Ngjarja E Bukur E Ebu Gajthit
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Ngjarja E Bukur E Ebu Gajthit

on

  • 1,449 views

 

Statistics

Views

Total Views
1,449
Views on SlideShare
1,449
Embed Views
0

Actions

Likes
1
Downloads
13
Comments
1

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft PowerPoint

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

Ngjarja E Bukur E Ebu Gajthit Ngjarja E Bukur E Ebu Gajthit Presentation Transcript

  • Ngjarja e bukur e Ebu Gajthit
    • Prej shenjave të sinqeritetit është frika e Allahut dhe asketizmi në këtë jetë; i sinqerti i bindur ka frikë të konsumoj prej asaj që është e ndaluar dhe e bartë varfrin dhe vështirësitë për hir të Allahut. Nëse ai bënë mëkat ai nuk flenë derisa ti kthehet Zotit të tij dhe të pendohet, në mënyrë që ta liroj vetën e tij prej mëkatit dhe barrës së tij.
    • Ibn Xherir et-Tabari: Gjatë kohës së Haxhit unë isha në Meke dhe e pash një njeri prej Horasanit duke i thirrur njerëzit: "O haxhinj, o njerëz të Mekës - prej atyre që janë prezent dhe atyre që janë më larg, Unë kamë humbur një qese e cila përmban njëmijë dinar. Pra kushdo që e kthen qesen, Allahu do ta shpërblej atë me të mirë, dhe do ta shpëton atë prej zjarrit të Xhehenemit, dhe do të fitoj begatit dhe dhuntitë e Tija në Ditën e Llogaris (Ditën e Gjykimit)."
    • Dhe një plak prej popullit të Mekës iu afrua atij dhe i tha: "O Horasani, qyteti ynë është në gjendje të rëndë, dhe ditët e haxhit janë të pakta, dhe sezone tij është e caktuar, dhe dyert e fitimtarëve të mbyllura. Ato para ka mundësi që të kenë rënë në duart e ndonjë besimtari i cili është i varfër dhe i shtyrë në moshë. Ndoshta ai planifikon që ti sjell ato nëse ti i premton se ti do ti japish atij për përdorim pakëz nga parat që janë hallall. "
    • Horasani tha: "Sa kërkon ai?" Plaku tha: "Ai dëshiron një të dhjetën e parave (njëqind dinar)". Horasani tha: "Jo, Nuk do të ia miratoj atij parat dhe në vend të saj unë do ta paraqes rastin tim tek Allahu, dhe do ti ankohem Atij ditën kur ta takojmë Atë, dhe Allahu na mjafton neve dhe është më I miri për të Ju mbështetur."
    • Ibn Xherir et-Tabari tha: "Unë e kuptova se plaku ishte i varfër, dhe se ai ishte ai që e kishte marr qesen me dinar dhe ka dëshirë që të ketë një pjesë të tyre. Pra unë e përcjella atë derisa ai u kthye tek shtëpia e tij. Hamendjet e mia u vërtetuan. Unë e dëgjova duke e thirrur gruan e tij: "Oj Lubebeh." Ajo tha: "Unë jam në shërbimin tënd, O Ebu Gajth."
    • Plaku i tha: E gjeta pronarin e dinarëve duke bërë thirrje për to, dhe ai nuk ka për qëllim që ti jap ndonjë shpërblim njeriut që ia gjen. Unë i thash atij "Na jep njëqind dinar dhe ai refuzoi dhe tha se do ta paraqes rastin e tij tek Allahu. Çka të bëjë Oj Lubebeh? Mua më duhet të ia kthej ato, se kamë frikën e Zotit tim, dhe kamë frikë se mëkatet e mija të shumëfishohen.
    • Gruaja e tij i tha atij: O njeri! Ne jemi përpjekur dhe kemi vuajtur prej varfërisë me ty gjatë 50 viteve të fundit, dhe ti i ke 4 vajza, 2 motra, nënën dhe mua dhe ti je i nënti. Mbaj të gjitha parat dhe na ushqe neve sepse ne jemi të uritur, dhe na vesh neve se ti e din më mirë gjendjen tonë. Mund të ndodh që Allahu, i Gjithëfuqishëm, të pasuroj ty dhe ti të kesh mundësi që ti kthesh parat pasi që i ke ushqyer fëmijët tuaj, apo Allahu do të ia paguaj atë që ia ke borxh në ditën kur mbretëria do ti takoj Mbretit (Allahut).
    • Ai i tha asaj: A të ngrëni unë haram pas 86 vjet të jetës sime, dhe ti djegë organet e mia me zjarr pasi që kamë bërë durim me varfrin time dhe të jem i meritueshëm për hidhërimin e Allahut, edhe pse unë jam afër varrit?! Jo, Për Allahun, Unë nuk do ta bëjë atë!
    • Ibn Xherir et-Tabari tha: Unë u ktheva i habitur duke pas parasysh gjendjen e tij dhe ndaj gruas së tij. Pak më vonë gjatë ditës, unë e dëgjova pronarin e qeses duke thirrur... Duke thënë: "O njerëz të Mekës, O haxhinj, kushdo prej juve që e gjen një qese që përmban njëmijë dinar, le ta kthen atë dhe ai me siguri do ta gjejë një shpërblim të madh tek Allahu."
    • Plaku tha: O Horasani, Unë tu kamë drejtuar ditën e kaluar dhe të këshillova se toka është e dobët në kultivim, pra shpërble personin që e gjen qesen kështu që ai mos të sprovohet për ta thyer ligjin e Allahut. Unë të kamë këshilluar që ti paguash personit që e gjen atë njëqind dinar por ti refuzove. Nëse parat e tuaja bien në duart e një personi i cili ka frikë Allahun e Gjithëfuqishëm, a do ti japish atij së paku 10 dinar, në vend të 100 dinarëve?
