Your SlideShare is downloading. ×
Qyteti i korces-letersi
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

×
Saving this for later? Get the SlideShare app to save on your phone or tablet. Read anywhere, anytime – even offline.
Text the download link to your phone
Standard text messaging rates apply

Qyteti i korces-letersi

1,525
views

Published on


0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total Views
1,525
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
9
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

Report content
Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
No notes for slide

Transcript

  • 1. Republika e Shqipërisë Shkolla : Themistokli Gërmenji Lënda : Letërsi Klasa : 9/F Punoi : Ornela Braçe
  • 2. Përmbajtja • Historia e qytetit të Korçës , nga antikiteti deri në shekullin e XX-të. • Themistokli Gërmenji. • Monumentet. • Dikur • Sot
  • 3. Historia e qytetit të Korçës Ndonëse qyteti i Korçës është themeluar në shekullin e V-VI, ajo është një nga zonat e Evropës Jug-Lindore që është banuar më herët.
  • 4. Antikiteti Zona e Korçës e ndodhur në kufi me Mbretërinë Ilire dhe Epirin është banuar që nga mijëvjeçari i katërt p.e.s. Epoka e Bakrit zgjati nga mijëvjeçari i tretë deri në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. Deri në vitin 650 p.e.s fushëgropa e Korçës udhëhiqej nga dinastia e Mbretërisë Ilire, ndërkohë pas vitit 650 u udhehoq nga një dinasti Kaone. Gjatë kësaj periudhe zona banohej më së shumti nga fisi Kaone dhe Molose. Gërmimet arkiologjike rreth këtij qyteti kanë zbuluar nje qivur të shekullit II p.e.s i cili tregon të gëdhendur figurën e dy farkëtarëve ilirë duke punuar hekurin në kudhër.
  • 5. Mesjeta Krahina e Korëçs ra nën sundimin e perandorit bullgar Boriz në vitin 853 . Ai emërtoi në këtë zonë njësinë administrative të emërtuar «Kutmicevicë», që në shqip do të thotë «Tokë e porsa pushtuar». Forcat bullgare qëndruan deri në vitin 1018. Ekzistenca e qytetit të Korçës vjen nga kronika mbi historinë e familjes feudale shqiptare të Muzakajve. Shkruesi kur numëron zotërimet e Andre Muzakës I ,i cili arriti titullin Sebastokrator më 1280-1281 dhe u bë zot i një krahine të gjerë që shtrihej në të gjithë Shqipërinë Qëndrore deri tek lumi Vjosa në jug me në qendër Beratin duke përfshirë dhe Myzeqenë, Tomorricën, Oparin ,Devollin,përmend dhe Korçën me emrin «Kovica»,të cilën e cilëson qytet. Nga fundi i shekullit të XIII e deri në prag të pushtimit osman, zona e Korçës u bë pjesë e Principatës së Muzakajve të cilët ishin me origjinë nga Opari.
  • 6. Pushtimi Osman  Në vitin 1440 osmanët pushtuan zonën e Korçës. Qyteti modern i Korçës u formua në shekulin e XV kur Iljaz Bej Mirahori e zhvilloi Korçën sipas urdhërit të Sulltan Mehmetit II.Nën pushtimin osman Korça me emrin «Goricë» ishte sanxhak i vilajetit të Manastirit.  Korça përmendet edhe gjatë luftës Veneto-tuke(1644-1669), ku tregëtarët elbasanas ndiqnin rrugën e gjatë me shumë stacioneElbasan-Korçë-SarandëKorfuz-Venedik.Në Korçë ata shisnin prodhime manifakturale dhe blinin prodhime blektoriale.  Në vitin 1788 qyteti nisi të lulëzojë pas bastisjes së Voskopojës nga osmanët.ndërmjet viteve 1769-1789 në Korçë erdhën shumë familje Voskopojare të cilat i dhanë qytetit pak nga lavdia e këtij qyteti. Në 1783 qyteti u bë pjesë e Pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës.  Gjatë shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX korça u bë qëndër e rëndësishme e Rilindjes kombëtare.Në vitin 1887 u hap shkolla e parë fillore në gjuhën shqipe nga Organizata Drita,ndërsa ne vitin 1891 u hap shkolla e parë për vajza nga familja Qirjazi. Në vitin 1968 ndërtesa u kthye në Muzeun e Arsimit.
