - Dhe ju vazhdoni të jeni e shtrirë për dhe, e rreth jush këta tre njerëz në gjunj? B. - Po...22
  • 24. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Çfarë ndjeni fizikisht? B. - Të ftohtit e kalldërmit nën trupin tim... bërrylat, duart e mia të prangosura... tëftohtit. Fustani im krejtësisht i shqyer. Dr. F. - Gjejeni qetësinë tuaj, relaksoheni. Dhe vazhdoni të përshkruani atë që jundodh. Gjithnjë duke u qetësuar. Çpo bëjnë ata tash? B. - Eh, mirë, bjondi është i pari... oh, ai më lëndon, kam dhembje... gjakderdhje. Dr. F. - Gjakderdhje nga vagina? B. - Po. (Zëri i ngulfatet në fyt.) Dr. F. - Si e kuptoni këtë? B. - E ndjej... është gjaku i nxehtë që më rrjedh nga... dhe e ndjej se si më shqyen. Dr. F. - Ju bën edhe diçka tjetër? B. - Jo. Ai vetëm më ka... ishte i shpejtë. Mbaroi shpejt. Dr. F. - Cili është në radhë? B. - Tani, në radhë... ai që ska mustaqe... oh, e njëjta gjë. Dr. F. - E ky, ju lëndoi shumë? B. - Dhembje kam gjithmonë... por ndoshta pak më pak këtë herë... gjithsesi jo mëshumë. Dr. F. - U flisni diç këtyre burrave? B. - Jo. Por është krejt njësoj nëse... unë... unë megjithatë ndjej se çpo ngjan përreth. Dr. F. - Çpo ndjeni në këtë moment? B. - Thjesht, një zhurmë shushuritëse në largësi... kjo vjen nga larg, më duket, por endjej fare mirë edhe peshën e trupave të tyre... dhe vuajtjet, dhembjet... edhepse asgjë nukshoh. Gjithçka është e errët. Dr. F. - Po tash? B. - Burri i tretë... ai mban një thikë... dhe... dhe ai ma ngulit atë. (Trupi i saj dridhet,kërcen.) Dr. F. - Ku e ngulit ai thikën? B. - Në seksin tim... dhe vazhdon të mi prejë këmbët. Dr. F. - Ai ju gjymton para se tju dhunojë? B. - Po... Dhembjet janë të tmerrshme dhe ndjej se unë po ik nga vetja ime... më duketse ai më dhunon... nuk më kujtohet më asgjë... (Zëri i saj e humb kthjelltësinë.) Dr. F. - Çfarë shihni tash? B. - Asgjë. Dr. F. - Çfarë ndjeni? B. - Ftohtësinë. Dr. F. - Ku mendoni ju se gjendeni? B., duke belbëzuar. - Më duket se jam zhbërë, jam tretur... diku në ajër... diku lart...dhe më duket se shoh nga atje. Dr. F. - Ky përjetim, ju duket si një senzacion, një përshtypje apo një ndjenjë? B. - Jo, tash besoj se jam e vdekur. Dr. F. - E, pra, kush atëherë është duke shikuar nga lart? B. - Shpirti im? Dr. F. - Është kjo përshtypja juaj? B. - Po... Dhe megjithatë më duket sa jam unë vet. Dr. F. - Jeni duke përjetuar një shqetësim, sfidë apo vuajtje? B. - Jo. Dr. F. - Cilën ndjenjë po e përjetoni atëherë? B. - Ndjenjën e shpëtimit. Dr. F. - Çvëreni kur shikoni para jush. B. - Tre burrat që po ikin. 23
  • 25. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - E kur e shikoni trupin tuaj? B., me keqardhje. - E tmerrshme... një bërrakë gjaku. Dr. F. - Rrini e qetë dhe e relaksuar. Nuk ju duket e frikshme ta shihni veten tuaj dukeu larë në gjak? B. - Në një farë mënyre po, natyrisht... por në një tjetër, çdo gjë shpjegohet vetvetiu. Dr. F. - Çka dëshironi të thuani me këtë? B. - E po mirë, kjo pamje më trishton sepse më tregon se më kanë mbytur... dhe atëegërsisht... por, e ndjej një lloj kurimi të brendshëm sepse tash e di se në çmënyrë kamvdekur, më kuptoni? Kërkoj nga shpirti i Elaine-s nëse ajo mund të mësoj diçka morale nga kjo ekzistencë esaj e mëhershme. Ajo thekson se në fakt ishte një jetë e dështuar... ajo, mbase konsistontevetëm që tu shkonte ushtarëve nga pas, vetëm e vetëm ti ikte monotonisë së përditshmërisësë saj... e që, në të vërtetë, kjo kurrë nuk u realizua. Ndërdija e saj konfirmon se migrenat nga të cilat vuan Becky në këtë jetë, që nga ngapuberteti, rrjedhin nga aventurat në të cilat ajo ishte e implikuar në jetën e saj të mëparshme.Poashtu, ndërdija konfirmon se përdhunimi seksual i shumëfishtë ndaj saj është burim ishqetësimeve në jetën e saj seksuale. Këtë e shpjegon edhe ajo vet: - Nuk mund ti lëshohem askujt, nuk mund të kënaqem me askënd. Dëshiroj që askushtë mos më prek... ngase, atëbotë, ata më kanë mbytur. Përderisa i parashtroj pyetje në lidhje me vitet e kaluara në shtëpinë e rezervuar përushtarët, ajo më betohet se as atje, kurrë nuk kishte përjetuar orgazëm, se ajo ishte "thjeshtë,një lloj pune". Gjithmonë në gjendje transi hipnotik, por e rikthyer në kohën e tashme, Beckyidentifikon dhunuesin e saj të dytë me babain e vet. Për këtë, unë e vendos atë në njësugjestion posthipnotik i cili i mundëson asaj që ti kujtohen vetëm ato sekuenca që ajo mundti përballojë në planin emocional. Megjithkëtë, me të dalur nga transi, asaj i kujtohen të gjitha. Tund kokën me njëshenjë mosbesimi, duke e kujtuar faktin e zbuluar për babain e saj. - Por ai është aq i mirë! Është një baba perfekt. Pas një pushimi përplot shtjellim idesh, ajo thekson pakënaqësinë e saj që ai sot ështënjë personazh krejt tjetër. Dhe, madje ajo pyet veten se mos ky person është rikthyer në ditëttona në rolin e babait të saj për ti paguar borxhet e së kaluarës. Seanca e dytë e regresionit të Becky në personazhin e Elaine shfaqet me pamjeinteresante. Nën hipnozë, ajo nuk mund ta fsheh më urrejtjen e saj të thellë ndaj babait të saj.Një urrejtje sa e ngulitur thellë në të po aq edhe e ndrydhur dhunshëm... që manifestohet nëmigrenë duke transformuar dhembjen e saj sentimentale në një dhembje fizike. Ajo vuan,kësisoj, me vite të tëra, sepse në fakt, ajo lufton kundër ndjenjave të saj të vërteta. Ajo ofronnjë rezistencë të fuqishme, madje edhe në hipnozë të thellë, dhe kundërshton ta takojë atë qëajo e urren aq shumë dhe të paktën ta kuptojë pse e urren. Në të vërtetë, kjo vjen ngaqë ajo kaqenë e dhunuar prej tij në këtë jetë të mëparshme. Ndërdija e saj shton se moskapaciteti i sajpër ta përjetuar orgazmin nuk i përket vetëm faktit se ajo është dhunuar si Elaine, porse edhenjë regjion i thellë i qenies së saj e kujton këtë dhunim nga babai i saj gjë që e pengontmerrësisht ta përjetojë aktin. Pasi që përfunduam së zhveshuri këto sentimente, ajo ndërhynduke shtuar se mungon edhe diçka. Vazhdoj ta pyes ndërdijen e saj e cila pikturon, pak ngapak, tablon e një vajze të ndarë në copëza, plotësisht të shkapërderdhur. Ajo e vështron këtëskenë nga lart, në kualitetin e shpirtit. Duke e rikujtuar atë që ka ndodhur, ne zbulojmë se ajoka qenë e burgosur në një ekzistencë tjetër të kaluar ngase ishte katolike. Nga qelia e saj, ajokishte bërë shaka me njërin nga kujdestarët e burgut duke ia mveshur atij se ishte24
  • 26. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjeshomoseksuel dhe atë para të gjithë të burgosurve dhe gardianëve. Më vonë, ai është futurfshehurazi në qelinë e saj, e ka vrarë atë, ia ka prerë gjymtyrët dhe e ka dhunuar kufomën e sajtë pajetë. Shpirti i saj ka asistuar në këtë skenë dhune madje duke e përqeshur dhunuesin përatë çfarë ai po bënte. Dhe ishte pikërisht kjo ngjarje ajo "diçka që mungonte". Derisa ne po flisnim, pas përfundimit të transit hipnotik, Becky arriti të kuptojë se ajo,në të vertetë, kishte një lloj frike nga gjendja ekscituese e babait të saj. Por, ajo gjithmonë ekishte injoruar këtë gjë. Ai as që e kishte keqtrajtuar Becky-in ndonjëherë, as fizikisht dhe asverbalisht. Ajo madje e do shumë atë, dhe sipas saj ajo është në çdo moment e sinqertë me të.Vendosëm ta ftojmë babain e saj që ta bashkëshoqërojë në takimin e ardhshëm në mënyrë qëtia komunikojë atij risitë që ajo i kishte mësuar në ndërkohë për të. Madje ajo, nuk heziton që,nëse eskalon puna, edhe ta lëndojë të atin e vet. Mirremi vesh që ata të vijnë të nesërmen, pra të shtunën. Babai i Becky-it është njëburrë i hapur, i shoqërueshëm ndërsa shikimi i tij intelektual sikur shpreh ndjeshmërinë e tij.Me një keqardhje por duke mos nguruar fare, Becky i shpjegon të atit se në një jetë tëmëparshme, ai ishte njëri nga tre burrat që e kishin dhunuar atë, pra Elaine-ën. Ajo poashtushprehet se prej vitesh ndjen një frikë të pashpjegueshme ndaj tij, sigurisht për shkakunsipërpërmendur... dhe se thellë në ndërdijën e saj është ngulitur një urrejtje ndaj tij. Sytë embushur me lot, ajo i rrëfen atij tërë skenën e dhunimit dhe i sqaron atij përse kishte refuzuarti shikonte në sy këta burra për ti njohur se kush ishin. Pasi që Becky kishte njoftuar edhefamiljen për përvojat e saj të regresionit, i ati kishte kuptuar për epizodin e dhunimit, por aiinjoronte faktin të kishin marrë pjesë shumë burra në të... dhe mbi të gjitha se ai ishte njëringa ta. Fytyrën e mbushur vaj, ai i afrohet së bijës, e përqafon fort përderisa ajo nuk pushonduke dënesur. Ulen të dy përballë njëri-tjetrit duke i shtërnguar duart. Vazhdojnë të flasin dhesikur kanë harruar prezencën time. Ai i drejtohet së bijës se është tmerruar nga ideja se të kalënduar kaq shumë por se ai nuk mund të ndryshojë asgjë. Kthehet nga unë, fshin lotët nga fytyra dhe më thotë: - E dini, Becky dhe unë jemi thuaja gjithmonë në një komunikim të ngushtë. Ju kafolur ajo për këtë? Dhe pasi unë tund kokën në shenjë pohimi, ai vazhdon të më flas se si ata janë tëlidhur me telepati mes vete. Ai mi numëron disa raste ku një forcë e brendshme e cyste titelefonojë asaj: më pas ai mësontë se diçka i ndodhte Becky-it dha ajo kishte nevojë përndihmën e tij. Ata buzëqeshin dhe ia shtërngojnë duart njëri-tjetrit. Në të vertetë, kjo seancëishte shumë prekëse për ne të tre. Përgjatë konsultimeve të rregullta dy herë në muaj, Becky shkëlqen nga ngazëllimi tëmë njoftoj se është liruar nga migrenat e saj, por, paksa e tërhequr ne vete, ajo shton: - Dhe megjithatë, ndjej ca dhembje të lehta koke, të cilat, jam e bindur, janë tëprovokuara nga tensionet nervore. Ajo është aq e habitur që është shëruar, sa që: - Nuk guxoj madje as ti numëroj javët që kur nuk lëngoj më... nga frika se mos do mëkthehen sërish migrenat! Ajo poashtu ka vënë re të jetë gjithnjë e më pak e ndikuar nga të tjerët, dhe se në njëmënyrë të përgjithësuar, ajo ndihet më e qetë në punë dhe në studimet e saj. Ajo pohon se reagon mirë e më mirë përderisa bën dashuri me John-in. Me njëbuzëqeshje që shpreh krenarinë e saj, ajo më drejtohet: - Ju e dini, kur ne bënim dashuri, unë ndihesha fare e trazuar, shihja se si ai tregohejbrutal ndaj meje... brutal, dua të them se sjellja e tij më dukej imponuese... Skena e dhunimit 25
  • 27. Ju keni qenë këtu më parëme shfaqej priftueshëm në shpirt por i thoja vetes të qetësohesha. E arrija disi aktin, por, mëbesoni, nuk ndjeja asnjë kënaqësi atëherë. Ajo tashmë nuk i fsheh nga John-i asnjë nga këto përshtypje dhe kësisoj, ata të dypërjetojnë kënaqësi gjithnjë e në rritje. Disa javë më vonë, ajo më telefonon duke qarë, për të më thënë se problemi memigrenat e saj nuk është zgjidhur akoma. Kërkon që ta pranoj para seancës së rregullt. Me të hyrë në kabinetin tim, fytyra e saj ngazëllen, dhe duke u ulur në kolltuk, ia nis: - Prap unë! Babai im kishte një ide që do të mund të na ndihmonte shumë. Ajo më shpjegon se migrenat e saj fillojnë gjithmonë në mëngjes përderisa ajo ështëakoma në shtrat dhe se kjo vazhdon që nga mosha trembëdhjetë vjeçare. Nga ana tjetër , kemivënë re një element tjetër ineresant - dhe të rëndësishëm - në kërkimet tona. Kur ajo e hakafjallin diku jashtë me John-in, apo me këdoqoftë, rregullisht kaplohet nga një migrenë e cilafillon aty kah fundi i racionit. Kjo e ka bindur se migrenat e saj nuk kanë tërësisht origjinëfizike, por mbi të gjitha ato burojnë nga një aspekt psikoligjik. Diçka, sipas të gjitha gjasave,na ka shpëtuar gjatë seancave regresive. Mbështetet fort për kolltuk, i mbyll sytë dhe e koncentron tërë vëmendjen nëfrymëmarrjen e saj. Me të mbërrirë gjendjen e transit hipnotik, gishtërinjtë e saj pohojnë se ora luan një roltë rëndësishëm në simptomet e Beckey-t për shkak të ndodhive që zhvilluan në mëngjes nëekzistencën e saj si Elaine; ta marrësh një vendim është një faktor kapital. Ne arrijmëkuptojmë shpejt se vendimi i saj më i madh ishte kur ajo vendosi ta lëshojë familjen për tushkuar nga pas ushtarëve. Pa u ndalur në skenat tjera, e bart atë drejtpërsëdrejti në ngjarjen e dyshuar. Ajozvogëlon zërin duke ia adaptuar një toni diskret, të fshehtë: Becky - Duket se ushtarët do të kalojnë këndejpari e që ata marrin me vete edhe gra tëqyteteve tjera... Dr. Fiore - Çbëjnë ata, më thuani? B. - I marrin gratë dhe i mbajnë për vete. Dr. F. - E nga vijnë këto gra? B. - Nga qytetet nëpër të cilat kanë parakaluar ushtarët Dr. F. - Ku e mësuat ju këtë? B. - Dikush ka dëgjuar të flitet në qytet. Dr. F. - E ju nga kush e mësuat këtë? B. Ajo ul zërin akoma më tej dhe bëlbëzon ndër buzë - Një burrë. Dr. F. - Cili burrë? B. - Ai që ishte para dyqanit. Ai e di. Dr. F. - Cila ishte përshtypja juaj kur e dëgjuat këtë? B. - Eh, mendova se kjo do të mund të ishte dëfryese, do të më ndryshonte ca... se dotë ishte më mirë sikur ta bëja. Dr. F. - Të shohim atëherë, ku ishit ju kur ai ju foli për këtë, Elaine? B. - Në rrugë, duke bërë pazarin. Sapo i fola. Dr. F. - E ai, çtë tha? Ma përsëritni atë që ju tha ai juve. B. - Ai më pyeti nëse e dija se çfarë po flitej për ushtarët. E pastaj ai shtoi se... kishteedhe gra që shkonin me ta. Dr. F. - Ju tha diç se çngjanë me këto gra? B. - Eh mirë, ato jetojnë në... janë të vendosura nëpër pallate. (Fytyra e saj ngazëllen.) Dr. F. - U japin para grave për ti marrë me vete? B. - Ai tha se do tju japin më vonë.26
  • 28. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Çfarë shume? B. - Oh! ai nuk tha saktësisht sa, ai vetëm tha... se ato do të paguhen mirë. Dr. F. - E ju, çmenduat me të dëgjuar këtë? B. - Se ishte interesante... Dukej fare lehtë dhe... është vetëm një mënyrë për të jetuar,sikur dhe të tjerat, e dini. Dr. F. - A keni menduar më thellë se çdo të thotë më saktësisht të ikni bashkë meushtarët? B. - Oh! unë... kam një lëmsh idesh... në fund të fundit, kam menduar pak a shumë sepa mëdyshje, do të duhej bërë diçka... mirëpo ndoshta edhe jo diçka të këtillë... thjesht, kamrefuzuar të mendoj për këtë. Dr. F. - Të gjitha këto i keni dëgjuar përderisa po e bënit pazarin? B. - Po, ai më tha të gjitha. Dr. F. - Ai që i mblidhte gratë apo... B. - Po, mendoj se ai ishte ngarkuar për këtë. Dr. F. - I ke premtuar gjë atij në atë moment? B. - I kam thënë vetëm se dëshiroj të ik. Dr. F. - Ju vendosët aty për aty, brof? B. - Po. Dr. F. - Sa ka qenë ora në momentin kur ju vendosët të ikni? B. - Ishte paradite e hershme. Dr. F. - Sa ishte ora, çmendoni? Tregtarët tashmë kishin hapur dyqanet e tyre? B. - Oh! po, po, ishte ora tetë e gjysmë ose nëntë. Dr. F. - E tash, cila ndjenjë ju kaplon pasi që i thatë atij se ju dëshironi të ikni? Jeni tësigurt në vendimin tuaj? B., me një zë gati belbëzues. - Jo. Dr. F. - Është një vendim desidiv? B. - Atij i kam thënë po, është e sigurt se do ik, por për veten time nuk jam krejt esigurt se kjo është një ide e mirë. (E rrudh ballin.) Dr. F. - Cilat janë ambicjet tuaja që ju shfaqen në mendje gjatë këtij momenti? B. - As që kam biseduar me dikë rreth këtij projekti dhe kujtoj se... ky rrëfim rrethmarrëdhënieve seksuale më trondit ca, ma ngarkon kokën paksa por gjithnjë mendoj se nëfund të fundit kjo sduhet të jetë një çështje e tillë, krejtësisht seksuale, siç thonë këta. Dr. F. - Keni bërë ndonjëherë dashuri, Elaine? B. - Jo. Dr. F. - Çmoshë keni në këtë moment? B. - Gjashtëmbëdhjetë vjet. Dr. F. - Çfarë po mendoni përderisa ky njeri po largohet? B. - Jam tepër e tronditur. Dr. F. - Keni caktuar ndonjë vendtakim në kohë të caktuar? B. - Ai... thjesht më ka thënë të mos largohem nga shtëpia ime. Dr. F. - Ju tha ditën kur do parakalojnë ushtarët? B. - Po: të pasnesërmen. Dr. F. - Çpo ndërmerrni tash, pas marrëveshjes me të? B. - E kryej pazarin dhe kthehem në shtëpi. Dr. F. - Cila është përshtypja juaj pas hyrjes në shtëpi? B. - Oh! jam e shqetësuar sepse kam një sekret dhe kam frikë se do më bërtasin. Dr. F. - Çka mendoni, çdo të ndodhte nëse do tju tregoje të vërtetën? B. - Do të ishin të hidhëruar dhe nuk... ata nuk do të më lejonin të shkoj edhepse kjodo të ishte e kotë sepse tashmë unë kam vendosur, u pëlqeu apo jo atyre! Dr. F. - Përse? 27
  • 29. Ju keni qenë këtu më parë B. - Sepse i kam thënë atij burri se do ik. Dhe nëse nuk ik siç jemi marrë vesh, ata dotë më rrëmbejnë, me çdo kusht. Dr. F. - Kush ju tha këtë? B. - Ai ma tha këtë. Dr. F. - Do të thotë, vetëm pse ju keni pranuar njëherë, ata do tju rrëmbenin nëse jubëheni pishman? B. - Po, po. Dr. F. - Çndjenjë ju kaplon kur e vështroni nënën tuaj? B. - Nuk mund ta përballoj shikimin e saj. Unë... kam frikë. Dr. F. - I dukeni asaj se fshihni diçka, ju brengos diç që skeni guxim ta thuani? Juparashtron pyetje? B. - Jo, ajo thjesht mendon se nuk kam disponim të mirë. Dr. F. - Çndodh më pas? Numëroj deri në pesë. Në pesë, kaloni në epizodin tjetër mëinteresant. Një... dy... tre... katër... pesë. B. - Ja pra, ushtarët parakalojnë në qytet... dhe ata kanë me vete... Kam përgaditur njëpako me rrobe personale dhe pres deri në minutën e fundit për tju thënë prindërve so do ik...se do e braktis shtëpinë. Dr. F. - E ata, çbëjnë ata? B. - Eh, kanë mbetur të shtangur. Nuk kuptojnë përse. Dr. F. - Sa është ora? B. - Është mëngjes. Dr. F. - Sa është ora, ke ndonjë ide? B. - Rreth nëntë... mes nëntë e dhjetë. Dr. F. - A tentojnë të ju ndalin? B. - Po, natyrisht... më lusin të rri. Dr. F. - Si i merrni ju lutjet e tyre? B. - Ndihem e mërzitur, por unë e prisja prej tyre këtë. Dr. F. - Çfarë ndjenje ju përshkon nga brenda në momentin e ndarjes... duke u thënëatyre lamtumirë? B. - Është një ndjenjë mërzie por... unë e kam marrë vendimin, ska më kthim prapa. Dr. F. - Kush ishte prezent kur po i njftonit prindërit me vendimin tuaj? B. - Askush. Dr. F. - Vetëm nëna dhe babi juaj? B. - Po, po. Dr. F. - Qante ndonjëri prej tyre? B. - Po, nëna. Dr. F. - Cili ishte reagimi i babait tuaj? B. - Ishte furioz, mjaft nervoz. Dr. F. - Po ju, ndjenjat tuaja? B. - Hë... përpiqem të mbahem stoike por e kam shumë vështirë sepse mamaja imeqanë pa pra. (Sytë i mbushen me lot.) Dr. F. - Po tash, çështë duke ngjarë? B. - Dikush ma sjell një kalë dhe unë hyp mbi shalë. Dr. F. - Ta kanë sjellur kalin para shtëpisë? B. - Po pra... shtëpia ka dalje në rrugën e madhe në të cilën parakalojnë ushtarët. Dr. F. - Çpo bënit ju kur ata e sollën kalin? B. - Dola nga dera për ti takuar ata. Dr. F. - E si ju njohën ata? B. - Burri me te cilin jam marrë vesh ishte meta. Ai u tregonte atyre se ku gjindengratë.28
  • 30. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Po njerëzit e qytetit, çbëjnë ata? B. - Ata shikojnë nga dritaret dhe pëshpërisin për atë që po ndodh... Dr. F. - Më shpjegoni më saktësisht për atë çka po shihni. Të shohim: e kanë sjellurnjë kalë para shtpisë? B. - Ëhë, po. Dr. F. - Dikush e tërheq kalin? B. - Po, një ushtar. Dr. F. - Cila është ndjenja juaj kur po ngjiteni mbi shalë? B. - Ndiej se duhet të ik para se ta humb kurajon e ta ndërroj mendimin... tashmë ështëshumë vonë. Dr. F. - Ju thotë diçka ushtari? B. - Asgjë. Dr. F. - Ju dha dikush para? B. - Jo. Dr. F. - Çmendoni në lidhje me këtë? B. - Ende skam mendur për këtë. Dr. F. - Tash çpo ndodh? Ku ndodheni në këtë moment? B. - Duke e braktisue qytetin. Dr. F. - Tash, deri në pesë, do kaloni në çastin më domethënës. Një... dy... tre... katër...pesë. Çka po vëreni? B. - Jam kthyer sërish në shtëpi. Dr. F. - Më thuani çështë duke ngjarë. Ju çpo bëni? B. - E vështroj shtëpinë. Dr. F. - Si keni mundur ta lëshoni pallatin? Nuk ishte kjo e vështirë? B. - Jo. E dini, pas njëfar kohe... Isha aty që prej një kohe të gjatë, dhe për ata nuk ishamë e pazëvendësueshme. Në fakt, ata edhe ishin dakord të më lënë të ik... Tashmë kishingjetur vajza më të reja. Dr. F. - Ju pra, jeni kthyer tek prindërit tuaj. Në çka mendonit gjatë udhëtimit? B. - Hëm... gjithnjë pyesja veten nëse do gëzoheshin të më shihnin sërish. Por, në këtëmoment askush sështë në shtëpi. Dr. F. - Çfarë ndjenje ju kaploi kur... ishit e befasuar duke mos gjetur njeri në shtëpi? B. - Po... Dr. F. - Në cilën kohë të ditës jemi? B. - Është herët. Dr. F. - Sa duhet të jetë ora? B. - Më duket të jetë diku rreth orës tetë. Dr. F. - Si ju duket shtëpia? Ku mendoni të jenë prindërit, familja juaj? B. - Eh, mirë, shikova në kuzhinë: ishte e zbrazët... pastaj u ngjita në katin e parë...poashtu asnjëri. Dr. F. - Në çfarë gjendje e gjetët shtëpinë? B. - Nuk është edhe gjithaq e mirëmbajtur si zakonisht. Dr. F. - Jeni vërtetë e qetë apo ndiheni... B. - Jo, jo? jam shumë... jam e brengosur. Dr. F. - E përse? B. - Sepse është fare e qartë se këtu ka ndodhur diçka. Dr. F. - Çka ju bën të mendoni kësisoj? B. - Paj, shikoni... është fillimi i ditës dhe sduket asnjeri në rrugë... Nuk e shoh askë. Dr. F. - Ku jeni pikërisht në këtë moment? B. - Para shtëpisë sime. 29
  • 31. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - Mirë. Ju do të kaloni në epizodin pasues kur të kem numëruar deri në pesë.Një... dy... tre... katër... pesë... B. - Jam në dyqanin e babait dhe nuk vërej askë. Tadsh më bie ndërmen gabimi qëkam bërë: kurrë ska qenë dashur të shkoja! Dr. F. - Mendoni për veten, jeni pishman? B. - Oh! po. Dr. F. - Më rrëfeni atëherë se çlëmsh ju sillet në kokë? B. - Sikur të mos ikja të paktën do ta dija se ku janë apo edhe do të isha me ta. Do tëmund ti ndihmoja nëse kjo do të ishte e nevojshme. Vendi im është tok me familjen time.Nëse ata janë vrarë, nuk më mbetet gjë tjetër vetëm se të vdes dhe unë. Dr. F. - Kaloni tadsh në ndodhinë pasuese. Një... dy... tre... katër... pesë. Çpo ndodh? B. - Po ec në mes të rrugës. Dr. F. - Mendoni diçka duke ecur? B. - Po, mendoj në të njëjtën gjë, gjithmonë dhe pa pra. Dr. F. - Në cilën gjë? B. - Ska qenë dashur ta lëshoj shtëpinë, kurrën e kurrës. E tash... burrat vijnë prapameje... më shtyejnë në ngushticë... më godasin në kokë. Dr. F. - Në çka mendoni përderisa ata ju keqpërdorin? B. - O zot çpo ndodh! Çfarë fundi! Dr. F. - Pse? B. - Ska rrugëdalje tjetër. Është e pamundur ti ikësh vetvetes, vdekjes. Dr. F. - Mendoni se e keni merituar atë në këtë mënyrë? B. - Po. Dr. F. - E përse? B. - Sepse kam bërë një gabim që nuk falet dot e cili ndoshta i ka kushtuar me jetëfamiljes sime. Dr. F. - Çpo ngjet më tej? B. - Fillojnë një nga një të më dhunojnë! E kthej me shpejtësi Becky-n në kohën e tashme; nuk shoh më asnjë efekt që ajo tinënshtrohet edhe njëherë vuajtjeve nga skena e dhunimit. Duke e lënë edhe mëtutje në gjendjetë hipnozës, vazhdoj ta pyes në lidhje me raportin mes migrenave dhe ngjarjeve që ajo i kishtepërjetuar. Është e qartë se ndjenja e fajësisë poashtu luan një rol në shkaktimin ekokëdhembjes, por migrenat e saj vijnë, mbi të gjitha, nga goditjet e pësuara në kafkë nga treushtarët - aventurë kjo e elaboruar në fillim të vizitave të saj. Pas ca përpjekjesh, arrij që taliroj Beckey-n nga kompleksi i fajësisë duke e urdhëruar ndërdijen e saj që ta rishqyrtoj këtëepizod me ndihmën e përvojës dhe dijes së tanishme. Në braktisje të transit hipnotik, ajo fikson shikimin në mua dhe më pyet: - Do me thënë, ju mendoni se aty ishte shkaku? - Asgjë nuk mund të dëshmohet me saktësi, Becky. Tash, ju e dini se ju i kenibraktisur prindërit tuaj. Ju e konsideroni veten përgjegjëse për vdekjen e tyre. Sot, ju mund tëkuptoni se ska rëndësi kjo punë, por atëbotë nuk mendonit kësisoj. Gjithmonë skeptike, ajo dëshiron të dijë: - Atëherë, do të jetë ky fundi i migrenave të mia... përgjithmonë? - Nuk e di. Për momentin duhet të presim. Vetëm e ardhmja do të na tregojë. Nëse naka mbetur diçka pa e elaboruar, diçka që padashtas e kemi neglizhuar, ti do të jesh e para qëdo ta mësosh!30
  • 32. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Poashtu i shpjegoj Becky-t se uni i saj i zbulon sekretet e brendshme vetëm një nganjë. Nga përvojat me të, kam konstatuar se ajo është një medium i shkëlqyeshëm përhipnotizerin dhe njëkohësisht një e sëmurë thellësisht e motivuar për shërim. Pas tërë asaj pune të mundimshme, tash mund ta përmbledh rezultatin e arritur. Kamqenë tejet e prekur nga guximi që kjo vajzë e re ka treguar, një guxim që na ka ndihmuar timundim frikën dhe rezistencën e shfaqur. Jam thellësisht e bindur se Becky tashmë është eaftë ti ndryshojë binarët e jetës së saj. Becky-n e kam takuar sërish, dy muaj pas regresionit të fundit. Nuk arrinte ta fshihtedot ngazëllimin në fytyrën e saj: - Një lajm shumë i mirë!- më drejtohet ajo pa e pyetur. Ska më migrena! As edhe njëtë vetme. 31
  • 33. Ju keni qenë këtu më parë 3. "JAM I VESHUR ME LËKURËN E NJË BISHE" Aty nga fundi i vitit 1976, Mary Gottschalk, gazetare në San Jose Mercury-News,shkroi dy artikuj në lidhje me praktikën e regresionit në ndonjë jetë të mëparshme që unë eaplikoj tek te semurët. Për një kohë fare të shkurtër, isha e bombarduar nga një sërtelefonatash të një numri të paparë të njerëzve të cilët dëshironin ti hulumtonin jetërat e tyretë mëparshme. Disa syresh, ishin të bindur se problemet ekzistuese që kishin, vinin nga një ekaluar e tyre e largët, e panjohur, ndaj dhe kërkonin trajtimin tim, por shumica syresh ishinthejsht kurioz për të ditur se kush kishin qenë më parë. Sekretaresha ime, Caren, ka rezervuartë shtunën për kandidatët kurioz që dëshirojnë të dinë në lidhje me jetërat e tyre të kaluara.Këto termine, paraqesin për mua një interes të veqantë, para së gjithash për arsyen e thjeshtëse vetëm brenda dy orësh unë njihem me së paku dy personalitete: atë që ekziston aktualishtdhe atë, krejtësisht të ndryshëm nga i pari, nganjëherë edhe të gjinisë së kundërt, që ka jetuarnë një epokë kushedi se kur. Kështu, një të shtunë të një janari të ftohtë, jam ndeshur me dyqenie që më kanë lanë përshtypje të thellë. Jackie është një grua e vogël dhe shumë e bukur që i afrohet të tridhjetave. Sytë e sajxixëllonjës sikur harmonizohen me flokët e saj brun dhe të prera shkurt. Ajo provon tashpalos një listë të gjatë të gjërave të cilat dëshiron të mi transmetojë. Kam përshtypjen se ajodo ta shfrytëzojëderi në maksimum çdo minutë të bisedës sonë. Ajo që i intereson asaj që nëplan të parë, janë marrëdhëniet kaotike me burrin e saj: pas shumë ndarjeve e braktisjeve tëndërsjella, ajo sërish është martuar me të. Ajo imagjinon te jenë njohur që më parë, nëndonjërën nga ekzistencat e tyre të kaluara, përmes ndonjë aventure eventuale e cila, mbase,do të hidhte më tepër dritë mbi turbulencat, përçarjet dhe mosmarrëveshjet mes tyre në jetën esotme. Në raste kur nuk zbuloj asnjë lidhje mes tyre në të kaluarën apo kur has në ndonjërezistencë të pathyeshme në këtë domen, unë i propozoj asaj të ma përshkruaj ndonjë syzhetjetër që i intereson. Jackie më shpjegon se që prej adoleshencës së saj të hershme ajo shehvazhdimisht një ëndërr të tmerrshme, shumë reale dhe pasionante, në të cilën ajo i përket fisittë Mohikanëve... dhe ku ajo masakron pa mëshirë turma njerëzish. Ajo - apo ai - në një trupfantastik monstrumi, me këmbë të stërzgjatura dhe muskuloze, dhe ai - apo ajo - mban veshurvetëm një pelerinë lëkure deri në gjunj. Kjo masakër duket të jetë e destinuar për të32
  • 34. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjespërmirësuar një padrejtësi. Mirëpo, një pjesë e unit të saj nuk e përballon dot ta vras dikë. Ajoshton se si i kujtohet një përjetim "déjà vu": në një periudhë të vështirë të fëmijërisë së saj,Jackie e sheh veten në maj e të një shkëmbi, buzë detit, duke vështruar greminën e thellë, dheajo e di mirë se ka qenë atje apo në ndodnjë vend të ngjashëm si ai dhe në situatë të njejtë.Ajo shton duke belbëzuar: - Ishte shumë mbresëlënëse. Më pas, i kthehet temës së regresionit duke kërkuar nga unë rrënjët e talenteve të saj tëshumëfishta. Jeckie ushtron profesionin e kontabilistes. Kohën e lirë e kalon duke pikturuardhe duke lozur në harfë. Së fundi, ajo dirigjoi një galeri arti. por, siç duket, ajo ndien frikë ngapengesat që mund ti shfaqen për të mos e ushtruar talentin e saj kreativ. E vendos Jeckie-n në gjendje hipnotike. Qepallat e saj fillojnë të bëjnë lëvizje tëçrregullta që kur ajo i mbyll i sytë. Frymëmarrja dhe pulsi ngadalësohen gjithnjë e më shumë.Brenda vetëm ca sekondave, konstatoj se ajo paraqet një medium të përshtatshëm hipnotik.Por, për habinë tonë, ne hasim në një rezistencë të fortë si një mur betoni. Ndërdija e sajrefuzon me çdo kusht ti hulumtojë marrëdhëniet me burrin e saj. Pas një gjysmë ore të gjatë etë mundimshme, Jackie më thotë se nuk vëren asgjë pos disa ngjyra të shkrira njëra në tjetrënqë mund të jenë impresione fizike. Asnjë imazh! Asnjë ide! Vendos ta ndërrojmë syzheun.Kërkoj nga ndërdija e saj që ta vendos Jackie-n në një skenë të çfarëdoshme të një ekzistencetë mëparshme e cila do ti ndihmonte të kuptojë përse ajo ndihet kaq e tronditur dhe penguarti shpreh aftësitë e saj kreative. Në fund të numërimit deri në dhjetë, zëri i saj i ngjeshur shpërbëhet, bie ngaintensiteti, dhe krejt ngadalë, qetë-qetë, ajo fillon të më rrëfejë: Jackie - duke hezituar dhe duke alarmuar fytyrën njëkohësisht. - Nuk mund tju besojsyve të mi. Dr. Fiore - Çfarë po vëreni, atëherë? J. - Muret e një shpelle. Janë aq të vrazhdë... Nuk ka asnjë orendi... Duket siparahistorike. Dr. F. - Cila është përshtypja juaj? J. - ... Jam e vetmuar. Dr. F. - Çpo bëni? J. - Thjesht, rri këtu. Dr. F. - Ku ndodheni? J. - Në maje të një shkëmbi... afër një shpelle... hëmmm! Unë jam një burrë, i veshur...me lëkurën e një bishe. Dr. F. - Çfarë lloj bishe? J. - Është e trashë... e rëndë. Dr. F. - Më flisni për veten tuaj. J. - Nuk mund të qëndroj drejt... jam e lakuar... e përkulur, jo e shtrembëruar... unëjam... hëm!... më duket se kërkoj diçka. (Zëri i saj manifeston befasi dhe çudi.) Dr. F. - Vendi ku ju gjindeni, është shumë i lartë? J. - Tepër... sipër një lugine... Jam duke vjelur diç... Mban thatësi, nuk është si nëbjeshkë apo mes drunjsh - është shkretëtirë, thatësi. Shpella është e imja... Kërkoj diçka që segjej dot... pres. Dr. F. - Tentoni ti ndjeni përshtypjet tuaja, të kuptoni se kush jeni... dhe a ka të tjerënjerëz përreth jush. J. - Njerëz ka, por jo rreth meje, ata nuk janë me mua... Janë disa vizatime në muret eshpellës sime dhe unë i ruaj ato. Dr. F. - Kush i ka vizatuar ato? 33
  • 35. Ju keni qenë këtu më parë J., me kranari. - Unë. Dr. F. - Si e keni gravuar shkëmbin? J. - Me një gur... gurgdhendës... ishte tepër vështirë dhe duhet kohë e gjatë... tash atojanë të miat. Dr. F. - Si ia dolët mbanë? J. - I kam bërë me duart e mia. Dr. F. - Dhe me çka tjetër? J. - Skam pasur asnjë mjet... këtu ska asgjë. Dr. F. - I keni ngjyrosur? J. - Jo... Nuk kam ngjyra... i kam ghendur me një gur. Dr. F. - Vetëm me një gur? J. - Po, kam ghendur ne ballin e murit; kam provuar të shpreh diçka... dhe dukekujdestaruar pikturat e mia, kërkoj dikë... duhet që dikush të shoh këtë që kam vizatuar. Unënuk flas. Nuk mund as të kuptohem nga të tjerët. Dr. F. - Po të tjerët që jetojnë përreth jush, dinë të flasin, kanë ndonjë gjuhë? J. - Nuk e di. Këtu, ska njeri pos meje. Dr. F. - Keni familje? J. - Me sa di unë, jo. Dr. F. - Çdëshironi të shprehni përmes këtyre vizatimeve... gdhendjeve. J. - Është një mur i tërë. Ato paraqesin jetën... dhe kafshët. Gjithmonë duhet të ketëedhe kafshë. Dr. F. - Përse? J. - Sepse ato bëjnë pjesë në natyrë. Dr. F. - Për cilat lloje të kafshëve flisni? J. - Ato janë në kope... shkojnë e vijnë. Janë të të gjitha llojeve. Dr. F. - Çpo ndodh në këtë moment? J., duke qeshur. - E gjurmoj vetëdijen time... të kaluarën. Dr. F. - Të kaluarën... e pra, më flisni atëherë për këto kafshë. Cilët janë kafshët që jukeni vizatuar? J. - Hëmmm... ato që janë në kope. Të mëdhenjtë dhe të vegjëlit e tyre... ato vrapojnëshpesh... vrapojnë edhe në muarlet e mia ku i kam vizatuar ashtu siç i kam parë. Dr. F. - Keni vizatuar diç tjetër në muralet tuaja? J., qetësi e gjatë. - Kam një topuz dhe një gur. Dr. F. - Si i keni bërë ata? J. - Me lëkurë... i kam lidhur dhe ndërkryqëzuar. Unë i kam bërë që të dy... fare vetëm. Dr. F. - Për çfarë ju nevojiten? J. - Preferoj të mos mendoj në këtë. (Ajo tund kokën në shenjë mohimi.) Dr. F. - Për çfarë ju nevojiten? J. - Për tu mbrojtur. Dr. F. - Të mbroheni kundër kujt? J. - Unë nuk i shoh por mbrohem prej tyre. Dr. F. - Nga kush mbroheni? J. - Lugina është e gjërë... dhe shpella ime është shumë lart. Ka vetëm gur, gur tëzhveshur, gur të thepitur... dhe unë rri këtu, ruaj... jam krejt i vetmuar. Dr. F. - Ku ishit para se të vinit të jetoni në këtë shpellë? J., e dëshpruar. - Isha i dëbuar. Dr. F. - Çdoni të thoni me këtë? J. - Isha i përjashtuar. Dr. F. - Nga kush? J. - Nga të gjithë.34
  • 36. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Pse? J. - Jam i veqantë dhe tjetërfarë. Unë kam në veten time gjëra jonormale. Dr. F. - Përse jeni i veqantë dhe tjetërfarë? J. - Unë i di gjërat... disa gjëra... Dr. F. - Mund të më thuani cilat? J. - Jam këtu... por jam aq i ndryshëm. (Qesh me veten.) Dr. F. - Çka ju shtyen të thoni se jeni ndryshe nga të tjerët? J. - Vij nga larg... tepër larg që këtej... unë jam aq i... jam më i vjetri. Dr. F. - Ma bëni portretin tuaj. J. - Jam i mbuluar me çime... jo në tërë trupin por flokët e mi janë të çaraveshur dhe tëndyrë... por nuk janë të zezë... (Me vetkënaqësi.)... as sytë e mi nuk janë si të tyre... Kamshumë gjëra tjera të ndryshme nga ata. Dr. F. - Gjasoni në të parët tuaj? J. - E pamundur të më kujtohet. Dr. F. - Ka kaluar kohë e gjatë që kur ka ndodhur kjo? J. - Sigurisht ngaqë unë jam tërë kohën i vetmuar. Dr. F. - Përse sytë tuaj janë ndryshe nga të tyre? J. - Ata nuk janë si... sytë e mi janë shumë më të mençur se burri që është mishëruar nëkëtë trup bishe... por me duket se ky burrë jam unë vet... ja pra! Dr. F. - Provoni të bisedoni me të tjerët? J. - Por të thashë se është e pamundur! Dr. F. - Pse? J. - Ata nuk më kuptojnë. Dr. F. - E flisni gjuhën e njejtë sikur edhe ta? J. - Ata më kuptojnë vetëm kur bëj me duar. Dr. F. - Më thuani pse? J. - Nuk e di nëse kam folur ndonjëherë ndonjë gjuhë apo jo. Dr. F. - Më tregoni pra, si arrini të komunikoni me duar? J. - Vizatoj... kam bërë vizatime. Dr. F. - Po të tjerët? Vizatojnë edhe ata sikurse ti? J. - Jo! Dr. F. - E si kuptoje ti ata? J. - Ata nuk janë si unë. As unë nuk jam si ata. Dr. F. - Tentoni të ma shpjegoni këtë më qartë. J. - Ata janë tjetërfarë. Ata... se kuptojnë këtë. Ata vuajnë... (Ofshanë thellë si epashpresë.)... ata nuk jetojnë nëpër shpella. Janë poshtë në luginë. Dr. F. - Kur thuani se ju dini shumë gjëra, çnënkuptoni me këtë? J. - Unë di... hëmmm... unë duhet ti mësoj ata... por nuk guxoj. Janë në një tjetër... Atajanë gjetkë dhe nuk mund të më kuptojnë ndaj dhe sdo të mësojnë asgjë, më kot qëshërbehem me vizatimet e mia... ata janë fëmijë. Unë jam më i vjetri... ata janë fëmijë... nëkëtë jetë... Unë di shumë gjëra... por mjerisht nuk mund ti mësoj ata sepse nuk më pranojnë. Dr. F. - Kur thuani se ata janë fëmijë, mos dëshironi të thuani se ata në fakt janë tërritur por në rrafshin e inteligjencies janë akoma fëmijë? J. - Po, janë akoma fëmijë. Dr. F. - Çka duhet tju mësoni atyre? J. - Të gjitha. Të gjitha... të gjitha. Ata duhet ta kuptojnë këtë. (Ajo bën një gjest tëgjërë qarkor.) Dr. F. - Më rrëfeni për atë që duhet tia mësoni atyre. J. - Jetën... duhet ta mësojnë jetën. Dr. F. - Cilat gjëra për jetën duhet tju mësoni atyre? 35
  • 37. Ju keni qenë këtu më parë J. - Duhet ti kultivoj... ti nxjerr nga aty ku janë aktualisht. ata çojnë një jetë... të egër...ndoshta sjam më i mirë se ata por jam ndryshe. Unë i kam sytë e kaltër... sy të kaltër, ja pra seçka më ndryshon nga ata! Sytë e tyre janë të zi futë. Të mijtë janë më të... ata shkëlqejnë...kam sy ndriçues. Ata janë të zi... kanë flokë të zezë e të leshtë si dhe janë lakuriq, përderisaunë nuk jam lakuriq, unë... vallë prej nga kam ardhur këtu? Dr. F. - kur të numëroj deri në tre, ju do ta kuptoni. Një... dy... tre. J. - Gotët?... Jam një Got. Dr. F. - Si keni ardhur nga vendi i Gotëve? (A do të ishte e mundur që ky të ketë qenë njëri nga ata Gotët e implikuar në një revolucion në shekullin e IV-të para erës së re të cilët kishin emigruar në Afrikë?) J. - Kam udhëtuar... për një kohë të gjatë. Dr. F. - Si keni udhëtuar? J. - me një barkë... një barkë të huaj. Dr. F. - E përse ishte e huaj? J. - E pashë një rrjedh lumi, bënte vapë... por isha i vetmuar. Askush përreth meje...Oh! koka ime! (Murmuritje.) Dr. F. - Vazhdoni. J. - Atëbotë nuk isha i trashë si sot, në këtë shpellë. Nuk isha as brejtur nga pleqëria...isha më i fortë... isha krejt tjetër atje. Por, ky vend këtu është ndryshe, toka është e thatë...Nuk më kujtohet udhëtimi... por e di se kam udhëtuar... dhe madje as rruga e kaluar nuk mëkujtohet. Dy bjeshkë dhe një luginë... e njerëzit e këtushëm... flokëzinj, trupzinj et tëfuqishëm... filluan të ikin nga të gjiha drejtimet. Unë jam i madh dhe i fortë... Është një qen...një qen. Ka fëmijë, foshnje... Oh! jam kaq i lodhur. (Zëri ngjiret.) Dr. F. - Që sa kohë jeni i vetmuar? J. - Gjithmonë. Dr. F. - Si mendoni? J. - Jam tjetërfarë. Dr. F. - Ma shpjegoni këtë? J. - Asgjë smë kujtohet... asnjeri, vetëm këta njerëz... Këtu, jemi vetëm ata dhe unë...dhe e di se unë nuk jam si ata. Dr. F. - A kishte njerëz të ngjashëm me ju diku tjetër, në një kohë të shkuar, në njëepokë tjetër? J. - Janë tretur. Nuk ishin... ata kanë humbur, janë zhdukur. Dr. F. - Nuk shuhni njeri tjetër si ju në barkë? J. - Jam vetëm... po, i vetmuar. Ata nuk janë me mua. Dr. F. - Çfarë ka ndodhur me ta? J. - E shoh një betejë... Si kam mundur?... bëhet një betejë, diku... nuk e di ku... Dr. F. - Gjithçka dë të qartësohet pak nga pak dhe ju do të kujtoheni menjëherë. J. - Shoh shtiza... shigjeta... gur të thepitur... bëhet luftë, njerëzit kacafyten me njëri-tjetrin... vriten. Dr. F. - Ka shumë luftëtarë? J. - Jo shumë, vetëm disa syresh... vriten më tej. Nuk është betejë e madhe kjo... janëvetëm njerëzit e mi. Dr. F. - Ata luftojnë mes vete, apo sështë kështu? J. - Jo, jo, kundër të tjerëve të ngjashëm me ne... por unë skuptoj dot përse. Dr. F. - Do tju kujtohet sapo të kem numëruar deri në tre. Një... dy... tre. J. - Një fshat... pakënaqësi... protesta... Kjo smë pëlqen fare. (Ajo duket e trishtuar.) Dr. F. - Pse? J. - E ndjej por se kuptoj dot.36
  • 38. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Gjithçka do të precizohet. (Ajo numëron deri në tre.) J. - Jo, më kot, skuptoj gjë. (Qetësi e gjatë.) Dr. F. - Si ju quajnë? J. - Syri i Fajkoit! (Me ton entuziast.) Dr. F. - Ti e ke emrin Syri i Fajkoit? J. - Po, Syri i Fajkoit. Dr. F. - Kush ju quan kështu? J. - Njerëzit e mi... jo këta këtu, natyrisht! Dr. F. - E këta të rinjtë, si ju quajnë? J. - Ata smund të flasin. Në fakt, ata sflasin siç flas unë. Dr. F. - Si flasin ata? J. - Oh! sharabia. (Me injorim.)... Unë si kuptoj fare dhe as ata mua. Dr. F. - Ju sikur më thatë pak më parë se ju nuk keni zë. ju ka ndodhur diç? J. - Më duket se ma kanë prerë fytin. Nuk e di. Dr. F. - Deri në tre do tju kujtohet qartë. Një... dy... tre. J. - Tash e di: ma kanë shkurtuar gjuhën. Dr. F. - Kush ju ka bërë këtë? J. - Kjo ka ndodhur para se ta mirrja barkën. Dr. F. - E di ti përse? J. - Më dënuan për diçka. U dënova... nuk doja të luftoja. (Me plot bindje.) Kisharespekt në popull... por shpejtë mbeta i vetmuar sepse nuk doja të luftoja. Mora pjesë nëbetejë... kisha edhe një brez. E kisha bërë vet! Ishte nga lëkura dhe e pështillja për brezi dhesipër shpatullës, nën pastaçi... por më ka humbur. Këtu, në këtë shpellë, më ka mbetur vetëmkjo pastaçi, lëkurë bishe. Dr. F. - Tsh çpo ndodh? J. - ... Kam humbur. Dr. F. - Keni humbur? Çdoni të thoni me këtë? J. - Kam humbur popullin tim i cili më përjashtoi, më përzuri... e pastaj, unë... e gjetanjë popull tjetër... por edhe më tej jam i vetmuar. Dr. F. - Pse ju përzunë? J. - Lufta... lufta... sdoja të luftoja. Dr. F. - Më thuaj kush ju përzuri? J. - Populli... i tërë populli. Dr. F. - Populli juaj? J. - Po. Dr. F. - Tashti, do të doja që deri në pesë, ju të kaloni në ditën e fundit të jetës suaj.Shikoni mirë se çpo ndodh. Një... dy... tre... katër... pesë. J. - Aaah! ata ikën. Kam pritur tërë kohën që... që tu vizatoj figura, që ti mësoj shumëgjëra... Jetova në shpellë... dhe ata më gjuajtën me gurë. Më refuzuan. Për ata isha një i huaj...Tash jam nën gurë. Dr. F. - Keni vdekur? J. - E kam ditur se do të vdes. Isha i bindur... Dr. F. - Do të doja që ju të kujtoni se kush e shkaktoi vdekjen tuaj, të shohim se çpondodh, çpo ndjeni? (Heshtje.) Dr. F. - Mirë. Kaloni për një çast më përpara vdekjes suaj. Ata ju gjuajnë me gurë,apo? J. - Po. Të gjithë janë rreth e përçark meje. Dr. F. - E po, ma përshkruani se çështë duke ndodhur? J. - E kisha një shkop, një dajak... por smunda ta përdor. 37
  • 39. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - Pse, pra? Mos ishin shumë ata? J. - Po, ishin shumë... nga të gjitha anët... por unë smunda ta ngris dorën kundër tyre. Dr. F. - Pse? J. - Sepse ata nuk e dinë se çbëjnë... ndërsa unë po, unë e di se çbëj. Dr. F. - Çjanë duke ju bërë? J. - Më gjuajnë gurë... para shpellës... dhe mbi mua. (Zëri i saj humb fuqinë dhe sikurtretet në ajër.) Dr. F. - Ku ndodheni ju? J. - Në një qoshe të ngushtë. Dr. F. - E ata? J. - Sapo shkuan... unë jam mbuluar nga turma e gurëve. Dr. F. - Do të doja që ju të kaloni në momentin e vdekjes për të parë se ku jeni goditurmë së shumti. J. - Jam goditur në tërë trupin. Dr. F. - Në kokë? J. - Prapa dhe në maje të kafkës. Dr. F. - Keni pasur dhembje të mëdha, keni vuajtur shumë? J. - Për çudi skisha dhe gjithaq dhembje... isha disi si i shtangur. Dr. F. - E më pas çndodhi? J. - Disa vazhdojnë të gjuajnë akoma... edhe më tej, por unë skam më ndjenja. Unënuk... Ky sështë veçse një trup. Dr. F. - Ku ndodheni ju? J. - Nën një... nën një grumbull... mbi një shkarp e ata vazhdojnë të gjuajnë gurë derisae bënë një piramidë gurësh... mbi mua. Dr. F. - A jeni akoma në trupin tuaj në këtë moment? J. - Po. Dr. F. - Dhe nuk e ndieni peshën e gurëve? J. - Nuk ndiej asnjë dhembje. Dr. F. - Çfarë përjetimi është ky? J. - Një dëshprim i madh! (Buzëqeshje e shkurtër.) Dr. F. - Si mendoni ashtu? J. - Të mjerët njerëz... Kam dështuar... kam dështuar. Dr. F. - Mendoni se keni mundur të bëni më tepër për ta evituar dështimin tuaj? J. - Isha shumë i kufizuar. Mjetet e mia ishin të kufizuara. Me të dalur nga transi, Jackie fërkon sytë e saj dhe më vështron me një shikim tëvrazhdë. Më pas ajo më thotë se koka vazhdon ti sillet vorbull, se ajo akoma nuk pushon tëjetë e mërzitur nga ndjenja e dështimit, e frustrimit dhe e humbjes së thellë. - Gjithçka ishte aq reale, aq prezente, belbëzon ajo e habitur dhe duke tundur kokën.Gjith ato imazhe në shpirtin tim... një mori gjërash që smundja ti përshkruaja dot. Ajo më shpjegon që është dashur së pari ta transformojë veten - këto epizode ishinvërtet antike. Duke u shkrirë me mendimet e saj, ajo nuk nguron të shtoj: - Eh mirë, tash e tutje, mbase kam për çka të meditoj ditëve në vijim. Më kujtohen përpjekjet e saj për tu transformuar e tëra në mënyrë që të përgjigjej nëpyetjet e mia, ndaj edhe e pyes nëse ajo nuk sheh vështirësi që të shprehet verbalisht në jetëne saj aktuale. Lotët ia mbushin sytë ndërsa ajo tund kokën në shenjë pohimi. Ajo tash mëzbulon, se në fakt i vie tepër vështirë të shprehet, prandaj dhe shumë ëshpesh, e sidomos tëafërmit e saj, nuk e dëgjojnë fare.38
  • 40. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Në dalje, ajo ndalet ke porta, lëviz çuditshëm qepallat dhe më thotë se ndihet tejet edëshpruar që nuk ka ndeshur në një ekzistencë ku ajo të ketë jetuar me burrin e saj. Pasmbylljes së portës, pyes veten nëse ajo është me të vërtet e vetëdijshme për atë që sapo kishtezbuluar nga labirinthi i thellë i së kaluarës së saj! Çfarë njeriu i ndieshëm, paqedashës dhetepër i evoluar ishte Syri i Fajkoit! Nëse më pyetni mua, unë jam mëse e kënaqur që arrita tanjoh një njeri të këtillë. 39
  • 41. Ju keni qenë këtu më parë 4. "UNË E DI SE ÇKA FSHIHET PRAPA KËSAJ DERE!" Llampadari i kaltër fiksuar në mur më njofton se pacienti i radhës ka ardhur - me njëvonesë prej tridhjetë e pesë minutash. - Është vërtet turpëruese nga ime! Tërë kohën besoja se ishim marrë vesh për orënnjëmbëdhjetë e jo dhjetë. Unë nuk vonohem asnjëherë - bile, në takimet e mia mbërrijgjithmonë para kohe. Fytyra e saj skuqet, zëri i ashpërsohet. Një mendim më shfaqet apriori: kjo grua do tëduhej të kishte qenë e goditur nga sfida kolosale, prandaj duhet avancuar pak nga pak, hap pashapi. Elizabeth, pacientje ime e re, është një grua shumë e trashë, që tashmë i ka kaluar tëtridhjetat. Duket e mërzitur dhe e shqetësuar. Sytë e saj të mëdhenj gështenjë sikur nxjerrinflakë. E veshur pa koncept, ajo tenton ti fsheh dhjetë kilet e tepërta nën një xhaketë xhins blutepër të ngushte, madje së paku për dy numra më të vogël. Një shirt i errët dhe bajat si dhekëpucët e tenisit e kompletojnë pamjen e saj neglizhente. Më tej, flokët e saj të prera shkurtdhe aty këtu të thinjura dhe fytyra pa makijazh lëjnë përshtypjen e një gruaje se cilës nuk i hapalla për dukjen e saj. Kjo përshtypje vazhdon të marrë konturat e veta kur i them të ulet në kolltuk: ajorefuzon të ulet në kolltukun e rezervuar për vizitorë sepse frikësohet tia kthej shpinën derës. Edhepse takimi ynë i parë ishte i shkurtër, Elizabeth arriti të ma bëj me dije se ka,ndonëse e pashpresë, një nevojë urgjente për shërim, duke precizuar se sfida e saj numër njëështë pesha e tepërt. - Gjith jetën time isha e trashë. Që si trevjeçare, gjasoja në një kungull të fryrë topolak.Dhe e vizaton në ajër një rreth të madh. Natyrisht se smundëm të mos shperthejmë në gaz, tëdyja. (Ajo, përkundër të gjithave, ka një naturë shoqëruese, dhe kjo është një shenjë e mirë.)Para dy vitesh, ajo peshonte afër njëqind kile: pas një beteje të shtrenjtë me vetveten, dukemos kursyer asgjë, ajo ka arritur ti humb tridhjetë, por sot, kilet aq të urryera dhe rripatbelshtrënguese i janë kthyer përdhunshëm asaj. Për më tepër, Chris, burri i saj, e preforon tëhollë, gjë që e ashpërson problemin e saj. Vazhdon të më flas për përzgjedhjen e mirë që ajo i bën ushqimit, për zgjimet ehershme të ditëpërditshme në respektim të regjimit të saj dhe atë "menjëherë, pa humbur kohë40
