• Share
  • Email
  • Embed
  • Like
  • Save
  • Private Content
Punim seminarik inflacioni
 

Punim seminarik inflacioni

on

  • 14,427 views

 

Statistics

Views

Total Views
14,427
Views on SlideShare
14,427
Embed Views
0

Actions

Likes
2
Downloads
319
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft Word

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

    Punim seminarik inflacioni Punim seminarik inflacioni Document Transcript

    • Lënda : Tema :Ligjeruesi : Prof. Petrit Pollozhani Punoi : Zamira Bexheti Maj-2009
    • Përmbajtja:-Kuptimi i Inflacioni-Norma e inlflancionit-Deflacioni-Desinflacioni-Llojet e inflacio *Inflacioni i moderuar *Inflacioni galopant *Hperinflacioni-Pasojat e inflacionit-Shkaqet e inflacionit-Masat antiinflacionare-Kostot e inflacionitInflacioni
    • Inflacioni është një rritje ngulmuese e çmimit të të mirave dhe shërbimeve,shkaktuar nga disniveli i krijuar nga një sasi e vogël e të mirave materiale nëtreg dhe e një sasie të madhe të parasë në qarkullim. Inflacioni mund tëshkaktohet nga rritja e sasisë së parasë në qarkullim ose nga kërkesa si pasojëe shpenzimeve të qeverisë ose shtypjes së parasë së re. Gjithashtu ajo mundtë vijë edhe si pasojë e uljes së ofertës së të mirave materiale.Fjala inflacion per here te pare u perdor ne SHBA per te shprehur rritjen emadhe te emmeve dhe te qarkullimit te parase gjate kohes se luftes qytetarete viteve 1861-1865,kur qevera ishte e shtrenguar te emetoj para letre per tefinancuar luften.Fjala inflacion vjen nga latinishtja "inflare"qe do te thote fryrje,zmadhim etj.Me inflacion kuptojm ate qrregullim te proceseve ekonomike dhe financiarene mes te ofertes dhe te kerkeses se mallrave dhe te sherbimeve i cli shprehetme rrtjen e emimeve dhe me zhvleresimn e parase.Ose:Me inflacion kuptojme ate qrregullim monetar qe krijohet me leshimin neqarkullm te nje sasie me te madhe kartmonedhash dhe sorrogate te parase nekrahasim me sasine e domosdoshme te parave ari.Shume autor kane dhen definicione te ndryshme lidhur me inflacionin dhender ta mund ta cekum edhe Samuel Sonin i cili thote se me inflacionkuptojme periudhen e rritjes se pergjithshme te emmeve te mallit dhe tefaktoreve te prodhimt.Inflacion ndikon ne prodhim,shprendarje,emm,konsum,ne blancin e pagesave, etj.Inflacioni i asaj kohe pershkruhet keshtu:"Dikur kemi shkuar ne dyqan me para nee xhepat tone dhe jemi kthyer meplote gjera ushqimore ne shportat tona.Tani po shkojme me shporta plotepara , kurse po kthehemi me gjera ushqmore te cilat mund ti fusim ne xhepa".Inflacioni përbën një nga semundjet makroekonomike dhe konsiderohetshqetësim serioz për ekonomine në teresi dhe per firmat ne vecanti. Per këtëarsye cdo qeveri inflacionin e sheh si një ndër piketat kryesore stabilizuesemakroekonomike. Inflacioni shkaktohet nga rritja e sasisë së parasë nëqarkullim dhe zvogelimi i sasisë së të mirave materiale në treg. Monetaristete ditëve të sotme gjetën një pergjigje bindëse pse fryhen cmimet:
