• Save
Test shqip
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Test shqip

on

  • 11,712 views

 

Statistics

Views

Total Views
11,712
Views on SlideShare
11,711
Embed Views
1

Actions

Likes
8
Downloads
0
Comments
0

1 Embed 1

https://twitter.com 1

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft Word

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

Test shqip Test shqip Document Transcript

  • Pyetje dhe përgjigje:1. Pse themi se gjuha është mjeti universal për komunikim?1. Themi se gjuha është mjeti universal për komunikimin pasi që u shërben njerëzve për tëshprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre, si dhe për tu marrë vesh njëri me tjetrin në shoqëri.2. Cilët janë rrafshet (nënsistemet) e gjuhës?2. Rrafshet (nënsistemet janë:fonetik, leksikologjik dhe gramatikor).3. Cilët janë funksionet e gjuhës?3. Funksionet e gjuhës janë:a) f. shënjues(emërtues) b) f. shprehës(ekspresiv) dhe C) f.përshtypjes.4. Çështë gjuha popullore?4. Gjuha popullore është ajo gjuhë që përdorin shtresat e gjëra popullore ne komunikimin epërditshëm.5. Në cilën familje bën pjesë gjuha shqipe?5. Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane.6. Cilët janë tiparet e veçanta të gjuhës shqipe?6. a) Kalimi nga theksi i lirë në të ngulitur, b) lakimi i emrave në dy trajta, c) krijimi i mënyrëshabitore dhe i formave foljore, Ç) përdorimi i rrasës emërore me parafjalë nga të, d) përdorimi iemrave të farefisnisë me nyje të përparme7. Cilat janë dokumentet që vërtetojnë se gjuha shqipe është vazhduese e ilirishtes?7.1) Prania në gjuhën e sotshme shqipe e disa emrave.2) Ruajtja e emrit kombëtarë të shqiptarëve që nga Ilirët.3) Të dhënat e historisë dhe arkeologjisë.4) Populli shqiptarë është autokton në trojet e veta.8. Trego për librin e parë shqip.8. Titullohet Meshari, autori:Gjon Buzuku, viti 1555 dialektin e Veriut, ku 220 faqe u mungojnë8 fletët e para, Gjoni ishtebiri i B dek Buzukut, ky libër përmban 7 psalmet pendestare dhe disa copa nga rituali ikatekizmit.9. Çështë gjuha standarde?9. Gjuha standarde është varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptarë, që përfshingjuhën që përdoret nëpraktikën shkrimore, botuese si dhe në komunikimin zyrtar, të të gjitha mjediseve shqiptare nëRepublikën e Shqipërisë dhe jashtë saj nga gjithë mediet në gjuhën shqipe = Tiranë, Prishtinëdhe në të gjitha stacionet radio televizive që emetojnë program shqip në gjithë botën.10. Sa dialekte ka gjuha shqipe, cilët janë ato?10. Gjuha shqipe ka dy dialekte ato janë: dialekti Gegë (Gegërishtja) dhe Toskë (Toskërishtja).11. Cili lum është kufi ndarës për të dy dialektet?11. Lumi Shkumbin.
  • 12. Në cilët rrafshe ndryshojnë dy dialekte dhe gjuha standarde?12. Dy rrafshe = gjeografik, funksional.13. Në sa degë ndahet gjuhësia?13. Në tre degë = fonetika, fonologjia, leksikologjia dhe gramatika.14. Çështë fonetika?14. Fonetika (nga greqishtja tingull) është degë e gjuhësisë që merret me studimin e anëstingullore të gjuhës. Ana tingullorepërfshijnë tingujt e të folurit, nyjëtimin dhe veçoritë e tyre dhe disa dukuri tjera gjuhësore.15. Si ndahet fonetika?15. Përshkruese dhe historike.16. Çështë