  • 42. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjesdhe sipas reçetës"... nganjëherë pasuar me katër senduiçë enormë me reçel dhe një gotë tëmadhe me qumësht, për kafjall... e më pas, pasuar nga kafshata të kohëpaskohshme që e bëjnëpasionin e saj të papërmirësueshëm. Gjatë momenteve të rralla kur ajo ndihet mirë nën lëkurën e vet, i duhet bërë diçka përta fshirë këtë përshtypje: - Është e tmerrshme! Skam fare uri, ndaj pse ta ha këtë copë ëmbëlsire? Por një zëtjetër sikur e urdhëron: "Dëgjo ti, do ta hash se sbën!" Vetëm sa i ka humbur së fundi dy-tre kile, ajo i hedhet sërish shkumës me çokolatëdhe biskuiteve të Savojës. Kështu, regjimi i duket si një lloj dënimi i merituar, prandaj i mezispret ti kthehet "vetëdijes së përditshme"! Dhe gjithçka nis nga fillimi! Një rreth djalli dhe pashtegdalje! Dhe i cili reflektohet në aspekte tjera të jetës së saj: në financa, në ndërmarrje tëlëna në gjysmë, ushtrimet fizike, etj. Duke e mbyllur gojën me shuplakë, si për ti ngulfatur fjalët e veta - dhe mendimet -ajo shpalos, jo edhe pa hezituar për një kohë, problemet e saj të vërteta, me të cilat ajoballafaqohet që prej lindjes. E pashpresë, më thotë se ka frikë nga lartësia, nga gjarpërinjtë,nga ketrit, nga merimangat, nga gjithçka, çkado qoftë! Për ta përmbyllur majen e piramidës sëpafatësisë së saj, ajo që prej vitesh është e kapluar nga kriza depresive. - Marr rregullisht antidepresor. Kam qenë pothuaj gjithmonë e tërhequr, shton ajo.Dhe disi, ndjej një kompleks fajësie... edhepse as që mund ta marrë me mend arsyen pse tëjem fajtore. Prandaj, i imagjinoj të gjitha arsyet e mundshme. Ajo shtrin shuplakën duke zgjeruar gishtërinjtë dhe fillon ti numërojë arsyet e trilluaraderisa kërcitja e përthyerjes së gishtërinjve i krijon dhembje. Madje edhe vet vendimi që të mëtelefonojë për të kërkuar shpëtim i duket asaj një arsye në kërkim të fajësisë. Pastaj,shpenzimi i aq shumë parave për veten e saj! Dhe, kur ma rrëfen të kaluarën e vet, ajo skiconnjë portret përplot depresion të thellë ciklik. Vite më parë, ajo kishte përjetuar një krizë të gjatë tre vite. Tre vite të gjata ku ajorrinte ulur pa prekur punë me dorë gjatë orëve të tëra dhe ku pjesën e mbetur të ditës e kalontenë krevat, duke lexuar. Madje, edhe puna më e vogël shtëpiake merrte përmasat e njëndërmarrjeje enorme e të paarritshme. Edhe sot, ajo ndjen të zhytet në të njejtët ujëra, prandajdhe ka frikë të papërshkruar. - Është një betejë pa fund, shton ajo duke u përbirë.I kujtohet të ketë qarë shumë gjatë kësaj krize. Bile, ajo dyshonte më në rëndësinë e jetës,ndaj dhe dëshironte të bënte vetvrasje. Burri i saj, duhej ti fshihte me kujdesin më të madh tëgjitha thikat dhe zhiletat. Ajo asnjëherë nuk kishte tentuar që të shkatërrohej pak nga pak, por,në të kundërtën, ajo donte që në mënyrë direkte dhe të përnjëhershme ti jepte fundekzistencës së saj në këtë jetë. Ajo vuante nga një ulçerë e cila i shkaktoi hemoragjinë; ka camuaj që kur dhe hemoragjitë u tretën. Me tu shëruar nga ulçera në fjalë, ajo atakohet nga njëtjetër sëmundje e rëndë e gjëndrës tiroide, më pas nga një tjetër, e prap një tjetër. Që prej vitesh, Elizabeth konsulton psikiatrë të shumtë të cilët i ofrojnë antidepresordhe qetësues. Janë këta terapeutë të cilët "refuzojnë ti qasen sëmundjes deri në thelbin e sajdhe tia shpjegojnë pacientit mënyrën e trajtimit. Për mua, ishte kjo një eksperiencë e gjatëdhe e mundimshme! Njëri prej tyre më urdhëroi ti ndërpres të gjitha terapitë, deri tekdepresorët. Dhe, gjithnjë refuzonte të më sqaronte, të më jepte shpjegime... përpos që bëzante:hëmmm." Më shumë se një herë mjeku i kishte këshilluar asaj të hospitalizim tëmënjehërshëm. Ajo ka refuzuar gjithmonë. Me një shikim paksa të humbur, ajo shton: - Pyes veten, prej nga tërë kjo frikë të shtrihem në spital. Madje, e kam bindur burrintim që ta nënshkruaj një deklaratë sipas së cilës, pa marrë parasysh se çfarë e keqe të mëndodh, të mos e autorizoj mjekun që të më hospitalizoj. Para se të drejtohej tek unë, burri i saj i kishte propozuar që të ekzaminohej nëshërbimin psikiatrik të spitalit të lagjes së tyre. Kjo kërkonte vetëm një ditë kohë. 41
  • 43. Ju keni qenë këtu më parë - Kompania jonë e sigurimeve mbulonte vetëm 80 përqind të shpenzimeve. Por, mbi tëgjitha, vetëm ideja që atje ti kaloj njëzetë e katër orë më duket e papërballueshme. Me bindje të plotë dhe me pamje të vendosur ajo më hedh një vështrim tinzar. Prandaj e pyes përse ajo kishte pranuar të më konsultonte. - Kam lexuar nëpër gazeta artikuj të shumtë mbi trajtimet tuaja, më përgjigjet, nuk e dipor, disi jam e bindur se këto kriza nervore janë pasojë e ekzistencave të mëparshme. Asgjënë këtë jetë nuk mynd ti shpjegojë vuajtjet e mia. Gjatë seancës së ardhshme, Elizabeth arrin të më precizojë se çjanë këto krizanervore. Fillon shpjegimin e saj duke më thënë se javën e kaluar ajo ishte kapluar, bukfalisht,nga një ndjenjë tmerruese e fajësisë, dhe atë vetëm pse kishte ardhur me vonesë në takimintonë të parë. - Nuk mund tia fal vetes as edhe gabimin më të vogël. Përndryshe, ndjenja e fajësisë, qoftë edhe një gabim më i vogli që mund të jetë, fare iparëndësishëm, e fundos atë në një krizë të thellë. Duke dridhur trupin, ajo shton se nuk mundta përballojë imazhin e dhunës apo të shkatërrimit. - Të shoh se si dikush keqpërdor dikë, e maltreton apo e torturon, kjo më fut tmerr. Ta shoh edhe më të voglën pikë të gjakut, kjo e çmend. Nëse njëri prej tre fëmijëve tësaj lëndohet dhe përgjaket, kjo merr kuptimin e një beteje për të: bëhet histerike. Vuan ngaçdo kukamë e tyre. Është e mishëruar me ta. Ajo smundi ta duronte spektaklin e ardhjes sëtyre në jetë, edhepse vet e kishte zgjedhur mënyrës e lindjes klasike. Për të mos e parë gjakunse si i rrjedh, ajo kishte kërkuar nga infermierja që ta mbulonte pasqyrën me një plaf. Ajo,poashtu i seleksionon me vëmendje filmat që përmbajnë skena dhune. I studion me kujdes tëgjitha kritikat dhe plakatet publicitare për tu siguruar se mund ta shikojë filmin. Para se tëshkoj në teatër, ajo i kunsulton shokët. Dhe, përkundër të gjitha këtyre preventivave tëndërmarra, ajo shpesh duhet ta lëshoj spektaklin para kohe, si pasojë e një dëshire tëdhunshme që i vie nga brenda për të vjellur. - I obligoj vetes, poashtu, që mos ta lexoj asnjë roman me motiv përndjekje policorepa u siguruar paraprakisht. Një herë, mora pjesë në një operacion kirurgjikal në television,dhe shih çudinë, ndjeva të gjitha dhembjet e pacientit. Përfundimisht, unë jam sentimentale siaskush tjetër. Rrëfimi më i i paprekshëm, mund të mi nxjerr lotët nga sytë. Por, kulmi i këtyre krizave, është një panik trishtues që të kthehet nështëpi dhe ti gjejfëmijët e saj të lënduar. Edhepse ata janë sot adoloshentë dhe të zot të vetvetes, ajo vazhdonme të vjetrën, duke u brengosur për ta si për bebe. Ajo përjeton të zitë e ullirit kur i ndodh takaloj mbrëmjen jashtë shtëpisë. Kur kthehet nështëpi, ajo kërkon nga burri që ai të hyjë i paridhe ti shoh nëse fëmijër si ka gjetur diç e keqe. Brenda kësaj kohe, ajo sikur vdes nga frikaderisa burri i saj të kthehet e ti tregojë se fëmijët janë shëndosh e mirë. Kjo i ndodh vetëm kurajo kthehet pas një kohe në shtëpi. Kur e pyes të më shpjegojë në mënyrë më të thuktë seçimagjinatë i sillet vërdallë në kokë që do të mund tju ndodhte fëmijëve të saj, ajo kafshonbuzët e thara dhe, me një fytyrë të dëshpruar, më thotë: - Kam frikë qe dikush hyn në shtëpi mbrëmjeve dhe i vret ata. I ther me thikë.Gjithmonë më shfaqet thika në mendje. E frikshme. Frika e pashpjegueshme për fëmijët, lë gjurmë në të gjitha aspektet e jetës së saj.Brengoset nëse ata janë nisur tashmë... nëse vijnë me dhjetë minuta vonesë në shtëpi. Ebrengos ideja se mos lëndohen rrugës, mos humbasin, mos nuk kanë qenë të vëmendshëm nëshkollë, mos nuk kanë shoqëri të mirë, etj. - Gjithashtu frikësohem mos ndonjëri prej shokëve të tyre ka ndonjë thikë. Nukdëshiroj që fëmijët e mi të grinden. Nuk arrij dot të relaksohem e të pres e qetë. Dhe këtë,pikërisht për shkak të ndjenjës së fajësisë që më preokupon! Para se takimi ynë të përfundojë, provoj tia mësoj Elizabeth-es autohipnozën. I themti mbyll sytë e ta përqëndrojë tërë vëmendjen në kontrollimin e frymëmarrjes së saj. Por më42
  • 44. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjeskot! Ajo merr pozitë vertikale, shtanget si një lis, dhe me sy të hapur sa sbën më, mëdrejtohet: - Unë vërtet kam frikë për atë që do të mund të mësoja. Ndoshta, njëmend kam arsyetë plotë të ndihem fajtore, për diçka kundër së cilës nuk mund ti kundërvihem. E sikur ta kemvrarë dikë në ndonjë jetë të kaluar? Jo, është a pamundur! Kjo, ska të bëj me natyrën time. Dotë ishte më mirë, gjithsesi më mirë, të mos e eksplorojmë fare këtë domen. Nuk më mbetet veçse ti bashkëbisedoj me të raste të tjera, të ngjajshme me të sajin. Itregoj se si, me një vullnet të çeliktë - si në rrafshin intelektual ashtu dhe në atë fizik - disanjerëz mund të triumfojnë mbi simptmet dhe problemet e tyre. Në fund, ajo mbështet shpinënpër kolltuku, i mbyll sytë, dhe me një zë të dridhur, më konfirmon: - O.K., jam gati. Dhe, rifilloj. Akoma pa përfunduar minuta e parë, sytë e saj hapen brofas. - Kam frikë. Ajo mendon se do të qetësohej më lehtë sikur të shtrihej mbi dysheme, mbi tepih. - E pse jo? i përgjigjem. Shtrihet mbi dysheme, ndonëse edhe më tej e brengosur. E pyes nëse ndihet më mirëkështu? - Më duket se po, ma kthen. Duke i dhënë sugjestione qetësuese, kërkoj nga ajo ti mbyll sytë gjersa unë flas.Muskujt e fytyrës së saj, duart, lëshohen. Frymëmarrja bëhet gjithnjë e më e thellë dhe më erregullt. Pulsi që e vërej së rrahuri në qafën e saj, ngadalësohet poashtu. Pasi e lashë tëqetësohej për një kohë relativisht të gjatë, ajo zgjohet me të dëgjuar urdhërin tim. - Ishte mjaft e këndshme! më tha buzagaz. E porosis që ta dëgjoj dy herë në ditë regjistrimin në audio kasetë, që e kam bërë enkaspër të. Dhe pastaj, fiksojmë takimin e ardhshëm. Atë ditë, Elizabeth më rrëfen se regjistrimi nuk e ka pasur efektin e duhur. Në tëvërtetë, ajo arrin deri në një pikë, fillon të relaksohet, dhe më pas zgjohet kërcimthi. Skaguxim të shkoj më tej. Zoti e di se çdo të zbulonte! - Nuk mund të jem e lumtur. Nuk mund të kënaqem. Kam frikë të di më tepër. Ajo nuk mund të hulumtojë shumë sepse dyshon në atë që do të mund të mësonte. Qëtash, filloj të llogaris në vështirësitë që do ti has për ta ballafaquar atë me ndërdijen e vet: dotë jetë kjo një detyrë tepër e vështirë. Kur dua ta di se deri në cilën pikë ajo arrin në unin e saj, si me pahir e pyes se mosëndërron. - Kurrë! Megjithatë, asaj i vie një si ankth të cilin ajo e cilëson si progresiv sepse sa herë që esheh, ai perfeksionohet çdo herë. Sa kishte qenë vajzë e re, ajo kishte dy dëshira: ta gjej njëburëë dhe ta ketë një shtëpi në stilin antik. Me të martuar, ajo kishte filluar të ëndërrontesikur... - ... po blenim një shtëpi të bukur. Tërë kohën ia përkushtonin asaj. Bëhej gjithnjë emë e bukur. Pak nga pak, ëndërr pas pas ëndërre, filloj ta shoh edhe nga brenda. Është shumëe bukur, e veshur me gdhendje në drur... Por, asnjëherë nuk ngjitem në katin e mësipërm. Ajo shton se, pasi që nuk kishte arritur akoma ta vizitonte katin e parë, iu kishteshfaqur befas "depresioni terrorizues". Me zë të dridhur, ajo e përshkruan ndjenjën epërjetuar, para shumë vitesh, kur ajo për të parën herë kishte marrë guximin të ngjitejshkallëve. - Ishte për mua nata më e frikshme e jetës sime - gjith atë mund që kam përballuarduke u ngjitur shkallë për shkallë! Shtëpia filloi të sgembej. Megjithatë unë sndalesha sëhipuri lart. Kishte gjëra tepër trishtuese në secilën kthinë... monstrumë, gjarpërinj, merimanga,shumë gjëra tjera të frikshme të cilat sbëja ballë ti shihja. Dhe, çfarë absurdi! Unë i pastroja 43
  • 45. Ju keni qenë këtu më parëdhomat një nga një por ato ndoteshin akoma më tepër. Në fund, pas një mundi tëpabesueshëm, ato sikur u pastruan vetvetiu dhe tërë shtëpisë iu kthye harmonia. Në atë moment, d.m.th. tre vjet më vonë, depresioni i saj mori fund. (Përshkrimi i sajpërputhej me hipotezën time: kjo shtëpi simbolizon shpirtin e saj.) Ajo vazhdon të më rrëfejënjë aventurë tjetër të frikshme që i kishte ndodhur përafërsisht në këtë periudhë. Një ditë, kurmë në fund ajo ndihej e aftë të dal nga shtëpia, kishte bërë një xhiro duke shëtitur dhe,rastësisht kishte vizituar një fermë. Duke dashur të hapte derën e një pjese për të hyrë në të,ajo befasisht u paralizua nga terrori - E dija se nëse shtyp rezën e asaj dere, nuk do të kthehesha e gjallë në shtëpi. Në atëpjesë kishte ndodhur një tragjedi. Nuk munda të rrija as edhe një minutë... Ika e trembur... dhekam vrapuar deri sa erdha në shtëpi. Ajo vazhdonte të trembej edhe me të rrëfyer të aventurës. Më janë dashur shumëminuta për ta qetësuar. Më tej, më tregon ajo, një natë para këtij takimi të sotëm me mua, ajo kishte parë tënjëjtin ankth. - Por, kësaj radhe, është një dhomë më tepër në shtëpi... një pjesë në nënkulm. refuzojmadje vetëm të imagjinoj se çmund të ketë në këtë dhomë. Elizabeth-en e kam pranuar me muaj të tërë. Gjatë gjith kësaj kohe, ajo e kishte bërëshprehi, me të mbërrirë, të ulej në kolltuk, të kthehej përballë derës e pastaj të shtrihej mbitepih me të filluar hipnozën. Edhe përkundër paragjykimeve të saj, ajo gjithmonë ishte esinqertë në terminet e fiksuara; madje, ajo shpesh mbërrin me një avantazh prej gjysmë ore.Ushtrohet në shtëpi përmes kasetës së regjistruar enkas, së paku një herë në ditë, edhepsendërdija e saj shfaq një rezistencë të fortë. Relaksimi i saj arrihet gjithnjëe më lehtë, dhe kësaji ndihmon ajo vet, me besimin që e ka në mua, e sidomos në vete. Duke e pranuar javë pas jave, arrij të mësoj shumë gjëra mbi jetën e saj. Burri i sajështë mjaft i kuptueshëm; të dy jetojnë në një marrëdhënie perfekte bashkëshortësie. - Ne duhemi dhe e çmojmë njëri-tjetrin. Por, që prej kohësh, për shkakun e depresionittim, ne kemi një problem seksual. Nuk mund të ipem krejtësisht. Paramendoni që unë tëkënaqem e në ndërkohë, fëmijëve tju ndodh diçka! Tërë kohën i mbaj veshët mprehtë. Burritim dhe mua na është dashur ta përballojmë disi këtë tension, por kjo na dëshpëron të dyve.Jam krejtësisht e vetëdijshme për këtë, por asesi të lëshohem e tëra. Tash, ajo fillon të më flas për një problem tjetër, të cilin ka filluar ta zgjidh. - Një kohë të gjatë kam jetuar me frikë se ai do të më lë; kjo ide ishte gjithmonëprezente në mua. Fatmirësisht, ai ka arritur të ma ngulasë në kokë bindjen se nuk do të mëbraktisë kurrë - asnjëherë, për asnjë pretekst. Më ka bindur se asnjë arsye nuk mund tajustifikojë këtë frikë. Sot, skam më frikë. Por, megjithatë vazhdoj të jem e frikësuar kur ainuk është në shtëpi... ndoshta dikush do të hyjë me dhunë në shtëpi, them me vete. Nukndalem së kontrolluari rezet e dyerve dhe të dritareve. E pastaj, nata, kjo e acaron çështjen mëshumë. Megjithë problemin seksual dhe atë të frikës gjatë mungesës së tij në shtëpi, ata nukmë duken të jenë të privuar ta kenë një jetë sentimentale perfekte për aq sa këtë e lejojnërrethanat e tyre. Tre fëmijët, Betsy, Mark-u dhe Judy janë "kalamaj të këndshëm", edhe përkundërdramava të vogla të moshës së tyre të re. Më e madhja prej tyre, Betsy, është preokupuar metë tjera çështje. - Ajo mundohet ta luajë rolin e Zonjës Regull dhe Disciplinë për sa i përket dy tëtjerëve, ndaj dhe e ndien veten si nënë e dytë për ta. kjo, aspak nuk u pëlqen dy çunave. Brengoset për Betsy-n.44
  • 46. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes - Nganjëherë ajo është e deprimuar, e stërngarkuar. Shpresoj të mos i ketë të njëjtëtprobleme sikur unë. Elizabeth vazhdon të ankohet për kilet e tepërta që sprahin së shtuari; tashmë nuk enxëjnë as xhinset që përbëjnë veshjen e saj të përditshme. (Përndryshe, ajo vazhdon të vij çdojavë në pantontollone xhins dhe shirt.) I rekomandoj që të ketë durim në lidhje me problemine peshës së tepërt. Ne duhet, së pari, ti atakojmë shkaqet më të thella të çrregullimeve të saj tëmultiple. Ia tërheq vërejtjen se është krejtësisht e panevojshme që ta zgjerojmë listën e dietaveme një reçetë të re e cila vetëm sa do tia rris stresin edhe ashtu të tepërt. Arrin më në fund ta realizojë një ngritje gishti në shenjë afirmative. E shfrytëzoj këtërast që ta ekzaminoj ndërdijen e saj. Por, ndesh në një rezistencë të papritur. Gishti i koduar"refuzoj të përgjigjem" reagon në shumicën e pyetjeve të mia. Është dashur të presim edhe triseanca të tjera në mënyrë që ndërdija e saj të na bëjë me dije se problemet e saj, në tërësi, ekanë origjinën në jetët e saj të kaluara. Me këtë, e urdhëroj ndërdijen e saj që ta përgadisElizabeth-en që të ballafaqohet me ngjarjet shkaktare të traumave psiçike, që në seancën eardhshme. Një javë më pas, ajo hyn në kabinetin tim, rrëshqet ngadalë në kolltukun e destinuarpër të dhe, ia shpërthen në vaj. Faqet e qullura nga lotët, ajo më thotë se sot nuk dëshiron tëflas për veten. - Ka diçka tjetër! Betsy! Ajo mi rrëfen disa incidente të shkaktuara dy javët e fundit të cilat kinse tregojnë qartëse Betsy ka nevojë për një trajtim imediat. Përshtypja ime është se edhe vajza mund të jetëpoashtu viktimë e një depresion të rëndë psiçik prandaj i rekomandoj ta dërgojë për trajtim teknjë psikoterapeute e shkëlqyer, kolege imja. Gjithashtu kam përshtypjen - këtë e ruaj vetëmpër vete - që Betsy reagon pa asnjë dyshim në tronditjet e nënës së saj. Përfundimisht,përshtypja ime është se problemet e Betsy-t janë një kërkimfalje që bie si bingo. Pasi që nambetën vetëm edhe pak minuta, e pyes Elizabeth-en që të pranojë tia jap disa sugjestionehipnotike që do ta ndihmojnë shumë për takimin e ardhshëm. Ajo pranon dhe shtrihet mbitepih. Më të rënë në trans, e komandoj me përpikmëri dhe vendosmërisht ndërdijen e saj që tapërgadis atë "për ti përjetuar ngjarjet përgjegjëse të traumave të saj". Vështirë të besohet, por edhe këto sugjestione ranë në ujë. Ajo e anulon takimin eparaparë, duke pasur si pretekst "një flamë rraskapitëse". Megjithëkëtë, një javë më pas, ajo shfaqet me një gjysmë ore avantazh, si zakonisht.Rrugës për ta takuar, pyesja veten mos, më në fund, do të arrijmë ta prekim esencialen. A dotë jetë e mundur që sot ta ndeshim një jetë të mëparshme të saj? Më duket pak e nevrikosur.Vajza e saj, Betsy, na merr disa minuta të bisedës sonë. Me gjasë, ajo është më mirë, dhe ishtendarë e kënaqur nga këshilla ime për ta vizituar psikoterapeuten. Elizabeth-ja arrin tipërfundojë shpejt e shpejt preokupimet e saj të zakonshme dhe më pas fillon relaksimin. E fusnë trans dhe ajo udhëton në kohë, në kërkim të pikërisht asaj jete të shkuar e cila ështëpërgjegjëse e traumave të saj. Dalngadalë, asaj fillojnë ti shfaqen disa imazhe të brishta. Mpas ajo ndjen të jetë e pushtuar nga ndjenja e një mërzie të thellë. Dhe, papritmas, e braktisplotësisht gjendjen e transit. - Nuk besoj se mund ta bëj këtë, më thotë. Atje poshtë ka gjëra vërtet të frikshme. Përsëri e lus për qetësim dhe rifillojmë transin, me shpresë se sugjestionet e miaarrijnë të depërtojnë deri në ndërdijen e saj. Në dy seanca që pasojnë, ajo ankohet në mosefikasitetin e antideprsorëve që i merrrregullisht. Ajo përjeton një mërzi tepër, tepër të thellë. Çdo mëngjes zgjohet e shthurrur dhe etronditur. Nuk e ka më qetësinë e duhur, si më parë, kur ajo kryen ushtrimin autohipnotik mekasetë. Dhe, asaj i shtohen kilet gjithnjë e më tepër. Ajo, madje, fillon ta pyes veten se a do tëishte në gjendje ta vazhdonte trajtimin me mua. Më duhet të ndërhyjë për ti shpjeguar se 45
  • 47. Ju keni qenë këtu më parëtërësia e përshtypjeve të saj të përjetuara është një shenjë e mirë se ne kemi nisur të prekim nëdiçka që është shumë e rëndësishme. Megjithë vështirësitë, ajo arrin të koncentrohet dhe madje edhe ti përmbledh disaimazhe: ... një fëmijëri thellësisht e mjerë... vitet e para të një gruaje të sapomartuar diku nëEvropën e viteve 1800. Siç e bën zakonisht, ajo shtrihet në dysheme dhe përgaditet për fazëne hipnozës. Por, kësaj radhe, që me fillimin e seancës, tepër e qetësuar, ajo ngritet ngadyshemeja, i afrohet kolltukut dhe rrëshqet në të, duke u mbështetur lirshëm për të - dhe përhabinë time, me shpinën kthyer nga dera! - vetëm pas disa sekondave, ajo e kap lidhjen eshkëputur nga javët e kaluara dhe fillon ti ripërjetojë vitet 1800, diku në Evropë. Gjëja bëhetedhe më tragjike sepse na nevojiten plot një orë e gjysmë për ta përfunduar "shëtinë" e saj.Gjatë kësaj seance, ajo nuk pushon së qari e së dënesuri; shpesh e ndien veten tëpaguximshme të shkoj më tej. Megjithatë... ajo ndesh në një... është i vetmi person i rriturpërgjegjës në një jetimore ku ajo ndihet plotësisht e paaftë ti mbroj fëmijët jetimë të cilët i doaq shumë dhe të cilët e gjejnë vdekjen në një zjarr të madh që e kaploi jetimoren. Ajo është evetmuar në momentin e kësaj tragjedie. Burri i saj ka shkuar diku në qytet për ti kryer punët eveta. Ajo nuk e flet gjuhën e vendit ku ndodhet, Indisë, ndaj edhe smund të kërkojë ndihmëdhe as shpëtim. Pas përfundimit të këtij regresioni, ajo ndihet krejtësisht e mbaruar. Unë,mbes sa e befasuar poaq dhe e çuditur. Kjo skenë nuk përputhet në tërësi me me simptomet tëcilat ajo i ndien. Më kujtohet qartë frika dhe brenga që ajo ndjen për fëmijët e saj, jo përfëmijë të huaj. Por, ky regresion dëshmoi edhe njëherë kompleksin e fajësisë që ajo e kembjellur dhe kultivuar në vete gjatë tërë ciklit të saj jatësor, si dhe terrorin që ajo e përjetonkur burri i saj e lë vetëm në shtëpi. Unë jam edhe më tej e përshkuar nga imazhi i saj me çrastajo duhet të pres në veturë derisa burri i saj ta sigurojë atë se fëmijët janë gjallë e shëndosh.Do të rri në pritje ankthi deri në javën e ardhshme, për ta zbërthyer frikën e saj. - Tri ditët e shkuara isha shumë e traumatizuar. Dhe ndiej se nuk skam përmirësim.Në të vërtet, ndjehesha e rraskapitur dhe e deprimuar tërë javën. Vërej se kemi akoma edhe shumë punë për të bërë. Dhe i përvishemi punës.Nëregresionin e radhës, ajo ndesh në një jetë të mëparshme ku ishte kapitene lundrimeve tëgjata dhe një tjetër ku ajo shfaqet si oficere e rendit të dytë. Një tjetër ekzistencë në të cilënajo është gruaja zakonisht e vetmuar në shtëpi e një eprori marine. Të gjitha këto ekzistencapërfaqësojnë interes të veqantë, dhe secila në mënyrën e vet, ka ndikuar në jetën e saj aktuale.Por, ajo ende nuk e ka përjetuar momentin shkaktar të sëmundjes së saj. Gjatë kësaj faze tëtrajtimit përpjekjet e saj tejkalojnë kufirin e forcës së saj. Ajo ishte e obliguar ta ndërpristekolexhin ku i ndiqte ligjëratat mbi antropologjinë. - Kam tre probleme: veten, Betsy-n dhe kolexhin. Më është dashur të heq dorë nganjëri. (Sikur gërditet nga vetja e saj.) Përkundër dëshirës, vazhdoj të ha, të ha e prap të ha, dhetë akumuloj kile. E tëra kjo më duket e kotë. Filloj madje edhe ta humbas shpresën. Shpesh ndodh qëElizabeth-ja mos ta dëgjoj regjistrimin e bërë enkas për të. Pastaj, një ditë të bukur me diell, katërmbëdhjetë seanca pas takimit tonë të parë, ajovjen të më takojë me një fytyrë të buzëqeshur. Më njofton se ndihet shumë mirë. Madje, i kandërprerë të gjithë antidepresorët. Çështë më e rëndësishme, ajo ka mundur ta dëgjojregjistrimin gjatë tërë javës së shkuar, tri herë në ditë. - Nganjëherë, kur e dëgjoj kasetën, ndihem më e qetë, dhe disi më kaplon një bindje seçdo gjë është në rregull. Bile edhe burri i saj ka vënë re një gjë: ajo duket më e relaksuar dhe më e sigurt nëveten e saj. (E pra, më në fund, regresionet fillojnë ta ushtrojnë efektin e vet.) Shikimi i sajndryshon sakaç kur ajo fillon të ma rrëfejë ëndrrën e parë natën e kaluar. Duke më kërkuarfalje, ajo precizon:46
  • 48. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes - Kjo, mbase ska të bëjë me problemet e mia. Por, pasi unë nuk ëndërroj kurrë - mepërjashtim ankthin - kam menduar që ëndërra ime do tju interesonte. I them se jam plotësisht dakord, dhe ja, tekstualisht rrëfimi i saj: Bëhet fjalë për një shtëpi. Jo për atë që ju kam folur më parë. Së pari, ajo ishte egjyshes sime dhe më pas u bë e jona, kjo ku ne banojmë aktualisht. Dikush na erdhi në vizitë.E shikonim televizorin culor. Tepër kurioze ngaqë televizori ynë është bardh e zi. Në shtëpikishte një pjesë që ishte e mbyllur. Në fakt, sikur bëhej fjalë për një shtëpi tjetër. Duke ekaluar korridorin, unë shkova të shihja se çka në të. Do të mund të bënim shumë gjëra tëbukura në të. kishte mobilje të bukura antike dhe skulptura të gdhendura druri. Asgjë efrikshme. Unë aq shumë dëshiroja që edhe mysafiri ynë ta shihte këtë pjesë. Ishte pjesa që mëpëlqente më së shumti. Por kurrë smë premtonte koha të mirresha me të. E imagjinoje se si dotë dukej pasi ti kemi vënë orenditë. Mbi të gjitha, për ta bërë këtë, nevojitej kohë, ngjyrë, paradhe punë. E pamundur ti realizoja këto vetëm. Do të mund të ishte pjesa më e bukur eshtëpisë. E pastaj, mikesha erdhi dhe unë kisha dëshirë tia tregoja këtë pjesë. Ajo ishte njëçift dhe njëkohësisht një person i vetëm. E çuditshme, apo? Sa herë që doja ta hapja bisedën ekësaj pjese, diçka ndërhynte në mes dhe ajo harrohej. Unë dëshiroja që ata(ajo) patjetër tashih(te)nin atë. Edhepse ne jetonim me vite të tëra në atë shtëpi, unë akoma skisha arritur tiatregoja pjesën më kurioze të saj asnjë njeriu. Në fund, ata ikën pa e parë atë. Aq shumë udëshprova... Pasi përfundoi së rrëfyeri ëndrrën e saj, ajo shtoi: - Sa bukur do të ishte sikur dikush do të mund të më ndihmonte ta rregulloja atë pjesë.Ajo gjason në atë dhomën e frikshme nën kulm... por nuk është e njejta. Do të doja tapërfundoja këtë ëndërr. E ndjeja se ai "dikush" isha unë dhe se ajo kërkonte ndihmë në zgjidhjen e enigmësfinale. Duke iu nënshtruar kësaj intuite, i propozoj që ta përfundojë ëndrrën e saj në gjendje tëhipnozës. E lus që ti mbyll sytë, ta dirigjojë frymëmarrjen dhe të qetësohet. Vetëm disasekonda më pas, akoma pa u futur në transin e thellë, ajo më thotë: - Fjala "vrasje" më prifton nëpër shpirt. Nuk e di nëse ishte me vetëdije apo jo. (Ifërkon duart dhe vazhdon me një zë të ndërprerë...) ... e kuqe, thika, kaçurrela, këmisha evajzës së vogël, një fermë... (dhe vazhdon me ndërprerje...) fjala "mbrëmje" më vjen nëmendje. Ajo duhet të jetë futur në një jetë të saj të mëparshme. Nuk i kisha dhënë asnjësugjestion për të udhëtuar në kohë - dhe as për ta zgjedhur momentin e ndonjë jete të kaluar.Është kthyer atje ku ajo është krejtësisht e vetmuar. Kjo pra, është e jashtëzakonshme - dhe erëndësishme! E pyes se ku ndodhet. Elizabeth - Në kuzhinë... Në një fermë të vogël. Dr. Fiore - Çndodh aty? E. - Sapo... sapo përfondova darkën dhe, hë... u bëjmë banjo fëmijëve... kjo sdombarojë kurrë! (Ajo flet me një zë të padurueshëm.) Dr. F. - Ju duket se kjo do ju marrë shumë kohë? E. - Po, heu... Ajo gjithnjë shpikë diçka të re... "Laj flokët e tyre, edhe veshët,fërkoji..." ngaqë, heu... ajo ka një ves të keq, është nervoze dhe gjithmonë zbulon gjëra të rejapër ti ribërë së dyti. (Urejtja ndaj saj sa vjen e i shtohet.) Dr. F. - E ju çmendoni? E. - Asgjë tjetër përpos si ti kryej këto punë sa më parë! Dr. F. - Kush është aty me ty? 47
  • 49. Ju keni qenë këtu më parë E. - Kunata ime dhe tre fëmijët... dhe macja. Dr. F. - Sa vjeç janë fëmijët? E. - Më i moshuari i ka mbushur dhjetë vjet... vajza, gjashtë... si dhe një bebe. Ështënjë çupëz. Më i moshuari është çun. Dr. F. - Si ju quajnë juve? E. - Dale të shoh... Sarah?... Po, Sarah. Dr. F. - Çbëni në këtë moment? E. - Eh mirë, bëhem gati për të shkuar diku... hum... dhe hëëë... ajo nuk do të vie. Dr. F. - Refuzon të vie? E. - Pikërisht kështu... ndoshta ngase mbretëron një lloj tensioni mes nesh. Po... ndihetnjë armiqësi... më duket të jemi grindur më parë, për shkak të... jam shumë nervoze për tëmenduar më tej... në fakt... ajo është idiote dhe e papërshtatshme dhe... dhe, hë... më ka hipurmbi kokë. E kalon kohën duke gjëmuar e duke u ankuar. Ajo nuk del kurrë. Kurrë nuk bënasnjë gjë... dhe, hë... ajo dëshiron që as unë mos të lëviz nga shtëpia. Dr. F. - Ajo nuk do që ju të dilni, apo? E. - Po, kështu është. Dr. F. - Ku është burri i saj? E. - Ai spunon këtu. Punon gjetkë. Dr. F. - Çpunon ai? E. - Ai punon në një fermë... një fermë në rrethinë, por nuk është ferma e fqiut tonë.Është më larg, dhe, hë... ne kemi vetëm pak tokë, dhe për të fituar para duhet bërë argat i tëtjerëve... tash është koha e korrje-shirjeve dhe ai ka shkuar të punoj tjetërkund. Dr. F. - Janë ata të dy të lumtur së bashku? E. - Ata nuk çojnë jetë të mirëfilltë bashkëshortore. Mund të thuhet se ata janë thjeshtëtë martuar. Kjo është e tëra. Dr. F. - Përse dëshironi të dilni këtë mbrëmje? E. - Të shkojmë tek miqtë... jo, një sekondë, ka një arsye, por cila? Dr. F. - Do të numëroj deri në tre e ju do ta mësoni arsyen. Një... dy... tre. Për çkabëhet fjalë? E., duke vënë buzën në gaz. - Oh! Janë miq tanë që sapo janë martuar. Ata janë kthyernga muaji i mjaltit dhe tash hyjnë në shtëpinë e tyre të re, prandaj dhe na kanë ftuar... Ata bilena kanë thënë ti marrim edhe fëmijët me vete të cilët mund të shtrihen për të fjetur në njëdhomë enkas për ta lart... dhe do të dëshironin që ne të shkojmë të dyja. Dr. F. - Ka dhe të ftuar të tjerë në këtë mbrëmje? E. - Oh! po. Siç e dini, ky është... vetëm një fshat dhe njerëzit njihen mes vete... Do tëketë edhe çuna të tjerë, pra, do të vendosen dyshekë mbi dysheme, atje sipër, dhe fëmijëtmund të shtrihen kur ti marrë gjumi. Por ajo nuk dëshiron të vie. (Bëhet sarkastike.) Bah!Secili e di se ajo nuk del askund. Dr. F. - Çthotë ajo që ju po shkoni? E. - Oh! që ajo nuk do të më lë... por në të vërtetë, ajo kurrë nuk më lë të dal. (Tepër eirituar.) Ajo zakonisht mbetet vetëm... me çykën e saj dhe e dëshpruar. Ajo thotë se ka pasurnjë ditë të mundimshme dhe se nuk do të rrijë vetëm. Dr. F. - A do të dëshironit ta shihni dikë në këtë mbrëmje? Dikë që prisnit ta takoni medëshirë? (Elizabeth bëhet sikur kërkon dikë.) Dr. F. - Do të numëroj deri në tre. Një... dy... tre. E. - Jo. Emri David disi më vie vërdallë, por nuk... hë, nuk shoh dikë të veqantë. Dr. F. - Avanconi paksa në kohë për të parë se cilin fustan do ta veshni dhe si do tëpërgaditeni. (Ajo numëron deri në tre.) Çka ju vie në mendje? E. - Oh! Zot! (Ajo i dridh buzët.)48
  • 50. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Çështë duke ndodhur? Keni ndonjë vështirësi? (Heshtje.) Dr. F. - Më thuani çkeni? (Elizabeth tund kokën në shenjë mohimi.) Dr. F. - Përse jo? Ju e tundni kokën. Duhet të më flisni. Unë jam mjeke. Duhet tidëgjoj të gjitha. Më tregoni pa asnjë frikë. (Përbirje e thellë.) Dr. F. - Do të numëroj prej një deri në pesë e më pastaj do tju bëhet shumë më i lehtëbesimi në mua. Një... dy... tre... katër... pasë... E. - Oh... një parandjenjë ma vorbullon kokën... Do të kaloj. Është vetëm njëparandjenjë e keqe. Dr. F. - Ku ndodheni në këtë moment? E. - Në shkallë, ngjitem për në dhomën time... dhe unë, hë... kisha diç... vetëm njëpërshtypje e keqe, është e tëra... është... ju e dini e si nganjëherë të vijnë përshtypje tëpakuptimta... Më kaplon një ndjenjë se unë nuk duhet asesi të shkoj. Dr. F. - Kur thuani "përshtypje të pakuptimta", çmendoni me këtë? Se ju vijnë ideapo... E., duke ia prerë fjalët. - Po. Dr. F. - Ma shpjegoni atëherë. E. - Oh!... Dr. F. - Në çka keni menduar? E. - Epo, mirë... Duke u ngjitur shkallëve për në dhomën time... në momentin kur dojata hapja derën... gati sa u shtanga nga një parandjenjë e tmerrshme terrori dhe... hë... nuk do tëduhej të shkoja... nuk duhet... është... dhe megjithatë nuk gjej asnjë arsye për të mos shkuartek miqtë tanë. Dr. F. - Kaploheni shpesh nga parandjenja si kjo? E. - Jo, vertet jo. Jo. Hëmmm... Dr. F. - Nuk dëshironi të më flisni për këtë parandjenjë? E. - Aq më bën, është idiotike. Sështë asgjë... vetëm një parandjenjë... është... është...është pa mëdyshje shkaku i saj: ngase unë e di se ajo më pengon të dal... Ajo ma ka përsëriturkëtë gjatë gjithë javës... është një... nuk më ka lënë të qetë as edhe një minutë... përderisa unënuk e gjej as edhe një arsye të vetme për të mos shkuar. Dr. F. - Vazhdoni të avanconi në kohë dhe kur të mbaroj së numëruari deri në pesë, judo të jeni duke u veshur. (Ajo numëron.) Çka ndodh tash? E. - Fëmijët janë në dhomën time duke lozur mbi krevatin tim... më shikojnë se sivishem dhe dëfrehen... ata do të dëshironin të vinin me mua... ah... (Zëri i saj dobësohet.) Doti mirrja me gjith dëshirë. Do të duhej ti mirrja. Por, ajo... ajo është e papërballueshme. Unë...unë vishem. Dr. F. - Më thuani çveshni? E. - Të shikojmë, unë... jam duke e veshur korzetin tim e John-i, më i vjetri, mëndihmon ta mbërthej dhe kjo e bën atë të qeshë. (Ajo buzëqesh.) Hë... të shohim... tash jamduke u krehur... dhe mbaruar se veshuri. Dr. F. - Çfarë do të vendosni me femijët? E. - Heu, po më... më duket se do ti mirrja me qejf... unë... do të zbres për tia ndërruarmendjen. (E vendosur.) Ata do të kënaqeshin me siguri... do të ishin tok me shokët tjerë... Nejemi goxha larg nga fshati... nuk takohen shpesh me bashkëmoshatarët e vet të vegjël... Po, dotë doja ti mirrja me vete. Dr. F. - Në "tre" ju do avanconi në momentin kur ju i flisni kunatës suaj. Një... dy...tre... Çështë duke ngjarë? 49
  • 51. Ju keni qenë këtu më parë E. - Ajo ndodhet në kuzhinë... Bën sikur është e nxënë por në të vërtetë, ajo është ehidhëruar. (Merr frymë thellë.) Oh!... Jo, ajo nuk i lëshon fëmijët të vijnë në këtët mbrëmje...madje ajo nuk do që as unë të shkoj atje. Askush sguxon të dalë nga shtëpia... Njëmend pyesveten, përse ajo çirret kaq shumë për të mos na lënë të dalim! Është vetëm një trillim ipastër... ajo nuk e gjen as më të voglën arsye. Ajo thjesht ka vendosur që mos ti lëshojëfëmijët, kjo është e tëra... Budallallëk i saj tipik. "Sapo kanë bërë banjon dhe tashmë janë tëgatshëm për të shkuar në shtrat." Dhe atë dhe këtë, marrëzira... (E inatosur.) Kjo, njëmendsështë mirë!... Dr. F. - Në "tre" dëshiroj që ju të avanconi në momentin e nisjes. Një... dy... tre... Çpongjet tash? E. - Jam... jam nën çatinë e verandës, para shtëpisë... heu... Ah, po: Davidi duhet tëvijë të më marrë... Heu... Ai banon në fermën e fqiut... Për herë të fundit, do të provoj ta bindpër të shoqëruar... (Ofshamë e thellë.)... asesi të lirohem nga përshtypje se sdo të duhej talinja... e pastaj i themi lamtumirë njëra-tjetrës, si zakonisht. Dr. F. - Si ju dërgon Davidi deri atje? Në çfarë makine? E. - Në karrocë... është e tija. Dr. F. - Është dikush me të? E. - Jo, vetëm ne dy. Ai... ai banon në fermën e komshiut... është vetëm me të atin e tijdhe e punojnë tokën... i ati është koxha i moshuar... Jemi fqinj që prej kur mbaj mend. Dr. F. - Tash, në "tre" ju barteni në këtë mbrëmje. Një... dy... tre... Çndodh tash? E. - Gjindemi në një sallë të përbashkët, të gjithë janë këtu. Të gjithë kënaqen...mbrëmja është amuzante. Njrëzit dëfrehen. Këndojnë dhe vallëzojnë. Dr. F. - E ju? Dëfeheni edhe ju? E. - Oh, po... si jo. Po. Siç e dini, unë jam mësuesja e shkollës prandaj dhe i njoh tëgjithë... të gjithë fëmijët... ata me gjith mend kënaqen... Mendoj se do ta mbaj mend gjatë këtëmbrëmje. Dr. F. - Mirë. Do të doja që në "tre" ju ta përjetoni ngjarjen e ardhshme më tërëndësishme... (Ajo numëron deri në tre.) Çka po shihni? E. - Akoma jam në mbrëmje... Unë... kemi ndenjur shumë vonë dhe jemi duke u marrëvesh që të ikim. Duhet të jetë mesnatë ose një pas mesnate... ne po arrijmë në shtëpi.(Ofshamë e thellë.) Kam pakëz frikë të hyj brenda. Dr. F. - E përse, pra? E. - Ajo përshtypje e keqe nuk është zhdukur ende. Sdo të duhej ta leja vetëm. Ajoishte aq e mërzitur. Dr. F. - Mirë, të shohim tash nëse ka ndodhur diç gjatë kthimit tuaj në karrocë... diçkae rëndësishme që ju duhet ta mbani mend... Një... dy... tre... Çka ju ka ngelur në kujtesë ngaky udhëtim? E. - Hëmmm... Davidi më ka lutur që të martohem me të. Pyes veten si u bë që epaskam harruar këtë gjë. (Ajo flet ndër dhëmbë.) Dr. F. - Çfarë thuani? E. - Paj, jo... jo, ska rëndësi. Unë nuk jam e dashuruar në të. Unë... ai është vetëm njëmik... nuk dua të martohem me të. Nuk dua të martohem me askë. Ne e diskutojmë këtëçështje, Davidi dhe unë. Përndryshe, nuk mendoj se edhe ai është i dashuruar në mua. Ajo qëai do, është vetëm një shoqëruese. Babai i tij është plakur dhe... Davidi ka nevojë për njëshoqëruese në shtëpi. Dr. F. - Po atëherë, çi thuani atij? E. - Unë ia shpjegoj atij këtë fakt. Nuk... nuk besoj se ne duhet të martohemi vetëm sapër të qenë të martuar... Edhe ai e kupton këtë. Ai... ai... ai ndihet i vetmuar... unë i them: "Tëmbesim, thjesht, miq." Është e tëra. Megjithatë, kjo kërkesë e tij më ka befasuar. Ai do ndihetakoma më i dëshpëruar dhe më i vetmuar.50
  • 52. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Do të numëroj deri në pesë dhe ju do kaloni në ngjarjen e radhës. (Ajonumëron.) E. - O.K... mirë (Frymëmarrja e saj përshpejtohet.) Davidi iku në shtëpi... Dëgjoj dikëqë ikën me vrap. Bën errësirë... është një natë pa hënë... jam nën verandën para shtëpisë...Dera e hyrjes është e hapur... bën shumë errësirë brenda... vërej një kukull të gjuajtur nëdysheme. Kukulla me flokë të shkapërderdhura... është... jam në... do të thoja në sallën e... jonë korridor. (Ajo duket tepër e frikësuar.) Ja pra shkallët. Qiriu është fikur. Jam pa dritë.Gjithmonë e kemi lënë një qiri afër... mbi tryezë, afër portës së madhe, por sonte asnjë qiri...bën terr... erëësirë... ngjitem shkallëve... (Ajo ofshan thellë për një kohë të gjatë.)... hip lart...(Ajo trembet rrëmbyeshëm.) Dr. F. - Ku je duke shkuar? E. - Drejt derës së nënkulmit! Dr. F. - Vazhdoni. E. Qetësi e gjatë. - Por, nuk qenka dera e nënkulmit, është dhoma ime. (Përbihet thellëduke u trembur.) O.K. (Me guxim.) Unë... ngjitem... jam mbi shkallë... shkallët janë tëlagështa... ato janë qull. (Ajo bërtet e tmerruar:) Është gjak... gjak. (Trembet sërish.) Dr. F. - Në çka ju bën gjaku të mendoni? E. Ajo i mbyll sytë. - As që guxoj të mendoj... Unë... Dr. F. - Çka ndjeni në këtë moment? E. - Dëshirën për të vjellur! Dr. F. - Mirë... vazhdoni. E. - Mirë. Unë... vazhdoj të hip deri lart dhe... dera është e mbyllur... e mbyllur. (Ajobërtet:) Nuk guxoj ta hap këtë derë. (Ajo qan.) Nuk guxoj... nuk guxoj. (Ofshamë e dridhje.)Por duhet, duhet patjetër që ta hap... ndoshta do të mund ta hap pas një minute. (Qetësi egjatë.) Rri para derës... kam shumë frikë... nuk dëgjohet asnjë zhurmë në shtëpi! Dhe, e di faremirë se e kam hapur shumë herë këtë derë. Përse mos të guxoj ta hap edhe në këtë moment?(Ajo i shtrin shpatullat në shenjë guximi.) Dr. F. - Ju do tia dilni mbanë. Ju ia dhatë vetes një minutë kohë dhe minuta ska kaluarakoma. Merrni frymë thellë, shumë thellë, deri në fund, sas mundni më. E. Frymëmarrja e saj e thellë dëgjohet. - Mirë... mirë... (Ajo sërish i mbyll sytë.) Nukguxoj! Dr. F. - Po, si jo! Ju guxoni. Ju këtë e keni bërë tashmë, qe një kohë të gjatë. Mund tabëni edhe tash. E. - Por, unë e di se çka fshihet prapa kësaj dere! Dr. F. - Hapeni. Çka mund të ketë prapa kësaj dere? Kush mund të fshihet prapa saj? E. Duke gjëmuar. - Të gjithë... të gjithë janë masakruar... brenda... në shtëpi... dhe unësmund ta shoh këtë. (Trupi i saj hidhet prapa.) Dr. F. - Po, ju guxoni. Ju duhet ta hapni! (Elizabeth shpërthen në vaj me zë të lartë.) Dr. F., duke ia marrë dorën dhe duke ia ledhatuar me butësi. - Ju nuk jeni vetëm. Unëjam këtu, me ju. Hapeni derën dhe më thuani se çshihni brenda. Ruajeni qetësinë.Relaksohuni. Qetë... qetë. Ashtu pra, pikërisht kështu. Më thuani se çpo shihni. Ju mund tabëni... ky është momenti më i volitshëm, shansi juaj më i madh. E. Ajo e rikthen sërish guximin e humbur drejtuar shikimin përpara. - Mirë... por nukdo ti shikoj këmbët e mia. Dr. F. - Bëni ashtu si ju duket më lehtë. Ku ndodheni në këtë moment? E. - E kam hapur... e mora veten dhe e hapa këtë derë. (Dënesje e gjatë në vaj.) Ajo kandeshur në diçka dhe shapet më tej... Vazhdoj ta shtyej fort për ta hapur... oh zot, nëna... derae rrokullis kokën e nënës... dhe... koka rrokulliset... (Ajo gati është e paaftë të flas.)... Ja... janëna...e më tej... (Ajo dënesë pa pra.)... tre fëmijët e saj... të gjithë të sakatosur copë-copë... 51
  • 53. Ju keni qenë këtu më parëgjokset dhe këmbët e tyre... skanë më koka... gjaku ka mbuluar dhomën... Ata më shikojnë...vazhdojnë të më shikojnë... Më bie të fikët... e pastaj ia nis të vjell... sdi nga tia mbaj, nukarrij ta gjej derën për të ikur... E ajo... ajo kokë më është fiksuar përgjithmonë, përgjithmonë...dhoma pikonte gjak... Ai i ka sakatosur! Ai i ka gjymtuar! Ai ka therrur me thikë! I kamasakrauar... i ka bërë copë-copë. (Zëri i ngulfatet në fyt.) Gjithçka... gjithçka ështëshkatërruar në dhomë... ai ka bërë kërdinë. Kush ka mundur ta bëj këtë? Kush ka mundur tëbëj diçka të këtillë? (Me fytyrë trishtuese... duke dënesur... ajo e mbulon fytyrën me shuplakate duarve.) Jo! Dr. F. - Cili ju vie në mendje? E. - Burri i saj... vëllai im... ai është i paaftë ta bëjë këtë... ai ska mundur të bëj diç tëngjajshme. (Dënesjet e saj skanë të ndalur.)... Si ka mundur... nuk dua të besoj... por... jo! Jo!(Ajo tund kokën në shenjë mohimi.) Dr. F. - Qetësohuni tash. E. Qetësi e gjatë. - Mund të jetë vetëm ai. (E vendosur.) Skishte asnjeri tjetër... Hyranë shtëpi... ia dëgjova hapat duke ikur... u tremba për një çast... kukulla e zhubravitur dhepërplot gjak në shkallë. (Ajo shpërthen në vaj të pandalur.) Do të duhej të mos dilja... përsedola? (Ajo bëhet pishman.) Nga tia mbaj tash? Dr. F. - Ku gjindeni ju? E. - Jam poshtë. Dr. F. - Jeni vetëm apo me dikë? E. - Vetëm. (Duket e afektuar.) Duhet patjetër të shkoj në fshat. Ferma jonë tetëkilometra larg fshatit. Dr. F. - Dëshironi të ikni? Nuk doni të rrini aty me... E. - Jo! Nuk dua të rri këtu. (Me një zë gati fëminor.) Dr. F. - Mirë, atëherë të shohim se çdo të ndodh. E. - Asgjë nuk ndodh. Dr. F. - Çbëni ju në këtë moment? E. - Jam duke vjellur... në të katër anët e dhomës... tendtoj thjesht të dal... Do të dojaqë kurrë më të mos kthehem në këtë shtëpi... E humbas torruan... dhe... (Ajo shtrihet në fotelepothuaj pa ndjenja.) Dr. F. - E keni vërejtur atë që ikte? Ju thatë se keni dëgjuar hapat e dikuj që vrapontedrejt pyllit. E. - Po, e dëgjova duke ikur me vrap nga dera e prapme për tu fshehur në pyll, nëmomentin kur mbërriva dhe hë... spashë askë tjetër. Unë... Jam e sigurt që ai sështë kthyermë kurrë... dhe e di me bindje të thellë se... (Ajo tund kokën dhe i fshin lotët.)... ishte vëllai im. Dr. F. - Çmendoni kur thoni "sështë kthyer më kurrë"? E. - Kurrë sështë kthyer më në vend. Më se ka parë njeri. Nuk është kthyer kurrë.(Ofshamë e thellë.) E, hë... Kjo është e tëra. Sdi asgjë më shumë. Dr. F. - Përse do ta bënte ai një gjë të këtillë? (Heshtje e zgjatur.) Dr. F. - Për çfarë arsye, mendoni pakëz? E. - Ideja e vetme që më vie në kokë është se ai ishte i dehur. Dr. F. - Dehet shpesh? E. - Po... Tash, jam duke dalur nga veranda e shtëpisë. Dr. F. - E pastaj? E. - Nisem për në fshat. Dr. F. - Si do të arrini atje? E. - Në këmbë. Dr. F. - Në këtë errësirë? E. - Po, po.52
  • 54. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - A ndriçon hëna? E. - Jo... Nata është shumë e errët. Dr. F. - Nuk keni frikë? E. - Jam e sëmurë! skam më frikë. Askush në botë nuk mund të më bëjë diç... diç mëtë keqe se kjo... më shumë do të kisha dëshiruar të mos isha e obliguar tu tregoj atyre nëfshat. Dr. F. - Të duket kjo një ecje e gjatë? E. - Sështë asgjë... gjëja më e vogël që mund ta bëj. Dr. F. - Mirë. E çka ndodh në këtë moment? E. - Unë ec... thjesht ec. (Ajo fillon sërish të qajë.) Dr. F. - Mirë. Tash, në "pesë" ju do të jeni në fshat. (Ajo numëron.) Çbëni atje? E. - Shkoj te kryeplaku i fshatit. Dr. F. - Po?... E. - Hyj brenda... (Ajo dridh kokën.) Nuk ndihem e aftë ti them atë që ka ndodhur. Dr. F. - Po sherifi (kryeplaku), ju bën ndonjë pyetje? E. - E po, mirë, ai dëshiron të kuptojë përse jam e mbuluar në gjak... andaj... i them qënuk mund tia shpjegoj këtë "por duhet që ju vet të shkoni në fermë... unë sdo vij me ju...sdua më të kthehem atje"... E pastaj, mbërrin gruaja e tij, më hip lart, më pastron dhe mëvendos në shtrat... dhe e thërrasin mjekun. (Ofshamë.) E, heu... ma japin një gotë whisky, ajoulet mbi çarçafin tim... E pastaj... arrin mjeku, më ekzaminon dhe thotë se do më kalojë... Mëpas mbes shtrirë në krevat dhe dëshiroj të vdes... nuk dua të jetoj më. (Merr frymë thellë.) Por,duhet. Duhet të vazhdoj... më pyesin... më parashtrojnë pyetje rreth ngjarjes... një anketë. Dr. F. - Kush i parashtron pyetjet? E. - Sherifi. Dr. F. - Ai ju pyet, Sarah? Ju bën shumë pyetje? E. - Oh, po. Më pyet... fundja, ai e di që unë isha në dasëm, atë mbrëmje. Gjithsesi, atamë parashtrojnë pyetje, unë përgjigjem, u them të gjitha që i di, deri në momentin e ikjessime. Dr. F. - Ju pyesin për vëllain tuaj, Sarah? E. - Po. Dr. F. - Çfarë pyesin ata? Cilat pyetje ju bëjnë? E. - Dëshirojnë të dinë se ku gjendej. Dr. F. - E ju, si përgjigjeni? E. - Ju them se për aq sa unë di, ai ishte në fermën tjetër. (Ajo përbihet thellë.) Por,duket se ai nuk paskësh qenë atje. Prandaj dhe mendoj se duhet të jetë pikërisht ai që e bëri...Them poashtu se nuk kam vërejtur se kush ikte me vrap... sinqerisht, unë nuk pashë se kushishte... nuk mund të them diçka që skam parë. Dr. F. - E megjithatë juve ju shfaq ideja se ishte vëllai juaj? E. - Ai shpesh hyn në nervoza dhe konflikte të panejvoshme. Dr. F. - A posedon ai një karakter violent? E. - Ai i trajton kafshët shtëpiake egërsisht. Ai, brenda pesë vitesh, e bën kalin tëpëlcas. Është një burrë shumë i vështirë, tepër i vrazhdë, i cili nuk di se çështë dhembja dhegjynahi ndaj dikuj. Dr. F. - A posedonte ai thikë? E. - Natyrisht, këtu secili mban thikë. Dr. F. - Çfarë ndodho pas anketës? A jeni kthyer më në fermë? E. - Oh, jo! Dr. F. - Çmund të kenë bërë me trupat e kufomave? E., e pashpresë. - Nuk e di... kujtoj se i kanë varrosur. Dr. F. - Nuk jeni e sigurt? 53
  • 55. Ju keni qenë këtu më parë E. - Nuk kam marrur pjesë në varrim... skam guxuar. Dr. F. - Ku keni qëndruar pas anketës? E. - Kam mbetur për pak kohë në fshat... derisa njerëzit... Skam pasur guxim të shkojtek varrezat, kjo më dukej e pamundur. (Ajo merr frymë thellë, thellë.) E pastaj... kujtoj se...kam kaluar paksa në çmenduri. Dr. F. - Ma shpjegoni këtë, ju lutem, nëse mundeni? E. - Më duket... se më kanë vendosur në një shtëpi të të çmendurve... ishte etmerrshme... (Ajo dridhet nga tmerri.) Nuk dua të mendoj për të... aty kam mbetur e mbyllurpër ditët e mbetura të jetës sime. Dr. F. - Unë ju lus që ju ti kujtoni këto ndodhi tash. Është shumë e rëndësishme qëvetëdija juaj ti ruajë kujtimet, që ju vërtet e kani hapur derën e nënkulmit. Sepse fundja, ju ekeni hapur atë... dhe ju keni zbuluar të gjitha tmerret e ngulitura në ju, gjith atë frikë që ebartnit në vete kur largoheshit nga fëmijët tuaj... dhe frikën e hyrjes në shtëpi mbrëmjeve. Ekuptoni tash përse ju dukej vështirë të shkonit në ndonjë ndejë mbrëmjeve, të largoheshit prejfëmijëve tuaj? E frikësuar deri në palcë kur ktheheshit, me ndjenjën se ata janë therrur ngadikush... ju kujtohet që tashmë kemi biseduar për këtë? E. - Po, po. Dr. F. - Ju kujtohet poashtu frika që kishit për ta përjetuar epshin e dashurisë? (Elizabeth pohon me një lëvizje koke.) Dr. F. - Me fjalë tjera, ju konsideronit se ju nuk e meritoni kënaqësinë e jetës... sepsepikërisht ditën kur ju vendosnit të kënaqeni, ne e dimë atë që ka ndodhur. E. - Ska qenë dashur kurrë ti lë vetëm. Dr. F. - Po edhe sikur të rrinit në shtëpi, asgjë nuk dë të kishte ndryshuar. Bëhunilogjike! E. - Po... ai ndoshta do të më vriste edhe mua... por, të paktën ndoshta kisha mundur taparandaloja, tia mbledhja mendët, më kuptoni. Dr. F. - A nuk ishte kunata e juaj një grua fizikisht e fortë? E. - E vërtetë. Unë isha disi më korpulente se ajo. Nuk isha gjigante, por mjaft e fortë,si një vajzë që ka punuar tokën për një pjesë bukur të madhe të jetës së saj. Ajo ishte rritur nëqytet... pastaj, në anën tjetër, unë e dija si duhet të sillesha me vëllain tim. Dr. F. - Ju mendoni, pra, se sikur të ishit prezente, do ta evitonit atë që ka ndodhur? E. - Po. Dikush ndoshta të lëndohej, por askush sdo të vritej. Dr. F. - Mirë, por më lejoni tju them edhe këtë: Ju nuk ishit aty ndaj edhe nuk jenipërgjegjëse për atë që ka ndodhur. Duhet të liroheni nga kjo ide një herë e përgjithmonë, tëliroheni nga ndjenja e fajësisë. Ju nuk keni asnjë arsye ta ndieni veten fajtore për një kohë tëgjatë. Fundja, nuk jeni ju ajo që e ka kryer krimin. E. - Kam përshtypjen se unë jam ajo. Dr. F. - E po atëherë, po ua them: nuk jeni ju! Ju si keni kryer vrasjet dhe edhe sikur tëishit aty, meqë vëllai juaj paska qenë tërësisht i çmendur - e paskësh ngulitur në kokën e tij seduhet ta kryej këtë krim makabër - ju vetëm sa do ta shtonit numrin e viktimave. Ai do tjuvriste edhe juve... nuk do të ishit në gjendje ta pengonit atë. Imagjinoni njëherë gjithë atëforcë që nevojitet për ti prerë gjith ato koka dhe për ta çrregulluar tërë dhomën. Asgjë sdo tëmund ta ndalte. Ai kishte një thikë përderisa ju ishit duarthatë. Skishte asnjë mundësi... E. - Ndoshta, ajo... ajo i ka thënë diçka që e ka nevrikosur rëndë atë... ku e di unë?(Ajo fillon sërish të qajë.) Dr. F. - Askush nuk do ta kuptojë këtë gjë kurrë. Ajo që është e qartë është se ju nukdo të mund ta ndalnit. Ju do të vriteshit, poashtu, kjo është e tëra. Ju mbase jeni thellësisht ebindur se nevojitet një forcë dhe një egërsi e paparë për ti prerë gjith ato koka dhe për të bërëgjith atë që ka bërë. Dhe atë, fëmijëve të vet... Madje, as dashuria ndaj fëmijëve të tij nuk e kandalur dot, e si mendoni ju që lutjet dhe përpjekjet e motrës do të mund ta ndalnin?54
