Punoi:
1.Mustafa Aga
2.Skerd Hoxhalli
3.Aferdita Bicaku
4.Ermira Loca
5.Anxhela Brisku
6.Kristina Kuci

Kercelli I bimeve
Kërcelli është një ndër organet
kryesore të bimëve. Në kërcell
formohen e vendosen gjethet e
bimës, lulet dhe frutat. Në k...
MORFOLOGJIA E KËRCELLIT




Gjatë mbirjes së farave, nga sythi i embrionit
të tyre zhvillohet bisku, i cili përfaqëson
k...
NDËRTIMI ANATOMIK I
KËRCELLIT.




Gjatë mbirjes së farës sythi i embrionit zhvillohet dhe jep
biskun. Pjesa e majës së ...
CILINDRI QENDROR NË KËRCELLIN E
BIMËVE DIKOTILEDONE BARISHTORE









Cilindri qendror ose stela (nga greq. “stele”...
EPIDERMA NË KËRCELLIN E BIMËVE
DIKOTILEDONE BARISHTORE
TUFAT PËRÇUESE NË KËRCELLIN E BIMËVE
DIKOTILEDONE BARISHTORE






Tufat përçuese të përbëra nga ksilema
dhe nga floem...
NDËRTIMI I KËRCELLIT TE BIMËT DRUNORE



Ndërtimi i dytë i kërcellit është karakteristik për shumicën e bimëve
barishtor...
Fig ........ Ndërtimi i
kërcellit të blirit (Tilia
cordata).
I.Lëvorja; II.
Kambiumi; III. Druri;
IV. Palca.
1. epiderma e...
Sythat





Sythi që gjendet në majën e biskut quhet sythi i majës. Në sqetullat e
gjetheve gjenden sythat sqetullorë....
DEGËZIMI I KËRCEJVE
 Pjesa

mbitokësore e bimëve të larta rrallë
mund të jetë e përbërë nga një bisk.
Shpesh bisqet janë ...
Ndarja e bimeve
Bimet tokesore, bazuar ne qendrueshmerine e
kercejve te tyre, mund te ndahen ne dy grupe te
medha: bime ba...
Ndertimi anatomik e kercellit
te bimet drunore.


1. Shtresa e jashtme e levores, e perbere bga indi i tapes.



2. Pjes...
Ndertimi i kercellit barishtor.








Kercelli i bimeve njethelbore ka ndryshim nga kercelli i bimeve
dythelbore.
T...
 Kercelli

i bimeve njethelbore (psh misri) ka
nje numer tufash percuese te shperndara
pa rregull ne gjithe zonen e kerce...
METAMORFOZAT E KËRCEJVE





Si rrjedhojë e funksioneve të reja ndodh
shpesh që kërcelli (bashkë me të edhe
gjethet) të...
KËRCEJTË ME SHNDËRRIME
NËNTOKËSORE










Ndër kërcejtë me shndërrime nëntokësore bëjnë pjesë: rizoma,
qepa dhe t...
KËRCEJTË ME SHNDËRRIME MBITOKËSORE




Në shndërrimet mbitokësore të kërcellit bëjnë pjesë: lozet, gjëmbat,
stolonet dhe...
STOLONET, FILOKLADET DHE METAMORFOZA TË TJERA TË
KËRCELLIT










Stolonet janë kërcej zvarritës, të cilët në nyj...
JETËGJATËSIA E BIMËVE




Përsa i përket jetëgjatësisë, ka edhe bimë barishtore
njëvjeçare të formuara nga fara që lulëz...
Kercelli i Bimeve
Kercelli i Bimeve
Kercelli i Bimeve
Kercelli i Bimeve
Kercelli i Bimeve
Kercelli i Bimeve
Kercelli i Bimeve
Kercelli i Bimeve
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Kercelli i Bimeve

1,557

Published on

0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total Views
1,557
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
22
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Kercelli i Bimeve

