Rregullore e brendeshme e shkolles
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Like this? Share it with your network

Share

Rregullore e brendeshme e shkolles

  • 13,209 views
Uploaded on

Rregullore e brendeshme e shkolles

Rregullore e brendeshme e shkolles

More in: Education
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Be the first to comment
No Downloads

Views

Total Views
13,209
On Slideshare
13,207
From Embeds
2
Number of Embeds
2

Actions

Shares
Downloads
120
Comments
0
Likes
3

Embeds 2

http://www.slashdocs.com 1
http://www.docshut.com 1

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. REPUBLIKA E SHQIPERISEShkolla 9 vjeçare “Balil Pelari” OrikumRREGULLORJA E SHKOLLES
  • 2. HYRJE1.1 Zbatimi i normave disiplinore të përshtatshme konsiderohen nga shkolla, kusht i domosdoshëm për një rregull të përgjithshëm dhe për punë të efektshme si mjet për formimin e karakterit e të personalitetit të nxënësit.1.2 Rregullorja e disiplinës së shkollës është e detyrueshme për të gjithë: mësuesit, nxënësit dhe prindërit. Cilido, sipas detyrës dhe kompetencave të veta, duhet të ndihmojë që rregullat të zbatohen me ndershmëri dhe rigorozitet.2. NORMAT E DISIPLINËS PËR NXËNËSIT
  • 3. 2.1 Paraqitja në mësim sipas orarit shkollor është e detyrueshme për të gjithë.2.2 Nxënësit që mungojnë në shkollë do të futen në klasë vetëm pas justifikimit të arsyetuar të prindit ose të një kujdestari që e zëvendëson atë.2.3 Mungesat për arsye shëndetësore, justifikohen vetëm me raport mjeksor.2.4 Nxënësit duhet të ndodhen brenda në klasë kur të bjerë zilja, që lajmëron fillimin e mësimit.2.5 Kush arrin me vonesë pas orës së caktuar për fillimin e mësimit (në raste të rralla) mund të pranohet në klasë me miratimin e mesuesit kujdestar te klases.2.6 Vonesat e shpeshta do t’u njoftohen familjeve dhe do të kenë masa disiplinore.2.7 Gjatë kohës së mësimit duke përfshirë edhe pushimet asnjë nxënës nuk duhet të dalë nga shkolla pa leje të drejtorisë.2.8 Shkolla nuk mban asnjë përgjegjësi për daljet pa leje.2.9 Kërkesa për t’u larguar nga shkolla, përpara përfundimit të mësimeve, duhet të motivohet e t’i drejtohet mesuesit kujdestar.2.10Kërkesa për të dalë para përfundimit të mësimeve e kërkuar nga prindi dhe e pranuar nga mesuesi kujdestar i heq shkollës çdo përgjegjësi që nga momenti në të cilin nxënësi del nga shkolla.2.11Nga të gjithë kërkohet një qëndrim korrekt dhe i edukuar. Në mjediset e shkollës nuk lejohen zhurma, shprehjet e pahijshme, çrregullimet, lojrat e papërshtatshme dhe dëmtimet e bazës materiale të shkollës.2.12Nxënësit janë përgjegjës për dëmtimin dhe prishjen e pajisjeve që i përkasin shkollës. Kush dëmton paguan. Drejtoria nuk përgjigjet për sendet vetiake që nxënësit sjellin dhe i harrojnë në shkollë (veshje, libra, para, etj.).2.13Ndalohet rreptësisht për të gjithë pirja e duhanit në ambientet shkollore dhe mbajtja e aparaturave telefonike, elektronike dhe lojërave.
  • 4. 3. MASAT DISIPLINORE3.1 Për thyerjet e rregullave të disiplinës, veçanërisht për raste të rënda e të përsëritura do të merren masa të menjëhershme si më poshtë: a) Qortim – këshillim nga ana e mësueses kujdestare b) Qortim – këshillim nga ana e drejtorisë c) Paralajmërim i familjeve f) Për motive të rënda nxënësi i thyhet nota ne sjellje(shih Dispozitat Normative).4. LIDHJET SHKOLLË - FAMILJE