    • Inflacioni është një fenomen i kerkesës për para!Norma e inlflancionit :Me inflacioni do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme te nivelit tepërgjithshëm te çmimeve. Niveli I cmimeve (t) – Niveli I cmimeve (t-1)Norma e Inflacionit (t) = x100 Niveli I cmimeve (t-1)ku t është periudha korente dhe t-1 është periudha paraardhëse .Sic del edhe nga përkufizimi i mësiperm, është e domosdoshme të theksojmëse inflacioni është një dukuri ekonomike qe shpreh ngritjen e nivelit tëpërgjithshëm të cmimeve dhe jo të cmimeve të mallrave apo të shërbimeve tëvecanta. Me ngritjen e nivelit të përgjithshëm të cmimeve kemi parasyshngritjen e nivelit mesatar të tyre. Natyrisht, jo të gjitha cmimet ngrihen në tënjëjten masë gjatë periudhes së inflacionit. Disa cmime ngrihen më shumë,ndërsa të tjerë ngrihen më pak, sidoqoftë në një situatë inflacioniste nivelimesatar i tyre ngrihet.Krahas inflacionit , me ndryshimin e nivelit të çmimeve lidhen edhekonceptet e diflacionit dhe të desinflacionit.Deflacioni pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare nën nivelin eperiudhës paraardhëse. Ndryshe deflacioni mund të përcaktohet siinflacion nagativPra deflacioni është dukuri e kundërt prej inflaciont dhe paraqet joekujlibrinmonetar.Joekujlibri monetar gjatë inflacionit shprehet kur sasia e parasë nëqarkullim është më e vogel se ajo që është e nevojshme,kurse te inflacionijoekujlibri monetar shprehet kur sasia e parse në qarkullim është më e madhese sa ajo që është e nevojshme.Ketu qëndron edhe dallimi i inflacionit ndaj
    • deflacionit.Kuptimi i deflacionit te autorët e ndryshëm kuptohet,pra si e kundërta eproblemit te inflaciont .Nese inflacionin e kemi shënuar si renie te fuqiseblerese te parase ,deflacionin mund ta definojm si forcim i kesaj fuqieblerese.Deflacioni eshte ajo gjendje ekonomike në të cilën oferta e mallit dhe esherbimeve mbizoteron mbi kerkesen efektive te parase pa marre parasysh sea bëhet rënja apo jo e nivelit te pergjithshem te emimeve.Pasojat e deflaciont jane :rënja e emimeve ,rritja e fuqise blerese teparase,zvoglimi i pagave dhe i meditjeve ,zvoglimi i prodhimit,te ardhuravenacionale etj.Masat per menjanmn e deflaciont jane:rritja e kerkeses se parase,lehtesimi ikushteve per marrjen e kredise ,stimulimi i eksportit ,zvoglmi i tatimeve dhezhdukja e dukurive që kanë shkaktuar deflacionin.Desinflacioni pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare por dukembetur mbi nivelin e periudhës paraardhëse.Pra, gjatë situatave desinflacioniste inflacioni vazhdon të ketë vlera pozitive.Përderisa inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit të çmimeve, si tregues tëdrejtpërdrejtë të tij shërbejnë indekset e çmimeve.Përllogariten tre indekse të përgjithshme të çmimesh:1.Indeksi i cmimeve të konsumatorit (CPI) është treguesi që përdoret mëgjërësisht për matjen e inflacionit. (CPI) mat kosoton e një shporte tregumallrash dhe shërbimesh që konsumohen nga familja tipike qytetare gjat njëperiudhe të caktuar kohe.Në përllogaritjen e CPI mbahen parasysh edhe peshat specifike të cdo malliapo shërbimi në buxhetin e shpenzimeve të konsumatorit.2.Indeksi i cmimeve të prodhuesit. Ky indeks mat nivelin e çmimeve tëshitjes me shumicë, pra nivelin e cmimeve në stadin e prodhimit.Në rastin e SHBA ky indeks llogaritet duke u bazuar në çmimet e rreth 3400mallrave të ndryshme. Llogaritja e indeksit të çmimeve të prodhuesit është Irëndësishëm për shkak të gjerësisë së mallrave dhe të shërbimeve qëpërfshin.Ai përdoret gjerësisht në veprimtarinë tregtare.
