SlideShare a Scribd company logo
1 of 44
Download to read offline
R R E T H I I L E T Ë R S I S Ë
Shkolla Jopublike
“PERLA”
LETËRSIA:
Nuk janë vetëm fjalët, ndjenja…
Është leximi, interpretimi, arratisja…
Është të kuptuarit, të menduarit, të folurit…
Është gjuha, figura…
Pamja dhe iluzioni i saj…
Letërsia të mëson të mendosh në mënyrë të
pavarur, të jesh i pavarur, të kultivon, të bën
NJERI…
LETËRSIA është LIRI…
FJALA:
Fjalët janë të mira. Fjalët janë të këqija. Fjalët ofendojnë.
Fjalët kërkojnë falje. Fjalët djegin. Fjalët puthin.
Fjalët janë dhënë, shkëmbyer, ofruar, shitur, sajuar. Fjalët
mungojnë...
Disa fjalë ...hëmmm thithin, nuk heqin dorë: përgjojnë nëpër
libra, në gazeta, në letra dhe kartona.
Fjalët këshillojnë, sugjerojnë, mësojnë, rregullojnë,
urdhërojnë, veçojnë, eliminojnë.
Janë të ëmbla ose të ashpra.
Bota rrotullohet rreth fjalëve e lubrifikuar me vajin e durimit.
Truri është i mbushur plot fjalë që jetojnë në paqe të
shenjtë me të ndryshmet e tyre dhe armiqtë.
Për këtë arsye njerëzit bëjnë të kundërtën e atyre që
mendojne, besojnë se i mendojnë ato që bëjnë...
Jose Saramago
RRETHI I LETËRSISË
Të dashur miq,
“Rrethi i Letërsisë”, është një ndër projektet më të mëdha që shkolla jonë
ka ndërmarrë.
E morëm këtë iniciativë, për të gjithë nxënësit, të cilët kanë nevojë të
konsultohen, të pyesin, por edhe të zgjidhin detyra të ndryshme në
lëndën e bukur, por edhe kaq të vështirë të Letërsisë.
Në këtë faqe do të gjeni informacione, komente e analiza, të cilat do të
sjellin lëndën e letërsisë dhe librin sa më pranë jush. Natyrisht faqja
ndërtohet dhe është edhe në ndihmë të mësuesve, të cilët punojnë sipas
programeve dhe metodologjisë, me synim jo vetëm formimin e
përgjithshëm letrar të nxënësve, por edhe përgatitjen për provimet e
Maturës Shtetërore.
Kjo është gjithashtu një mënyrë interaktive e të komunikuarit me
mësuesin nëpërmjet rrjeteve elektronike, të cilat ju ofrojnë një edukim
shumë të shpejtë dhe efikas.
Shpresojmë që kjo faqe t’ju shërbejë, jo vetëm për çështje detyrash, por
edhe për të lënë komente, dhe për të biseduar me miqtë tuaj…
Jeni të mirëpritur të lini vërejtjet apo mendimet tuaja për përmirësimin e
“Rrethit të Letërsisë”
Shkrimtari: Zbulon duke
krijuar. Krijon duke
zbuluar.
Zh.P.Sartre
Libri është një mënyrë për të
mbajtur gjallë urrejtjen dhe
dëshirën.
Zh.P.Sartre
Një vepër letrare mund të
përkufizohet si një prezantim
imagjinar i botës.
Zh.P.Sartre
Çfarë është një libër nëse
nuk e lexojmë?
Borges
Një libër është dialogu që nis me lexuesin e
vet, intonacioni që i imponon zërit të tij, si
dhe imazhet e ndryshueshme dhe
përzgjedhëse që lë në kujtesën e tij.
Borges
Pse shkruaj nëse
nuk shkruaj më
mirë?
F. Pessoa
...Arti na çliron në mënyrë iluzore
nga shurdhësia e të qenit.
...Në art nuk ka zhgënjim nëse
zhgënjimi është pranuar që në
fillim.
Në art nuk ka zgjim pasi tek ai
nuk kemi fjetur.
F. Pessoa
Shpirti im është një klithmë
dhe gjithë vepra ime është
interpretimi i kësaj klithme.
Unë u thërras kujtimeve,
mbledh jetën time të
përhapur nëpër erë.
Unë u thërras kujtimeve,
mbledh jetën time të
përhapur nëpër erë.
N. Kazanzaqis
Shkrimtari...Çdo gjë që
shkruan e bën për të
thënë diçka dhe për dikë.
Shkruhet vetëm për një
lexues.
U. Eco
"Poetët mos i lini të
lozin me shkrepse
Zh.Prevert
F I G U R A T L E T R A R E
Figurat letrare janë të shumta dhe plot variacione, ato shpeshherë i
kapërcejnë kufijtë e fqinjësisë midis tyre. Poetët asnjëherë nuk ua
kanë vënë veshin figurave letrare, pasi ato lindin gjatë procesit të
krijimit.
Përdorimi i figurave lidhet me stilin e vetë autorit. I. Kadareja në
poezi, por edhe në prozë, përdor krahasimin dhe paralelizmin
figurativ. D. Agolli ndriçon detaje të jetës, pa kaluar në vegime
mistike, si në rastin e poezisë së F. Rreshpes. Ndërsa M.Zeqo e
ndërton poezinë tërësisht mbi metafora, duke krijuar mbresa të
befasishme. Metafora është figurë mbizotëruese edhe në poezinë
e M. Camajt, A. Paplekës, V. Zhitit, M. Buçpapajt, M.Ahmetit, etj.
Figurat letrare janë variacione metaforike për të shprehur
marrëdhënie ngjasimi.
Loja e ngjashmërive është një nga lojërat më të këndshme të
poetëve.
F I G U R A T L E T R A R E
Figurat e kuptimit
Klasifikimi i figurave është një proces i vështirë,
sepse shumë prej tyre janë të afërta në thelb, prandaj
nuk mund të vendosen kufij të prerë. Kështu, një
figurë sintaksore nuk dallon shumë nga figura e
kuptimit, sepse edhe ajo ka kuptim.
Kur flitet për figura të kuptimit, në to
përfshihen figurat që kanë ndërtim gjuhësor pothuajse
të zakonshëm, por japin një kuptim të ndryshëm nga
ai i zakonshmi.
Krahasimi
Krahasimi quhet edhe figurë elementare, forma e parë njohëse, sepse një send ose
dukuri na e jep duke e krahasuar me një send ose dukuri tjetër (kemi krahasim mbi
bazën e cilësive, veprimeve, gjendjeve etj).
Syni i saj si kokrra e qershisë
ose:
shqiponjë me krah të thyem! Vall shpirt i molisun
Qëndro! Qëndro krenare! mu si një zot i stolisun
Migjeni, Shpirt’i ri
Nga ndërtimi sintaksor, krahasimi ka dy pjesë: të krahasuarit dhe krahasuesin, që lidhen
ndërmjet tyre me anën e lidhëzave si, porsi, ashtu si etj.
Krahasimi është i thjeshtë kur përbëhet vetëm nga një fjalë.
Krahasimi është i zgjatur kur përbëhet nga shumë fjalë. P.sh.:
Kur dëgjon zëthin e s’ëmës, qysh (ashtu si) e lë qengji kopenë
blegërin dy a tri herë, edhe ikën e merr dhenë,
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
ashtu edhe zemra ime, më le këtu, tek jam, mua,
vjen me vrap e me dëshirë atje, në viset e tua.
N. Frashëri, Bagëti e bujqësia
Krahasimi i zgjatur quhet edhe similitudë.
PERSONIFIKIMI
Personifikimi. Njeriu primitiv vinte re tipare ngjashmërie ndërmjet vetes
dhe dukurive të natyrës. Ai u vishte kafshëve dhe sendeve tiparet e njeriut,
gjërat pa shpirt i përshkruante sikur ndienin dhe kryenin veprime njerëzore,
gjërat pa ndërgjegje i bënte me ndërgjegje.
- Ç’ke, o flamur, që s’valon?
– Jam sëmurë e po rënkoj,
jam goditur brinjë më brinjë,
që kur sollën Italinë…” (popullore)
“Tokë e dashur,
ti diçka ke kërkuar nga unë.
“Ndryshomë, o bir” – më ke thirrur nga grykat
E maleve”,
D. Agolli, Toka ime, kënga ime
Në këta shembuj flamuri dhe toka janë personifikuar.
Pra, personifikimi ndërtohet në bazë të fjalëve që thonë kafshët ose sendet e
shpirtëzuara.
ANTITEZA
A n t i t e z a është figurë e përbërë nga dy
njësi kuptimore, lidhja e të cilave kryhet me
kundërvënie.
Kundërvënia mund të bëhet në nivelin e fjalëve, në
nivelin sintaksor dhe atë kuptimor. Antiteza
ndërtohet shpesh prej antonimeve.
Se të deshte dhe s’të deshnin,
se të qante kur të qeshnin,
nëno moj, të ra dëshmor.
Noli
Edhe brenda një vargu mund të kemi dy gjendje të
kundërta:
Pranë sofrës i pangrënë,
Noli, Anës lumenjve
Shpesh personazhet e një vepre ndërtohen në
antitezë me njëri tjetrin, si; Skënderbeu me
sulltanin në poemën “Historia e Skënderbeut” të
N. Frashërit, Otelloja me Jagon në tragjedinë
“Otello” të Shekspirit etj.
HIPERBOLA
Hiperbola, sikurse antiteza, edhe kjo mban në
vetvete një krahasim të mundshëm, por në një
raport jo të zakonshëm, sepse një send, dukuri
ose veprim e jep shumë më të zmadhuar se sa
është në të vërtetë.
Por kush ecë para ushtrive tuj lëshue
flakë prej shpatet, si rrfeja kur shkrepet
mbi Bjeshkë t’Nêmna, vesh arit t’kullue,
porsi dielli kur vete n’perêndim?
N. Mjedja, Mahmud Pasha në Mal të Zi
Ndodh të hiperbolizohet efekti emocional nga
një shkak i caktuar, p.sh. nga bukuria, si në
shembullin e mëposhtëm:
Hanko, mos kalo mbi varre,
se të vdekurit i ngjalle,
të gjallët i vdiqe fare…
Popullore
SIMBOLI
Shpesh, në vend të emërtimit të një sendi, përdoret emri i një sendi tjetër që ka lidhje ngjashmërie me
të.Në këtë rast përdoret simboli.
Manushaqe, bukuroshe,
pse s’ngre kryet përpjetë?
…………………………,
Shpendëra, hithëra, ferra,
përsipër të kanë rënë
dhe dritën ta kanë zënë….etj.
N. Frashëri, Manushaqja
Me fjalën “ m a n u s h a q e ” nënkuptojmë Shqipërinë; me fjalët “shpendëra, hithëra, ferra”
nënkuptojmë pushtuesin dhe tradhtarët e kohës së Naimit, që e mbanin në robëri Shqipërinë.
Ndërmjet këtyre fjalëve poeti kërkon të vendosë një lidhje ngjashmërie.
Simboli përdoret gjerësisht jo vetëm në letërsi, por edhe në jetën shoqërore. Kafshë të tilla,
si: dhelpra, ujku, luani, janë kthyer përkatësisht në simbole të dinakërisë, egërsisë, forcës. Shumë
personazhe të letërsisë artistike, të përsosura në tipin e tyre, janë bërë simbole të virtyteve ose
veseve të ndryshme njerëzore. P.sh., Prometeu është bërë simbol i dashurisë dhe i sakrificës
njerëzore: Gjergj Elez Alia – simbol i luftëtarit që mbron nderin dhe lirinë; Jago – simbol i së keqes
etj.
Simboli ka dalë nga paralelizmi figurativ. Ai ka të shprehur vetëm elementin e natyrës dhe lë të
nënkuptohet elementi njerëzor. Pra, simoli është një paralelizëm figurativ i nënkuptuar.
Në figurën
majtas është
Prometeu I
lidhur, me
shqiponjën e
cila çdo
mëngjes i ha
mëlçinë. Gjeni
simbolin.
Si ka hyrë në
letërsi
Prometeu,
çfarë
simbolizon ai?
Gjeni
simbolikën të
tjera të figurës
së tij.
A L E G O R I A I R O N I A
Alegoria
(gr. allos-tjetër, agoreuo – flas) është figurë e
afërt me metaforën dhe konsiderohet si
trajtë e zgjeruar e saj. Te alegoria nuk
kemi ndryshim të kuptimit të fjalës. Gjatë
leximit e ndiejmë që kuptimi i pjesës ose i
tërë veprës zhvillohet në një vijë tjetër
kuptimore, që përbën kuptimin kryesor të
veprës. Me këtë lloj figure mund të
ndërtohet një vepër e tërë letrare (Vaji i
bylbylit, N. Mjeda), një lloj i tërë
letrar Alegoria Soneti V i
poemës Scodra të N. Mjedës:
E nji mjegull ndër male, e j’êr’qelbsinet
ku kuptimi kryesor është gjendja e Ilirisë së
robëruar e dhënë me metafora të shumta,
me epitete metaforike, kurse lidhja e
fjalëve me lidhëzën (e) si dhe gjithë
pamja e përshkruar afron me një peizazh
biblik.
Ironia është figurë e afërt me metoniminë,
mirëpo këtu fjala duhet të kuptohet si e kundërta
e kuptimit të saj të parë. Në kuptimin që shpreh,
ironia është një tallje e hollë përmes fjalëve që
kanë karakter lavdërues:
Na sot jem për t’u lavdue,
dijmë me folë me bisedue,
nga mendja jemi holluemun.
F. Shiroka; Si po prishet gjuha shqype
Figura e ironisë shquhet për intonacion të posaçëm, i
cili plotëson kuptimin e figurës. Si figurë e
zgjeruar ajo mund të japë krijime të plota, në të
cilat mbizotëron toni ironik.
Ka raste kur ironia merr formë të ashpër, të
pamëshirshme, që arrin deri
nësarkazëm. Ironia përdoret më tepër në
letërsinë humoristike,kurse sarkazma në letërsinë
satirike. Shkrimtarë të shquar, si Çajupi, Noli,
Migjeni, N. Bulka, D. Agolli, etj., i kanë
përdorur me mjeshtëri ironinë dhe sarkazmën.