  • 5. 4.1 Në shkollë prindërit dhe mesuesit janë përgjegjësit kryesorë për edukimin e fëmijëve. Shkolla duhet të bëjë ç’është e mundur, që të nxisë e mirëpresë me dashamirësi bashkëpunimin e prindërve.4.2 Përfaqësuesit e prindërve të klasave formojnë Keshillin e Prindërve të shkollës.4.3 Keshilli i Prindërve zhvillon aktivitetin e tij në marrëveshje për çdo gjë me Drejtorinë e shkollës e mesuesit kujdestare te klasave.4.4 Mbledhjet e prindërve bëhen në bazë klase e shkolle dhe zhvillohen në ambientet e shkollës. Data dhe orari i zhvillimit të tyre duhet të bashkërendohet herë pas here me Drejtorinë.4.5 Mbledhjet zhvillohen jashtë orarit mësimor.4.6 Vendimet e mbledhjes së prindërve i komunikohen Këshillit të Mesuesve.
  • 6. 5. DREJTIME PUNE PËR MËSUESIT5.1 Mësuesit duhet të kuptojnë angazhimin e tyre në edukimin e nxënësve, në mënyrë të plotë e të thellë. Ata duhet të kenë: • Kompetencë specifike në lëndën e tyre si dhe kompetencë psiko – pedagogjike bashkëkohore. • Gatishmëri të vazhdueshme dhe vëmendje të kujdesshme në lidhje me të gjitha nevojat dhe kërkesat e nxënësve.5.2 Mësuesit duhet të mundohen të kuptojnë objektivat specifike të Shkolles. Për një mësimdhënie të lirë, të ndërlidhur me vlerat e planit vjetor të miratuar, mësuesit duhet të zbatojnë këto detyra:  Të marrin pjesë seriozisht në aktivitetin edukativ e mësimor.  Të thellojnë më shumë formimin e tyre profesional .  Të marrin pjesë aktivisht në nismat shkollore dhe jashtëshkollore të propozuara nga drejtoria.
  • 7. 6. KËSHILLI I PRINDERVE TE KLASAVE6.1 Me qëllim që t’u jepet edukatorëve (prind – mësues)mundësia për ballafaqim e ndihmë reciproke duke harmonizuarpunën edukative të secilit grup për çdo klasë përveç këshillit tëmësuesve, krijohet këshilli i klasës me përfaqësues të prindërve.6.2 Këto këshilla thirren ngaKryetari i Prinderve te klases, sipasrastit, dhe patjeter nje here ne semester.6.3 Detyra specifike e këshillave të klasës është të formulojë propozime sipas rregullit të punës edukative të përcaktuar për t’i integruar këto në mënyrë të drejtë didaktike e për më tepër të mundësojë e të shtrijë lidhjet ndërmjet mësuesve, prindërve e nxënësve.6.4 Realizimi i koordinimit didaktik dhe i lidhjes ndërlëndore, si dhe vlerësimi periodik e përfundimtar i nxënësve, është detyrë e Këshillit të mësuesve të klasës vetëm me pjesëmarrjen e mësuesve.
  • 8. 7.KËSHILLI I PRINDERVE TE SHKOLLES7.1 Këshilli i Prinderve te shkolles është i përbërë nga 19 anëtarë, tecilet jane kryetaret e prinderve te klasave.Këshilli në mbledhjen e parë, zgjedh me shumicë absolute votashKryetarin e Prinderve te Shkolles.7.2Këshilli i Prinderve te Shkolles, duke mos ndërhyrë në kompetencat e Këshillit të Mësuesve e të këshillave të klasave, ka fuqi të vendosë përsa i përket organizimit e programimit të jetës e të aktivitetit të shkollës në sferat e mëposhtme: a) Aprovim e modifikim i rregullores së brendshme të shkollës b) Mendime dhe ndihme per ripërtëritje e ruajtje e pajisjeve laboratorike e mjeteve didaktike, si dhe pasurimin e bibliotekës. c) Nxitja e kontakteve me shkolla të tjera edhe jashtë vendit,me qëllim të realizimit të shkëmbimit të informacionit e të eksperiencës për të ndërmarrë nisma të ndryshme të bashkëpunimit. d) Pjesëmarrje e shkollës në aktivitete kulturore, sportive e rikrijuese. e) Gjetje formash dhe