    • Deflatori I GNP. Deflatori I GNP llogaritet si raport I GNP nominal me GNPreal, shprehur në, përqindje, pra: GNP nominal Deflatori I GNP = x100 GNP realKy raport mudn te interpretohet si një indeks më I pergjithshëm I çmimevepërderisa ai përfshin çmimet e të gjitha mallrave dhe të shërbimeve. Për këtëarsye ekonomistët e konsiderojn deflatorin e GNP si matës më të mir teinflacionit se sa indeksi I çmimeve te Konsumatorit (CPI) dhe Indeksi Içmimeve të Prodhuesit (PPI).Shpesh herë midis njerëzve lindin keqkuptime dhe krijohen konfuzione nëlidhje me inflacionin,Këtu po paraqesim disas pyetje të cilat reflektojnë keqkuptimet epërbashkëta, së bashku me përgjigjet e tyre:1.Ai bën inflacioni mallrat dhe shërbimet më të shtrenjta? Jo.Inflacion do të thotë që niveli mesatasr I cmimeve ngrihet. Shtrenjtësia emallrave lidhet me cmimet relative të tyre, të cilat jo me doemos ndryshojnë.2.A na bën inflacioni më të varfur? Jo patjeter.Të ardhurat tona nominale tentojnë të rriten gjatë periudhës së inflacionitndërkoh që te ardhurat tona reale mundet të rriten sikurse mund të mosndryshojn apo të ulen po gjatë kësaj periudhe.3.A bëhen firmat më të pasura dhe puntorët më të varfur gjatë periudhës sëinflacionit? Jo patjeter.Efekti I inflacionit në shpërndarjen e të ardhurave varet nga lloji I inflacionit.Llojet e inflaciontInflaconi paraqet dukurin negative në rrjedhat e zhvllimit ekonomik.Aiparaqitet në shkall dhe nivele të ndryshme nëpër faza zhvllimore tëekonomisë së një vendi.Inflacion mund ta ndajmë në bazë të kritereve të
    • ndryshme në lloje dhe nënlloje:1.Sipas ntensitetit - si kriter merret shpejtësia e procesit të inflacionit dheshkalla e shpenzimt të parasë .Sipas keti kriteri e ndajmë:a)Inflacioni i moderuar(i permbajtur) - shprehë rrtjen e ngadalshme tënivelit të pergjithshëm të cmimeve .Kjo faze e inflacionit e ulët,ku zakonishtnorma e inflacionit është një shifrore apo 2% - 3%.Ne kushte të inflacionitcmimet relatvisht janë stabile dhe njerëzit nuk frigohen nga zhvlerësimi iparasë vendore dhe jane te gatshem ti mbajne ne duart e tyre ose tidepozitojne në banka pasi që ato do të jenë thuajse në të njejtën vlerë për disamuaj apo për një vit më von.Ne këtë fazë të inflacionit njerëzit janë tëgatshëm të ldhin kontrata afatgjate me vlera monetare dyke pasur besimin seniveli i cmimeve nuk do të delvavoj vlerën e tyre të gatshme.Ne situatën kurnë ekonomin e një vendi kemi inflacion te moderuar(te permbajtur ) edhesistemi monetar funksionon mirë që njëherit shpreh stabilitet ekonomik.b)Inflacioni galopant - ky inflacion karakterizohet me nivel të lartë mesatartë cmimeve gjatë një viti.Në situatën e inflacionit galopant norma vjetore einflacionit është dy ose tre shifror (13% - 16% ).nflacioni galopant i sjellcrregullme serioze ekonomisë së një vendi qe shprehet neper mjet treguesvemakroekonomik e financiar.Me këtë rast shumë zhvleresohet paraja evendit ,njerezit pasurin e tyre në vlerë monetare e shendrrojne në një valutë tëfort të huaj p.sh.,në dollar.Njerezit frikesohen te mbajnë para të gatshme nëdore apo të depozitojne në banka. Në këto situata