  • 56. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes E. - E di fare mirë... por as unë nuk ndihem më pak përgjegjëse. Dr. F. - Së fundi, a jeni e gatshme që sot dhe në këtë moment ta lëni këtu ndjenjën efajësisë? Dhe të besoni se në çastoin kur ai u hodh mbi ta, vetëdija e tij kishte pushuar sëekzistuari, dhe kësisoj uni i tij nuk arriti të ngadhnjej? E. - Mendoni me të vërtetë? Dr. F. - Mendoj sinqerisht. Besoj në këtë. Është dëshmuar disa herë që, kur njerëzitndodhen në rreziqe ekstreme, u ikën vetëdija, duke u shkëputur kësisoj lidhja me unin, dhe atanuk ndiejnë më asgjë. E. - Shpresoj me të gjitha forcat e mia që kjo të jetë e vërtetë. Dr. F. - E tash, Elizabeth, ju pyes: ishte vëllai juaj dikush që ju e njihni në jetën tuajaktuale? (Heshtje.) Dr. F. - Cili është tash vëllai juaj? Numëroj deri në tre... Cili ju vie në mendje? E. - I ati. Dr. F. - E kush është kunata juaj? E. - E ëma. Dr. F. - Po fëmijët? I njihni ata në këtë ekzistencë? E., duke belbëzuar. - Janë të mitë. Dr. F. - Ajo që ju sapo e ripërjetuat ka afektuar sadopak raportet me të atin tuaj? E. - Ai ka një natyrë violente. Dr. F. - Po nëna juaj, a ka ajo frikë nga burri i saj? E. - Po! Dr. F. - E fëmijët tuaj? Edhe ata frikësohen prej tij? E. - Unë, hë... jam shumë e kujdesshme. Kur ai nevrikoset, unë i nxjerr fëmijët jashtë. Dr. F. - Shumë mirë. E pra, tashmë ju e kini të qartë. Të gjitha gjërat kanë rënë nëvendin e vet, apo jo? Atëherë, kur ju do ti kujtoni këto aventura, me tu kthyer në shtëpi, junuk do ta humbasni torruan, por do të rrini e qetë dhe e relaksuar. Shumë e qetë dhe erelaskuar, më kuptoni? Kësisoj, që në seancën e ardhshme, j do të keni tjetër këndvështrim përkëtë regresion. Tash, do të numëroj së prapthi, prej dhjetë në zero, dhe dua që ju të ktheheninë Elizabeth, ta gjeni plotësisht personalitetin tuaj aktual. Por, mos harroni ti merrni me vetetë gjitha kujtimet e përjetuara më parë, kjo ka për ju rëndësi primordiale. Sot, ju kenidëshmuar një guxim të jashtëzakonshëm. Krenohem me ju, me kurajon tuaj për tu ballafaquarme të kaluarën tuaj të hidhur, ju keni qenë e mrekullueshme. Sidomos, kur kujtoj faktin se tiikni këtij ballafaqimi, do të kishte qenë për ju shumë më lehtë. (Ajo numëron nga dhjetë në zero.) E kthyer në kohën e tashme, por gjithmonë nën gjendjen e hipnozës, Elizabeth e mbanballin e saj me duar dhe psherëtin: "Kam dhembje koke." (Çdo gjë tjetër do të më befasonte!)E sugjestionoj që të shkarkohet nga dhembjet. Pastaj, i jap fund transit të saj. Çfarë befasie! Ajo më buzëqeshë! Ia kthej po me buzëqeshje. Ne, të dyja, sapo kemipërjetuar një aventurë. Ndihem shumë më e afërt me të. Ajo më thotë se gjithnjë i është frikësuar babait i cili pi shumë. Madje, asaj i kujtohet një skenë kur ai e ka rrahur: "... por,unë skam më forcë të them më tepër sot. Do të dëshiroja vetëm një gjë: të hidhem në krevatgjatë gjithë pjesës së mbetur të ditës". Ajo ngrihet në këmbë dhe shton: - Sipas të gjitha gjasave, që nesër do ta kuptojmë nëse e kemi "thyer murin". - Çdëshironi të thoni me këtë? Ajo më shpjegon se ka për të shkuar në teatër në San Francisco me burrin e saj, dhe kanjë javë që ajo trembet nga kjo dalje. Para se ta lë të lirë, e lus tia rrëfejë burrit rgresionin e 55
  • 57. Ju keni qenë këtu më parëpërjetuar, por asnjë fjalë fëmijëve. Dua të sigurohem në vetbesimin e saj, aq më tepër që ajoduket më e sigurt në vetvete pas lirimit nga ndjenjat e mëparshme. Poashtu, i propozoj tapërpilojë një listë të të gjitha aspekteve të jetës së saj të tanishme, të ndikuara nga jeta e saj ekaluar si Sarah. Në takimin e radhës, Elizabeth më buzëqeshë me sinqeritet. E veshur në një fustan tëhareshëm indian, ajo pa humbur kohë më komunikon të jetë në formë të madhe. I jap komplimentet e mia për fustanin. - E kam qepur vet dhe sapo ia kam filluar tjetrit. Skam ndeshur në asnjë pengesë gjatëqepjes, më thotë ajo duke ma treguar me buzëqeshje shiritin e hollë që rrethon fustanin nga tëgjitha anët. Vëj re se ku fustan do të duhej ti ketë kushtuar goxha punë asaj. E instaluar në kolltuk, ajo më fikson shikimin për disa sekonda, duke bërë një pamje tëpadurueshme. Pastaj, fytyra e saj qetësohet dhe brof, fillon të më flasë me një satisfaksion tëdukshëm: - Ka pasur sukses! Chris-i dhe unë kemi qenë në teatër në San Francisco. Jam kënaqurshumë pa qarë kokën fëmijët. Dhe, me tu kthyer, kam hyrë në shtëpi pa bërë zikzake dhe pallogaritur se çpo bëja. Pa më lënë kohë për ti thënë se sa e lumtur që ndihesha, ajo mi lanson risitë tjera: - Më duhej të shkoja ta merrja vajzën nga biblioteka, një natë më pas. Duhej pra, që dyçunat ti lija vetëm në shtëpi. Ajo hesht për një çast. - Eh, po, i lash vetëm! Ajo i ka lënë vetëm fëmijët e vet, për rreth gjysmë ore, për herë të parë në jetën e saj!Ata i kanë thënë më pastaj se kishin ndjerë pakëz frikë. Ia bëj të qartë se kjo vjen pa asnjëdyshim nga gjithë ato përjetime me vite e vite. Më duket, poashtu, se ndërdija e tyre i kujtonsekuencat e kaluara, tashmë me siguri njëqind vite më parë, kur ajo i kishte lënë vetëm, por qëkjo atëbotë kishte pasur pasoja fatale. Vazhdojmë të diskutojmë. A duhet Elizabeth tju tregojatyre për jetën e kaluar që e kanë jetuar bashkërisht? Përfundimisht, ne e lëmë këtë për njëherë tjetër, për shumë arsye. Terapeutistja që trajton vajzën e saj ndodhet në një udhëtim.Fëmijët e saj do të kishin nevojë, pa asnjë dyshim, për një trajtim, sidomos pas shpalosjes sëngjerjeve një nga një. Apo, mbase edhe atyre ju duhet një terapi e ngjshme, si nënës së tyre.Ndoshta ata do të më kundërshtojnë me një rezistencë akoma më të madhe se e ëma, përshkak të dhunës së cilës i ishin nënshtruar. Çështja për ta, pa më të voglin dyshim, do të jetëedhe më mbresëlënëse. Do të më duhej, pra, shumë më tepër kohë, gjë të cilën nuk ma lejonorari im i stërngarkuar. E di se nuk do të kem më vend për pacintë të rinj para gjashtë muajsh,më së paku. Jo, më mirë është të presim. Elizabeth-ja i ka sjellur me vete dy fletë të mëdha përplot shënime që mëtojnë tëvendosin paralele mes ekzistencës së Sarah dhe të sajës; ato bartin në vete vërejtje dhekonkluzione. Ajo, ka shtuar poashtu, këndvështrime të saja mbi fëmijët dhe mënyrën se si atado të mund të kenë qenë ndikuar. Dhe, fillon të lexojë: - "Depresioni im i parë ka filluar që kur e kemi bërë projektin për ta lëshuarCaliforninë. Kisha shumë dëshirë të jetoja në Lindje dhe ky regjion më pëlqen akoma.Depresionet kanë filluar të përkeqësohen kur ne jemi instaluar në Pensilvani. Ndihesha si nëekzil; më dukej se kurrë më sdo mund të kthehesha në Californie, madje as edhe kur nëna dotë kishte nevojë për mua. Qysh si fëmijë, isha vënë në rolin e mbrojtëses së nënës sime.Ndonëse, edhe më tej jam! Herë pas here, kur isha paksa më e moshuar, më duhej ti dilja tëatit përballë për ta shpëtuar të ëmën. Dhe megjithatë e dua, por edhe frikësohem prej tij,njëkohësisht. Ndihemi shumë afër njëri-tjetrit. Babai më thoshte gjithmonë se unë isha evetmja që e kuptoja. E sidomos kur ne e përjetonim ndonjë skenë dhune." Ajo ndalet për një çast dhe i vendos fletët mbi gjunj.56
  • 58. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes - Babai im gjithmonë ka qenë alkoolist. Me sytë e mbushur lotë, ajo vazhdon rrëfimin: - Ne kemi përjetuar skena shumë violente. Më e keqja që mund të kujtohem daton qënga fëmijëria ime. Duhej ti kam pasur dymbëdhjetë apo trembëdhjetë vjet. Babai sishtekthyer natën në shtëpi. Ishte mëngjes i hershëm. Unë isha akoma në shtrat. Ai filloi ti vrsuletmamasë, ta godasë. Pastaj iu kërcënua ta vrasë. Unë erdha nga kravati dhe i thashë se nëse naurren kaq shumë atëherë ik, ske tjetër veqse të ikësh nga ne! Dhe kurrë të mos kthehesh! Unëdënesja dhe ofshaja. Ai gati sa su çmend. E shikoi derën dhe iku. I thashë nënës sime që mosta takojë kurrë më. Por, vetëm pas pak ditësh ai u kthye. Na ka terrorizuar! E ka demoluar tërështëpinë! Ka shkatërruar gjithçka! Pastaj ai iku në tjetër shtet. Dhe, duke shtrënguar grushtat, ajo thotë: - Ajo e pranoi sërish! I propozoj asaj që ti mbyll sytë, të relaksohet për disa çaste. Ia bëj disa sugjestionengulitëse dhe e rikthej në realitet. Ajo vazhdon të lexoj shënimet. - "Tash, do të doja tju flisja për fëmijët, thotë ajo. Marku trembëdhjetë vjeçar,shqetësohet kur mbetet vetëm mbrëmjeve në dhomën e tij në katin e parë. Edhe nëse dikushfle lart, ai ka ndjenjën të jetë vetëm. Vajzat nuk mund të përballojnë që dikush tju fiksojë diçnë kokë, çkadoqoftë, e sidomos mes dy syve." I shpjegoj asaj se kjo është mëse evidente: nëse në një jetë të shkuar një person ështëlënduar rrëmbyeshëm në kokë, dhe aq më tepër, nëse ky lëndim ka shkaktuar vdekjen e tij, aido të reagojë në mënyrë të njejtë. E lus të vazhdoj me leximin. - "Çupat e mia kanë dell ta përpunojnë "humorin" e babait tim. Ato dinë të sillen metë. Përderisa Marku është më direkt, sado që as ai nuk duket të afektohet nga gjendjashpirtërore e gjyshit të tij. Asnjëherë nuk i lë vetëm me të, madje as edhe për një minutë. Këtëgjë e kam marrur më seriozisht për të parën herë gjatë javës së kaluar." Ajo mbledh letrat, çantën, ngrihet në këmbë për të shkuar, e pastaj me një buzëqeshjetë lehtë, ma përkëdhel krahun dhe më thotë: - Ende ndihem e stërhabitur se si kjo paska qenë kaq e lehtë! Javën në vijim, ajo erdhi me një fustan shkëlqyes, me ngjyra që reflektonin gjendjen esaj të hareshme. Java kishte kaluar mirë si rrallë më parë. Ajo kishte shkuar me familje për tëasistuar në një miting ajror i cili i kishte lënë ëpërshtypje. Edhe prindërit e saj kishin ardhur nëvizitë tek ajo për këtë paradë. - Në mua ka ndryshuar diçka, më lanson ajo. I kam vështruar prindërit e mi gjatë gjithvikendit. Unë më nuk ndihem vajza e tyre. Të paktën jo në mënyrën si më parë, më precizonajo me një pamje të ndrydhur. Para së gjithash, isha e dëshpëruar nga nëna ime. Ajo ishte ebesuara ime që kur e njoh. I kam folur për regresionin. Ajo refuzoi të më besonte. Madje, ajoas që dëshironte që unë ta vazhdoja rrëfimin. "Lëri ato gjëra!", më tha. Arrita të kuptoj se ajovet ishte e tërhequr, e strukur në vete. Sot, nuk ka më asnjë intimitet mes saj dhe meje. Njëpjesë e jetës sime është shkëputur. Sa i përket babait, kënaqësia e tij më e madhe është tikritikojë të tjerët. Sa isha fëmijë, ne kurrë nuk kemi bërë diçka amuzante, kurrë skemi marrëpjesë në një defile, spektakël apo eksurzion. Kurrë! Ai e kaloi pjesën më të madhe të këtijvikendi duke kritikuar njerëzit vetëm për shkakun se ata punojnë, veprojnë. Ajo animon trupin duke më anoncuar: - Një horizont i ri po hapet për mua. Deri më tash, unë e ndërtoja jetën time mbi bazëne asaj çfarë kisha marrur nga prindërit e mi. Isha tërë kohën e penguar të kuptoja se nuk duhettë isha kopje e një modeli të dikuj tjetër. Por, ti kthehemi mitingut ajror. U kënaqa si një emarrë. Çfarë mërzie kur mendoj për të gjitha ato vite të humbura! E pyes të më rrëfejë atë që ajo ndjen kur mendon apo kur flet për regresionin epërjetuar. Gjithmonë me një buzëqeshje të lehtë, ajo më konfirmon se detajet makabër as që i 57
  • 59. Ju keni qenë këtu më parëbëjnë shumë përshtypje. Ajo fikson shikimin në ajër, lëshohet për një çast në kujtime, e mëpas shton: - Problemet që në fillim dukeshin të pazgjidhura, filluan të zgjidhen një nga një. Këtëe vërej qartazi. Unë ndihem shumë më mirë në lëkurën time. Këto janë vetëm disa ndryshimetë vogla. Por, Chris ka vënë re se jam bërë shumë më e qetë. Kjo nuk mund të shpjegohet.Gjithçka ndodh në brendësi. Ajo ia hedh një sy orës së murit, varur prapa foteles. Na kanë mbetur edhe njëzetëminuta. - A do të ma bënit një regjistrim në lidhje me problemin e peshës së tepërt? më pyet. Pranoj dhe e zhys në transin hipnotik. I them ta imagjinoj veten mbi një peshoreshigjeta e së cilës nuk i tejkalon dot gjashtëdhjetë kilet, pra peshën e saj normale, si dhekënaqësinë që ajo ndjen duke parë pjesët tjera të trupit të saj. E përfundoj transin dhe ia japkasetën e regjistruar duke i dëshiruar një javë të bukur. Për të tretën herë brenda tri javësh, Elizabeth arrin në vizitën e paraparë me një tualettë ri: një fustan të bukur dielli, kaltër e bardh, sandale të bardha me take. Ajo madje kishtebërë një frizurë! - Unë, me të vërtetë jam transformuar. Kam rezervuar vendet për një udhëtim dy apotri ditësh. Dhe kjo nuk më shqetëson aspak. Fëmijëve u kam thënë të mirren vesh që tëshkojnë për ta kaluar vikendin tek shokët e tyre. Ajo që më së shumti më çudit është raportiim karshi tyre. Vajza më e moshuar ka mërrolur fytyrën duke ma bërë me dije se unë po emartirizoja atë por kjo nuk ma ka vrarë mendjen. Madje, as nuk jam hidhëruar dhe asnervozuar. Me fytyrë të qeshur dhe pamje të hareshme, ajo vazhdon: - Kjo është fantastike! Nuk mund ta kuptoj se si paska qenë kaq lehtë. Ska më ndjenjëfajësie. Thjesht, ska më. Jam unë ajo që e udhëheq lojën, përderisa deri më tash, fëmijët bëninçdonin me mua. Poashtu, ajo më tregon se si më nuk ka frikë të bëj gabime. Ajo nënvizon: - Përse edhe unë, si çdokush tjetër, mos të kem të drejtë të ngatërrohem? Pasi kalojmë në një temë tjetër, ajo elaboron jetën e vet seksuale e cila vjen duke upërmirësuar dita-ditës. Më pas ajo vë në pah: - Ju e dini, ne e përjetonim kënaqësinë para lindjes së fëmijëve. Gjërat e dashurisë,pra, nuk na mungonin. Por, që kur fëmijët erdhën në botë, unë nuk ndjeja asgjë. Unëgjithmonë i mbaja veshët hapur drejt tyre. (Dhe me një buzagaz, ajo më njofton:) Ky udhëtimdo të jetë dy ditë muaj mjalti. Por, në fakt, më duken si njëmijë! Kam humbur tre kile për njëjavë! Tashmë në këmbë, e gatshme për të ikur, para byros sime, ajo më thotë: - E dini, smund ti kujtoj ditët e para pas regresionit. Ndjenjat e mia ishin tërësisht tëtransformuara. Për të parën herë, sa më kujtohet, unë i mora vet gjërat në duar. Unë, edhe mëtej jam i njejti person, por sjellja ime është tjetërfare. Tash janë bërë gjashtë muaj që kur Elizabeth për të parën herë erdhi në kabinetin tim.Ta jetoj eksperiencën e saj bashkë me të ishte sfiduese, por edhe pasionuese, plot të paprituradhe skajshmërisht bëmirëse, nga këndvështrimi im si mjeke. Me një interes të thellë dhethjeshtësi kontinuele ju kam qasur shpalosjes së dramës së saj. Tash, ndjej një satisfaksion përtë. Sidomos kur me kënaqësi kuptova anulimin e vizitave të saj për një muaj të plotë. Ajoplanifikonte ta kalonte një javë në Hawaii dhe tri të tjera me Chris-in në "pushime të vogla".Kjo do të thotë që ne vazhdojmë të punojmë së bashku derisa ajo mos të lirohet definitivishtnga frika dhe paragjykimet negative si dhe mos të ndihet plotësisht e vetvetes në lëkurën e saj.Por, këtu, sipas mendimit tim, bëhet fjalë vetëm për një operacion të thjeshtë pastrimi. E keqjakaluar.58
  • 60. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes 5."NË BORD TË EKUIPAZHIT, TË GJITHË KANË URI" Me të ulur para meje në kolltukun përkundës, vërej fytyrën e skuqur dhe të ngrysur tëWilliam-it. Problemi i tij sikur mund të lexohet në sytë shkreptinjës: pesëdhjetë kile tëtepërta! Ai nuk mund ta shkrijë as edhe një të vetme nga njëqind e dhjetë kilet e tij: gjatësia eredukuar trupore prej 1,65 m nuk ia lejon këtë! Sikur mos të ishte kaq i trashë, ai do të ishtenjë djalosh i bukur tridhjetë vjeçar. Ai veqohet me një mjekërr në modë, stoli favorizuese dhenjë çikë elegancë. Zëri i tij i vendosur sikur shtjerret kur ai fillon të më shpjegojë: - Isha një bebe e madhe dhe që prej moshës pesëvjeçare, edhe një fëmijë i trashë. Nëkëtë moshë, kam filluar të rritem deri në gjatësinë aktuale, dhe kjo ka vendosur paksaekuilibër. Gjatë disa viteve ai ishte korpulent por jo edhe i trashë tej mase. Dhe më pas, filluan tëakumulohen kilet. Në të tetëmbëdhjetat, kur ai u regjistrua në universitet, peshontenëntëdhjetë kile. Në një familje ku njerëzit mbajnë nën kontrollë peshën e tyre, ai gjithmonëështë përqeshur nga të tjerët. - Dietat u bënë për mua gjë e dorës së dytë. E keqja ishte se e kisha të pamundur tirespektoja ato, shton ai. Shpesh i ha pjatat që smë pëlqejnë dhe nuk më shpëton pa ia hedhursytë frigoriferit të paktën dhjetë herë brenda një mbrëmjeje. Është një betejë që imponohetçdo çast: vetëm për të mos e ndërprerë ushqimin. Disa javë para takimit tonë të parë, William-i kishte filluar një regjim të ri i cili kishtetreguar sukses. Ai nënvizon: - Të zbrisja nën nëntëdhjetë kile, ishte synimi im ideal, por ka disa vite, e unë asesi tëzbres nën nëntëdhjetë e tre kile. Asgjë nuk ndihmon: as ingjeksionet, as pilulat, tabelat ekalorive apo regjimet. Si të gjithë trashallukët, edhe William-i është një ekspert në lëmin e dietave. Prandaj, ai më shpjegon arsyen e ardhjes tek unë, në konsultime: ka qenë i atakuar gatinga të gjitha alergjitë që njihen si dhe ai është astmatik që prej lindjes. I është nënshtruar tëgjitha ekzaminimeve klasike dhe aktualisht është nën trajtim mjekësor. Është alergjik ndajpendlave të pulës, çimeve të maces dhe të kafshëve tjera shtëpiake. Ai më numëron një listë të 59
  • 61. Ju keni qenë këtu më parëgjatë të alergjive, ku ai ka vënë re një gjë, siç thotë edhe vet, të çuditshme: ai sështë aspakalergjik ndaj lëkurës së kafshëve të egra. Sështë kjo e pazakonshme? Pyes veten, natyrisht, mos këto alergji datojnë nga ndonjë aventurë e tij e kaluar. Nësekjo është e vertetë, është e mundur që atij ti ofrohet një hipnoterapi ku do të mund tëshfaqeshin shumë të papritura për të cilat ai nuk ka llogaritur. Prandaj, vendos të pres edhe cakohë në vend se ta bëj pjesë të hipotezës sime. Nuk dua të rrezikoj e tia ngulis një sugjestionduke mos e qenë e sigurt se hipoteza ime ka një bazë, nuk dua që ai të dëshpërohet më tej. Ne u ndamë pasi që ia mësova autohipnozën dhe ia dhashë shiritin e regjistruar për tëushtruar në shtëpi. Poashtu, e caktuam takimin e radhës për javën e ardhshme, ndërsa në dalje,ai më tha: - Ia kam dhënë obligim vetes kësaj radhe që sdo ndalem dot derisa do të zbres nën 65kile. Javën e ardhshme William-i më rrëfen se i ka dëgjuar me vëmendje regjistrimet e miadisa herë në ditë. - Ndihem shumë më i qetë, shton ai. Jam i sigurt se tensioni im ka rënë. Më duket se saherë që dëgjoj shiritin tuaj, unë thellohem në transin hipnotik akoma pa hyrë mirë në të. Ështëkjo normale? - Pikërisht ky është qëllimi, ia kthej unë. Së shpejti, pa ndihmën e regjistrimit, ju do tëjeni në gjendje ti mbyllni sytë e ti thuani vetes: "Tashti, qetësohu William!", dhe kështu do tëhipnotizoheni shpejt. Kësisoj, ju do të mund ti jepni vetes sugjestione tepër të rëndësishmepër peshën tuaj, për tu qetësuar gjatë një brenge apo për ti lehtësuar dhembjet. Por, për këto,ne do flasim mëe vonë. Sot, kemi shumë punë para nesh. Me urdhërin tim, William-i rrëshqet ngadalë në transin hipnotik. E pyes për peshën etepërt. Përmes sinjalizimit gishtëror, uni i tij më thotë se problemi i trashësisë ka origjinën nëndërdijen e tij dhe se është pasojë e shkaktarëve të ndryshëm. Shkaku i parë është i lidhur melindjen e tij. I sugjeroj atij të kthehet në momentin e lindjes duke i shpjeguar se sapo të kemnumëruar deri në pesë, ai do ta përjetojë këtë çast... Në pesë fytyra e tij rrudhet ndërsa trupitkurret duke u fërkuar për kolltuku. - Koka ime! bërtet ai. Po ma ndrydhin kokën! Kam bindjen se ajo do më pëlcasë...Oh!... gjoksi im! Oooh!... dëgjoj britma... Ah, po është nëna... oh, jo!... nëna ime rënkon. Ai qetësohet pas kësaj rilindje të përjetuar. Ia bëj të qartë se nuk është gabimi i tij qënëna vuante kaq shumë gjatë lindjes dhe njëkohësisht ia e këshilloj të lirohet nga ndjenja efajësisë e cila i është bërë kompleks. Pastaj, gjithmonë duke e lënë në gjendje hipnotike, ekthej atë në kohën e tashme. Vazhdoj ta pyes për ndonjë ngjarje tjetër. Ndërdija e tij mësinjalon se ngjarja në fjalë është zhvilluar gjatë një ekzistence të kaluar. Por, ajo nuk është nëgjendje të më ofrojë informata të tjera këtë javë. Prandaj, kërkoj që ai ta përgadis ndërdijen etij deri në takimin tonë të radhës. Pas ca hezitimeve, gishti i tij pohues ngritet sa për të mësinjaluar se ndërdija e tij është e gatshme për bashkëpunim. Në seancën e radhës, e dërgoj William-in në një ngjarje nga e kaluara, e cila ka lidhjeme problemin e peshës së tij. Trupi fillon ti dridhet. Zëri i zvogëlohet aq shumë sa që mëduhet ti hap veshët mirë e mirë për tia kuptuar fjalët e shkëputura. William - Deti është i qetë... nuk ka erë... skemi më ushqim. Në bord të gjithë kanëuri... disa syresh janë të sëmurë. Dr. Fiore - Thua se të gjithë janë sëmurë dhe kanë uri? W. - Po... sëmundja e skorbutit (sëmundje e shkaktuar nga mungesa e vitaminës C, epërcjellur me hemoragji, rënie dhëmbësh, çrregullim artikulimesh etj., shënim i përkthyesit). Dr. F.- Po ju, si silleni? W. Zëri i tij ngjiret akoma. - Kam uri.60
  • 62. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F.- Ka kohë të gjatë që kur nuk keni ngrënë? W. - Na ka mbetur vetëm edhe pak ushqim, pak thekër apo diçka e ngjashme. Dr. F.- Kjo nuk mjafton? W. - Jo. Dr. F.- Jeni dobësuar shumë? W. - Po... as më që intereson ta di se sa kile i kam humbur por më ka mbetur vetëmashti dhe lëkura. Mund ti numëroj brinjët... ne vdesim urie. Dr. F.- Brengoseni për veten tuaj? W. - Po... kurrë se kam kuptuar se sa kile peshoj por... Dr. F.- Kishit shëndet të mirë më përpara? W. - Po. Dr. F.- Më thuani se çndodh, çshihni përreth vetes? W. - Duket si bord i ekuipazhit... Ka burra të shtrirë mbi vela... dhe të gjithë rrinë aty,thjesht rrinë. Dr. F.- Si ndiheni ju? W. - Jam i sëmurë... Sytë e tyre janë mpleksur. Dr. F.- Ka vdekur tashmë dikush nga uria? W. - Po, më duket. Dr. F.- Ku gjindeni ju për momentin? W. - Në bordin e një marine. Dr. F.- Si quhet marina, flota? W. - "Sally". Dr. F.- "Sally"? Nuk ka tjetër emër? W. - Po, si jo. Dr. F.- Cilin? W. - May... "Sally May". Dr. F.- Mbi cilat ujëra lundron ajo në këto çaste? W. - Mbi Atlantik. Dr. F.- Caku juaj? W. - Nuk kam ide. Dr. F.- Prej nga jeni nisur? W. - Nga Amerika. Dr. F.- Nga cili regjion i Amerikës? W. - Nga Anglia e Re. Dr. F.- Në cilin qytet jetoni? W. - Bedford, në Massachusetts. Dr. F.- Si ju quajnë? W. - Tom. Dr. F.- E mbiemri? W. - Jones. Dr. F.- Çfarë moshe keni? W. - Nuk jam shumë i moshuar. Dr. F.- Jeni më pak se njëzet vjeç? W. - Jo, pak më shumë. Dr. F.- I keni kaluar të njëzetat, apo? W. - Ndoshta për një apo dy vite. Dr. F.- Jeni i martuar? W. - Më duket se po. Dr. F.- Si quhet gruaja juaj? W. - Jane. 61
  • 63. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F.- Në cilin vit jemi? W. - 17... 1781. Dr. F.- Përparoni në kohë deri në një ngjarje me rëndësi. Një... dy...tre. W., me zë të ulët. - Më duket se kam marrë diçka që sdo të duhej ta mirrja. Dr. F.- Çfarë keni bërë? W. - E kam ngrënë. (I nevrikosur.) Dr. F.- Kë keni ngrënë? W. - Një pulë. Dr. F.- Ku ishte ajo? W. - Në kthinën e anijës... (Duke belbëzuar:) Ishte e destinuar për oficerët. Dr. F.- Ishte një pulë e gjallë që e ruanin për vete? W. - Po, kishte edhe shumë të tjera. Dr. F.- Të gjitha ishin të rezervuara për oficerët? W. - Po. (Një shprehje e bërjes pishman në fytyrën e tij.) Dr. F.- Më shpjegoni se çkeni bërë me atë pulë? Si keni arritur ta nxini? (Ofshamat e William-it shpeshtohen.) Dr. F.- Rrini i qetë dhe lirshëm. Është e kotë të shqetësoheni. Cila ndjenjë ju kaplon nëkëtë moment? W. - Kam pak frikë. Dr. F.- Nga se druani? W. - Nuk e di... ndoshta ngase do të më zbulojnë. (Ai dridhet.) Dr. F.- Si arritët ta nxini pulën? W. - Jam futur fshehurazi kur skishte njeri... E kam nxënë dhe... jam i sigurt se mëështë dashur ta mbys disi por nuk më kujtohet se si. Dr. F.- Tash do të gjendeni në momentin e mbytjes. W., Heshtje e gjatë. - Ia dredh qafën. Dr. F.- E pastaj? W. - Ia heq pendlat... e shqyej me duar dhe ia nxjerr zorrët... është gërditëse...kundërmimi i zorrëve. (Ai rrudh fytyrën.) Më vie të vjell... dhe në fund e kam zier. Dr. F.- Si keni mundur ta zieni? W. - Nuk... nuk shoh asgjë. Dr. F.- Do ta kuptoni së shpejti. W. - Ishte një fener aty afër... mbi flakën e fenerit. Dr. F.- Çfarë shije kishte ajo pulë? W. - Ishte e mirë. (Ai qesh.) Dr. F.- Mirë. Të kalojmë në ngjarjen e ardhshme më interesante. (Ajo numëron deri nëtre.) Çpo ndodh? W. - Më kanë dënuar. Dr. F.- Ju kanë dënuar? W. - Po. Dr. F.- Kush ju ka zbuluar? W. - Njëri nga oficirët. Dr. F.- Ju tha diç? W. - Më ka sharë... pastaj rrahur dhe marrë me vete. (Ai smbushet dot ajër.) Dr. F.- Ku ju ka dërguar? W. - Te kapiteni. (Ai dridhet për vdekje.) Dr. F.- Çpo ndjeni? W. Frymëmarrja e tij shkëputet për disa çaste, e pastaj shton duke dënesur: - Kamfrikë! Dr. F.- Çndodh në vazhdim?62
  • 64. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes W. - Ata më thanë se e kam merituar një dënim... se do të më torturojnë! (Trishtohet itëri.) Dr. F.- Gjejeni qetësine tuaj, ralaksohuni. Do numëroj deri në tre... Kur ju torturuan? W. - Më vonë... të nesërmen, më duket. Dr. F.- Kush asistoi gjatë dënimit? W. - Të gjithë, komplet ekuipazhi. Dr. F.- Ju kujtohet edhe diçka tjetër? W. - Asgje, përveç se më kanë torturuar. Dr. F.- Me çfarë instrumenti janë shërbyer? W., gati duke i rënë të fikët. - Me kamxhik. Dr. F.- Sa goditje i keni marrë? W. - Tridhjetë. (Ai shpurdh në kolltuk përderisa fytyra e tij i pikon nga djersët.) Na janë dashur shumë minuta të gjatë të sugjestioneve qetësuese për ta kthyerWilliam-in në gjendje relaksimi të mjaftueshëm në mënyrë që të mund ta vazhdojmë seancën.E kthej në kohën tashme për tia mundësuar atij përpunimin e ngjarjes së ripërjetuar nga ekaluara e largët. Atij i futen ethet nga frika kur kishte depërtuar në kthinat e oficerëve për tavjedhur pulën. I mbushur përplot çudira, ai fillon ti vendos në vendin e vet pjesët eçvendosura të puzëlit: kujtim ky i futur aq thellë në ndërdijen e tij dhe që e brente pa mëshirëme vite e vite. E përfundoj transin hipnotik. Ai tund kokën dhe sdëshiron ti besoj vetes. - Vërtet kam përjetuar një nga jetërat e mia të kaluara? Unë kurrë skam qenë i sigurtse ne jetojmë më shumë se një herë, më shpjegon ai. Siç duket, edhe nëse kam pasur dyshime,ato i paskam ndrydhur pamëshirshëm ne brendësinë time. Tash e tutje më duhet të mësohemme këtë ide. Me të arritur në takimin tonë të ardhshëm, një javë më pas, ai ndërhyn pa e pyetur: - Kam zbuluar këtë javë gjëra që më kanë befasuar. Ishim në një restorant për tëdarkuar, gruaja dhe unë. Dhe, për herë të parë në jetën time, kam porositur një specialitet icili më pëlqen e jo për ta kopjuar dikë! Me vite të tëra unë ha si një njeri që ka frikë se dovdes nga uria! Në vijim, ai më flet për pasionin që ka ndaj anijeve, për historikun e marinave dhe tëfundosjes së tyre. (Nën hipnozë, ai përndryshe, më ka konfirmuar se kishte qenë marinar në triekzistenca të ndryshme në të kaluarën.) Këtë javë, atij i është kujtuar diçka e rastësishme.Incidenti i shkaktuar gjatë regresionit të tij kishte ndodhur si pasojë e bllokimit të "Sally May"në det të hapur, gjatë një beteje kundër marinës britanike, vetëm disa vite pas luftës sëPavarësisë. Duke hulumtuar në libra historikë, ai ka kuptuar se kjo lloj lufte detare ishte mjafte shpeshtë, madje edhe pas vitit 1776. Nën hipnozë, ndërdija e William-it pohon se ai pjesën më të madhe të jetës gjatëekzistencës në fjalë, e ka kaluar në det, madje deri në një moshë bukur të shtyrë. Edhepse aikurrë më skishte vuajtur nga uria, një ndjenjë e pashpjegueshme urie i ka ngelur thellë nëbrendësinë e tij për më tepër se dyqind vjet. Në një seancë tjetër hipnotike, ndërdija e William-it na mëson se disa alergji prej tëcilave lëngon ai, vijnë nga shqetësimet emocianele në jetën e tij aktuale (sikurse edhemosteleranca ndaj disa ushqimeve), përderisa të tjerat e kanë origjinën në një jetë të kaluar. Duke qenë akoma nën hipnozë, i them atij të "udhëtojë" në jetën e kaluar, dhe tiripërjetojë ngjarjet përgjegjëse të alergjisë së tij ndaj qimeve të maces. Dhe, para nesh nashfaqet Tom Jones...: 63
  • 65. Ju keni qenë këtu më parë William - Dy gjëra... Isha duke ngrënë mish pule... dha macja erdhi. Edhe ajo deshi tëhajë mish pule me mua por e përzura me një shqelm dhe ajo filloi të mjaulojë neveritshëm...Oficerët e ekuipazhit me të dëgjuar mjaullimën e maces, erdhën dhe më zurën duke e ngrënëpulën. (Ai ofshan lehtë.) Dr. Fiore - D.m.th. macja ishte shkaktare e kapjes suaj? W. - Po... dhe kisha frikë se do më kapin. (Frymëmarrja e tij shpeshtohet.) Dr. F. - Kapja në flagrancë ju frikësonte shumë? W. - Jo, më shumë se kjo kisha frikë nga një mace tjetër. Dr. F. - Çfarë mace? W. - "Macja me nëntë bishta" (armë torture prej kamxhiku metalik ne majet e së cilitjanë të përforcuar copëza të mprehta metali, shpjeg. i përkthyesit)! Dr. F. - Ma shpjegoni këtë. W. - Torturim i tmerrshëm me të cilin kanë vendosur të më dënojnë. Dr. F. - Sa goditje ti dhanë? W. Trupi fillon ti rrënqethet marramendshëm. - Tridhjetë goditje... ato copëzat emprehta në maje... ma shqyejnë lëkurën... (Ai dridhet i tëri.)... e më pas, kur ata të kenëpërfunduar me goditjet, më hedhin ujë deti sipër plagëve të hapura. (Ai gati alivanoset.) Dr. F. - Si ndiheni në këtë moment? W., duke u dridhur. - Kam tmerrësisht frikë. Dr. F. - Për çfarë frikësoheni? W. - Se do të vuaj shumë. Dr. F. - Vuajtjet tuaja kanë marrë fund tashmë, skeni pse të druani më. Relaksohunidhe koncentrohuni në frymëmarrjen tuaj. Në pesë, ju do ta gjeni paqen. (Ajo numëron deri nëpesë.) Me ndihmën e sinjaleve të gishtërinjve, kuptoj se alergjia e tij ndaj pendlave vjen ngafrika që ai ka ndjerë kur ka vjedhur pulën, nga gërditja derisa po ia shkulte pendlat dhe po iazbrazte stomakun.Çdo ditë, që nga seanca e parë, William-i regjistronte saktësisht peshën e tij në një diagram tëcilin e ekzaminonim para se të fillonim punën. Grafiku shënontë një rënie të ngadalshme portë vazhdueshme. Rregullisht, William-i humb nga tre çerek kilepër çdo javë. Dhe, më në fund,diagrami arriti vlerën e synuar prej 90 kileve. Por, për çudinë tonë, shfaqet diçka e pazakontë:William-i dashurohet marrëzisht në çokolata! Madje deri në atë masë sa që punë e pa punë, aiduhet ta vizitojë një dyçan sheqerkash dhe ti blejë disa tableta çokolate. - Të tjerave munda tju rezistoja lehtë por çokolata e shkatërroi definitivisht regjimintim prej 800 kalorive ditore. Dhe edhe diçka: ai vuan nga një ndjenjë e pashpjegueshme fajësie; turpërohet ngavetja dhe mjafton edhe dobësia më e vogël që ai të zhytet i tëri në turp. - Asesi të ngopem me çokolatë, vazhdon ai. Ajo është për mua absolutisht eparezistueshme... dhe natyrisht, vetëm një tabletë nuk më mjafton kurrë. Vendosim ta shtjellojmë problemin e çokolatës. Në hipnozë, unë e pyes ndërdijen e tijnëse thellë në unin e tij ekziston diçka që do të mund të ishte shkak i këtij pasioni të tij tëçmendur për çokolatën. Gishti afirmativ ngritet në shenjë pohimi. - Është ndonjë ngjarje nga jeta aktuale? Gishti i tij negativ ngritet. Prandaj, i komandoj William-it të udhëtojë prapa deri në një ngjarje tepër të largët që do të kishte lidhje të çfarëdoshme me buleminë e tij të çokolatës. William - Por... jam në errësirë. Nuk shoh asgjë. Dr. Fiore - Së shpejti do të kuptoni saktësisht se çpo ngjet aty. W., i dëshpëruar. - Bën ftohtë... Është natë dhe bën ftohtë.64
  • 66. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Çbëni ju në këtë moment? W. - Jam mbështjellur për ti përballuar të ftohtit. (Ai dridhet.) Dr. F. - Ku gjindeni tani? W. - Në natyrë. Bie borë dhe duket sikur... ka ca shkëmbinj dhe drunj, sidomosshkëmbinj dhe diçka si një lloj shpelle apo e ngjashme me të... Por, mbi të gjitha, bie borë dhebën ftohtë. Dr. F. - Tentoni të kujtoheni se kush jeni. Së shpejti do ta kuptoni emrin tuaj dhegjithçka tjetër. W. - Isha në gjueti... kam humbur dhe më duket se do ngriej në vend! Nuk e di si mëquajnë. (Zë i ngjirur dhe trembur.) Dr. F. - Ju do ta dini sapo të kem numëruar deri në tre. Një... dy... tre... W. - Fred. Dr. F. - Keni ngatërruar rrugën, Fred... Ishit në gjueti dhe keni humbur? W. - po. Dr. F. - Që kur? W. - Që prej drekës... Kam filluar gjahun në mëngjes dhe mendoja ta përfundoja rrethmesditës, por kam humbur dhe tashmë është natë. (Plotësisht i shthurur.) Dr. F. - Ku jeni? Në cilin shtet? Në cilin regjion? W. - Unë... Po, më duket të jem në SHBA... në gjueti të kaprojve. Dr. F. - Banoni afër vendit ku ju kryeni gjuetinë? W. - Jo, nuk besoj që ky vend të jetë afër shtëpisë sime... do të thoja rreth tridhjetëkilometra më tej. Dr. F. - Shkoni në gjueti vetëm apo me shokë? W. - Unë... unë ecja vetëm... dhe - nuk di çtë them - befasisht, nuk arrija ta njihja mëpejzazhin, humba në natyrë. Vërtet nuk mund të kuptoj si ndodhi... Dr. F. - Si quhet regjioni ku jetoni? W. - Idaho. Dr. F. - Keni enë shpesh në gjueti të kaprojve? W. - Po, dhe asnjëherë nuk kam humbur. (Këtë e thotë me nj krenari.) Dr. F. - Sa vjet i keni, Fred? W. - Rreth të tridhjetrave. Dr. F. - Cili vit është tash? W. - 1905. Dr. F. - Çfarë çifte keni? W. - Një Stevens. Dr. F. - Është një karabinë? W. - Po. Dr. F. - Keni marrë diç me vete për të ngrënë? W. - Jo, mendoja të kthehem me kohë për drekë. Dr. F. - Jeton dikush me ju në shtëpi? W. - Jo. Jetoj i vetëm. Dr. F. - Si? Fare i vetëm? W. - Po. Në një kasolle. Dr. F. - Ju jetoni në këtë kasolle apo ajo shërben vetëm për gjueti? W. - Jetoj në të. Nuk mund ta kuptoj si kam humbur. Është... Është idiotike! Dr. F. - Do të doja që ju të avanconi për disa minuta deri në një ngjarje me rëndësi. W. - Dikush afrohet... Dikush në kal. (Zëri i trembet nga befasia.) Dr. F. - Çbëni ju? W. - E thërras. Dr. F. - Çfarë i bërtisni atij? 65
  • 67. Ju keni qenë këtu më parë W. - "Hej, ndal!" dhe i tregoj se ku jam. Dr. F. - Çju përgjigjet ai? W. - Nuk e di... asgjë nuk kuptoj. Dr. F. - Nuk e kuptoni çthotë? Pse? W. - Nuk e di pse. Dr. F. - Kjo ngjan në të njejtën mbrëmje? W. - Jo, të nesërmen. Dr. F. - Ma përshkruani këtë njeri. W. - Ai i ka rreth... diçka më shumë se 1,60 m. Një gjatësi mesatare... I veshur merrobe të trasha dimri... I armatosur me një karabinë... I mbështjellur me shall të trashë... Nëmjekrrën e tij vërehen copëza akulli... në kokë e ka një kapelë të vjetër të lidhurshtërngueshëm përreth veshëve me një tojë. Dr. F. - E tash, çpo ngjan? W. - Më thotë... se do të më dërgojë deri në fshat prej nga mund ta gjej rrugën time.Akoma pyes veten si kam mundur të humbas. Kjo sguxonte të më ndodhte kurrë. E njohshumë mirë këtë vend! Dr. F. - Ai ju ka hipur mbi kal? W. - Po. Dr. F. -Si ndiheni rrugës për në fshat? W. - Lëngoj edhe tej sepse jam shtangur nga të ftohtit. Por, së paku e di se nuk kamasgjë të ngrirë. Dr. F. - Do të thotë ju jeni i sigurt se nuk keni gjë të ngrirë? W. - Kam ngapak dhimbje në tërë trupin: kjo më thotë se asnjë pjesë nuk më ështëngrirë. Dr. F. - Shumë mirë, kaloni në epizodin e radhës. W. - ... Kthehem në kasollen time dhe jam i lumtur për këtë... Më duket e çuditshme: enjoh mirë këtë vend, si munda të humbem?! Me vite të tëra jetoj këtu, do të ketë ndodhurdiçka e pashpjegueshme. Jam mirë... Gjithçka është... në vendin e vet. Dr. F. - Cila është gjëja e parë që ju e bëni me të hyrë në kasolle? W. - Kërkoj diçka për të ngrënë por më paska mbetur vetëm pak miell dhe fasule.Skam mish; më duhet të kthehem në gjueti sepse skam fare mish. (Një ton dëshpërues.) Dr. F. - Keni ngrënë diçka në fshat? W. - Po... (Ai buzëqesh.) Kam pirë një tas me çokolatë të nxehtë. Dr. F. - Ju pëlqeu çokolata? W. - Po, shumë, së tepërmi. (I lëpin buzët.) Dr. F. - E doni çokolatën? W. - Oh, po. Por, nuk ha shpesh sepse këtu është vështirë të gjindet... Ma kanë dhënësepse isha gati i ngrirë dhe ajo më bëri mirë. Dr. F. - Kush ju ka dhënë atë? W. - Një fshatar, një bëmirës me siguri. Dr. F. - Thuani se e keni pirë vetëm një tas? W. - Kam përshtypjen ti kem pirë disa syresh, por smund të kujtohem saktësisht. Oh,sa më pëlqeu!... Por, më duhet të shkoj sa më parë në gjueti. Pas përjetimit dë disa aventurave tjera të William-it në personazhin e Fred-it, unë i japfund regresionit dhe transit hipnotik. Ai fërkon qepallat dhe thotë me habi: - Edhe më tej nuk arrij të kuptoj se si humba. Isha tej mase i nevrikosur... edhepsedridhesha nga të ftohtit! Pas disa çastesh meditimi në qetësi, ai shton:66
  • 68. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes - Tash e kuptoj fare qartë përse çokolata ishte kaq e rëndësishme për mua. Unë ia tërheq vërejtjen atij se jemi në prag të të ftohtit të parë dimëror. Ndoshta dimri iftohtë ka ngulitur një eho misterioze tek Fredi dhe kjo do tia rikujtojë ndërdijes së tij epizodine pyllit ku ai gati sa nuk ngriu i tëri. Duke i evokuar ndodhitë e së tashmes atij i bie ndër mendse kishte rënë në 90 kile gjatë një vale të të ftohtit të acartë, para se tia fillonte pasioni ipashpjeguar për çokolatën, e cila ia prish tërë përpjekjet për një regjim të suksesshëm, madjeedhe vetbesimin e tij. Tashmë më duket shumë vonë për ta ekzaminuar, thjeshtë ngakërshëria, mos vallë ka një shpjegim fakti që Fredi, pikërisht në atë moment peshontesaktësisht 90 kile. Mbase këtë do të arrijmë ta kuptojmë një ditë. Në këtëçast edhe nuk kashumë rëndësi. Ndërdija e William-it përfundimisht më siguron se do ta aplikojë një dietë "deri nëdhëmbë të sharrës" për ta arritur qëllimin, ëndrrën e William-it: 65 kile. Megjithatë nevendosim mos të vrapojmë pas të pamundurës por të vazhdojmë me përpjekjet tona dita-ditëdderisa ai ta ketë realizuar ëndrrën e vet. Edhe kështu, ne jemi mjaft të kënaqur ngaqë ai sotnuk peshon më shumë se 84 kile, dhe mbi të gjitha ngaqë ai tash nuk i dorëzohet pasionit tëçokolatës, por madje edhe e refuzon atë! Një ditë, Williami hyn me një buzëqeshje të pafshehur. - Macet me të vërtetë kanë një gjuhë lëpirëse! - më thotë ai pa hezituar. E kam lënëmacen e fqiut që ta lëpijë gjalpin mbi gishtërinjtë e mij. Madje, kjo më krijonte një ndjenjëkënaqësie. Por, më e bukura e gjith kësaj ishte se unë mund të frymoja lirshëm. Më parë,shton ai, fshihesh adiku dhe filloja të ngulfatem posa e vëreja një mace në afërsi. Përndryshe,akoma skam pasur rastin të ndesh në ndonjë pulë. Sido që të jetë, ato mbesin të gërditshme! 67
  • 69. Ju keni qenë këtu më parë 6. "NUK KA DASHURI PËR NJË GRUA SIÇ JAM UNË" Në sallën e pritjes më pret Patricia, një grua e hollë që nuk duket ti ketë mbushur tëtridhejtat; ajo mban flokë të valëzuar ngjyrë gështenjë të çelë, sy braun që shprehin frikë, njëbluzë me ngjyra pranvere dhe pantolona të zgjatura. I them të hyjë në kabinetin tim duke itrteguar kolltukun relaksues në të cilin ajo ulet fare drejt, duke mos e mbështetur shpinën përtë - dhe kjo nuk duket aspak komoduese, sidomos me këto kolltuqe moderne! Ajo shtërngonfort mbështeteset e bërrylave, dhe duke mos qenë e komoduar mirë, ajo fillon të ma shpjegojëarsyen e ardhjes së saj për të më konsultuar. - Ka tetë vite që kur Marku dhe unë jemi martuar, dhe ne vazhdimisht dilnim sëbashku tri vite para martesës. E skuqur, me sy të mbushur me lotë, ajo vazhdon ti kap fjalët një nga një për tapërmbledhur esencialen: - Asnjëherë skemi bërë dashuri. Ajo megjithatë mbledh veten dhe më shpjegon se gjatë një periudhe të kohës prej trivitesh, që kur ajo ia kishte falur zemrën Markut, ai kishte shkuar ta kryejë shërbimin ushtarak.Me një naivitet prekës, Patricia shton: - Duket qartë se diçka mungon në jetën tonë bashkëshortore. Jemi shumë të lumtur qëjemi bashkë pjesën më të madhe të kohës. Por, kemi përshtypjen se bashkimi i dy njerëzveduhet të përmbajë diçka më tepër se kaq. Duke ma rrëfyer jetën e saj, Patricia konstaton se është xheloze e "sëmurë" pa asnjëarsye. Gjatë shpjegimit të saj kuptoj se jeta e tyre bashkëshortore është përplot tensione dhediskutime të rrepta, të cilat mbase nuk rezultojnë deri në rrahje por ju mungon vetëm edhe njëxixë e vogël stralli për të arritur deri aty. Ajo vazhdon të flasë, gjithmonë e tendosur si edhe në vizitën e saj të parë. Madje përnjë çast ajo nuk nguron: - Është për tu vetvrarë! Prandaj, ia mësaj autohipnozën duke e këshilluar që pjesën e mbetur të rrëfimit, tavazhdoj tjetër herë. Filloj duke e mësuar se si duhet qetësuar në mënyrë progresive, nga majate gishtërinjve deri në kokë. Ia përsëris pa pra sugjestionin: "Lërini qepallat tju rëndojnëqetësisht dhe ngadalë mbi sytë tuaj, si një valë e lehtë por rënduese." Duke vështruar me68
  • 70. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjeskujdes qerpikët e saj tek i dridhen, tentoj ti shmangem fjalës "relaksim", të paktën përmomentin. Vetëm pas bukur shumë minutave që Patricia ia kushtoi rregullimit tëfrymëmarrjes së saj, unë arrita të konstatoj se tendosja e saj filloi ta marrë tatëpjetën. Gjatëkëtij lloji të relaksimit, ajo do ti mbajë duart fort të shtrënguara mes gjunjve, për dhjetëminuta të plota. Këto dhjetë minuta shtrëngimi të paparë, sikur më dëftojnë se nuk do ta kemaspak të lehtë ti ndihmoj Patricias ti zgjidh problemet e saj. Gjatë dy seancave vijuese, provoj përmes hipnotizimit, ta përcaktoj origjinën eshqetësimeve të saj. Edhe pas dëgjimit të vëmendshëm dy herë në ditë të audioregjistrimit qëia kam përgaditur enkas asaj, më duket krejt e pamundur ta thyej rezistencën e ndërdijes së sajqë e kundërshton transin total. Gishtërinjtë e saj nuk i përgjigjen sugjestioneve të mia, ndajedhe nuk mund ta përdor teknikën time të zakonshme. Dhe, edhe kur i kërkoj të më përgjigjetgojarisht, nuk mund të konkludojmë asgjë të qartë. Ajo nuk thotë asgjë që do të hidhte pakëzdritë mbi problemet e saj e sidomos diçka që ti shpjegonte traumat e jetës së saj seksuale. Më mbetet vetëm një mundësi: ia fiksoj një takim burrit të saj i cili vie të më vizitojdisa ditë më pas. Është një djalosh i bukur rreth të tridhjetrave, i veshur me elegancë në njëkostum i cili harmonizohet me flokët e tij gështenjë. Por, në këtë takim të parë, ai duketakoma më nervoz se gruaja e tij. Në të vërtetë, kjo mënyrë e trajtimit të çështjes nuk do tëmund të vazhdohej pa e torturuar atë pa ndonjë sukses të garantuar. Prandaj, pa hezituarshumë, e vendos atë në metodën time të relaksimit. Pas disa çaste ngurrimi, ai ma drejton njëtë qeshur të lehtë ndërsa trupi i tij fillon të lëshohet i tëri. I skuqur në fytyrë nga konfuzioni, aimë flet për jetën e tyre bashkëshortore. - Asgjë nuk ecën! Çkado që provoj me Patricia-n ajo thotë jo, herët a vonë,përgjithësisht herët sesa vonë! Ai është tmerrësisht i dëshpëruar. - Ajo mendon se gjërat e dashurisë janë të ndyra, ndërhyn ai. Ajo ndihet krejtësisht epenguar, nëse për shembull, fare rastësisht e kaplojnë epshet sadopak, ajo menjeherë heq dorë. Ai fillon me akuza, më pyet nëse vërtet e bën atë që duhet ta bëj. Ai ka provuargjithçka, gjithçka që i ka rënë në mend, duke përfshirë këtu edhe tentativat e tij të shumta përta rrëmbyer me forcë. Marku nuk mendon se ata nuk janë një çift i mirë, përkundrazi, ata mbahen tek njëri-tjetri. Por, ai ndihet i pashpresë ngaqë nuk mund ti kërkojë asaj që të bëjnë dashuri, "ky ështëproblemi ynë më i madh". Tashmë e ka të qartë, se ka qenë dashur të këshillohet për këtë punëshumë më herët. - Por, unë isha tepër naiv për tia shprehur dikuj këtë situatë, përderisa Patricia ishtefund e krye e frikësuar nga ideja që ti bisedojë problemet e veta seksuale me një specialist.Në fakt, mjeku i saj, pasi arriti ta konstatoj burimin e shqetësimeve të saj, ka hequr të zitë eullirit për ta bindur që ajo tju telefonoj juve. Tash, ata vijnë bashkërisht në takimet tona. Javë pas jave, ata zbatojnë me përpikëriushtrimet dhe këshillat e mia që ju ndihmojnë ta gjejnë kënaqësinë e ndërsjellë. Në fillim, atai kanë bërë masazhë njëri-tjetrit para votrës - Patricia akoma nuk mund të relaksohet në shtrat- por ata të paktën kanë bërë dush së bashku. Pak nga pak, pas disa muajsh, Patricia ka filluartë ndiej pakëz kënaqësi, fare pak. Por, një shprehi tjetër është shfaqur. Çdo javë, edhe përkundër këshillave të mia,"ushtrimet" e tyre zhvillohen vetëm të shtunave dhe të dielave. Me vite të tëra, Patricia-n e zëgjumi mbi divan, duke e shikuar TV-në bashkërisht. Tash, kemi arritur në pyetjen: përse ajorefuzon të bëjë dashuri gjatë javës? Një ditë, erdhën me pamje të qeshur dhe më ofruan një tufë kryzantemash të lulëzuara.Shpejt kuptova se ata kishin ardhur të ma komunikonin ngadhnjimin e tyre të parë. Dhe, me tëvërtetë: më në fund ata ia kishin dalur të çonin dashuri, për të parën herë qe njëmbëdhjetëvite! Ulemi karshi-karshi ndërsa ata më shpjegonin në detaje risinë. Madje Marku, nuk 69
  • 71. Ju keni qenë këtu më parëpërtonte as edhe ta imitonte fytyrën e Patricia-s kur ata bënin dashuri, ndërsa ne qeshnim tëgjithë. Ajo ndërhyn duke thënë se kishte vendosur një mbrëmje: "Tash o kurrë!", dhe kishtepërmbledhur veten që të relaksohej në mënyrë që ai të mund ta penetronte. Por, ajomegjithëkëtë, kishte mbetur tejet e kontraktuar sa që Markut i është dashur mund i madh përtë arritur në fund. Disa javë më vonë, pas disa këshillave tjera në lëndën seksuale, kërkoj nga Patricia tëfillojmë seancat e hipnoanalizës. Ajo tashmë duket përgjithësisht më e lëshuar si dhe ka një siguri në mua: një medium ishkëlqyeshëm për hipnotizim. Pa humbur kohë, ajo futet në një trans të thellë. Sinjalet egishtërinjve të saj më paralajmërojnë qartazi se shkaqet e problemeve të saj janë të nguliturathellë në ndërdijen e saj. Këto shkaqe nuk kanë të bëjnë me jetën aktuale por në jetërat e saj tëkaluara. Na janë dashur plot nëntë muaj që ti afrohemi burimit të sëmundjes së saj. E dërgoj në "një ngjarje të hershme", që lidhet me problemin e saj. Zëri i sajtransformohet plotësisht, merr një karakter autoritativ dhe ton vendimmarrës. Patricia - E ndiej diellin... ai përcëllon. Dr. Fiore - Çvëreni përreth jush? P. - Rërën dhe ujin. Detin. Ai është blu dhe transparent... i tejdukshëm. Dr. F. - Ka njerëz rreth e përqark? P. - Jo. Plazhi është i zbrazët. Dr. F. - Ka deti valë? P. - Jo, është shumë i qetë. Dr. F. - Shikojeni veten njëherë. Më thuani si jeni veshur dhe ma përshkruani portretintuaj. P. - Jam shumë e gjatë, e hollë dhe brune... Nuk më pëlqen të jem këtu. Më duket...jam e shtyrë të vij këtu. Dr. F. - Por, a nuk është ky vendi juaj? P. - Po, gjithsesi, unë ndihem në vendin tim. Dr. F. - Si quhet shteti juaj? P., e befasuar - Kauai?... Po, Kauai. Dr. F. - Në cilin vit jeni? P. - Viti... viti i Hënës. Dr. F. - Pra, juve nuk ju pëlqen të jeni këtu?... Apo ndoshta, nuk do të dëshironit tëjeni këtu për momentin? Është duke ndodhur diç apo do ndodh së shpejti? P. - Mund të ndodh. Dr. F. - Si ju quajnë? P. - Pritni një çikë... Alena, më duket Dr. F. - Si jeni e veshur, Alena? P. - Mbaj një fustan... më duket të bardhë dhe blu. Dr. F. - Keni edhe të tjerë? P. - Oh... po, kam edhe shumë të tjerë. Dr. F. - Si visheni zakonisht? P. - Në fustan apo... thjesht një fund. Dr. F. - E çvishni tjetër sipër fundit? P. - Lule. Dr. F. - Mendoj, a vishni ndonjë bluzë apo jeni plotësisht lakuriq? P. - Nuk mbaj bluzë. Dr. F. - Ku e keni gjetur pëlhurën për ta bërë fustanin? P. - Ia kanë sjellur marinarët të jatit tim... Ai është shef.70