PARALELIZMI FIGURATIV
Shpeshherë, dukuritë natyrore që përshkruan poeti i vendos pranë ngjarjeve të jetës,
mendimeve dhe gjendjeve shpirtërore të njerëzve, me të cilat ato kanë lidhje
ngjashmërie. Në këtë rast kemi përdorimin e figurës letrare që quhet
paralelizëm figurativ.
Në poemën “Kënga e sprasme e Balës” të Gavril Darës, Mara, personazhi i veprës, i
drejtohet një zogu me këto fjalë:
Zogë, zogë kryezezë, Shokun tënd ti po kërkon,
ti e vetme, unë e vetme. shokun tim kërkoj dhe unë.
Mes shkretimit ti vajton, Jemi bashkë në mjerim,
unë këtu qaj ditë e natë… qofshim bashkë në liri…
Këtu janë vënë pranë njëra-tjetrës vuajtja shpirtërore e Marës, vetmia e saj dhe kënga e
trishtuar e një zogu, për të theksuar me këtë element të natyrës pikëllimin e vajzës.
PARLELIZMI FIGURATIV
Shikoni me kujdes dy pamjet e mësipërme.
Gjeni figurën dhe interpretojeni.
A realizohet paralelizmi figurativ, apo ka kontrast?
FIGURATE INTONACIONITPOETIK
Gjatë përshkimit të
një ngjarjeje, apo
shprehjes së
ndjenjave kemi
ndërhyrjen
emocionuese të
autorit për të theksuar
çka ai dëshiron.
Nga këto
ndërhyrje
emocionuese që
shoqërohen me
intonacion, krijohen
figurat e intonacionit
poetik
P Y E T J A R E T O R I K E
Pyetja retorike realizohet në formën e pyetjes që s’kërkon përgjigje, p.sh.:
Përse të venë në det,
mendimet, o zemra ime?
De Rada Këngët e Milosaos
Një pjesë e mirë e vargjeve të poezisë N. Frashërit e të L.Poradecit janë të kësaj
natyre:
…Të përmbysim vetëdijen kur na fton ne burim i jetës?!
…Të mendojmë kaqe errët mun në mes të së vërtetës?!
…T’a mjerojmë kuvëndimin me kaq helm e kaqe prishmë
Kur fillon t’j-a thotë shqipja me një hir të perëndishmë?!
Qoftë edhe nga pikësimi i dyfishtë këto vargje nuk mund t’i lexojmë dhe aq më
pak t’i kuptojmë si pyetje të zakonshme në të cilat kërkohet përgjigjja. Janë
pyetje që në vetë shtrimin e tyre e kanë përgjigjen e mundshme. Zakonisht
pyetja retorike shtrohet në pikën kur duhet të shfaqet kulminacioni, duke
krijuar një tension dramatik të pritjes.
PASTHIRRMA
Shpeshherë poeti veçon një gjë për ta theksuar më tepër, duke shprehur në
këtë rast një ndërhyrje emocionuese në formën e thirrorit:
Shqipëri, lejomë të kthej kryet mbi ty,
O nënë e rreptë burrash t’ashpër
Bajron, Çajld Harold
Me ngadalë, o shpend,
përmbi plagë m’u ul,
merr nga gjaku im,
vëre mbi flamur…
I. Kadare, Shqipëria dhe tri Romat
Pasthirrmat shprehin vrulle të papritura shpirtërore në formën e entuziazmit,
ngazëllimit, dëshpërimit, revoltës:
O, si nuk kam nji grusht të fortë
malit që hesht, mu në zemër me ia ngjeshë…
Migjeni, Recital i malësorit
APOSTROFI
Apostrofi është ndërhyrja emocionuese me
anën e së cilës thërresim pranë gjërat e
largëta ose të afërta, të gjalla a të vdekura,
që t’i bëjmë të pranishme, konkrete dhe që
të ndikojnë kështu në ndjenjat e emocionet
e të tjerëve.
O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e
gjatë etj.
N. Frashëri, Bagëti e bujqësia
Hyrja e poemës “Bagëti e bujqësia” është
një gërshetim mjeshtëror i pyetjeve
retorike, apostrofave dhe pasthirrmave të
shumta që e gjallërojnë mendimin poetik.
F I G U R A T E F J A L O R I T
Gjuha ka karakter shoqëror dhe historik.
Karakterin shoqëror e përcakton përdorimi i
gjuhës brenda grupimeve të ndryshme
shoqërore. Kështu mund të flitet për gjuhën
e dialektit ose edhe më ngushtë, për gjuhën
e profesionit të caktuar.
Karakteri historik nënkupton një varg
transformimesh të gjuhës si rezultat i zhvillimit
të brendshëm dhe i faktorëve të jashtëm.
Stilistikisht të dy aspektet janë prodhimtarë në
letërsi.
D I A L E K T A L I Z M A T
Dialektizmat janë fjalë që letërsia i merr nga dialektet. Për nga
natyra e tyre këto fjalë nuk janë në kundërshtim me natyrën e
gjuhës shqipe, mirëpo duke qenë vetëm të një dialekti, kanë
përdorim më të ngushtë. Përdorimi i tyre në veprat letrare ka këto
funksione stilistike: krijim i koloritit të mjedisit, karakterizim i
gjuhës së personazheve, etj.
Varianti i dialektizmave mund të konsiderohet përdorimi
i historizmave që gjithashtu japin atmosferën, koloritin e mjedisit,
gjuhën e personazhit brenda një kohe të caktuar. Gjithashtu
ekzistojnë përdorime të veçanta brenda dialektit:lokalizmat,
zhargoni, profesionalizmat. Janë të përshtatshme për të krijuar
ligjërimin e shkujdesur, rrëfimin popullor, ndërsa përdorimi i tyre
me denduri krijon efekte satirizuese. Me efekt është edhe
përdorimi i gjuhës si imitim i të folurit të personazhit të huaj në
gjuhën shqipe.
Dialektalizmat nuk janë vetëm karakteristikë e prozës. Shpesh ato i
përdor me sukses edhe poezia për kuptimet e figurshme ose për
ngjyrime emocionuese.
HUAZIMET
Huazimet: janë fjalë të huaja që përmes kontakteve të
ndryshme të popujve me njeri-tjetrin kanë depërtuar në
sistemin e leksikut. Ndryshe quhen
edhe barbarizma (gr. barbaros – quheshin popujt që nuk
flitnin greqisht). Në gjuhën shqipe dallojmë barbarizmat
latine, greke, turke dhe sllave, shumica e të cilave kanë
fjalët korresponduese të tyre në shqip.
Kur përdoren në letërsi ato marrin funksion shprehës. Mund
të përdoren për qëllim ironizues, për portretizimin kulturor
të personazhit, për krijimin e atmosferës, etj. Një lloj
barbarizmi përbën e folura e të huajit shqip, duke i shtuar
asaj prapashtesat dhe deformimet e ndryshme.
Barbarizmat i përdor edhe proza edhe poezia. Të
përmendim këtu poezinë e F. Nolit që ka përdorime të tilla
të shumta.
NEOLOGJIZMAT
Fjalëformimi dhe fjalët e reja: Gjuha shqipe e ka mekanizmin e
rregullave sipas të cilave e pasuron fondin e vet leksikor. Nevojat e
gjuhës si sistem dhe nevojat e letërsisë si ligjërim përputhen dhe
ndihmohen reciprokisht.
Fjalët e reja të krijuara brenda sistemit të shqipes (që ndryshe quhen
neologjizma) funksionojnë stilistikisht duke u futur në tekstin letrar,
gjithashtu fjalët e krijuara për herë të parë në letërsi me përdorim
të dendur mund të kalojnë në fondin e leksikut të gjuhës.
Mënyrat e ndërtimit të fjalëve të reja janë të shumta: me anë të
prapashtesave: shpifarak; me anë të prapashtesave për
zvogëlim: zogëz, lepurush; me parashtesa: i stërlashtë, i stërgjatë;
me bashkimin e dy fjalëve në njësi kuptimore: atdhedashuri, duke i
afruar fjalët e një teme: lufton luftën; duke i lidhur me kuptim: mes-
hollë-këputura etj. Në letërsi janë gjithashtu të njohura
neologjizmat sipas modeleve të arkaizmave, që janë fjalë të
vjetëruara, që nuk përdoren më. Të dyja këto forma në letërsi kanë
funksione stilistikore të caktuara në pasurimin kuptimor
emocionues, të tekstit letrar.
F I G U R A T E F J A L Ë S ( TROPE T )
Figurat e fjalës në retorikë janë quajtur sipas fjalës gr. tropos lëvizje,
mënyrë, kthim, kuptim i zhdrejtë. Fjala në sistemin e gjuhës lidhet me
një send të realitetit, ka një koncept, ndërsa gjatë përdorimit
ajo shmanget nga kuptimi i vet i parë i zakonshëm dhe lidhet me një
kuptim tjetër, që është kuptimi i dytë i fjalës.
Në frazën “Më kënaqet zemra kur shoh këtë det gruri”, është e qartë që
disa prej fjalëve janë përdorur me kuptim jo të zakonshëm, mirëpo
fraza nuk e ka humbur kuptimin që ka synuar ta realizojë me këtë
lidhje fjalësh. Përkundrazi kuptimi i saj del më i pasur se sa sikur fjalët
të përdoreshin në kuptimin e tyre të parë. Po t’i veçojmë
fjalën zemra dhe togun det gruri, është e qartë që fjala zemra është
përdorur për të shprehur një gjendje emocionale ndërsa fjala det ka
ruajtur vetëm disa elemente të kuptimit fillestar: madhështinë, lëvizjen,
hapësirën etj, të cilat korrespondojnë me gjendjen e parë. Gjithashtu
figurat e fjalës përmbajnë në vete vlera njohëse.
Figurat e fjalës, sikur edhe figurat e tjera, nuk i gjejmë vetëm në gjuhën e
letërsisë. Përdorimi i tyre në gjuhën e folur është i shpeshtë. Një pjesë
e tyre për shkak të përdorimit të dendur e kanë humbur kuptimin e tyre
të figurshëm dhe përdoren në mungesë të fjalës.
METAFORA
Metafora qysh në antikitet është quajtur MBRETËRESHË E FIGURAVE.
Retorika e mëvonshme e ka pranuar si figurë qendrore prej së cilës dalin figurat e
tjera.
Figura e metaforës është proces gjuhësor i thjeshtë, por që ngrihet në një nivel të
lartë e të ndërlikuar poetik. Brenda një shoqërimi fjalësh një fjalë e humb
kuptimin e zakonshëm dhe me përdorimin e ri ajo fiton një informacion më
të madh kuptimor: Ai ishte lulja e ushtrisë shqiptare. Në këtë fjali
fjala lule mund të zëvendësohet me një varg fjalësh dhe kuptimi nuk ndryshon.
Fjala lule, është figurë, një fjalë e papritur për kontekstin. Nëse do ta shpjegonim
figurën fjalia mund të ishte: Ai ishte ushtari më i bukur (Sepse lulja është bima
më e bukur) ose “Ai ishte (më i bukuri) më i dashuri i ushtrisë shqiptare”.
Mirëpo fjalët e përdorura këtu nuk e shprehin cilësinë themelore të ushtarit, ai
mbi të gjitha është trim, pra fjalia po të hiqej figura e metaforës mund të
shkruhej. Ai ishte trimi më i bukur, më i dashur i ushtrisë shqiptare. Natyrisht
këto nuk janë të gjitha kuptimet që mund të dalin nga shembulli, mirëpo ato
mjaftojnë për të dëshmuar informacionet e shumta që bart figura e metaforës.
Kthimi i figurës në kuptimin real të fjalës për letërsinë është i papranueshëm.
METAFORA
Metafora shpesh quhet krahasim që bëhet në mendjen tonë, mirëpo ajo nuk shprehet në
formën e plotë të krahasimit, i cili përafron dy gjëra sipas ngjashmërisë duke
theksuar cilësinë e krahasueshme (Dhëmbët e bardhë si gurëzat e lumit). Metafora
nuk lejon të shfaqet kuptimi i plotë po vetëm i mundshmi.
Veçohen disa fusha në të cilat realizohet metafora përmes veprimeve të caktuara: kur
gjërat e natyrës dalin si të gjalla: lumi ecën, fusha frymon, (këtu metafora del si folje);
kur gjendja shpirtërore a veprimi intelektual përdoret për t’u dhënë kuptim
gjërave të natyrës e objekteve: pyll i shqetësuar, muzikë e pikëlluar, (këtu metafora
shprehet me mbiemër dhe quhet metaforë epitet, kur mendohet se është figurë më
vete quhet edhe epitet metaforik. Ndërtimi i metaforës sipas ngjashmërisë zakonisht
mbështetet në përdorimin me kuptim të dytë të emrit:
Molla t’kputuna nji deget,
Dy qershija lidhë n’nji rrfanë,
N. Mjeda, Andrra e jetës
Metafora është shumë e përdorshme edhe në sistemin e gjuhës. Përdoret në vend të
fjalës që mungon si: doreza e derës, shtrati i lumit etj. Në këto raste, ajo e ka
humbur kuptimin e figurës. Ndërsa në letërsi gjejmë përdorime të reja, të papritura
të metaforës ose metaforë të ringjallur: shtrati (mjegullor, i purpurtë, i zjarrtë) i
lumit, ku freskimi bëhet me anë të epitetit ose sinonimit.
METAFORA
Shikoni me kujdes dy pamjet e mësipërme.
Gjeni figurën dhe interpretojeni.
Si ndërtohet metafora?
Metaforat janë të
rrezikshme. Dashuria fillon
me një metaforë. Çka do të