sistemi monetarcrregullohet,bie norma e interest ,rritet kursi devizor si dhe crregullohentransaksionet e brendshme të ekonomisë ,vecmas ato të tregtisë se jashtme.Ne këtë fazë të inflaciont gjenden shumë vende të botës që kryessht janëvende mjafte të zhvilluara.c)Hperinflacioni - në fazën e hiperinflacionit çdo proces ekonomikcrregullohet dhe ky lloj i inflacionit është vdekjeprurës për ekonominë e njëvendi. Ky lloj i inflaciont është i rrallë dhe zakonisht paraqtet në kushte tëluftës.Studimi i këtij lloji të inflacionit është i rëndësishëm sepse hedh dritë mbillojet e tjera të inflacionit.Si shembull të periudhave me hiperinflacion mund të përmendim Gjermaninëe viteve 1922-1923, ku në ketë periudhë indeksi i cmimeve u rrit nga 1 në10.000.000.000%. Banka Qëndrore nxirrte në qarkullim gjithmonë e mëshumë kartëmonedha – dhe jo vetem ajo. Në të vertete shtypte para gjithkush
    • donte. Korporata te mëdha si Hoechst apo Thyssen prodhuan kartëmonedhatë reja për të bërë të mundur pagesën e rrogave të punëtorëve.Jugosllavia ishte poashtu ajo që përjetoj hiperinflacionin në vitet 1992-1993 ecila u karakterizua nga nje hiperinflacion shumë i lartë dhe nga njëzhvlerësim i jashtëzakonshem i dinarit, për shkak të luftës Bosnje-Hercegovinë. Nëse njerëzit gjithmonë endërronin të kishin një shportë mepara, gjatë kësaj periudhe hiperinflacioniste ndodhi e kunderta: ata më shumëpreferonin shportën sesa paratë e pavlera që e mbushnin ate!Disa nga karakteristikat kryesore të hiperinflacionit janë:Së pari, shpejtësia e qarkullimit të parasë rritet shumë shpejt. Në fund tëperiudhës së hiperinflacionit gjerman paratë qarkulluan 30 herë më shumë senë fillim të saj.Se dyti, cmimet relative, perfshirë edhe cmimin e punes (pagën) bëhenjashtëzakonisht të paqëndrueshëm. Pikërisht ky ndryshim shumë i madh nëcmimet relative dhe në pagën reale me efektet përkatese në alokimin eburimeve dhe në shpërndarjen e të ardhurave, ilustron fare mirë kostot emëdha që shkaktohen nga inflacioni.2.Sipas kohes se zgjatjes se procesit te inflaciont - inflaconi mund të jetë:a)inflaconi afatgjate i cili është latent apo i permbajtur për nga itensiteti.b)inflacioni i njehershem i cili paraqitet për nje kohe të shkurtër dhe po sa tëndalet ndikim i shkaqeve të tij , ndërprehet procesi i inflacionit.c)inflacioni kronik apo shume vjeçarë është ai inflacion i cili është meintenztet të mesëm dhe që është i pranishëm në një vend për shumë kohë , praky inflacion zgjatë shumë vjet.3.Sipas origjines - sipas këti kriteri inflacioni mund të jetë i vendit dhe Ihuaj.4.Sipas kalimit te ekonomise - mendohet në shkallën e zhvleresimt tëparasë , pra inflacioni mund te jetë :a)Inflacioni jo aktiv - është kur kemi kapacitet të paangazhuar të prodhimitdhë rezerva te lëndëve të para.b)Inflacioni aktiv - paraqitet atëherë kur prodhimi nuk mund te rritet , prainflacioni i ka të gjitha efektet e tij në këtë rast.5.Spas angazhimit - dallojmë :a) Inflacionin e lire - është atëherë kur shitet nuk merrë kurfare masash që tëpengojë zhvillimn e inflacionit.b) nflacioni i penguar - është kur shteti merrë masa për pengimin e tij.