  1. 1. Punoi: 1.Mustafa Aga 2.Skerd Hoxhalli 3.Aferdita Bicaku 4.Ermira Loca 5.Anxhela Brisku 6.Kristina Kuci Kercelli I bimeve
  2. 2. Kërcelli është një ndër organet kryesore të bimëve. Në kërcell formohen e vendosen gjethet e bimës, lulet dhe frutat. Në kërcell kryhet qarkullimi i lëngjeve të përpunuara (limfe e perpunuar)e qarkullimi i lëngjeve të papërpunuara(limfe e paperpunuar). Kërcelli shërben si organ i rezervës. Kërcelli kryen edhe funksion fotosintetik. Kërcelli mund të shërbejë edhe për shumimin vegjetativ të bimëve.
  3. 3. MORFOLOGJIA E KËRCELLIT   Gjatë mbirjes së farave, nga sythi i embrionit të tyre zhvillohet bisku, i cili përfaqëson kërcellin së bashku me gjethet që vendosen mbi të. Pjesët e kërcellit ku dalin gjethet quhen nyje të kërcellit. Zona ndërmjet dy nyjeve quhet ndërnyje. Ndërnyjet mund të jenë të gjata ose të shkurtëra. Në vartësi të tyre edhe bisqet mund të jenë të gjatë ose të shkurtër. Këndi që formon kërcelli me gjethen që dalin prej tij quhet sqetull e gjethes.
  4. 4. NDËRTIMI ANATOMIK I KËRCELLIT.   Gjatë mbirjes së farës sythi i embrionit zhvillohet dhe jep biskun. Pjesa e majës së biskut bëhet konus i rritjes ose apeks. Konusi i rritjes ose apeksi është i ndërtuar nga indi embrional ose indi meristematik. Shtresa e jashtme e qelizave që rrjedhin nga ndarja me paret pingul me sipërfaqen e konusit përbëjnë mbulesën e apeksit ose tunikën. Qelizat që rrjedhin nga ndarja e qelizave të konusit me parete në drejtime të ndryshme formojnë trupin e apeksit ose korpusin.    Mbulesa e apeksit ose tunika diferencohet në protedermë nga e cila më vonë formohet epiderma. Trupi i apeksit ose korpusi diferencohet në meristem themelor dhe prokambium.
  5. 5. CILINDRI QENDROR NË KËRCELLIN E BIMËVE DIKOTILEDONE BARISHTORE      Cilindri qendror ose stela (nga greq. “stele”= shtyllë, kolonë) përbëhet nga pericikli, tufat përçuese dhe palca. Pericikli është i përbërë nga qeliza të sklerenkimës, të cilat janë qeliza fibrore të vdekura. Këto qeliza kanë mure të trasha, të drunjëzuara me funde të tapëzuara. Funksionet e periciklit: 1. Pericikli forcon kërcellin. 2. Pericikli siguron mbrojtje për tufat përçuese.
  6. 6. EPIDERMA NË KËRCELLIN E BIMËVE DIKOTILEDONE BARISHTORE
  7. 7. TUFAT PËRÇUESE NË KËRCELLIN E BIMËVE DIKOTILEDONE BARISHTORE     Tufat përçuese të përbëra nga ksilema dhe nga floema përfaqësojnë indin enëzor ose indin përçues të kërcellit. Çdo tufë përçuese përbëhet nga: 1. floema parësore, 2. kambiumi enëzor dhe 3. ksilema parësore.     Floema është e vendosur nga ana e jashtme e tufës përçuese, në drejtim të sipërfaqes së kërcellit. Ksilema është e vendosur nga ana e brendshme e tufës përçuese, në drejtim të qendrës së kërcellit. Kambiumi enëzor ndan floemën nga ksilema. Nga ndarja e qelizave të kambiumit formohet floemë dytësore dhe ksilemë dytësore.