  • 72. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Si quhet i jati juaj? (Heshtje.) Dr. F. - Mirë. Deri në tre, do të doja që ju ta gjeni një rrethanë me çrast dikushbashkëbisedon ma babain tuaj. (Ajo numëron.) P. - Shoh burra dhe gra të mbledhur në një kuvend. I jati im ju flet atyre ndërsa ata ipërkulen... Sa më përket mua, unë vetëm rri dhe dëgjoj. Dr. F. - Çfarë ju thotë atyre ati juaj? P. - Më duket diçka rreth ushqimit. Dr. F. - E çka më konkretisht? P. - Që nuk kemi ushqim të mjaftueshëm. Dr. F. - E ju, si ndjeheni në këtë çast? P. - Monotone. Dr. F. - Dëgjoni me vëmendje se si këta njerëz e thërrasin babain tuaj. Cilin emër epërmendin? P. - Dëgjoj : Tubo. Dr. F. - Mirë. Tash, të kthehemi në plazhë ku ishe më parë. P. - Duket sikur përgjoj dikë. Pres... pres dikë që nuk vjen akoma... Ndjehem shumë epadurueshme. (Ton arrogant.) Dr. F. - Kë prisni? P. - Të dashurin tim. Ai duhet të vij. Dr. F. - Si quhet ai? P. - Hë... Dëgjoj nëpër veshë Estin. Është jë emër i bukur, apo? Më pëlqen emri i tij. Dr. F. - Nga vjen Estini? P. - Nga një fshat tjetër. Dr. F. - Si duhet të arrij ai këtu? P. - Në kal.(Më kujtohet në këtë moment të kem lexuar diku se kuajt për të parën herë janë transportuarnë ishujt Hawaii aty kah fillimi i shekullit XIX-të.) Dr. F. - Çështë duke ngjarë në këtë moment? P. - Ai mbërrin, e shoh. Pyes veten pse i kam thënë të vij. Nuk e dua dhe gjithaq, pormë pëlqen ta kem pranë. Ai... është shumë i bukur, por mendon veten për veten e tij... dhe joedhe për mua. Dr. F. - Ka shumë kohë që jeni dashnorë? P. - Më duket se po. Bukur një kohë të gjatë. Në të vërtet, ai mi shuan shpresat. (Menjë ton ngacmues.) Dr. F. - Çbën ai që juve ju ngacmon? P. - Ai shikon... interesohet për femra të tjera. (Heshtje e gjatë.) Dr. F. - E tash, çpo ndodh? P. - Jemi shtrirë në rërë... çojmë dashuri. Kësisoj, ai më pëlqen shumë... por nuk... eurrej në të tjera aspekte. Dr. F. - Koncentrohuni thjeshtë në kënaqësinë tuaj. E ndjeni atë? P. - Po, shumë. Gjithmonë e kam ndjerë, për aq gjatë sa mbaj mend. Dr. F. - Vetëm me atë apo edhe me të tjerë? P. - Mendoj se se ka edhe të tjerë, në fakt. Por unë gjithmonë kam ndjerë kënaqësi. Dr. F. - Ju, do të thotë, gjithmonë jeni kënaqur ne seksualitetin tuaj, këtë dëshironi tathuani? Nuk keni asnjë pengesë ta arrini orgazmin dhe juve ju pëlqejnë lojërat e dashurisë? P. - Po, më duket. Ndihem shumë e lumtur në krahërorin e tij dhe kam përshtypjen seedhe Estini kënaqet me mua, pra, ju keni të drejtë. 71
  • 73. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - Ju duket fare normale të çoni dashuri me të dhe me të tjerë? P. - Me të tjerë, po... Me të, jo... Ai është shumë pretencioz. Është tepër shumë idashuruar në veten e tij për të më dashur mua. (Me një ton pakënaqësie.) Dr. F. - Po të tjerët ju duan? P. - Po... Por unë nuk i dua ata. Dhe nuk ishte keq kështu. Dr. F. - Çngjanë në këtë moment? P. - Estini iku... ndërsa unë kam turp nga vetja. Dr. F. - E përse? P. - Sepse ai nuk... ai thjeshtë më shfrytëzon e pastaj ia therr. Nganjëherë më flet ngapak por nuk interesohet me të vërtetë për mua. Ai nuk më dashuron nga zemra, por më... kjoqë ne dy bëjmë së bashku i pëlqen atij, më pëlqen dhe mua. Do të dëshiroja që ai të kënaqetme mua... por jo vetëm për të çuar dashuri. Dr. F. - Prisni me padurim ta takoni sërish? P. - Po dhe jo. Gjithmonë ndodh kështu... unë smund të krenohem me këtë. Nuk ështëai që më ndjek nga pas. Jam unë. Dr. F. - Kjo situatë nuk ju pëlqen, apo? P. - Sikur mos të më pëlqente të çoja dashuri, kjo do të ishte më e thjeshtë, por sashumë më pëlqen... e sidomos me të. Dr. F. - Estini, pra, është një dashnor i mrekullueshëm? P. - Po, ashtu është. Ai është perfekt në këtë punë, por në të tjera... Dr. F. - Mirë. Tash, do ta pyes ndërdijen tuaj ta zgjedh epizodin vijues më me interes.Një... dy... tre. P. - Sapo kam vendosur mos të bëj më dashuri. Kjo do të jetë një mësim i mirë për të!Kjo do ta shtyej atë ta rishikojë... Ai do të privohet nga kënaqësia dhe kështu do ti shtohetepshi për mua, porse unë, unë kurrë më sdo kem nevojë për të, pasi që sdo kem dëshirë të bëjdashuri. Ky do të jetë një leksion i mirë për të! Dr. F. - Besoni tia arrini? Mos të keni më dëshirë për dashuri? P. - Sigurisht. Unë bëj çka të dua. (Me një ton përplot siguri dhe krenari.) Dr. F. - Shumë mirë, do të doja që ju të avanconi në kohë për të parë nëse vërtet iakeni arritur të gërditeni nga shija e dashurisë. P. - Më duket se ia kam arritur. Ai ka ardhur sërish, disa ditë më pas. Dhe, më karrahur ngaqë unë refuzova ta bëja atë që ai kërkonte prej meje... Ishte tejet nervoz. Dr. F. - Si ka ndodhur tërë ngjarja? P. - Në fillim e kam "nxehur" mirë dhe, në çastin kur ai kishte tmerrësisht dëshirë, unënuk kam dashur të më mëprekte. Dr. F. - Çfarë ndjenje ju kaplonte ndërsa e bënit këtë? P. - Edhe unë vetë isha ca e frustruar, por edhe ai akoma më shumë... ishte njëhakmarrje. Dr. F. - Tash, ju do të avanconi më tej në kohë, për të arritur deri në një moment tjetërme rëndësi. (Ajo numëron.) Çbëni pikërisht në këtë çast? P. - Rri ulur nën hijen e një palme... Dr. F. - Vazhdoni... P. - Hë... Ndjehem goxha e mërzitur. Dr. F. - Pse? P. - Si pse?!... Sepse... nuk kam më as më të voglën dëshirë për dashuri. Të tjerët nukmë kënaqin si Estini. Ata duken aq... Ata nuk janë... U mungon pasioni. Oh!... janë shumë tëkëndshëm, e dini... por... nuk është njësoj. Dr. F. - Ju nuk kënaqeni me ata, këtë deshironi ta thuani? P. - Nuk ndiej shumë epsh. Pak po, por duhet që... Nuk është aspak siç ishte meEstinin.72
  • 74. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Shiheni akoma me Estinin? P. - Jo. Dr. F. - Çfarë ka ndodhur? P. - Hë... ai ka ikur, kjo është e tëra, dhe... nuk është aq mirë me këta të tjerët. Dr. F. - A mund të më thuani diç m tepër në lidhje me këtë temë? P. - Paj... unë nuk... thjesht: nuk kënaqem më si më parë. Dr. F. - D.m.th. në këtë aspekt, gjërat për ju kanë ndryshuar, apo? P. - Po, po. Dr. F. - Dhe kjo ka shkaktuar mërzinë tuaj? P. - Oh, po!... sepse nuk është më aq mirë siç ishte me të. Dr. F. - Ju thuani se ai ka ikur, çka mendoni me këtë? P. - Ai më ka braktisur, nuk e di nëse e ka lëshuar ishullin. Ndoshta ende ështëkëndejpari, por unë nuk e shoh më. Dr. F. - Që sa kohë? P. - Hë, një kohë të gjatë, më duket. Dr. F. - Gjersa jeni me një tjetër, nuk kënaqeni fare me të? P. - Nuk është... njësoj. Mungon afshi. Është krejt thjeshtë... sështë aspak si me atë. Dr. F. - Para se ta njihnit, ndjenit kënaqësi me të tjerët? P. - Mendja ma mirrte se po, por, pasi e njoha dhe çova dashuri me të për të parënherë... kuptova se çkisha humbur deri atëherë. (Heshtje e gjatë.) Dr. F. - A mund të më rrëfeni për veten tuaj, si po ndjeheni? P. Fjalët i vijnë me ngadalë. - Oh!... jam shumë e hidhëruar që ai ka ikur dhe... sillemkot, ndiej monotoni, kjo është e tëra. Dr. F. - Si e kaloni ditën tani? P. - Epo, mirë... me tu zgjuar nga gjumi ngrihem... ha frute... shkoj në not... uji është imrekullueshëm, e më pas... shtrihem të rrezitem në diell. Nuk punoj. Dr. F. - Keni ndonjë pasion tjetër? Ju pëlqen të pikturoni, këndoni apo të luani nëndonjë instrument muzikor? P. - Jo. Kam dëshirë të shëtis nëpër livadhe... të mbledh frute. Në fakt, kam një llojtubi prej druri të shpuar me ca vrima... nga i cili nxjerr zëra të ndryshëm. Kjo më pëlqen. Dalvetëm, ulem në një kodrinë dhe vështroj pejsazhin... detin. Isha shpesh edhe me Estinin. Dr. F. - Ky duhet të jetë një vend i mrekullueshëm. P. - Po... edhe ai ishte shpesh me mua. Dr. F. - Gjithmonë keni jetuar në këtë ishull? P. - Po. Dr. F. - Më flisni më tepër. P. - Euh... burrat peshkojnë përditë. Ata na sjellin peshq. Gratë përgadisin specialitetepeshku... Shefi është... hëm... ai është i preokupuar. Dr. F. - Çka e preokupon atë? P. - Më duket se njëra nga ujdhesat fqinje do të na deklarojë luftë. Dr. F. - Dini shkrim-lexim? P. - Hë... jo. Dr. F. - Kurrë skeni qenë në shkollë? Nuk ka asnjë shkollë në ishull? P. - Jo. Ne skemi shkollë. Dr. F. - Sa persona jeni në familjen tuaj? P. - Më duketse... i kam tri motra. Ato janë çura... janë... po, janë çura... Dr. F. - Çura, thuani? P. - Janë të këqija. Dr. F. - Janë më të reja se ju? P. - Po. 73
  • 75. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - Do ta porosis ndërdijen tuaj që tju dërgoj në shtëpinë tuaj për ta pasur një idenë lidhje me përditshmërinë tuaj. (Ajo numëron.) Çjeni duke bërë? P. - Euf... jam... jam ulur në dysheme. Dr. F. - Ku gjindeni ju? P. - Në një kasolle. Dr. F. - E kujt është ajo? P. - Më duket se është e imja. Dr. F. - Jetoni vetëm në të apo e ndani me dikë të familjes suaj? P. - Jetoj vetëm. Dr. F. - A mund të ma përshkruani, çfarë ka në të? P. - Euf... Ka një si dyshek të hollë për tu shtrirë... pjata dhe dhe tasa prej dheu. Dr. F. - Enë, pra? P. - Po... kasolla është në kokërr të diellit... bën nxehtë, por kjo më pëlqen. Dr. F. - Juve ju pëlqen kjo kasolle, apo? P. - Oh, po! Dr. F. - A vëni re dikë të familjes suaj? P. - E shoh babain tim në plazh... me atë... barkun e tij të trashë që i kacavaret fare.(Ajo kënaqet së qeshuri.) Dr. F. - Kjo bën të qesheni? P. - Po. Ai është qesharak. Dr. F. - Përse? P. - Ai është... i trashë. Ka një stomak impozant. Dr. F. - Mamaja juaj është poashtu e trashë? P. - Mjaft, po. Dr. F. - Ndodhet aty? P. - Jo. Dr. F. - I vëreni motrat tuaja? P. - Jo... në plazh është vetëm babai im. Dr. F. - Mirë, tani do ta kërkojmë një skenë ku ju ndodheni bashkë me familjen tuaj...Çvëreni rreth e përqark? P. - Oh! Jemi duke ngrënë, të gjithë së bashku, tri motrat e mia dha babai. Dr. F. - Askush tjetër? P. - Hë... më duket se edhe xhaxhai im qenka këtu. Dr. F. - Ku është mamaja juaj? P. - Hë... Nuk kam asnjë ide. (Duket e befasuar.) Dr. F. - Ajo nuk ha se bashku me ju? P. - Ajo është... unë... unë sdi asgjë për të. Dr. F. - Pra, ju jetoni me babain dhe tri motrat tuaja? P. - Po. Dr. F. - Në gjith ujdhesën është vetëm një shef, apo? P. - Po. Dr. F. - Çfarë jeni duke ngrënë? P. - Fruta dhe peshk dhe... peshk të fërguar në një lloj pire perimesh. Dr. F. - Kush e përgaditet ushqimin? P. - Gratë e ujdhesës. Dr. F. - Mirë, e tash kaloni në një ngjarje tjetër me rëndësi. (Ajo numëron.) P., pas një heshtjeje të gjatë. - Më duket se... jam duke vdekur... ajo që kam bërë paskaqenë një marrëzi. (Zëri i saj është i ngjirur dhe i mërzitur.) Dr. F. - Çka keni bërë?74
  • 76. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes P. - Kam refuzuar të bëj dashuri. Unë... unë ia kam ndaluar vetes ta shijoj kënaqësinëdhe kjo ishte idiotike... Tani, ndjenjat e mia kanë vdekur... Nuk ndiej asgjë. Ishte një gabimtragjik... kjo është e tëra. Dr. F. - Ju mendoni se ju keni bërë një zgjedhje të keqe, një gabim të madh? P. - Po, është e vërtetë. Dr. F. - A jeni tash një plakë, Alena? P. - Jo, nuk besoj... nuk besoj të jem e vjetër, por... po i afrohem vdekjes. Dr. F. - Çka ju bën të besoni në këtë? P. - Nuk e di. Dr. F. - Cilat janë mendimet tjera që ju përshkojnë për momentin? P. - Ndjej se ende e dëshiroj Estinin. Ka vite të tëra që se kam parë... por e dëshirojakoma. (Sytë i mbushen me lot.) Do të kisha dëshiruar mos ta refuzoja. Sa e sa vite tëhumbura! Dr. F. - Keni qenë ndonjëherë e martuar dhe a keni pasur fëmijë? P. - Nuk besoj. Dr. F. - Jeni e sëmurë në këtë moment prandaj do të vdisni? P. - Nuk jam e sëmurë. Dr. F. - Kaloni tash në çastin e vdekjes. Vëni re se kush do ta shkaktojë vdekjen tuajdhe çndjenjë ju kaplon duke vdekur. (Ajo numëron.) Çpo ngjan? P. - Jam e shtrirë, aty. Dr. F. - Qëndron dikush afër jush? P. - Kam përshtypjen se ka shumë njerëz përreth meje. (Qetësisht dhe butësisht.) Nukvuaj aspak, as më dhemb gjëkundi, por e di se do të vdes. Dr. F. - Ku ndodheni? Në kasollen tuaj apo... P. - Jam jashtë. Mendoj se do më mbysin. Dr. F. - Do ju mbysin?! P. - Besoj se po. Besoj që... bëhet fjalë për një lloj sakrifice. Po, mendoj se ështëpikërisht kjo... dhe as që më ha palla. Aq më bën edhe të vdes. Dr. F. - E si do të të mbysin? P. - Më duket se do të më hedhin nga maja e malit. Ose në grykën e një vullkani. Nuke di saktësisht. Dr. F. - Si jeni ngjitur deri këtu? P. - Më duket se më bartin në një lloj lese, , me fustanin tim blu e bardh e më pas mëhedhin në greminë... Dr. F. - Është ky një rit i popullit tuaj? P. - Kam përshtypjen. Dr. F. - Deri në tre ju do ta mësoni saktësisht se ku ndodheni sikurse dhe arsyen e këtijriti, mënyrën se si zgjidhet viktima. Një... dy... tri. P. - Unë jam vajza e parë e shefit... Viti kanë qenë shumë shterp për të vjelurat, nuk karënë shi dhe mënyra e vetme për zbutur zotërat është... të më sakrifikojnë, e di këtë. Derisa ajo është akoma në gjendje hipnotike, ne arrijmë të dakordohemi se në faktvendimi i saj ta refuzonte dashurinë ishte një gabim. Poashtu, i sygjeroj asaj ta urdhëroj unin evet për ta rigjetur sensibilitetin natyror që ajo e posedonte para këtij vendimi, gjatëekzistencës në fjalë. Ndërdija e saj më konfirmon të jetë dakord. Më pas, i jap fund transit hipnotik dhe ne vazhdojmë të flasim për përvojën e saj tëparë në jetën e "dikujt tjetër". 75
  • 77. Ju keni qenë këtu më parë Dr. Fiore - Jeni sërish "e jona"? Patricia - Po si. (Ajo qesh.) Dr. F. - Nuk e keni përshtypjen të jeni një person krejtësisht tjetër? P. - Po. Fundja, po dhe jo. Ndjehesha si një princeshë, e dini... Dr. F. - Kjo është përshtypja juaj? Ju kishit një lloj arrogance. P. - E ndjeja këtë, e ndjeja qartë. Thoja me vete: "Imzot, nuk jam më e njejta." Nukjam mësuar me këso gjërash, më kuptoni. Ndoshta ndonjëherë, por, nuk e besoj, jo. (Ajoqesh.) Kisha një qëndrim aq injorues karshi dashnorëve të mi, në kuptimin "aq ma bën për ta",keni idenë? Madje i përqeshja për atë që ata ndjenin për mua. Unë... e dini... e pabesueshme. Dr. F. - A e keni bindjen të jeni ndjesisht e pushtuar nga Estini, edhepse aventura juajkishte edhe shumë për të dëshiruar? P. - Po, unë vdisja për të, por edhe ai për mua. Dr. F. - E megjithatë ju nuk ishit e dashuruar? P. - Nuk isha e dashuruar, por në një mënyrë edhe isha. Isha... ndoshta nuk isha edashuruar në të ngaqë as ai nuk ishte në mua, por unë kisha vërtetë... më kuptoni, kishavërtetë dëshirë... marrëzisht dëshirë për të. Dr. F. - Ju prisnit në fakt, që ai të ju kthehet. E pra, ju e kishit ngulitur në kokë se nuke dashuronit, përderisa në të vërtetë ju e dashuronit marrëzisht. P. - Po, mendoj se keni të drejtë. Dr. F. - Kjo eksperiencë ju thotë mjaft për atë që ju ndodh në ekzistencën e tashme? Ae keni tashmë të qartë? P. - Po. Është e qartë. Kjo e shpjegon mjaft qartazi përse unë nuk kënaqem kurrë. Mëduket paksa kurioze, në ca momente ia parashtroja vetes dyshimin: Bah, është vetëm njëëndërr, më kuptoni? Jam unë ajo që i trillon të gjitha këto marrëzira. E pastaj, çuditërisht, mëshfaqeshin qartësi, pamje pejzazhesh, skena kuptimplote që..., sdi sa po më kuptoni? Dr. F. - Të ndalemi tek sakrifica... a ishit në maje të malit ndërsa ma përshkruanitskenën? P. - Epo mirë, në fillim të përshkrimit, isha disi si anash, më pas e vëreja veten tështrirë mbi diçka si dyshek, lese, pastaj, befasisht, isha në maje të malit dhe ata më hodhën nëgreminë. Dr. F. - A e keni parë këtë skenën e fundit? P. - Jo. Dr. F. - Dhe ju skishit frikë? P. - Jo, aspak. Isha, thjesht, shumë... e dini... bah, as që ka rëndësi tashmë! Dr. F. - Si i keni pranuar të gjitha pyetjet e mia? P. - Mendoja: Cili është ai që merr guximin të mi parashtrojë të gjitha këto pyetje?Kjo më dukej ngacmuese dhe më nevrikoste. Që në fillim të skenës vijuese, Patricia më rrëfente se si Marku ka reaguar me tëmësuar se gruaja e vet kishte qenë një princeshë havajene. Në fillim ai është shtangur ngahabia, ëeshtë mpirë, por më pas ai ka dëshiruar të di më shumë. Ka parashtruar një mijëpyetje. Mos ka qenë ai vet Estini? Nuk besoj, i është përgjigjur Patricia, ndërsa Marku kaqenë paksa gjeloz. Reaksionet e Patricias në planin seksual i kanë mahnitur që të dy. - I kam thënë Mrkut se ndihesha aq e padurueshme sa që nuk e besoja as vetë. Ajo, tashmë ndien epshe dhe emocione të cilat kurrë më parë nuk i kishte ndjerë gjatëjetës së saj aktuale! Ajo kishte dëshirë të çonte dashuri, por kjo nuk vinte në shprehje përmomentin, ngaqë Marku ishte sëmurë nga një lloj gripi testinal, dhe për këtë ai ishte "jashtëshërbimit" për disa ditë. Më pas, ajo hap zemrën me sekretet e saj. Ata, që kur vijnë nëtakimet tona, kanë çuar vetëm një herë dashuri, por çfarë transformimi!76
  • 78. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes - Fizikisht, kam përjetuar të njejtat senzacione sikur Alena. Oh! Ndoshta jo edhegjithaq të forta por gjithsesi njëqind herë më ekscituese se më parë. Ajo është dukshëm më e disponuar dhe më e ngazëllyer. - Dhe, megjithatë, tash më ndodh diçka kurioze, më proklamon ajo në një çast, mëpushton një njdjenjë e çuditshme e fajësisë. Ajo e krahason këtë ndjenjë si diçka gërditëse, irituese, diçka si lloj droje që ajondjente që në ditët e para të martesës. Në fakt, këto drojtje, sikur janë zhdukur fare porse taniasaj i shfaqet ndjenja e të ketë bërë diçka të keqe, edhepse ajo mundohet ta bind veten se kjonuk është gjë. Ajo parashtron pyetje e pyetje. E hipnotizoj dhe e pyes ndërdijen e saj nëse ndonjëherë ka ndodhur çkadoqoftë që dotë mund të lidhej me "fajësinë" e saj. Vetëm disa çaste më pas, Patricia gjindet "tjetërkund, nënjë tjetër kohë dhe si një person tjetër". Patricia - Jam e ulur nën një pemë... me duket se është një mollë... bari është i blertë. Dr. Fiore - Më shpjegoni kush jeni dhe ma përshkruani pejsazhin. P. - Kujtoj se jam rreth të dymbëdhjetrave... bart kurdele në flokë. Ulem në majen enjë kodre dhe vështroj... luginën që zgjatet nën këmbët e mia... toka është pjellore dhe vendi ibukur... dhe i freskët... Bën mirë këtu. Dr. F. - Do të doja të më flisnit për veten, si quheni dhe kush jeni? P. - Kim, më shfaqet kalimthi... Kimberly Bjorg. Jam blonde. Mbaj një përparëse tëkaltër, me katror të vegjël. Jam e ulur nën një mollë. Dr. F. - Çpo bëni aty, Kim? P. - Asgjë të veqantë. Po përfitoj nga kjo ditë pranvere. (Ajo qesh.) Bën kohë e bukurjashtë. Dr. F. - Ku banoni, Kim? P. - Sipër... sipër luginës. Dr. F. - Sa persona jeni në familjen tuaj? P. - Nëna, babai dhe... Georg-i. Dr. F. - Kush është Georg-i? P. - Vëllai im. Dr. F. - Është më i moshuar apo më i ri se ju? P. - Më i moshuar. Dr. F. - Në cilin shtet jetoni? P. - Në Suedi?... Po, në Suedi. Dr. F. - Si quhet fshati juaj? Apo banoni diku afër këtij fshati? P. - Jo, në fushë të hapur. Dr. F. - Po, a është kjo afër afër ndonjë fshati? P. - Uf... jo dhe gjithaq afër... sa i përket emrit, më duket Knightstown. Dr. F. - A mund të ma përshkruani? E vëreni nga vendi ku jeni ulur? P. - Jo, ai është shumë larg që këtej. Dr. F. - Në cilin vit jemi, Kimberly? P. - Hë... Dr. F. - Viti do tju kujtohet sapo të kem numëruar deri në tre... Një... dy... tre... P. - 1800... 1825 më vie vërdallë. Dr. F. - Do ta porosis ndërdijen tuaj të ju dërgoj në një ndodhi, në diçka shumë tërëndësishme dhe që ju e dini. (Ajo numëron deri në tre.) P. - E shoh Georg-in. Ai përshkon luginën. (Me një zë përplot brengosje.) Dr. F. - Dhe ju jeni edhe më tej nën atë mollë? P. - Po, po. 77
  • 79. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - Çfarë ndjenje ju kaplon tek po e vëreni atë duke ardhur? P. - E pakëndshme... Ai sugurisht se do të dëshirojë që ne të luajmë... ato lojëra, sigjithmonë, dhe unë... unë nuk i dua ato, sinqerisht jo, por... ato i pëlqejnë atij... Dr. F. - A mund të më thuani çfarë janë këto lojëra? P., e turpshme dhe e skuqur. - Oh, jo. Dr. F. - Nuk dëshironi të më flisni? P. - Pikërisht. Dr. F. - Shikoni, ju e dini fare mirë se unë mjeke... unë nuk do tia përsëris askujt këtëqë ju më thuani dhe... roli im nuk është që të ju gjykoj. E shihni pra, se ju mund të më rrëfeninë besim të plotë. P. - Por... hë. Dr. F. - Ju dukeni paksa e turpëruar... është kështu? P. - Pakëz, po. Dr. F. - Ka kohë të gjatë që kur ai ju ka ushtruar lojëra të këtilla? P. - Oh!... po, më duket. Dr. F. - Çfarë moshe kishit kur ai filloi? P. - Dhjetë vjeç. Dr. F. - Më thuani se çndodh me arritjen e Georg-it. P. - Hë... e ka trupuar luginën dhe më pyet nëse dua të luajmë. I them jo por...megjithatë, ne vazhdojmë të luajmë. Dr. F. - Do të më rrëfeni më tepër tani? P. - Oh! Ne përkdhelemi pak ndërsa ai gjëmon nga pak... unë... kjo më dëfren pakëz,por... më duket se nuk është mirë. (Zëri i saj bëhet gjithnjë e më i ngjirur.) Dr. F. - Çka ju bën të besoni në këtë? P. - Epo, mirë, ne jemi... vëlla e motër. Supozoj se ne nuk do të duhej të bëjmë diçka tëngjashme bashkërisht. Dr. F. - Dikush ju ka thënë këtë? P. - E kam dëgjuar nga të tjerët... E di edhe vetë. Dr. F. - Çka ndjeni kur ai ju përkëdhel? P. - Oh!... është... e këndshme, por... pastaj kjo më turpëron. Dr. F. - Pastaj ju e akuzoni veten? P. - E di... Është ai që më obligon por e di poashtu që ne sduhet ta bëjmë këtë. Dr. F. - A zhvisheni? P. - Jo, jo! Dr. F. - Kënaqeni vetëm me përkdhelje? P. - Paj... po, kjo... kjo është përafërsisht e tëra. Dr. F. - A ju ka propozuar ndonjëherë më tepër se përkdheljen? P. - Jo. Dr. F. - Mirë, lëreni tash që ky kujtim të zhvillohet deri në fund për të parë se çpondodh. P. - Ah, ai... Ai po ikën duke qeshur ndërsa unë rri aty me mendimin se nuk jam dhegjithaq e mençur... nuk jam aspak e kënaqur. Dr. F. - Ju thoni se nuk jeni e kënaqur, çdo të thotë kjo? P. - Kur më bie ndër mend... nuk jam e kënaqur me mua. Dr. F. - Lëreni tani këtë kujtim të fshihet, kushtoni kujdes frymëmarrjes suaj dhe unëdo ti kërkoj ndërdijes suaj të ju transportoj në një ngjarje ttjetër tepër me rëndësi. Një... dy...tre. P. - Geor-i martohet. Lojërat tona të vogla tashmë kanë marrë fund.... dhe unë jambukur e hidhëruar sepse ato do të më mungojnë. Gati sa jam bërë xheloze në gruan e tij. Dr. F. - Ju kishit arritur ti pranonit ato lojëra dhe të kënaqeshit me to?78
  • 80. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes P. - Po. Dr. F. - Sa vjet i keni tani? P. - Pesëmbëdhjetë. Dr. F. - E Georg-i? P. - Ai është njëzet vjeç. Dr. F. - Më thoni se çka ngjarë brenda këtyre tre vitesh, që prej momentit kur ju ishit eulur nën mollë dhe ishit dymbëdhjetë vjeç, e tani... sa i përket atyre lojërave. P. - Eh, mirë, ne nuk kënaqeshim më vetëm me... përkdhelje. Dr. F. - I kafshoni buzët. Pse? P. - Sepse nuk dua tju përgjigjem. Dr. F. - Unë nuk do tia them askujt. Unë jam mjekja juaj dhe jo gjykatësi suaj. Roli imështë të ju shëroj, prandaj më thoni, thjesht atë që ju keni dëshirë të ma thoni për këtë çështje,flisni lirshëm për ndjenjat tuaja. Kjo do të ju bëjë tepër mirë. P., pas një heshtje. - Oh!... ai do... ai do ta provojë. Dr. F. - Ta provojë? P. - Të provojë të tjera përkdhelje, më të plota. Dr. F., duke i rënë në mend se Patricia refuzon të çojë dashuri gjatë javës. - Dhe ebëni ju këtë për çdo ditë me Georg-in? P. - Jo. Dr. F. - Do të rhotë, në disa ditë, ju nuk e bëni? P. - Kur ai nuk është aty... hë... gjatë dy ditëve. Dr. F. - Ku shkon ai? P. - Në fshat. Dr. F. - Çbën ai atje? P. - Kërkon vendstrehim dhe ushqim, i viziton shokët dhe shkon të prejë drunj. Dr. F. - Shkon në fshat për të prerë drunj? P. - Më duket... po, ai sjell drunj... për ne. Dr. F. - Ju banoni shumë larg fshatit? Ju duhet një kohë e gjatë për të arritur atje? P. - Disa orë. Dr. F. - Pra, kur ai ikën gjatë fundjavës, e kalon natën në fshat, apo? P. - Po. Dr. F. - Si ia bën ai? Kur ikën? P. - Heu, zakonisht... mëngjesin e hershëm të së shtunës. Dr. F. - Dhe kur kthehet? P. - Të dielën në mbrëmje. Dr. F. - Çka ndjeni ju kur ai shkon? P. - Heu... më mungon... por, në anën tjetër, unë jam mjaft e kënaqur, kujtoj. Dr. F. - E dini, disa njerëz tërhiqen më shumë nga njëri-tjetri, ata kënaqen kësisojbashkërisht, madje qofshin ata edhe një vëlla dhe një motër. P. - Ndoshta, por kjo nuk është mirë. Dr. F. - Trupat tanë mund ta injorojnë por shpirti... Është një gjë që na kanë mësuar tëtjerët, të paktën kështu rezonon e tërë shoqëria jonë. Më kuptoni se çdua të ju them? P. - Po. Dr. F. - E pra, jeni tash në gjendje të më thoni më tepër në lidhje me ato provat që ikeni bërë së bashku? P. - Ne... huf... Ne kemi bërë dashuri. Dr. F. - Dhe si ju është dukur kjo? Çkeni ndjerë? P. - Hë... Ishte mirë. (Ajo ul zërin.) Dr. F. - Ka ndodhur kjo shpesh? P. - Po... Përveç të shtunave dhe të dielave. 79
  • 81. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - Ndiheshit e ekscituar kur çonit dashuri me të, ndjenit diçka që do ti ngjanteorgazmit? (Heshtje.) Dr. F. - E dini kuptimin e kësaj fjale? P. - Hë, po... Jo, nuk e kam ndjerë këtë. Dr. F. - E megjithatë ju kënaqeshit? P. - Po. Dr. F. - Kur keni çuar dashuri për të fundit herë? P. - Oh! Që... ka një javë... e pastaj ai më ka thënë se nuk do të guxonim më sepse aido martohet. Dr. F. - Si i jeni përgjigjur? P. - I kam thënë: "Po, natyrisht." Çfarë do ti thoja tjetër? Dr. F. - Dinte dikush për lojërat tuaja? P. - Jo... Jo për aq sa di unë. Dr. F. - A e dini se si fëmijët sillen nganjëherë? P. - Po. Dr. F. - Jeni e shqetësuar në këtë aspekt? P. - Jo. Dr. F. - Tani, do të doja që ju ta ndërpreni këtë kujtim. Merrni frymë ngadalshëm porthellë ndërsa unë do të kërkoj nga ndërdija juaj të na dërgojë në një ngjarje tjetër merëndësi...diçka që duhet ta dini edhe ju. Një... dy... tri.(Qetësi.) Dr. F. - Çpo ngjan? P. - Besoj se jam shtatzënë. (Zëri i saj dridhet.) Dr. F. - Çka ju bën të besoni në këtë, Kim? P. - Nuk e di. Dr. F. - Do të kuptoni gjithnjë e më qartë derisa të numëroj deri në tre. Një... dy... tre...Ku ndodheni dhe çpo ndodh? P. - Jam e ulur në tryezën e kuzhinës ku babai dhe nëna ime po fjalosen. Dr. F. - Përse fjalosen ata? P. - Për mua. Dr. F. - Vazhdoni... P. - Unë... unë jam me barrë... do ta kem një fëmijë dhe... nuk jam e martuar. Dr. F. - A e dinë ata se ju jeni me barrë? P. - Po. Dr. F. - Dhe, si ju duket kjo atyre? P. - Janë tepër nervozë, sepse sjam e martuar... por, ata nuk... e dinë se kush ështëbabai. Dr. F. - Nuk ju a keni thënë? P. - Jo. E pamundur. (Gati sa nuk ia nis të qajë.) Dr. F. - A provojnë të ju pyesin për të atin? P. - Po. Dr. F. - E përse fjalosen? P. - Ata nuk janë dakord për shumë gjëra... janë furiozë kundër meje. Dr. F. - Çfarë keni në mendje? P. - Jam shumë fatkeqe... e humbur, nuk di çtë bëj. Dr. F. - Jeni shumë e sigurt që jeni shtatëzënë? P. - Unë vetëm rri duke e vështruar barkun tim. Dr. F. - Keni konsultuar tashmë mjekun? P. - Jo.80
  • 82. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Por, ju e dini cili është babai? Është ai në dijeni? P. - Jo, nuk mund ti tregoj atij. Dr. F. - Përse, pra? P. - Sepse... babai... është Georg-i. Dr. F. - A vjen ai ndonjëherë në shtëpi? P. - Po. Dr. F. - Nuk ju ka parë se jeni shtatëzënë? P. - Ai nuk e di... ai nuk e di se është prej tij. Ai madje më përqesh. (Zëri i saj sa vjen ebëhet më i pezmatuar.) Dr. F. - Ju e bëni këtë vetëm për tia shmangur atij pakënaqësitë? P. - Aq më bën për të... nuk më ha fort palla për të... e kam për veten time, sa shumëturpërohem. Nuk mund të flas me askë. Dr. F. - Do të kërkoj nga ndërdija juaj të kaloni në ngjarjen vijuese derisa të numërojnë tre. (Ajo numëron.) (Heshtje.) Dr. F. - Çpo ndodh, Kim? P. - Nuk mund të rri kështu. (Me një ton dyshimi.) Dr. F. - Ku ndodheni për momentin? P. - Në bregun e luginës. Dr. F. - Pse nuk mund të rrini? P. - Sepse nuk është ky vendi ku do ta sjell fëmijën në jetë. Më duket... besoj se do tëkërcej, sepse... unë nuk kam të drejtë... ta kem këtë fëmijë! (Ajo është plotësisht jashtë vetes.) Dr. F. - E ku do të kërceni? P. - Nga bregu i përroit... dhe sdo ketë më probleme. Dr. F. - E keni menduar mirë këtë punë? P. - Jo, por duhet... Është e pafalshme kjo që kam bërë... sdua ta kem këtë fëmijë. Aiska kurrfarë vlere për mua. Nuk mund tia them Georg-it. Poashtu, smund ti lë të ngatërrohenprindërit... Duhet të ndërmarrë diçka. Jam aq e pafat... prandaj, do të... është zgjidhja më epranueshme nga të gjithë. Kësisoj, skam nevojë... ti shpjegohem askujt. Dr. F. - Më thoni çfarë po bëni tani? (Heshtje.) Dr. F. - Më thoni çndjeni? (Heshtje.) Dr. F. - Më tregoni se çpo ndodh përreth jush dhe çpo ndjeni? P. - Sapo kërceva... por, unë ende jam... unë jam e gjallë. E ndjej qartë se si bie. Unënuk... heu... Dr. F. - Ku jeni në këtë moment? (Heshtje.) Dr. F. - Çfarë po ndjeni tani? P. - Asgjë. Kam përshtypjen se fluturoj. Jam e lumtur që e përfundova. Me ta kthyer Patrician në kohën e tashme, i shpjegoj nën hinozë se ajo ndoshta ështëndikuar nga epshet seksuale që ndjente për vëllain e saj, sepse, në inkarnacionin e saj tëmëparshëm - pa dyshim menjëherë para ekzistencës së Kim - ajo ishte një princeshë havajene.Anëtarët e familjes mbretërore kishin, në fakt, mes tyre marëdhënje seksuale, dhe është fare emundur, që ajo të jetë shërbyer, deri në një shkallë, me këtë liri seksuale, për ti tejkaluartabutë që e ndalojnë incestin. Ajo i nënshtrohet vullnetarisht këtij rezonimi, fytyra dhe trupi isaj relaksohen, ndërsa ajo edhe vizualisht pushtohet nga një ndjenjë pajtimi. Në vijim, e pyes 81
  • 83. Ju keni qenë këtu më parënëse Georg-i do të mund të ishte nga të njohurit në jetën aktuale. Pas disa hezitimeve të gjata,ajo më përgjigjet: "Po, është Marku". Me një qeshje triumfuese në buzë, Patricia hyn në kabinetin tim për seancën e radhës.Menjëherë pasi e vari mantelin e saj dhe pasi u ul në kolltuk, ajo më thotë: - Marku dhe unë përjetojmë gjithnjë e më tepër kënaqësi së bashku. Në një grumbullfjalësh, ajo nxjerr edhe këtë: Kemi çuar dashuri në mes të javës, për herë të parë, dhe unë kamndjerë kënaqësi! Prandaj e pyes: - E ndjeni akoma atë kompleksin e fajësisë për të cilin më keni folur herën e kaluar? - Aspak! Ka marrë fund! Asnjë kompleks, ndjej vetëm kënaqësi, më përgjigjet ajo menjë të qeshur të madhe. Por, pasiqë ajo akoma nuk e arrin kulmin e ekstazës, unë e zhys në gjumin hipnotikdhe e pyes nëse ka mbetur edhe diçka në nivelin e ndërdijes së saj që e pengon ta shijojë tëplotë kënaqësinë e dashurisë. Gishti i saj pohues ngritet. Ndërdija e saj na bën me dije që naduhet eksploruar një jetë tjetër të kaluar. I sygjeroj që ta dërgoj në një ngjarje të cilën ajo do takuptonte në mënyrë tepër precize, dhe e cila ka lidhshmëri me jetën e saj seksuale. Pasi qënumërova deri në dhjetë, ajo sikur "mbiu" në një rrugë të qendrës së Lazo, një fshat afërBarcelonës, aty rreth vitit 1901. Patricia – Nuk ka... nuk ka dashuri për një grua siç jam unë... askush nuk më do. (Zërii saj dridhet nga turpi.) Dr. Fiore – Përse thoni diçka të këtillë? P. – A nuk më shihni? (Ajo bën me shenjë nga vetja.) Jam shumë e trashë. Kush do tëmë dëshironte kësisoj? Kam ngrënë shumë tortila1. Dr. F. – Që kur jeni kaq e trashë? P. - Nuk më kujtohet ndonjëherë të kem qenë e hollë. Dr. F. – Si ju quajnë? P. – Më quajnë Tia. Dr. F. – Pse? Ka ndonjë arsye të posaçme? (Ajo ka studjuar spanjollishten në kolexhdhe i kujtohet se “tia” do të thotë “tete” apo “teze”.) P. – Paj, nipërit e mi më quajnë kështu. Atëbotë ishte mirë por tash më ka mbeturpërgjithmonë. Dr. F. – Po emri juaj i vërtetë? P. – Margarita. Dr. F. – Sa vjeç jeni? P. – Tridhjetë. Dr. F. – E martuar? P. – Jo. Dr. F. – A e keni qoftë edhe më të voglën ide përse hani kaq shumë? P. – Është më e sigurt. Dr. F. – “Më e sigurt”, ç’doni të thoni me këtë? P. – Sa jam e trashë, askush nuk mund të bëj të vuaj. Dr. F. – Ma shpjegoni paksa këtë. P. – Epo, mirë, askush nuk do ta kidhte idenë... askush nuk do ta merrte guximin tëçojë dashuri me mua... Nuk jam e dëshirueshme, tepër e trashë; asnjeri... asnjeri madje as qëdo të më prekte me dorë... dhe as edhe të më bëjnë të vuaj. Dr. F. – Do me thënë, dikush ju ka bërë të vuani?82
  • 84. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes P. – Jo. Dr. F. – Po, përse atëherë keni kaq frikë? P. – Ah... i kam parë të tjerët tek vuajnë. Dr. F. – Kë? P. – Ja, pikë së pari mamanë time. Dr. F. – Ç’i ka ndodhur asaj? P. – Babai im e ka braktisur... për një tjetër më të re dhe më të bukur... Ai i çirrej tërëkohën asaj në veshë duke i thënë se ishte plakë dhe e shëmtuar ndaj dhe nuk e dëshironte më. Dr. F. – Dhe ju keni qenë prezente gjatë kësaj skene? P. – Po. Dr. F. – Sa vjeçe ishit? P. – Shtatë. Dr. F. – Ç’keni ndjerë atëbotë, Tia? P. – Dhembje dhe turp për të. Dr. F. – E për veten tuaj? P. – Kam thënë se kurrë, kurrë nuk do të lejoj të më ndodhin gjëra të ngjashme. Duke dalur nga transi i saj, Patricia tepër e habitur, tund kokën. - O bobo! Isha akoma unë? Pyet veten e habitur. Ajo ndjehej shumë e braktisur... dhe frika se do të vuante njësoj e përcillte në çdo hap. Në fund fare, ajo pranon se i ndjen të njejtat druajtje sikur edhe Tia por, për fat tëmirë, jo deri në atë pikë kulminante. Me arritur në seancën e radhës, Patricia më shpalos: - Jam duke përjetuar gjithnjë e më tepër kënaqësi derisa Marku dhe unë çojmë dashuri:Ndjehem gjithnjë e më e lëshuar dhe madje edhe vetë befasohem me ndjeshmërinë e çastit kurne shtrëngojmë njëri-tjetrin, gjë e cila nuk më ka ndodhur kurrë më parë. Megjithatë, pas shpeshtimit të pyetjeve të mia, ajo më zbulon edhe këtë: - Po. Tani më kujtohet se ekziston një moment kur filloj të trembem. Një frikë mëkaplon pikërisht në momentin kur Marku fillon të më penetrojë. (Ajo shton si me nguti:) Por,unë jam shumë e lumtur: të çoj dashuri, kjo bëhet gjithnjë e më e këndshme. Çfarëtransformimi! Menjëherë më shfaqet imazhi i qepës: njëra pëlhurë e fsheh tjetrën! Eksplorimi nuk kapërfunduar akoma. Siç edhe mund të prisnim, ndërdija e Patricias më tregonte se, në fakt, na ka ngeluredhe një epizod nga një jetë e shkuar, i cili e pengon pacienten time t’i shijojë plotësishtepshet seksuale. E dërgoj në këtë jetë të shkuar dhe ajo fillon të flasë ngadalë dhe e mërzitur: Patricia – Jam e ulur mbi një bangë... dhe sodis rrugën. Dr. Fiore – Në çka gjason kjo rrugë? P. – Është e bardhë... poashtu shtëpitë... gjithçka është e bardhë. Dr. F. – Ç’bëni ju mbi këtë bangë? P. – Pres makinën. Dr. F. – Ku gjindeni? P. – Në Egjipt. Dr. F. – Më thoni se ç’po ndodh duke e lënë kohën të rrjedh. 83
  • 85. Ju keni qenë këtu më parë P. Toni i saj ngjiret. – Hë... jam e brengosur. Dr. F. – Do të numëroj deri në tre dhe, në tre, ju do të kuptoni përse jeni e brengosur.Një... dy... tre. P. – Unë... e lëshoj fshatin tim... Nuk mund të qëndroj më tej. (Duket t’i vjen keq.) Dr. F. – Pse? P. - ...Unë kam.... Kam mbushur vitet që duhet të ik. Dr. F. – Të ikni ku? P. – Në një fshat tjetër. Dr. F. – Jeni vetëm? P. – Jam e vetmuar mbi bangë... Dr. F. – Mirë. Do të doja që tani, deri në tre, të kaloni në një moment tjetër me rëndësi.(Ajo numëron.) Çfarë vëreni? P. – Nuk dua të ik. Dr. F. – Përse? P. – Kam frikë. (Zëri i këputet.) Dr. F. – Nga kush? P. – Nuk e di... nga ai që më pret në fshatin ku duhet të shkoj. Dr. F. – Shkoni të jetoni tek njerëzit që i njihni? P. – Jo. Dr. F. – E ç’do të bëni atje, pra? P. – Asgjë nuk di. Dr. F. – Dëshironi të thoni se ju shkoni në këtë fshat pa ditur se ç’do të bëni atje? P. – Euh, po. Dr. F. – Sa vjeç jeni? P. – Oh! ...hë... gjashtëmbëdhjetë. Dr. F. – Si e keni emrin? P. – Hë... Dr. F. – Cili emër ju përshkon mendjen? (Heshtje.) Dr. F. – Asnjë? P. – Jo. Dr. F. – Tash, do të kalojmë në momentin e arritjes në fshat. P. – Unë... Sapo mbërriva... Ndjehem... krejtësisht e vetmuar. Nuk di nga t’ia mbaj...ndjehem e humbur. (Shumë e mërzitur.) Dr. F. – Ndjeheni e vetmuar? P. – Po, po. Dr. F. – Ç’keni ndërmend të bëni? P. – Nuk e di. Dr. F. – Keni para? P. – Hë... Po, kam pak. Dr. F. – Si do t’ia dilni të mbijetoni? P. – Unë... kam qenë tashmë shërbyese... por... për momentin... s’kam asnjë ide seç’më pret. Dr. F. – Përse ju larguan? Ju më thatë se nuk mund të qëndroni më për shkak tëmoshës. Është kjo një traditë sipas së cilës ju duhet ta lëshoni shtëpinë dhe familjen tuaj? P. – Kështu më kanë thënë, më duket. Dr. F. – Kush ju ka thënë? P. – Nëna?... Po, nëna ime. Dr. F. – Për cilën arfye ju kanë larguar? P. – Kujtoj se babai më donte paksa tepër dhe nëna... më largoi për këtë shkak.84
  • 86. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. – Ju më thoni se babai ju donte paksa tepër, ç’dëshironi të thoni me këtë, mësaktësisht? P. – Ai është dashuruar në mua, besoj. Nëna ime pëlciste nga gjelozia. Dr. F. – Ju e kuptonit në tërësi këtë situatë? P. – Hë, e doja shumë babain tim... refuzoja të besoj se ai ishte i tillë, por nëna m’i kahapur sytë. Dr. F. – Çka ju tha ajo? P. – Që unë isha shumë... shumë e bukur... që im atë më preferonte në vend të saj dheprandaj unë duhet të ikja. Dr. F. – Si keni reaguar karshi këtij qëndrimi të nënës suaj? P. – Mendovj se ajo e ka për inat por edhe se duhet t’i bindesha urdhërit të saj. Dr. F. – Si quhet fshati juaj? P. – Zat. Dr. F. – Në cilin vit jeni? P. – Ç’do të thotë “vit”? Dr. F. – Ju pyes cila është data e këtij epizodi? (Heshtje.) Dr. F. – Kjo s’ka edhe gjithaq rëndësi... Më thoni si jeni veshur? P. – Një... pëlhurë... e kaltër... brenda jam e veshur. Dr. F. – Pëlhura është e trashë apo e hollë? P. – Shumë e hollë. Dr. F. – E kaltër, në cilën nuancë? P. – Ah... ngjyrë qielli. Është fustani im më i bukur. Dr. F. – Mbani diçka në këmbë? P. – Asgjë. Dr. F. – E në kokë? P. – E kam një pikë të kaltër. Dr. F. – Ju lutem? P. – Është... pudër e ngjyrosur që e kam vendosur në ballë. Dr. F. – Në cilin vend saktësiaht? P. – Në mes. Dr. F. – Si?... P. – Në mesin e ballit. Dr. F. – Është ky një rit? P. – Po. Dr. F. – Keni makijazhe tjera? P. – Jo, nuk është e lejuar. Dr. F. – E kjo pikë e kaltër nuk merret si makijazh? P. – Më parë do të thosha si një orendi. Nuk është... jo... nuk është ky një makijazh. Dr. F. – Dhe ju e bartni atë çdo ditë? P. – Përditë. Dr. F. – Ma bëni një portret tuajin. P. – Jam... e vogël, e hollë... flokët e gjatë dhe të zezë. Dr. F. – si i mbani ata? P. – Të kthyer prapa... të tërhequr dhe të lidhur prapa kokës. Dr. F. – Si ju quajnë? Emri juaj? P. – Meteus. Dr. F. – Mbiemri? P. – Seat... emri i babait. Dr. F. – Mirë. Ngjituni në kohë deri në një moment domethënës. Një... dy... tre. 85
  • 87. Ju keni qenë këtu më parë P. – E kam gjetur një vend për të banuar. Dr. F. – Çfarë vendi? P. – Është... si një hotel. Krejt bardh... me një dysheme të bardhë. Dhoma është gati ezbrazët. Dr. F. – Si është e mobiluar? P. – Një dyshek... më duket se është edhe një karrige. Dr. F. – Ka tablo apo piktura në mure? P. – Jo, muret janë të zhveshur. Dr. F. – Keni fjetur ketu natën e shkuar? P. – Jo, kjo është nata e parë. Dr. F. – Çka mendoni të bëni tani? P. – Do të kërkoj punë. S’kam mjaft para për të banuar gjatë këtu. Duhet të fitoj para. Dr. F. – Është kjo hera e parë që jeni e vetmuar, larg shtëpisë? P. – Po, hera e parë. (E frikësuar.) Dr. F. – Si kaloi udhëtimi? P. – Unë... nuk më kujtohet... Kisha frikë dhe... mendoja vetëm në një gjë të vetme...“Ç’do të bëhet me mua?” Dr. F. – Ishte rrugë e gjatë? P. – Jo. Dr. F. – Jeni shumë larg shtëpisë? P. – Oh!... Disa orë. Dr. F. – Mirë. Lëreni kohën të rrjedh deri në epizodin tjetër me rëndësi. (Ajo numëronderi në tre.) P. – Oooh... dikush... një burrë prapa derës. (Ajo trembet me tërë trupin.) Dr. F. – Ku ndodheni ju? P. - Në dhomën time. Dr. F. – Ç’bën ky burrë te dera juaj? P. – Nuk e di. Dr. F. – A ka trokitur apo porta është e hapur? P. – Heu... ai rri aty, kjo ëahtë e tëra. Dr. F. – Si duket ai? P. – Mendoj se është i madh dhe i trashë, nuk e di. Nuk e shoh. Dr. F. – Pse? P. – Sepse dera është e mbyllur. Dr. F. – Por, si e dini se ai është aty? P. – Sepse e ndiej. Dr. F. – Ç’bën ai? P. – Mendoj se po pret që t’ia hap derën. Dr. F. – Ju thërret apo troket? P. – Huf...Ai thotë diç. Dr. F. – E kuptoni se ç’do? P. – Kërkon t’ia hap derën. Dr. F. – E ju ç’mendoni? P. – Nuk dua t’ia hap. (Me një zë të vendosur.) Dr. F. – Pse jo? P. – Sepse nuk e njoh? Dr. F. – Ç’ndodh tash? P. – Ai ikën. Dr. F. – Ka dera shul? P. – Po, përndryshe ai do të kishte hyrë.86
  • 88. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. – Ka provuar ta hap? P. – Po. Dr. F. – Cila është përshtypja juaj në këtë çast? P. – Nuk dua të rri këtu. Dr. F. – Ku dëshironi të shkoni? P. – Do të dëshiroja të kthehem në shtëpi. Dr. F. – Kaloni tani në ngjarjen vijuese më interesante. Një... dy... tre. P. – Vërej se... qenka tepër vështirë të gjej punë. Dr. F. – Ende asgje s’keni gjetur? P. – Jo. Dr. F. – Çka keni kërkuar deri më tani? P. – Një punë që di ta kryej... hë... një vend... shërbyese në ndonjë restaurant. Dr. F. – Dhe, nuk keni gjetur? P. – Jo. Dr. F. – E ç’do të bëni tash? P. – Të njëjten pyetje ia parashtroj edhe unë vetes. Dr. F. – Kaloni tani në ngjarjen tjetër. Unë numëroj deri në tre... P. – Jam sërish në dhomën time... gjithnjë kjo ndjenjë e vetmisë... dhe ai burri përsëritek dera. Dr. F. – E dini se kush është ai? E keni parë? P. – Besoj se është padroni i bujtinës. Dr. F. – Ç’bën ai tek dera juaj? P. – Do të hyjë brenda. Dr. F. – Pse? P. – Për të çuar dashuri. Dr. F. – Prej nga e dini ju këtë? P. – Nuk e di por ma thotë mendja. Dr. F. – E si do t’ia bëni? P. – Nuk dua ta bëj këtë. Dr. F. – Keni çuar tashmë dashuri me ndokë? P.- Jo. Dr. F. – Të shohim, si duket... patroni i kësaj bujtine? P. – Është i trashë... dhe i shëmtuar. Dr. F. – Banon ai në bujtinë? P. – Po. Dr. F. – Ç’po ndodh në këtë moment? P. – Ooooh... ai hyri në dhomën time. (E shokuar.) Dr. F. – Hyri në dhomë? P. – Po. Dr. F. – Si mundi të hyjë? P. – Ai hyri. Vetëm këtë e di. (E kapluar nga panika.) Dr. F. – E tash, ç’po ndodh? P. – Hë... Jemi në shtrat. Dr. F. – Po, a?... P. – Ai... ai më dhunon.... më rrëmben. (Frymëmarrja i shpeshtohet.) Dr. F. – Çfarë ndjeni ju? P. – Nuk mund të mbrohem... kam frikë. Dr. F. – Ç’bën ai në këtë çast? P. – Oh! Ai është duke më... përqafuar, shtrënguar... kjo është gërditëse. (Me fytyrë tëfrikësuar.) 87
  • 89. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. – Shumë mirë. Shkoni tash në skenën e radhës, më të rëndësishmen. Një... dy...tre. P. – Ooooh! Dr. F. – Ç’u bë? P.- Oh! Ai... pasi e bëri atë që deshi, ai më përqeshi. (Qeshje e thartë.) Dr. F. – Ai ju përqeshi? P. – Po. Dr. F. – Ju tha diç? P. – Më tha... se isha e virgjër. Dr. F. – Çfarë ndjenje ju kaplon? P. – Jam e pashpresë. Dr. F. – Si ishte të çosh dashuri me këtë burrë? P. Qeshje e thartë. – E tmerrshme. Dr. F. – Si mendoni? P. – Ai... ai është... shumë i fortë... dhe unë jam shumë e ngushtë... kjo më shkaktontedhembje. (Ajo dridhet.) Dr. F. – Keni vuajtur shumë? P. – Po, po. Do të doja... ta vrisja! Dr. F. – Provoni ta ruani qetësinë dhe lëreni ndërdijen tuaj t’ju dërgojë në ngjarjentjetër. (Ajo numëron deri në tre.) Ç’po ndodh tash? P. - Oh... ai erdhi sërish! (E pashpresë.) Dr. F. – Kur kështu? P. – Të nesërmen në mëngjes. Dr. F. – Është ai aty në këtë moment? P. – Po. (Ajo trembet.) Dr. F. – Ç’dëshiron akoma? P. – Të njejtën gjë. Dr. F. – Po ju, ç’bëni? P. – Ç’mund të bëj unë? (E nevrikosur dhe me dyshim.) Dr. F. – Çfarë keni ndjerë kësaj radhe? P. – Të njejtën gjë. Dr. F. – I ke rezistuar? P. – Kam provuar por... ai është shumë i fortë... si një kal. (Trupi i saj tronditet.) Dr. F. – Po qani? P. – Po, qaj dhe rezistoj... por kjo s’bën punë. Pikërisht këtë ditë, Meteus ka ikur nga kjo bujtinë dhe ka gjetur një vendpune sishërbyese tek një çift i moshuar. Ajo m’i numëron detyrat e shtëpisë. Ajo duhet herë pas heretë shkojë të marrë ujë tek një burim diku në shkretëtirë me një kafshë mjaft antipatike por tëmirë (një deve?). Ajo është martuar dhe ka vdekur në moshën njëzet e gjashtë vjeçare dukesjellur fëmijën e vet të parë në jetë. Lindja ka qenë shumë e vështirë dhe vetëm burri i saj ikishte qëndruar afër. Pasi e ka ndier vajin e parë të çunit të saj “ajo ëahtë ndjerë e ikur... dikularg, gjithnjë e më larg... për ta gjetur paqen për të parën herë pas kaq shumë vitesh tëmundimshme”. Në dalje të transit, ajo tund kokën dhe me një mërzi të paparë, mbledh fjalët: - Zoti im, ishte... ishte e tmerrshme të dhunohesh! Lotët akoma i rrëshqasin në fytyrë. Ajo dënesë për minuta të tëra. Pasi kthehet në vete,e pyes për personazhet tjerë të takuar në këtë regresion.88
  • 90. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes - Kisha përshtypjen se në këtë ekzistencë, i ati im ishte Marku... ndërsa burri që mëdhunoi ishte kunati im. Kurrë nuk ndihem e qetë kur jam afër tij. Edhepse e kishte ripërjetuar këtë ekzistencë me një precizitet dhe forcë tëjashtëzakonshme, ajo nuk heziton të shtojë edhe këtë: - Nuk jam plotësisht e bindur se e gjithë kjo të ketë ndodhur me të vërtetë... por nëanën tjetër, si do të mundja ta imagjinoja një rrëfim si ky?! Javën e ardhshme, Patricia shkëlqen. - Asnjëherë më parë puna s’më ka shkuar kaq mirë në planin seksual, më thotë ajo. Endjej se dita-ditës po bëhem një femër e pasionuar. Më parë, nuk imagjinoja se do të arrij derinë këtë pikë. (Pastaj, për një çast, ajo shton me një zë të vrazhdë:) Jam e sigurt se isha në pragtë orgazmit, por nuk munda ta kap dot. Brenda pak minutave, pasi ajo u zhyt në transin e plotë, ndërdija e saj na bën meshenjë se na ka mbetur edhe një eksperiencë jetësore e kaluar për ta ripërjetuar. Kjo do të ishtee pesta me radhë brenda pesë seancave! Mbërrimë me të vërtetë para pengesës së fundit? Sakaç, zëri i Patricias transformohet lehtësisht dhe “një vajzë e vogël” fillon ta rrëfejëtregimin e saj: Patricia – Vërej... një kasolle të vjetër prej druri që gati sa nuk është rrënuar nëgërmadhë. Dr. Fiore – Tjetër, ç’po vëreni? P. – Një plak me mjekërr të gjatë... është i leckosur fare. Dr. F. – Ç’bën ai? P. – Ai... hë... ai qëndron në këmbë para derës. Dr. F. – Kush është ky njeri? P. – Babai im. Dr. F. – Po ju, ku jeni? P. – Para kasollës. Dr. F. – Më rrëfeni për veten tuaj. P. – Jam pesë vjeçe. Dr. F. – Pesë vjeçe? Jeni çun apo gocë? P. – Gocë. Dr. F. – Si ju quqjnë? P. – Becky. (Me një zë të turpshëm.) Dr. F. – Në cilin shtet jetoni, Becky? P. – Në shtetin e Arizonës. Dr. F. – Ç’jeni duke bërë për momentin? P. – Asgjë... Thjesht, qëndroj këtu, kjo ështëe tëra. Dr. F. – Mirë. Do të kërkoj nga ndërdija juaj që të kaloni në një ngjarje tjetër tërëndësishme... diçka që do të ishte shumë e rëndësishme për ta ditur edhe ju. Një... dy... tre.Ç’ndodh tani? P. – Një burrë në kal arrin... Është goxha i madh dhe ka flokë të zezë. Dr. F. – Duket më i ri se babai juaj? P. – Heu... po. Dr. F. – Dikush që ju e njihni? P. – Nuk... nuk e di. Dr. F. – Sa vjeçe jeni tash? P. – Edhe më tej pesë. 89
  • 91. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. – Ç’bën kalorësi? P. – Ai... më afrohet. Unë... unë ndjehem e pambrojtur... krejt e paforcë. Dr. F. – E paforcë? P. – Kam uri. Dr. F. – Si kështu? P. – Nuk kam ngrënë. Dr. F. – Që kur? P. – Qe dy ditë. Dr. F. – Pse? P. – Sepse... ne s’kemi asgjë për të ngrënë. Dr. F. – Sa persona jeni në kasollen tuaj? P. – Babai dhe unë. Dr. F. – Vetëm babai? P. - Hë, po. Dr. F. – Cila ndjenjë ju kaplon tek po e shihni këtë njeri që po ju afrohet? P. – Asgjë e veqantë. E vështroj, thjesht. Dr. F. – E njihni atë? P. – E kam parë tashmë. Dr. F. – Ç’bën ai në këtët çast? P. – Ai më merr në krahët e tij dhe... më shtrëngon. Pyes veten përse e bën këtë? (Ebefasuar.) Ai... kjo s’më pëlqen hiç, më kuptoni? Dr. F. – E tani? P. – Ai më zhvesh. (Ajo ka frikë.) Dr. F. – Ku po ndodh kjo? P. – Para kasollës sonë. Dr. F. – S’është askush afër? P. – Jo. Babai është mbyllur brenda. Dr. F. – Si e përjetoni momentin kur ai ju zhvesh? P. – Jam e hidhëruar. Pse... pse ma bën këtë? Kjë nuk më pëlqen. (Ajo fsheh fytyrën meshuplakat e saj.) Dr. F. – Po tani, ç’bën ai? P., me një zë murmuritës. – Ai... ai më prek. Dr. F. – Çfarë përshtypje ju krijon kjo? P. – Rezistoj... me duar e këmbë... s’më pëlqen kjo. (Me një ton ankues.) Dr. F. – Dhe pastaj? P. – Më shtrin për dhè dhe... më vështron, e pastaj... ai hyn në kasollë për të folur mebabain. Dr. F. – Keni ndonjë rrobe në trup? P. – Jo. Dr. F. – Si ndjeheni kështu? P. - E turpëruar. (Me një zë të heshtur ankues.) Dr. F. – Po qani? P. – Jo. Dr. F. – I keni folur diç këtij njeriu? P. – Jo. Dr. F. – Bëni progres të lehtë në kohë. Ç’ngjet tani? P. - Ai del nga shtëpia. Dr. F. – Vetëm? P. – Po. Dr. F. – E ju, ku qëndroni?90