  • 7. Shekulli XX • Sundimi osman mbi Korçën Zgjati deri në 1912, vit kur u shpall pavarsia e Shqipërisë. Traktati i Shën Stefanit, i vitit 1878 ia kaloi Korçën dhe Pogradecin Principatës Bullgare ndërsa Traktati i Berlinit në po të njëjtin vit ia riktheu Perandorisë Osmane. Në vitin 1910 Aleanca Ortodokse e Korçës e udheheqour nga Mihal Grameno shpalli themelimin e Kishës ortodokse, por autoritetet osmane refuzuan ta njohin. • Në vitin 1913 Greqia e pretendonte Korçën dhe zona të tjera të Shqipërisë si pjesë të të ashtuquajturit «Virio Epir». • Gjatë Luftës së Parë Botërore, zhvillimet në Frontin e maqedonisë bënë që qyteti të binte nën kontrrollin francez(1916-1920). Gjatë kësaj kohe 14 përfaqësuesit e Korçës dhe Kolonel Deskoini nënshkruan protoklllin që shpallte krijimin e Republikës Shqiptare të Korçës, nën mbrojtje të ushtrisë franceze dhe me president Themistokli Gërmenji.
  • 8. Shekulli XX o Vendi përjetoi situatë të vështirë ekonomike gjatë mbretërimit të Zogut,dhe kjo detyroi popullsinë të bjerë për shkak të emigrimit nga 25,600 banorë ne vitin 1923 në 21,220 banorë në vitin 1938. o Fillimi i Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939, italia pushtoi korçen dhe gjithë pjesën tjetër të vendit . o Me shpërthimin e Luftës Italo-Greke, Korça ra nën sovranitetin grek në nëntor 1940.Kjo zgjati deri në prill 1941, kohë kur trupat gjermane sulmojnë ushtrinë greke.Me tërheqjen e Italisë nga Lufta në vitin 1943, gjermanët e mbajtën qytetin të pushtuar deri më 24 shtator 1944.Korça u çlirua nga partizanët në shtator të vitit 1944. o Duke qëndruar nën pushtimin fashist e nbazist, qyteti u bë një qëndër e rëndësishme e rezistencës Komuniste.Themelimi i Partisë së Punës së Shqipërisë(Partia Komuniste) u shpall zyrtarisht në Korçë më 1941. o Në 1990 Partia Demokrate e Re fitoi zgjedhjet elektorale në Korçë. Revoltat popullore në shkurt 1991 përfunduan me rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës.
  • 9. Themistokli Gërmenji
  • 10. Truri dhe zemra e Republikës ishte Themistokli Gërmenji, një patriot i vjetër dhe figurë e njohur e pavarsisë . I bindur për luftën kundra grekëve, Gërmenji i ofroi kompromisin e tij francezëve, duke arritur kështu të shpëtojë Korçën nga pushtimi i sigurt i forcave të Venizellosit.. Komandantët ushtarake të Korçës menduan që ushtria të komandohej nga Themistokli Gërmenji por ai nuk pranoi .Sipas marrëveshjes, paisja e ushtrisë shqiptare do të bëhej përmes një kredie franceze dhe shteti i ardhshëm shqiptar do ta njihte këtë si borxh.Gërmenji nuk pranoi sepse nuk donte t’i ngarkonte Shqipërisë pas luftës një borxh të tillë, që ai vetë e shihte si të papagueshëm. Republika e Korçës mori fund në mënyrë të trishtë, me pushkatimin në Selanik të Themistokli Gërmenjit .Korçari patriot kishte rënë pre e intrigave greke dhe u pushkatua padrejtësisht nga francezët. Republika Franceze vendosi të njohë pafajsinë e TH.Gërmenjit dhe Ambasadori Francez në Tiranë, Krismant vendosi një tufë me lule mbi varrin e tij në Korçë. Kaq për të kujtuar një aleat të ndershëm por edhe një nga Shqiptarët e paktë që diti të nxjerrë nga turbullirat e luftës botërore dhe nga pretendimet fqinje, të pa prekur qytetin e tij.