mënyrash për zhvillimin e nismave të solidaritetit, që mund të merren nga shkolla.7.3Këshilli i Prinderve te Shkolles ka fuqi konsultative përsa u përket kritereve të programit e të vënies në jetë të aktiviteteve jashtëshkollore.7.4Kryetari i Prinderve te Shkolles thërret dhe drejton mbledhjet e Këshillit, cakton rendin e ditës sipas propozimeve paraprake të Këshillit të Mësuesve, të këshillave të ndryshme të klasave.7.5Sekretari i Këshillit mban një proçesverbal për çdo mbledhje të Këshillit dhe e lexon atë në mbledhjen pasardhëse.7.6Këshilli i Prinderve te Shkolles zgjidhet për dy vjet dhe ushtron funksionet e veta derisa të marrë funksionet Këshilli i ri.7.7Data, ora dhe rendi i ditës i mbledhjes së Këshilli i Prinderve te Shkolles vendosen në përfundim të mbledhjes së fundit: në rast të kundërt, Kryetari i Prinderve te Shkolles , merr masa që këshilltarët të paralajmërohen të paktën pesë ditë përpara ditës së caktuar. Në rast urgjence, thirrja për mbledhje bëhet nga Kryetari i Prinderve te Shkolles në kohën më të shkurtër e me çdo mjet.
  • 9. Qeveria e nxënësve[1] "Qeveria e nxënësve" është një strukturë organizative e pavarure nxënësve në shkollë. Ajo përfaqëson mendimin e masës së nxë -nësve për çështjet e shkollës, mësimit dhe edukimit të tyre.Nëpërmjet "Qeverisë së nxënësve" sigurohet pjesëmarrja aktive etyre në pro- ceset e ndryshme demokratike në shkollë dhe nëkomunitet.[2] "Qeveria e nxënësve"( në vijim quhet qeverisje) ngrihet në bazëshkolle me pjesëmarrjen e gjithë nxënësve të shkollës dhe ështëçështje e iniciatvës së lirë sipas kushteve dhe mundësive konkrete qëka shkolla.[3] Organet e qeverisjes janë përfaqësuese të masës së nxënësve tëshkollës.
  • 10. [4] Organi kryesor i qeverisjes është Senati, i cili përbëhet ngasenatorët. Në rastet kur shkolla ka 8 klasë e lartë, çdo klasëpërfaqësohet në Senat me një senator. Parimet e zgjedhjes dheaktivitetet e organeve të qeverisjes së nxënësve i përcaktonrregullorja e miratuar me shumicë votash me votim të fshehtë,të barabartë dhe të përgjithshëm.[5] Rregullorja e Qeverisë së nxënësve nuk lejohet të bjerë ndesh melegjislacionin e arsimit parauniversitar në fuqi (Ligji për SAP,Dispozitat Normative për shkollat publike parauniversitare,rregulloren e brendëshme të shkollës etj.)[6] Qeveria e nxënësve mund ti paraqesë drejtorit të shkollës apokëshillit të mësuesve kërkesa për të gjitha çështjet e shkollës, nëmënyrë të veçantë ato që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtavethemelore të nxënësve, të tilla si:
  • 11. a) E drejta për tu njohur me programet mësimore, që zhvillohen nëshkollë, përmbajtjen, realizimin dhe kërkesat e tyre.b) E drejta për vlerësim publik dhe të motivuar të përparimit nëmësim dhe në sjellje.c) E drejta për organizimin e jetës në shkollë, duke ruajtur raportet evendosura midis angazhimit mësimor dhe mundësive për zhvillimin einteresave vetjake.d) E drejta për organizimin e veprimtarive kulturore, arsimore,sportive dhe argëtuese në marrëveshje me drejtorinë e shkollës,duke bashkëpunuar edhe për zbatimin e respektimin e planit vjetor tëpunës së shkollës.e) E drejta për botimin e gazetës së shkollës.f) E drejta për të zgjedhur mësuesin që do të kryejë rolin e mësuesitkoordinator të Qeverisë së nxënësve, në bashkëpunim me drejtorinëe shkollës.g) E drejta për të mos u keqtrajtuar e diskriminuar në shkollë etj.