fonologjia?16. Fonologjia studion anën funksionale të tingujve rolin që ata luajnë gjatë përdorimit të gjuhësnga folësi.17. Çstudion leksikologjia?17. Leksikologjia studion tërësinë e fjalëve të gjuhës.18. Çstudion gramatika?18. Gramatika studion format e ndryshueshme të fjalës dhe rregullat e bashkimit të tyre në fjali.19. Si ndahet gramatika?19. Gramatika ndahet në: morfologji dhe sintaksë.20. Në sa pjesë ndahet aparati i të folurit?20. Në tri pjesë: e sipërme, mesme, poshtme.21. Çjanë tingulli dhe fonema?21. Tingulli dhe fonema janë njësi më të vogla të fjalës që në vetveten nuk kanë kuptim.Shërbejnë për të ndërtuar njësi më të mëdha me kuptim, por fonema në ndryshim nga tingullit kavlera, kuptim dallues, ajo shërben pra edhe për ti dalluar njësitë më të mëdha me kuptim.22. Cilët janë parimet e drejtshkrimit të gjuhës shqipe?22.Parimet: fonetik, historik, morfologjik.23. Prej sa tingujsh përbëhet sistemi fonetik i gj. shqipe?23.36 tingujsh, të ndara në 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore.24. Në cilët rrafshe dallohen zanoret dhe bashkëtingëlloret?24. Në rrafshin e nyjëtimit, e funksionit. dëgjuarit.25. Cilët janë tiparet e zanoreve nyjëtimore?25. radha, ngritja, buzorëzimi.26. Cilët janë tiparet e bashkëtingëlloreve nyjëtimore?26. Vendi i formimit, pjesëmarrja e gjuhës, mënyra e formimit, pjesëmarrja e gjuhës dhe zërit,tingëllimi.27. Çështë rrokja?27. Rrokja është një grup fonemash të përqendruara rreth një zanoreje. Ajo është njësia më evogël shqiptimore e ligjërimit
  • që në vetvete nuk ka kuptim.28. Cilat rrokje i quajmë si të hapura?28. Ato rrokje që mbarojnë me zanore.29. Cilat rrokje i quajmë të mbyllura?29. Ato rrokje që mbarojnë me bashkëtingëllore.30. Si i ndajmë rrokjet?30. Një rrokëshe, dy rrokëshe, tre rrokëshe, katër rrokëshe.31. Çështë theksi?31. Dallimi i një rrokje me mjete të ndryshme fonetike (forcë e gjatësi më të madhe) quhet theks.32. Çështë sintaksa?32. Sintaksa është ajo pjesë e gramatikës, që studion rregullsitë e bashkimit të fjalëve në grupefjalësh e fjali që përshkruan tipat e tyre ne të përgjithshme ndërtimorë dhe kuptimore.33. Nga rrjedh dhe Çfarë d.m.th fjala sintaksë?33. Nga antikiteti greko-latin me kuptim bashkërenditje.34. Çështë fjalia?34. Fjalia është njësia e plotë ndërtimore, intonacionore dhe kuptimore e formuar nga bashkimi ifjalëve dhe i grupeve tëfjalëve sipas rregullave të gjuhës shqipe.35. Çshprehim me anë të fjalive?35. Mendime, ndjenja, vullnetin tonë.36. Si mund të jetë fjalia?36. E thjeshtë dhe e përbërë.37. Çështë fjalia e thjeshtë?37. Fjalia e cila në vetvete e bart një folje quhet fjali e thjeshtë.38. Çështë fjalia e përbërë?38. Fjalia e cila në vetvete e bart dy a më shumë folje quhet fjali e përbërë.39. Sa anë dallojmë në fjali?39. Dy anë ndërtimore dhe atë kuptimore.40. Si mund të jenë fjalitë?40. Dëftore, pyetëse, dëshirore, nxitëse, thirrmore.41. Çështë kryefjala?41. Kryefjala është gjymtyra kryesore e fjalisë dy kryegjymtyrëshe, që tregon një send a frymorë,tipari i të cilit tregohet nga kallëzuesi.42. Me së shprehet kryefjala?42. Kryefjala shprehet me:a) me emër në rasën emërore, trajta e shquar, b) me emër në rasënemërore, trajta e pashquar,c) me përemër vetor, dëftorë, pyetës. të pacaktuar, Ç) me grup emëror.43. Çështë kundrinori?