    • Pasojat e inflacionitPasojat e inflacionit ndihen ne te gjtha sferat e riprodhmit shoqëror , prainflacioni ndikon në :1.Në zhvillimn ekonomik - Inflacioni ka ndikim: a)neotral ; b)ndikim negativ; c)ndikim poztiv.a)Ndikimi neotral në zhvillimin ekonomik bazohet në disa botëkuptime tëdisa ekonomisteve klasik që kanë menduar se parat jane mjete teknike nëkembim të mallrave.b)Ndikimi negatv - në zhvillimin ekonomik bazohet në këto argumente:*inflacioni paraqet pengesë për zhvillimin ekonomik,*destmulon kursimin,*zvoglon angazhimin e rritjes së produktivitetit të punës.c)Ndikimi poztiv - në zhvillimin ekonomik bazohet në faktinse inflacioni estimulon rritjën e prodhimt duke ia siguruar tregun me kushte tëpërshtatshme të ngritjes se cmimeve.2. Nidkmi i nflacionit në qarkullim dhe prodhim - inflacioni krijon iluzion teprosperitetit , perkatesisht të zhvillimit të ekonomise apo te rritjes seprodhmit.3. Ndikimi i inflacionit në shprëndarje të të ardhurave - inflacioni ka ndikimdhe pasoja negative në shprendarjen e të ardhurave , kryesisht nga inflacionidëmtohen punonjësit , nënpunesit , pensonistët , invalidët , marrësit endihmave sociale , kursimtarët kreditor etj.4.Ndikimi i inflacionit në kembim ndërkombetar - inflacioni në shumëaspekte ndikon në mardheniet ekonomike nderkombetare.Shkaqet e inflacionitShkaqet e inflacionit janë të shumëta , por kryesisht radhiten në katër grupe :1.Inflacioni i kerkesës efektive të parasë (fuqise blerese) - për shkak tëkerkesës efektive të parasë paraqitet në bazë të lejimt të kredisë së bllokimit
    • të pjesëve të vellimit monetar etj.2. Inflacioni per shkak te shprendarjes dispropocionale të të ardhuravekombetare - shprendarja reale e të ardhurave kombetare si dhe ndryshimet nëkonsumin personal ,konsumin buxhetor,në atë investiv ,p.sh., pjesemarrja ekonsumit investiv në të ardhurat kombetare atëherë paraqtet procesi iinflacionit që e zvoglon pjesemarrjen e konsumit personal , buxhetor dhe tëeksportit.3.Inflacioni për shkak të zvoglimit të fundit të mallit - pasi që inflacioni siproces paraqtet nëperiudhat kur kerkesa e parasë është mbi ofertat e mallitdhe shërbimeve ,atëherë gjatë analizës së shkaqeve të inflacionit duhet tëshoqerohen faktorët të ndryshem të cilët ndikojn në zvoglimin e ofertës sëmallit .Në ofertën e mallit ndikojnë këto shkaqe :zvogelim absulut iprodhimit dhe zvoglimi relativ i prodhmit .4.Inflacioni për shkak të ecurive të pavolitshme të bilancit të pagesave -ecuria e përditshme e bilancit të pagesave është pasojë e inflacionit tëpagesave , pra inflacioni i mbrendshëm .Ne këtë menyrë eksporti mallitzvoglohet,kurse importi rritet dhe keshtu që blanci i pagesave mund te jetepasiv.Pasivi i bilancit të pagesave shkaktohet nga :a)Inporti i madh i të mirave ekonomike sidomos produkteve bujqësore.b)Per shkak të të mirave dhe paisjeve investive .c)Per shkak te kamatës si dhe kthimit të huas se kontraktuar në periudhën emëhershme.Pasiva e bilancit te pagesave duhet të mbulohet ,ajo mund te behet ne dymenyra :duke hyre borxh dhe me anë të devalvimit.Masat antiinflacionareDukuria e inflacionit e cila është bërë përcjellës i përhershëm i ekonomisëprej të gjitha shteteve ka ndikuar që shkenca të studioj dukuritë , format ,shkaqet dhe pasojat e tij dhe njëkohesisht masat të cilat duhet marrë shteti per