  • 12. [7] Qeveria e nxënësve në shkollë, me qëllim mbështetjen eveprimtarisë statutore të shkollës përkatëse, grumbullon fonde ngaburime të ndryshme si kartat e regjistrimit, kontributet vullnetare,donatorë, etj. Parimet dhe rregullat e përdorimit të këtyre fondevejanë të përcaktuara në rregulloren e qeverisjes.[8] Karta e regjistrimit u jepet nxënësve të shkollës përkatëse mbibaza vullnetare kundrejt një vlefte të caktuar, sipas rregullavefinanciare të përcaktuara në rregulloren e qeverisjes.Fondet e mbledhura nga kartat e regjistrimit menaxhohen nga vetënxënësit nën kujdesin e mësuesit koordinator.[9] Brenda shkollës, sipas mundësive, Qeverisë së nxënësve icaktohet nga drejtoria e shkollës një mjedis, i cili përdoret nga Senatisi zyrë dhe vend mbledhjesh.[10] Në shkollat ku vepron struktura e qeverisjes, Presidenti dheKryetari i Senatit të nxënësve janë anëtarë të bordit të shkollës, sipërfaqësues të masës së nxënësve.[11] Në mbledhje të Këshillit të mësuesve ose të drejtorisë sëshkollës, në përshtatje me tematikën e mbledhjes, ftohen të marrinpjesë përfaqësues të Qeverisë së nxënësve.
  • 13. NGRITJEN E FUNKSIONIMI I BORDIT TË SHKOLLËS 1. Bordi i shkollës ka si mision të sigurojë që shërbimi shkollor të kryhet sipas politikave arsimore kombëtare e lokale dhe interesave të komunitetit të shkollës. 2. Detyrat e bordit janë si më poshtë:a) Miraton planin afatmesëm të shkollësb) Miraton planin vjetor të shkollësc) Miraton buxhetin e shkollës (fondet publike, kontributet ekomunitetit ose të donatorëve, të ardhurat nga veprimtaritë eshkollës)d) Miraton raportin vjetor të shkollës dhe raportin e saj financiare) Miraton rregulloren e brendshme të shkollësf) Miraton kriteret shtesë të përzgjedhjes së drejtorit të shkollës dhetë mësuesve të sajg) Miraton kurrikulën në nivel shkolleh) Përpiqet të sigurojë kontribute të komunitetit, të biznesit dhe tëqeverisë lokale në mbarëvajtjen e shkollës;i) Miraton projektet e bashkëpunimit me institucionet e tjeraj) Miraton veprimtaritë që kryen shkolla për komunitetin (pasmësimit)k) Miraton hapjen ose mbylljen e shërbimeve të shkollës për të tretëtBordi respekton pavarësinë profesionale të personelit shkollor. Bordinuk ndërhyn në: a) Përzgjedhjet mësimdhënëse-mësimnxënëse të mësuesve; b) Vlerësimin e nxënësve. DREJTORI I SHKOLLËSDrejtori i shkollës kundrejt bordit të shkollës ka për detyrë:1. T’i paraqesë bordit për miratim planin zhvillimor katërvjeçar të shkollës;2. T’i paraqesë bordit për miratim planin vjetor të shkollës;
  • 14. 3 . T’iparaqesë bordit për miratim raportin vjetor të veprimtarisë sëshkollës si dhe raportin financiar;4. T’i paraqesë bordit për miratim rregulloren e brendshme tëshkollës;5. Të informojë periodikisht bordin për arritjet e nxënësve tëshkollës;6. T’i dorëzojë secilit anëtar të bordit një kopje të raportit tëinspektimit;7.T’i raportojë bordit për çështje të mbarëvajtjes se shkolles.Nxënësit që mund të marrin pjesë në bord janë sipas kësaj radhe: a) Presidenti i Qeverise se nxenesve. b) Kryetari i Qeverise se nxenesve. c) Një nxënës i propozuar nga Qeveria e nxenesve.6. Përfaqësues të prindërve në bordin e shkollës janë sipas kësaj radhe:a) Kryetari i këshillit të prindërve të shkollës,b) Prindër të tjerë që zgjidhen nga këshilli i prindërve të shkollë dheqë mund të jenë ose jo anëtarë të këtij këshilli.