thotë se dashuria fillon në
çastin kur një femër fut të
parën fjalë në kujtesën tonë
poetike.
Milan Kundera
METAFORA
Interpretoni metaforën në dy pamjet e mësipërme
METAFORË?...
METONIMIA
Metonimia për nga rëndësia qëndron krahas metaforës. Realizimi i saj kryhet
me kalimin e fjalës nga kuptimi i parë në kuptimin tjetër, dhe ndërmjet tyre
qëndron lidhja e varësisë jo e ngjashmërisë si te metafora. Metafora
konsiderohet figurë e poezisë, ndërsa metonimia figurë e prozës.
Metonimitë më të njohura janë kur:
• fjala me kuptim abstrakt përdoret për fjalën që ka kuptim konkret dhe
anasjelltas:
“Uh, m’u thaftë gjuha po kaj më erdhi ajo tash?”
“Mbas pesë vjetësh, kur këmbët i shkelën përsëri në katund…”
“Motra nuk shkon në derë të huaj pa e pa gëzimin e vëllaut.”
N. Rrahmani: Rruga e shtëpisë sime
• kur përdoret emri i autorit në vend të veprës:
“Kam një javë që po e lexoj Barletin”
Në shembullin: Mjerimi punon, punon ditë e natë (Poema e mjerimit, Migjeni)
poeti përdor gjendjen e mjeruar të asaj kohe për vetë njeriun e mjeruar.
Ndërmjet tyre ekziston lidhja e varësisë.
METONIMIA
Është një figurë e zhvendosjes kuptimore e bazuar në një raport vazhdimësie logjike
apo materiale mes termit të parë dhe termit të figurshëm. Thënë ndryshe, metonimia
është zëvendësimi i një termi që ka me të parin një lidhje vazhdimësie. P.sh. nëse
themi “e fiton bukën me djersën e ballit” në të vërtetë kuptojmë “me punën që
shkakton djersë” (marrje e rezultatit për shkakun).
Më ekzaktësisht metonimia shpreh këto tipe vazhdimësie:
1. Shkaku në vend të pasojës: “më mbajnë gjallë krahët e mia”; “vera i përvëloi të
vonat” etj.
2. Pasoja në vend të shkakut: “ndërtojmë me djersën e ballit” etj.
3. Autori në vend të veprës: “merre Naimin, ta solla”; “po lexoja Kadarenë” etj.
4. Mjeti në vend të punës që bën: “me pushkë e me penë luftuan rilindasit”
5. Abstraktja në vend të konkretes: “të dënohet tradhëtia” etj.
6. Konkretja në vend të abstraktes: “i ka hyrë lepuri në bark”; “T’u thaftë gjuha more
beu ynë” etj.
7. Shenja për sendin e shënuar: “fjalimi i kurorës”; “urdhër i fronit mbretëror” etj.
8. Koha në vend të njerëzve që jetuan në të: “Shekulli i XX, shekull i ri dhe i drejtë…”
(Kadare)
9. Pronar në vend të pronësisë: “Skënderbeu e theu sulltanin” (Ushtria e Skënderbeut
theu ushtrinë e sulltanit)
Interpretoni metoniminë në figurën e mësipërme.
Si ndërtohet?
E gjithë figura është metaforë.
Veç e veç pamjet janë metonimi…
EPITETI
Epiteti i zakonshëm shprehet me një
mbiemër dhe ka denduri të madhe
përdorimi.
Dikur ai është përdorur shumë dhe ka
qenë përcaktues i stilit. Janë të
njohura përdorimet e epitetit në
poemën Iliada dhe në Historinë e
Skënderbeut:
Ishte Uran-bukuroshi
dhe Tanushi kordhë-larë
Hamzaj, Muzakë-djaloshi
———————————————
Maneshi, shpatulla-gjërë,
Golemi mjekërë-ziu,
N. Frashëri: Histori e Skënderbeut
Këto i njohim si epitetet tradicionake.
Sot letërsia preferon epitetin e ri që siç
thamë më lart quhet edhe epitet
metaforik, kur ngrihet mbi një
cilësim të zakonshëm.
Ish një kohë bojë hiri.
Epiteti mund të shprehet edhe me
pjesore të foljeve, me ndajfolje e
shprehje të tjera, si:
Arratisur, syrgjynosur,
rraskapitur e katosur
as i gjallë, as i varrosur…
Noli, Anës lumenjve
Në disa lloje të epiteteve synohet të jepet
kuptimi i kundërt me fjalën që
cilëson si: bukuri e shëmtuar,
etj. Disa e rendisin tek figurat e
kuptimit pasi del kuptim i ri nga
kundërvënia e dy kuptimeve.
FIGURAT E SINTAKSËS POETIKE
Që të shprehet një kuptim, në të folurit e përditshëm dhe në disa lloje
ligjërimi fjalët përdoren sipas rregullave të caktuara. Në bazë të
kërkesave të komunikimit ndërtimi sintaksor ka gjymtyrët
kryesore dhe të dyta.
Në letërsi një rregull i tillë shpesh shmanget për shkak të kërkesave
shprehëse. Në shembullin: Ikën. Trak-truk. Fushë e bardhë.
Hënë (I. Kadare, Kali i Trojës) vëmë re se midis fjalëve të
përdorura mungojnë shumë fjalë të tjera, të cilat janë të zakonshme
për ndërtimin sintaksor normal. Por këtu kemi të bëjmë me një varg
poezie. Kjo mungesë e fjalëve ka bërë që pamja të jetë rrëqethëse,
e plotë, dinamike, plot ritëm dhe kuptim, ndërkohë që në
përfytyrimin tonë veprojnë shumë elemente jashtëletrare: vrapimi,
jehona, zhurma, peizazhi, nata, përvoja historike që lidhet me kalin
e drunjtë të grekëve para mureve të Trojës, me përshtypjet e fituara
gjatë leximit të veprave të tjera letrare që trajtojnë këtë motiv, etj.
Shembulli na tregon një mundësi të veçantë të organizimit sintaksor të
veprës poetike për të arritur efekte të veçanta stilistike e kuptimore
në letërsi. Një ndërtim i tillë sintaksor qëndron në bazë të figurave
stilistike.
INVERSIONI ENUMERACIONI
Inversioni ose e anasjella (gre
q. hyperbaton, lat. inversio –
përmbysje) shquhet për
rendin e kundërt me atë
normal sintaksor të
gjymtyrëve në fjali. Në vend
që të ketë rendin normal:
kryefjalë, kallëzues, kundrinor
e rrethanor, ndërtimi sintaksor
del i varur nga kërkesat
kuptimore, shprehëse, dhe
nga ato të intonacionit të
veprës poetike.
I dha erë trëndafilit,
i dha dritë bukurisë,
i dha këngët bilbilit,
i dha shije gjithësisë.
N. Frashëri, Fyelli
Kjo figurë shërben për të bërë
përshkrime sa më të gjalla e më
konkrete, plot fakte e hollësi të
larmishme nga realiteti, që
numërohen njëri pas tjetrit.
Ne ecim përdore të dy, unë e ti,
dhe jemi kudo në shtëpi,
kur jemi nën qiellin e natës,
nën strehën ku ndizet oxhaku,
në rrugën e qetë e të gjatë,
në turmën plot me vështrime
ku ka dijetarë dhe loço,
ku ka të moshuar e
foshnja…
Pol Elyar Ne të dy
SHKALLËZIMI
Është një figurë që ka dalë nga enumeracioni, i cila përdoret shpesh
si në poezi, ashtu edhe në prozë Në të hasim një organizim shkallë-
shkallë, të cilat shprehin një veprim, mendim ose peizazh. Fjalët janë
të afërta, shpesh sinonime ose, duke u lidhur në këtë mënyrë, afrohen
kuptimet e tyre. Kuptimi i fjalëve në shkallëzim mund të ketë rrjedhë
ngjitëse ose zbritëse:
Valimi i anijes së lehtë
qetohet, ndalohet, mbaron:
gjeniu i anijes përpjetë
hepohet…anohet…valon
L. Poradeci, Gjeniu i anijes
FIGURAT TINGULLORE
Parimi organizues i grupit të këtyre figurave
është përsëritja e tingujve brenda njësisë poetike
(vargut), njësisë kompozicionale (strofës) ose gjithë
veprës poetike (poezisë). Mund t’i quajmë edhe figura
të përsëritjes. Përsëritja tingullore nuk është qëllim në
vetvete. Në aspektin gjuhësor fjala përsëritet duke e
marrë atë ashtu siç është në pozicionin e parë, dhe
duke e vendosur në një pozicion të ri. Përsëritja
mund të jetë me ndryshim të pjesshëm, me
ngjashmëri dhe me kundërvënie. Nga ana kuptimore
përsëritjet nuk shprehin të njëjtën gjë, për shkak të
lidhjeve të reja në të cilat vendosen, ose të kontekstit
që u jep një kuptim të ri.
Ndër figurat tingullore më të njohura janë:
ASONANCA ALITERACIONI
Aliteracioni sipas fjalës lat, alliteratio –
drejt + shkronja) është përsëritja e
bashkëtingëlloreve. Në shumë raste, me
bashkëtingëlloret përsëritet e tërë rrokja.
Në disa raste bashkëvepron aliteracioni
me asonancën si përfundim i vargut:
dif dragoi i dragobisë,
trim tribun i Vegjëlisë
F. Noli, Shpell’e Dragobisë
Organizimi i lirshëm i bashkëtingëlloreve
krijon efekt të ndjeshëm në vargjet e
shumë poetëve, sidomos kur ai mbart
edhe ngarkesë shprehëse të llojit
imitues.
Vështroni si shket sipër valash,
e tundet anija me nge…
…me krismë e me prush prejt
stërkalash
mi të shkrepëtiu një rrufe.
L. Poradeci, Gjeniu i anijes
Asonanca, që e ka marrë emrin nga
lat. assonare – bashkëtingëllim,
tingëllim i harmonishëm. Është
përsëritja e një zanoreje ose e
zanoreve të njëjta në varg ose në
frazë.
Fëmija pa nanë, si nata pa hanë.
Popullore
Asonanca është element i ndërtimit të
ritmit, intonacionit të vargut, si
rrjedhim, edhe i kuptimit të vargut.
Në disa raste rimarrja e zanores
mund të ketë edhe funksion
simbolik:
Vajto, moj botë,
vajto me ne.
L. Poradeci, Kur qajnë motrat vëllanë
ku funksioni i tingullit o lidhet me
kuptimin e vajit, të dhembjes e
pikëllimit për vëllanë e vdekur.
ONOMATOPEJA
Onomatopeja: (Nga greq. onoma – emër, poeme – bëj – krijoj)
Është figurë e përsëritjes që ka bazë imitimin e zhurmave të
zërave të natyrës dhe të qenieve të gjalla. Ky fenomen është
mjaft i përhapur në gjuhë ndërsa, kur përdoret në letërsi, merr
karakter shprehës duke sjellë atmosferën me të cilën lidhet
kuptimi i pjesës:
Nën kërkëllimë zinxhirësh frymëmarrje luanësh
ulurimë, kuje e lemeri
Gjeneral Moisi
I. Kadare: Vdekja e Moisi Golemit
Këtu radha e fjalëve onomatopeike është e dendur dhe shpreh:
lidhje në kundërshti kërkëllime zinxhirësh/frymëmarrje
luanësh; shkallëzim të atmosferës së tmerrit: ulurimë,
kuje e lemeri. Gjithashtu të përdorura në shumës ato krijojnë një
atmosferë tmerri e ngjethëse nga veprimi i atij organizimi të
tmerrshëm torturues. Fjalët e krijuara sipas zhurmave të tingujve
të ndryshëm të natyrës quhen fjalë onomatopeike.
ANAFORA EPIFORA
Anafora: (Greq. anaphora = nxjerr
lart, përsëritje) Është përsëritje e
fjalës së parë ose e ndonjë
shprehjeje në fillim të vargjeve.
Si figurë stilistikore forcon
shprehësinë dhe veçon kuptimin
e pjesës që përsëritet apo të
pjesës që del e re pas
përsëritjeve. Është gjithashtu
element i ritmit. Shembull:
Për atë mot që do të mbruhej
brumi në magje,
Për atë mot që do të vaditej ara
mbi lumë,
Për atë mot që do të mbinin
lulet nën strehë e
pragje
D. Agolli: Ai mot
Epifora: (Emrin e ka marrë nga
fjala greke piphora – shtesë)
Është përsëritje në fund të
vargjeve. Duke qenë fund
vargu mban ngarkesë të
madhe emocionesh
kuptimore, sepse atje
vendoset kuptimi kryesor i
vargjeve:
Si s’na u ndanë-armiqtë
Të neveritshmit, barbarët –
armiqtë
Agresorët, të dobëtit – armiqtë
I. Kadare: Armiqtë
PROVONI DIJET TUAJA
1. Ç.të përbashkëta
kanë figurat e
kuptimit? Ndaluni në
ndërtimin e:
• krahasimit
• personifikimit
• antitezës
• hiperbolës
• simbolit
• paralelizmit figurativ
2. Si realizohen figurat e
intonacionit? Flitni për:
• pyetjen retorike
• pasthirmën
• apostrofin
3. Mbi ç’bazë krijohen figurat
e fjalorit? Ndaluni te:
• dialektizmat
• huazimet
• fjalëformimi dhe fjalët
e reja.
4. Ç’kuptoni me figura të
fjalës? Flitni për ndërtimin e
• metaforës
• metonimisë
• epitetit (epiteti
metaforik)
• alegorisë
• ironisë
PROVONI DIJET TUAJA
5. Si ndërtohen figurat e sintaksës. Ndaluni te:
• inversioni
• enumeracioni
• shkallëzimi
6. Cili është parimi organizues i figurave tingullore.
Ndaluni në ndërtimin e:
• asonancës
• aliteracionit
• onomatopesë
• anaforës
• epiforës
• Shkruani në fletore nga një shembull për secilën figurë, sipas skemave
të mësipërme, dhe flitni për efektet e tyre stilistike e kuptimore.