  • 43. Kundrinori është gjymtyra e dytë e fjalisë që varet nga gjymtyrë të shprehura me folje dhembiemra me të cilat vihetnë marrëdhënie objektore.44. Si ndahet kundrinori?44. I drejtë dhe i zhdrejtë.45. Çështë kallëzuesori?45. Kallëzuesori është gjymtyra e dytë e fjalisë që lidhet me foljen edhe me emrin dhe shërbenpër të treguar një cilësi a veçanti të emrit.46. Me së shprehet kallëzuesori?46. Shprehet me: a) me emër të pashquar e me mbiemër të prirë ose jo nga fjalëzat.47. Çështë rrethanori?47. Rrethanori është gjymtyrë e dytë e fjalisë që varet nga gjymtyrë të ndërtuara me folje e rrallëedhe me mbiemër dhendajfolje dhe vihet në marrëdhënie rrethanore me të.48. Si ndahet rrethanori?48. Në rrethanor:vendi, kohe, mënyre, qëllimi shkaku dhe sasie.49. Si ndërtohen rrethanorët?49. a) grup emëror, me emër, formë foljore të pashtjelluar dhe me ndajfolje.50. Çështë morfologjia?50. Morfologjia është degë e gramatikës që, merret me studimin e formave të ndryshme qëmarrin fjalët gjatë përdorimit tëtyre në fjali dhe me klasifikimin e tyre nëpër klasa.51. Nga rrjedh dhe çfarë d.m.th fjala morfologji?51. Nga greqishtja me kuptim (morphe)- formë.52. Çështë fjala?52. Fjala është njësia themelore e gjuhës, është njësi e mëvetësishme dhe e kuptimshme.53. Çështë morfema?53. Morfema është njësia më e vogël e kuptimshme që mund të dallohet në përbërjen e fjalës.Ajo nuk mund të ndahet në njësi më të vogla të kuptimit.54. Çështë rrënja e fjalës?54. Rrënja e fjalës është pjesa kryesore e fjalës, është bërthama e saj, bartësja e kuptimit leksikortë fjalës.55. Çjanë parashtesat?55. Janë pjesë të fjalës që qëndrojnë para temës dhe shërben për të formuar fjalë të reja.56. Çjanë prapashtesat?56. Janë pjesë të fjalës që qëndrojnë prapa temës dhe shërbejnë për të formuar fjalë të reja.57. Çquhet temë të fjalës?
  • 57. Temë quhet pjesa e fjalës që mbetet pasi ti heqim mbaresën.58. Cilat janë mënyrat për formimin e fjalëve të reja?58. Prejardhja, përbërja, përngjitja, paranyjëzimi dhe konversioni.59. Çështë emri?59. Emri bën pjesë në klasën e fjalëve të ndryshme që e emërton veta frymorë, dukuri të natyrës,cilësi, nocione abstrakteveprime gjendje etj.60. Si i ndajmë emrat?60. Emra të përgjithshëm, të përveçëm, konkret dhe abstrakt.61. Sa gjini ka emri në gjuhën shqipe?61. Tri gjini = mashkullore, femërore dhe asnjanëse.62. Ku mbështetemi për të dalluar gjininë e emrave?62. a) mbaresat rasore të trajtës së pashquar/shquar/njëjës, b) fjalët përcaktuese të emrave.63. Çështë rasa?63. Rasa është formë e ndryshueshme që merr emri duke u lidhur ne fjalë të tjera në fjali.64. Cilat janë foljet ndihmëse?64. Kam dhe jam65. Për çka shërbejnë foljet ndihmëse?65. Shërbejnë si folje ndihmëse, për të ndërtuar kohë të përbëra të së shkuarës, kallëzues emërorëetj.66. Si i ndajmë foljet gjysmëndihmëse?66. I ndajmë në: folje modale dhe folje që shprehin mënyrën e veprimit.67. Si ndahen foljet modale?67. Mundësi(mund) domosdoshmëri(duhet).68. Cilët janë kategoritë gramatikore të foljeve?68. Veta, numri, diateza, mënyra dhe koha.69. Cilët janë kohët themelore të