  • 15. 7. Mësuesi, anëtar i bordit, zgjidhet me votim nga personeli mësimor i shkollës.8. Përfaqësuesi i DAR emërohet nga drejtori i Drejtorisë ArsimoreRajonale.9. Përfaqësuesi i qeverisë lokale caktohet nga kryetari i bashkisë. NGRITJA E BORDIT1. Bordi ngrihet menjëherë pas ngritjes së qeverive të nxënësve, këshillave të prindërve të klasave dhe këshillit të prindërve të shkollës. 2. Veprimtaritë për ngritjen e bordit të ri të shkollës i drejton kryetari i bordit të mëparshëm.3. Kur bordi krijohet për herë të parë, nismën e merr kryetari ikëshillit të prindërve të shkollës.4. Kryetari i bordit zgjidhet në mbledhjen e parë me shumicë votash.5. Mbledhja e parë drejtohet nga anëtari me moshë më të madhe.6. Kryetari i bordit zgjidhet një herë në katër vjet.
  • 16. 7. Mbledhja për shkarkimin e kryetarit të bordit zhvillohet kur këtë ekërkojnë të paktën katër anëtarë të bordit.8. Mbledhja për shkarkimin e kryetarit të bordit mund të zhvillohetnëse në të marrin pjesë të paktën 3/5 e anëtarëve të bordit.9. Votimi për shkarkim është i fshehtë.10. Kryetari shkarkohet me votat e më shumë se gjysmës sëpjesëmarrësve.Nr Emer e mbiemer Perfaqesimi Funksion Verejtje i1 Astrit Janushi Prind Kryetar2 Esat Imeraj Drejtor Sekretar3 Anila Havari Mesuese Anetare4 Berti Fejzo Prind Financier5 Sadik Gjikoka Kryetar i prinderve Anetar6 Tanush Mehilli Prind Anetar7 Altin Sulo Prind Anetar8 Aleksandra Doko Qeveria e nxenesve Anetar9 Riviera Mjalti N/Kryetar e Bashkise Anetare Nga e majta në të djathtë: 1. Mësuesi i matematikë s Mehmet Dervishaliaj 2. Drejtori Esat Imeraj 3. N/drejtori Bejto Myslimi FUNKSIONIMI I BORDIT
  • 17. 1. Bordi mblidhet tre herë në vit në seanca të zakonshme dhe sipas rastit në seanca jashtë radhe.Seancat jashtë radhe zhvillohen me nismën e kryetarit të bordit, menismën e të paktën katër anëtarëve të bordit ose me kërkesën edrejtorit të shkollës që i drejtohet kryetarit të bordit.2. Kryetari i bordit fton rregullisht drejtorin në mbledhjet e bordit dheka të drejtëtë ftojë zëvendësdrejtorët, mësues, kryetarët e këshillave tëprindërve të klasës, etj.3. Vendimet, që kanë të bëjnë me emra njerëzish dhe me probleme financiaremerren gjithnjë me votim të fshehtë.4. Mbledhjet e bordit zhvillohen kur marrin pjesë jo më pak se 3/5 eanëtarëve të bordit. Në raste urgjencash mbledhja zhvillohet meshumicën e thjeshtë.5. Kryetari i bordit i dorëzon drejtorit të shkollës raportin e mbledhjessë bordit. Në fund të çdo viti shkollor, kryetari i bordit u dërgondrejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe kryetarit të bashkisë njëraport përmbledhës. Me vendim të bordit, kryetari i bordit mund t’idërgojë raporte në çdo kohë drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonaleose kryetarit të bashkisë. Institucioneve ose personave të veçantë,kryetari i bordit u dërgon kopje të vendimeve që lidhen me ta.6. Vendimet e bordit firmosen nga kryetari, por nuk kanë nevojë përvulë.7. Dokumentet e bordit mbahen dhe sigurohen në kasafortën edrejtorit, kundrejt inventarit përkatës.8.Veprimtaria e bordit nuk paguhet. Kryetari i Bordit të shkollës Z.Astrit Janushi
  • 18. Mësuesja Adile Zaka me nxënësit e klasës së saj. ORGANIZIMI I BORDIT1. Bordi zgjedh një sekretar dhe bën ndarjen e detyrave brenda tij.2.Ai mund të ngrejë grupe pune edhe me persona që nuk janë nëbord.