More Related Content

What's hot

Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIDenisa Caushi
 
Analizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriErtil EB
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeXhuLia Muca
 
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKlarisa Klara
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperisemelissa cani
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraEGLI TAFA
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburFialdoMema
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 

What's hot (20)

Kenget E milosaos
Kenget E milosaos Kenget E milosaos
Kenget E milosaos
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Kimi- Hekuri
Kimi- HekuriKimi- Hekuri
Kimi- Hekuri
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVII
 
Dialektet e shqipes
Dialektet e shqipesDialektet e shqipes
Dialektet e shqipes
 
Analizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autori
 
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetike
 
Jeronim De Rada
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De Rada
 
Adoleshenca
AdoleshencaAdoleshenca
Adoleshenca
 
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Dramatika
DramatikaDramatika
Dramatika
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperise
 
Uji eshte jete
Uji eshte jeteUji eshte jete
Uji eshte jete
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 

Viewers also liked

Teksti tregimtar
Teksti tregimtarTeksti tregimtar
Teksti tregimtarArdiPerla
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersianndos
 
Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe
Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. ShqipeSintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe
Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. ShqipeShkelzen B.
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaValmir Nuredini
 
Gramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipeGramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipeEsat_Imeraj
 

Viewers also liked (7)

Teksti tregimtar
Teksti tregimtarTeksti tregimtar
Teksti tregimtar
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
 
Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe
Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. ShqipeSintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe
Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
 
Test shqip
Test shqipTest shqip
Test shqip
 
Gramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipeGramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipe
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 

Similar to Rrethi i letërsisë

Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIArif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIMarjan DODAJ
 
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-UshtrohemiGramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi#MesueseAurela Elezaj
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeciornela rama
 
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecimikaela basha
 
Musa Lamallari ``Fundi I Botes``
Musa Lamallari ``Fundi I Botes``Musa Lamallari ``Fundi I Botes``
Musa Lamallari ``Fundi I Botes``Adriatik Rexha
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqeArdiPerla
 
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``Adriatik Rexha
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIMarjan DODAJ
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxJozefKola
 
Lendet e-pergjitheshme
Lendet e-pergjitheshmeLendet e-pergjitheshme
Lendet e-pergjitheshmeArian Idrizaj
 
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo ZybaNje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo ZybaMarjan DODAJ
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxZajmiMelissa1
 
Celsi-i-Gjuhes-Shqipe-12.docx
Celsi-i-Gjuhes-Shqipe-12.docxCelsi-i-Gjuhes-Shqipe-12.docx
Celsi-i-Gjuhes-Shqipe-12.docxsenadmire
 

Similar to Rrethi i letërsisë (20)

Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIArif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
 
Lasgush
LasgushLasgush
Lasgush
 
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-UshtrohemiGramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
 
2001 Fundi I Botes
2001 Fundi I Botes2001 Fundi I Botes
2001 Fundi I Botes
 
Dritëro agolli
Dritëro agolliDritëro agolli
Dritëro agolli
 
Zonja Bovari
Zonja BovariZonja Bovari
Zonja Bovari
 
Zonja BOVARI
Zonja BOVARIZonja BOVARI
Zonja BOVARI
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
 
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
 
Musa Lamallari ``Fundi I Botes``
Musa Lamallari ``Fundi I Botes``Musa Lamallari ``Fundi I Botes``
Musa Lamallari ``Fundi I Botes``
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqe
 
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xx
 
Lendet e-pergjitheshme
Lendet e-pergjitheshmeLendet e-pergjitheshme
Lendet e-pergjitheshme
 
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo ZybaNje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
 
Nora dhe Ema
Nora dhe EmaNora dhe Ema
Nora dhe Ema
 
Epi i gilgameshit
Epi i gilgameshitEpi i gilgameshit
Epi i gilgameshit
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
 
Celsi-i-Gjuhes-Shqipe-12.docx
Celsi-i-Gjuhes-Shqipe-12.docxCelsi-i-Gjuhes-Shqipe-12.docx
Celsi-i-Gjuhes-Shqipe-12.docx
 