foljes?69. E tashmja, e shkuara dhe e ardhmja.70. Si ndahen kohët e mënyrës dëftore?70. E tashmja, e shkuara, e ardhme.71. Si ndahet koha e shkuar?71. E pakryer(mësoja), e kryer e thjeshtë(mësova), e kryer(kam mësuar), më se e kryer(kishamësuar), e kryer e tejshkuar(pata mësuar).72. Si ndahet koha e ardhme?72. E ardhmja (do të mësoj), e ardhmja e përparme(do të kem mësuar), e ardhmja e sëshkuarës(do të mësoja).73. Çfarë tregon folja në mënyrën dëftore?73. Tregon një veprim ose gjendje që ndodh tani, ka ndodhur më parë ose do të ndodh në tëardhmen.74. Sa kohë ka mënyra lidhore?
  • 74. Dy kohë= e tashmja dhe e shkuara.75. Çtregon folja në mënyrën lidhore?75. Tregon një veprim të mundshëm për tu kryer.76. Cilat janë format e pashtjelluara foljes?76. a) pjesorja(larë), b)mohorja(pa larë), c)paskajorja(për të larë), ç)përcjellorja(duke larë),d)mohorja e tipit-me të larë.77. Çkuptoni me termin e letërsi?77. Litera (shkronjë), kuptojmë të gjitha veprat letrare.78. Prej cilave degë kryesore përbëhet shkenca e letërsisë?78. a) teorisë së letërsisë, b)historisë së letërsisë, c)kritikës letrare.79. Cilët janë njësitë themelore të llojit letrar?79. Përmbajtja dhe forma.80. Si ndahet letërsia në gjini?80. Në tri gjini: a)lirike, b)epike, c)dramatike.81. Çkupton me fjalën lirike?81. E ka origjinën nga greqishtja lyra(instrument i lashtë muzikor).82. Çka bën pjesë në gjininë lirike?82. Llojet e poezive të lashta si: himni, oda ditirambi epigrami, epifati, idila, elegjia etj.83. Si ndahet lirika?83. Në lirik social, sotme, patriotike, erotike, peizazhit, mendimtare ose (refleksive).84. Si ndahet gjinia epike?84. a) llojet epike te shkruara në vargje, b) llojet epike të shkruara në prozë.85. Llojet e gjinisë epike?85. Epi, romani, novela, tregimi.86. Cilat lloje bëjnë pjesë në gjininë dramatike?86. Tragjedia, komedia, drama.87. Çështë stilistika?87. Stilistika është degë e rëndësishme e shkencës për letërsinë, ajo ka për objekt trajtimi mjetetshprehëse në letërsi, synon veçantinë karakteristike të stilit të një vepre letrare, të një shkrimtari,periudhe letrare, rryme dhe epoke letrare.88. Çfarë bën pjesë në stilistik?88. Epiteti, personifikimi, krahasimi, paralelizmi figurativ, simboli, alegoria, hiperbola, metafora,ironia.89. Çështë metrika?89. Metrika është degë e teorisë së letërsisë që merret me studimin e vargut, duke filluar që ngalindja e tij në lashtësinëantike e deri në ditët tona.90. Ç bën pjesë në metrikë?90. Ritmi, theksi tonik, ritmik,rima.91. Çështë folklori?
  • 91. Populli shqiptar gjatë shekujve ka krijuar jo vetëm vlera materiale, por dhe vlera të shquaraartistike. Gjatë aktivitetit të tij jetësor ai ka krijuar kulturën dhe artin e tyre.92. Nga rrjedh dhe çfarë d.m.th ka fjala folklor?92. Rrjedh nga anglishtja folk-popull, lore-dije ( Krijimtari popullore ).93. Si ndahet pasuria folkloristike?93. Në folklor letrar, muzikor, koreografik, dramatik.94. Çështë folkloristika?94. Degë që merret me studimin e folklorit.95. Kush quhet folklorist?95. Mbledhësi dhe studiuesi i folklorit quhet folklorist.96. Çkuptojmë me termin folklor letrar?96. Kuptojmë atë lloj folklori ku fjala është mjet kryesor komunikimi dhe krijimi