  • 92. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes P. – Jam fshehur. Nuk dua që ai të më vërejë. (Me zë të vogël.) Dr. F. – Jeni veshur në ndërkohë? P. – Po... Burri ikën. Dr. F. – E ju, ç’bëni pra? P. – Hyj në kasolle për ta takuar babain. Dr. F. – Ç’bën ai? P. – Ai më shikon pa thënë asnjë fjalë. Mendoj se ai e di, por nuk dëshiron të shikojë. Dr. F. – E ju ç’mendoni? P., pas një heshtje. – Mendoj se... ai s’mund të bëj gjë. Dr. F. – Ju pyes tash të udhëtoni në kohë deri në një ngjarje interesante të cilën juduhet ta dini patjetër. (Ajo numëron deri në tre.) P. – Ai burri vjen sërish. I jep ca para babait tim (qeshje e hidhur)... për mua... nëndërrim. Dr. F. – Prej nga e dini ju këtë? P. – Sepse... ai më merr, më hip mbi kal dhe ne ikim. Dr. F. – Si ndieheni ju? P. – Kam frikë. (Një pikë loti rrjedh mbi faqen e saj.) Dr. F. – Ç’ndodh sipas mendimit tuaj? P. – Ai më merr me vete. Dr. F. – E kur mendoni të ktheheni? P. – Nuk do kthehem më. Dr. F. – Ai ju flet diç? P. – Jo. Dr. F. – Avanconi deri në momentin kur arrini në shtëpinë e tij. Ç‘vëreni rreth epërqark? P. – Ai... ka një kasolle të bukur, shumë më të bukur se e jona. Është shumë e pastër.Ka për të ngrënë dhe... hëm.. kam aq shumë uri. Dr. F. – E ai, ç’bën me të arritur në shtëpi. P. – Ai, më lë të ha. Dr. F. – Të hani çka? P. – Fasule dhe bukë. Dr. F. – Është edhe dikush tjetër në shtëpinë e tij? P. – Më duket... se është edhe një vajzë tjetër. Më e moshuar se unë. Dr. F. – Tash, ç’po ndodh? P. – Ai... ai më shpjegon se unë jam këtu për të punuar... se duhet... t’ju qes pulave përtë ngrëne dhe t’i bëj punët e shtëpisë me... atë vajzën tjetër. Dr. F. – Si ju duket ajo? P. – Nuk e njoh akoma. Më duket të jetë e mirë. Dr. F. – Mirë. Të kalojmë tash në epizodin e radhës. Një... dy... tre. P. – Ajo vajza më shpjegon se ç’ndodh këtu. Dr. F. – Ç’thotë ajo? P. – Ajo më thotë se ai i shfrytëzon vajzat që janë tek ai... por edhe i ushqen, kështuato nuk vdesin urie... Për këtë arsye ajo rri këtu... për të mos vdekur urie. Dr. F. – Në ç’mënyrë ai i shfrytëzon vajzat? P. – Ai... ai bën me të tjerat njësoj siç bëri edhe me mua. Dr. F. – Përpos kësaj vajze, ka të tjera për momentin? P. – Hë... besoj se s’ka. Dr. F. - Tani, Becky, në tre, kaloni në ngjarjen e ardhshme. (Ajo numëron.) P. – E dëgjoj vajzën e cila bërtet. Ajo... është me të në këtë çast. Pyes përse bërtet ajo?(Ajo fillon të frikësohet.) 91
  • 93. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. – Ku janë ata? P. – Në dhomën e tij. Dr. F. – Sipas jush, ç’i bën ai asaj? P. – Mendoj që... besoj... se ia bën të njejtën gjë si mua. Dr. F. – E vështron e pastaj e prek? P. – Hë... po. Dr. F. – Çka ndjeni ju duke i dëgjuar britmat e saj? P. – Si ajo... do të doja të ik por frikësohem. Dr. F. – Pse keni frikë? P. – S’dua të kem uri. Dr. F. – Mirë. Në tre, kaloni në ngjarjen e radhës. (Ajo numëron.) P. – Shpëtova. Vrapoj në shkretëtirë... jam e zbathur, i ndjej kaktusët nën këmbë. (Zërii terrorizuar.) Dr. F. – Kur ikët? Ditën kur edhe erdhët? P. – Jo, më vonë. Dr. F. – Keni qëndruar gjatë tek ky njeri? P. – Jo shumë gjatë. Dy apo tri ditë... kam vjedhur ushqim... Unë... Dr. F. – Sa është ora? P. – Ora e nxehtë... më e nxehta. Dr. F. – Përse keni ikur, Becky? P. – Nuk dua... nuk dua të nis nga fillimi... Nuk dua të m’i bëjë të njejtat gjëra. Dr. F. – Ju ka bërë ato sa ishe teka ai? Ju mund të mi thoni të gjitha, apo jo Becky? P. – Ai... më ka vështruar... më ka... më ka përkdhelur me... me gishtin e tij. Dr. F. – Çfarë efekti ju shkaktonte kjo? P. – Hë... kisha frikë... dëshiroja të ik sa më parë. Dr. F. – Mirë. E tani do të doja që ju të rrëshqisni në kohë deri në ndodhinë më tërëndësishme. (Ajo numëron deri në tre.) P. – Jam shumë e lodhur dhe kam tmerrësisht nxehtë. Dr. F. – Ku ndodheni? P. – Nuk e di. Dr. F. – Jeni në shkretëtirë? P. – Heu, po. Dr. F. – Ështe akoma dita e ikjes suaj? P. – Po. Dr. F. – Ç’po ndodh tjetër? P. – Më duket vetja shumë e fryrë... e stërfryrë. Dr. F. – Vërejeni me vëmendje veten tuaj. Ka gjëra që kanë ndryshuar në ju? P. – Vërej se jam... trashur së tepërmi. Unë... nuk mund më të lëviz. (E habitur.) Dr. F. – Nuk mund më të lëvizni? P. – Jo, jam... shumë e enjtur për të lëvizur. (Plotësisht e tronditur.) Dr. F. – Ç’bëni pra? P. – Rri e shtrirë përtokë. Dr. F. – Ç’farë ka mundur të ju ndodhë? P. – Jam therrur apo kafshuar. Dr. F. – Kur? P. – Oh!... gjersa po vrapoja në shkretëirë. Dr. F. – Keni vënë re diçka? P. – Besoj se ishte një gjarpër... që më kafshoi. Kam provuar ta evitoj atë, por... Dr. F. – Çfarë ndjeni tjetër, Becky?92
  • 94. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes P. – Diellin që më përvëlon... ndihem akoma më e dobët se kur kisha uri... Aq shumëjam enjtur. Kam përshtypjen se do të pëlcas. (Zëri i saj vjen duke u ngjirur.) Dr. F. – Po vuani shumë? P. – E ndiej lëkurën siç këlcet duke u fryrë. Dr. F. – Kaloni në tre, në momentin e ardhshëm. Një... dy... tre. P. – Më duket se dëgjoj dikë duke ardhur, por jam kaq e paforcë... Dr. F. – Ç’bëni tash, Becky? P. – Rri e shtrirë... Asgjë nuk mund të bëj, nuk mund të lëviz. Dr. F. – Çfarë ndjeni? P. – Unë... asgjë... nuk ndjej. Dr. F. – Edhe më tej po ajeni? P. – Gjithnjë e më shumë. Dr. F. – Të shphim tash, se ç’do ndodh. Kush vjen? P. – Besoj... të jetë vajza. Dr. F. – Vjen në këmbë? P. – Jo, në kal. Dr. F. – Në kal? P. – Hë... po. Dr. F. – Ju ka vërejtur? P. – Po. Dr. F. – Çfarë bën ajo? P. – Më ngrit. Dr. F. – E pastaj? P. – Kthehemi me kal në shtëpinë e burrit... Nuk dua të kthehem tek ai, por s’kam mëforcë... Dr. F. – Si mbaheni në kal? P. – Ajo... më mban. Dr. F. – Tani, në tre, do të kalono në ngjarjen vijuese. (Ajo numëron.) P. – Nuk ndihem më e enjtur. Dr. F. – Si ndodhi? Dikush ju ka shëruar? P. – Po, ajo vajza. Dr. F. – Si? P. – Ajo... ajo më ka dhënë diçka të pijë për t’u shfryrë. Dr. F. – Çfarë pije? P. – Diçka që ka mbledhur në shkretëtirë. Dr. F. – Barishte apo gjethe? P. – Hë, po. Dr. F. – Ka kohë të gjatë që kur keni arritur në këtë shtëpi? P. – Nuk e di. Dr. F. – E keni parë burrin? P. – Ai është në udhëtim. Dr. F. – Të kalojmë tash në ngjarjen tjetër të rëndësishme. Një... dy... tre. (Heshtje e gjatë.) Dr. F. – Në çka po kujtoheni? P. – Heu... diçka që ka erë të mirë... Heu, jam shtrirë në shpinë... krahët i kam tëkryqëzuar. Dr. F. – Krahët e kryqëzuar? P. – Po... mbi gjoks. Jam e shtrirë në një si kuti. Vajza më ka sjellur lule. Dr. F. – E ju ç’bëni në këtë kuti? P. – Unë... unë nuk jam më... në trupin tim. 93
  • 95. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. – E ku jeni pra? P. – Unë jam... diku gjetkë, por e shoh veten të shtrirë aty. Po, po, ajo jam unë. Dr. F. – Do të thotë, ju e vëreni veten? P. – Po. Dr. F. – Dhe po ndieni një aromë të këndshme? P. – Po, po. Dr. F. – Kush tjetër është aty, përpos vajzës? P. – Vetëm ajo. Dr. F. – Askush tjetër. P. – Jo. Dr. F. – Ku ndodhet kutia? P. – Në... në shkretëtirë. Dr. F. – Është e mbyllur? P. – Jo, vajza mund ta shoh trupin tim. Dr. F. – Dhe ajo qëndron aty, pranë teje, fare vetëm? P. – Po. Dr. F. – Po tani, ç’bën ajo? P. – Fillon të largohet. Dr. F. – Ndërsa ju? P. – Unë... thjesht... rri e shtrirë në kuti. Dr. F. – Mendoni se jeni rikthyer sërish në trupin tuaj? P. – Jo. Dr. F. – Më thoni atëherë ku ndodheni ju? P. – Unë fluturoj. Dr. F. – Jeni vetëm? P. – Nuk ndjehem më e vetmuar. (Zëri gjithnjë e më i sigurt.) Nuk ndjej asgjë. Nuk endjej më as vapën. Dr. F. – D.m.th. nuk ndjeheni më e enjtur? P. – Jo. Dr. F. – Po cilat janë përshtypjet tuaja? P. – Hë, jam e lumtur. Unë... unë ndjej... (Heshtje e gjatë.) Unë nuk ndjej... kënaqësi...Jo, është vetëm paqe... s’kam më frikë... Hë... unë fluturoj. Dr. F. – Mendoni ca për Becky-n. A mund të më thoni në cilën epokë jetoi ajo? P. – Në epokën e thatësisë së madhe... 1849? Dr. F. – Vazhdoni ta kujtoni Becky-n. A ka përjetuar ajo seksualisht edhe gjëra tjerapërpos prekjeve të atij burri? P. – Po. Por ajo refuzon ta thotë. Dr. F. – E ju, a do të ma thonit mua? Kjo është fare normale, unë jam këtu për t’jushëruar. P. – Heu... Ai ka provuar me zor... ta fus penisin në atë por nuk ia ka dalur. Dr. F. – Pse? P. – Sepse ajo ishte shumë e ngushtë. Dr. F. – Dhe pikërisht në atë moment ajo ka vendosur të ikë? P. – Po. Në të dalur prej transit, Patricia duket shumë e mërzitur. - Becky me të vërtetë ka përjetuar gjithë gamën e sentimenteve: tronditjen,zhvleftësimin, frikën dhe disa reaksione seksuale të cilat i përjetoj edhe vet. Të gjitha këtokrijojnë edhe më turbulenca, thotë ajo.94
  • 96. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Ajo fikson shikimin në mua ndërsa unë në këtë shikim të saj vërej dhembjen e thellëqë ajo ndien për Becky-n dhe për të gjitha torturat e përjetuara prej saj. Sytë e saj mbushen melotë. Ajo zhytet përbjëherësh në një heshtje medituese. Kësaj here, Marku nuk merrte pjesë nëeksplorimin e një jete të saj të kaluar. E lodhur, e dëshpruar, ajo më pyet: - Mendoni se e kemi përfunduar tashmë? Na kanë mbetur edhe të tjera jetëra të kaluarapër t’u eksploruar? Unë, tund kokën. Vetëm ndërdija e saj mund ta di përgjigjen në këtë pyetje. Dhe, ndërdija e saj përgjigjet, në fakt, që në fillim të seancës vijuese. Na ka mbeturedhe një ekzistencë për ta eksploruar. Nën hipnozë, ajo kthehet me lehtësi në një ngjarje që ka lidhje direkte me atë që epengon ta shijojë plotësisht kënaqësinë seksuale. Dr. Fiore – Çfarë vëreni përreth jush? Patricia – Një ambient të blertë... shumë të blertë... drunj... gjelbrim shumë të dendur. Dr. F. – Jeni në ambient të hapur? P. – Hë, po. Dr. F. – Çka vëreni më tej? P. – Jam në një livadh dhe vështroj... anën tjetër të bregut të lumit. Dr. F. – Si jeni e veshur? P. – Heu... me... një lëkurë kafshe... që ne e quajmë tupa. Dr. F. – Me postaçi të tupas? P. – Po, është një lloj ketri... që e veshin gratë. Dr. F. – Më rrëfeni për veten tuaj. Bëjeni një përshkrim. P. – Unë... unë nuk e shikoj veten. Dr. F. – Jeni duke bërë diçka tek po e vështroni anën tjetër të bregut? P. – Jam duke peshkuar. Dr. F. – Më thoni diç më tepër. P. – Peshkoj për... ta përgaditur darkën. Dr. F. – Me çka e nxëni peshkun? P. – Me një lloj grepi. Duhet... bërë shpejt, përpos për peshqit e mëdhenj që janë më tëngadalshëm. Ata nxihen më lehtë por nuk janë aq të shijshëm. Dr. F. – Peshkoni shpesh? P. – Përditë. Duhet... duhet me qenë shumë syçelë. Unë jam andej lumit dhe do tëmund... të më kapin. Duhet të jem vigjilente. Dr. F. – Nga kush keni frikë se do t’ju kapin? P. – Nga kafshët egërsira apo... nga fisi tjetër. Dr. F. – Si quhet populli juaj? P. – Choulou. Dr. F. – Choulou? Në cilin vend jetoni? (Heshtje.) Dr. F. – Nuk e dini? P. – Jo. Dr. F. – Më flisni për veten tuaj. Keni fëmijë? Jeni e martuar? P. – Jam... jam me një burrë. Akoma s’kam fëmijë. Dr. F. – Çfarë ndjenja keni për këtë njeri? P. – Ai më lë t’i kryej të gjitha punët. (Ajo rrudh gojën në shenjë inati.) 95
  • 97. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. – Është kjo një traditë e popullit tuaj apo ai ju detyron të punoni më shumë segratë tjera? P. – Shumë më shumë. Ai e kalon kohën e tij duke gdhendur grepat. Ai nuk dëshirontë shkojë në gjueti me të tjerët. Njerëzit e fisit na përqeshin... sepse ai... nuk gjuan. Ai... unëmendoj se ai frikësohet. (Me një ton të mbushur pezm.) Dr. F. – E burrat që shkojnë në gjueti, lëndohen shpesh? P. – Po. Dr. F. – Më flisni tash për fiset tjera. Janë ata në armiqësi me tuajin? P. – Po. Dr. F. – A mund të më sqaroni përse? P. – Ne... ne jemi më të fortët, por fiset tjera depërtojnë nganjëherë në territorin tonë.Ne... gjithmone kemi ngadhnjyer, deri më tash, por, si duket, kjo nuk do të zgjas edhe shumëgjatë. Dr. F. – Kur armiqtë tuaj ju sulmojnë, ata depërtojnë brenda në fshat? P. – Po. Zakonisht natën. Dr. F. – Ç’bëjnë ata? P. – Ata provojnë... t’i vrasin burrat tanë dhe... por nuk ia kanë dalur. Nuk e di seç’bëjnë tjetër. Nuk... kjo s’më pëlqen. Dr. F. – Ç’bëni ju tjetër përpos peshkimit? Keni edhe detyra tjera apo gjëra që i bënime kënaqësi? P. – Vjel fruta. Dr. F. – Cilat lloje? P. – Nëpër... kaçube... thana. Dr. F. – Pra, ju jeni në këtë moment në anën tjetër të lumit dhe thoni se duhet të kenikujdes. Jeni e vetmuar? P. – Po. Dr. F. – Pse keni kaluar lumin? P. – Sepse... unë këtu peshkoj. Dr. F. – Si e kaloni lumin? P. – Ne kemi... vendosur ca trupa drunjsh... pemë... mund ta kalojmë atë pa rënë nëujë. Dr. F. – Dhe ju gjithnjë po vështroni anën tjetër të lumit? P. – Hë... Po. Dr. F. – Mirë. Do të doja që ju të kaloni në ngjarjen tjetër. (Ajo numëron deri në pesë.) P. – Sapo hyra në kasolle. Ai gjithmonë rri brenda. Ne nuk flasim. Ai e di... që mëturpëron. Por, aq ia bën atij. (Ajo kafshon buzët.) Dr. F. – Që kur jeni bahskërisht? P. – Heu. Dr. F. – Edhe nëse nuk e dini, nuk ka rëndësi. Ndoshta do t’ju kujtohet më vonë.Vazhdoni dhe vëreni mirë se ç’po ndodh tani kur jeni kthyer në shtëpi. P. – Unë duhet... t’i zbraz peshqit... t’i pastroj... kokën ia këpus me dhëmbë. Dr. F. – Jua këpusni kokën me dhëmbët tuaj? P. – Po. Dr. F. – Nuk gërditeni? P. – Duhet ta bëj patjetër për të vazhduar pastaj me një copë druri të fortë në brendësitë barkut dhe për t’ia çarë atë. Më pas i pastroj dhe i ziej. Dr. F. – E tani, në pesë, kaloni në ngjarjen tjetër. Një... dy... Concentrohuni nëfrymëmarrjen tuaj dhe lëreni këtë skenë të fshihet për tçi lënë vend tablos së re që doformësohet... Tre... katër... pesë.96
  • 98. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes P. – Hë... nata bie. Ky është momenti që e urrej më së shumti. Tash ai ngritet. (Me njëzë të ndarë mes pakënaqësisë dhe dorëzimit.) Dr. F. – Ç’doni të thoni me “ai ngritet”? P. – Ai... shkon në shtrat... dhe ai dëshiron... ta provojë të çojë... heu... ta kemi njëfëmijë. Edhe unë dua fëmijë, por... nuk dëshiroj... që ata t’i kem prej tij. Dr. F. – Nuk ju pëlqen të jetoni me të? P. – Jo. Nuk është aspak luftëtar. Dr. F. – Keni turp? P. – Po. Edhe sikur të kishim çuna, shpresoj... që të mos i ngjajnë atij. Dr. F. – D.m.th. ju nuk doni të jeni e tij? P. – Jo. Nuk e dua... por nëse dua të kam fëmijë... duhet bërë edhe këtë punë... prandajdhe e bëjmë. Dr. F. – Si është kjo për ju? P. – Asgjë. Dr. F. – Dhe kjo ndodh shpesh? P. – Çdo natë... derisa... ta ndiej fëmijën, e më pas asesi para se vogëlushi të ketëlindur. Këtë... kësisoj unë e pranoj. Dr. F. – Jeni e zonja ta bëni këtë? P. - Po, po. Dr. F. – Vetëm ngaqë dëshironi të keni fëmijë? P. – Po. Dr. F. – Po, a ndjeni kënaqësi? P. – Jo. (Me një gjest refuzimi.) Dr. F. – E gratë tjera të fisit tuaj? Ju tregojnë ato se çfarë ndjejnë me burrat e tyre? P. – Disa ndjejnë kënaqësi. Ato... kanë burra të mirë dhe nganjëherë më rrëfejnë gjëraqë unë nuk i besoj dot. Dr. F. – Çfarë gjëra, për shembull? P. – Që kjo punë... ato i bën të lumtura, që... kjo është si një diell... një lezet. Unë...nuk di si ta them. Dr. F. – E tani, kërkoj nga ndërdija juaj të ju transportoj në ngjarjen tjetër. (Ajonumëron deri në pesë.) P. (Fytyra e saj shkëlqen nga buzëqeshja.) – Unë... pres një fëmijë. Do ta... kem njëbebe. Dr. F. – Çfarë ndjenje ju kaplon? P. – Jam e lumtur. Dr. F. – E burri juaj vazhdon të ju marr çdo natë? P. – Jo. Dr. F. – Është kjo një traditë e popullit tuaj? P. – Po, vetëm nëse gruaja ka qejf... por unë nuk dua. Dr. F. – Si reagon ai kur ju e refuzoni? P. – Është njësoj për të. (I lëviz çerpikët.) Ai... është si gur. Ai madje përqesh... S’ka...në të nuk ka asnjë ngrohtësi, asnjë diell... ai thjesht është... si një gur. Dr. F. – Do të doja tsh, që ju t’i kapërceni pesë vitet e ardhshme në mënyrë që të arrininë një ngjarje të rëndësishme. Një... dy... tre... katër... pesë. P. – E kam një çun. (Me një zë të mbushur krenari.) Ai... më ka sjellur shumë lumturi.Nuk jam më aq e turpëruar. (Zëri i saj vjen duke u zbutur.) Ai do të... bëhet një luftëtar i zoti.Burrat... burrat tjerë të fisit e formësojnë tashmë. Ai... ai e ka vrarë... një majmun, një gorila...edhepse ai është fare i ri. (Vërehet tek ajo krenaria e nënës.) Dr. F. – Pra, ju jeni krenare për të? P. – Oh, po! Ai do të bëhet... shumë i zoti. 97
  • 99. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. – Si quhet ai? P. – Chitou. Dr. F. – E ju, si quheni ju? P. – Zaune. Dr. F. - A e njihni vendin ku jetoni, si quhet ai, shteti? P. – Kam... kam dëgjuar të thonë ... marinarët. Ata thonin se... është Shteti i Zi...shumë i madh... Nuk di asgjë më shumë. Dr. F. – Mirë. Tash, do të kërkoja nga ju që në pesë, të kaloni në ditën e fundit të jetëssuaj. Qetësohuni dhe përqëndrohuni në frymëmarrjen tuaj. (Ajo numëron.) P. – Hë... Djali im është afër meje dhe më shikon. Ai është në këmbë pranë meje. (Zërii saj sa vjen e bie.) Jam aq krenare për të. Nuk frikësohem që po ik. Dr. F. – Çfarë mund të lexoni në fytyrën e tij? P. – Heu... dhembje. Dr. F. – Po burri juaj, është aty pranë? P. – Hë... jo. Ai... nuk është këtu. Dr. F. – Ku është ai? P. – Ai... ka vdekur. Dr. F. – Keni pasur fëmijë të tjerë? P. – Jo. Dr. F. – A jeni plakur tashmë? P. – Po. Dr. F. – Prej nga e dini se ju do ikni së shpejti? P. – Ooooh... e ndjej. Edhe të tjerët më kanë thënë se kam qenë shumë e sëmurë dhe sedo mbaroj së shpejti... dhe unë undihem shumë e paforcë. Dr. F. – Prej cilës sëmundje lëngoni? P. – Jam mplakur... kjo është e tëra. Dr. F. – Si mendoni ju, çfarë ndodh kur vdes njeriu, kur ikën përgjithmonë? Cila ështëpërshtypja juaj? P. – Dielli im i brendshëm... e lëshon trupin tim të vjetër ndërsa unë shkoj tek tëtjerët... tek ata që tashmë kanë ikur. Është sikur... nëse e keni gjetur paqen për së gjalli, edhedielli juaj do të jetë paqe. Dr. F. – Mendoni se ju e keni gjetur paqen në të gjallët tuaj? P. – Po, e kisha djalin tim. (Duke qeshur.) Ai është krenaria ime. Dr. F. – Mendoni se dielli juaj kthehet në ndonjë trup tjetër në një moment të caktuar? P. – Këtë... nuk e di. Dr. F. – Tash, do kërkoj nga ju që ta arrini momentin preciz të vdekjes suaj e të mëthoni se ç’ndodh, ç’bëni ju dhe ç’bën djali juaj. P. – Ai shpërndan hi mbi trupin tim dhe këndon. Dr. F. – Ka edhe të tjerë përreth jush? P. – Po, ka edhe persona tjerë. Dr. F. – Keni ikur tashmë? Dielli juaj i brendshëm ju ka lëshuar tashmë? P: - Heu... jo. Dr. F. – E, çfarë ndjeni? P. – Kam përshtypjen se nuk jam më në trupin tim. Unë, nuk jam... më aty ku duhej tëisha! Dr. F. – Ma shpjegoni më mirë këtë? P. – Kam përshtypjen të jem në një rrafsh ndërmjetësues... nuk bëj më pjesë në këtëekzistencë. Por, akoma jo, as në ekzistencën tjetër. Unë... nuk jam as në njërën dhe as nëtjetrën. Dr. F. – Jeni e vetmuar?98
  • 100. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes P. – Ndjehem e vetmuar. (Një vizion paqeje në fytyrën e saj.) Dr. F. – Duke e rikujtuar jetën tuaj, ju shfaqet ndonjë ide se në cilin vend apo në cilënepokë është zhvilluar ajo? P. – Po... ka ngjarë në Afrikë... Nuk e di se kur. Dr. F. – Ju duket të ketë qenë një periudhë e vonshme apo e hershme? P. – Shumë e vonshme. Dr. F. – A mund të më përshkruani si dukeshit në rininë tuaj, cila ishte ngjyra e lëkurëssuaj, si ishin flokët tuaj, madhësia, etj.? P. – Isha shumë e zezë... më tepër se shumica e të tjerëve. Flokët i kisha të gjatë e tëdrejtë, qime të holla e të lëshuara. Dr. F. – Çfarë gjatësie dhe si i regullonit ata? P. – I lëshoja mbi shpatulla. Me një shkop i ndaja në dysh dhe pastaj i tërhiqja nga tëdy anët. Dr. F. – Keni bartur paruka, bizhuteri? P. – Kisha... guaca, dhëmbë dhe mbishkrime. Dr. F. – I bartinit në kolje, në zingjir? P. – Po. Dr. F. – Keni pasur të tjera paraqitje apo gjëra për ta stolisur trupin tuaj? P. – E kisha... një vrime në lëkurën e veshit dhe... një asht gorile të depërtuar në të sapër të treguar se sa isha krenare me djalin tim gjersa ai ishte i ri. Dr. F. – Ishte ky një asht nga gorila e tij e parë? P. - Po. I kërkoj Patricias të vie në vete dhe në kohën e tashme ndërsa unë i vë fund transit tësaj hipnotik. - Ky regresion ishte më i vrullshmi nga gjithë të tjerët, më thotë ajo, dhe kishapërshtypjen se ai ishte shumë i freskët, i vonshëm. - Burri me të cilin ishit, mos është dikush që e njihni nga jeta aktuale? - Po... kisha një ndjenjë konstante se ai është Marku, më përgjigjet ajo. Me të ngritur për të shkuar, ajo kthehet nga unë dhe më thotë: - Shpresoj t’i kemi përfunduar punët tona. Kjo që sapo përjetova, m’i sqaron shumëgjëra, shton ajo me një të qeshur të lehtë. Këtë javë, më ka zënë si goxha shpesh gjumi... mëshumë se që doja vetë. Prandaj, pyes veten nëse ky regresion do t’i përmirësojë raportet e miame Markun. Kur ajo e mbyll derën, unë ulem dhe vërej tek rrëshqet si shirit filmi revyja e të gjithaekzistencave të Patricias që arrita t’i njoh brenda këtyre muajve të fundit: Alena krenare,princesha e Kauai; Kim fatkeqe që aq shumë e akuzonte veten sa që nuk i mbeti tjetër veqse tëhidhej në greminë; Tia e trashë që aq shumë druante se do të vuaj; e braktisura dhe e vetmuaraMeteus egërsisht e dhunuar dhe, përfundimisht, Zaune, për të cilën gëzimi i vetëm ishte djali isaj. Një asamblazh pasionant prej personalitetesh, aq shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri porsecili në mënyrën e vet, duke lozur nga një rol herë më të vogël e herë më esencial në vuajtjetdhe shqetësimet aktuale të Patricias! Duke pasur parasysh progreset e jashtëzakonshme qëkemi realizuar, ajo nuk duhet të ketë më probleme... apo së paku jo më aq tepër. Rri meshpresë se ky konstatim nuk do të më zhgënjejë. Gjatë seancës së radhës, duke qenë në gjendje të hipnozës, ndërdija e Patricias mëkonfirmon se nuk ka më asnjë jetë të kaluar e cila do të mund të influenconte problemetseksuale të pacientes sime! Në fakt, në pikën në të cilën jemi, nuk na mbeten më probleme të 99
  • 101. Ju keni qenë këtu më parëpasqaruara. Relacionet e dashurisë të çiftit janë të shkëlqyera. Ka javë që shpresoj se Patriciado të njoftojë per përjetimin e orgazmit të parë nga ana e saj. Por asgjë të re në këtë plan, dhepas rrëfimeve të saj në lidhje me aktet e tyre të dashurisë, krijoj përshtypjen se atyre u duhetvetëm ta ndryshojnë lehtësisht teknikën e tyre. Prandaj u kërkoj të dyve të vijnë javën eardhshme bashkërisht. Javën e radhës, ne ekzaminojmë progresin e arritur. Marku më sqaron se jeta e tyreintime ka marrur tashmë dimensione harmonike dhe relaksuese. Ata kënaqen të dy ngashkëmbimi i ndërsjellë. Diskutimet e gjata janë vetëm histori. Atij i është gati e pamundur t’izbulojë shenjat paraprijëse të ciklit menstrual të Patricias... dhe kjo është një mrekulli! Ngaana e saj, Patricia shton që, kur shkojnë në ndonjë mbrëmje me shokë, ajo nuk e ndjen më asmë të voglën ndjenjë të xhelozisë dhe që ajo është farë komode në mesin e grave tjera. Ata, që disa muaj, janë duke jetuar një kohë pasionante. Madje, Patricia, ka vendosurta lë punën për t’iu rikthyer univerzitetit. Është vërtet ngazëllyese kur dëgjon se dikush irikthehet talentit të vet. Dashuria tashmë ka mbirë në fytyrat e tyre. Në planin seksual, unë ju jap edhe ca këshilla praktike, por jam krejt e bindur se vetëmpas pak, unë nuk do t’i numëroj më ata në listën e pacientëve të mi. Megjithëkëtë, pak më pak se tri javë më vonë, ata prezantohen bashkërisht për takimine Patricias. Krejt të qeshur, ata më dhurojnë një tufë lulesh të nduarduarta. Ndjej njëpërkushtim të madh për këtë çift, më në fund të lumtur, për këto dy qenje që ndërkohë u bënëedhe miq. Thellë në brendësinë time ndjehem e prekur nga një ndjenjë bëmirësie, nga njëndjenjë që kisha mundësinë të shkëmbeja me ta kaq shumë përvoja emocionalisht të pasura tëcilat shpesh edhe na kanë sfiduar. Dhe, në fund fare, ndjehem e kapluar nga një melankoli ebutë.100
  • 102. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes 7. “FRIKA, FRIKA... TERRORI!” - Madje edhe gruaja ime i injoron arsyet e mia. Nuk lë pa i përmendur të gjitha llojet ekërkimfaljeve, përpos atë të vërtetën, më shpalos Mike me një fytyrë përplot muskuj tëtendosur. E problemi i tij? Ai vuan nga një frikë e pashpjegueshme nga lartësia. Ai m’ipërshkruan tmerret që i përjeton kur gjendet në vende të larta, diçka si një spirale që e dërgonnë horror. E kam pranë një avokat rreth të dyzetave, i madh, i hollë, bronz dhe me një mjekërr tërruar artistikisht. Ai përpëlitet me nervozizëm mbi krahët mbështetës të kanapesë dhe evitontë më shikojë drejt në sy, gjithnjë duke më shpjeguar përse ai ka nevojë për trajtimin tim.Kështu, ai e trason para meje portretin e një mjeshtri të mirëfilltë të evitemeve, të një njeriu qëeviton të gjitha takimet që do ta obligonin ta kapërcejë një urë apo ta bëjë një shëti nëpërrajine malore. Në planin personal, kjo shpesh i kushton atij me humbje fati, edhepse ai tashmëka një jetë goxha komode. Ai tund kokën me nervozizëm duke më thënë se çka do të bëntesikur ai pa ditur të hedhej në veturë e të shkonte kushedi se ku. Apo, të hipte në aeroplan, asqë vie në konsiderim për të! Madje ai duhet ta refuzojë – poashtu t’ia refuzojë edhe gruas –kënaqësinë më të vogël për t’ia kthyer vizitën prindërve, ose për shembull, të shkojnë në njëturne në Evropë. Megjithatë, Mike është guximtar. Kjo frikë e tij nuk përputhet me portretinideal të bërë nga ai vet, edhepse ai jo rrallë e fsheh atë me dinakëri para të gjithëve: familjes,shokëve dhe kolegëve në punë. Që prej vitesh ai ka kërkuar ndihmën e një varg terapeutistësh,duke filluar me një psikoanalist nga New York, një ithtarë klasik i Freud-it, më pas me njëtjetër që udhëheq mbledhje maratonike mbi terapeutizmin grupor çdo vikend, deri tek njëspecialist i fobive, një praktikan i njohur i metodës “ballafaqohu pastaj munde”. Megjithëpërpjekjet e këtyre specialistëve në zë, fobia e tij mbetet akute. Në rrafshin psikologjik, Mike është shumë i arsimuar. Ai është në trajtim qe kaqshumë vite sa që tashmë ai i “njeh” arsyet e frikës së tij. Kështu, ai ka arritur në përfundiminse ka një frikë furioze nga vdekja, frikë kjo paradoksalisht e përzier me një ndjenjë tëvetëshkatërrimit. Ai është i bindur se problemi i tij është në të vërtetë, ta humbas veriun, praorientimin dhe kësisoj t’i dëmtojë ose të tjerët ose vetveten. Por, për çudi, as kjo veti nukpërputhet me jetën e tij. Ai është i lumtur në familje, me fëmijët e vet, dhe ka arritur suksese 101
  • 103. Ju keni qenë këtu më parëtë lakmueshme në profesion. Ai është një tip simpatik dhe ka shumë miq. Është sportiv poredhe muzika i pëlqen mjaft. Për më tepër, ai ka një pasion për operën! Thënë shkurt, ai është imbushur përplot ngazëllim në jetë, siç e thotë edhe vetë. Mike ka vendosur të zë vend në kolltukun e rezervuar për pacientët e mi ngase kadëgjuar një emision në radio në të cilin flitej për eksplorimet e mia mbi jetërat e kaluara.Kurioziteti i tij është rritur... dhe pstaj, ai nuk dinte më se nga t’ia mbante. Nuk kishte dhegjithaq besim në hipnotizim. Por, si jo, ai e ka provuar edhe këtë, natyrisht! Por, prova e tijkonsistonte në një vizitë të vetme në një klinikë të specializuar. Seanca jonë e parë duhet të zgjasë dy orë sepse ai ka ardhur për ta eksploruar një jetëtë mëparshme. Pasi e krijova dosjen e tij personale, e hipnotizova atë dhe e dërgova në një tëkaluar të largët. Mike zhytet sakaq në transin e thellë dhe tregohet i aftë për t’i ripërjetuar nëmënyrë fascionuese disa aventura deri në detajet më të imta. E megjithatë, atij i shfaqen vetëmdisa tablo kaleidoskopike, fragmente skenash që ndërrojnë orë e çast por që duket të rrjedhinnga ekzistenca të ndryshme. Përkundër kësaj, vërej të shfaqet një “seri” paksa më logjike. Aimë thotë se sheh së pari kulmin e një ndërtese enorme të stilit gotik. Skena e radhëspërfaqëson një arkivol. Këto tablo janë të shoqëruara me shfaqje të shkurtëra të skenavemakabër. Seanca merr fund e ne kemi edhe shumë punë para nesh. Prandaj, merremi vesh tëshihemi një herë në javë. Në javët në vijim, ndërdija e Mike na ngërthen në një labyrinth të vërtetë. Neekzaminojmë me kujdes çdo element të së kaluarës së tij, disa syresh i përkasin jetës së tijaktuale, disa të tjerë ekzistencave të mëparshme. Më duhet të koncentrohem në disa problemetë cilat do të më ndihmojnë t’i pikas ngjarjet që janë përgjegjëse për fobitë e tij. Një ditë, ai vjen duke qeshur. Përderisa ishte nën hipnozë javën e shkuar, i kamurdhëruar ndërdijes së tij që ta përgadis Mike për t’i ekzaminuar të dhënat e domosdoshme nëmënyrë që ai ta kuptojë rastin e vet. Kam shtuar poashtu, që atij t’i shfaqen imazhe qoftë nëëndrra qoftë në të zgjuar. Mike më rrëfen se ka ka pasur një ëndërr jashtëzakonisht precize –dhe të frikshme – por që çuditërisht, kjo ëndërr ka ushtruar një efekt qetësues tek ai. Ai kaparë trupin e një njeriu, koka e të cilit ishte e ngulur në një hu, ndërsa fytyra përplot gjurmëvuajtje. Trupi dhe toka ishin larë me gjak. Tërë këtë ëndërr ai e ka parë si në “technicolor”. Aie kishte vështruar skenën dy herë për t’u siguruar mirë se ky njeri ishte i vdekur. Madje aqgjatë, sa që s’kishte mundur të përballonte më. Ai e përsërit disa herë me radhë gjatë rrëfimitdhe gjatë ekzaminimit të detajuar në vazhdim, se ai “kurrë më parë nuk kishte parë një ëndërrtë tillë”. Edhepse tërë kjo ishte vetëm një “flash”, pra sa çel e mbyll sytë, “për mua ishtekulminacioni i horrorit”. Kjo do të thotë, në momentin më pas, ai ka ndjerë një besim në vete,një siguri e cila është zgjatur me ditë të tëra. Ky zbulim e inspiron dhe ai vlerëson se ky duhettë jetë hapi i parë kapital drejt shërimit. Mike përpëlitet në kolltuk nga presioni që është hipnotizuar. Kur ai e arrin stadin etransit të thellë, i kërkoj ndërdijes së tij që ta dërgojë në ekzistencën që e ka parë ëndrrën epara ca ditëve.Sytë e Mike lëvizin pa pra nën qepallat e mbyllura. Më në fund, me një zë tëulët dhe të pasigurt, ai fillon të përshkruajë atë që vëren. Mike – Aah... turma njerëzish... Shoh... më duket se shoh dikë... ky dikush jam unë. Dr. Fiore – Ma bëni portretin e këtij personi. M. – Ai është tullac. Dr. F. – A mund të më thuani më shumë? M. – Atij i kanë mbetur edhe ca qime të zeza... dhe heu... një mjekërr... (Ai qesh.) Dr. F. – Ç’bën ai? M. – Do të thoja se ai është duke u folur disa njerëzve. Është në një trotuar apo shtegtë ngushtë. Nuk e di nëse është në rrugë apo jo, apo... po, po, ky është një trotuar.102
  • 104. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. – Si është veshur? M. – Mban një çantë të vogël në krah... mbi shpatull... varur mbi shpatull. Në të kadisa lloje veglash. Dr. F. – Ai bart vegla? M. – Po, do të thoja... Ai është në rroba pune, një bluzë apo diçka e ngjashme. Mëduket se ai i tthotë dikujt diçka. Dr. F. – Si ju duket vendi ku gjindeni. M. – I këndshëm. Qielli është i kthjellët... shoh... vërej thuaja të gjitha llojet e kulmeveme tjegulla. (Ai belbëzon.) Dr. F. – Cilat lloje të kulmeve? M. – Me tjegulla... të kuqe dhe disa rozë... por ka edhe portokalli. Dr. F. – Çfarë ngjyre kanë shtëpitë? M. – Duket si... ngjyrë gipsi... gips apo llaç. Dr. F. – Kur të përfundoj së numëruari deri në tre, ju do të dini të më thoni se çfarëflasin njerëzit. (Ajo numëron.) M. – Të shohim... gjëja e parë... që dëgjoj... janë fjalët ...”tjegullat e thyera”. Dr. F. – “Tjegullat e thyera”? M. – Në fakt, janë këto fjalët që i kapa shkarazi. Ma merr mendja që ata të diskutojnërreth kësaj... dhe veglat në çantë për të... Nuk e di, por unë isha thjesht aty, para këtyre...ndërtesave... Njëra m’u duk bukur e lartë... dy kate, e dini? Dr. F. – Për cilën ndërtesë e bëhet fjalë? M. – Nuk mund të shoh... nuk e dalloj dot. Dr. F. – Ju do të shihni mirë e më mirë. Një... dy... tre... katër... pesë. M. – Do të thoja një kishë e madhe... një kishë e gjërë dhe lartë, e lashtë. Dr. F. – Cilit lloj i përket kjo kishë, si thatë më parë? (Më kujtohet ëndrra e tij dhe pyes veten mos jemi në prag të zgjidhjes së enigmës.) M. – Impozante... një kishe e stilit gotik... së paku kështu më duket. Dr. F. – A mund ta përshkruani kuadrin ku ndodheni dhe çka ngjet me ju? M. – Ka njerëz brenda... gra të moshuara. Unë, thjesht, ia mbaj nga tryezat e meshës...do të thoja se kërkoj diçka. Dr. F. – Në tre, ju do ta keni të qartë se ç’kërkoni. (Ajo numëron.) M. Përbihet thellë. – Kërkoj një prift... apo dikë... një famulltar i cili... Dr. F. – Përse kërkoni një prift? M. – Nuk mund ta them me saktësi përse. Dr. F. – E bartni me vete çantën me vegla? M. – Po. Dr. F. – Në tre, ju do ta dini përse doni ta takoni këtë prift. Rrini i qetë dhe i relksuar.Një... dy... tre. Më thoni atë çka ju vie përnjëherësh në mendje. M. Frymëmarrje e këputur. – Ja, e shoh duke ngritur gishtin dhe... duke treguar drejtkulmit. Dr. F. – Ai tregon kulmin? M. – Në të vërtet, nuk jam i sigurt nëse ky është prifti apo... Dr. F. – Ju vëreni dikë i cili bën me shenjë drejt çatisë? M. – Po, do të thoja një shenjë se ç’duhet bërë... Ai tregon tashti... krahun... krahun edjathtë. Dr. F. – E çfarë thotë ai? Në tre, ju do ta kuptoni esencën e asaj që ai thotë. Një... dy...tre. M. – Nuk e... unë, tjesht imagjinoj... e shoh veten në një tjetër skenë, duke dalur nganjë si lloj hapje apo vrime... mbi çati... është një lloj dritareje, e rrumbullakët apotetëkëndëshe... e më pas një shkallë tejet e pjerrtë përgjatë saj... Tash jam mbi çati. Duket 103
  • 105. Ju keni qenë këtu më parëshumë lart... tjegulla dhe vetëm tjegulla. Do të thoja se dikush është poashtu këtu lart. E gjithkjo ndodh... mbi... njërin prej krahëve... kishat antike janë ... në formë kryqi... me një ale qëçon drejt qendrës e nga aty krahët që çojnë anëve... dy krahë... Mbase mua më është dashur tëdal nga hapja e çatisë së krahut të majtë për të arritur tek krahu i djathtë... por nuk e di përcilën arsye. Dr. F. – Ju thoni se dikush është poashtu lart? M. Ai fshin duart për pantolona. – Hëm. Pyes, përse i kam duart e qullura. Dr. F. – Rrini i qetë dhe i relaksuar. Ç’po ndodh tani? Ç’bëni ju në këtë çast? M. – Unë punoj mbi këto tjegulla... me një... vegël nga çanta ime. Dr. F. – Ma shpjegoni mënyrën si punoni mbi këtë çati. Me cilat vegla shërbeheni? M. – Janë vegla hekuri. Heu... vegla prej metali me diçka si një lloj grepi për ta ngriturtjegullën e për ta shkoqur drurin e kalbur apo pjesët e thyera nëpër të cilat depërton uji i shiut,dhe më pas për t’i mbyllur ato... poashtu një çekan të vogël dhe... diçka si... një vegël meçekanin në njërën anë dhe tezlicë në anën tjetër. Dr. F. – A konsiston profesioni juaj në riparimin e çative... në ndërrimin e tjegullave tëthyera? M. – Nuk e di. Më duket se është dikush që urdhëron... dhe një tjetër që më flet... mëduket se është në lidhje me këtë punë por nuk e kuptoj se ç’më thotë. Dr. F. – Unë do të numërojë nga një në tre dhe ju do ta kuptoni... Një... dy... tre. Mëthoni atë që ju vie përnjëherësh në mendje. M. – Kur e përfundoni këtë anë, kaloni në anën e djathtë. Dr. F. – E dini pse? Ka edhe diçka për t’u bërë në anën tjetër? M. – Po. Me të nuk jam marrur akoma, jam duke punuar në... krahun e majtë... në tëmajtë dhe po shikoj fundin e këtij krahu. Dr. F. – Si ndjeheni kur punoni aq lart? M. – Eh, mirë, është pakëz... lart dhe rrëshqitshëm, dhe pak... Kështu kishapërshtypjen pak më parë, duke dalur nga dritarja... Vëreni, është shumë lart dhe më duhet tëtregohem i kujdesshëm. (Fytyra e tij mbushet djersë.) Dr. F. – Si jeni i mbathur? M. – Më duket se kam diçka të ngjitur nën këmbë. Kjo do të duhej të pengonterrëshqitjen, por... nuk shoh saktësisht se ç’është. Dr. F. – Janë këto opinga? M. – Po, prej lëkurës së butë... Duhet ecur atje lart... e mos të rrëzohesh... Do të thojase... po bëhet gjithnjë e më lagësht. Dr. F. – Pse? M. – Duhet të bjerë shi. Dr. F. – Sigurohuni mirë se ç’po ngjet. Ç’ju ndodh? M. Befasisht frymëmarrja e çrregulluar. – Epo, mirë... sapo arrita lart... vëreja ngjyraqë nuk i vërej këtu pranë meje... ishte një... ndryshim, do të thoja se është jugu... jugu iEvropës... këto lloje të luginave... dhe kjo kishë e ngulitur në majen e kodrinës. Ka kodrina tëtjera... dhe vende plot shtëpi në grumbuj, dhe... mjegull... Dr. F. – Sa kohë kishit punuar mbi çati para se të fillonte shiu? M. – Nuk e di. Nuk mund të... Bie shi, kaq mund të them... aq ma bën sa kohë kakaluar. Unë isha thjesht duke punuar mbi këtë krah këtu dhe në çynga, i vërej çyngat e shiutprej bakri ngjyrë gjelbërt në të përhimtë... Dr. F. – Vazhdoni. Ç’ndodh më pas? M. – Oh, unë vetëm shikova çyngat dhe skajet e çatisë... kisha pak frikë. Dr. F. – Pse frikë? M. – Duke shikuar poshtë. Tek shikoja tokën... sepse është shumë lart këtu. Dr. F. – Bie shumë shi?104
  • 106. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes M. – Jo... jo. Është vetëm aq sa ma tërheq vëmendjen... a vie këto pikëza nga shiu, ngamjegulla apo zoti e di nga ku... ato lagen. Tjegullat janë të lagura. Dhe unë kam kujdes tëmadh. Por, ky është profesioni im... dhe më duket se... e di punën time. Dr. F. – Çka po bëni në këtë moment? M. – Unë kthehem dhe kapërcej për të kaluar në krahun tjetër e për t’ia hedhur një sy...heu, ah... më duket se prifti bart një kapele të gjatë dhe një mantel fund e krye. Dr. F. – Edhe prifti është lart? M. – Po... ai m’i jep urdhërat. Dr. F. – Ndërsa në këtë çast, ç’po bëni? M. – E shikoj para këmbëve të mia... Mbase po provoj ta gjej vendin. Ai është nëkëmbe mbi tjegullat-kurriz, pak nga ana e krahut të majtë dhe më shikon. Lartësia mëimpresionon. (Me një pamje të tendosur.) Dr. F. – Ndjeni diçka në këtë moment? Shoh se ju shtërngoni grushtat, fshinishuplakat. M. – Oh! ka vetëm pak lagështi... sigurisht diçka që sapo kam prekur... Dr. F. – Çka po kërkoni tash? M. – Vërej se më paskan rënë veglat... ato rrëshqasin tatëpjetës dhe... unë zgjatem...ndoshta për t’i nxënë ato apo zoti e di se për çfarë! Dr. F. – Vëreni mirë se ç’po ndodh. Më thoni menjëherë. Çka ju ka ngjarë? M. – Eh, mirë, disa tjegulla janë shkoçur dhe edhe kjo bën pjesë në këtë skenë. Ku nëdjall shkojnë veglat... asgjë nuk di, por më duket se... humbja e veglave të mia është shumë erëndësishme. Prandaj, duke u munduar t’i nxë ato, unë rrëzohem... diçka thehet dhe... ja kujam kacavarur, në tentim për të shpëtuar nga rënia, në një çyngë dhe në tjegulla. Dr. F. – Ku ndodheni për momentin? M. – Jam... i kacavarur për këtë çepin e... oh!... Dr. F. – Kacavarur në çka? M. – Varem për këtë... çyngën dhe mbahem në tjegulla të shkapura dhe të thyera, qëme zor mbajnë... ato lëvizin! Dr. F. – Ku ndodhet trupi juaj? M. – Në ajër, i varur... thjesht... të themi, një krah mbi çyngë... një dorë brenda e krahutjetër mbi... por mbahem mirë. Nuk më duket se do të rrëzohem. (Fytyra e skuqur prejdjersëve.) Dr. F. – Ku është prifti? Është akoma aty? M. – Jo... ai ka ikur. Dr. F. – Cilat ndjenja ju kaplojnë? M’i thoni përshtypjet tuaja. (Heshtje e zgjatur.) Dr. F. – Çfarë po mendoni? Cilat mendime ju përshkojnë kokën? M. – Eh mirë, unë... unë nuk... frikësohem, nuk jam i pushtuar nga ideja se do tërrëzohem. Nuk kam... nuk shoh se... thjesht, rri këtu në njëfarë mënyre. Unë s’... e ndiejprezencën e ndërtesave. Dr. F. – Cilave ndërtesa? M. – Të kësaj mbi të cilën ndodhem... të kishës dhe... ku jam, në këtë situatë dhe ku,çfarë... nuk do të... më larg se rënia... aty. Dr. F. – Jeni akoma duke u kacavrur, në çyngë... e trupi juaj oscilon ndërsa njëra dorëmbahet për tjegulla sipër jush? (Mike bën një shenjë afirmative me kokë.) Dr. F. – Koncentrohuni me kujdes në frymëmarrjen tuaj. Unë do të numëroj deri në tredhe ju do të ndiheni më i qetë, më i lëshuar ndërsa ndërdija juaj do t’ju lë të avanconi nëmënyrë progresive që ju të mund të shihni atë që po ndodh. Një... lirohuni në maksimum dhevëreni se ç’po ndodh... dy... tre. Ç’po shihni tash? 105
  • 107. Ju keni qenë këtu më parë M. – Njerëz që mundohen të më vijnë në ndihmë... Ata lëshojnë diçka qëpërzhdridhet... ky duhet të ejetë një litar. Dr. F. – E pastaj? Ç’thonë njerëzit? M. – Të shohim, unë... në njërën anë e mbaj këtë litar... dhe mbahem poashtu përçynge, në tjegulla... dhe provoj të balancoj trupin në ajër. Dr. F. – Ndjeni diçka? M. – Ndjej këtë balancim... dhe bëhem gjithnjë e më i vetëdijshëm që jam në njëpozitë të rrezikshme. (Ai reziston.) Dr. F. – Nga cilat ndjenja pushtoheni? M. – Frika, frika dhe... terrori! A më kuptoni, unë provoj të mbahem aq sa mundem...(Ai fsheh fytyrën nën shuplakat e veta.) Njëri prej tyre e lëshoi litarin dhe unë e humbas... Dr. F. – Njëri nga njerëzit e lëshoi litarin? M. – Po. Dr. F. – Dhe, ç’ndodh më tej? M. – Gjith pesha ime ka rënduar mbi çyngën e cila poashtu u shkoç. Dr. F. – Vazhdoni. Ç’ndodh tash? Çynga u këput? M. – Po. Dr. F. – E pastaj? M. – Tërë ky send... çynga rrëzohet plotësisht... duke tërhequr me vete pjesë tjegullashdhe rrënojash. Dr. F. – E ju, ç’vëreni? M. – Eh mirë, e shoh veten duke rënë. Në fillim fare, isha unë, pastaj... unë sikur ushkëputa dhe sakaç pashë dikë tek rrëzohej. Dr. F. – A mund t’ia shihni fytyrën dhe trupin përderisa ai bie? M. – Në shpinë... me fytyrë kah qielli. Dr. F. – Ai rrëzohet mbrapsht? M. – E saktë. Dr. F. – Së pari me kokë? M. – Jo, trupi së pari... ai bie në shpinë, duart në ajër sikur të mbahej në... krahët ehapur. (Ai bën me gjeste.) Dr. F. – Ç’bën ai duke rënë? M. – Ai... Dr. F. – Dëgjoni diçka? M. – Me mund. Me vështirësi. Dr. F. – Do të dëgjoni më mirë. M. – Eh mirë, një lloj britme... dëgjoj një piskamë... por nuk e di nëse vie prej tij apojo. Ah... Dr. F. – Ç’po ngjet tash? M. – Më bëhet sikur, unë... “Oh, zoti im!”... Është... Dr. F. – Është ai që bërtet: “Oh, zoti im!”? M. – Po. Dr. F. – Po tani, çka po ndodh? M. – Është e tëra që mund të... bën goxha erëësirë në vendin ku ai bie... ku ai ka rënë.Mendova se ishte mes dy shtëpive por... me gjasë qenka një... ndoshta një mur... po, me gjasënjë mur... i cili bën hije atje poshtë. Por, unë nuk mund ta vërej trupin... Dr. F. – Relaksohuni qetësisht. Unë do të numëroj deri në tre e ju do ta vëreni trupin...E vëreni tash? (Ajo numëron.) M. – Ai është ngulitur mbi atë hu. Vë re pamjen e fytyrës së tij të torturuar... vdekjennë... dukjen e tij të përgjithshme. Ai është aty... mbi këtë... këtë hu... prej druri... Ai e kashpuar gati krejtësisht, dua të them... ajo që është... më e tmerrshme... më kuptoni: do të thoja106
  • 108. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjessikur ta kishte hedhur dikush forcërisht nga lart... ai ka rënë mbi këtë... nuk di më shumë, jo,nuk di. Fundja, është një... (Ofshamë të shpeshtuara.) Unë shoh gjithçka. Dr. F. – Në çka mendoni? Ç’bëni ju pikërisht në këtë moment? M. – E shikoj kishën. Dua ta shikoj... e shoh çyngën e rrënuar. Shoh gjithçka... derilart, bile edhe qiellin. Ai më duket i bardhë tani. Dr. F. – Ku gjindeni aktualisht? M. – Poshtë dhe po shikoj lart. Dr. F. – Jeni në tokë? M. – Po, i shtrirë në shpinë. Dr. F. – Çfarë ndjeni? Çfarë mendoni? M. – E kisha vështirë të më bie ndër mend. Unë vetëm shoh... njerëz... përreth meje...dikush që do të më ngritë... ai ma ngrit kokën. Dr. F. – Ç’po ndodh, pra? M. – Më bëhet sikur gjithçka errësohet, çdo herë e më shumë... sikur dikush ta nxintediellin. Më duket se... nuk mund të shoh më asgjë... por e ndjej atë që po ndodh... përrethmeje... Njerëzit shikojnë, me pamje të trishtuar dhe... unë mbi të gjitha e shoh të njejtin...njeriun e njejtë që e kam parë tashmë. Dr. F. – Kush ishte ai? Me rikujtoni atë? M. – Njeriu i ëndrrës sime... jo në të njejtën pozitë por... i shtrirë... në shpinë. Dr. F. – Dhe me të njejtën fytyrë? M. – Pak a shumë po... Nuk është gjithaq preciz... Ai atje ishte vetëm ... një lloj...vizioni i verbër dhe i befasishëm... që herë shfaqej, herë zhdukej... Ky këtu... më duket të jetënjeriu që ishte atje, para pak çastesh, para kishës dhe shtëpive fqinje... Ai ishte simpatik, mesytë e tij të kaltër. Në dalje të transit, Mike më shikon. Ai është pa mëdyshje, i ngërthyer në dramën qësapo e përjetoi. Ai i fshin djersët e fytyrës me dorë, u jep një të fshirë flokëve dhe ngritetrrëmbimthi. Vërehet qartë se ai ka dëshirë të ik sa më larg vendit ku ai e përjetoi një vuajtjekaq të rëndë fizike. Orari i seancës së tij, tashmë ka kaluar që moti, prandaj e caktojmëtakimin e radhës për javën e ardhshme. Pas shkuarjes së tij, unë mbështetem më fort në kolltukun tim. Ky regresion ishte edhepër mua shumë i lodhshëm. Sikur e shoh sërish në shpirtin tim, kujtoj reaksionet e Mike, megjithë atë horror që e kishte përjetuar aq dukshëm dhe realisht. Ai kishte provuar tërë kohën tëngërthehej në panikë dhe në vuajtje për ta evituar sa të jetë e mundur ballafaqimin me këtëaventurë. Më së vështiri i vie atij ta përpunojë momentin e rrëzimit. Unë jam tepër e sigurt sene kemi vënë gishtin mbi ngjarjen e cila përfaqëson origjinën e frikës së tij nga lartësia; unëpoashtu jam e bindur se atij i duhet ta ripërjetojë sërish rrëzimin e tij për ta pasur shërimin qëai e dëshiron dhe i cili është i domosdoshëm. Unë bashkndjej dhembjen dhe njëkohësishtndjej keqardhje për të. E di se ripërjetimi i këtij epizodi nga ekzistenca e tij në të kaluarën elargët, do të jetë terrorizues për të. 107
  • 109. Ju keni qenë këtu më parë 8. “I HAP VESHËT MIRË... PËRGJOJ” Ndërsa Joe erdhi t’i nënështrohej trajtimeve të mia, ai është fare në fund. Problemi tëcilin duhet zgjidhur patjetër është ai i pagjumësisë së rrënjosur në të. Shumicën e herave, atij iështë e pamundur të kotet para agut të mëngjesit nëse nuk i ka marrë së paku katër pilulagjumi – dhe atë të katërtat përnjëherësh, me një përbirje. Dhe çdo herë, efekti është i njejtë: aifle dymbëdhjetë orët e ardhshme dhe mbetet në apati edhe për disa orë të tjera. Megjithëkëtë,ai lufton guximshëm: natë pas nate ai mbetet zgjuar duke u rezistuar efektit të pilulave, ihumbur në shtjellën e pandërprerë të mendimeve të kota. E siç ndodh zakonisht në raste tëkëtilla, kjo pagjumësi e pandërprerë bëhet burim i problemeve të ndryshme. Ai nuk mund tëkoncentrohet kurrsesi. Kjo çështje bëhet edhe më katastrofale kur ai përgadit provimet nëindustrinë banesore. Atij i duhet t’i mësojë përmendësh faqe e faqe të tëra si dhe statistika edekrete të pafund. Dhe, pasi që gjumi nuk pushon së ikuri nga ai, ideja për të dështuar në këtoprovime e trazon... dhe e pengon edhe më tej të fle. Joe është peng i këtij qarku tëpërdjallëzuar. Është një djalë elegant i, përafërsisht të tridhjetave, katërdhjetave. Atij nuk i vërehet asedhe një grimcë dhjami në trupin e tij. Është i veshur shkëlqyeshëm me një këmishë tëngjyrosur, pantolona me madhësi ideale dhe çizme kauboj që i shkëlqejnë si pasqyra. Nëdukjen e tij ka diçka të jashtëzakonshme që shpreh një personalitet. Atë e kam pasur më parë si pacient në kohën kur ai pinte tri pako duhani në ditë. Sot,ai ka ardhur me të dëgjuar një kolokfium timin që e kam mbajtur në kolexhin e qytetit.Interesi i tij është zgjuar në momentin kur unë, duke evokuar disa ç’rregullime të gjumit, kampotencuar se shkaku mund të kërkohet në jetën e kaluar. Menjëherë të nesërmen, ai telefonoipër të caktuar terminin e vizitës. Nën hipnozë, Joe tregon me gishtërinjë se problemi i tij ka origjinën në dy ngjarje nganjë jetë e kaluar. E sugjestionoj ndërdijen e tij që ta përgadis Joe për ta ripërjetuar këtëekzistencë të shkuar gjatë vizitës së ardhshme. Në momemntin e ikjes, Joe ndalet i mbështeturpër dorëzën r derës: - Kjo ide e jetës së shkuar më nevrikos, më thoë ai në të qeshur. Kush do të mund tëkem qenë në atë epokë të largët?108