  • 11. «Parisi i vogël» Ky është emërtimi për qytetin e Korçës. Këtë emërtim ky qytet e mori në vitin 1916 nga ndikimi i pushtuesve francez të Luftës së Parë Botërore duke e shëndërruar Korçën në një prej zonave më të zhvilluara të vendit. E njohur për serenatat e dashurisë dhe pazarin e famshëm, Korça eshtë një qytet nga ku pritet të nisë zhvillimi i vendit. U ngit një xhami dhe hamamet, dhe u zhvillua shpejt si një qëndër zejtare dhe tregëtare. Pas djegjes së Voskopojës qyteti u zgjerua duke u ndërtuar shtëpitë e tipit berats, me dy kate: i sipërmi pak më i dalë, në trajtën e një ballkoni të mbyllur. Në gjysmën e shekullit XIX u bë një nga qendrat më të mëdha ekonomike tregëtare e kulturore ,me një pazar të madh karakteristik që zë një vend të veçantë në monumentet kulturore. Përmendet për përpunimin e leshit ,shajakut e qilimave..
  • 12. Personalitete nga Korça Dhimitri Pilika – Shkrimtar shqiptar Dashnor Diko – Këngëtar shqiptar Sherif Merdani – Këngëtar dhe diplomat Ylber Merdani – Qytetar nderi dhe shkrimtar Gjon Mili – Fotograf Anton Athanasi – Bizesmen shqiptaroamerikan.
  • 13. Monumentet ◊ Voskopoja, mrekullia e artit bizantin. ◊ Qyteti i Moskopolit(Voskopoja e sotme), konsiderohet si qyteti i dytë i Ballkanit pas Stambollit. ◊ Ky qytet i krishterë shumë shpejt u bë metropol i artit e kulturës. ◊ Brenda një kohe të shkurtër Moskopoli numëronte 26 kisha, midis të cilave disa basilika të mbuluara me kupola të një lloji të veçantë, që në kuadër të arkitekturës shihen për herë të parë në Moskopoli.
  • 14. Dikur
  • 15. • Sipas studiusit Qafzezi qyteti përbëhej nga dy pjesë: Varoshi dhe Kasabaja. Varoshi vetë ndahej në dy pjesë, në të sipërmin që përmblidhte 8 mëhalla dhe në Varoshin e poshtëm që kshte vetëm një mëhallë, atë të Shën Mërisë. Edhe Kasabaja përbëhej prej disa mëhallash dhe përmblidhte edhe pazarin. • Kurse Nuçi Naçi, duke folur për qytetin e Korçës, thotë se ndahej në tre pjesë të mëdha:Varoshi,Kasabaja dhe Tregu që ishte mes dy lagjeve. Sipas këtij autori , Varoshi përbëhej nga 9 lagjr=e, po ashtu edhe Kasabaja.
  • 16. Sot
  • 17. • Shtëpitë dy-trekatëshe, karakteristike në të shumtën e rasteve, humbasin nga pallatet shumëkatëshe e me ngjyra. Ashtu siç ka ndodhur edhe në qytetet e tjera të vendit, edhe qyteti ne juglindje po humbet dalëngadalë identitetin. • Përballja e parë me portën hyrëse për në qytet është e trishtuar. • Rrugë të copëtuara që ia shtojnë edhe më shumë trishtimin qytetit.E ndërsa hyn më thellë, rrugicat me vila të bukura e të pastra humbasin nën etjen për të ngritur sa më shumë kate.Dëshmimtari më i vërtetë i shkatërrimit është pazari i vjetër, apo më mirë ish-pazari i vjetër.I ngritur në shekullin e XIX, pazari i Korçës ka pësuar dëmtime rreth vitit 1870 nga rënia e zjarreve, por ka vazhduar të ekzistojë me karakteristikat e krijimit të tij edhe një shekull më pas. • Hani i Gjelit, Hani i Elbasanit, Hani i Manastirit .... Këta emra kanë mbetur vetëm kujtesë e pazarit të vjetër.Edhe pse ruhet si qëndër muzeale me banesat dykatëshe, dora e përkujdesjes nuk duket absolutisht. • Në vend të dyqaneve janë tezgat me çati qeseje.Evetmja gjë e bërë në këtë pazar ambulantësh tashmë është rikonstruksioni i kalldrëmit të tij me gurë.

×