    • pengimin dhe perballimn e nflaciont.Masat qe duhet ndermarre janë:1. Masat monetare politike - ketu numrojmë:a) rritjen e normes se kamatesb) ngritjen e normes së rezervës së detyrueshmec) rritjen e letrave me vlerë dhe në rastet e inflaciont galopant edhe reformatmonetare.2.Masat monetare fiskale - ketu numrojmë: a) ekuijlibrin e buxhetit , b)rritjen e tatmeve dhe të kontrbuteve , c) shpalljen e huase shtetrore , d) masatnë lemin e doganave,etj.Kostot e inflacionitKostot e inflacionit janë më pak të dukshme se sa kostot e papunësisë. Dihetse nje transaksion ka dy anë, shitësin dhe blerësin. Kur cmimet rritën ështëshiteëi që fiton kurse blerësi humbet. Prandaj analiza e kostove të inflacionitështë krejt e ndryshme nga ato të papunësisë. Papunësia, sic e dimë paraqetnje humbje të pastër. Kurse, kur analizojmë inflacionin do të shohim se nënjë situatë inflacioniste mund të kemi njëkohësisht si të humbur ashtu edhe tëfituar.Theksuam se në një periudhë inflacionste jo të gjitha cmimet, përfshirë këtuedhe pagat, ndryshojnë me të njejën masë ose ritëm. Rrjedhimisht, do të kemipatjeter ndryshime në nivelin e cmimeve relative të mallrave dhe shërbimeve.Pikërisht këto ndryshime në cmimet relative të mallrave dhe shërbimeve,krijojnë dy efekte nga inflacioni :1) Inflacioni qon në rishpërndarjen e pasurisë midis klasave ose shtresave tëndryshme të popullsisë.2) Inflacioni qon në një alokim joeficent të burimeve të prodhimit. Kur kemiinflacion, paratë e humbasin vlerën e tyre. Vlera e parasv shprehet në sasinë emallrave dhe të shërbimeve që mund të blihen me to. Me fjalë të tjera, nëkushtet e inflacionit me një sasi parash, për shembull, prej 500 lekësh, nukmund të blihet e njëjta sasi mallrash apo shvrbimesh qv bliheshin një vit meparv. Norma në të cilën bie vlera e parasë varet nga norma e inflacionit. Nëqoftë se kjo e fundit është e lartë, paratë e humbasin vlerën e tyre shumëshpejt, dhe kur është e ulët, vlera e parasë bie më ngadalë.Inflacioni është një dukuri ekonomike që ndodh në të gjitha vendet. Por
    • norma e inflacionit varion nga një vënd në një tjeter. Kur norma e inflacionitndryshon shumë dhe për një periudhë afatgjatë atëherv do të kemi si rezultatnjë ndryshim në vlerën e këmbimit të parasë vendase me paratë e vendëve tëtjera. Megjithatë, efektet konkrete të zhvlerësimit të parasë, pra kostot einflacionit, varen nga karakteri i inflacionit, nëse ai është i parashikuar apo ipaparashikuar.1. Inflacioni i parashikuar quhet ajo norme e inflacionit e cila mund tëparashikohet nga agjentët ekonomikë.2. Inflacion i paparashikuar është ajo normë e inflacionit e cila i kapagjentet ekonomikë në befasi.E bejmë dallimin midis inflacionit të parashikuar dhe të paparashikuar, sepseefektet që ato shkaktojnë ndryshojnë nga njëri tjetri. Le të ndalemi nëshpjegimin e rastit kur kemi të bejmë me një normë inflacioni të parashikuar.Dimë se parate përdorën si masë e vlerës në transaksione