  • 110. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Që në minutat e para të seancës së radhës, unë filloj me sugjestionet hipnotike – nëfakt, dëshiroj t’i lë sa më shumë kohë eksplorimit të jetës së tij të kaluar. Duke verifikuarsinjalimin permes gishtirënjve, konstatoj se ndërdija e tij është e gatshme. Inicoj numëriminsë prapthi për ta dërguar në një “epokë dhe vend tjetër” e pastaj pres... pres... asgjë nukparaqitet. Ai nuk zbulon asgjë. Kjo më habitë, por mbase jam fare e sigurt se atij i nevojitetnjë përgaditje më komplete. Përfitoj nga gjendja e tij hipnotike për t’i dhënë atij sugjestione tëreja në mënyrë që të përgaditet më tepër gjatë javës së ardhshme dhe e nxjer nga transi. Gjatëbisedës sonë për atë se çfarë ndodhi, ai më thotë se ka parë shumë qartë “një dyqan dhe njërrugë”... madje edhe gjurmët në rrugë dhe trotuaret e vjetra me drunj anash. Por, ai nuk flistedot ngaqë mendonte se thjesht, ai imagjinonte. Në momentin e daljes, ai më thotë: - Tani e kam kuptuar. Herën e ardhshme, unë do të trgoj më tepër besim ndaj ndërdijessime dhe, nuk do të hezitoj të ju tregoj sinqerisht gjithçka që vërej, pa marrë parasysh a ështëkjo e kapshme dhe logjike apo jo. Me të aritur në kabinetin tim për takimin e radhës, ai më njofton se javën e kaluarkishte pasur shumë frikë, aq shumë frikë sa që ishte mbuluar nga djersë të ftohta. Por, ai mëafirmon se sot është i gatshëm. Edhe sot e këshilloj që të më raportojë në detale për atë qësheh. Pa humbur kohë, ai rrëshqet në transin hipnotik. E dërgoj në një ngjarje të gëzuar apothjesht të rastësishme nga fëmijëria e tij, në jetën e shkuar, ku edhe burojnë shkaqet epagjumësisë dhe Joe fillon të flasë: Joe – Jam në oborr... duke lozur. Dr. Fiore – Vazhdoni. J. – Para shtëpisë. Luaj me një top. Dr. F. – Sa vjeç jeni? J. – Dhjetë. Dr. F. – Si ju quajnë? J., duke hezituar. – Nuk... Dr. F. – Do të numëroj deri në tre dhe pastaj do t’ju kujtohet emri juaj. (Ajo numëron.) J. – Unë quhem Dale. Dr. F. – E mbiemri juaj, Dale? J. – Short. Dr. F. – Më flisni për veten tuaj, Dale. Me kë jetoni? J. – Me nënën, babain, motrën... Dr. F. – Ku jetoni? J. – Në Kentucky. Dr. F. – Çka punon babai juaj? J. – Ai është shef i policisë. Dr. F. – Ç’mendoni ju për punën e etij? J., duke buzëqeshur. – Krenohem me të. Dr. F. – Tani, kujdes në frymëmarrjen tuaj, dhe në pesë ju do të kaloni në ngjarjen eradhës. (Ajo numëron.) J. – Babi ka vdekur. Dr. F. – Vdekje natyrore? J. – Jo, ai është vrarë. Dr. F. – Si ka ndodhur kjo, Dale? J. – Është vrarë me revolver. Dr. F. – E dini tashmë këtë? J. – Po... po. Dr. F. – Kush e ka vrarë? 109
  • 111. Ju keni qenë këtu më parë J. – Një vrasës profesional. Dr. F. – Më tregoni më tepër. J. – Më dhimbsen nëna dhe motra ime e vogël... nuk e mirrja me mend që... dikushmund të ishte më i mirë se ai. Dr. F. – Është kjo një befasi e madhe për ju? J. – Heu... po. Dr. F. – A ishte ai një shenjtar i mirë? J. – Po pra. Ai gjuante shumë shpejtë. (Zëri i dridhet, lotët fillojnë t’i rrjedhin.) Dr. F. – Mua më vjen shumë keq për këtë që ju ka ndodhur... çfarë do të bëjë familjajuaj tash? J. – Nëna ime është rrobaqepëse... unë, nuk do të qendroj më këtu. Dr. F. – Ku do të shkoni? J. – Në perëndim. Dr. F. – Sa vjeç jani tash, Dale? J. – Shtatëmbëdhjetë. Dr. F. – Lërini aty këto ndjenja, këto kujtime për një çast. Merrni frymë thellë derisaunë të numëroj deri në pesë, ruani qetësinë dhe rrini lirshëm... Një... dy... tre... katër... pesë.Ku ndodheni tani, Dale? J. – Afër një zjarri, në një kamp. Ka shumë njerëz këtu. Dr. F. – Më shpjegoni më tutje. J. – Është një karvan karrocesh. Dr. F. – Është natë? J. – Po, po. Dr. F. – Sa vjeç jeni ju, këtë mbrëmje? J. – Njëzetë vjeç. Dr. F. – Ka kohë të gjatë që kur jeni duke rrugëtuar? J. – Përafërsisht pesë muaj. Dr. F. – Ku keni arritur për momentin? J. – Rrëzë Bjeshkëve Shkëmbore (Rock Mountains). Dr. F. – Në culën stinë të vitit? J. – Duhet të jetë pranverë ose verë. Dr. F. – Atëherë duhet të jetë një stinë e mirë për t’i kapërcyer Bjeshkët? J. – Bën kohë e mirë, mjaft nxehtë, në fakt. Dr. F. – Më flisni diç më tepër rreth kësaj mbrëmjeje. J. – Jam afër një karroce. Dr. F. – Në çka mendoni? J. – Në atë që duhet të nisemi me një grup prej këtyre njerëzve... Dr. F. – D.m.th., ata do ndahen dhe ju nuk dëshironi të rrinin me të tjerët? J. – Jo. Dr. F. – Pse? J. – Ata nuk e dinë se kultura... ata shkojnë në perëndim për të gjetur toka... Ata nukjanë të përgaditur për aventura. (Me një ton superior.) Dr. F. – Çka dëshironi të thoni me këtë? J. – Ata nuk janë të zotë të mbrohen. Dr. F. – Ndërsa ju, konsideroni se ju jeni? J. – Epo, unë po. Ndoshta jo edhe i gatshëm në të gjitha, por... thuaja gati. Dr. F. – Si do të mbroheshit ju? J. – Revolveri më mjafton. Dr. F. – Jeni çitës i mirë? Kush ju ka mësuar? J. – Babai im.110
  • 112. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. – Ai ishte çitës i mirë, apo jo? J. – Ah, po. Dr. F. – Pra, ju prisni, afër njërës prej karrocave... Eshtë e juaja? J. – Jo, unë kam vetëm një kal. Dr. F. – Pra, ju jeni afër një karroce... dhe qe pesë muaj jeni në rrugëtim. Kur mendonitë arrini atje ku dëshironi? J. – Brenda dy muajve, pa mëdyshje. Dr. F. – Cili është destinacioni juaj? J. – Kalifornia, në përgjithësi. Dr. F. – Çka mendoni të bëni atje kur të mbërrini? J. – Ndoshta në ndonjë patrulë apo... ndonjë bankë apo kudoqoftë. Dr. F. – E tani, ta lëmë kohën të kalojë ca e ne të shohim se ç’do të ndodhë, nësendonjë ndodhi interesante do të paraqitet brenda këtij epizodi. Në pesë, ju do të më tregoni seç’ndodh. (Ajo numëron.) J. – Indianët na kanë rrethuar nga të gjitha anët. (Frymëmarrje e ç’rregulluruar.) Dr. F. – M’i shpjegoni detalet. J. – Ne shkonim... i afroheshim një gryke. Indianët ishin... kishin nxënë pozitat në tëdy anët e vendkalimit dhe filluan të gjuajnë. Dr. F. – Me çka gjuajnë ata? J. – Disa me karabinat e veta... të tjerët me shtiza dhe shigjeta. Dr. F. – Si keni mundur ju t’i përgjigjeni sulmit të tyre? J. – U desht... t’i lëmë karrocat në vend... sepse nuk mundëm t’i regrupojmë ato simburojë... Ishte një pozitë tepër e vështirë për t’u mbrojtur. Dr. F. – Ju të gjithë i keni lënë karrocat e pastaj ç’keni bërë? J. – Kemi vrapuar drejt malit. Dr. F. – Ku gjndeni pikërisht në këtë moment? J. – Nën drunj. Dr. F. – Më thoni se ç’po shihni? J. – Ka indianë, edhe këtu. Në kuaj. (Ai ngrit sytë, me trupin në gjendje gatishmërie.) Dr. F. – Ku janë ata? J. – Në mal. Dr. F. – Çfarë ndjenja ju kaplojnë? J. – Më dhimbsen këta njerëz... gjysma e tyre janë femra... Indianët i tërheqin ato nëkuajt e tyre dhe i shfrytëzojnë si mburoja... dhe këta njerëz janë shenjtarë të këqinj. (Ipashpresë.) Dr. F. – Do të thotë, ata nuk kanë asnjë mundësi për të ikur, apo? A ka të vdekur derimë tash? J. – Disa indianë... Unë i kam vrarë disa... Dr. F. – Ju e keni vrarë ata? J. – Euh, po. Unë kam shtënë në një grua... nuk kam mundur mirë ta marrë në shenjëindianin. Dr. F. – Ju keni shtënë në këtë grua aksidentalisht? J. – Jo, e kam bërë qëllimisht. Dr. F. – Ishte më mirë se ta linje në duar të indianëve? J. – Po, më mirë për të. (Sytë i mbushen me lotë.) Dr. F. – Rrini i qetë dhe lirshëm. Ju u pushtuat nga dhembshuria për atë që pondodhte, apo? J. – Hë, po. Dr. F. – Lërini aty këto kujtime dhe kaloni në ngjarjen e ardhshme. Një... dy... tre...katër... pesë. Ç’është duke ndodhur tash, Dale? 111
  • 113. Ju keni qenë këtu më parë J. – Jam në një qytet... në një luginë... rrethuar me kodra... është një qytet i kërkuesvetë arit. Dr. F. – Ç’bëni ju aty në këtë moment? J. – Ec në trotuar... ka minatorë, shumë njerëz... kryesisht burra. Dr. F. – Në cilin shtet gjindeni ju? J. – Në Kaliforni. Dr. F. – Ka kohë që jeni këtu? J. – Jo, diç më tepër se një javë. Dr. F. – T’i kthehemi sulmit të indianëve, a mund të më tregoni se si përfundoi ai? J., pas një heshtje të gjatë. – I kemi mbajtur deri në natën e vonë... nuk kishim mbeturmë shumë... Kam përcjellur porosinë që secili të provojë të tërhiqet vetëm... pa u mbledhur nëgrupe, sepse indianët i vërenin sakaq regrupimet dhe... ishte më e preferueshme që secili t’iambajë anës së tij. Këtët, pra, e kam bërë. Dr. F. – Dhe ju ikët natën? J. – Po. Dr. F. – Nuk ishit i lodhur në atë moment? J. – Jo. Dr. F. – Si keni mundur ta gjeni rrugën? J. – Falë... dritës së hënës... Indianët do të na kishin sulmuar me siguri të nesërmen nëmëngjes... Kujtoj (ofshamë e thellë)... këta njerëz të gjorë nuk kanë pasur asnjë shansë për tëikur. Dr. F. – Ju mendoni se të tjerët nuk kishin asnjë shansë për të ikur, ndërsa ju po, sepseishit më i shkathët, apo? J. – Sipas meje, po. Dr. F. – A keni mundur të fleni atë natë? J. – Jo. Indianët lëviznin... rreth e përqark nesh... Dy syresh i kam nxënë me thikë. Dr. F. – Me thikë? Siç më duket, paska qenë duel trup me trup, apo? J. – Eh, po. Dr. F. – A ka mundur të fle dikush atë natë? J. – Oh, jo! Dr. F. – S’keni mundur ta merrni një rrezik të tillë, apo? Në cilin moment të natëseshtë zhvilluar ngjarja? J. – Kjo ka ngjarë tërë natën. Dr. F. – Në cilën kohë keni ikur? J. – Përafërsisht, tri orë para agimit. Dr. F. – Do të thotë, ju keni qëndruar tërë natën të rrethuar së bashku? J. – Në mal. Dr. F. – Dhe ju është dashur të rrini tejet i alarmuar sepse indianët mund të sulmoninnë çdo moment. Ata ju rrethonin? J. – Ne ishim... ata dhe unë, ne ishim faktikisht, njëri pranë tjetrit. Dr. F. – Pra, ju ishit alarmuar? J. – Euf, po. Kohë pas kohe, dëgjoheshin britma njerëzish sepse... (ofshamë e thellë)...indianët i thernin me tomahawkët 1 apo shtizat e tyre. Dr. F. – Ajo natë paska qenë e frikshme. J. – Unë nuk kisha frikë. Dr. F. – Si e keni kaluar këtë natë para se të ikni?1 Tomahawk - lloj sëpate e vjetër të cilën indianët e Amerikës Veriore e përdërnonin si armë.112
  • 114. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes J. – Duke dëgjuar... dhe përgjuar. Nuk mund të shihje shumë, më kuptoni? Kishtevetëm drunj dhe gjethe, hëna nuk mund të depërtonte nga pemët... për më tepër, ata ishinluftëtarë të shkathët. Dr. F. – Kush ishin këta indianë? J. – Ata të fisit Crows. Dr. F. – Si keni arritur ta mësoni këtë? J. – E dija se kishte Crows në këtë rajon... Ata janë të vetmit indianë armiqësor. Tëtjerët janë miqësuar tashmë. Dr. F. – Pra, nëse kam kuptuar qartë, ju ishit në mal. Ju dëgjonit kohë pas kohe britma,rënkime, por ju vet nuk frikësoheshit. Ju thjesht, kujdestaronit dhe përgjonit. J. – Po, kështu është. Dr. F. – Ju përgjonit me vëmendje sepse e kishit të qartë sa pakujdesia juaj më e vogëlmund t’ju kushtonte me jetë, apo s’është kështu? J. – Sipas meje, unë vetëm përqëndrohesha në vetmbrojtje. Nuk kishte asnjë mundësiqë do të më lejonte ta mbrojë grupin. (I dëshpëruar.) Dr. F. – Dhe ju, ja tani keni arritur në këtë qytet minatorësh. Ku ndodheni pikërisht nëkëtë çast? J. – Në rrugë. Dr. F. – Dhe, ç’bëni në rrugë? J. – I jap një gjiro bareve dhe saloneve. Dr. F. – Keni gjetur punë? J. – Jo, ende jo. Përndryshe, unë... nuk besoj se do të qëndroj këtu. Thjesht, po shikojse ç’ka këtu. Dr. F. – Do të kërkoj nga ju të kaloni në ngjarjen e radhës dhe të t’i lëni këto kujtime.(Ajo numëron deri në pesë.) Çfarë vëreni? J. – Jam në Meksikë. Dr. F. – Më thoni se ç’bëni atje? J. – Në këtë moment jam duke pirë dhe duke vallëzuar me vajza. Dr. F. – Ç’po bëni në Meksikë, Dale? J., me zë të ulët. – Unë... unë fshihem. Dr. F. – Si fshiheni? J. – Heu, po. Dr. F. – Përse, pra? J., në psherëtitje. – E kam plaçkitur një karrocë me pasanikë... për të pasur para. Dr. F. – Dhe kësisoj ju fituat para? J. – Heu, po. Dr. F. – A mund të ma rrëfeni këtë aventurë? J. – Më kuptoni, nuk kisha më asnjë cent në xhep... dhe s’kishte as punë, përpos nëndonjë fermë... punë që nuk e dua aspak. E pra, rastësisht kam ndeshur në këtë karrocë dhe ekam plaçkitur... Jam përmbajtur mjaft. Askënd s’e kam vrarë. Dr. F. – Ishte kjo një ide që ju redhi kalimthi apo kishit bërë planë më parë? J. – Mbi të gjitha isha kurreshtar të shoh se si do të shkonte kjo punë. Dr. F. – Dhe, si shkoi? J. – Isha paksa nervoz sepse druaja... mos dikush do të provonte... të shtiente në muadhe kësisoj unë do të isha i detyruar ta vrisja. Dr. F. – Por, nuk erdhi deri te kjo, apo? J. – Për fat, jo. Dr. F. – Sa para arritët të grumbulloni? J. – Afër 1 500 dollar... të arit! Dr. F. – Kur ka ndodhur kjo? 113
  • 115. Ju keni qenë këtu më parë J. – Ndoshta para një muaji. Dr. F. – Shkuat në Meksikë që të fshiheni që të fshiheni? J. – Unë... do të rri pak këtu e pastaj do të hyj nga Teksasi. Në Kaliforni, do të duhet tëmë kërkonin. Dr. F. – Mirë. Tani, do të numërojë deri në pesë dhe do të doja që ju të kaloni nëngjarjen tjetër. (Ajo numëron.) Ku gjindeni tash, Dale? J. – Në një bar. Ata kanë, hë... tabela lojërash, valltare... jam i ngarkuar t’i evitojpërleshjet, kacafytjet... jam një lloj truproje, kujdestari. Dr. F. – Cila është puna juaj saktësisht? J. – Unë jam këtu për t’i penguar vjedhjet. Dr. F. – Për të penguar që patronin ta vjedh dikush? J. – Po, po. Shumë para qarkullon në këtë lokal. Dr. F. – Ju pëlqen kjo punë? J. – Jo dhe gjithaq. Dr. F. – Qe sa kohë e bëni? J. – Qe tre muaj. Dr. F. – Në cilin shtet ndodheni tani? J. – Në Teksas. Dr. F. – Sa vjeç jeni? J. – Njëzet e shtatë. Dr. F. – Nuk doni të martoheni? J. – Jo. Dr. F. – Parapëlqeni vetminë më tepër? J. – Po. Dr. F. – Mirë, ju do të kaloni në ngjarjen e radhës kur të kem numëruar deri në pesë.(Ajo numëron.) J. – Jam në një patrulë... si mbikqyrës... është një punë e lehtë. Dr. F. – Ku shkon patrula? J. – Në Wichita. Dr. F. – Duhet të jetë një udhëtim i gjatë, apo? J. – Jo dhe aq i gjatë. Dr. F. – Ju pëlqen me të vërtetë kjo punë? J. – Jo në mënyrë speciale. Por, si do që të jetë, është më mirë se bujqësia... apo lopët. Dr. F. – Do të kërkoj nga ju të kaloni, në tre, në në ngjarjen tjetër... (Ajo numëron.)Çfarë ndodh? J. – Jam sherif. Dr. F. – Në cilin rajon, Dale? J. – Në Kanzas. Dr. F. – Jeni i kënaqur me rangimin tuaj? J., buzagaz. – Po, më pëlqen kjo që bëj. Dr. F. – Më shumë se një mbikëqyrës patrule? J. – Oh, po. Dr. F. – Që kur jeni bërë sherif? J. – Qe dy vite. Dr. F. – Do të thotë se me në fund ju kanë graduar? J. – Mendoj se po. (Me krenari.) Këtu, njerëzit më respektojnë. Dr. F. – Si quhet qyteti? J. – Pittsburg. Dr. F. – Pittsburg? Eju, ç’jeni duke bërë për momentin?114
  • 116. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes J. – Duke u shëtitur në rrugë, kjo është e tëra... në trotuar... duke përshëndetur njerëzit.S’kam shumë punë gjatë ditës. Dr. F. – Doni të thoni se jeni më i ngarkuar në mbrëmje? J. – Euf, po. Dr. F. – Çfarë qyteti është ky? J. – Ka dyqane... dhe... një bar, ata gjithmonë janë duke pirë ose duke shtirë në njëri-tjetrin. (Me padurim.) Dr. F. – A keni vendosur më në fund të martohemi, Dale? J. – Jo. Dr. F. – Sa vjeç jeni tash? J. – Njëzet e nëntë. Dr. F. – Keni ndonjë dashnore? J. - Jo. Ende nuk jam i gatshëm t’ia qes vetes litarin në fyt. Dr. F. – Ku banoni? J. – Në një shtëpi të vogël, pronë e qytetit, sipas kontratës. Dr. F. – Pra, në këtë moment, ju shëtisni në rrugë dhe vëzhgoni se ç’po ndodh? J. – Ashtu ësht. Dr. F. – Më flisni për këtë qytet. A është duke u rritur? Apo është një qytet i vogël? J. – Më parë do të thoja i vogël... Të gjithë fermerët vijnë këtu... argatë e patronë...shumë pak banojnë në të... përpos tregtarëve. Dr. F. – Është duke u zgjeruar qyteti? J. – Po, pak... por nuk janë të paktë burrat e këqinj këtu. Dr. F. – Mendoni që të vendoseni këtu përgjithnjë? J. – Jo, nuk besoj. Është... këtu nuk ndodhin gjëra të mëdha... kaubojët dehen kohë paskohe, ata bëjnë duele revolverësh duke shtirë kundër njëri-tjetrit... dhe zakonisht, ata qëllojnëdikë tjetër në vend të të atij që kanë vënë në shënjestër. Disa shtiren si Billy the Kid... Nësedueli nuk ka qenë i rregullt, unë jam i detyruar të ndërhyjë... pastaj ata dëshirojnë të maten memua. Janë disa grindavec të vegjël. Dr. F. – Ç’bëni ju kur ata dëshirojnë të bëjnë duel me revolverë me ju? J. – Shumica janë të ngadalshëm, si buaj dhe nëse unë jam mjaft gati, shtiej në njërënkëmbë të tyre... sa për t’i plandosur për dhe. Në përgjithësi, ata madje akoma nuk kanë pasurkohë ta rrokin revolverin. Nëse i huq në çitjen e parë... i plandos në të dytën... Nuk e vlenbarra qiranë të më vrasin vetëm sa për ta shpëtuar kokën e vet. (Me një zë përplot keqardhje.) Dr. F. – T’i ndërprejmë këto kujtime për të kaluar në një ngjarje e cila do të mund tëishte shkaktare e pagjumësisë suaj... Unë do numëroj deri në pesë. J., Heshtje e gjatë. Ai lëviz furishëm qepallat për t’i përmbledhur kujtimet. – Ky qytet,është shumë më i madh... Këtu jam shef i policisë dhe jo më thjesht sherif. Jam në Kolorado.Ka një mori salonesh... shumë banditë... dhe përleshje në çdo skutë... Këtu, njerëzit ndjehen tëzhveshur pa revolver. Ata bile dinë edhe të shërbehen me të... më mire se fermerët dhetregtarët. Thënë shkurt, ky vend më pëlqen. Dr. F. – Ju pëlqen ky qytet? J. – Po. (Sikur dhe fytyra i flet.) Këtu ndodhin një mori gjërash. Dr. F. – Sa vjeç jani tani? J. – Tridhjetë e dy vjeç. Dr. F. – Provoni ta bëni portretin tuaj. J. – Kam një tel brun... flokë të zezë... muskuj... kuka të ngushtë, barkun e rrafshët...dhe çizme të zeza. Dr. F. – Kur do të kem numëruar deri në tre, ndërdija do të ju transportojë në ngjarjene radhës... (Ajo numëron.) J. – E kanë plaçkitur bankën. 115
  • 117. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. – Më thoni atë që dini... J. – Tre burra e kanë bërë këtë... dhe ia kanë therrur larg. Dr. F. – Keni asistuar në këtë sulm? J. – Jo. Dr. F. – Kur ka ndodhur kjo? Në cilën orë? J. – Rreth mesditës. Dikush ka ardhur të më njoftojë në byronë time. Dr. F. – E ju ç’do të bëni? J. – Jam duke e mbledhur një patrulë. Dr. F. – Sa njerëz i kërkoni? J. – Gjashtë apo shtatë. Dr. F. – Besoni se keni shansë t’i zëni tre hajnat? J. – Ata nuk do të mund të jenë shumë larg. Dhe nuk kanë shumë vende për t’ufshehur. Dr. F. – E dini tashmë drejtimin në të cilin kanë ikur? J. – Besoj se po. Dr. F. – Çfarë ndjeni tek sa po i mbledhni këta burra? J. – Jam i sigurt në veten time... ata nuk janë... asgjë e jashtëzakonshme. Dr. F. – Ju mendoni se do t’i kapni hajnat? J. – Po, natyrisht. Dr. F. – Avanconi në kohë dhe më thoni se ç’ka ndodhur? J., i pabrengosur. – I kemi varur ata. Dr. F. – Do të kërkoj nga ndërdija juaj të kaloni tash në njëngjarje shumë me rëndësi...Unë numëroj deri në pesë. J. – Jam duke lozur biljard... është natë. Qyteti është i qetë... kam dy zëvendës... që ikujdestarojnë dyqanet... dhe salonet... pra, bëj një lojë biljardi me njerëz. Dr. F. – Kënaqeni? J. – Eh po. Dr. F. – Jeni i fortë në biljard? J. – Mjaft... e këta janë njërëz goxha... bankieri... dhe prefekti. Ata që të dy e kanë nganjë tavolinë biljardi në shtëpitë e veta. Dr. F. – Ju luani tek ndonjëri prej tyre? J. – Jo... ne jemi në klubin e biljardit të qytetit. Dr. F. – Pra, ju qenkeni duke lozur biljard me prefektin dhe bankierin. Vetëm ju tre? J. – Po. Dr. F. – tani, nëse ndodh diçka brenda kësaj nate, ndërdija juaj do t’ju dërgojëpikërisht në atë moment... (Ajo numëron deri në pesë.) J. Ai kërcen dhunshëm nga kolltuku. – Dikush më ka qëlluar! Dr. F. – Dikush ka shtënë në ju me armë? J. – Po. Nga dritarja e hapur... në sallën e biljardit. Dr. F. – Ku ju kanë qëlluar? J. – Ishte një çifte gjahu... në bark dhe në gjoks. (Ai dënesë.) Dr. F. – Ku gjindeni pikërisht në këtë moment? J., fytyrën e rrudhosur nga dhembjet. – Jam mbi tavolinë. Dr. F. – Më thoni se ç’po përjetoni? J. – Më tepër se gjithçka, jam i befasuar. Vuaj, por jo edhe... aq. Mbi të gjitha habitemse si lejova veten të më befasojnë. Dr. F. – Ç’doni të thoni? J. – Se nuk kam... besuar kurrë që do të më nxënë... që do t’i lë të më qëllojnë si njëlepur. (Përplot pezm.) Dr. F. – Ju habiteni që nuk keni qenë sa duhet i vëmendshëm?116
  • 118. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes J. – Po. Dr. F. – Si reagoni zakonisht? J. - Në rrugë unë ec në anën e errët... hedh një vështrim para se të kaloj qoshin endonjë shtëpie... ne ishim në Rrugën e Madhe. Dr. F. – Ju nuk jeni më në sallën e biljardit? J. – Jo, salla e biljardit ka pamjen nga Rruga e Madhe. Dr. F. – E tani, ç’ndodh? J. – Më kanë bartur deri në një krevat... në katin e parë... Mjeku... Unë lëngoj shumë,barkun e kam të shqyer. (Pika djersësh ia mbulojnë fytyrën.) Dr. F. – Humbni shumë gjak? J. – Po, po. Dr. F. – E keni akoma vetëdijen? J. – Po. Dr. F. – Ç’ndodh diç tjetër? J. – Këtu është mjeku... dhe një grua që i ndihmon atij... bankieri dhe prefekti... njëriprej zëvendësve të mi... Dr. F. – Ju dukeni sikur nuk besoni se do të nxireni nga kjo aferë?! J. – S’ka asnjë shansë! Dr. F. – Përse thoni kështu, Dale? J. – Me një çifte gjahu... (E qeshur e thartë.)... Kam shumë plumb në bark. Dr. F. – Cilat mendime ju sillen vërdallë në kokë? Çka ndjeni kur e dini se do vdisni? J. – Kjo, nuk më... nuk më frikëson aspak. Unë mbase jam... shumë i pezmatuar... sikam lejuar të më kap kësisoj! Dr. F. – Si keni mundur të leni të ju ndodh kjo? Nuk keni përgjuar mirë, apo çfarëndodhi në të vërtetë? J. – Nuk e prisja dot, ja kjo është. Dr. F. – Pra, pasi që nuk prisnit diçka të ngjashme, ju nuk brengoseshit fare. J. – Po, ashtu është. Dr. F. – Përndryshe, ç’do të kishit bërë? J. – Nuk do të ndenja kurrë në një dhomë të ndriçuar me perde të ngritura... Ka qenëdashur të isha më i vëmendshëm. Nuk do të duhej të mbyllesha në një shtëpi. Ata ju qëllojnësi një lepur kur dilni nga dera. Sepse dritën e keni në shpinë. Dr. F. – A ndodhi pikërisht në atë moment, kur ju po dilnit nga dera? J. – Jo, unë luaja biljard. Ai ka shtënë nga dritarja. Nuk ka mundur të më huq. Dr. F. – Mirë, do të avancojmë për disa minuta për të parë se ç’do të ndodhë... Një...dy... tre... katër... pesë. Çfarë vëreni tash? J. – Mjeku ma mbulon fytyrën... me çarçaf. Dr. F. – Ku ndodheni ju? J. – Gjithnjë në krevat. Dr. F. – Ç’përjetoni? J. – E dija se do të përfundonte kështu... nuk ndjej asgjë të veqantë. Dr. F. – A mund të shihni diçka prej aty ku ju jeni? J. – Shoh mjekun... Infermieren e cila pastron... veglat, instrumentet, bankierin dheprefektin... të cilët thonë se ndjejnë shumë keqardhje për atë qa ka ndodhur. Dr. F. – Shihni edhe diçka tjetër? Mbi krevat, për shembull? J., krejtësisht indiferent. – Asgjë përpos çarçafin plot gjak... dhe mua. Dr. F. – A jeni i mbuluar me çarçaf? J. – Po. Dr. F. – Ku besoni se ndodheni përderisa e vështroni këtë tablo? J., tepër i befasuar. – Nuk e di të ju them. 117
  • 119. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. – Imazhi do të bëhet gjithnjë e më i qartë pasi të numërojë deri në tre, kur ju dotë dini saktësisht të më thoni se ku gjindeni... J., pas një heshtje të gjatë. – Do të thoja sikur shikoj përmes pullazit. Dr. F. – Prej cilit vend? J. – Prej qiellit. Dr. F. – Do të thotë, ju jeni në hapësirë dhe shikoni përmes pullazit gjithçka që ndodhnë dhomë? (Joe bën një gjest pohimi.) Dr. F. – Ju keni përshtypjen se i dalloni lëvizjet e njerëzve dhe se dëgjoni atë që atathonë? (Sërish gjesti pohues) Dr. F. – Jeni krejt vetëm? J. – Jo, janë edhe dy persona me mua. Dr. F. – Kush janë ata? Ju duken fytyra të njohura? J. – Jo. Njëri prej tyre është grua. Dr. F. – E njihni atë? J. – Jo. Dr. F. – Si është ajo e veshur? Si duket? J. – Ajo bart një... diçka si këmishë nate. Dr. F. – Ju thotë diç? J., disi si i nxënë në befasi. – Jo. Dr. F. – E personi tjetër, si duket ai? J. – Ai ka një lloj kostumi. Shumë elegant. Nuk e njoh. Dr. F. – Ata janë me ju? J. – Hë, po. Dr. F. – Shikoni mos është duke ju drejtuar ndonjë porosi apo ndonjë mendim. J. – Ai më ka rrokur për krahu... por nuk ma thotë asnjë fjalë. Dr. F. – Ju shikon? J. – Hë, po. Dr. F. – E ku shkoni? J. – Ata më... më dërgojnë, më udhëheqin dhe do të thoja se edhe më këshillojnë por...ja me fjalë. E megjithatë, unë i kuptoj mendimet e tyre. Dr. F. – Cilat ndjenja intime i përjetoni ju në këtë moment? J. – Ndjehem mirë. Unë... ndiej një mungesë agresiviteti. Dr. F. – Juve ju kujtohet se ishit agresiv përpara, këtë doni ta thoni? J. – Po, unë gjithmonë kam qenë agresiv ndaj njerëzve. Dr. F. – Në këtë nivel shpirtëror, më thoni përse ishit kaq i padurueshëm me njerëzit...(Ajo numëron deri në tre.) J. – Ata shkojnë në jetë pa qenë kurrë të vëmendshëm. Ata janë vërtet të ndjeshëm, tëprekshëm. (Qeshje e thartë.) Ndërsa mua, kjo më vriste! Dr. F. – Cilat janë ndodhitë e kaluara që kanë shkaktuar pagjumësinë tuaj në jetën etanishme, Joe? Cilat ngjarje të trishtueshme i kanë kontribuar apo e kanë shkaktuar atë? Mëthoni atë që ju vie apriori në mendje. J., pas një heshtje të gjatë. – Mbi të gjitha, unë duhej të ruhesha natën, të jem ivëmendshëm, të kujdestaroj... gjithnjë kishte tipa që kërkonin të bënin reputacion. Dr. F. – Në çfarë mënyre? J. – Duke... duke u lavdëruar se më kanë vrarë! Dr. F. – Prandaj duhej që ju të ishit i alarmuar çdo natë, të gjitha netët? J. – Eh, po.118
  • 120. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. – A mendoni se sulmi i indianëve ka pasur një relacion me problemin tuaj tëgjumit? J. – Po, pa asnjë dyshim... ata më kanë ndjekur me ditë të tëra... unë nuk duhej tëkotesha për asnjë çast. Dr. F. – A flinit gjatë ditës? J. – Jo. Dr. F. – Ju nuk mund të flinit normalisht, apo? J. – Unë mundja t’i mbyllja sytë vetëm një minutë apo dy, herë pas here... por vetëmkur ata ishin bukur në një distancë prapa meje. Dhe, vetëm kur ndodhesha në ndonjë vend tëlartë... Me të dalur nga hipnoza, Joe mbetet i shtangur për një çast. Në fund fare, atij i del njëbuzëqeshje nga goja. - Eh po, tash e shoh se nuk mungojnë as paralelet! shton ai. Dhe më shpjegon më tutje: - Nuk ju kam thënë ende, por shenjtaria, që nga fëmijëria e hershme, është sporti immë i favorizuar. Dhe, unë jam një shenjtar famoz! vazhdon ai në të qeshur. Duke iu kthyer seriozitetit, ai kryqëzon krahët mbi gjoks dhe përgadit qëndrimin për tëfolur me zë të lartë. - Në përgjithësi, jam një tip i vetmuar. Refuzoj të lidhem me këdo qoftë. Dale dhe unëe kemi këtë veti të përbashkët. Do të thotë, përderisa isha Dale, po pra, isha po ky që jam sot. Ai duket paksa i hezituar para se ta pranojë: - Edhe unë e posedoj ndjesinë për t’i zbuluar dobësitë e njerëzve... madje asnjë syreshnuk më shpëton. Unë qeshem sepse ai sapo më rrëfeu për një gabim, një lapsus, që e kam bërë gjatëkolokfiumit publik në të cilin asistonte edhe ai. Unë ia pranoj me gjith respekt talentin që ai eka për t’i kapur dobësitë e të tjerëve. - Epo, atëherë Joe, si “detyrë shtëpie”, i them atij, studjoni mirë dobësitë që i vërenitek të tjerët. Unë jam e bindur se në këtë mënyrë ne mund të mësojmë shumë për ato që vet iquajmë dobësi tona personale. Ai shfaqet i habitur, por një qeshje e lehtë i rrjedh nga buzët. - Mendoj se ju keni, pa asnjë dyshim, të drejtë. Me t’u ngritur për të shkuar, ai ma drejton një buzëqeshje të ngrohtë dhe tund kokënme lehtësi, akoma me dyshim dhe skepsë. - Nëse e tëra kjo që kam parë është e vërtetë, shton ai, atëherë shpjegimi përse unë nukarrij të fus një gjumë në sy natën, është perfekt. Shpresoj se do të ndryshojë tash e këndej. - Edhe unë shpresoj, ia kthej, ndërsa ai, i hareshëm, lëshon kabinetin tim. Disa javë më vonë, Joe më telefonon për t’m’i komunikuar rezultatet e regresionit. Nënatën pas sencës, atë e ka marrur gjumi që kur është shtrirë në krevat dhe ka fjetur si njëgjumash deri të nesërmen në mëngjes. Në mbrëmje, ai ia ka rrëfyer familjes së tij “gjithtregimin”, duke mos e lënë tçI shkojë huq as edhe një pikë gjaku, nga jeta e Dale Short. Pasiështë shtrirë në shtrat, atij i ka rrëshqitur në kujtesë djaloshi kauboj duke ndjerë një interesimpërse ai nuk ishte kotur gati kurrë. Por, më pas dhe prej atëherë, ai fle si një shkurtabiq çdombrëmje, dhe – pa asnjë tabletë gjumi! Ai, poashtu është i lumtur të ma komunikojë risinë, siç thotë vetë, që i ka dhënë tëgjitha provimet. 119
  • 121. Ju keni qenë këtu më parë 9. “ATA KËTË E QUAJNË... PËRQAFIM” Zëri fëmijëror nuk i përshtatet aspak fytyrës së saj Chicano 2 me sy të mëdhenj dhemelankolik. Ajo nuk ka vënë makijazh. Flokët e saj të gjatë janë ndarë në mes nga një rrahëdhe më pas të tubuara mbi qyfë, ata lidhen përmes një llastiku. Maria është dyzet e gjashtëvjeçe dhe ka nja dhjetë kile të tepërta të cilat tenton t’i bëjë të padukshme nën rrobet e saj mengjyra errëta. - Më shikoni mua njëherë! pëlcet ajo me si inat. Jam aq e trashë sa nuk marrë guximintë shikohem as në xhama... po bëhem gjithnjë e më nervoze kundër vetes sime. Jeta ime ështënjë katastrofë. Ju mbase nuk do të më besoni, por unë nuk zbuloj asgjë në mua që do të mëpëlqente – madje as në jetë. Nuk kam asnjeri, shton ajo, me sytë e mbushur lotë. Kurrë s’kampasur ndokë. Kam qenë e martuar për disa vite, por s’kishte asgjë senzacionale në atë martesë.Ffëmijët i kam të mrekullueshëm. Por nuk hyn çështja e tyre këtu. Përse jam kaq e paaftë tadua një burrë? Unë tashmë i kam ngritur duart! Ajo përfundon ankimet e saj duke mbuluar fytyrën me duar. Pas pak ástesh abstenimi,ajo rifillon. Në tentim për t’i fshehur lotët që s’prajnë t’i rrjedhin nën faqe, ajo shton: - Edhe që kur isha vajzë, ishte e njëjta punë. Unë mund të isha marrëzisht e dhënë pasnjë djali... por ai sakaq më dëshpëronte për një arsye apo për një tjetër. Shpesh pyesja vetenmos unë vetë po i imagjinoja këto arsye. Sido që të jetë, kjo punë nuk më ka ecur kurrë. E kam pranuar Maria-n gjatë gjashtë seancave. Kam arritur të konstatoj qartazi se ajoështë e sëmurë, madje aq e sëmurë sa nuk mund ta paramendojë as ajo vetë. Ajo i arsyetonproblemet e veta me faktin se “nuk e ka askë afër... se ajo është një dordolec”. Por, përpjekjettona të deritashme kanë vënë në pah shkakun e vërtetë: Maria refuzon kategorikisht gjithafshin seksual. Dy aventurat e mëdha të jetës së saj, njëra me Rpbertin, burrin e saj, dhe tjetra meAlfonso, dashnorin e saj, kanë ndezur zjarr të pashuar. Ajo ka pasur marrëdhënie seksuale tëshkurtëra dhe frenetike të cilat e kanë dëshpëruar akoma më shumë:2 Chicano - pseudonim i popullarizuar në brigjet perëndimore të SHBA-ve që personifikon një amerikan meorigjinë meksikane.120
  • 122. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes - Kurrë nuk jam ndarë e kënaqur nga seksi. Më ndodh në fillim të ndihem lehtë engacmuar, por kjo kthehet shpejtë së prapthi. E tërë kjo më le një përshtypje dështimi. Jamtejet e dekurajuar. Ajo, pak a shumë, ka arritur në pikën sa për të kuptuar se është deri diku e bindur seproblemi i saj është vet refuzimi i ngrohtësisë nga kontakti seksual. Ajo refuzon të çojëdashuri ngaqë kjo i duket asaj fizikisht e dhimbshme dhe mbi të gjitha degraduese, shton ajomë pas. - Gjithmonë kam pasur përshtypjen të jem një objekt, madje edhe me Alfonso. Kjombase nuk mund të shpjegohet, por është kështu... Dhe më e keqja, vazhdon ajo duke uskuqur dhe duke ulur zërin, është se edhe sikur mos ta kisha përshtypjen se të tjerët mëshfrytëzojnë si një objekt, se nuk më lëndojnë fizikisht, unë prap ndjehem e dëshpëruar. Dhekjo ka qenë gjithmonë kështu. Pamundësia e saj për ta vlerësuar kënaqësinë e dashurisë i kundërvëhet dhe iashkatërron jo vetëm marrëdhëniet sentimentale, por poashtu edhe dashurinë e saj të çiltër.Ftohtësia e saj, indiferenca ndaj dashurisë më habisin aq më tepër kur dihet se ajo ështëkrejtësisht tjetërfare në domenet tjera të jetës. Madje edhe adoloshente, ajo dyshonte nëgjithçka që kishte të bënte me suksualitetin: - Unë ndjeja një frikë, panikë ndaj burrave. Kisha përshtypjen se ata janë të gjithë tëgatshëm të më kërcejnë sipër në çco moment. Kështu, ne kemi mundur të arrijmë pak nga pak ne burimin e disa shqetësimeve të sajnë raport me seksualitetin dhe atë vetë si grua. Ky burim na shpie në fëmijërinë e saj: ajoështë edukuar nga gjyshja, një armike e përbetuar e gjithçkaje që prek çështjet seksuale si dhekundërshtare e vendosur e tërë feminitetit. Pas këtij konstatimi, ne s’bëmë gjë tjetër, veçseidentifikuam shkaqet reale të problemit të saj të vërtetë. Brenda një seance, Maria më flet për frustrimet e saj. Tema esenciale e këtij rrëfimiështë bindja e thellë e saj se ajo nuk është askushi... asgjë, se ajo nuk luan kurrfarë roli. - Kam ndjenjën se njerëzit kurrë nuk më marrin seriozisht. Asnjeri nuk tregon as më tëvoglën vëmendje ndaj asaj që them vetëm e vetëm se unë kam një zë të një vajze të vogël. Me një qeshje ironike, ajo më njofton për disa incidente që manifestojnë këtë ndjenjë.Kur ajo dikton një telegram përmes telefonit, operatori i jep përgjithësisht komplimente “tëketë diktuar për mrekulli për moshën e saj që ka si një vajzë e vogël”. Apo , kur ajo duhet tapranojë një telefonatë, bashkëbiseduesit shpesh i kërkojnë asaj t’i thërrasë prindërit. Edhepsenga jashtë i vërehet një e qeshur sporadike, lehtë mund të kuptohet se ajo vuan nga ndjenja einferioritetit dhe e dëshpërimit. Një tjetër problem është shfaqur gjatë ekzaminimit tonë: karakteri revoltues i Marias.Ky problem ka dalur në sipërfaqe edhe përkundër betejës së saj për t’i qëndruar besnikeregjimit dhe për ta respektuar programin e meditimive që me aq përkushtim e kemi etabluarsë bashku që në seancën e parë. Revolta duket të jetë në shpërputhje me personalitetin e saj.Kjo mbase bie ndesh edhe me gjith përgjegjësitë të cilat ajo i kryen me sukses në punën e saj,me inteligjencën e pamohuar që ajo reflekton si dhe me shpirtëgjërësinë e saj. - Është pikërisht e kundërta e asaj që dëshiroj: të dobësohem, t’i jap fund problemevetë mia e të mësohem të relaksohem përmes meditimit. Unë pyes veten në lidhje me këtë kundërthënjen e parë: zëri fëminor dhe shpirti irevoltuar. E ndërpres këtë ekzaminim duke qenë e bindur se shumë qartësi do të na shfaqengjatë seancës së hipnozës. Një ditë, ndërdija e Marias më lajmëron se problemi i saj seksual rrjedh nga një jetë eshkuar të cilën e ka jetuar dikur në Arabi. Unë e dërgoj pra, pa humbur kohë, në atë epokë. 121
  • 123. Ju keni qenë këtu më parë Dr. Fiore - Çka po ndodh? (Heshtje. Shenjë mohimi me kokë.) Dr. F. - Ju bëni jo me kokë? Maria - Kjo që shoh nuk më pëlqen. (Zëri i saj bëhet akoma më fëminor.) Dr. F. - Më thoni thjesht atë që ju shfaqet në mendje. M. - Unë jam pronë e dikujt. Dr. F. - Po? M. - Më kanë dërguar në një dhomë ku ka shumë burra. Jo, nuk dua ta bëj këtë! (Lotëti rrëshqasin nga sytë.) Dr. F. - E dini kush jeni? M., në të qarë. - Është sikur të isha askush. Dr. F. - Sa vjeç jeni përafërsisht? M. - Nëntë vjeç. Dr. F. - Si quheni? M. - Phileppa. Dr. F. - Cili është shteti ku ju jetoni, Phileppa? M. - "Shteti"? Nuk ju kuptoj. Dr. F. - Ska gjë. Më thoni se çju ndodh, Phileppa. kush ju solli në këtë dhomë? M. - Më kanë thënë të vij këtu. Dr. F. - Keni ardhur vetëm? (Maria bën një gjest afirmativ.) Dr. F. - Kush ju ka dërguar? M. - Ai që është pronari im. Dr. F. - Kush është ai? M. - Një njeri i keq. Dr. F. - Burrat në dhomë, janë shokët e tij? M. - Jo... jo! Jo shokët. Burra, thjesht. Kujtoj se ata janë tregtarë... edhe ai është njëlloj tregtari. nuk e di saktësisht se çbën ai. Dr. F. - Sa veta janë? M., duke vështruar rrotull vetes. - Njëmbëdhjketë. Dr. F. - E dini se çdo të ndodh? M. - Tashmë ka ndodhur. (E shqetësuar.) Dr. F. - Çka? (Heshtje.) Dr. F. - Më thoni se çndodh? M., duke psherëtitur. - Nuk dua të flas. Dr. F. - Qetësohuni, relaksohuni. Unë do të numërojë deri në pesë dhe ju do tëndjeheni gjithnjë e më e qetësuar. (Ajo numëron.) M., pas një heshtje të gjatë. - Unë përjetoj ca ndjenja... dhe mendime... por ata tëgjithë bëjnë sikur unë nuk do të duhej... nuk do të guxoja... jam pronë e dikujt, kjo është etëra... dhe prandaj mund të më dërgojnë herë këtu e herë atje... 3Bëje këtë, bëje atë"... ata nukmendojnë se edeh unë kam të drejta. Po pra, edhe unë kam. Dr. F. - Ju e dini se keni të drejta por ata e injorojnë këtë? M. - Ata thonë se unë nuk kam. Dr. F. - Kush thotë? M. - Të gjithë këta njerëz. Ai të cilit i përkas dhe këta që vijnë... ata sillen sikur unëmos të ekzistoja fare; unë, thjesht, jam një gjësend. Dr. F. - Cilat gjëra ju duhet ti bëni? Punët e shtëpisë, amvisëritë, gjëra të këtilla? M. - Jo, jo këto. Nuk është kjo punë që më tremb... por gjërat seksuale... unë edhesikur të vdisja kjo sdo të çonte peshë për ta.122
  • 124. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Do të thotë, ju nuk keni kurrfarë vlere për ta? M. - Unë jam këtu, kjo është e tëra... Dr. F. - Si jeni bërë pronë e këtij njeriu? Ku janë prindërit tuaj? M. - Asgjë nuk di. E tëra që di është se unë jam këtu. Dr. F. - Pra, janë gjërat seksuale që nuk i përballoni dot e jo atë të amvisërisë? M. - Nuk bëj punë të shtëpisë. Dr. F. - Po, çbëni zakonisht? M. - Zgjohem në mëngjes dhe zbres për të marrë diç për të ngrënë... Nuk ka nxemje,shtëpia është gjithmonë e ftohtë me këto mure prej guri... nuk më japin asnjë punë ta kryej,vetëm më thonë që mos të qëndroj e ngulur në mes të rrugës. Dr. F. - Kush ju thotë kështu? M. - Gratë që e bëjnë bukën. Dr. F. - A e dinë ato se juve ju shfrytëzojnë seksualisht? M. - Heu, po. Unë jam këtu enkas për këtë punë. Dr. F. - Tradita e fshatit tuaj e do kështu? M. - Nuk e di se çdo të thotë "tradita". Dr. F. - Që kur ju shrytëzojnë kështu? M. - ...Qe një kohë të gjatë. Dr. F. - Qe sa vite? M. - Nuk e di kuptimin e "vite" por ka shumë kohë. Dr. F. - A keni qenë këtu qëkur ishit vajzë e vogël? M. - Nuk më kujtohet të kem qenë diku tjetër ndonjëherë. Dr. F. - E tani, a jeni e gatshme të hyni në këtë dhomë për të më treguar se çpo ndodh? (Heshtje e tejzgjatur.) Dr. F. - Shikoni, është shumë, tepër me rëndësi për ju që ta ripërjetoni këtë moment,edhe nëse është moment gërditshëm. Ju do të liroheni nga vetë fakti që e keni ripërjetuar. Pra,unë dua që ju të hyni në dhomë dhe të më thoni se çpo ndodh brenda. (Heshtje e gjatë.) Dr. F. - Çngjet në këtë moment? M. - Unë e di se çduhet të bëj. Dr. F. - E po, çështë kjo, pra? M. - Kjo më ngjall emocione. Dr. F. - Cilat emocione? M. - Është... prekëse, ngacmuese... (Fytyra e saj animohet.)... dhe e dhimbshme... (Ajombyll qepallat me shtrëngim.) Kjo më bën të ndjej diçka që në njëkohësisht është dhe ekeqe... në fakt, unë jam vetm një hiç për ata. Dr. F. - Vazhdoni. M. - Vërtet, nuk e kuptoj pse... Duhet të ju them patjetër? (Ajo qan.) Dr. F. - Unë besoj se kjo do tju bënte tepër mirë. M. - Është tmerruese! Dr. F. - Por unë jam e bindur. M., në dënesje. - E di se kjo do tju horrorizojë. Dr. F. - Unë duhet tju shëroj. Jam e sigurt se vetë fakti që ju ta dini se çka ndodhur,do tju paguhet shumëfish dhe do tju bëjë shumë mirë. M. - Atëherë, do tju tregojë. (Ajo i fshin lotët.) Unë shkoj tek secili burrë, kështu mëkanë mësuar. (Ajo fillon sërish të dënesë.) Dr. F. - Ata ju kanë mësuar të shkoni tek secili burrë... M. - Kjo është si një lloj përshëndetje dhe unë duhet ti përshëndes ata. Dr. F. - Në çfarë mënyre? M. - Atyre ju duket kjo shumë dëfryese. (Shprehje ngurimi në fytyrën e saj.) 123
  • 125. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - A janë të veshur? M. - Po. Dr. F. - Ju poashtu? M. - Unë jam në një fustan të bardhë që e bart enkas për këso raste. Skam asgjë nën të.Shkoj tek secili burrë dhe e zhvesh, jo tërësisht, më kuptoni? Dhe... më pas... (duke ulurzërin.) ata këtë quajnë... përqafim! Dhe kjo ju pëlqen atyre. Dr. F. - Çfarë ndjenja ju kaplojnë përderisa e bëni këtë? M. - Paj, ka pakëz kënaqësi tek e bëj, por në mënyrën siç më detyrojnë ata. Dr. F. - Çdëshironi të thoni me këtë? M. - Nuk është se unë sdua ta bëj ngaqë nuk më pëlqen por ngaqë ata nuk vërejnë seunë jam një qenie njerëzore... ata madje më përqeshin. E pra, edhepse kam frikë... jammbushur në ta, jam kundër tyre... por kam një ndjenjë trishtuese. kjo që po përjetoj, ështëpezm... (Me fytyrë të rrudhur.)... E shikoni, më duket se unë e di se nuk jam e obliguar ta bëjkëtë. Ata më urdhërojnë, por unë nuk jam e obliguar tju nënshtrohem urdhërave të tyre, unë ebëj vetëm sepse kam dëshirë ta bëj. (Ton dyshimi në zërin e saj.) Dr. F. - Ju keni qenë e ushtruar ta kryeni këtë punë, apo sështë kështu? Por, kjonjëkohësisht është edhe një mënyrë për ta tërhequr vëmendjen e tyre. A keni menduar përkëtë? M. - Jo. Dr. F. - A tregohet kujdes ndaj jush jashtë këtij domeni? M. - Thjesht, më thonë që të rri në qoshkun tim... deri në çastin kur duhet të hip lart. Dr. F. - A është zotëriu juaj bashkë me të tjerët në dhomë? M. - Heu, po. Dhe derisa e bëj këtë punë, unë mendoj për këta njerëz... dhe poashtushtirem sikur edhe unë kënaqem dhe ata nuk dyshojnë në këtë... Pra, është disi sikur unë timashtroja... sepse sipas tyre, pasi që unë jam vetëm një gjësend, unë nuk do të duhej të ndjejaasnjë kënaqësi. Prandaj pyes veten: ata nuk mendojnë se unë ekzistoj, por unë shtirem! Unëjam dhe ekzistoj!... Për këtë shkak, mua më shkon mendja nganjëherë ti përqeshë në hundë.Por, në brendësi të këtyre përshtypjeve që më priftojnë... nejse, e tëra që mendoj përmomentin është se ata janë idiotë! Dr. F. - Më thoni se çndodh më tej? M. - Shikoni, unë ndihem më mirë kur mendoj se ata janë idiotë. Ngase, po që se nukdo të më dukeshin idiotë, bisha... do të ndjeja se unë vërtet jam një hiç... apo vetëm një objekt. Dr. F. - Çpo ndodh pas përshëndetjes? M. - Sot, unë nuk do ta bëj atë që ata kërkojnë prej meje. (E gatshme për tupërballuar me një sfidë.) Dr. F. - Çka pra? M. - Sot, unë do tju qeshë në hundë atyre. (Ajo i kërcëllen dhëmbët.) Sot, do tju themse ata janë idiotë. Dr. F. - Vazhdoni. M. - Prandaj dhe ndihem më e lumtur sepse e di se nuk jam më e detyruar ta bëj këtë.Nuk jam e obliguar... dhe sot nuk më pëlqen, nuk kam dëshirë... dhe prandaj nuk do ta bëj.(Psherëtimë.) Dr. F. - Si e presin ata vendimin tuaj? M., duke buzëqeshur. - Zotëriu im është flakëruar. Dr. F. - Ju buzëqeshni? M. - Po. Ai flakëron nga hidhërimi sepse ka pamje idioti para këtyre... njerëzve... dhele ta shohin të gjithë! Mendoj se është krejt njësoj për mua! Dr. F. - Por, a smë thoni se çbëjnë ata zakonisht me ju? M. - Ata i kanë lojërat e tyre të vogla... më thonë tju dal përpara dhe... i përshëndes, ekëtë, këta idiotë, këta pleq të qelbur e quajnë "përqafim"!... (Zëri i saj dridhet nga urrejtja.)124
  • 126. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjesDhe më pas, ata më vendosin mbi tavolinë, në mes të dhomës, dhe bëjnë me mua çdojnë...njëri pas tjetrit... përderisa të tjerët rrinë në rreth... dhe vështrojnë. Dr. F. - Dhe ju nuk do ta bëni këtë sot? M. - Jo, sepse nuk jam e detyruar ta bëj. Dr. F. - Çfarë thotë zotëriu juaj? Çfarë bën? M. - Ai është vërtet i çmendur... por unë e përqeshë... Kujtoj se do të më vrasë... por aqma bën... bile, do ta preferoja këtë. Unë jam e vendosur ta bëj atë kam në mendje. Dr. F. - Çka ju bën të besoni se ai do tju vrasë, apo se ka qëllim për tju vrarë? M. - Fakti se unë nuk i bindem urdhërave të tij... dhe mua përnjëmend nuk më pëlqenta bëj këtë. madje, nuk do ta bëj kurrë më. Dr. F. - Dukeni e lumtur për vendimin që keni marrë. M. - Dhe jam... Nuk jam e detyruar ti bindem atij. Nuk dua, dhe më e keqja që mundtë ma bëjë, është të më vrasë. Nuk mund të më bëjë të vuaj më... Ai më ka thënë se unë nukjam askushi, se unë nuk ekzistoj. Ata... ata nuk ma kanë thënë këtë në sy, më kuptoni, por...kjo lexohet qartë në mendjet e tyre. E pra, unë thjeshtë ju them se kjo nuk është e vërtetë. Dr. F. - Mi përsëritni mua ato që ua thoni atyre... fjalë për fjalë. M. - Unë rri në këmbë, mbi tavolinë dhe u them: "Ju të gjithë jeni gomarë! Ju mendonise unë nuk kam ndjenja. Ju mendoni se unë jam thjeshtë një gjësend si kjo tavolinë këtu dheju jeni të vetmit që ekzistoni, të vetmit që keni ndjenja, kjo që ju mendoni është e marrë... Jumë tepër preokupoheni me atë që dikush tjetër apo të tjerët mendojnë për ju sesa me atë çfarëunë mendoj për ju, unë personalisht. Por, unë e di, e shihni, unë mendoj se ju jeni budallenj,idiotë, që ju jeni marraçë dhe që në të vërtetë jam unë ajo që ju shfrytëzoj ju sepse ju nuk mëshumë shpirt se një gur." (Ajo ul zërin.) Ata mendojnë se unë jam bërë e marrë, jam çmendur. Dr. F. - Kush ju thotë këtë? M. - Ata flasin për mua. Dr. F. - Çfarë thonë? M. - "Ajo është çmendur!" Dr. F. - E zotëriu juaj? M. - Ai vetëm thotë: "Kjo sështë asgjë. E kam një tjetër." Tani, unë nuk jam dhegjithaq e kënaqur sepse ai e ka një tjetër... dhe që një tjetër vajzë do të jetë e shtrënguar ta bëjatë që unë e bëja. Dr. F. - Nevrikoseni për këtë apo vetëm nga shkaku se kjo dëshmon se ju nuk jeniunike, e vetme? M., me një zë të stërngarkuar dëshprim. - Ndoshta. Ata më nxorën jashtë. Pra, unëhumba, pas tërë kësaj. Por, as që ma bën. Dr. F. - Jeni shumë e bindur se keni humbur? Ju i keni mbrojtur të drejtat tuaja dukemos e bërë atë që nuk ju pëlqen, apo sështë kështu? Kjo aspak nuk më duket si një humbje. M. - Po, por, shikoni, kushdo që të jetë, qoftë unë apo ndonjë vajzë tjetër, kjo për ataështë fare indiferente. Ata madje as që kanë dëgjuar atë që unë ju thashë... duket paksa epakuptimtë; më duket vetja si një grua e moshuar sepse shpesh pyes veten prej nga më vijnëtë gjitha këto mendime. Dr. F. - Juve ju duket vetja si një grua e mençur, këtë dëshironi ta thoni? M. - Si mund të mendoj unë në këtë mënyrë? Ata, janë megjithatë shumë më tëmoshuar se unë. Dr. F. -Por, në brendësinë tuaj, ju ndjeheni më e moshuar se ata? (Maria bën një lëvizje koke në shenjë pohimi.) Dr. F. - E pra, ju jeni mbi tavolinë, çndodh më tej? M. - Burri plak më bërtet: "Shporru!" Dhe unë them me vete: a është vërtet kaq kollaj?Kujtoj se ata frikë nga unë. Dhe tash, në fakt jam unë ajo që frikësohem... çdo të ngjet memua? 125
  • 127. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - E pastaj, çndodh? M. - Ata nuk duan që unë të rri në shtëpi. (Ajo dridhet në duar e këmbë.) Dr. F. - Kush "ata"? M. - Gratë. Dr. F. - Janë hidhëruar në ju? M. - Më duket se ato frikësohen. Ato mendojnë se unë jam çmendur. Ndoshta edheështë e vërtetë. Dr. F. - Ju nuk më dukeni aspak e çmendur. Ju lëni përshtypjen e një çupe të vogël ecila e ka mbrojtur të drejtën e saj legjitime dhe e cila refuzon të shikohet për një kohë më tëgjatë si një jo personalitet, si një jo entitet. M. - A vërtet unë nuk reagoj si një grua plakë? Dr. F. - Jo. Ndoshta ju posedoni një lloj potenciali shpirtëror, por kjo asesi sdo të thotëse ju jeni e çmendur. Tani, do të doja të kaloni në ngjarjen e radhës. (Ajo numëron deri nëpesë.) (Qetësi e gjatë.) Dr. F. - Çpo ngjet? M., e buzëqeshur. - Nuk jam e vdekur dhe ky fakt më habit. Dr. F. - Ku ndodheni në këtë çast? M. - Asgjë nuk di. Skam dalur kurrë nga shtëpia. Dr. F. - Shikoni rreth e përqark vetes dhe më rrëfeni se çfarë vëreni. M. - Më duket se jam ulur mbi një mur të bardhë. Isha e ulur aty, me shuplakambështetur për faqe, thjesht e ulur. Mendoja se do të më vrasin por çuditërisht, ata se bënëkëtë...thjesht, aty ulur... dhe ajo që më duket tani... (Ajo kërcen nga vendi.)... Dikush erdhiprapa meje... dhe ma preu kokën! Dr. F. - Pra, pas të gjithave, ju megjithatë paskeni qenë e vrarë, por ju nuk e prisnitkëtë? M. - Por e ndjej... (Ajo e fërkon qafën me njërën dorë.) Dr. F. - Më thoni tash se çkeni parë. M. - E pra... jam e ulur atje... dhe megjithatë unë jam këtu, larg... dhe mund të shoh.Vajza e vogël nuk dyshonte fare, por dikush ka ardhur prapa saj me një thikë të gjatë dhe ia kaprerë kokën, ja kështu. Ajo nuk e priste këtë... dhe ajo ka bindjen se mund të mendojë akoma. Dr. F. - Do të doja që ju të ktheheni në kohën e tashme, Maria... Rrini e qetë dherelaksuar. Do të numëroj nga dhjetë deri në zero dhe ju do të ktheheni në momentin aktual.(Ajo numëron.) Më flisni tash, për këtë çupë, për jetën që ajo e ka jetuar. M. - E po, mirë, ajo e kishte një jetë tepër të zbrazët. Ajo nuk kishte shumë punë për tëbërë. Në fakt, prej saj nuk kërkohej asnjë punë, asnjë detyrë, e shihni, asnjë traditë, asgjë. Ajo,thjesht qëndronte aty... thuaja... si një qen apo një maçok. E tëra që kërkohej prej saj, ishte që,nëse dikush donte, ajo ti afrohej e ta përkdhëlte. Pikërisht kështu. Gratë i jepnin asaj mirë përtë ngrënë por ato thonin: "Mos rri aty në mes të rrugës." Dr. F. -Po çi ndodhi asaj në fund? M. - Ja pra, ajo pyeste veten si mundi të largohej nga dhoma kaq lehtë përderisa ishtefare e sigurt se do ta vrisnin në vend... Pasta, ajo doli jashtë dhe u uldhe mendonte se do tëvdiste dhe... unë kisha përshtypjen ta kem parë tek po mendonte. Më pas, dikush erdhi ngaprapa dhe ia preu kokën. Me të dalur nga hipnoza, Maria ngërthehet në vaj. Asaj i nevojiten bukur ca minutapër ta gjetur prehjen e vet. Pastaj, ajo i fshin lotët, më shikon dhembshëm dhe më flet me njëzë të shkapërderdhur:126