Rrethi i letërsisë

  • 1. R R E T H I I L E T Ë R S I S Ë Shkolla Jopublike “PERLA”
  • 2. LETËRSIA: Nuk janë vetëm fjalët, ndjenja… Është leximi, interpretimi, arratisja… Është të kuptuarit, të menduarit, të folurit… Është gjuha, figura… Pamja dhe iluzioni i saj… Letërsia të mëson të mendosh në mënyrë të pavarur, të jesh i pavarur, të kultivon, të bën NJERI… LETËRSIA është LIRI…
  • 3. FJALA: Fjalët janë të mira. Fjalët janë të këqija. Fjalët ofendojnë. Fjalët kërkojnë falje. Fjalët djegin. Fjalët puthin. Fjalët janë dhënë, shkëmbyer, ofruar, shitur, sajuar. Fjalët mungojnë... Disa fjalë ...hëmmm thithin, nuk heqin dorë: përgjojnë nëpër libra, në gazeta, në letra dhe kartona. Fjalët këshillojnë, sugjerojnë, mësojnë, rregullojnë, urdhërojnë, veçojnë, eliminojnë. Janë të ëmbla ose të ashpra. Bota rrotullohet rreth fjalëve e lubrifikuar me vajin e durimit. Truri është i mbushur plot fjalë që jetojnë në paqe të shenjtë me të ndryshmet e tyre dhe armiqtë. Për këtë arsye njerëzit bëjnë të kundërtën e atyre që mendojne, besojnë se i mendojnë ato që bëjnë... Jose Saramago
  • 4. RRETHI I LETËRSISË Të dashur miq, “Rrethi i Letërsisë”, është një ndër projektet më të mëdha që shkolla jonë ka ndërmarrë. E morëm këtë iniciativë, për të gjithë nxënësit, të cilët kanë nevojë të konsultohen, të pyesin, por edhe të zgjidhin detyra të ndryshme në lëndën e bukur, por edhe kaq të vështirë të Letërsisë. Në këtë faqe do të gjeni informacione, komente e analiza, të cilat do të sjellin lëndën e letërsisë dhe librin sa më pranë jush. Natyrisht faqja ndërtohet dhe është edhe në ndihmë të mësuesve, të cilët punojnë sipas programeve dhe metodologjisë, me synim jo vetëm formimin e përgjithshëm letrar të nxënësve, por edhe përgatitjen për provimet e Maturës Shtetërore. Kjo është gjithashtu një mënyrë interaktive e të komunikuarit me mësuesin nëpërmjet rrjeteve elektronike, të cilat ju ofrojnë një edukim shumë të shpejtë dhe efikas. Shpresojmë që kjo faqe t’ju shërbejë, jo vetëm për çështje detyrash, por edhe për të lënë komente, dhe për të biseduar me miqtë tuaj… Jeni të mirëpritur të lini vërejtjet apo mendimet tuaja për përmirësimin e “Rrethit të Letërsisë”
  • 5. Shkrimtari: Zbulon duke krijuar. Krijon duke zbuluar. Zh.P.Sartre Libri është një mënyrë për të mbajtur gjallë urrejtjen dhe dëshirën. Zh.P.Sartre Një vepër letrare mund të përkufizohet si një prezantim imagjinar i botës. Zh.P.Sartre Çfarë është një libër nëse nuk e lexojmë? Borges Një libër është dialogu që nis me lexuesin e vet, intonacioni që i imponon zërit të tij, si dhe imazhet e ndryshueshme dhe përzgjedhëse që lë në kujtesën e tij. Borges Pse shkruaj nëse nuk shkruaj më mirë? F. Pessoa
  • 6. ...Arti na çliron në mënyrë iluzore nga shurdhësia e të qenit. ...Në art nuk ka zhgënjim nëse zhgënjimi është pranuar që në fillim. Në art nuk ka zgjim pasi tek ai nuk kemi fjetur. F. Pessoa Shpirti im është një klithmë dhe gjithë vepra ime është interpretimi i kësaj klithme. Unë u thërras kujtimeve, mbledh jetën time të përhapur nëpër erë. Unë u thërras kujtimeve, mbledh jetën time të përhapur nëpër erë. N. Kazanzaqis Shkrimtari...Çdo gjë që shkruan e bën për të thënë diçka dhe për dikë. Shkruhet vetëm për një lexues. U. Eco "Poetët mos i lini të lozin me shkrepse Zh.Prevert
  • 7. F I G U R A T L E T R A R E Figurat letrare janë të shumta dhe plot variacione, ato shpeshherë i kapërcejnë kufijtë e fqinjësisë midis tyre. Poetët asnjëherë nuk ua kanë vënë veshin figurave letrare, pasi ato lindin gjatë procesit të krijimit. Përdorimi i figurave lidhet me stilin e vetë autorit. I. Kadareja në poezi, por edhe në prozë, përdor krahasimin dhe paralelizmin figurativ. D. Agolli ndriçon detaje të jetës, pa kaluar në vegime mistike, si në rastin e poezisë së F. Rreshpes. Ndërsa M.Zeqo e ndërton poezinë tërësisht mbi metafora, duke krijuar mbresa të befasishme. Metafora është figurë mbizotëruese edhe në poezinë e M. Camajt, A. Paplekës, V. Zhitit, M. Buçpapajt, M.Ahmetit, etj. Figurat letrare janë variacione metaforike për të shprehur marrëdhënie ngjasimi. Loja e ngjashmërive është një nga lojërat më të këndshme të poetëve.
  • 8. F I G U R A T L E T R A R E Figurat e kuptimit Klasifikimi i figurave është një proces i vështirë, sepse shumë prej tyre janë të afërta në thelb, prandaj nuk mund të vendosen kufij të prerë. Kështu, një figurë sintaksore nuk dallon shumë nga figura e kuptimit, sepse edhe ajo ka kuptim. Kur flitet për figura të kuptimit, në to përfshihen figurat që kanë ndërtim gjuhësor pothuajse të zakonshëm, por japin një kuptim të ndryshëm nga ai i zakonshmi.
  • 9. Krahasimi Krahasimi quhet edhe figurë elementare, forma e parë njohëse, sepse një send ose dukuri na e jep duke e krahasuar me një send ose dukuri tjetër (kemi krahasim mbi bazën e cilësive, veprimeve, gjendjeve etj). Syni i saj si kokrra e qershisë ose: shqiponjë me krah të thyem! Vall shpirt i molisun Qëndro! Qëndro krenare! mu si një zot i stolisun Migjeni, Shpirt’i ri Nga ndërtimi sintaksor, krahasimi ka dy pjesë: të krahasuarit dhe krahasuesin, që lidhen ndërmjet tyre me anën e lidhëzave si, porsi, ashtu si etj. Krahasimi është i thjeshtë kur përbëhet vetëm nga një fjalë. Krahasimi është i zgjatur kur përbëhet nga shumë fjalë. P.sh.: Kur dëgjon zëthin e s’ëmës, qysh (ashtu si) e lë qengji kopenë blegërin dy a tri herë, edhe ikën e merr dhenë, . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . ashtu edhe zemra ime, më le këtu, tek jam, mua, vjen me vrap e me dëshirë atje, në viset e tua. N. Frashëri, Bagëti e bujqësia Krahasimi i zgjatur quhet edhe similitudë.
  • 10. PERSONIFIKIMI Personifikimi. Njeriu primitiv vinte re tipare ngjashmërie ndërmjet vetes dhe dukurive të natyrës. Ai u vishte kafshëve dhe sendeve tiparet e njeriut, gjërat pa shpirt i përshkruante sikur ndienin dhe kryenin veprime njerëzore, gjërat pa ndërgjegje i bënte me ndërgjegje. - Ç’ke, o flamur, që s’valon? – Jam sëmurë e po rënkoj, jam goditur brinjë më brinjë, që kur sollën Italinë…” (popullore) “Tokë e dashur, ti diçka ke kërkuar nga unë. “Ndryshomë, o bir” – më ke thirrur nga grykat E maleve”, D. Agolli, Toka ime, kënga ime Në këta shembuj flamuri dhe toka janë personifikuar. Pra, personifikimi ndërtohet në bazë të fjalëve që thonë kafshët ose sendet e shpirtëzuara.
  • 11. ANTITEZA A n t i t e z a është figurë e përbërë nga dy njësi kuptimore, lidhja e të cilave kryhet me kundërvënie. Kundërvënia mund të bëhet në nivelin e fjalëve, në nivelin sintaksor dhe atë kuptimor. Antiteza ndërtohet shpesh prej antonimeve. Se të deshte dhe s’të deshnin, se të qante kur të qeshnin, nëno moj, të ra dëshmor. Noli Edhe brenda një vargu mund të kemi dy gjendje të kundërta: Pranë sofrës i pangrënë, Noli, Anës lumenjve Shpesh personazhet e një vepre ndërtohen në antitezë me njëri tjetrin, si; Skënderbeu me sulltanin në poemën “Historia e Skënderbeut” të N. Frashërit, Otelloja me Jagon në tragjedinë “Otello” të Shekspirit etj.
  • 12. HIPERBOLA Hiperbola, sikurse antiteza, edhe kjo mban në vetvete një krahasim të mundshëm, por në një raport jo të zakonshëm, sepse një send, dukuri ose veprim e jep shumë më të zmadhuar se sa është në të vërtetë. Por kush ecë para ushtrive tuj lëshue flakë prej shpatet, si rrfeja kur shkrepet mbi Bjeshkë t’Nêmna, vesh arit t’kullue, porsi dielli kur vete n’perêndim? N. Mjedja, Mahmud Pasha në Mal të Zi Ndodh të hiperbolizohet efekti emocional nga një shkak i caktuar, p.sh. nga bukuria, si në shembullin e mëposhtëm: Hanko, mos kalo mbi varre, se të vdekurit i ngjalle, të gjallët i vdiqe fare… Popullore
  • 13. SIMBOLI Shpesh, në vend të emërtimit të një sendi, përdoret emri i një sendi tjetër që ka lidhje ngjashmërie me të.Në këtë rast përdoret simboli. Manushaqe, bukuroshe, pse s’ngre kryet përpjetë? …………………………, Shpendëra, hithëra, ferra, përsipër të kanë rënë dhe dritën ta kanë zënë….etj. N. Frashëri, Manushaqja Me fjalën “ m a n u s h a q e ” nënkuptojmë Shqipërinë; me fjalët “shpendëra, hithëra, ferra” nënkuptojmë pushtuesin dhe tradhtarët e kohës së Naimit, që e mbanin në robëri Shqipërinë. Ndërmjet këtyre fjalëve poeti kërkon të vendosë një lidhje ngjashmërie. Simboli përdoret gjerësisht jo vetëm në letërsi, por edhe në jetën shoqërore. Kafshë të tilla, si: dhelpra, ujku, luani, janë kthyer përkatësisht në simbole të dinakërisë, egërsisë, forcës. Shumë personazhe të letërsisë artistike, të përsosura në tipin e tyre, janë bërë simbole të virtyteve ose veseve të ndryshme njerëzore. P.sh., Prometeu është bërë simbol i dashurisë dhe i sakrificës njerëzore: Gjergj Elez Alia – simbol i luftëtarit që mbron nderin dhe lirinë; Jago – simbol i së keqes etj. Simboli ka dalë nga paralelizmi figurativ. Ai ka të shprehur vetëm elementin e natyrës dhe lë të nënkuptohet elementi njerëzor. Pra, simoli është një paralelizëm figurativ i nënkuptuar.
  • 14. Në figurën majtas është Prometeu I lidhur, me shqiponjën e cila çdo mëngjes i ha mëlçinë. Gjeni simbolin. Si ka hyrë në letërsi Prometeu, çfarë simbolizon ai? Gjeni simbolikën të tjera të figurës së tij.
  • 15. A L E G O R I A I R O N I A Alegoria (gr. allos-tjetër, agoreuo – flas) është figurë e afërt me metaforën dhe konsiderohet si trajtë e zgjeruar e saj. Te alegoria nuk kemi ndryshim të kuptimit të fjalës. Gjatë leximit e ndiejmë që kuptimi i pjesës ose i tërë veprës zhvillohet në një vijë tjetër kuptimore, që përbën kuptimin kryesor të veprës. Me këtë lloj figure mund të ndërtohet një vepër e tërë letrare (Vaji i bylbylit, N. Mjeda), një lloj i tërë letrar Alegoria Soneti V i poemës Scodra të N. Mjedës: E nji mjegull ndër male, e j’êr’qelbsinet ku kuptimi kryesor është gjendja e Ilirisë së robëruar e dhënë me metafora të shumta, me epitete metaforike, kurse lidhja e fjalëve me lidhëzën (e) si dhe gjithë pamja e përshkruar afron me një peizazh biblik. Ironia është figurë e afërt me metoniminë, mirëpo këtu fjala duhet të kuptohet si e kundërta e kuptimit të saj të parë. Në kuptimin që shpreh, ironia është një tallje e hollë përmes fjalëve që kanë karakter lavdërues: Na sot jem për t’u lavdue, dijmë me folë me bisedue, nga mendja jemi holluemun. F. Shiroka; Si po prishet gjuha shqype Figura e ironisë shquhet për intonacion të posaçëm, i cili plotëson kuptimin e figurës. Si figurë e zgjeruar ajo mund të japë krijime të plota, në të cilat mbizotëron toni ironik. Ka raste kur ironia merr formë të ashpër, të pamëshirshme, që arrin deri nësarkazëm. Ironia përdoret më tepër në letërsinë humoristike,kurse sarkazma në letërsinë satirike. Shkrimtarë të shquar, si Çajupi, Noli, Migjeni, N. Bulka, D. Agolli, etj., i kanë përdorur me mjeshtëri ironinë dhe sarkazmën.