të ndryshme.Huamarrësit dhe huadhënësit, punëtoret dhe punedhënësit hartojnë kontratanë tregues vlerorë, monetarë. Në këto kushte në qoftë se vlera e parsëndryshon në mënyre të paparashikuar, gjatë kohës së zbatimit të kontratës,për shkak tv inflacionit, atëherë madhësia reale e parasë së paguar ose tëmarre, të fituar ndryshon nga ajo e kontraktuara.Interesi (kursi i interesit/kamata) është kostoja që huamarrvsi i paguanhuadhënësit gjatë një periudhe të caktuar kohore, zakonisht e llogaritur nëbazë vjetore. Kjo shumë e paguar ka si qellim të kompenzojë huadhënësinpër sakrificën qe po ndërmerr në humbjen e përdorimit të mënjëhershëm tëparasë së tij, për uljen e vlerës së parasë si pasojë e inflacionit gjatëkohëzgjatjes së huadhëniës, dhe e fundit, per rrezikun që paraqet procesi ihuadhëniës (psh, mospagimi nga huamarrësi i shumës së dhënë hua).Ekzistojnë kurse të ndryshme interesi që varen nga faktorë si kush ështëhuadhënësi (kreditori) e kush huamarrësi (kredimarrësi). Mënyra e harxhimittë kredisë luan po ashtu rol në cmimin e kredisë. Dy kurset më të njohurajanë ato të Bankes Qëndore Evropiane dhe ajo e Bankes Amerikane (origj.Federal Reserve Bank). Ketë lloj interesi e paguajnë bankat komerciale kurmarrin hua nga banka qëndrore.Le të marrim një shëmbull që ilustron kthimin e kredisë :Një konsumator merr hua në bankë 5000 $ për të blerë një veturë dhe biedakort që ta kthejë huanë e marrë pas një viti me një normë interesi 10% nëvit. Pas një viti ky përson do ta kthejë huanë e marrë prej 5000$ dhe do tëpaguajë 500$ interes (5000*10%=500$).Supozojmë fillimisht se nuk kemi inflacion. Rrjedhimisht sasia e mallravedhe shërbimeve që mund të blihen me 5000$ mbetët e njëjtë. Në këtë situatë,
    • duke i paguar bankës 500$ si interes, konsuamtori heq dorë nga konsumi imasës përkatëse në mallra dhe shërbime. Ndërsa banka merr 500$ me shumënga sa kishte në fillim dhe mund të blejë me to më shumë mallra dheshërbime se sa në fillim. Tani le ta studiojmë këtë marrëveshje, por nëkushtet kur ekonomia vuan nga një inflacion prej 10% në vit. Eshtë e qartë senë fund të vitit konsuamtori do ti kthejë bankës 5500$, ku 5000$ përbejnëkthimin e huasë së marrë dhe 500$ janë pagesa e interesit për huanë e marrë.Në këtë rast, kur banka merr 5500$, sasia e mallrave dhe shërbimeve që ajomund të blejë më këto para është saktësisht e barabartë me ato që mund tëkishte blerë me 5000$ një vit më parë. Përsa i përket konsumatorit,mëgjithëse ai i paguan Bankës 500$ interes, kjo pagesë nuk imponon ndonjëkosto oportune për të, sepse pas një viti vlera e parasë ka rënë (për shkak tëinflacionit 10%). Shuma prej 5000$ që ai mori hua, është e qartë se pas njëviti vlerësohet më pak në sasi mallrash dhe shërbimesh. Tani pas një vitiduhen 5500$ për të blerë ato mallra dhe shërbime që bleheshin me 5000$ njëvit më parë. Pra, rezulton se realisht konsumatori ka kthyer 5000 $. Kjo rënienë vleren e huasë e fshin pse e asgjëson pagesen prej 500$ si interes. Themise në ketë rast konsumatori (huamarrësi) është i fituar, kurse banka(huadhënësi) është i humbur.Krejt ndryshe ndodh kur inflacioni është i parashikuar.