artistik.97. Si quhet ndryshe folklori letrar?97. Ndryshe quhet edhe si letërsi popullore.98. Si ndahet poezia popullore?98. Lirike, epike, lirike-epike.99. Llojet e poezisë popullore lirike?99. a) lirika familjare, b)lirika shoqërore, c)lirika intime( erotike ).100. Cilat bëjnë pjesë në lirikën familjare?100. Ninullat, këngët e dasmës, vajet.101. Cilat bëjnë pjesë në lirikën shoqërore?101. Këngët e kurbetit( mërgimit politik,ekonomik dhe ushtarak).102. Çfarë bën pjesë në lirikën intime?102. Këngët e dashurisë.103. Çështë epika?103. Në epikë bën pjesë oja gjini e letërsisë, e cila mbështet në tregimet e ngjarjeve dhe te jetëssë njeriut.104. Si i ndajmë këngët epike?104. Këngët epike legjendare, historike.105. Cilat janë tri periudhat e letërsisë së vjetër?105. Letërsisë së Humanizmit, filobiblike, jofetare (laike) bejtexhinjtë.106. Cili është Marin Barleti?106. Marin Barleti (1460-1513) është humanisti më i madh shqiptar.107. Cila ishte vepra e tij më me vlerë?107.Ajo:Historia e Gjergj Kastriot Skënderbeut.108. Cili ishte Pjetër Budi?108. Pjetër Budi (1566-1622) ishte martir i parë dhe figura më e madhe në letërsinë shqiptare.109 .Sa vepra botoi Pjetër Budi?109. Botoi katër vepra.110. Cilat ishin ato vepra?
  • 110. a)Doktrina e Kërshtenë (1618)b)Rituali Roman (1621)c)Kush thotë meshë këto fjalë duhet me i shërbyerÇ)Pasqyra e të rrëfyerit (1621)111. Si ndahen pozitë e Pjetër Budit?111. a) Poezi të rrëfimitb)personalec)okazionale ( të rastit).112. Çfarë dimë për Frang Bardhin?112. Frang Bardhi (1606-1643) ishte hartuesi i parë i fjalorit të parë shqiptar, që ështënjëkohësisht dhe vepra e parë shqipe pa përmbajtje fetare.113. Sa vepra botoi Frang Bardhi?113. Frang Bardhi botoi dy vepra.114. Cilat ishin ato dy vepra?114. Fjalorthi latinisht-shqip dhe Apologjia e Skënderbeut.115. Çdëshmon Bardhi me Fjalorthin?115. Dëshmon indetitetin kulturor gjuhësor të shqiptarëve.116. Çfarë rëndësie ka vepra Apologjia e Skënderbeut?116. Ai me këtë vepër ka mbrojtur origjinën e heroit kombëtar Skënderbeut.117. Kush ishte Pjetër Bogdani?117. Pjetër Bogdani (1630-1689) ishte shkrimtar i fundit dhe më origjinali në letërsinë e hershmeshqiptare.118. Cila ishte vepra e tij e parë?118. Çeta e Profetëve.119. Si ishte shkruar kjo vepër?119. Prozë.120. Kush ishte Lul Variboba?120. Lul Variboba ishte shkrimtari që shkroi një vepër të thjeshtë letrare dhe poeti që hodhithemelet e letërsisë arbëreshe.121. Si quhen ndryshe bejtexhinjtë?121. Vjershëtarë.122. Kush ishin autorët që kishin shkruar vjersha?122. Muhamed Kyçyku, Nezimi, Sulejman Ramazani, Hasan Zyko Kamberi.123. Kush ishte Hasan Zyko Kamberi?123. H. Z. K ishte përfaqësuesi kryesor i traditës myslimane të letërsisë shqiptare (shek. 18-19).124. Si i ndajmë vjershat e H. Z. K?124. a) Poezi profesionale me të dhëna autobiografik si : bahti im, lufta mbretërore, ty zili tëkanë.b)poezi me temë shoqërore si: Gjerdeku i vashës, grat e va,c)poezi satirike: Paraja, Trahani e Mynafiku.
