Your SlideShare is downloading. ×
2 perceptimi pamor2
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

×

Saving this for later?

Get the SlideShare app to save on your phone or tablet. Read anywhere, anytime - even offline.

Text the download link to your phone

Standard text messaging rates apply

2 perceptimi pamor2

368
views

Published on

Published in: Education

0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total Views
368
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
6
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

Report content
Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
No notes for slide

Transcript

  • 1. PERCEPTIMI I FORMAVE
  • 2. Cka quajme forme? Fjala forme ka shume kuptime. Ajo mund ta pershkruaje pamjen e jashtme te ndonje sendi qe e shohim me sy, p.sh. formen e karriges ose te trupit te njeriut qe ulet ne te. Ajo mund te aludoje edhe ne nje gjendje ne te cilen dicka vepron ose shfaqet, psh. uji ne formen e akullit ose te avullit. Ne art dhe dizajn shpesh e perdorim termin forme per ta emeruar strukturen formale te nje vepre arti - menyren e bashkerendimit dhe te organizimit te elementeve dhe te pjeseve te nje kompozicioni per ta prodhuar nje imazh koherent.
  • 3. Forma ? Derisa me forme e nenkuptojme perceptimin e ndonje mase a vellimi 3D, me trajte i referohemi me ngushtesisht atij aspekti thelbesor te formes, i cili e kushtezon dukjen dukjen e formes – konfigurimin ose dispoziten e vijave ose te konturave qe e perkufizojne figuren ose formen. Tiparet e formes jane: trajta, permasa, ngjyra, tekstura
  • 4. Forma vs Trajta Forma = perceptimin e ndonje mase a vellimi 3D Trajta = aspekti kryesor nepermjet te cilit e shquajme edhe e kategorizojme formen dhe ajo paraqet konturat karakteristike ose konfiguracionet e syprinave te nje forme te caktuar. forma trajta
  • 5. …..PERMASA, NGJYRA, TEKSTURA… Permasa - dimensioni fizik i gjatesise, gjeresise dhe i thellesise se formes. Keto dimensione i percaktojne proporcionet e formes, kurse masa e formes percaktohet prej marredhenies ndermjet madhesise se saj dhe formave te tjera te kontekstit te njejte. Ngjyra - fenomeni i drites dhe i perceptimit pamor, qe mund te pershkruhet si perceptim individiual i shkelqimit, ndricimit dhe vleres tonale. Ngjyra eshte tipari i cili me se qarti e shquan formen nga mjedisi i vet. Ajo gjithashtu ndikon ne peshen pamore te `formes. Tekstura - cilesia pamore dhe cilesia e vecante prekese qe i jepet nje siperfaqeje nga permasat, trajtat, organizimi dhe proporcionet e pjeseve te veta. Tekstura gjithashtu percakton shkallen ne te cilen siperfaqet e nje forme e pasqyrojne ose e perthithin driten. `
  • 6. Tiparet relative… Format kane edhe tipare relative, te cilat e kushtezojne modelin dhe kompozicionin e elementeve. Ato jane: Pozita: Vendndodhja e formes ne raport me mjedisin ose fushen pamore mbrenda te ciles ajo shikohet Orientimi: Drejtimi i formes ne raport me rrafshin baze, me kahet e busulles, me format e tjera ose ne raport me personin qe e shikon ate forme. Inercioni pamor: Shkalla e perqendrimit dhe e stabilitetit te formes. Inercioni pamor i formes mvaret nga gjeometria e saj si dhe nga orientimi i saj ne raport me rrafshin baze, me forcen e rendeses dhe drejtimin e shikimit tone.
  • 7. Te gjitha keto tipare te formes ne te vertete ndikohen nga kushtet nen te cilat i shikojme ato. Ndryshimi i perspektives ose kendi i veshtrimit na i shfaq syve tane trajta ose aspekte te ndryshme te formes. Largesia jone nga forma e dhene e kushtezon se cfare na duken permasat e saj. Kushtet e ndricimit nen te cilin e veshtrojme formen ndikojne ne qartesine e trajtes dhe te struktures se saj. Fusha pamore qe e rrethon formen na e kushtezon aftesine per ta lexuar dhe per ta njohur ate forme.