  • 16. PARALELIZMI FIGURATIV Shpeshherë, dukuritë natyrore që përshkruan poeti i vendos pranë ngjarjeve të jetës, mendimeve dhe gjendjeve shpirtërore të njerëzve, me të cilat ato kanë lidhje ngjashmërie. Në këtë rast kemi përdorimin e figurës letrare që quhet paralelizëm figurativ. Në poemën “Kënga e sprasme e Balës” të Gavril Darës, Mara, personazhi i veprës, i drejtohet një zogu me këto fjalë: Zogë, zogë kryezezë, Shokun tënd ti po kërkon, ti e vetme, unë e vetme. shokun tim kërkoj dhe unë. Mes shkretimit ti vajton, Jemi bashkë në mjerim, unë këtu qaj ditë e natë… qofshim bashkë në liri… Këtu janë vënë pranë njëra-tjetrës vuajtja shpirtërore e Marës, vetmia e saj dhe kënga e trishtuar e një zogu, për të theksuar me këtë element të natyrës pikëllimin e vajzës.
  • 17. PARLELIZMI FIGURATIV Shikoni me kujdes dy pamjet e mësipërme. Gjeni figurën dhe interpretojeni. A realizohet paralelizmi figurativ, apo ka kontrast?
  • 18. FIGURATE INTONACIONITPOETIK Gjatë përshkimit të një ngjarjeje, apo shprehjes së ndjenjave kemi ndërhyrjen emocionuese të autorit për të theksuar çka ai dëshiron. Nga këto ndërhyrje emocionuese që shoqërohen me intonacion, krijohen figurat e intonacionit poetik
  • 19. P Y E T J A R E T O R I K E Pyetja retorike realizohet në formën e pyetjes që s’kërkon përgjigje, p.sh.: Përse të venë në det, mendimet, o zemra ime? De Rada Këngët e Milosaos Një pjesë e mirë e vargjeve të poezisë N. Frashërit e të L.Poradecit janë të kësaj natyre: …Të përmbysim vetëdijen kur na fton ne burim i jetës?! …Të mendojmë kaqe errët mun në mes të së vërtetës?! …T’a mjerojmë kuvëndimin me kaq helm e kaqe prishmë Kur fillon t’j-a thotë shqipja me një hir të perëndishmë?! Qoftë edhe nga pikësimi i dyfishtë këto vargje nuk mund t’i lexojmë dhe aq më pak t’i kuptojmë si pyetje të zakonshme në të cilat kërkohet përgjigjja. Janë pyetje që në vetë shtrimin e tyre e kanë përgjigjen e mundshme. Zakonisht pyetja retorike shtrohet në pikën kur duhet të shfaqet kulminacioni, duke krijuar një tension dramatik të pritjes.
  • 20. PASTHIRRMA Shpeshherë poeti veçon një gjë për ta theksuar më tepër, duke shprehur në këtë rast një ndërhyrje emocionuese në formën e thirrorit: Shqipëri, lejomë të kthej kryet mbi ty, O nënë e rreptë burrash t’ashpër Bajron, Çajld Harold Me ngadalë, o shpend, përmbi plagë m’u ul, merr nga gjaku im, vëre mbi flamur… I. Kadare, Shqipëria dhe tri Romat Pasthirrmat shprehin vrulle të papritura shpirtërore në formën e entuziazmit, ngazëllimit, dëshpërimit, revoltës: O, si nuk kam nji grusht të fortë malit që hesht, mu në zemër me ia ngjeshë… Migjeni, Recital i malësorit
  • 21. APOSTROFI Apostrofi është ndërhyrja emocionuese me anën e së cilës thërresim pranë gjërat e largëta ose të afërta, të gjalla a të vdekura, që t’i bëjmë të pranishme, konkrete dhe që të ndikojnë kështu në ndjenjat e emocionet e të tjerëve. O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë etj. N. Frashëri, Bagëti e bujqësia Hyrja e poemës “Bagëti e bujqësia” është një gërshetim mjeshtëror i pyetjeve retorike, apostrofave dhe pasthirrmave të shumta që e gjallërojnë mendimin poetik.
  • 22. F I G U R A T E F J A L O R I T Gjuha ka karakter shoqëror dhe historik. Karakterin shoqëror e përcakton përdorimi i gjuhës brenda grupimeve të ndryshme shoqërore. Kështu mund të flitet për gjuhën e dialektit ose edhe më ngushtë, për gjuhën e profesionit të caktuar. Karakteri historik nënkupton një varg transformimesh të gjuhës si rezultat i zhvillimit të brendshëm dhe i faktorëve të jashtëm. Stilistikisht të dy aspektet janë prodhimtarë në letërsi.
  • 23. D I A L E K T A L I Z M A T Dialektizmat janë fjalë që letërsia i merr nga dialektet. Për nga natyra e tyre këto fjalë nuk janë në kundërshtim me natyrën e gjuhës shqipe, mirëpo duke qenë vetëm të një dialekti, kanë përdorim më të ngushtë. Përdorimi i tyre në veprat letrare ka këto funksione stilistike: krijim i koloritit të mjedisit, karakterizim i gjuhës së personazheve, etj. Varianti i dialektizmave mund të konsiderohet përdorimi i historizmave që gjithashtu japin atmosferën, koloritin e mjedisit, gjuhën e personazhit brenda një kohe të caktuar. Gjithashtu ekzistojnë përdorime të veçanta brenda dialektit:lokalizmat, zhargoni, profesionalizmat. Janë të përshtatshme për të krijuar ligjërimin e shkujdesur, rrëfimin popullor, ndërsa përdorimi i tyre me denduri krijon efekte satirizuese. Me efekt është edhe përdorimi i gjuhës si imitim i të folurit të personazhit të huaj në gjuhën shqipe. Dialektalizmat nuk janë vetëm karakteristikë e prozës. Shpesh ato i përdor me sukses edhe poezia për kuptimet e figurshme ose për ngjyrime emocionuese.
  • 24. HUAZIMET Huazimet: janë fjalë të huaja që përmes kontakteve të ndryshme të popujve me njeri-tjetrin kanë depërtuar në sistemin e leksikut. Ndryshe quhen edhe barbarizma (gr. barbaros – quheshin popujt që nuk flitnin greqisht). Në gjuhën shqipe dallojmë barbarizmat latine, greke, turke dhe sllave, shumica e të cilave kanë fjalët korresponduese të tyre në shqip. Kur përdoren në letërsi ato marrin funksion shprehës. Mund të përdoren për qëllim ironizues, për portretizimin kulturor të personazhit, për krijimin e atmosferës, etj. Një lloj barbarizmi përbën e folura e të huajit shqip, duke i shtuar asaj prapashtesat dhe deformimet e ndryshme. Barbarizmat i përdor edhe proza edhe poezia. Të përmendim këtu poezinë e F. Nolit që ka përdorime të tilla të shumta.
  • 25. NEOLOGJIZMAT Fjalëformimi dhe fjalët e reja: Gjuha shqipe e ka mekanizmin e rregullave sipas të cilave e pasuron fondin e vet leksikor. Nevojat e gjuhës si sistem dhe nevojat e letërsisë si ligjërim përputhen dhe ndihmohen reciprokisht. Fjalët e reja të krijuara brenda sistemit të shqipes (që ndryshe quhen neologjizma) funksionojnë stilistikisht duke u futur në tekstin letrar, gjithashtu fjalët e krijuara për herë të parë në letërsi me përdorim të dendur mund të kalojnë në fondin e leksikut të gjuhës. Mënyrat e ndërtimit të fjalëve të reja janë të shumta: me anë të prapashtesave: shpifarak; me anë të prapashtesave për zvogëlim: zogëz, lepurush; me parashtesa: i stërlashtë, i stërgjatë; me bashkimin e dy fjalëve në njësi kuptimore: atdhedashuri, duke i afruar fjalët e një teme: lufton luftën; duke i lidhur me kuptim: mes- hollë-këputura etj. Në letërsi janë gjithashtu të njohura neologjizmat sipas modeleve të arkaizmave, që janë fjalë të vjetëruara, që nuk përdoren më. Të dyja këto forma në letërsi kanë funksione stilistikore të caktuara në pasurimin kuptimor emocionues, të tekstit letrar.
  • 26. F I G U R A T E F J A L Ë S ( TROPE T ) Figurat e fjalës në retorikë janë quajtur sipas fjalës gr. tropos lëvizje, mënyrë, kthim, kuptim i zhdrejtë. Fjala në sistemin e gjuhës lidhet me një send të realitetit, ka një koncept, ndërsa gjatë përdorimit ajo shmanget nga kuptimi i vet i parë i zakonshëm dhe lidhet me një kuptim tjetër, që është kuptimi i dytë i fjalës. Në frazën “Më kënaqet zemra kur shoh këtë det gruri”, është e qartë që disa prej fjalëve janë përdorur me kuptim jo të zakonshëm, mirëpo fraza nuk e ka humbur kuptimin që ka synuar ta realizojë me këtë lidhje fjalësh. Përkundrazi kuptimi i saj del më i pasur se sa sikur fjalët të përdoreshin në kuptimin e tyre të parë. Po t’i veçojmë fjalën zemra dhe togun det gruri, është e qartë që fjala zemra është përdorur për të shprehur një gjendje emocionale ndërsa fjala det ka ruajtur vetëm disa elemente të kuptimit fillestar: madhështinë, lëvizjen, hapësirën etj, të cilat korrespondojnë me gjendjen e parë. Gjithashtu figurat e fjalës përmbajnë në vete vlera njohëse. Figurat e fjalës, sikur edhe figurat e tjera, nuk i gjejmë vetëm në gjuhën e letërsisë. Përdorimi i tyre në gjuhën e folur është i shpeshtë. Një pjesë e tyre për shkak të përdorimit të dendur e kanë humbur kuptimin e tyre të figurshëm dhe përdoren në mungesë të fjalës.
  • 27. METAFORA Metafora qysh në antikitet është quajtur MBRETËRESHË E FIGURAVE. Retorika e mëvonshme e ka pranuar si figurë qendrore prej së cilës dalin figurat e tjera. Figura e metaforës është proces gjuhësor i thjeshtë, por që ngrihet në një nivel të lartë e të ndërlikuar poetik. Brenda një shoqërimi fjalësh një fjalë e humb kuptimin e zakonshëm dhe me përdorimin e ri ajo fiton një informacion më të madh kuptimor: Ai ishte lulja e ushtrisë shqiptare. Në këtë fjali fjala lule mund të zëvendësohet me një varg fjalësh dhe kuptimi nuk ndryshon. Fjala lule, është figurë, një fjalë e papritur për kontekstin. Nëse do ta shpjegonim figurën fjalia mund të ishte: Ai ishte ushtari më i bukur (Sepse lulja është bima më e bukur) ose “Ai ishte (më i bukuri) më i dashuri i ushtrisë shqiptare”. Mirëpo fjalët e përdorura këtu nuk e shprehin cilësinë themelore të ushtarit, ai mbi të gjitha është trim, pra fjalia po të hiqej figura e metaforës mund të shkruhej. Ai ishte trimi më i bukur, më i dashur i ushtrisë shqiptare. Natyrisht këto nuk janë të gjitha kuptimet që mund të dalin nga shembulli, mirëpo ato mjaftojnë për të dëshmuar informacionet e shumta që bart figura e metaforës. Kthimi i figurës në kuptimin real të fjalës për letërsinë është i papranueshëm.
  • 28. METAFORA Metafora shpesh quhet krahasim që bëhet në mendjen tonë, mirëpo ajo nuk shprehet në formën e plotë të krahasimit, i cili përafron dy gjëra sipas ngjashmërisë duke theksuar cilësinë e krahasueshme (Dhëmbët e bardhë si gurëzat e lumit). Metafora nuk lejon të shfaqet kuptimi i plotë po vetëm i mundshmi. Veçohen disa fusha në të cilat realizohet metafora përmes veprimeve të caktuara: kur gjërat e natyrës dalin si të gjalla: lumi ecën, fusha frymon, (këtu metafora del si folje); kur gjendja shpirtërore a veprimi intelektual përdoret për t’u dhënë kuptim gjërave të natyrës e objekteve: pyll i shqetësuar, muzikë e pikëlluar, (këtu metafora shprehet me mbiemër dhe quhet metaforë epitet, kur mendohet se është figurë më vete quhet edhe epitet metaforik. Ndërtimi i metaforës sipas ngjashmërisë zakonisht mbështetet në përdorimin me kuptim të dytë të emrit: Molla t’kputuna nji deget, Dy qershija lidhë n’nji rrfanë, N. Mjeda, Andrra e jetës Metafora është shumë e përdorshme edhe në sistemin e gjuhës. Përdoret në vend të fjalës që mungon si: doreza e derës, shtrati i lumit etj. Në këto raste, ajo e ka humbur kuptimin e figurës. Ndërsa në letërsi gjejmë përdorime të reja, të papritura të metaforës ose metaforë të ringjallur: shtrati (mjegullor, i purpurtë, i zjarrtë) i lumit, ku freskimi bëhet me anë të epitetit ose sinonimit.
  • 29. METAFORA Shikoni me kujdes dy pamjet e mësipërme. Gjeni figurën dhe interpretojeni. Si ndërtohet metafora? Metaforat janë të rrezikshme. Dashuria fillon me një metaforë. Çka do të thotë se dashuria fillon në çastin kur një femër fut të parën fjalë në kujtesën tonë poetike. Milan Kundera