  • 125. Kush ishte Muhamed Kyçyku?125. Ishte shkrimtar i parë që njihet deri më sot nga Çamëria. Ai është krijuesi më sistematik dhemë i plot në mesin e bejtexhinjve me format dhe strukturën e veprave të tij, bën lidhjen meLetërsinë e Rilindjes.126. Cilët janë dy poemat e Muhamed K?126. Jusufi dhe Zelihaja, Erveheja.127. Cilët janë dokumentet e shkrimit shqip?127. a)Formula e pagëzimitb)Fjalori i Arnold Von Harfit.c)Ungjilli i Pashkëve128. Cilat kultura ndikuan në klasifikimin e letërsisë shqipe?128. Letërsia e humanizmit , b) letërsia filobiblike, d)letërsia e Bejtexhinjve.129. Cilët popuj shpikën të parët shkrimin?129. Sumerët, Egjiptianët, Indianët dhe Grekët.130. Cila ishte vepra më e njohur (vjetër) në letërsinë shqiptare?130. Epi i Gilgameshit.131. Me kë lidhet origjina e miteve?131. Lidhet me kohërat e lashta ku njerëzit nuk ishin në gjendje ti shpjegonin fenomene e dukuritë ndryshme që u ndodhin në jetën e tyre të përditshme?132. Çështë mitologjia greke?132. është pjesë përbërëse e gjithë kulturës greke, e cila që në shek 9, bashkë me Homerin shënoikulmin më të lart në historinë njerëzore?133. Kush ishte autori i Iliadës dhe Odisesë?133. Homeri.134. Çështë epopeja?134. Epopeja është zhanri themelor i epikës klasike temat e saj janë quajtur të larta.135. Kush ishin personazhe kryesore te Iliada dhe Odiseja?135. Te Iliada Akili , kurse te Odiseja Uliksi.136. Cila ishte tema e Iliadës?136. Tema kishte luftën e Trojës.137. Cila ishte tema e Odisesë?137. Kthimi në atdhe, temën e luftës për pushtet e të pritjes (besnikërisë) së gruas.138. Çështë nocioni lirik?138. Nocioni lirik është më i ri se ai melikë : Lirikë nga lyra (instrument me tela) melik nga(melos).139. Ku lindi poezia lirike?139. Në ishullin e Lesbos-it.140. Cilët ishin poetët më të mëdhenj lirik?140. Ishin grek: Alkeu dhe Safo.141. Kush ishte Eskili?
  • 141. Eskili ishte tragjediani i parë më i madh në antikitetin grek.142. Kush ishte Aristofani?142. Ishte shkrimtar më i madh i komedisë së vjetër.143. Kur u nis të zhvillohet Letërsia romake?143. Nga shek 3-p. K.144. Kush ishte përfaqësuesi i saj kryesor?144. Virgjili.145. Çfarë u zhvillua në Letërsinë romake?145. Të gjithë gjinitë dhe llojet sipas ndikimit të letërsisë klasike greke.146. Kush ishte Virgjili?146. Poeti më i madh i letërsisë që u shkrua në Romën e Lashtë.147. Cila ishte vepra e Virgjilit?147. Eneida.148. Me kë lidhet emri i poemës?148. Me heroin e Trojën Eneun, bir i Ankiqit dhe hyjneshës Afërdita.149. Cilët ishin veprat e para të Virgjilit?149. Bukolikët dhe Gjeorgjikët.150. Çtregojnë gojëdhënat për Eneun?150. Tregojnë se te Eneu zunë fill romakët.151. Kush e shkroi romanin Sikur të isha djalë?151. Haki Stërmilli.152. Cila ishte Tema e këtij romani?152. Vuajtjet e Dijes shpirtërisht dhe fizikisht.153. Cila ishte ideja e këtij romani?153. Prapambeturia, botë kuptimet e asaj kohe kanë sjell edhe vdekje.154. Kush ishin personazhet kryesor në këtë roman?154. Shpendi dhe Shadija.155. Kush e shkroi romanin Lulja e Kujtimit?155. Foqion Postoli.156. Cila ishte tema në këtë roman?156. Dashuria e gjënë dashurinë, drejtësia e gjënë drejtësinë.157. Cila ishte ideja e këtij romani?157. Asnjëherë mos ti humbim shpresat se e mira vonon, mirëpo kur nuk haron.158. Kush ishin personazhet kryesor në këtë roman?158. Dhimitri dhe Olimbia.159. Kush e shkroi romanin Shtëpia Misterioze?159. Honore de Balzak.