  8. 8. NDËRTIMI I KËRCELLIT TE BIMËT DRUNORE   Ndërtimi i dytë i kërcellit është karakteristik për shumicën e bimëve barishtore, për bimët halore dhe për shumë bimë dythelbore drunore. Te shumica e bimëve drunore, si p.sh. te bliri (Tilia cordata) unaza e pandërprerë e kambiumit formohet që në fillim të formimit të kërcellit. Në sajë të veprimtarisë së kësaj unaze të pandërprerë të kambiumit, trashja e kërcellit vazhdon për një kohë të gjatë. Në përbërjen e kërcellit drunor zakonisht dallohen këto pjesë: lëvorja, kambiumi, ksilema (druri) dhe palca.      RRATHËT VJETORË TË KSILEMËS Si pasojë e ndarjes së vrullshme të qelizave të kambiumit në pranverë, enët e ksilemës së formuar në këtë stinë janë të gjera. E kundërta ngjet gjatë ndarjes së ngadalësuar të qelizave të kambiumit në vjeshtë ku enët e ksilemës së formuar në këtë stinë janë më të ngushta sesa ato të pranverës. Me qenë se kambiumi nga vjeshta, deri në pranverën e vitit të ardhshëm bie në qetësi dhe për shkak se druri i formuar në vjeshtë është i përbërë nga enë më të ngushta sesa ai pranverori, në prerjen tërthore të këtyre kërcejve dallohen rrathët vjetorë të ksilemës. Enët e ksilemës të formuara në pranverë janë të mëdha sepse duhet të përballojnë qarkullimin e vrullshëm të lëngjeve ngjitëse e zbritëse në këtë stinë.
  9. 9. Fig ........ Ndërtimi i kërcellit të blirit (Tilia cordata). I.Lëvorja; II. Kambiumi; III. Druri; IV. Palca. 1. epiderma e vdekur, 2. periderma, 3. kolenkima, 4. pjesë të floemës, 5. rreze palcore, 6. druri vjeshtor i një rrethi vjetor, 7. druri pranveror i një rrethi vjetor, 8. ksilema e parë.
  10. 10. Sythat     Sythi që gjendet në majën e biskut quhet sythi i majës. Në sqetullat e gjetheve gjenden sythat sqetullorë.Sythi përfaqëson një bisk të pazhvilluar. Në qendër të sythit janë vendosur qeliza që kanë veti të ndahen. Nga ndarja e tyre bëhet rritja e biskut. Kjo pjesë e sythit që rritet nga ndarja e qelizave me që ka formë konike quhet konusi i rritjes ose apeks. Në pjesën afër bazës së konusit të rritjes vihen re disa zgjatime që janë fillesat e gjetheve që zgjaten dhe përkulen duke formuar përreth sythit një kapuç. Ky kapuç gjethor e mbron sythin nga dëmtuesit dhe kushtet e papërshtatshme të mjedisit.       TIPET E SYTHEVE Në periudha të papërshtatshme për jetën e bimëve, disa sythe mbeten për një kohë të gjatë në gjendje qetësie. Këto sythe quhen sythe të fjetur. Pasi gjethet arrijnë një farë zhvillimi, në sqetullat e tyre formohen gunga dytësore. Nga zhvillimi i këtyre gungave formohen sythe të reja të quajtura sythe anësorë ose sythe sqetullorë. Sythet sqetullorë quhen sythe vegjetativ kur prej tyre formohen gjethe ose bisqe (degë). Sythet sqetullorë quhen sythe gjenerativ kur prej tyre çelin lule. Për këtë arsye këta sythe quhen edhe sythe lulorë. Sythet lulorë paraqiten më të fryrë në krahasim me sythet gjethorë. Sythet gjethorë janë më të hollë dhe më të zgjatur.Në disa bimë gjenden edhe sythe të përzier që përmbajnë në brendësinë e tyre fillesa të gjetheve dhe fillesa të luleve.
  11. 11. DEGËZIMI I KËRCEJVE  Pjesa mbitokësore e bimëve të larta rrallë mund të jetë e përbërë nga një bisk. Shpesh bisqet janë të shumtë dhe dalin nga njeri-tjetri. Kërcejtë me shumë bisqe quhen kërcej të degëzuar. Çelja e shumë bisqeve në një kërcell ka rëndësi të madhe biologjike pasi degëzimi e zgjeron mundësinë për të rritur masën e gjetheve që janë organet kryesore të asimilimit.
  12. 12. Ndarja e bimeve Bimet tokesore, bazuar ne qendrueshmerine e kercejve te tyre, mund te ndahen ne dy grupe te medha: bime barishtore dhe bime drunore. bimet barishtore kane kercej te bute dhe te gjelber. ndersa bimet drunore kane kercej te trashe dhe te forte, si: druret dhe shkurret.