  • 8. … Pra, Trajta nenkupton ravizat karakteristike te figures se rrafshte ose konfigurimet siperfaqesore te nje forme vellimore. Ajo eshte mjeti paresor me ane te te cilit ne i njohim, i identifikojme dhe i kategorizojme figurat dhe format e vecanta. Ne arkitekture shprehim intersim per trajtat e: dyshemese, murit dhe tavanit, qe formojne hapesirat hapjeve te dyerve dhe dritareve brenda hapesirave te krijuara siluetave dhe konturave te formave te objekteve. Perceptimi yne i trajtes mvaret nga shkalla e kontrastit pamor qe ekziston pergjate ravizave qe e ndajne figuren nga sfondi i saj ose figuren nga fusha e saj.
  • 9. SI I PERCEPTOJME FORMAT? Me ane te kontrastit ne fushen pamore. Pa kontrast ne fushe pamore krijohet konfuzioni, d.m.th. nuk shquhen format.
  • 10. Si krijohet kontrasti ne fushen pamore? Kontrasti ne fushen pamore krijohet si vijon: Kontrasti ndermjet objektit dhe pjeses se mbrapme te objektit dhe te vendit. Kontrasti i siperfaqeve te ndricuara dhe i atyre te hijezuara. Ne kete menyre shquhen me fort skajet dhe kufijte e vellimit. Kontrasti i siperfaqeve te punuara me materiale, teksture dhe ngjyra te ndryshme. Keto gjithashtu i shquajne me fort skajet dhe kufijte e vellimeve. Vijat qe i shoqerojne konturat e nje vellimi, ndikojne qe ai vellim te perceptohet me fort.
  • 11. Vellimet qe kane forma amorfe perceptohen me lehte nese pershkruhen me vija. Izohipsat qe lidhin te gjitha pikat me lartesi te njejte mbidetare e lehtesojne perceptimin e topografise se terrenit.
  • 12. THEKSIMI I FORMES Me theksim (artikulim) te formes nenkuptojme menyren se si bashkohen siperfaqet e saj dhe e percaktojne trajten dhe vellimin e saj. Konfigurimi i saj lexohet dhe perceptohet lehte. Forma mund te theksohet si vijon: Duke i dalluar rrafshet fqinje me ndryshimin e ngjyres, tekstures, materialit apo modelit. Duke e ndricuar formen per te krijuar kontraste te forta ne vleren tonale pergjate skajeve dhe kendeve. Duke i shquar kendet si elemente lineare te pamvarura prej rrafsheve kufizuese. Duke i larguar kendet per t’i ndare fizikisht rrafshet fqinje.
  • 13. KAMUFLIMET Forma mund te rrumbullakesohet apo zbutet ne menyre qe te theksohet vazhdimesia e siperfaqeve te saj. Ose materiali, ngjyra, tekstura ose modeli mund te pershkruhet pertej skajeve ne rrafshet fqinje per te ctheksuar individualitetin e rrafsheve dhe ne vend te saj per te theksuar vellimin e formes. Kamuflimi eshte shkaterrimi i formave, i cili duke i shkaterruar te gjitha efektet e permendura me pare. Eliminohet kontrasti ne siperfaqe, Eliminohen skajet si kufij te siperfaqeve, Eliminohet hija qe krijohet nga plastika e siperfaqeve.
  • 14. ORGANIZIMI PAMOR I FORMAVE NE RRAFSHE DHE NE HAPESIRE (PARIMET GESTALT) Njeriu gjithmone synon qe nje grup sendesh ne dukje te vendosura pa ndonje radhe, t’i organizoje ne njefare menyre ne perfytyrimin e tij, t’i lidhe me mend me disa vija dhe forma te njohura per t’i mbajtur ne mend me lehte (p.sh. grupet e yjeve ne qiell ‘formojne’ figura qe njeriu i ka emertuar). Gjithashtu, i perballur me nje imazh vizual, njeriu duket se ka nevoje qe te ndaje nje trajte me dominuese (nje figure me raviza te definuara) nga ajo qe ne nje moment te caktuar perceptohet si ‘sfond’.
  • 15. Kjo mund te ilustrohet me nje figure ambige (dykuptimeshe) te ideuar nga gestalt-psikologu i njohur danez, Edgar Rubin. Imazhet si kjo jane ambige sa i perket ‘figures’ dhe ‘sfondit’. A eshte figure kupa e bardhe e rrethuar nga sfondi i zi apo siluetat e zeza te profileve njerezore ne sfond te bardhe?