  • 128. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes - Çfarë gjëje e vogël dhe e mërzitur që paskëm qenë! (Ajo vazhdon duke u trembur:)Ata burra ishin vërtet të poshtër. Nuk është aspak çudi që unë i urrej burrat. Ajo ngritet për të ikur. - Faleminderit për të gjitha, më thotë ajo. E gjithë kjo do më mbeste e panjohur. Dhe,duhej me çdo kusht që unë ta dija këtë. Në seancën e ardhshme, ajo duket më e lehtë dhe më e lumtur. Por, humori i saj ibukur tretet kur ajo zhytet në mendime. Asaj në çdo çast i kujtohet regresioni në të cilënjetonte Philleppa. - Unë edhe sot reagoj si ajo vajza e vogël, shton ajo. Tash e kuptoj përse e frenojelanin tim seksual. Nuk habitem më përse nuk e përjetoj kulminacionin. Poashtu kuptoj përsetë gjithë burrat më duken bërllok. Ajo tashmë kupton qartazi përse i pëlqen të vuajë dhe përse dyshon aq shumë, përserefuzon të jetë thjesht një objekt dhe përse frikësohet të jetë e nënçmuar. Ajo e ndjen thellë nëveten e saj revoltën e Philleppës si dhe kupton prej nga shfaqet ndjenja që ajo e përjeton kurdikush e kundërshton. Ne mendojmë, që të dyja, se zëri i saj fëmijëror është një klithmë ePhilleppës dhe se ky zë simbolizon ndikimin që kjo kreaturë e kaluar e ushtron në ekzistencëne saj aktuale. Derisa Maria vendoset sërish në transin hipnotik, ndërdija e saj tregon sa ajo ka pasurnjë mori inkarnimesh femërore. Ajo më rrëfen se kurrë nuk ka qenë një femër në sensinseksual të fjalës, sigurisht për shkak të dhunës së ushtruar ndaj Philleppës. Gjithnjë në trans,ajo "ngjitet" në një ekzistencë të një murgeshe dhe në një tjetër të një shtrige shëruese në njëfis indian në Arizona. Gjatë këtyre dy jetërave, ajo i është përkushtuar në tërësi aspektitspiritual dhe shërimit alternativ. Madje, edhe në inkarnimin e saj si murgeshë, ajo ka përjetuar tragjedinë e dashurisëgjatë një aventure seksuale. Unë e bart në këtë regresion. Ajo kërcëllen dhëmbët dhe fillon tëflasë. Maria - Jam në Jukatan... Nuk kisha të drejtë dë dashuroja. Dr. Fiore - Pse jo? M. - Sepse jam murgeshë dhe nuk guxoj të bie në dashuri. Roli im religjioz ishteshumë më i rëndësishëm... por prezenca e tij gjithmonë më turbullonte... Dr. F. - Kush është ai? M., e shqetësuar, duke psherëtitur. - Një ushtar. (Ajo kthen kokën anash sikur të dojëta shoh dikë.) Ti gënjen kur thua se më do!... Unë e dashuroja dhe ai vinte shpesh... Dikush naka zënë në befasi... duket se na ka vrarë që të dyve. (Ajo e fsheh fytyrën nën shuplakat eduarve.) Dr. F. - Ju kanë vrarë vetëm pse keni dashuruar? M. - Jo. (Tejet e nevrikosur.) Dr. F. - A keni çuar dashuri me të? M. - Oh! sa kam dhembje!... po, kam çuar dashuri me të... ai nuk pushonte mëeksploruari! Dr. F. - Mos ju kanë vrarë ngase keni humbur vajzërinë? M. Lotët i rrjedhin në faqe. - Po... ata më hodhën në këtë gropë. (Ajo drejton gishtintregues.) 127
  • 129. Ju keni qenë këtu më parë Maria dhe unë punojmë bashkërisht edhe dy seanca tjera. Zëri fëmijëror është akomaprezent. Pesha bie duke iu falendëruar regjimit. Ta respektojë atë, asaj i duket tepër jokëndshëm, ngaqë ajo njeh vetëm kuzhinën meksikane. Megjithatë, ajo ka filluar ti numërojëkaloritë dhe të preokupohet me ushqim më të matur, për të parën herë. Ajo nuk ha më ngaseështë e shqetësuar, e nënçmuar apo e mërzitur, por thjesht, ajo ha ngase ushqimi i pëlqen dheajo ka uri. Sot, Maria është e gëzuar. Ajo rrezaton energji dhe ka një mori projektesh. Njëri prejtyre, më i apasionuari, është ta bëjë një udhëtim në Arizona: - Kam përshtypjen që ai vend më tërheq sikur të isha e dashuruar atje. Nuk ju duketpaksa e pazakontë që atje më duket vetja si në shtëpinë time? Ajo, tash, tregon më tepër kujdes për dukjen e saj të jashtme. Maria është në kërkim tënjë stilisti: ajo dëshiron të bartë flokë shumë më të shkurtër... për ta vënë në pah pamjen emollëzave të saj. Çudi! Fare para pak kohësh, ia kam vënë re gjurmët e makijazhit në fytyrë! Fundja, ajo ka fiksuar mendimet tek një princ sharmant i cili do tia zbukuronte jetënasaj. Ajo spran së menduari, shpreson dhe ëndërron. Shkurt, Maria sot është plotësisht e liruar nga kujtimet tronditëse që e pengonin tashijonte të drejtën më natyrore, më esenciale... afshin seksual!128
  • 130. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes 10. "KJO MË KA KUSHTUAR ME JETË!" Që kur mbaj mend, gjithmonë kam parë të zitë e ullirit kur duhet ta marrë një vendim,më thotë Roger me një zë të ulët dhe hezitues. Qoftë një vendim i rëndësishëm apo faredytësor, të vendos do të thotë për mua torturë e vërtetë. Është një djal i gjatë dhe i bukur, flokë gështenjë, rreth të tridhjetave. Rrobet e tijelegante me gjasë vijnë nga jashtë: pantolonat e prerë mrekullisht nga një rrobaqepës francez,këmisha elegante e qëndisur dhe çizmet e lëkurës nga Kordoba. Madje edhe uji i tualetit të tijduket ta mbajë një etiketë franceze. Sytë e tij gështenjë ndryshojnë sakaç pamjen kur ai mëgdhend portretin e një njeriu përherë hezitues derisa nuk paralizohet plotësisht. - Jam njeri i ndryshimeve, gjë që më bën të veproj - nganjëherë, jo gjithmonë - patorrua. Dhe ai fillon të mi numërojë një seri të tërë shembujsh për të ma bërë të qartë shtrirjendhe shumëllojshmërinë e vendimeve që për atë paraqesin një pengesë të pakapërcyeshme.Sikurse fjalët, poashtu edhe paraqitja e tij shpreh: frustrimin, pafuqinë, iritimin,pavendosmërinë dhe pashpresën. Me një ofshatje të thellë, ai më shpjegon se pikërisht kyproblem ishte i vetmi shkak për të cilin ai kishte mbetur peng i një martese joharmonike përmë shumë se dhjetë vjet. Më në fund ai ia doli disi... me ndihmën e dikuj tjetër i cili kishtevendosur në vend të tij. Sot, sfida e tij më e madhe është nëse ai duhet tju jap fundtrembëdhjetë viteve të karrijerës së tij si profesor universiteti për tu lansuar në një karrijerë tëre, asaj të regjisorit të filmave kinematografik. Me të njejtin ton, ai vazhdon të ma përvijëzojë portretin e vet. Mbase, pavendosmëriae tij nuk përkon me personalitetin e tij. Me të nisur një projekt, ai pamëdyshje e realizon derinë fund. Ligjëratat e tij janë më të ndjekurat; studentët e tij janë më të çmuarit për të. Disafilma që i ka realizuar kanë qenë kanë qenë mjaft mirë të vlerësuar nga kritikët e kinemasë.Shkurt, ai shkëlqen në çdo punë së cilës ia mësynë... natyrisht, pasi të ketë vendosur me mundmë parë. Ai ka ardhur tek unë sepse hipnotizmi paraqet për të një kurreshtje marramendëse. Aitashmë i ka provuar metodat terapeutike që nga ajo e Reich-it deri tek psikoanalizatransaksionele duke kaluar nëpër seanca të panumërta të psikoterapisë në grupe. 129
  • 131. Ju keni qenë këtu më parë - Hipnotizmi gjithsesi se mund ta zgjojë një manifestim patologjik në nivel tëndërdijes, i them atij. Nëse është kështu edhe në rastin tuaj, unë mund tju mësojë taekzaminoni një problem, ta adaptoni një vendim pasi ta keni shtjelluar mirë si dhe tapërcjellni vijën e veprimit që imponohet. - Ndoshta do të keni mundësi, njëkohësisht, të më lironi nga migrenat dhe dhimbjet eshpinës, më drejtohet ai duke i bërë qejf vetes. E kjo, më besoni, do të thoshte shumë përmua! Përndryshe, ai paraqitet si një syzhe i shkëlqyer për hipnotizim. Trupi i tij qetësohet itëri kur ai mbyll sytë. Frymëmarrja e tij ngadalësohet dhe merr ritëm të rregullt. Ne evendosim sinjalin mes gishtërinjve pa më të voglën vështirësi. Ndërdija e tij më thotë seproblemi i tij rrjedh nga gjashtë ngjarje të ndryshme të përjetuara në poaq jetëra tëmëparshme! - Nëse arrij ti jap fund këtij problemi, më thotë ai, asgjë nuk do të më ndalë. Dhjetë ditë më vonë, Roger paraqitet në seancën tonë të parë së paku dhjetë minutapara kohës. Pasi e priti shkuarjen e pacientit paraprak, ai hyri në kabinetin tim dhe brofas u ulnë kolltuku. - Unë jam gati. Të shpresojmë se do të keni sukses, më thotë ai me një buzëqeshje nëfytyrë. Me të mbyllur sytë, ai koncentron vëmendjen e vet në frymëmarrje. Sytë e tij lëvizinnën qepallat e mbyllura. Ai tashmë është në trans. I sygjeroj ndërdijes së tij që ta dërgojë nënjërin nga ndodhitë përgjegjëse për problemin e tij të sotëm. Unë numëroj dhe nis me marrjennë pyetje. Roger, duke hezituar. - Më duket se... isha në një lloj feste të karnevalit. Dr. Fiore - Akoma jeni atje? R. - Jo. Dr. F. - Çfarë po shihni rreth e përqark vetes suaj? R. - Jo, nuk besoj se ishte një karneval. Sido që të jetë, kujtoj se ishte një mbledhje erëndësishme. Dr. F. - Në çka ju duket e tërë kjo? R. - Në një lloj turniri. Dr. F. - Do të doja që ju ta arrini këtë moment. Do të numërojë deri në tre dhe ju sakaqdo të gjendeni aty. Një... dy... tre. Çka ndjeni? R. - Ka shumë konfuzion. Dr. F. - Në tre, imazhet që do tju vijnë do të jenë shumë të qarta. (Ajo numëron.) Epra, çpo shihni tash? R. - Mirë... ka shumë tenda ngjyrash të ndryshme... po, tenda me ngjyrë në... në njëlivadh plot njerëz... që lëvizin në të majtë, në të djathtë... Dr. F. - Si janë të veshur ata? R. - Disa në mënyrë elegante, disa të tjerë dosido. Dr. F. - Të cilit stil janë veshjet e tyre? R. - Sipas mendimit tim, disa si murgjër, janë të mbuluar me... një lloj manteli braunme kapulaçe e disa të tjerë kanë të veshur... të shohim, pantolona nuancash të çela, të qendisurme lloj-lloj rruzash xixëlluese rretheve... Dhe përfundimisht, të tjerët janë të veshur, siç juthashë, më trashë, me rroba leshi të trashë të tjerrur në shtëpi... Dr. F. - Cili është shkaku i mbledhjes së tyre? R. - Më duket... po: për shkak të një turniri. Dr. F. - I vëreni kampionët që do të marrin pjesë në këtë turnir? R. - Hë... jo, nuk i vërej për momentin.130
  • 132. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - A ka përfunduar turniri tashmë? Është kjo arsyeja përse ju nuk i vëreni ata? R. - Ah mirë, hë... Më duket se edhe unë do të marrë pjesë... dhe duhet që ta zgjedh...armën time... ose sakicën, ose thumbin. Dr. F. - E cilën do ta zgjedhni? Me cilën shërbeheni zakonisht? R. - Zakonisht, e përdor thumbin me një maje të thepisur ngulitur në të... por më duketse kam zgjedhur sakicën si armë. Dr. F. - Çka ju bëri që ju ta zgjedhni sakicën? R. - Kam gjykuar se është më e preferueshme. Dr. F. - Pra, ju e bëtë zgjedhjen tuaj, apo? R. - Po, po. Dr. F. - Ku ndodheni në këtë moment? R. - Në një tendë, pres... radhën time. (Zëri i dridhet.) Dr. F. - Dhe çbëni aty? R. - Pres, asgjë tjetër. Dr. F. - Qëndroni në këmbë apo jeni i ulur? R. - Jam i ulur dhe unë kam... Tash jam në kal dhe mbaj armën time. Dr. F. - Të flasim pakëz për ju. Sa vjeç jeni? R. - Nëntëmbëdhjetë. Dr. F. - Si ju quajnë? R. - William. Dr. F. - Po mbiemri juaj, William? R. - William dOrr... William dhe diçka tjetër. Dr. F. -Do të numëroj dhe, në tre, ju do të dini saktësisht cili është mbiemri juaj. (Ajonumëron.) E pra... R. - Besoj se është William dOrr, në fakt. Dr. F. - Orr është emri i qytetit tuaj, apo jo William? R. - Jo, më duket se është emri i Dukës. Dr. F. - Ju pëlqen të bëni duele në turnire të këtillë? R. - Po, gjithsesi. Dr. F. - Dhe, cili është shkaku i këtij turniri? R. - Është... është një test përmes së cilit duhet kaluar për tu bërë kalorës. Dr. F. - E kuptoj. Nëse bëheni kalorës, keni mirësinë të më thoni se çdo të thoshte kjopër ju? R., me krenari. - Ju hyni në shërbimin e mbretit tuaj. Dr. F. - E cili është mbreti juaj? R. - Henry... është mbreti Henry i Anglisë. Dr. F. - E në cilin vit jeni? R. - Njëmijë e katërqind... Besoj se është viti njëmijë e katërqind e tetëdhjetë e gjashtë.(Ky mbret do të duhej të ishte Henry VII i Anglisë.) Dr. F. - Si ndiheni përderisa po prisni, William? R. Ca pika djerse i shfaqen në fytyrë. - Kam... ndiej një lloj turbullire. Dr. F. - Përse? Më thoni se çpo ndodh me ju? R. - Kam barkun... heu... ndjej sikur në bark... kam një nyje... një diçka si një bllokakulli... dhe më duket... po, besoj se do të vjell. Dr. F. - Keni pasur më parë një ndjenjë të këtillë? R. - Më duket sikur në brendësi kam një copë akulli. Dr. F. - Në brendësinë të trupit? R. - Në lukth. Dr. F. - Si ndjeheni me armën tuaj? R. - Ajo më jep paksa siguri. 131
  • 133. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - Po në kokë, çbartni? R. Ai prek kokën. - Kam një helmetë. Dr. F. - Ka ndonjë pjesë në trupin tuaj që ka mbetur e zbuluar, që kundërshtari yt do tëmund ta arrinte? R. - Oh, ai mund të më shpërthejë kudo. Dr. F. - Mund ta shpërthejë edhe mburojën tuaj veshur në trup? R. - Me një shtizë, po. Dr. F. - A e dini se cilën armë e ka zgjedhur kundërshtari juaj? R. - Kujtoj se ai ka një... (Ofshamë e thellë.) Ne jemi të armatosur njësoj: një shtizëdhe një armë tjetër. Dr. F. - Cilat janë rregullat e një turniri si ky? Sikur ta kishit zgjedhur armën tjetër,thumbin, do të duhej që edhe kundërshtari juaj ta zgjedh thumbin, poashtu? R. - Nuk e di saktësisht... po, më duket. Dr. F. - Në tre, ju do ta kuptoni. Juve do tju kujtohen rregullat e turnirit. Një... dy...tre. E dini tash? R., me siguri. - Nëse unë e marr sakicën ai e merr thumbin dhe anasjelltas. Dr. F. - Cili zgjedh i pari? Si duhet të vendosni? R. - Ne e tërheqim shortin. Dr. F. - Në çmënyrë? R. - Ai që tërheq shkopin më të gjatë zgjedh i pari. Dr. F. - Cili e ka tërhequr shkopin më të gjatë sot? R. - Unë. Dr. F. - Dhe, jeni i kënaqur? A është e rëndësishme që tëzgjedhësh i pari? R. - Kjo... po mund të jetë. Dr. F. - Mirë. Dhe tani, të flasim për ju derisa po prisni, William. Jetoni me familjentuaj? R. - Ata jetojnë në tokën e tyre ndërsa unë jam në qytet. Dr. F. - Banoni vetëm apo tek dikush? R. - Jam vendosur në shërbim te... zotëriut tim. Dr. F. - Dhe çfarë ndjenje ju kaplon? R. - Jam krenar që më kanë zgjedhur. Dr. F. - Kishte shumë të rinj të tjerë kandidatë? R. - Po, por asnjëri nuk ishte aq i madh dhe i fortë si unë. (Ai e thotë këtë me krenari...dhe me një buzëqeshje të lehtë.) Dr. F. - Sa jeni i madh? R. - Tre kallamë e më tepër. Dr. F. - Do të numëroj deri në tre dhe ju do ta dini më saktësisht. (Ajo numëron.) R. - Këtu ju masin me kallam... një kallam. Nuk e di sa bën kjo, por unë kam së pakutre kallamë. Dr. F. - A do të thotë kjo se jeni shumë më i madh se shumica e njerëzve? R. - Heu... po. Jam së paku për një kokë më i gjatë se të tjerët. Dr. F. - Si e keni konstruktin e trupit? R. - Jam... jam i madh... dhe muskuloz por jo edhe i trashë; Dr. F. - Mirë. Tash, kërkoj nga ju të kaloni në ngjarjen vijuese pasi të kem numëruarderi në pesë. (Ajo numëron.) R. - Jam në korridorin e daljes. Dr. F. - Si ndiheni? R. - Më vjen nxehtë... trupi im është bërë si një pako nervash. Dr. F. - Në çka mendoni?132
  • 134. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes R. Ai fërkon duart me nervozizëm. - Dua që kjo punë të marrë fund sa më parë.Dëshiroj të jem fitues! Dr. F. - Unë do të numëroj dhe, në tre, ju do të gjendeni në ngjarjen përkatëse. Një...dy... tre. R. Kërcim i brofshëm i trupit. - Shtiza e kundërshtarit më ka hedhur nga kali. Dr. F. - Ku ndodheni ju në këtë moment? R. - Jam... mbi bar. Dr. F. - Në këmbë apo i shtrirë? R. - Jo, mu dasht... tash u ngrita. Dr. F. - E çpo ngjet në këtë çast? R. - Ai edhe më tej është në kal. Dr. F. - Si ndiheni? R. - Heu... më tepër më vie turp sesa që frikësohem, por... (Heshtje e gjatë. Zëri i bëhetgjithnjë e më i paqartë.)... Ndihem paksa i trallisur. Dr. F. - Për shkakun se u rrëzuat? R. - Kujtoj se jam plagosur në bark. Dr. F. - E pastaj, çndodh? R. - Ai... ai provon të më kap nga prapa... rrotullohet rreth meje... dhe më sulmon methumbin e tij. Dr. F. - Është akoma në kal? R. - Po dhe ai lëviz më shpejtë se unë... unë vetëm provoj ti qëndrojë sa më larg. Dr. F. - Çbën ai tjetër? Mi shpjegoni të gjitha. R. - Ai vazhdon të më sillet rrotull për të më rrokur nga prapa. Dr. F. - A po mund të mbroheni? R. - Pak a shumë. Dr. F. - E tash? R. - Ai provon të më nxë nga prapa e pastaj (duke i përtypur fjalët)... të më godas methumb. Unë provoj... ta... ta arrij me sakicën time por ai është edhe më tej në kal prandaj dhemë është gati e pamundur ta arrij. Dr. F. - Po sikur ta kishit zgjedhur armën tjetër, a do ta kishit më lehtë? R. - Do të kisha mundur ta hedhja nga kali... në tokë, duke e tërhequr për qafe. Dr. F. - Çfarë mendoni tash... sa i përket zgjedhjes suaj? R. - Do të isha më mirë i armatosur me thumb. Dr. F. - Vlerësoni se keni bërë zgjedhje të keqe? R., i penduar. - Kam bërë një gabim fatal. Dr. F. - Çështë duke ngjarë për momentin? R. - Kujtoj se më ka shkelur sipër me kalin e tij... më ka goditur me... më ka goditur nëkokë me... me thumbin e tij. (Fytyra e trishtuar.) Dr. F. - E ju ku ndodheni? R., me një zë krejtësisht të ngjirur. - I shtrirë mbi bar. Dr. F. - Çfarë ndjeni? (Heshtje.) Dr. F. - Çka ju vie në mendje? R. - Unë vërtet nuk ndjej asgjë... ndoshta pak ngrohtësi dhe... do të thoja që gjaku...gjaku i kuq e i nxehtë rrjedh nga trupi im... dhe... duket sikur... e vërej një dritëz të bardhë...dhe më duket sikur fluturoj në largësi. 133
  • 135. Ju keni qenë këtu më parë Pasiqë kam përshtypjen se kjo eksperiencë nuk e ka stërngarkuar atë, unë kërkoj ngandërdija e tij që ta dërgojë Rogerin në njërën nga ndodhitë tjera që na presin për tiekzaminuar. Vetëm pas pak hezitimesh, Rogeri më drejtohet: - Fjala "Gjermani" më sillet vërdallë. Ai shton se ndjen disa dhimbje përreth boshtit kurrizor. Kësisoj, neve na u dasht tamposhtim edhe këtë rezistencë dhe, të kalojmë përfundimisht në çështje. Pas një heshtje tëgjatë, Roger e merr fjalën. Roger - Shoh, hë... uniforma gjermane... disa oficerë... dhe kam përshtypjen të kemqenë kolonel i S.S. Dr. Fiore - Si quheni? (Heshtje.) Dr. F. - Më thoni atë që ju vie apriori në mendje pasi të kem numëruar deri në tre.Një... dy... tre. R. - Më duket se Karl. Dr. F. - Po mbiemri juaj, Karl? R. - Më duket se është Heinmann. Dr. F. - Çbëni ju në këtë moment preciz, Karl? R., pas një heshtje bukur të gjatë. - Më duket... se... se më kanë varur! Dr. F. - Ju jeni varur? R. - Më kanë varur në një fije teli metalik. Dr. F. - A mund të ma shpjegoni këtë? R. - E ndjej... më shtrëngon në fyt. (Ai mban duart në fyt sikur të donte ta lirontefytin.) Dr. F. - Ishte një aksident? R. - Jo. Dr. F. - Më thoni diç më tepër. Çka ndodhur? R., me një ofshamë të thellë. - Euf... më kanë zënë në flagrancë... duke mos shprehur...besim të pakushtëzuar ndaj Hitlerit... më kanë rrahur... më pas torturuar... zhveshur dhevarur... më kanë varur në qafë me një tel të fortë metalik... dhe më kanë fotografuar. Dr. F. - Përse ju futugrafuan? R. - Për të qenë shembull për të tjerët... Heu... njerëzit e mi ishin të detyruar të merrninpjesë në aktin e varjes sime... (Ai nevrikoset.) Dr. F. - Rrini i qetë dhe i relaksuar... plotësisht lirshëm dhe i qetë. Tani, më shpjegoniçka ndodhur? R., pak më i qetësuar. - Ja pra... Ajo që unë doja ta shprehja, ishte kundërshtimi imndaj byrokracisë dhe politizimit në ushtrinë gjermane... dhe, hë... vlerësoja se nuk mund tëjesh një gjerman i mirë dhe një ushtarë i mirë... në një organizatë si kjo. Dr. F. - Mirë. Mos mendoni më për këtë. Merrni frymë thellë. Ndërdija juaj do tjuçojë në ngjarjen përgjegjëse të problemeve tuaja aktuale. Një... dy... tre... katër... pesë. Çfarëshihni tash? R. - Marr pjesë në një mbledhje të rëndësishme eprorësh të lartë... në Berlin. Dr. F. - Cili është rendi i ditës në këtë mbledhje? R. - Ata diskutojnë rreth budallallëqeve të... të Hitlerit... dhe janë të sigurtë se ai... aido ta shpjerë Gjermaninë në humbje të plotë. Dr. F. - Po ju, çthoni ju? R. - Unë, në kuptimin e plotë të fjalës, i kam të gjitha lidhjet vokale të paralizuara.Gati që nuk them asgjë. Dr. F. - Përndryshe, si ndjeheni?134
  • 136. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes R. - Jam shumë krenar për uniformën dhe për shtetin tim... për kualmitetin tim si S.S...dhe për gradën time. Dr. F. - Mirë. Ndodh diçka në këtë çast? R. - Më vijnë imazhe të nduarduarta... por asgjë nuk shoh. Dr. F. - Kur të kam numëruar deri në pesë, gjithçka do të sqarohet... (Ajo numëron.)Çndodh tash? R. - Marr pjesë në një këshill. Dr. F. - Më flisni për këtë këshill. R. - Janë... tre eprorë që i admiroj. Besoj se janë gjeneralë apo kolonelë. Sido që tëjetë, njëri prej tyre është gjeneral. Ai ka në uniformën e vet një shirit të kuq. Dr. F. - Çbëni ju në këtë moment? R. - Unë sapo e dhashë aprovimin tim me një lëvizje afirmative të kokës. Dr. F. - Çka aprovuat? R. - Planin për atentatin ndaj Hitlerit. Dr. F. - Jeni vetëm katër vetë në këtë këshill? R. - Jo, jemi pesë. Mendoj se shtatë persona janë të interesuar në bashkëpjesëmarrje...më shumë se pesë, gjithsesi. Dr. F. - Pra, ju jeni shtatë? R. - Po, dy prej të cilëve nuk janë prezentë sot. Dr. F. - Ma shpjegoni planin tuaj. Si do tia bëni për ta vrarë atë? R. - Me një bombë. Dr. F. - Si? R. - Do ta vendosim atë në... në një... aeroplan apo bunker... krejt afër Hitlerit. Dr. F. - Kush e kishte këtë ide? R. - Një kolonel... i cili... e ka një shirit në syrin e tij. Dr. F. - Mendoni se kjo është një ide e qëlluar? R. - Duhet dhënë fund disi! Dr. F. - E pse? R. - Për ta shpëtuar Gjermaninë dhe... për ta marrë drejtimin e duhur me operacionet...në emër të luftëtarëve që e kanë dhënë jetën e tyre. Dr. F. - A është ky vendimi të cilin ndërdija juaj e gjykon si të gabuar, duke marrëparasysh pasojën që ai do ta sjellë? Ma bëni me shenjën e gishtërinjve "po" apo "jo". (Asnjë gisht nuk lëviz.) Dr. F. - Mos ka ndonjë vendim tjetër që ju e keni marrë dhe që ishte i gabuar? R. - Mendoj se vendimi im i gabuar ishte bashkangjitja ime në një fshahtësi e cilapërfshinte aq shumë njerëz... Kujtoj se ky ishte gabimi. Dr. F. - Është ky vërtet një gabim fatal. R. - Ky gabim më ka kushtuar me... degradim. Dr. F. - Më thoni se çkeni në mendje kur e thoni këtë? R. - Nuk mund tju besohet kaq shumë njerëzve... Vendosmëria e tyre mund të thyhetnëse ata vendosen në provë; Dr. F. - Më rrëfeni se si u zbulua ky komplot. R. - Dikush ka folur... nën torturë. Dr. F. - Dikush ju ka tradhtuar? R. - Eh, po. Plani ka dështuar. Dr. F. - E pastaj, çka ndodhur? R. - Ne jemi arrestuar. Dr. F. - Ku ndodheshit atëbotë? R. - Në byronë time. Dr. F. - Në cilin vit ka ndodhur kjo? 135
  • 137. Ju keni qenë këtu më parë R. - Më njëmijë e nëntëqind e katërdhjetë. Dr. F. - Dhe, si ndodhi? R. - Ata hynë dhe... më goditën me fytyrë sipër tavolinës, më hedhnin për muri... dheme kondakët e tyre ma thyen boshtin kurrizor... isha i paralizuar. Dr. F. - Prandaj ju kishit dhembje në fillim? R. - Po, ata më rrahën fort. E më pas, ata më... varën, por më vonë... i zhveshur fare...dhe më shtrëngonin me një tel rreth qafës... por, unë mbase isha i vdekur... në një dhomë tëmadhe ku kishte shumë njerëz... dhe të gjithë duhej të shikonin. Dr. F. - Mirë. Lërini aty këto kujtime. Do të kërkoj nga ndërdija juaj që tju dërgojë nënjë ekzistencë tjetër... një ekzistencë që bart në vete ndonjë aventurë që të ishte shkaktare epavendosmërisë tuaj patologjike. (Ajo numëron deri në tre.) Ku gjendeni tani? R. - Ah... një bjeshkë. Dr. F. - Jeni në një bjeshkë? R. - Rrëzë një bjeshke. Ajo është e mbuluar me dëborë. Dr. F. - Kush jeni ju? (Heshtje e gjatë.) Dr. F. - Në tre, ju do ta kuptoni. Një... dy... tre. R. - Më duket se jam Indian apo... një burrë i një fisi tibetan apo... Dr. F. - Më rrëfeni për veten tuaj. R. - Quhem Tanakee... Jam i vogël por i shkathët, një djalosh shumë i lëvizshëm. Dr. F. - Çfarë moshe keni? R. - Nëntëmbëdhjetë vjeç. Dr. F. - Cilën punë e punoni? R. - Do të duhej të isha fshatar. E punoj tokën. Dr. F. - Çpo bëni në këtë moment preciz, Tanakee? R. - Qëndroj në këmbë dhe e vështroj bjeshkën. Dr. F. - Në çka mendoni teksa po e vështroni këtë bjeshkë. R. - Eh mirë, dikush më ka thënë se duhet kaluar bjeshkën... apo tju ndihmojë takalojnë atë... ta bart materialin e tyre. Dr. F. - Kush ju ka thënë këtë? R. - Një i huaj. Një zviceran, më duket. Dr. F. - A e keni kapërcyer këtë bjeshkë ndonjëherë? R. - Oh, jo! Dr. F. - Çfarë ndjeni përderisa ai ju flet për këtë aventurë? R., duke i trembur çerpikët. - Është me rrezik dhe kundër traditave tona! Dr. F. - Do të doja të ma shpjegoni këtë. R. - Ne nuk duhet të ngjitemi më lart... se fshati ynë. Dr. F. - Pse? R. - Sepse është e rrezikshme. (Zëri i mbushur me një drojë religjioze.) Dr. F. - Kur thoni se është kundër traditës, çka dëshironi të thoni më saktësisht? R. - Është një traditë e fshatit tonë. Dr. F. - Prej nga vjen ajo? R., duke e ulur zërin. - Kjo bjeshkë ka mbytur shumë njerëz tanë. Dr. F. - A ka ndonjë emër bjeshka? R. - Ajo e ka një emër... por ne e quajmë ndryshe. Dr. F. - E si e quani ju? R. - Tmerruesja! Dr. F. - Pse kështu? R. - Për shkak të erës... e cila vjen nga pjerrtësitë e saj... era e akullt që fryen ngabjeshka jonë... madhështore dhe e frikshme.136
  • 138. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Vazhdoni. R. - Ajo është shumë e lartë... shumë e vështirë për tu kapërcyer. Dr. F. - Dhe ky njeri ju propozon ta bëni një aventurë në të? R. - Po, për ti hipur ngarkesat dhe materialin deri në kampin e bazës. Dr. F. - Ky njeri ka folur vetëm me ju për këtë apo edhe me të tjerë? R. - Me njëzet e nëntë burra të fshatit. Dr. F. - Dhe si mendoni tia bëni? R; - Jam i vendosur ta pranoj ofertën. Dr. F. - Për cilën arsye? R. - Për tu ballafaquar me këtë sfidë... dhe sepse kjo do të thotë për mua shumë para. Dr. F. - Sa do të paguheni? R. - Për secilën ditë pune nga gjysmë dollari. Kjo është enorme, madje aq shumë sa nenuk do të fitonim ndryshe. Dr. F. - Po të tjerët, çmendojnë ata? R. - Ju duket interesante. Fundja, ne të gjithë jemi të shtyrë nga kurreshtja për tasfiduar bjeshkën dhe... nga paraja. Dr. F. - E ju, çbëni, çfarë thoni? R. - Heu, jam i vendosur të shkoj me ta. Dr. F. - Më rrëfeni se çfarë po vëreni? R. - Epo, mirë. Vërej fshatin. Gati të gjithë janë mbledhur këtu... për ta diskutuarpropozimin. Dr. F. - Po të huajt qëndrojnë afër jush? R. - Ata janë... pak më në skaj, në të majtë... e presin përgjigjen tonë. Çdokush eshpreh mendimin e tij. Ata të gjithë pyesin nëse duhet shkuar dhe... flasin për atë që do tëmund të ndodhte nëse shkojmë. Dr. F. - E ju çthoni? R. - Unë nuk jam kryeplaku i fshatit. Dr. F. - Por ju keni dëshirë ta pranoni propozimin, apo? R. - Po, do të doja të shkoja. Dr. F. - Si do tia bëni? Vendosët? R. Zëri dhe trupi i tij dridhen nga shqetësimi. - Ne pranuam! Dr. F. - Tani, lëreni aty këtë skenë dhe kaloni në skenën e radhës. Një... dy... tre...katër... pesë. R. - Jemi duke u ngjitur me... ngarkesa të rënda në shpinë... mbi terren të akullt. Dr. F. - Si jeni veshur? R. - Kam veshur rrobe të trasha... por kam të ftohtë në shputa. Dr. F. - E të nxehtë në trup? R. - Mbaj një kapele, një bundë dhe pantolona të gjatë... por i kam... shputat... akull.Të ngrira! Dr. F. - Pra, ju keni të ftohtë vetëm në shputa, apo? R. - Dhe në duar. (Ai fërkon duart.) Dr. F. - Krahët dhe këmbët? I keni të nxehtë? R. - Po. Edhe në kokë kam të nxehtë... fytyra më digjet nga... dielli. Dr. F. - Ju dhemb diku? R. - Fytyrën e kam thuaja të tharë dhe ajo më djegë. Dr. F. - Keni kohë të gjatë që ngjiteni? R. - Qe tri ditë. Dr. F. - Mi shpalosni ndjenjat tuaja. A jani akoma i kënaqur që keni pranuar ta bënikëtë punë? R. - Kujtoj se po, por... jam shumë i lodhur. 137
  • 139. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - Mirë. Tani, do tju kërkoj të kaloni në ngjarjen e ardhshme... shumë tërëndësishme. (Ajo numëron deri në pesë.) Çfarë po ndodh? R. - Duhet ta kalojmë një urë... një urë të akullt... dhe... aaah!... (Ai kërcen ngakolltuku.) Në momentin kur po kalonim mbi të, ajo u thye... dhe ne u rrëzuam, që të tre! Dr. F. - Ku u rrëzuat? R. - Në një greminë të thellë... dhe unë vdiqa. Dr. F. - A mund të shihni si ka ndodhur ngjarja? R. - Po. Ne po avansonim të tre... dhe ne u rrëzuam që të tre sepse ishim të lidhur melitar njëri me tjetrin. Më tërhoqën nga prapa. Unë tashmë kisha kaluar... por më tërhoqën ngaprapa. (Frymëmarrje e mundimshme.) Dr. F. - Ruajeni qetësinë dhe relaksohuni... shumë i qetë... lirshëm. (Trupi i Roger-it qetësohet dukshëm, frmëmarrja e tij stabilizohet.) Dr. F. - A është dashur paraprakisht të mirret një vendim për ta kaluar këtë urë prejakulli apo kjo ishte e pashmangshme? R. - Më duket se unë kisha dëshirë të kthehem prapa, por spata guximin... prandaj dheduhej kaluar përmes kësaj ure. Dr. F. - Dhe tani, në tre, do të kërkoj nga ndërdija juaj që tjua bëjë me dije se ciliincident është i lidhur me problemin e pavendosmërisë suaj aktuale. Një... dy... tre. Çfarëmendoni? R. - Besoj se nuk i kam qëndruar besnik gjykimit tim të brendshëm. Dr. F. - E cili ishte ai? R. - Dëshiroja të kthehesha... por skisha guxim. Dr. F. - Ju dëshironit të ktheheshit në fshat, apo? R. - Dëshoroja të kthehesha kur shputat filluan të më ngrijnë... por spata guxim. Dr. F. - Ndërdija juaj do të na thotë nëse me të vërtet kjo aventurë është e lidhur meproblemin tuaj të jetës së sotme. (Gishti afirmativ i Roger-it lëviz pandërprerë.) Dr. F. - Fakti që ju nuk u kthyet edhepse dëshironit të ktheheshit, për shkakun se nukkishit guxim ta bënit këtë? (Gishti afirmativ tundet sërish.) Dr. F. - Më flisni për këtë vendim. R. - Kujtoj se më parë kam parapëlqyer të vazhdoj me të tjerët se sa të imponohem...pra, ta them atë që mendoja në të vërtetë. Dr. F. - Shumë mirë. A kishte vendime të tjera?... R. - Ja pra i ardhshmi... Jemi aty, para urës së akullt dhe unë nuk doja ta kapërceja. Nediskutonim... dhe unë jam i pari që e kapërcej atë. Dr. F. - Edhepse nuk donit ta bënit këtë? R. - Jo, pra. Dr. F. - E përse e kapërcyet atë? R. - Pse? Sepse të tjerët më shtyenin... dy të tjerët. Dr. F. - Po ky vendim, a është i përgjegjës për problemet tuaja aktuale? (Gishti afirmativ tundet.) Dr. F. - A ekzistojnë incidente tjera nga kjo kohë të cilat do të kenë mundur tëndikojnë në jetën tuaj të tashme? Aspekte tjera të kësaj jete? R. - Ndoshta fakti që kam lejuar të ndikohem nga të tjerët. Dr. F. - Mirë, por a ju jeni nënshtruar ndikimeve tjera, hiq këtë të fundit... ndikimevefizike, mentale apo emocionale? Ju vjen diçka në mendje? Gishti juaj është ngritur tashmë. R. - Epo mirë, ata poashtu më tërhoqën nga prapa dhe më rrëzuan... me çrast unë edhenjëherë e lëndova shpinën... pastaj pjesa e prapme e kafkës më është thyer. Dr. F. - A kanë këto ndërlidhje me jetën aktuale?138
  • 140. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes R. - Këto migrena që nisin nga qafa... si dhe dhembjet e shpinës. Dr. F. - A ka edhe diçka tjetër që ka ndikuar tek ju? R. - Hë... ca therrje ma përshkojnë boshtin kurrizor kur gjindem në disa situata. Dr. F. - Cilat situata? R. - Paj, kur duhet ta marrë një vendim të thjeshtë, për shembull. Dr. F. - Asgjë tjetër? R., me një ofshamë të gjatë. - Shija apo përjetimi i jetës në natyrë... një frikë prejbjeshkëve, ndoshta, apo më mirë do thoja... rreziku prej bjeshkëve... Unë gjithmonë ndjejpakëz druajtje nga një ndërmarrje e madhe. Dr. F. - A mbetet edhe diçka nga kjo ekzistencë e që do të ishte e rëndësishme ta dini? (Tundje e gishtit negativ.) Dr. F. - Do të kërkoj nga ju që ti harroni këto kujtime. Të kalojmë në ndodhinë tjetërqë lidhet me pavendosmërinë tuaj. (Ajo numëron deri në pesë.) Ku ndodheni në këtë moment? R. - Më duket se jam në Perëndim, në Nju Orleans ndoshta... gjithsesi jam nëPerëndim. Dr. F. - Çbëni atje? R., kthen kokën prapa. - Jam duke ngarë një karrocë... Jam i veshur në mënyrë shumëelegante... ngas karrocën në një rrugë. Dr. F. - Si quheni? R.- Edgar. Dr. F. - E mbiemri? (Roger hesht.) Dr. F. - Mirë, do ta kuptoni në tre... Një... dy... tre. Cili emër ju prifton në kokë? R. - Tyrone, më duket. Dr. F. - Ma bëni portretin tuaj. R. - Jam i madh, djalosh i bukur dhe... i bardhë. Dr. F. - Të çfarë ngjyre i keni flokët? R. - Ngjyrë të zezë. Dr. F. - Mbani mustaqe apo mjekërr? R. - Jo. Dr. F. - Sa vjeç jeni, Edgar? R. - Njëzet e shtatë. Dr. F. - Jeni i martuar? R. - Jo. Dr. F. - Si jeni i veshur? R. - Një kapelë gështenjë... jo, një kapelë të zezë dhe një kostum... një lloj xhakete tëbukur dhe elegante, këmishë poashtu të bukur me karnere... Jam shumë elegant... paksaekscentrik. (Lë pamje të kënaqur me vetveten.) Dr. F. - Ku shkoni? R. - Shkoj ta takoj dikë. Dr. F. - Më thoni diç për këtë takim. R. - Eh, mirë, së pari mu duk se... do të shkoj të luaj... e pastaj pata përshtypjen se...hë... do ta takoj një vajzë të bukur. Dr. F. - Avanconi pra në kohë, deri në momentin e takimit me këtë vajzë. Unënumëroj... Çfarë vëreni? R. - Një anije me avull. Dr. F. - Dhe, ku gjendeni? R. - Epo, i kam ndaluar kuajt e mi para kësaj anije. Dr. F. - Keni ardhur vetëm? R. - Jo, më duket se edhe dikush tjetër është me mua. 139
  • 141. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - Kush, pra? Shikoni. R. - Vajza e bukur. Dr. F. - Si quhet? R. - Eileen. Dr. F. - E njihni mirë? R. - Jo dhe gjithaq... Kujtoj se ia bëra një xhiro... dhe tash shkojmë drejt anijes. Dr. F. - Vazhdoni të përparoni në kohë deri në ngjarjen tjetër të rëndësishme. (Ajonumëron deri në pesë.) Çfarë ndodh? R. - Lozim në platonë e kësaj anije. Dr. F. - Po ju çbëni? R. - E përcjell lojën me vëmendje. Të gjithë e përcjellin këtë parti. (Ofshamë e thellë.)Më inkurajojnë të luaj por unë nuk kam dëshirë... edhe vajza e bukur më thotë të luaj. Dr. F. - Dëgjojeni më vëmendje se çju thotë saktësisht... Çka ju thotë? R. - "Të gjithë luajnë dhe mund të fitojmë aq shumë para." Dr. F. - Cilat ndjenja ju kaplojnë derisa po e dëgjoni atë? R. - Nuk më pëlqen aspak të luaj. Por, edhe unë do tia bëj si të tjerët. Dhe, dua që tibie në sy asaj... edhepse aspak nuk më pëlqen të luaj. (Duket sikur të jetë bërë pishman.) Dr. F. - Përse nuk ju pëlqen? R. - Nuk e dua lojën. Dr. F. - Keni lozur ndonjëherë? R. - Jo... dhe ja tek i marr zaret... i hedh ata. Tashmë jam futur në lojë. Dr. F. - Mirë. Në pesë ju do kaloni në ngjarjen e radhës. (Ajo numëron.) Çfarë ndodh? R. - Bëhet një diskutim në lidhje me... një hedhje zari... Unë fjalosem... kam humburpor unë mendoj se ata kanë mashtruar. Dr. F. - Kush ka mashtruar? R. - Ata që e mbajnë lojën. Dr. F. - Çndodh më tej? R., pas një heshtje të gjatë. - Isha duke diskutuar... dhe... (Ai kërcen hovshëm.)...Dikush më therri në shpinë! Një burrë u përvodh prapa meje, më kapi fort dhe... ma dha njëgoditje thike mu në shpinë. (Frymëmarrja e çrregulluar.) Dr. F. - Në cilën pjesë të shpinës? R. - Në veshkë. (Zë i dobësuar... deri në shuarje.) Dr. F. - Po çndodhi pas therrjes me thikë? R., paksa i trulluar. - Besoj... se kam vdekur. Dr. F. - Ta konsultojmë ndërdijën tuaj për këtë çështje. Nëse keni vdekur, këtë do të nae thotë gishti juaj. (Gishti i Roger-it në dridhje e sipër bën një shenjë afirmative). Duke mbetur edhe më tej në gjendje hipnotike, Roger6i më thotë se vendimi i gabuartë cilin ai e kishte marrë gjatë kësaj ekzistence ishte ai për të luajtur. Ai e fajëson "pafuqinëtime për... mos ta bërë atë që ai në të vërtetë ka dëshirë ta bëjë. Fundja, kjo pafuqi më kakushtuar me jetë!" Ai më parë është i prirur të bëjë gjëra për hirë të të tjerëve, për të mos eulur personalitetin e tij. Ndërdija e tij na konfirmon se ai e ka trashëguar këtë veti deri më sot.Më pase pyes nëse ka edhe ndonjë aspekt nga kjo jetë që e ka influencuar jetën jetën e tij tëtashme. Ai mendohet gjatë e pastajmë thotë me bindje: - Dorëzimi apo... kapitullimi para grave! I kërkoj të marrë frymë thellë, ta gjejë qetësinë e brendshme, sepse ai fillon ti shfaqdisa shenja të lodhjes. Disa çaste më pas, i sugjeroj ndërdijes së tij që ta dërgojë në një epizod140
  • 142. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjestjetër shkaktar i pavendosmërisë së tij. Numëroj deri në pesë dhe i kërkoj të më thotë seçvëren. Roger, i brengosur. - Ka shumë mjegull. Dr. Fiore - Ku gjindeni? R. - Në bordin e një anijeje. Dr. F. - Çfarë anijeje? R. - Një barkë peshkatarësh. Dr. F. - Më flisni për veten tuaj. R. - Më duket se jam grek. Dr. F. - Si jeni i ndërtuar fizikisht? R. - Flokë të gjatë... pa mustaqe... konstrukt harmonik... dhe i fortë. Dr. F. - Sa vjeç jeni? R. - Shtatëmbëdhjetë vjeç. Dr. F. - Jeni duke lundruar me barkën tuaj? R. - Jemi duke lundruar në shtjellën e mjegullës. (Ai fillon të flas më vete.) Dr. F. - Më thoni se çbëni ju në këtë moment? R. - Nuk më pëlqen të lundroj në mjegull. Dr. F. - Pse? R. - Sepse është me rrezik. (Përbihet thellë.) Dr. F. - Pse është me... R., duke e ndërprerë. - Tërhiquni... rrini larg. Dr. F. - Atëherë, përse vazhdoni të lundroni në këtë mjegull? R. - Sepse dikush më shtyen të avancoj edhe përkundër mjegullës. Dr. F. - Kush dikush? R. - Nuk e di. Dr. F. - Unë do të numërojë deri në tre dhe ju do ta mësoni. Një... dy... tre. R. - Është kapiteni. Dr. F. - Jeni në një anije të madhe? R. - Kujtoj se jemi vetëm tre vetë në bord. Dr. F. - Si quheni? Përgjigjuni pa menduar fare. R. - Nuk kam... është një... diçka që fillon me M... Dr. F. - Në tre do ta dini saktësisht. (Ajo numëron.) R. - Mustaqe. (Sakaq më bie ndërmend ideja se grekët, madje edhe në këtë kohë, i kishin në qejf emrat përkëdhelës!) Dr. F. - Pra, ju nuk dëshironi të futeni në këtë shtjellë mjegulle. Por, padroni peshkatarju urdhëron të avanconi më tej, është kështu? (Roger bën një shenjë pohimi me kokë.) Dr. F. - I keni thënë atij atë që ju mendoni për mjegullën, Mustaqe? R. - Jo, nuk më duket. Dr. F. - Keni frikë të madhe nga mjegulla? R. - Jam i bindur se është e rrezikshme. (Pulsi i damarit të qafës fillon tipërshpejtohet.) Dr. F. - Pse pra, nuk ia thoni atij këtë? R. - Më duket se duhet të tregohem i guximshëm, trim... dhe ti zbatoj urdhërat. Dr. F. - Shumë mirë. Në pesë kaloni në ngjarjen e radhës. (Ajo numëron.) Çndodhtash? 141
  • 143. Ju keni qenë këtu më parë R. - I kemi prekur shkëmbinjtë... dhe unë jam hedhur prej sipër bordit, së pari mekokë... mbi majen e një shkëmbi. (Ai rrudh fytyrën nga dhembjet.) Dr. F. - Ma shpjegoni këtë më detalisht. R. - U rrëzova nga bordi i anijes, fluturimthi... koka dhe shpina mbi shkëmb... jamshkelur nga sipër. Dr. F. - Jeni shkelur? Si ndodhi? R. - Nga anija e cila u përplas prej shkëmbit. Dr. F. - Nga anija? Dhe çndodhi më tej? R. - ... Kam vdekur. (Zëri i tij bie nga intensiteti.) Nën hipnozë, ai më shpjegon se edhe kësaj radhe dëshira e tij për të mos u imponuarka ngadhnjyer mbi zërin e tij të brendshëm. Edhe një herë ai u tregua i pafuqishëm karshivullnetit të vet. Ai kupton se frika ndaj mjegullës e ka origjinën në këtë ekzistencë, dukeshtuar më tej se sa herë që duhet të udhëtojë me makinë nëpër regjione me mjugulla tëshpeshta, ai i verifikon paraprakisht kushtet meteorologjike. Përndryshe, asnjë aspekt tjetërnga kjo jetë, nuk duket ta ketë ndikuar jetën e tij të tanishme. Në vazhdim të kërkimeve të mia, zbuloj se Roger-i paskësh marrë edhe një vendimtjetër të gabuar - por a do të jetë edhe ky fatal? I kërkoj ndërdijes së tij të na dërgojë deri nëkëtë ngjarje. Roger-i animon fytyrën dhe shtrëngon duart prapa qafe. Ai ndjen një tmerr nëvete sa që më duhet ta sugjestionoj për ta qetësuar... kështu, e dërgoj në një ndodhi tëmëhershme pa ndonjë rëndësi të veqantë. Vetëm ca çaste më pas, e pyes se ku gjindet. Roger, pas një heshtje të tejzgjatur. - Jam në një sallë të gjyqit.... në Francë. Dr. Fiore - Çfarë ndodh atje? R. - Dëgjoj britma... ka turma njerëzish... që diskutojnë zurmshëm. Dr. F. - Pse këto britma dhe diskusione? R. - Duan ta heqin mbretin. Dr. F. - E ju çbëni në këtë gjykatë? Çngjet në të vërtetë? R. - Epo, dua të them një gjykatë që i gjason... Më duket që... unë mbaj një gradë dheqë jam përgjegjës i një situate... i një rangu të lartë në Gjykatën Supreme... të Francës. Dr. F. - Si quheni? R. - Pierre. Dr. F. - Po mbiemri? R. - Rudin. Dr. F. - Ndërdija juaj do të udhëheqë deri në momentin përgjegjës të problemeve tuajaaktuale. Numëroj. Një... dy... tre. R. - Kujtoj se jam munduar ti shërbejë popullit. Dr. F. - Më thoni se çmendoni me këtë? R. - Isha i ndarë në dysh mes dëshirës për ta dëgjuar... zërin e këtyre njërëzve... dheinstiktit tim i cili më këshillonte... të mos e bëja një gjë të tillë. Dr. F. - Më shpjegoni çfarë ka ndodhur. R. - Më duket se kam dëgjuar zërin e popullit. Dr. F. - Cilës pjesë të popullit? R. - Më të shkretës dhe më të varfërës. Dr. F. - E pastaj çndodhi? R. - Të gjithë flisnin për ta hequr mbretin... ta rrënonin oborrin... Hë... një idealizëm ithatë pa imagjinuar një sistem më të mirë. Dr. F. - E ju çmendoni në lidhje me këtë?142
  • 144. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes R. - Isha në një situatë mes dy teheve. Dr. F. - Pse? R. - Doja që ti qëndroja besnik mbretit por në anën tjetër e bashkëndjeja padrejtesinëqë i bëhej popullit. Dr. F. - Dhe, në cilën anë anuat? R., duke hezituar. - Më duket se nuk kam anuar nga asnjëra palë, nuk kam folur fare. Dr. F. - Në pesë, kaloni në epizodin e radhës, atë më domethënësin. Një... dy... tre...katër... pesë. R. - Ai ia ka komunikuar... sekretin Fanatikëve... heu... ky emër ma priftoi memorjen. Dr. F. - Do të thotë, dikush ua ka treguar sekretin Fanatikëve? R. - Po, më duket. Dr. F. - Çka do të thotë kjo? A mund të ma shpjegoni? R. - Eh, mirë, nuk di shumë. Mendoj se ata janë kundërshtarët e mbretit. Dr. F. - Vazhdoni. R. - Instikti më diktonte... hë... që të mos radhitem në anën e tij... Dr. F. - Në anën e kujt? R. - Të Philippe-it. Ai punon për mua. Dr. F. - Ju keni vendosur që të mos i bashkangjiteni atij. Po çbënai? R. - Jo... hë... nuk dua ti bashkangjitem... por as nuk dua... hë... ta denoncoj. Dr. F. - Çdo të bëni pra? R., duke e ulur zërin. - Asgjë. Dr. F. - Cilin vendim do ta merrni? R. - Të mos bëj asgjë. Dr. F. - Po ai? R. - Kujtoj se ai e zbulon ekzistimin e shoqatës sonë. Dr. F. - Kujt ia thotë këtë? R. - Një bande vrasësish. Dr. F. - Vazhdoni. R. - Unë nuk i ndaja me të bindjet e tij politike... dhe, kësisoj nuk e mora përgjegjësinëqë më takonte. Më mungonte guximi. Është dashur ta kundërshtoja. Dr. F. - Dhe, çndodhi në vazhdim? R. - Më kërcënuan me forcë që tju ofrojë informata. (Ai pëshpërit.) Dr. F. - A keni qenë i shtërnguar ti jepni këto informata? R. - Po, me kërcënimin se do të më denoncojnë. Dr. F. - Dhe, çka ndodhur më tej? Avansoni në kohë dhe shikoni çfarë rezultati... R. - Ai flet... më denoncon... ai deklaron se isha unë ai që që i kam furnizuar meinformata vrasësit! Dr. F. - E pastaj, çndodh? R. - Ma... (Ai kërcen brofas.)... ma prenë kokën. Dr. F. - I qetë dhe i relaksuar... Kush? R. - Njerëzit e mbretit dhe... Philippe. Ai ishte prezent. Në dalje të hipnozës, Roger-i tërhiqet. Ai mbështetet rrëmbimthi për kolltuku. Duket itronditur. Zëri i tij gati i shterur. - As që imagjinoja se çdo të më ndodhte! thotë ai. Kjo seancë ka gjysmë ore që ka tejkaluar orarin e paraparë. Na mbetet vetëm edhe pakkohë për të parë se si vendimet e tij paraqiteshin secili më fatal se tjetri, në të gjitha epizodet eripërjetuara. I rekomandoj që ti kryejë disa "detyra shtëpiake" deri në seancën e radhës, taanalizojë vëmendshëm secilën prej ekzistencave të mëparshme, ta përcaktojë rolin që ato e 143
  • 145. Ju keni qenë këtu më parëushtrojnë në jetën e tij aktuale si dhe ti shënojë reflektimet e tij në mënyrë që ne të mund tiekzaminojmë ato bashkërisht kur të shihemi rishtazi. Pesëmbëdhjetë ditë më vonë, Roger-i hyn në kabinetin tim me hapa të gjallë dhe tësigurtë. Me buzën në gaz, ai ma tregon një listë të gjatë prej dy faqesh. Ai i ka kryer mepërpikmëri "detyrat e veta shtëpiake"! Me një ton të mbushur ngazëllim, ai më njofton: - Lista mund të presë akoma... së pari më duhet tju flasë për vendimet ejashtëzakonshme që kam mundur ti marrë brenda këtyre pesëmbëdhjetë ditëve. Ai mi komunikon ato me një vendosmëri të paparë. Ato fillojnë me dorëheqjen e tijnga universiteti deri tek blerja e një Dodge dhe e një automobili klasik nga një markë e huaj -të gjitha këto në shërbim të nismës së tij më të re: realizimit të një filmi mbi skijimin detar.Mua më vie të qeshë dhe filloj të citojë atë që ai kishte vetëm para pak ditësh: " Nëse arrij tijap fund këtij problemi, asgjë nuk do të më ndalë!" Ai vazhdon duke më thënë sa i qetë qëndjehet dhe sa të kthjellët e ka shpirtin, dhe këtë për herë të parë - për aq sa ai mban mend. Samirë që është ta nalizosh një situatë, të dish se si duhet vepruar dhe të veprosh! Nga vitaliteti i tij më duket sikur shpërndahen shkëndijëza ndriçuese në dhomën time!Ngazëllimi dhe dinamizmi i vërehen në fytyrë, manifestohen përmes gjesteve dhe zërit të tij. Ai e nxjerr listën mbi tavolinën e vogël të kapur për kolltuku dhe fillon të lexojë. Ai iahedh një vështrim ndikimeve të të gjashtë jetërave të shkuara. Duke filluar nga e fundit, më evonshmja, ajo e eprorit S.S., ai vë re se kishte vdekur pikërisht në vitin e lindjes së Roger-it. - Dhe kjo, mbase nuk më lë kohë të mjaftueshme për rekuperim! Por, ai tashmë e ka të qartë përse është kaq shumë i interesuar në historinë e Reich-uttë Tretë. Duke kërcitur duart, atij i kujtohet një moment: - Më ka ndodhur një gjë e papritur afër Munihut. Kur isha atje për të parën herë, më1968, e kisha një ndjenjë të çuditshme të "déjà vu"; do të mund të betohesha se kisha qenë mëparë aty. Ai e ndjente atëbotë një frikë të pashpjegueshme, pa ditur përse. Pasi që aq shumë kemi folur për jetën e tij si Tanakee, ai nuk vonon ti rikthehet asaj;Dhe, megjithatë, ai flet me admirim dhe plot emocion për natyrën, për bjeshkët. E adhuronskijimin. Pëe sa i përket horrorit të lojës me letra - ai nguron të luajë madje edhe blackjack meshokë, ku një zheton kushton vetëm një cent- këtë ngurim ai ia mveshpërvojeë së hidhur që ekishte përjetuar nën lëkurën e Edgar-it. Pastaj, ai më shpalos një lloj konfuzioni duke mëthënë se i pëlqen tej mase të vishet bukur dhe shpenzon bukur shumë para në garderobën e tij.Interesimi i tij për politikën duhet ta ketë origjinën, mendon ai, në përjetimet e tij në gjykatënmbretërore në francë dhe në Gjermani, në epokën e Hitlerit. Fundja, ai ska se si të çuditet më- pasi që e kanë varur në një jetë dhe ia kanë hequr kokën në tjetrën - përse vuan nga migrenakronike dhe nga dhembjet e shpinës! - Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre ekzistencave, është mos guximi im për taafirmuar atë që mendoj dhe dëshira për ti kënaqur të tjerët në llogarinë time, dhe kundërbindjeve të mia personale. Më pas, ai i largon sytë nga lista, e vë buzën në gaz dhe më thotë: - Epo mirë, të shohim nëse do tia dalë ti korrigjojë të gjitha këto gabime... Dhashtëzoti, sakaq të bëhem aq normal sa mos ta njohë më as veten time!144