  13. 13. Ndertimi anatomik e kercellit te bimet drunore.  1. Shtresa e jashtme e levores, e perbere bga indi i tapes.  2. Pjesa e brendshme e levores,e perbere nga gypat me shoshe te floemes  3. Shtresa e lenget, e perbere nga qeliza te gjalla te kambiumit. qeliza me veti embrionale ose sic quhen ndryshe meristematike.  4. Druina, e perbere nga rrathet vjetore.  5. Palca, qe ndodhet ne qender te brendesis se kercellit..
  14. 14. Ndertimi i kercellit barishtor.      Kercelli i bimeve njethelbore ka ndryshim nga kercelli i bimeve dythelbore. Te bimet barishtore dythelbore ka tufa percuese te vendosura ne forme rrethi. Midis floemes e ksilemes ka kambium i cili duke prodhuar floem e ksilem largon (hap) floemen e pare nga ksilema e pare.. Per kete arsye keto lloj tufash quhen dhe tufa te hapura. te bimet dythelbore gjate gjithe jetes kercelli peson ndryshime nga te cilat pernmendet, shfaqja e kambiumit nga qelizat parenkimatike qe ndodhet ne zonen midis dy tufave fqinje. Ne nje kohe te dyte ky kambium ndertufezor bashkohet me kambiumin e tufave dhe formon nje unaze te plote. Nga veprimtaria e dy kambiumeve formohet floeme dhe ksileme e re, pra formohen tufa te reja percuese qe formojne e trashin kercellin.
  15. 15.  Kercelli i bimeve njethelbore (psh misri) ka nje numer tufash percuese te shperndara pa rregull ne gjithe zonen e kercellit. Ato nuk permbajne kambium prandaj quhen tufa te mbyllura dhe rrethohen nga nje shtrese e indit mekanik (qelizat e sklerenkimes), te cilat rrethoje si nje kellef te gjithe pjesen e kercellit.
  16. 16. METAMORFOZAT E KËRCEJVE    Si rrjedhojë e funksioneve të reja ndodh shpesh që kërcelli (bashkë me të edhe gjethet) të ndryshojë strukturën e tij të brendshme e të jashtme. Kërcelli pëson ndryshime në pamje, në strukturë dhe në funksion. Ndryshimet që pëson kërcelli në pamje, në strukturë dhe në funksion quhen modifikime ose metamorfoza. Këto modifikime ose shndërrime janë dy llojesh: 1. shndërrime nëntokësore dhe 2. shndërrime mbitokësore.
  17. 17. KËRCEJTË ME SHNDËRRIME NËNTOKËSORE       Ndër kërcejtë me shndërrime nëntokësore bëjnë pjesë: rizoma, qepa dhe tuberet. Rizomat janë kërcej nëntokësorë me gjethe në formë luspash. Emri “rizomë” lidhet me faktin se këto forma të metamorfizuara të kërcellit janë të ngjashëm me rrënjët (rizoide). Duke u zhvilluar nën tokë, këta bisqe humbasin ngjyrën e gjelbër, ndërsa gjethet e tyre shndërrohen në luspa pa ngjyrë. Nga nyjet e rizomave kohë mbas kohe mbijnë bisqe mbitokësorë. Rizomë kanë: krisja, talla, grami, fieret etj. Çdo copë e prerë rizome ka aftësi të zhvillohet në një bimë të re prandaj edhe luftimi i bimëve që kanë rizomë në parcelat e mbjella është i vështirë. Qepa është një kërcell shumë i shkurtër që quhet bulb, nga i cili dalin luspa mishtore, p. sh. te qepa, te hurdhëra etj. Në këta kërcej të metamorfizuar bima depoziton lëndën e rezervës që përdoret në periudhën e vegjetacianit, të lulëzimit e të frutifikimit. Tuberet ose zhardhokët, në dallim nga rrënjët e fryra, kanë luspa e sytha në sqetullat e tyre. Si shembull tipik përmendim tuberet e patates. Tuberet formohen në fund të kërcejve të gjatë nëntokësorë. Rizomat janë kërcej nëntokësorë me gjethe në formë luspash.