  • 16. PARIMET GESTALT Ne menyre qe te spjegohet organizimi pamor i formave ne rrafshe dhe hapesire, Gestalt-psikologet i kane pervijuar disa parime universale dhe thelbesore. Keto parime kane rendesi te jashtezakonshme ne kompozicionimin arkitektural, qe nga organizimi i nje siperfaqeje e deri te kompozicionet urbanistike te rajoneve te medha te qyteteve. Parimet e organizimit pamor jane: Parimi i afersise Parimi i ngjashmerise Parimi i vazhdimesise
  • 17. 1. Parimi i afersise Parimi i afersise eshte ai sipas te cilit elementet qe gjenden ‘mjaft’ afer njeri-tjetrit do te grupohen ne nje teresi. Forca terheqese e elementeve mvaret nga largesia ndermjet tyre. Elementet me te fuqishme, me intensive, do te lidhen edhe ne largesi me te medha. Elementet te cilat jane me pak te fuqishme dhe me pak intensive duhet te jene ne largesi me te vogla per te krijuar teresi kompozicionale. Sidoqofte, largesia e elementeve varet drejtperdrejt nga forca e elementeve.
  • 18. TENSIONET HAPESINORE Cdo siperfaqe ose vellim ka nje energji te caktuar hapesinore, qe te siperfaqet mvaret nga kontrasti ne fushen pamore, ndersa te vellimet nga masa e tyre. Vellimet me mase me te madhe kane energji me te madhe hapesinore. Siperfaqet me te medha, te lyera me ngjyra intensive dhe me Kontrast te madh ne fushen pamore, do te zhvillojne tensione me te medha hapesinore ne rrafshe dhe do te kene force me te madhe terheqese. Me kete perfundojme se format ne rrafshe dhe hapesire do te organizohen ne Nje teresi (kompozicion) ne analogji me forcen e tensioneve hapesinore.
  • 19. Siperfaqet me tension me te madh hapesinor do te organizohen ne nje teresi edhe nese gjenden ne largesi te medha. Ndersa, siperfaqet me tension te vogel hapesinor duhet te jene me afer njera-tjetres ne menyre qe te organizohen ne nje teresi kompozicionale.
  • 20. 2. Parimi i ngjashmerise Elementet qe duken te ngjashme do te grupohen ne nje teresi. Ngjashmeria mund te jete ne: Madhesi, Forme, Ngjyre Drejtim
  • 21. Ngjashmeria ne madhesi, ne forme, … Ngjashmeria ne madhesi: Sendet me forme te njejte dhe me madhesi te ndryshme, do te grupohen sipas madhesise ne grupe te vecanta. Katroret e medhenj grupohen ne njerin grup, ndersa ata te vegjel ne grupin tjeter. Ngjashmeria ne forme: format e njejta grupohen ne grupe te vecanta Katroret formojne njerin grup, ndersa rrathet nje grup tjeter.
  • 22. Ngjashmeria ne ngjyre Ngjyra eshte element mjaft i rendesishem, i cili mund t’i forcoje parimet e lartpemendura ose edhe ta ndryshoje veprimin e tyre. Ngjyra e forcon intensitetin e formes dhe keshtu krjohet kontrast me i madh, qe si pasoje ka tension me te madh hapesinor, energji me te madhe hapesinore dhe force me te madhe terheqese. Edhe pse largesia eshte me e madhe, radha e dyte e katerkendeshave te ngjyrosur kuq do te lidhet ne nje grup, ndersa katerkendeshat e ngjyrosur kalter do te mblidhen ne grupin tjeter. Ngjyra i lidh katroret e medhenj me katroret e vegjel ne nje teresi kompozicionale dhe e shkaterron efektin e ngjashmerise ne madhesi.
  • 23. Rendesia e ngjyres ne arkitekture… Perdorimi i pamenduar mire i ngjyres ne arkitekture, mund ta shkaterroje organizimin e planifikuar te formave dhe te teresive kompozicionale. Ne anen tjeter, ngjyra mund te jete mjet i jashtezakonshem per ta theksuar ndonje element ose edhe per t’i korrigjuar ato raporte te dala nga zbatimi i parimeve te madhesise, formes dhe drejtimit te shtrirjes.
  • 24. Ngjashmeria ne drejtim Elementet me madhesi dhe forme te njejte, te vendosura ne drejtime te ndryshme, do te grupohen sipas drejtimit te shtrirjes. Ngjyra e forcon efektin e organizimit te formave sipas drejtimit. Ngjyra e shkaterron efektin e organizimit te formave sipas drejtimit dhe krijon raporte krejtesisht te reja.