  • 30. METAFORA Interpretoni metaforën në dy pamjet e mësipërme
  • 32. METONIMIA Metonimia për nga rëndësia qëndron krahas metaforës. Realizimi i saj kryhet me kalimin e fjalës nga kuptimi i parë në kuptimin tjetër, dhe ndërmjet tyre qëndron lidhja e varësisë jo e ngjashmërisë si te metafora. Metafora konsiderohet figurë e poezisë, ndërsa metonimia figurë e prozës. Metonimitë më të njohura janë kur: • fjala me kuptim abstrakt përdoret për fjalën që ka kuptim konkret dhe anasjelltas: “Uh, m’u thaftë gjuha po kaj më erdhi ajo tash?” “Mbas pesë vjetësh, kur këmbët i shkelën përsëri në katund…” “Motra nuk shkon në derë të huaj pa e pa gëzimin e vëllaut.” N. Rrahmani: Rruga e shtëpisë sime • kur përdoret emri i autorit në vend të veprës: “Kam një javë që po e lexoj Barletin” Në shembullin: Mjerimi punon, punon ditë e natë (Poema e mjerimit, Migjeni) poeti përdor gjendjen e mjeruar të asaj kohe për vetë njeriun e mjeruar. Ndërmjet tyre ekziston lidhja e varësisë.
  • 33. METONIMIA Është një figurë e zhvendosjes kuptimore e bazuar në një raport vazhdimësie logjike apo materiale mes termit të parë dhe termit të figurshëm. Thënë ndryshe, metonimia është zëvendësimi i një termi që ka me të parin një lidhje vazhdimësie. P.sh. nëse themi “e fiton bukën me djersën e ballit” në të vërtetë kuptojmë “me punën që shkakton djersë” (marrje e rezultatit për shkakun). Më ekzaktësisht metonimia shpreh këto tipe vazhdimësie: 1. Shkaku në vend të pasojës: “më mbajnë gjallë krahët e mia”; “vera i përvëloi të vonat” etj. 2. Pasoja në vend të shkakut: “ndërtojmë me djersën e ballit” etj. 3. Autori në vend të veprës: “merre Naimin, ta solla”; “po lexoja Kadarenë” etj. 4. Mjeti në vend të punës që bën: “me pushkë e me penë luftuan rilindasit” 5. Abstraktja në vend të konkretes: “të dënohet tradhëtia” etj. 6. Konkretja në vend të abstraktes: “i ka hyrë lepuri në bark”; “T’u thaftë gjuha more beu ynë” etj. 7. Shenja për sendin e shënuar: “fjalimi i kurorës”; “urdhër i fronit mbretëror” etj. 8. Koha në vend të njerëzve që jetuan në të: “Shekulli i XX, shekull i ri dhe i drejtë…” (Kadare) 9. Pronar në vend të pronësisë: “Skënderbeu e theu sulltanin” (Ushtria e Skënderbeut theu ushtrinë e sulltanit)
  • 34. Interpretoni metoniminë në figurën e mësipërme. Si ndërtohet? E gjithë figura është metaforë. Veç e veç pamjet janë metonimi…
  • 35. EPITETI Epiteti i zakonshëm shprehet me një mbiemër dhe ka denduri të madhe përdorimi. Dikur ai është përdorur shumë dhe ka qenë përcaktues i stilit. Janë të njohura përdorimet e epitetit në poemën Iliada dhe në Historinë e Skënderbeut: Ishte Uran-bukuroshi dhe Tanushi kordhë-larë Hamzaj, Muzakë-djaloshi ——————————————— Maneshi, shpatulla-gjërë, Golemi mjekërë-ziu, N. Frashëri: Histori e Skënderbeut Këto i njohim si epitetet tradicionake. Sot letërsia preferon epitetin e ri që siç thamë më lart quhet edhe epitet metaforik, kur ngrihet mbi një cilësim të zakonshëm. Ish një kohë bojë hiri. Epiteti mund të shprehet edhe me pjesore të foljeve, me ndajfolje e shprehje të tjera, si: Arratisur, syrgjynosur, rraskapitur e katosur as i gjallë, as i varrosur… Noli, Anës lumenjve Në disa lloje të epiteteve synohet të jepet kuptimi i kundërt me fjalën që cilëson si: bukuri e shëmtuar, etj. Disa e rendisin tek figurat e kuptimit pasi del kuptim i ri nga kundërvënia e dy kuptimeve.
  • 36. FIGURAT E SINTAKSËS POETIKE Që të shprehet një kuptim, në të folurit e përditshëm dhe në disa lloje ligjërimi fjalët përdoren sipas rregullave të caktuara. Në bazë të kërkesave të komunikimit ndërtimi sintaksor ka gjymtyrët kryesore dhe të dyta. Në letërsi një rregull i tillë shpesh shmanget për shkak të kërkesave shprehëse. Në shembullin: Ikën. Trak-truk. Fushë e bardhë. Hënë (I. Kadare, Kali i Trojës) vëmë re se midis fjalëve të përdorura mungojnë shumë fjalë të tjera, të cilat janë të zakonshme për ndërtimin sintaksor normal. Por këtu kemi të bëjmë me një varg poezie. Kjo mungesë e fjalëve ka bërë që pamja të jetë rrëqethëse, e plotë, dinamike, plot ritëm dhe kuptim, ndërkohë që në përfytyrimin tonë veprojnë shumë elemente jashtëletrare: vrapimi, jehona, zhurma, peizazhi, nata, përvoja historike që lidhet me kalin e drunjtë të grekëve para mureve të Trojës, me përshtypjet e fituara gjatë leximit të veprave të tjera letrare që trajtojnë këtë motiv, etj. Shembulli na tregon një mundësi të veçantë të organizimit sintaksor të veprës poetike për të arritur efekte të veçanta stilistike e kuptimore në letërsi. Një ndërtim i tillë sintaksor qëndron në bazë të figurave stilistike.
  • 37. INVERSIONI ENUMERACIONI Inversioni ose e anasjella (gre q. hyperbaton, lat. inversio – përmbysje) shquhet për rendin e kundërt me atë normal sintaksor të gjymtyrëve në fjali. Në vend që të ketë rendin normal: kryefjalë, kallëzues, kundrinor e rrethanor, ndërtimi sintaksor del i varur nga kërkesat kuptimore, shprehëse, dhe nga ato të intonacionit të veprës poetike. I dha erë trëndafilit, i dha dritë bukurisë, i dha këngët bilbilit, i dha shije gjithësisë. N. Frashëri, Fyelli Kjo figurë shërben për të bërë përshkrime sa më të gjalla e më konkrete, plot fakte e hollësi të larmishme nga realiteti, që numërohen njëri pas tjetrit. Ne ecim përdore të dy, unë e ti, dhe jemi kudo në shtëpi, kur jemi nën qiellin e natës, nën strehën ku ndizet oxhaku, në rrugën e qetë e të gjatë, në turmën plot me vështrime ku ka dijetarë dhe loço, ku ka të moshuar e foshnja… Pol Elyar Ne të dy
  • 38. SHKALLËZIMI Është një figurë që ka dalë nga enumeracioni, i cila përdoret shpesh si në poezi, ashtu edhe në prozë Në të hasim një organizim shkallë- shkallë, të cilat shprehin një veprim, mendim ose peizazh. Fjalët janë të afërta, shpesh sinonime ose, duke u lidhur në këtë mënyrë, afrohen kuptimet e tyre. Kuptimi i fjalëve në shkallëzim mund të ketë rrjedhë ngjitëse ose zbritëse: Valimi i anijes së lehtë qetohet, ndalohet, mbaron: gjeniu i anijes përpjetë hepohet…anohet…valon L. Poradeci, Gjeniu i anijes
  • 39. FIGURAT TINGULLORE Parimi organizues i grupit të këtyre figurave është përsëritja e tingujve brenda njësisë poetike (vargut), njësisë kompozicionale (strofës) ose gjithë veprës poetike (poezisë). Mund t’i quajmë edhe figura të përsëritjes. Përsëritja tingullore nuk është qëllim në vetvete. Në aspektin gjuhësor fjala përsëritet duke e marrë atë ashtu siç është në pozicionin e parë, dhe duke e vendosur në një pozicion të ri. Përsëritja mund të jetë me ndryshim të pjesshëm, me ngjashmëri dhe me kundërvënie. Nga ana kuptimore përsëritjet nuk shprehin të njëjtën gjë, për shkak të lidhjeve të reja në të cilat vendosen, ose të kontekstit që u jep një kuptim të ri. Ndër figurat tingullore më të njohura janë:
  • 40. ASONANCA ALITERACIONI Aliteracioni sipas fjalës lat, alliteratio – drejt + shkronja) është përsëritja e bashkëtingëlloreve. Në shumë raste, me bashkëtingëlloret përsëritet e tërë rrokja. Në disa raste bashkëvepron aliteracioni me asonancën si përfundim i vargut: dif dragoi i dragobisë, trim tribun i Vegjëlisë F. Noli, Shpell’e Dragobisë Organizimi i lirshëm i bashkëtingëlloreve krijon efekt të ndjeshëm në vargjet e shumë poetëve, sidomos kur ai mbart edhe ngarkesë shprehëse të llojit imitues. Vështroni si shket sipër valash, e tundet anija me nge… …me krismë e me prush prejt stërkalash mi të shkrepëtiu një rrufe. L. Poradeci, Gjeniu i anijes Asonanca, që e ka marrë emrin nga lat. assonare – bashkëtingëllim, tingëllim i harmonishëm. Është përsëritja e një zanoreje ose e zanoreve të njëjta në varg ose në frazë. Fëmija pa nanë, si nata pa hanë. Popullore Asonanca është element i ndërtimit të ritmit, intonacionit të vargut, si rrjedhim, edhe i kuptimit të vargut. Në disa raste rimarrja e zanores mund të ketë edhe funksion simbolik: Vajto, moj botë, vajto me ne. L. Poradeci, Kur qajnë motrat vëllanë ku funksioni i tingullit o lidhet me kuptimin e vajit, të dhembjes e pikëllimit për vëllanë e vdekur.
  • 41. ONOMATOPEJA Onomatopeja: (Nga greq. onoma – emër, poeme – bëj – krijoj) Është figurë e përsëritjes që ka bazë imitimin e zhurmave të zërave të natyrës dhe të qenieve të gjalla. Ky fenomen është mjaft i përhapur në gjuhë ndërsa, kur përdoret në letërsi, merr karakter shprehës duke sjellë atmosferën me të cilën lidhet kuptimi i pjesës: Nën kërkëllimë zinxhirësh frymëmarrje luanësh ulurimë, kuje e lemeri Gjeneral Moisi I. Kadare: Vdekja e Moisi Golemit Këtu radha e fjalëve onomatopeike është e dendur dhe shpreh: lidhje në kundërshti kërkëllime zinxhirësh/frymëmarrje luanësh; shkallëzim të atmosferës së tmerrit: ulurimë, kuje e lemeri. Gjithashtu të përdorura në shumës ato krijojnë një atmosferë tmerri e ngjethëse nga veprimi i atij organizimi të tmerrshëm torturues. Fjalët e krijuara sipas zhurmave të tingujve të ndryshëm të natyrës quhen fjalë onomatopeike.
  • 42. ANAFORA EPIFORA Anafora: (Greq. anaphora = nxjerr lart, përsëritje) Është përsëritje e fjalës së parë ose e ndonjë shprehjeje në fillim të vargjeve. Si figurë stilistikore forcon shprehësinë dhe veçon kuptimin e pjesës që përsëritet apo të pjesës që del e re pas përsëritjeve. Është gjithashtu element i ritmit. Shembull: Për atë mot që do të mbruhej brumi në magje, Për atë mot që do të vaditej ara mbi lumë, Për atë mot që do të mbinin lulet nën strehë e pragje D. Agolli: Ai mot Epifora: (Emrin e ka marrë nga fjala greke piphora – shtesë) Është përsëritje në fund të vargjeve. Duke qenë fund vargu mban ngarkesë të madhe emocionesh kuptimore, sepse atje vendoset kuptimi kryesor i vargjeve: Si s’na u ndanë-armiqtë Të neveritshmit, barbarët – armiqtë Agresorët, të dobëtit – armiqtë I. Kadare: Armiqtë
  • 43. PROVONI DIJET TUAJA 1. Ç.të përbashkëta kanë figurat e kuptimit? Ndaluni në ndërtimin e: • krahasimit • personifikimit • antitezës • hiperbolës • simbolit • paralelizmit figurativ 2. Si realizohen figurat e intonacionit? Flitni për: • pyetjen retorike • pasthirmën • apostrofin 3. Mbi ç’bazë krijohen figurat e fjalorit? Ndaluni te: • dialektizmat • huazimet • fjalëformimi dhe fjalët e reja. 4. Ç’kuptoni me figura të fjalës? Flitni për ndërtimin e • metaforës • metonimisë • epitetit (epiteti metaforik) • alegorisë • ironisë
  • 44. PROVONI DIJET TUAJA 5. Si ndërtohen figurat e sintaksës. Ndaluni te: • inversioni • enumeracioni • shkallëzimi 6. Cili është parimi organizues i figurave tingullore. Ndaluni në ndërtimin e: • asonancës • aliteracionit • onomatopesë • anaforës • epiforës • Shkruani në fletore nga një shembull për secilën figurë, sipas skemave të mësipërme, dhe flitni për efektet e tyre stilistike e kuptimore.