  18. 18. KËRCEJTË ME SHNDËRRIME MBITOKËSORE   Në shndërrimet mbitokësore të kërcellit bëjnë pjesë: lozet, gjëmbat, stolonet dhe filokladet. Lozet janë forma të shndërruara të kërcellit që dalin nga sqetullat e gjetheve. Lozet u shërbejnë bimëve për t’u kapur.Lozet janë karakteristike për bimët e familjes kungullore (Cucurbitaceae): si p.sh. për bimën e kungullit (Cucurbita pepo), për kastravecin e kultivuar (Cucumis sativus), si dhe për hardhinë (Vitis vinifera).       GJEMBAT SI SHNDËRRIME MBITOKËSORE TË KËRCEJVE Gjembat janë formacione të forta me majë të hollë të formuara nga metamorfoza e kërcellit. Kjo metamorfozë e biskut siguron për bimët një mbrojtje të mirë nga kafshët bimëngrënëse. Në dallim nga gjembat me origjinë epidermike, gjembat me origjinë kërcellore këputen me vështirësi nga bima duke marë me vetë copa druri. Kërcejtë e shndërruar në gjemba gjenden në bimë të tilla si: driza (Paliurus aculeatus), kulumbria (Prunus spinosa), kumbulla e egër (Prunus cocomila), murrizi njëbërthamësh (Crataegus monogyna), ushinthi (Pyrocantha coccinea) etj.
  19. 19. STOLONET, FILOKLADET DHE METAMORFOZA TË TJERA TË KËRCELLIT       Stolonet janë kërcej zvarritës, të cilët në nyjet që prekin tokën, prodhojnë bimë të reja. Këto forma të metamorfizuara të kërcellit janë karakteristike për luleshtrydhen. Filokladet ose kladodet janë shndërrime të kërcellit në trajtë gjetheje. Këta kërcej që kanë formën e gjetheve e që kryejnë funksionet e saj kanë gjethe të reduktuara dhe lule. Këto karakteristika i dallojnë filokladet ose kladodet nga gjethet e vërteta të cilat asnjëherë nuk kanë lule. Ndër bimët me kladode që rriten në vendin tonë përmendim rrushkullin nëngjuhëz (Ruscus hypoglossum) dhe rrushkullin shpues (Ruscus aculeatus). Metamorfoza të tjera të kërcellit vihen re te bisqet e bimëve me lëng (sukulente). Kërcelli i këtyre bimëve është i mbuluar me gjemba ose nga gjethe ose nga gjethe tepër të reduktuara në formë luspash të shkurtra. Në vendin tonë bimët sukulente gjenden kryesisht në tokat e kripura. Përmendim midis tyre bimët e gjinive jambruku (gjinia Salicornia) dhe bimët e gjinisë cima (gjinia Salsola).   Metamorfoza të tjera të kërcellit vihen re te bisqet e bimëve me lëng (sukulente). Përmendim midis tyre bimët e gjinive jambruku (gjinia Salicornia)
  20. 20. JETËGJATËSIA E BIMËVE   Përsa i përket jetëgjatësisë, ka edhe bimë barishtore njëvjeçare të formuara nga fara që lulëzojnë shpejt, lidhin frute shpejt dhe po shpejt thahen. Bimët të tilla jetëshkurtëra (efemere) zakonisht lulëzojnë herët në pranverë dhe kërcelli i tyre jeton vetëm disa javë. Lartësia e bisqeve të tyre rrallë kalon mbi 10 deri në 20 centimetra. Ka edhe bimë njëvjeçare që nuk drunjëzohen dhe që kërcelli kryesor i tyre mund të arrijë edhe lartësinë 4 metra e më tepër, si p.sh. te misri (Zea mays). Te bimët drunore që jetojnë disa qindra vjet, lartësia e kërcellit kryesor arrin 50 metra e më tepër, si p, sh. te bredhi (gjinia Abies), te qiparisi (gjinia Cuppresus) etj. Në bimët drunore të mëdha, si p.sh. te eukalipti (gjinia Eukalyptus) dhe sekuoja (Sequoja) lartësia e kërcellit kryesor arrin 140 m. Ndër bimët drunore më gjatë jetojnë: sekuoja, tisi, qiparisi (deri në 3000-5000 vjet).
  1. A particular slide catching your eye?

    Clipping is a handy way to collect important slides you want to go back to later.

×