  • 25. 3. Parimi i vazhdimesise… PIKA Per ta kuptuar veprimin e ketij parimi, fillimisht duhet te percaktojme se kah rrjedh veprimi i tij: Pika Pika shenon nje pozite ne hapesire. Nuk ka as gjatesi, as gjeresi e as lartesi, prandaj nuk ka drejtim, eshte statike dhe e qenderzuar.
  • 26. Parimi i vazhdimesise… PIKA Si elementi paresor ne fjalorin e formes, pika sherben per te shenuar: Dy skajet e nje drejteze, Piken e prerjes se dy drejtezave, Kulmet e nje vellimi, Qendren e nje fushe. Edhe pse, teorikisht, pika nuk ka as forme e as trajte, prania e saj fillon te ndihet sapo te vendoset mbrenda fushes pamore.
  • 27. Parimi i vazhdimesise… PIKA Ne qender te fushes se vet, pika eshte stabile dhe situata eshte e qete. Ajo organizon elementet perreth saj dhe mbizoteron ne fushe. Kur pika zhvendoset nga qendra, fusha e saj behet me agresive dhe fillon te konkurroje per epersi vizuele. Krijohet tension vizuel ndermjet pikes dhe fushes se saj.
  • 28. … Pika nuk ka permasa. Per ta shenuar qarte poziten e vet ne hapesire ose ne rrafshin baze, pika duhet te projektohet vertikalisht ne nje element linear, si obelisk, shtylle a pyrg. Cdo element i tille shtyllor, ne plan do te duket si pike, dhe per kete edhe do t’i ruaje karakteristikat pamore te pikes. Format tjera te prejardhura prej pikes dhe qe kane atributet e njejta pamore si ajo jane: rrethi, cilindri dhe sfera.
  • 29. … Dy pika nxisin matjen dhe vendosin drejtim. Shume pika, te organizuara ne nje drejtim, e krijojne pershtypjen e vijes se vazhduar, te drejte ose te lakuar, fale parimit te vazhdimesise qe mbeshtetet nga njera ane ne energjine potenciale qe i lidh pikat, dhe nga ana tjeter, ne parimin e afersise, sipas te cilit organizohen format ne rrafshe dhe hapesire. Dy pika e pershkruajne nje vije, e cila i bashkon ato. Edhe pse pika i jep vijes nje gjatesi te fundme, vija mund te konsiderohet edhe si segment i nje shtegu me gjatesi te pafundme.
  • 30. VIJA Nje pike e zgjatur shnderrohet ne VIJE. Teorikisht, vija ka gjatesi, por s’ka gjeresi e thellesi. Derisa natyra e pikes eshte statike, vija e pershkruan shtegun e nje pike ne levizje, dhe eshte ne gjendje qe vizuAlisht te shpreh drejtim, levizje dhe rritje. Vija eshte nje element kritik ne cfaredo konstrukti pamor. Ajo mund te sherbeje: T’i lidhe, te bashkoje, mbeshtete, rrethoje ose nderpreje elementet tjera vizuale. T’i pershkruaje skajet dhe t’u jape forme rrafsheve, T’i theksoje siperfaqet e rrafsheve.
  • 31. VIJA Vija mund te mendohet edhe si nje varg pikash te lidhura ne nje teresi te vazhduar. Ajo e inicon poziten dhe drejtimin dhe ne vete ka nje energji te jashtezakon-shme qe e organizon gjatesine e saj dhe qe intensifikohet ne skajet e saj. Prandaj, vija e nderprere tenton te bashkohet dhe ta krijoje pershtypjen e vijes se vazhduar, te drejte OSE te lakuar. Kjo tendence e vijave qe e krijojne pershtypjen e vazhdim-sise perkunder nderprerjeve, mund te zbatohet edhe ne arkitekture.
  • 32. VIJA Nese vijes se kurores ia forcojme energjine me theksimin e plastikes ose me ngjyre, pershtypja e vazhdimsise do te jete me e fuqishme. nese kurora – vije nderpritet me disa elemente vertikale, fale parimit te vazhdimsise, disiplina e vijes nuk do te crregullohet. Vija do te duket sikur i deperton pengesat e theksuara vertikale dhe vazhdon pertej tyre. Ne kete menyre arrihet gjallerimi i fasadave te rrugeve pa e crregulluar rregullin e vene. Vija e kurores ne perspektiven e rruges duket sikur vazhdon edhe ne vendet ku ajo nderpritet nga rruget terthore qe i depertojne blloqet.
  • 33. Parimet tjera… Parimet tjera jane edhe: Parimi i permbylljes Parimi i vogelsise Parimi i rrethimit Parimi i simetrise Parimi prägnanz ose i koherences strukturale etj.