  • 146. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes 11. "UNË... UNË FLUTUROJ" Unë kam ndihmuar më tepër se njëmijë njerëz gjatë çastit të vdekjes së tyre. Të gjithakëto vdekje kanë ndodhur në kabinetin tim. Ka ndodhur shpesh që, vetëm brenda një seancepesëdhjetë minuteshe, pacienti im të vdesë tre madje edhe katër herë - dhe këtë gjithnjë siinkarnim i ndryshëm. Natyrisht, ju tashmë e keni të qartë se bëhet fjalë për pacientët e mij, tëtillë siç ata ekzistonin në jetën jetërat e tyre të shkuara. Në shumicën e rasteve, momenti i vdekjes është ngjarja më përgjegjëse e simptomeveapo problemeve që i shfaqen të sëmurit tim. Vdekjet e këtilla kanë mbi ne, në të vërtetë, njëndikim nganjëherë të dukshëm, evident e nganjëherë të padukshëm, të fshehur. Kështu tazëmë, rënia nga një maje mali do ta provokojë fobinë nga lartësia. Një zhytje, frikën nga uji.Të jesh i mundur në ndonjë betejë ajrore, kjo do të shkaktojë drojën nga fluturimet meaeroplan. Vdekja nga helmimi do të shfaqë sëmundje kronike të mushkërive. Të vritesh ngatherja me bajonetë apo thikë gjatë gjumit, do të shkaktojë pagjumësinë, etj. Gjatë të gjitha këtyre vdekjeve, unë kam marrë shënime të shumtambi aspekte tëpërgjithshme dhe të veqanta. Pasi i keni lexuar të gjithë kapitujt paraprakë, ju tashmë e keni tëqartë se si njerëzit e përshkruajnë momentin e vdekjes së tyre. Në këtë kapitull, unë jupropozoj ti shkëmbejmë bashkërisht ca observime që kam mundur ti bëjë në lidhje mefenomenin e vdekjes. Përshkrimi i ekzistencave të tyre të ndryshme, sipas rrëfimeve të tësëmurëve, duhet ta pres një rast tjetër për tu analizuar. Në fakt, ai paraqet një vëllim të tërë nëvete! Karakteri fatal i vdekjes, si dhe vetë vdekja tmerrojnë pjesën dërmuese të njerëzve.Megjithëkëtë, falë punimeve të shumta të kërkuesve dhe dijetarëve, siç është ElisabethKübler-Ross për shembull, e cila e shkroi "Death and Dying" (Vdekja dhe agonia), njeriu kafilluar të mësojë ta pranojë këtë aspekt të jetës dhe ta përpunojë në vete vdekjen në mënyrëmë racionale. Disa nga pacientët e mi ndiejnë një frikë të madhe nga ideja se gjenden në çastin evdekjes së tyre. Njëri prej tyre, thellësisht i shqetësuar, madje më ka pyetur: "Nuk frikësoheniju që unë po vdes sërish?" Prandaj, para se të fillohet me trajtimin e të sëmurit, duhet pasurpara sysh frikën e tij nga vdekja, apo fundja, frikën e tij nga ndonjë rrethanë traumatizuese. Besimi që pacientët e mi ma dhurojnë sipas dëshmive të tyre, është gjëja më qenësore 145
  • 147. Ju keni qenë këtu më parëdhe më e çmuar e punës sonë të përbashkët. Ia kam parashtruar vetes një rregull absolute qëkurrë mos ti angazhojë ata në ndonjë përvojë, çfarëdo qoftë ajo, të cilën ata nuk mund tadurojnë në rrafshin emocional. Unë i përdor të gjitha mjetet për ta luftuar të keqen e cila do tëmund të ishte shkaktare e vuajtjes fizike apo psiçike gjatë ripërjetimit të tyre. Përpos këtyremjeteve, bëj përpjekje që ti mësojë ata në mënyrë progresive për ta gjetur vdekjen e vet tëparë. Por, asnjëherë nuk kam qenë e detyruar ta bëjë këtë më tepër se një herë. Nganjëherë, iftoj ata që të asistojnë në vdekjen e vet përmes ekranit të shpirtit të tyre, sikur të bëhej fjalëpër vdekjen e dikujt tjetër. Dhe ata, pak nga pak, gradualisht, fillojnë të futen në të, tapërjetojnë atë në plotninë e vet. Shembujt që do vijojnë, korrespondojnë me këndvështrimet e Dr. Raymond A.Moody. Libri i tij "Life after life" (Jeta pas jetës) është i bazuar mbi dëshmitë e qindranjerëzve "të vdekur" nga operacioni, aksidenti apo sëmundja. Përshkrimi të cilin ata e bëjnëpër atë se çfarë kanë përjetuar para se të kthehen në jetë është virtualisht identik me rrëfiminqë pacientët e mi e bëjnë në gjendje të hipnozës, me ndryshimin e vetëm që pacientët e mievokojnë zakonisht ngjarje që ju kanë ndodhur në jetërat e tyre të kaluara, element ky të cilinlibri i Moody-it nuk e përmban. Dhe, për arsyen fare të thjeshte ngase pacientët e tij asnjëherënuk shkojnë përtej përvojës së tyre në çastin e vdekjes. Pacientët e tij nuk zgjedhur vetë tëvdesin dhe as që kanë zgjedhur të ringjallen sërish. Të përmendim kalimthi se libri i vjetërtibetian "Libri i të vdekurve", i përshkruan nga ana e tij një mori aventurash të ngjashme meato që pacientët apo të sëmurët e mi i kanë përshkruar. Një prej përvijëzimeve më të jashtëzakonshme në rrëfimet e tyre për sa i përketpërvojës së vdekjes është se njohuria apo dija nuk shkëputet. Duhet përmendur poashtu se tëgjithë pacientët apo të sëmurët thonë se vuajtja fizike apo psiçike zhduket në çastin e vdekjes,e në disa raste madje edhe pakëz më përpara. Nëse, për shembull, dikush vdes nga uria,ndenja e urisë tretet fare. Nëse sëmundja fatale është ndonjë ngulfatje mushkërore, atëherëfjala e parë e pacientit është zakonisht: "Unë marr frymë!" Një burrë rreth të tridhjetave e gjen veten në një jetë ku e ka mbytur gruan e tij e cila ekishte tradhëtuar. Ai e vuan dënimin me vdekje në dhomën e gazit. L., fytyra e mbushur djersë. - Nuk dua që ata të shohin se unë frikësohem. Dr. Fiore - Më thoni se çfarë ndjeni, nuk do tjua përsëris atyre. L. - Janë duke më lidhur fort. (Trupi dhe zëri i tij tremben.) Dr. F. - Në tre, kaloni në momentin e vdekjes suaj. Një... dy... tre. L. - Përfundoi... paqe, qetësi. Në një ekzistencë tjetër, i njejti pacient ndodhet në një gropë gjatë Luftës së Dytëbotërore. L. Trupi i tij kërcen. Ai prek qafën me dorë. - Unë ende jam i vdekur... një plumb nëqafë. Dr. Fiore - Çka keni ndjerë në momentin e vdekjes? L. - Vetëm kam kërcyeur nga vendi, kjo ishte e tëra. Dr. F. - A jeni ju shpirti i këtij trupi? L. - Po, po. Dr. F. - E tash, si po ndjeheni?146
  • 148. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes L. - Oh! Shumë më mirë. Ta shohim tani shembullin e një gruaje të re. Në një jetë të kaluar, ajo ndodhej në njëkarrocë në kuadër të një karvani i cili u sulmua nga indianët. këta të fundit e kanë prerë,dhunuar dhe lënë për të vdekur. Pas një heshtje të gjatë, ajo thotë: C. - Unë mund ta shoh veten të shtrirë atje poshtë. Dr. Fiore - Cili është reaksioni juaj? C. - Mbaroi. (Zëri dhe fytyra e saj shprehin shërim.) Dr. F. - Nuk vazhdoni ta ndjeni dhembjen, vuajtjen? C. - Jo. Dr. F. - Çfarë ndjeni atëherë? C., e buzëqeshur. - Ndjehem shumë mirë... ju siguroj. Një grua e përshkruan çastin e vdekjes së saj. Ajo sapo është përplasur nga një veturëme ngarkesë. Dr. Fiore - Unë do të kërkoj nga ju që ta arrini çastin preciz të vdekjes suaj sapo tëkem numëruar deri në tre... Më thoni çjeni duke bërë. B. - Unë po shkëputem. Dr. F. - Çfarë ndjenje ju krijon kjo? B. - Aah... është ndjenjë e këndshme. Dr. F. - Më flisni më tepër. B. - Ndjehem më e lehtë... nuk e ndjej më peshën time. Dr. F. - Dhe çfarë tjetër? B. - Ndjehem e liruar. Dr. F. - Ku ndodhet trupi juaj? B. - Në tokë. Dr. F. - Po ju, ku jeni ju? B. - Unë e vështroj atë. Dr. F. - Prej cilit vend? B. - Unë jam sipër tij. Dr. F. - Çfarë përshtypje ju lë trupi juaj? B. - Ai duket i çvendosur. Dr. F. - Po ju si ndjeheni? B. - Ndjehem e çliruar. Një zonjë e re rreth të njëzetave shton peshën e saj pambarimisht. Ajo ka vdekur ngauria në njërën prej jetërave të saj të shkuara, e varfër dhe e sëmurë, në moshën pesëdhjetë eshtatë vjeçare. Dr. Fiore - Për sa kohë ju nuk keni ngrënë për mungesë parashë? S. - Oh!... disa vite. Nuk e di saktësisht... (Lotët i rrjedhin në faqe.) Po vuaj. 147
  • 149. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - Do të doja që ju të kaloni në ditën e ardhshme. Po numëroj deri në pesë... Mëthoni se çngjanë me ju. S., duke psherëtitur. - Jam duke vdekur. Dr. F. - Kaloni në çastin e vdekjes suaj. Një... dy... tre... katër... pesë. (Heshtje.) Dr. F. - Çfarë ndodh me ju në këtë çast, Margaret? S., me një ton më të sigurt. - Kam vdekur... dhe as që e ndiej më urinë. Dr. F. - Cila ndjenjë ju përshkon tash kur jeni e vdekur? S. - Jam e lumtur. Një prej vdekjeve më tragjike në të cilën kam asistuar rrjedh si rezultat i një cikliepizodesh dramatike. Një paciente tridhjetë vjeçe gjurmonte, përmes hipnozës, origjinën efrikës dhe tmerrit që ajo përjetonte ndaj disa erërave, e në veqanti, nëse ajo pikërisht në këtëçast ndodhej në ndonjë dhomë apo pjesë të mbyllur dhe të dimensioneve të vogla. Ajo nisseancën duke më paralajmëruar se sapo është kapluar nga një panikë e pashpjegueshme. Ështëfare e vërtetë se ajo është gatshme të vjellë, ti bie të fikët dhe kësisoj të mebetet e sëmurë përdisa ditë të tëra. Ajo kishte hyrë pa ndonjë kompleks në një ashensor të cilin sapo e kishin epastruar kështu që era e dezinfektuesve kundërmonte akoma. Kërkimet tona në lidhje me këtë reaksion të sajin na dërgojnë në Gjermaninë naciste,në fillim të viteve të dyzeta. Ajo ma përshkruan jetën e saj - një jetë përplot aventuratmerruese - për të arritur në momentin kur ajo gjindet e futur dhunshëm në një vagon të errët,e shtypur dhe shkelur nga një grumbull hebrenjsh të persekutuar. Kundërmimi i jashtëqitjeveështë mëse ngulfatës. Nuk depërtojnë as drita dhe as ajri. Dikur, treni ndalet, pasi kishte bërënjë rrugë të gjatë sa vet jeta - tri ditë, në fakt. Ajo zbret nga vagoni në ndriçimin verbues tëdritës së diellit. Gardianët e dërgojnë në një vend ku i thonë, sikur edhe të gjithë të tjerëve, tëzhvishet për të kaluar në dush. Shushuritjet sprajnë. Vetëm frika shpërndahet kudo. Ajozhvishet nën shtangjen nga frika. Këpucët duhet zbathur në një grumbull ku përzihen të gjithamadhësitë, unaza e martesës në një grumbull tjetër, ndërsa fustani edhe në një tjetër më tej.Dhe, e tëra në dridhje, ajo i ndjek të tjerët deri në një dhomë të ngushtë. Dr. Fiore - Çka ndodh tani? A. - Ata e mbyllin derën. Dr. F. - Ju jeni të gjithë të mbyllyr brenda? A., duke belbëzuar. - Po. Dr. F. - Kush e mbylli derën? A. - Gardianët, më duket. Dr. F. - Ju thoni se jeni tepër ngusht që të mund të laheni. Çka doni të thoni me këtë? A. - Ne jemi të ngjitur njëri pranë tjetrit. Dr. F. - A prekeni? Jani aq ngusht sa nuk mund të lëvizni as bërrylat? A. - Mund ti lëviz bërrylat. Por dhoma është shumë e ngushtë. Dr. F. - Më thoni se çvëreni përreth jush. A. - Nuk ka dritare... dyshemeja është e cimentuar. E ndjej nën këmbët e mia tëzbathura... është shumë e ftohtë... Dr. F. - A ka dritë brenda? A. - Jo, është shumë errët. Duket një lampë por ajo nuk është e ndezur. Dr. F. - Do të thotë ju ndodheni në një terr total. A. - Po. Dr. F. - Në çka jeni duke menduar? Çfarë ndjeni?148
  • 150. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes (A. ka një frymëmarrje të çrregullt. Pulsi i saj shpeshtohet.) Dr. F. - Po të tjerët çbëjnë? A. - Nuk e di. E gjith kjo më duket fare e paqartë. Dr. F. - Kërkoj nga ju tash, që të mblidheni ca, të qetësoheni, ta shijoni për një çastdritën e diellit... Do të numërojë deri në dhjetë e pastaj, ju do të jeni krejtësisht e qetësuar...Do tju kujtohet, do ti ripërjetoni të gjitha. (Ajo numëron.) Leah, më flisni për atë dhomën nëtë cilën ju gjendeni. Çbëjnë të tjerët? A. - Sërish e ndiej erën. Dr. F. - Në çka gjason ajo? A. - Në dezinfektues. Ka disa hapje prej nga del era. Dr. F. - Çfarë thatë? A. - Disa hapje. (Ajo dridhet me tërë trupin.) Njerëzit tentojnë tju largohen atyre... Atashtyhen... kërkojnë të ikin sa më larg prej tyre. Dr. F. - Ju jeni larg nga këto hapje? A. - Mjaft larg, po, por ata më shtyejnë drejt tyre. Dr. F. - Pra, njerëzit lëvizin, shtyhen. Çbëjnë ata tjetër? Flasin? A. - Thërrasin, bërtasin, gjëmojnë. Dr. F. - Çthonë ata në thirrjet e tyre, në britmat dhe gjëmimet? A. - Nuk e di. Dr. F. - Dëgjoni me vëmendje. Unë do të numërojë deri në tre dhe ju do të dëgjoni seçbërtasin ata. Një... dy... tre. (Heshtje.) Dr. F. - Çthonë ata? (Heshtje.) Dr. F. - Hë pra, çka ju vie në mendje? A. - Dëgjoj britma... "Oh, jo!" Dhe... dhe "Zoti im!" Dr. F. - E ju, çbëni ju? Pikërisht në këtë moment? A. - Nuk... nuk e di. Nuk mendoj në këtë. Dr. F. - Po tash? Çbëni ju, ju dhe të tjerët? A. - Kam rrëshqitur dhe jam rrëzuar. Dr. F. - Si ndodhi kjo? A. - Ndjehem e trishtuar. Dr. F. - Ma shpjegoni pakëz këtë. Më thoni cila ishte përshtypja juaj para se tërrëshqitnit dhe të rrëzoheshit. Çndjeni? Në çka mendoni? A. - Jam zhytur në terror. Dr. F. - E tash çka? A. - Një masë trupash të përzier... dhe era e jashtëqitjeve. Dr. F. - Ku jeni ju? A. - Asgjë nuk di. Dr. F. - Ju duhet ta kuptoni atë që e ndjeni, atë që e bëni. Ku mendoni se gjendeni nëkëtë grumbull trupash të përzier? A. - Kam përshtypjen se e vërej këtë nga lart. Por, ndiej një përshtypje konfuze. Dr. F. - A mund të shihni? A. - Po. Pacientët e mi shpesh qajnë pas vdekjes së tyre pasi e shohin mërzinë e prindërve tëvet. Ata e marrin këtë sikur të vdiste dikush tjetër duke harruar se ishin vetë ata në trupin e tëvdekurit - sado traumatizuese që do të mund të ishte vdekja. Ndodh poashtu, ndonëse rrallë,që ata të jenë emocionalisht të prekur duke e parë trupin e tyre inert; por, vetëm brenda disa 149
  • 151. Ju keni qenë këtu më parësekondash, ata e ndjejnë shpëtimin, shkëputjen. Do të mund të thuhej se përgjatë agonisë sëtyre, gëzimi dhe ekstaza triumfojnë mbi vuajtjen e së kaluarës. Për shumë prej tyre, vdekjaështë vetëm një lloj hyrje e këndshme në një rrethanë tjetër më të ndryshme dhe më të mirë. Gati të gjithë ata, të cilët nën hipnozë, e përjetojnë përvojën e vdekjes, e përdorinfjalën "fluturoj" për të shprehur senzacionin trupor i cili pason menjëherë pas vdekjes. Atakanë përshtypjen të jenë ngritur dhe të shikojnë skenën nga lart. Ata pohojnë të kenë dëdgjuarzhurma qetësuese - cicërima, zile të lehta, muzikë të të qetë. Disa syresh kishin përshtypjen tëkalojnë përmes një tuneli të ndriçuar në fundin e tij. Gati gjithmonë, pacienti thekson se ndodhet i vetmuar në gjendjen shpirtëroremenjëherë pas vdekjes. Pas sensacionit të fluturimit si dhe shpesh vetëm pas disa sekondash,prezenca e një përcjellësi shpirtëror apo e një "engjëlli kujdestar" ndihet sakaq të shfaqet.Shumë syresh këtë e përjetojnë si një dritë ndriçuese - një dritë të këndshme dhemirëseardhëse - e ardhur për tju ndihmuar atyre.Ky transicion nganjëherë është i lehtësuarnga prezenca e entiteteve më precize. I vdekuri jo rrallë pranohet nga të vdekur të tjerë, ngaprindër apo miq, dhe madje, në ndonjë rast akoma më preciz, edhe nga ndonjë qen besnik që ivdekuri e ka pasur në vitet e jetës. Dhe prandaj, ky pranim shpesh përcillet me reaksionelotësh gëzimi. Roger, të cilin keni pasur rastin ta njihni në kapitullin e dhjetë, është vrarë ngakundërshtari i tij në një turnir. Roger - Eh mirë, është disi si... si një lloj nxehtësie të shpërndahej në gjakun tim... nëtërë trupin tim... Pastaj, kam vënë re një dritë të bardhë me çrast jam larguar sikur dukefluturuar. Dr. Fiore - Më jepni ca detaje. Ku ndodheshit në çastin e pikërishëm? R. - Isha i shtrirë barkas në tokë dhe më pas e shihja veten duke fluturuar në të njejtënpozitë... së pari jo më lart se një metër... e më pas jam ngritur akoma më lart... derisa kam ikurduke fluturuar. Dr. F. - Çmendoni ju rreth kësaj? R., buzagaz. - Epo, mirë, kjo do të thotë se kam vdekur. Dr. F. - Çndodh më tej? R. - Ndjehem i shpëtuar. Një senzacion i nxehtësisë dhe i lirisë ma përshkon trupingjithandej. Dr. F. - Çfarë vëreni? R., akoma më buzagaz. - Paj, e shoh skenën, shoh gjithçka. Roger na përshkruan edhe një vdekje tjetër, atë të shkaktuar nga goditja me thikë gjatënjë fjalosjeje në një sallë lojërash bixhozi. Roger - Tashmë kam vdekur. Po e vërej... një rreaze drite... dhe, disi brofas, jamndjerë aty për aty më i lumtur... një lloj çlirimi, relaksimi... duke fluturuar drejt qiellit... drejtdritës. Dr. Fiore - Më thoni... A e ndjenit trupin tuaj në atë çast? R. - Unë e kam lëshuar trupin tim menjëherë. Dr. F. - Therja me thikë ju ka bërë të vuani shumë? R. - Kam ndjerë një dhembje që më shponte shpinën... një shqyerje.150
  • 152. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Dhe, çndodhi më pas? R. - Drita. Dr. F. - Më flisni për këtë dritë. Si duket ajo? R. - Si një flakë... Ajo arriti sipër meje... dhe unë nuk... nuk vëreja gjë tjetër përposkësaj drite... së pari fare e vogël por që rritej hovshëm. jam ngritur në hapësirë dhe pastaj kamhumbur në këtë dritë. Dr. F. - Kjo ikje ju ka shkaktuar ndonjë përshtypje tjetër përpos asaj të dritës? R. - Ngrohtësinë. Dr. F. - Si mendoni ngrohtësinë? R. - Ngrohtë... fizikisht ngrohtë, shumë thjesht. Dr. F. - A keni ndier ndonjë ndjenjë tjetër? R. - Drita ishte kolosale... hyjnore dhe e mirë. Dr. F. - Është dikush apo ndonjë gjësend mes jush? R. - Miq të familjes... që më prisnin. Kam trajtuar një grua të re e cila vuante nga migrenate tmerrshme. Gjatë një regresioniai ripërjetoi aventurat e një aristokrateje në kohën e Revolucionit borgjez françez. Në moshëngjashtëmbëdhjetë vjeçare, ajo është ndaluar nga ushtarët në momentin kur po ikte natën mefëmijën për dore. Prindërit e saj ishin ndaluar tashmë gjetkë. Ajo e përshkruan çastin e prerjessë kokës përmes gijotinës (instrument apo armë me një pllakë të mprehtë që rrëshqetvertikalisht dhe që shërbente për tua prerë kokën personave të dënuar me vdekje, shënimI.H.): C. - Jam në gjunj. Dr. Fiore - Është dikush pranë jush? C. - Ushtarët. Dr. F. - Më thoni se çështë duke jundodhur në këtë çast. (C. merr frymë me vështirësi.) Dr. F. - Cilat janë mendimet tuaja të fundit? C. - Mendoj se isha shumë e lumtur... se aq shumë e doja jetën... doja të martohesha,të kem fëmijë. (Papritur ajo e tund fuqishëm kokën e vet.) Dr. F. - Çju ka ndodhur? C. - Trupi im... koka ime... janë ndarë. (Duket shumë e befasuar.) Dr. F. - Çfarë keni ndjerë përderisa pllaka e mprehtë ju goditi në qafë? C. - Ishte tmerrësisht e dhembshme. Dr. F. - Po tash, çfarë ndjeni? C., pas një heshtje të gjatë. - Nuk... nuk jam më e mërzitur... ndihem e lumtur. Dr. F. - Jeni akoma në trupin tuaj? C. - Jo. Dr. F. - Po shpirti juaj është fare i vetmuar? C. - Jo, përcjellësit e mi kanë arritur. (Shprehja e saj zbutet dukshëm.) Dr. F. - Çka ju thonë ata? Çka mund të kuptoni prej tyre? C. - Që kanë ardhur të më dërgojnë në shtëpi. Dr. F. - Sa vetë janë? C. - Janë pesë. Dr. F. - Njerëz të familjes? C. - Po, natyrisht. Dr. F. - E si kështu? 151
  • 153. Ju keni qenë këtu më parë C. - Sepse ata janë përcjellësit e mi. Ata gjithmonë janë aty kur unë hyj në shtëpi. Dr. F. - Janë gjithnjë të njejtit? C. - Po. Dr. F. - Është edhe dikush tjetër afër jush? Shpirtëra të tjerë qu ju i njihni? C. - Po, janë prindërit e mi. Dr. F. - Ju flasin ata diçka? C. - Ata më bëjnë të kuptojë se nuk vuajnë më. Një grua rreth të dyzetave, Margaret, me vite të tëra është viktimë e fobisë ngalartësia. Ende fëmijë, ajo shpesh shihte një ëndërr të keqe: ajo rrëzohej nga një lartësi porgjithnjë zgjohej akoma pa e prekur tokën. Burri i saj ka kohë që e lut për një udhëtim nëpërEvropë. Reaksionet e saj të vetme ishin panika dhe dëshpërimi. Dhe megjithatë, ajo aq shumëe dëshironte këtë shëti! Por, të hipësh në aeroplan, as që vie në shprehje. Na ka mbetur vetëmnjë shpresë e vetme: ta zgjidhim problemin e saj deri në momentin kur burri i saj duhet tamarrë pushimin, brenda disa muajsh. Rasti i Margaret-es bëhet edhe më kurioz kur zbuluam, gjatë trajtimit të një simptomitjetër të saj, se ajo e kishtetë njejtën fobie nga lartësia edhe në një jetë të shkuar. (Nuk ështëaspak e rrallë që i njejti simptom të shfaqet në disa ekzistenca radhazi.) Pas një rezistimi të gjatë ndaj regresionit, Margaret e gjen veten në bordin e një baloniajror në vitet 1900. Ajo e inkarnon një të ri holandez, Hansin, si navigator në një ushtrim ajrorushtarak. Një turbulencë e fortë erërash e devijon balonin nga trajaktorja e vet dhe e tërheq atënë drejtim të oqeanit. Burja me gaz propanik e godet balonin i cili ndezet dhe çahet në dysh. Itmerruar, Hansi vëren kapitenin dhe një anëtar tjetër të ekuipazhit tek bien në pafundësi. Aivetë, mbetet i kacavarur për një litar. Ai rrëfen më tej: Margaret - Mbahem në një armaturë... Dr. Fiore - Si ndjeheni? M. - Jam i tmerruar! (Fytyra e torturuar.) Dr. F. - Ma përshkruani atë që po ndodhë. M. - Më humbi litari... jam lëshuar i tëri. Dr. F. - Cila ndjenjë ju kaplon në këtë çast? M. - Unë bie... Dr. F. - Cila është përshtypja juaj gjatë rënies? M. - Më duket se po bie shumë shpejtë, gjithnjë e më shpejtë... Uji më afrohet pa pra,afër e më afër, ndërsa unë bërtas, çirrem... Dr. F. - A mendoni diçka derisa po bërtisni? M. - Mendoj se do të vdes... dhe kjo më frikëson... jam i mbushur terror... Uji mëafrohet shpejt e më shpejt... dhe kur e prek sipërfaqen e ujit, qafa më thehet copë-copë. Dr. F. - Ju e ndjeni atë që po ngjet me ju? Në cilën pozitë rrëzoheni? M. - Duke u rrotulluar. Dr. F. - Si e prekni sipërfaqen e ujit? M. - Me kokë. Dr. F. - Çfarë ndjeni? M. - Më duket se... Pyes veten si përfundoi kaq shpejt. Dr. F. - E tash, ndjeni diç? (Ofshamë e thellë.) Dr. F. - Çështë duke ju ndodhur në këtë çast, Hans? M. - Oh! Trupi im zhytet në ujë...152
  • 154. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - E ju ku gjendeni? Çbëni? M. - Unë, thjesht, vështroj. Dr. F. - Prej cilit vend vështroni? M. - Jam në ujë, vështroj nga brendësia e ujit. Dr. F. - Dhe çfarë vëreni? M. - Vërej trupin tim tek zhytet, thellë e më thellë... si... si një kukull e shthurrur. Dr. F. - E tani, cila ndjenjë ju përshkon? M. - Ajo se nuk do të rri këtu më gjatë. Dr. F. - Çbëni pra? M. - Largohem, fare thjesht... ngjitem drejt sipërfaqes. Dr. F. - E pastaj? M. - E vazhdoj rrugëtimin. Dr. F. - Si ndjeheni? M. - Jam i lumtur... (E fërkon fytin.)... Vërej copat e balonit tek notojnë mbi ujë. Dr. F. - Çfarë përshtypje ju krijon kjo? M. - Epo mirë, kjo... kjo më nevrikos. Fundja, është një humbje. Dr. F. - Vazhdoni... M. - Nuk shoh se çduhet të shtoj më... Dr. F. - Jeni vetëm? M. - Po... unë... Ka edhe të tjerë, por... ne nuk flasim. Dr. F. - Kush janë të tjerët? M. - Janë... të ekuipazhit. Dr. F. - Janë edhe ata aty ku ndodheni dhe ju në momentin e pikërishëm? M. - Ata nuk... ata nuk janë prezentë fizikisht, por ata janë këtu... e ndjej se ata janëkëtu. Dr. F. - A mund ti shihni? M. - Jo, por ne mund të komunikojmë. Dr. F. - Është edhe dikush apo diçka tjetër aty ku ju gjendeni? M. - Jo, askush tjetër... e tani, ne ikim gjetkë. Dr. F. - Ku ashtu? M. - Nuk e di... por ne... ne ikim të gjithë së bashku. Një paciente tjetër ka vdekur në personazhin e një famulltari, e mbyllur në manastirine një rangu të meditimit të thellë, në Itali, në fillim të shekullit të XVI-të. H. - Është... paqë. Dr. Fiore - Cila ndjenjë ju përshkon? H. - Fluturoj. Dr. F. - Vëreni diçka? H. - Do të thoja që... jam pjesë e gjithësisë. (Ajo duket e prekur.) Dr. F. - A mund ta vëreni trupin tuaj? H. - Do të thoja sikur ai leviton... nuk ndjej asnjë dhembje, thjesht, vetëm ndjenja efluturimit. Dr. F. - Jeni vetëm? H. - Më duket se do ta takoj dikë. Jam vetëm, por unë... nuk ndihem i vetmuar. 153
  • 155. Ju keni qenë këtu më parë Disa minuta pasi u dhunua dhe u mbyt, ja se çfarë ndjente Becky, gruaja e re, rrëfimine së cilës e kam përfshirë në kapitullin 2: Becky - Ja familja ime. Dr. Fiore - Më thoni se çfarë ju shfaqet. B., e mbushur me lotë. - Ata më presin. Dr. F. - E përse qani? B. - Sepse jam e gëzuar. Dr. F. - Çfarë shihni? B. - Motrat dhe prindërit e mi. (Ajo psherëtinë.) Edhe ata paskan vdekur. Dr. F. - Si ju duken ata? (Becky nuk përgjigjet.) Dr. F. - A duken ata njësos sikur edhe sa ishin gjallë? B. - Po. Dr. F. - Saktësisht njësos? B. - Imazhi i tyre është më i turbullt. Dr. F. - Cilat ndjenja i shprehin ata? B., e buzëqeshur. - Janë të gëzuar që më shohin. Dr. F. - Çfarë ka tjetër *e ju? Shikoni rreth e përqark. B. - Vërej një xixë ndriçuese. Dr. F. - Ku ndodhet ajo? B. - Në një distancë nga këtu. Dr. F. - Më flisni për këtë dritë. Çfarë përshtypje ju lë ajo? B. - Çshtë e ngrohtë. E këndshme. (Shprehje dashamirësie në fytyrën e saj.) Dr. F. - Mirë. Do të shohim nëse ju do të dirigjoheni drejt saj. B. - Unë edhe më tej jam me familjen time. Dr. F. - Çbëjnë ata? B. - Ata më shtrëngojnë në përqafim. Dr. F. - Është edhe dikush tjetër mes jush? B. - Jo. Dr. F. - E tash? Çka ndjeni? B. - Lumturinë. Një prej pacienteve, që vuante nga depresioni, kishte vdekur nga uria në njërën prejjetërave të saj të kaluara. Dr. Fiore - Jeni e vetmuar në këtë çast? S., me zë të ulët. - Jo, më duket se shoh njerëz tek vijnë. Dr. F. - Kush janë ata? S. - Miq... dhe nëna. Dr. F. - Si ndiheni tek po i vështroni? S. - Jam e gëzuar. Dr. F. - Çbëjnë ata? S. - Ata më përqafojnë. Dr. F. - Dhe, çfarë ndjenje ju krijon kjo? S. - Epo mirë. Nëna më duket shumë plakë. Ka bukur shumë kohë që kur se kam parë.Por, ajo nuk bart syze.154
  • 156. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Ajo nuk bartte më parë? S. - Po... Ajo më thotë se nuk është e këtillë siq e shoh unë, por unë duhet të mësohem. Dr. F. - A është dikush pranë jush që nuk e njihni? S. - Po, ka edhe disa tjetër të cilët nuk i njoh veq e veq, por mirë është kështu. Dr. F. - Si janë të veshur ata? S. - Ata kanë një lloj këmishash të gjata... Nëna ime është e vetmja që ka ruajturfustanin dhe përparësen e saj. Dr. F. - Po trupi juaj? Si ju duket ai? S. - Ai nuk është më aq i tharë siq ishte. Dr. F. - A i gjason ai një trupi njerëzor, mish e kockë? S. - Jo, ai më duket të jetë i ndriçuar paksa, apo diçka e ngjashme. Në fakt, t athemdrejtën, unë nuk dalloj më tepër se një formë, një masë... por, sido që të jetë, unë jam elumtur. Pacientët apo mediumet e mi shpesh e përshkruajnë me përpikmëri se çndodh metrupin e tyre në çastin kur shpirti e braktis atë. Perceptimi i një senzacioni fizik dominon përnjë çast, për tu përcjellur më pas me vetëdijësimin se i humburi sapo e ka braktisur trupin etij. Disa nga të sëmurët, klaustrofobinë prej së cilës vuajnë, ia mveshin "faktit" se "varrosen tëgjallë", edhepse, qartësisht madje edhe sipas vetë rrëfimeve të tyre, ata ishin tashmë në çdoaspekt të vdekur. Por, trupi i tyre e ruan edhe më tej ndjenjën dhe dijen. Ky fakt shpeshngjanë vetëm pak çaste pas asistimit të tyre në ngritjen dhe varrosjen e kufomës. Disa bëjnëkomente në lidhje me funeralin, ata shprehin pakënaqësinë e tyre rreth ndonjë detali, tëmungesës së njërit prind, për shembull. Nën hipnozë, njëra nga pacientet e mia, madje kazbuluar origjinën e gërditjes së vet - që shkonte deri në vjellje - dhe që kishte të bënte me erëne trëndafilave. Kjo kishte ndodhur në Gjermani, nën regjimin e nacistëve, ku trupi i saj ishtehedhur mes trupash tjerë në një varrezë masive. Parfumi i trëndafilave i përkujtonte asajkundërmimin e trupave të dekompozuar! Një paciente tjetër, senzacioni e ngrohtësisë që ajo endjen kur është e shqetësuar dhe nervoze ia mvesh faktit se trupi i saj ka qenë i ndezur dhe ibërë hi. Rikthimi jo i rrallë i vetëdijes përshkruhet edhe në këtë rrëfim të pacientit si vijon. Jukeni pasur rastin ta lexoni në kapitullin 7, se si ai bie nga maja e kulmit e një katedraleje: Mike - Ja pra, do të thoja se njerëzit janë duke vendosur diçka... mbi karrocë. Dr. Fiore - Çka do të mund të ishte ajo? M. - Më duket se ata janë të veshur si ushtarë. Dr. F. - Çfarë ishin duke vendosur mbi karrocë? M. - Nuk e di, është e mjegulluar, diçka e ngurtë, nuk kuptoj që ata... përse ata e bëjnëkëtë. Dr. F. - Çlloj gjëje ishte ajo? M. - Nuk e kam dalluar qartazi sepse isha... mbi tokë, më duket. Gjithsesi, unë shohprej aty. Dr. F. - Ju i vëreni ata tek po vendosin diçka të ngurtë në karrocë? M. - Po. Dr. F. - Çfarë formë ka ky gjësend? M. - Më duket se ka madhësinë, pak a shumë të një njeriu, të një... pyes veten se çjanëduke bërë... Dr. F. - Ju nuk po kuptoni përse ata e bëjnë këtë? 155
  • 157. Ju keni qenë këtu më parë M. - Jo, por çkado që të jetë... është... Ata e mbyllin arkivolin dhe dërgojnë. Kishteedhe rrotë. Dr. F. - Si thatë? M. - Ata e mbyllën arkivolin... Dukej si një... një arkivol, dhe dy burra e morën. Dr. F. - Çfarë morën ata? M. - Një karrocë. Dr. F. - Po çbartin ata në këtë karrocë? Çfarë kanë futur brenda? Si thoni ju? M., duke ofshanë thellë. - Oh! unë e shoh brendësinë e karrocës, kjo është e tëra... kampërshtypjen e një tuneli të gjatë me një shkëndijë të zbehtë në fundin e tij. Dr. F. - A e keni përshtypjen se jeni brenda në të? M. - Po, por... kjo nuk më brengosë. Dr. F. - Ju e keni të qartë se jeni në karrocë por kjo nuk ju brengosë? M. - Euh, po. Është sikur... vërej një dritëz të kaltër... Shoh se si ata shkarkojnëdiçka... i shoh njerëzit... Ata bartin një... diçka si... Dhe në këtë moment shoh kaltër. Dr. F. - Çpo ndodh tash? M. - E shoh një burrë, sikur ndodhem sërish përfundi, në këtë karrocë... Ata e bartintrupin drejt... drejt vrmës, drejt meje. Dr. F. - Do të thotë, ju jeni në këtë vrimë dhe i vëreni se si ata e bartin trupin...? M. - Drejt vrimës ku ndodhem unë. Dr. F. - Ndërsa ju ndodheni në një vrimë? M. - Përskaj karrocës. Dr. F. - Ku është vrima? Është e shpuar në tokë? M. - Po. Dr. F. - E më tej çndodh? M. - I shoh dy dërrasa... dy gjëra nga ana ime dhe e tokës... dy dërrasa të lëshuara nëtokë. Dr. F. - Në tokë? M. - Euh, po. Dr. F. - Si një gur varri, sigurisht? M. - Jo, si... sikur... nga një në secilën anë. Dr. F. - Në çka mendoni? Mund ti dalloni ngjyrat, për shembull? M. - Ngjyra të shkapërderdhura. E vërej të kaltrën e mbyllur. Vërej... qiellin blu tëerrët mbi mua... njerëzit në uniformë tek përkulen mbi... dhe tek hedhin... dhe brenda...uniforma gri. Dr. F. - Sikur të ishit në një distancë dhe po vështroni se si e mbushin varrin? M. - Jo, unë jam brenda. Dr. F. - Por ju megjithatë i shihni ata në njëfarë mënyre, apo? M. - Kjo bëhet gjithnjë e më e paqartë. Kam pasur rastin e një djaloshi icili, në ekzistencën e tij paraprake, kishte vdekur nënjë kamp përqëndrimi të nacistëve. Atë e kishin futur në një dhomë gazi ndërsa trupin iakishin hedhur në një varr masiv. Trupat i kishin mbuluar më pas me një buldozer me çrast aikishte ndier dheun tek po ia gërvishte fytyrën. Tri vite më parë, ai është kapluar befasisht nganjë ngërç fatal i fytyrës. Prandaj ai erdhi të më konsultonte. Ai më shpjegon se kur shkon tjundihmojë miqve në ndonjë punë në ambient të hapur, pluhuri thahet mbi fytyrën e tij. Edhepas orëve të tëra atij i është e pamundur ta lajë fytyrën. Nën hipnozë, ai kthehet nëvendstrehimin e tij të dikurshëm, në kampin e përqëndrimit nacist. Në arrijmë të zbulojmë seburimi i ngërçit të tij përkon me momentin kur ai ka thithur gazin vdekjeprurës me çrast ai ka156
  • 158. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjesthyer fytyrën duke u përplasur në dysheme, në sallën e dushave. Shtresa e pluhurit të tharë nëfytyrë ia rikujtonte ndërdijes së tij çastin e vdekjes dhe të rrëzimit në dhomën e gazit. Disa të sëmurë tjerë më raportojnë se si shpirti i tyre i përqeshë agresorët apo vrasësit.Fragmenti i shkurtër në vijim, ilustron një shembul të kësaj sjelljeje. Një paciente iaatribuonte alergjinë e saj të mushkërive dhe të sinusëve një vdekjeje të kaluar në xhungël. H. - Ndodhem në xhungël dhe nxehtësia është e padurueshme. Dr. Fiore - Çbëni ju në xhungël? H. - Më ndjekin kanibalët... dëshirojnë të më copëtojnë. Dr. F. - Më flisni për veten tuaj. H. - Jam një luftëtar i madh dhe i fuqishëm, shumë i zi. Dr. F. - Më thoni se jeni luftëtar? H. - Po, një luftëtar. Dr. F. - Dhe që jeni shumë i zi? H. - Jam shumë i zi dhe i fuqishëm. (Me një ton krenarie.) Dr. F. - Si e keni emrin? H. - Wanna. Dr. F. - Ju më thoni se ju ndjekin, Wanna? A mund të më shpjegoni se çpo ndodhë? H. - Ka edhe luftëtarë tjerë që më ndjekin nganjëherë kalimthi... nëpër xhungël. Bënshumë shumë nxehtë dhe ka shumë lagështi... djersët më rrjedhin nëpër trup. (Frymëmarrja indërpritet kohë pas kohe.) Dr. F. - I njihni ata që ju ndjekin? I keni parë? H. - Janë poashtu zezakë... luftëtarë... të një fisi tjetër. Të fisit Utse. Dr. F. - Utse? H. - Unë... (Ajo ofshan.)... Vrapoj me tërë shpejtësinë dhe nuk po mund ta rimarrfrymëmarrjen. Dr. F. - Pse? H. - Ajri është ngulfatës, sikur të kishte gaz apo... është shumë i lagësht... Ngatërrojhapin dhe bie në një rërë të gjallë dhe... zhytem në të. (E tmerruar.) Dr. F. - Ku ndodhen tash ata që ju ndiqnin? H. - I dëgjoj tek bërtasin, çirren përderisa unë po përpëlitem në këtë rërë të gjallë...Nuk arrij të dalë dot por edhe sndalem së përpjekuri. Dr. F. - Çpo ndodh tani? H. - Jam futur deri në fyt. (Zëri i ngulfatur.) Rëra më vie deri tek hunda e unë nukmund... i jap zor gjithnjë (Fytyra e mbushur djersë.) Dr. F. - Në çka jeni duke menduar në çastin e pikërishëm? H. - Çfarë mënyre... çfarë fundi tragjik... pa fitore. (Ajo kërkon ta rimarrëfrymëmarrjen.) Dr. F. - Nuk ia arrini dot të dilni? H. - Rëra më futet në hundë. Është e tmerrshme... kundërmim qelbësirash... provoj tëlëviz por pesha më tërheq... (Ajo lëviz trupin.) Nuk mund të lëviz më. (Ajo rrudh fytyrën.) Dr. F. - A mund të merrni frymë? H. - Jo, unë... Përfundimisht, dorëzohem... dhe zhytem. Dr. F. - Çfarë ndjeni në këtë moment preciz? H. - Paqen. (Trupi i saj qetësohet.) E ndiej ritmin e rrahjeve të zemrës tek mi shponveshët si dhe dy vrimat e hundës dhe gojën... përplot me këtë rërë të fëlliqur... dhe që djeg...Por kjo ndjenjë vjen duke u dobësuar dhe unë kaplohem sakaq nga një valë paqeje dhe,përfundimisht, lëshohem i tëri. (Fytyra e relaksuar.) Dr. F. - Po tani çështë duke ngjarë? 157
  • 159. Ju keni qenë këtu më parë H. - Po vdes. Dr. F. - Përjetoni diçka në këtë çast? H. - Qetësinë. Do të thoja sikur e shoh veten për një çast tek zhytem, e më pas sikur ishoh luftëtarët duke ardhur dhe... kam përshtypjen sikur shpirti im i përqesh ata sepse unë juika para së gjithash. (Buzëqeshje e madhe.) Dr. F. - Çpo ndodh me shpirtin tuaj? H. - Ai nuk humb shumë kohë. Rri për një çast aty duke i vështruar luftëtarët dhe dukei përqeshur ata ngase nuk më nxunë, ngase ata nuk më kanë nxënë... dhe më pas fluturoj dhezhdukem. Kam dëshiruar ta publikojë rrëfimin në vijim sepse më duket si përvoja më ejashtëzakonshme që më është përshkruar nga një pacient (së paku deri më tash, por mos tëdëshpërohemi). Bëhet fjalë për momentin e vdekjes të parë nga ana tjetër, nga këndvështrimi injë shpirti i cili e përshkruan vdekjen e një tjetri. Mbase ju kujtohet Mergaret nga mesi i këtij kapitulli. Kemi mundur të zbulojmë,përgjatë seancave të panumërta, se fobia e saj nga lartësitë dhe nga fluturimet me aeroplanrrjedh nga shumë ekzistenca të saj në të kaluarën. Nën hipnozë, ajo e gjen veten në personalitetin e një të riu nga Lindja, Wong-Tou.Rrëfimi i saj na dërgon në një shoqëri krejtësisht primitive. Wong jeton në njkë kasolle megjyshen e saj shumë plakë të cilën e do shumë. Ndodh që një ditë, ata mos të kenë për tëngrënë. Dhe fqinjët nuk mund ti ndajnë me ta rezervat e veta shumë të pakta. Në kërkim tëushqimit, Wong kapërcen një vendkalim të vogël të thurur me bambus mes dy brigjesh dhekalon në fshatin fqinj ku e vjedh një pulë dhe vrapimthi ia ther majës së malit. Fshatarët indjekin gjurmët e tij. Aty, ai ngjitet për vendkalimin lëkundës, pulën në njërën dorë, ndërsame tjetrën i kapur për litari. Mjegulla i ka lagur dukshëm kallinjtë e bambusëve mbi të cilëtduhet ecur duke i bërë ata posaçërisht të rrëshqitshëm. Ndjekësit e Wong nuk vazhdojnë mëtej por, të mbushur pezm në të, ata kënaqen me shkundjen e urës me tërë forcën e tyre. Mevështirësi të paparë, ai arrin të kalojë, por nga tundjet e mëdha njëri litar këputet dhe përplasetpër njërin shpat të grykës së thellë dhe të pafund... Unë e pyes për ndjenjat që ai i përjeton nëmomentin e pikërishëm. Margaret - Ndiej një frikë marramendëse... Unë... e lëshoj pulën që të mund tëmbahem për bambus... por... këmbët më rrëshqasin... dhe rrotullohem në... në litarin nga ana...e majtë e urës dhe... Dr. Fiore - Si ndjeheni në çastin kur ju ndodh kjo, Wong? M. - Filloj të bërtas për ndihmë, por ata vazhdojnë të tundin... litarët që e mbajnëvendkalimin... Unë mund të shoh shumë larg, atje poshtë meje. Ka vetëm shkëminj, atjeposhtë, fare poshtë, shkëmbinj dhe një rrëke uji... Dr. F. - Në çka po mendoni në këtë moment, Wong? M., e trembur. - Unë bie... Dr. F. - Cila është përshtypja që ju e ndieni gjatë rënies? M., duke përbirë një ofshamë të thellë. - Do të thoja sikur po bie në pafundësi. Dr. F. - Cilat mendime ju përshkojnë kokën gjatë rrëzimit? M. - Jam... Nuk e di... Dr. F. - Të shohim se çpo ndodh, Wong? M. - E shoh trupin tim i cili bie, por... unë nuk kam më frikë. Më duket se po fluturoj. Dr. F. - Vërejeni me kujdes trupin tuaj dhe më thoni se çi ndodh atij? M. - Ai përplaset në shkëmbinj...158
  • 160. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - A ndjeni diçka tek po e vëreni këtë? Si ju duket kjo? M. - Unë... Unë jam hedhur me fytyrë nga shkëmbinjtë por unë... unë nuk ndjej asgjë.Kisha shumë... shumë frikë nga... por, jo... unë thjesht, vetëm jam befasuar. Dr. F. - Ku mendoni se jeni, Wong? M. - Nuk e di se ku jam. (Sikur e humbur.) Unë... unë jam duke fluturuar. Trupi është irrëzuar por unë, unë k am mbetur në hapësirë. Kam përshtypjen se... (Heshtje e gjatë.) Dr. F. - Dhe tani, do të doja që ju të avanconi në kohë deri në momentin tjetër tërëndësishëm, duke qëndruar në gjendje shpirtërore. (Ajo numëron deri në pesë.) Çfarë bëni nëkëtë moment? M. - Shoh gjyshen time e cila më pret që të kthehem... Edhe më tej, ajo ska asgjë përtë ngrënë... Ajo është ulur mbi një gur, duart i shtrëngon përreth gjunjve. Është shumë eshtyrë në moshë dhe ajo ka uri por ajo nuk... asaj nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për tëjetuar, sepse ska me çka të ushqehet. Ajo nuk mund të llogarisë më në mua për ta strehuardhe ushqyer... kjo më brengos... por nuk mendoj që... nuk besoj që kjo do ti sjellë asaj ndonjëgjë... ngase ajo (përbirje e thellë)... ngase ajo gjithsesi është e gatshme ta braktis këtë botë tëposhtme. Dr. F. - A është edhe dikush tjetër mes jush në mbretërinë e shpirtërave? M. - Jo. Dr. F. - Asnjë shok? M. - Jo. Dr. F. - Qëndroni edhe më tutje në gjendje shpirtërore dhe kaloni në ngjerjen tjetër...(Ajo numëron deri në pesë.) Ku ndodheni tani dhe çjeni duke bërë? M. - Asgjë. Dr. F. - Asnjë ide që ju vie? M. - Jo, asnjë. Dr. F. - Shprehni mendimet tuaja. Çfarë ndjeni? M. - Nuk di gjë... me keqardhje. Dr. F. - Çdëshironi të thoni me këtë? M. - Nuk e di. Dr. F. - Do të doja që ju të ktheheni pranë gjyshes suaj, deri në pesë. Një... dy... tre...katër... pesë. Çpo ndodh? M. - Eh, mirë. Ajo... e dëgjoj dhe ajo... është duke vdekur nga uria... por ajo është...unë mund të komunikojë me të. Dr. F. - Çfarë keni mundur ti përcjellni asaj? M. - I them që mos të ketë frikë, të mos shqetësohet, që së shpejti ne do tëbashkohemi... Ajo më përgjigjet se do të ishte e lumtur kur të më takojë... është e tëra. Dr. F. - Në pesë, do të doja që ju ta gjeni momentin e vdekjes së saj. (Ajo numëron.)Ma shpjegoni atë që shihni. M. - Ajo... E shoh në këmbë para trupit të saj të cilin ajo e vështron... E thërras, ajo iakthen shpinën kufomës dhe vjen drejt meje shumë shpejtë, sikur të gjendej mbi në... Oh!... ajoavancon si një dritë drejt meje nëpër hapësirë. Dr. F. - Si ju duket ajo? M. - Ka pamje më të mirë se... ajo është si më parë... është si përpara... para se kur evodha pulën... para se kur vdiq nga uria. Ajo është akoma plakë, por... duket më e gëzuar, ajobuzëqesh duke mi shtrënguar krahët... dhe në një farë mënyre... unë nuk mund ta prek, por eshoh shumë qartë. Dr. F. - A jeni në komunikim me të? M. - Po. Dr. F. - Më shpjegoni. Si komunikoni dhe çthoni? M. - Oh! ne komunikojmë përmes mendimeve. 159
  • 161. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - Cilat mendime i shkëmbeni? M. - Thjesht, se unë jam i lumtur që ajo është me mua. Pasta, ia rrëfej atë rastin mepulën, sepse ajo ende nuk e di se çmë ka ndodhur... përse nuk jam kthyer më. Dr. F. - Dhe ajo çmendon? M. - Ajo thotë se tash, mbase gjithmonë do të qëndrojmë së bashku. Ajo qeshë. Dr. F. - Jeni vetëm, ju dy? M. - Po. Dr. F. - Dhe çndodh më tej? M. - Ne çvendosemi bashkërisht. Dr. F. - Si çvendoseni ju? M. - Ne çvendosemi, është e tëra që e di. Dr. F. - Ngadalë apo me hov? M. - Tash ngadalë ngaqë ajo është me mua. Shumë pacientë më kanë thënë se përvoja e vdekjes ka pasur tek ata një efekt të thellëdhe pasurues. Në jetën e tyre të tashme, kjo ishte një ngjarje e madhe, një kthesë. Për ata qëbesojnë në ringjallje, në një jetë të ardhshme, kjo ishte një konfirmim, një sprovë pozitive.Tek ata që nuk besojnë, kjo shkakton një reaksion: ata e ngulisin në vete këtë përvojë dhenjëkohësisht turbullojnë dogmat e veta preekzistuese që për ata janë shumë të shtrenjta. Nëkërkim të konfirmimit të bindjeve të veta njerëzit lexojnë gjithçka që u bie në dorë. Në këtëmënyrë, tek disa, kjo i kundërshton pikëpamjet e tyre religjioze. Është e nevojshme, pra, qëata ti japin fund këtyre kundërthënjeve duke u pjekur, duke mësuar të mendojnë lirshëm.Kësisoj, ata do ta rigjejnë prehjen duke kuptuar se ata nuk do të mallkohen nëse ju ndodhë qëtë dyshojnë në pikëpamjet e veta. Për pjesën dërmuese të tyre, ky ripërjetim e përzë përgjithmonë frikën nga vdekja, këtëfrikë e cila në të vërtetë duket të jetë droja nga të trishtuarit, frika nga braktisja e trupit tështrenjtë dhe, mbi të gjitha frika nga e panjohura. Pas eksperimentimit me vdekjen e vet tëripërjetuar, frika më e madhe zhduket. Për më tepër, disa theksojnë se do ta preferonin jetën eardhshme në atë të tashmen. Akcenti që del më së shpeshti nga kjo përvojë, është bindja intime the tepër e thellëpër jetën e ardhshme, sikurse shprehet një prej pacientëve të mi: - Është e mrekullueshme të besohet se vdekja nuk është gjë tjetër përpos një fillim i ri.160
  • 162. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes 12. "NE, PRA, JETOJMË SHUMË EKZISTENCA" Punimet e prezentuara në këtë libër ngërthejnë në vete shumë pyetje. Por, unë shpresojai i përgjigjet shumicës prej tyre. Pyetja e parë të cilën duhat tia parshtrojmë vetes është: A gënjejnë me të vërtetë tësëmurët apo pacientët, dhe atë fare lirshëm? A aktrojnë ata komedi? Nëse hipoteza e funditështë e saktë, atëherë shumica prej tyre e meritojnë Oskarin! I kam dëgjuar dhe analizuarpacientët dhe të sëmurët e mi me mijëra orë përgjatë regresioneve në jetërat e tyre të kaluara.Me këtë, jam bindur plotësishtse nga ana e tyre nuk haset asnjë tentativë apo përpjekje evetëdijshme për mashtrim dhe trillim. Lotët, dridhjet, kërcimet e hovshme, buzëqeshjet,ofshamat, rënkimet, djersët që rrjedhin në fytyrë si dhe shfaqje tjera qartë të dukshme nukmund të jenë tjetër veqse reale. Pyetja e ardhshme e cila imponohet është: a mund të ndodh vallë, që jeta e kaluar ecila rrëfehet të mos jetë gjë tjetër përpos një fantazmë e thurur një mënyrë perfekte të cilënmediumi e merr si një realitet të pamohueshëm? Është fare e mundur që truri ynë, kyordinator i pashoq, të jetë i aftë ti përvjedh disa aspekte të ekzistencës sonë aktuale dhe të nae shfaqë në vazhdim si një "jetë të kaluar" aq bindëse sa që ta shpjegojë madje edhe origjinëne simptomeve të të sëmurit.Deri më sot, unë nuk kam arritur akoma ti përgjigjem mevendosmëri kësaj pyetjeje. Për momentin, jam e koncentruar në kërkimet e jetërave qëpërmbajnë datat e sakta të lindjes dhe të vdekjes si dhe të dhëna tjera konkrete. Rezultati ikëtyre hulumtimeve do të publikohet në një libër tjetër. Nga këndvështrimi im, vlerësoj se rezultati përfundimtar, shuarja dhe zhdukja esimptomeve, përbën në vete një dëshmi mjaft të qartë dhe konkluduese. Konsideroj seterapeutizmi i bazuar në një jetë të shkuar është virtualisht identik me hipnoanalizën e cila edërgon pacientin në ngjarjet dommethënëse të jetës së tij të tashme. Prindërit dhe i sëmurikonfirmojnë në përgjithësi vërtetësinë e ngjarjeve të vëna rishtazi në dritë. Të sëmurit, nëpërgjithësi janë të befasuar, dhe të gëzuar njëkohësisht, kur ndodhitë gjatë dhe pas lindjes së 161
  • 163. Ju keni qenë këtu më parëtyre gjejnë mbështetjen e plotë tek nëna. Prandaj unë konsideroj se, një jetë a kaluar, nëesencë përfaqëson vetëm një hallkë nga zinxhiri i pafund. Duke iu rikthyer regresioneve në të cilat kam bashkëpjesëmarrur, kam vënë re sejetërat e ripërjetuara me këtë rast janë në përgjithësi shumë pak pasionuese. Pacientët apomediumet, më së shpeshti na shfaqin një jetë tepër prozaike, monotone, nganjëherë banale,shterpe dhe së cilës i mungon fascinimi. Megjithëkëtë, ne nuk mund ta hedhim apriori poshtëmundësinë se këto regresione janë fantazira të pastra, nën pretekstin se ato nuk përputhen mekonceptin që ne e kemi quajtur fantastik. Një pyetje tjetër lind vetvetiu: nëse është e vërtetë se jetojmë sërish e sërish, atëherë,cili është qëllimi i reinkarnimit? Është njëra prej pacienteve të mia e cila më ka furnizuar menjë përgjigje duke iu referuar rrëfimit më të jashtëzakonshëm që ajo ka njohur ndonjëherë: - Në çastin e lindjes së çunit tim, më ka folur një zë. Ky zë më ka shpjeguar përse nejemi këtu poshtë - për çfarë arsye ne kemi ardhur këtu, çështë ekzistenca, shkurt, ai ma kamësuar të vërtetën. Dhe, e vërteta është se ne jemi në rrugën e cila na shpie tek Perëndia dhese duhet të kalojmë nëpër ekzistenca të shumta. Ne jemi të udhëhequr nga ligjet e karmëssipas së cilës ne duhet ti lajmë borxhet e bëra gjatë jetërave të kaluara. Me arritjen e vdekjes,ne e analizojmë jetën të cilën jemi duke e braktisur. Ne e kemi fuqinë e vendosjes... tëgjykojmë mbi atë që kemi bërë në këtë jetë dhe ti përcaktojmë gamibet që i kemi shkaktuar.Shpirti ynë i regjistron, pandalim, me sinqeritetin më të madh, aksionet tona, mendimet,veprimet, inatet që kemi mundur tua bëjmë të tjerëve, e kështu me radhë... Dashuria shprehetpërmes fjalëve dhe gjesteve. pra, pas tranzicionit tonë, ne shohim se si e kemi jetuarekzistencën tonë të fundit. Ne do të jemi dëshmitar i asaj ku kemi dështuar, gabuar si dhe iasaj ku kemi vepruar më mirë. Kësisoj, ne e zgjedhim ekzistencën tonë të ardhshme,vendosim mbi mënyrën se si do të tentojmë ti përmirësojmë gabimet e bëra në jetën tonë tëmëparme... Dhe ky zë mi ka shpjeguar të gjitha këto vetëm brenda një fragmenti të sekondës. Ky shpjegim nuk është posaçërisht origjinal. Ai përfaqëson, në të vërtetë, konceptinklasik mbi reinkarnimin - perfeksionimin sistematik të shpirtit. Rrëfimet që i bëjnë pacientët emi në lidhje me njohuritë dhe edukatën e tyre të marrë gjatë ekzistencave të shkuara,mbështesin shpjegimin që gruaja e mësipërme na e ofroi gjatë lindjes së çunit të saj. Ështëpoashtu me vlerë të theksohet me këtë rast se ajo kurrë më parë nukkishte dëgjuar të flitet përkarmën dhe as për çkadoqoftë tjetër që ka të bëjë me këtë temë. Për të, ky ishte një nocionkrejtësisht i ri.Pyetjen të cilën tani mund tia parshtrojmë vetes është nëse arrijmë të kuptojmë përse nerikthehemi gjithmonë në bashkëshoqërimin e personave të njejtë gjatë jetërave tona sukcesive.Filozofia e Lindjes si dhe Metafizika na mësojnë se - dhe këtë mbase e kam vërtetuar edhevetë përmes punimeve të mia - na mbeten nga jetërat tona të mëparme edhe disa probleme dheborxhe për ti larë me këta persona. Kësisoj, një prej të sëmurëve kishte zbuluar se në njëekzistencë të kaluar e kishte vrarë gruan e tij, e cila, më pas ishte nxënë në flagrancë nga injëjti. Dhe shih tash, ai refuzon ta braktisë gruan e tij të sotme edhe përkundër vështirësive tënjëpasnjëshme që shfaqen në jetën e tyre bashkëshortore. Ai e ka një borxh karshi kësajgruaje! Përndryshe, duket se ata të cilët i kanë zgjidhur problemet e veta personalembërthehen bashkërisht në dashuri dhe mirëkuptim të ndërsjelltë. Duke i kaluar si në shirit filmi regresionet në të cilat isha dëshmitare, më duket se, nënjë mënyrë të përgjithësuar, nëse në jetën e tanishme ekzistojnë lidhje intime, atëherë po këtolidhje kanë ekzistuar edhe në jetërat e mëparme. Dhe kjo, posaçërisht për sa i përket jetërave162
  • 164. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjestë mëparme më të vonshme, ngase problemet që kanë origjinë më të hershme, në të shumtën erasteve janë zgjidhur dhe fashitur tashmë. Nëse vërehet një dezakordim mes personash tëndryshëm, atëherë pamëdyshje hasen marrëdhënie shumë të vështira edhe në të kaluarën. Arritëm më në fund në pyetjen finale: kush jemi ne? Pas gjithë këtyre viteve të kaluaranë studimin e jetërave të shkuara, bindjet e mia religjioze dhe filozofike kanë ndryshuar dhevazhdojnë të ndryshojnë. Unë me të vërtetë nuk ndihem më aspak rehat në valët eagnosticizmit. Duke i parë gjërat nga kjo dritë, nuk mund të besoj më se jeta që ne jemi dukee jetuar aktualisht është një dhe e vetme. Çdo ditë e më tepër unë po ndihem në harmoni meesencialen e religjioneve të mëdha të botës sonë. Unë jam, ju jeni: shuma e gjithë asaj çfarë kemi qenë dhe çfarë kemi bërë deri më tash. F u n d 163