    • Horasani tha: Unë nuk do ta bëjë atë, dhe do ti ankohem Allahut atë ditë kur ta takoj Atë dhe Allahu na mjafton neve dhe është më I miri për të ju mbështetur."
    • Ibn Xherir et-Tabari tha: Njerëzit u shpërndan dhe shkuan. Më vonë gjatë ditës, edhe njëherë Horasani e bëri të njëjtën thirrje duke thënë: "O njerëzit e Mekës, o haxhinj, kushdo prej jush i cili e gjen një qese e cila përmban 1000 dinar, lë ta kthen atë dhe me siguri do të gjen shpërblim të madh tek Allahu."
    • Plaku erdhi përsëri dhe tha: O Horasan, unë të thashë pardje që ta shpërblesh gjetësin (e parave) me 100 dinar e ti refuzove. Pastaj unë të këshillova që t`ia japësh atij 10 dinar dhe ti refuzove, prandaj a do t`ia japësh vetëm 1 dinar në mënyrë që me gjysmën e tij të blej gjëra që i nevojiten dhe me gjysmën tjetër, (të blejë) qumësht dhensh në mënyrë që ai tu jap njerëzve dhe ti ushqej fëmijët e tij?
    • Horasani tha: Unë nuk do ta bëjë atë, dhe do ti ankohem Allahut ditën kur ta takoj Atë, dhe Allahu na mjafton neve dhe është më i miri për të ju mbështetur."
    • Plaku me hidhërim tha: Eja, dhe merri parat tuaja në mënyrë që të kem mundësi të fle natën, se prej se i kamë gjetur këto para nuk kamë pasur humor të mirë.
    • Ibn Xhariri tha: Kështu që shkoj me pronarin e parave dhe unë ju shkova pas derisa plaku hyri në shtëpinë e tij, e gropoj një birë dhe i nxori parat dhe tha: Merri parat tua dhe lute Allahun që të më fal mua dhe të më bekoj mua prej begatisë së Tij.
    • Horasani i murr parat dhe pati ndërmend të shkoj, por kur arriti tek dera tha: O plak, babai më vdiq, Allahu e mëshiroftë, dhe prapa i la 3000 dinarë dhe më tha mua: Nxjerre një të tretën e këtyre parave dhe jepja personit që më së shumti i meriton ato. Pasha Allahun, unë nuk kamë parë ndonjë person, prej se e kame lëshuar Horasanin e deri më tani, i cili më shumë i meriton ato se sa ti. Prandaj merri ato, bekimi i Allahut qoftë mbi ty, dhe të shpërbleftë për besnikërinë që e mbajte dhe për durimin tënd gjatë varfërisë. Njeriu i Horasanit shkoi pa para.
    • Plaku qau dhe iu lut Allahut, duke thënë: Allahu e bekoftë në varrin e tij pronarin e parave, dhe Allahu e mëshiroftë birin e tij.
    • Ibn Xheriri tha: Unë u largova pas Horasanit por Ebu Gajth (plaku) më pasoj mua dhe më ktheu mbrapa. Ai më tha që të ulem, dhe tha: unë të kamë parë ty se më ke përcjell që nga dita e parë; ti ke mësuar për situatën tonë dje dhe sot. Unë kam dëgjuar se Pejgamberi (alejhi selam) se ka thënë: "Nëse të dhurohet prej furnizimit të Allahut, pa lypur apo kërkuar, atëherë prano atë dhe mos e refuzo." Prandaj kjo është dhuratë prej Allahut për të gjithë të pranishmit.
    • Plaku thirri: O Lubabah, o ky dhe ky, O ky dhe ky. Ai i thirri vajzat dhe motrat e tij dhe gruan dhe nënën e saj, dhe u ulë dhe më bëri edhe mua të ulem. Ne ishim 10. Ai e hapi qesen, dhe tha shtrini rrobat tuaj mbi prehrin tuaj.
    • Pra unë (Ibn Xheriri) e bëra atë, por vajzat nuk kishin rroba të mjaftueshme që të kenë mundësi ta bëjnë atë, prandaj i zgjatën duart e tyre (që ta mbulojnë prehrin). Plaku ju dha dinar pas dinari sipas radhës dhe kur arriti tek unë (Ibn Xhariri) tha: "Ja ku e ke një dinar." Procesi vazhdoi derisa qesja u zbraz dhe unë pranova 100 dinarë.
    • Ibn Xharir et-Tabari tha: Prandaj gëzimi e mbushi zemrën time më shumë se sa gëzimin që e kisha për arsye se mu kishin dhënë 100 dinar për shkak të furnizimit që ata e pranuan.
    • Kur isha duke shkuar plaku më tha: O djalosh. Ti je i bekuar; merri këto para me vete se janë hallall. Dhe ta dish se e kam pas zakon që të zgjohem për namaz të Sabahut me këtë këmishë të djersitur. Pasi që e kisha kryer (namazin) do ta hiqja dhe e jepja në mënyrë që vajzat e mija të falen një nga një. Pastaj shkoja për te punuar ndërmjet namazit të Drekës dhe Ikindis dhe pastaj kthehesha në fund të ditës me atë çka më kishte dhënë Allahu prej hurmave dhe copave të thara të bukës. Pastaj i hiqja rrobat e mija në mënyrë që edhe vajzat e mija ta falin namazin e Drekës dhe Ikindis, dhe e njëjta ndodhte për namazin e Akshamit dhe Jacis. Dhe ne asnjëherë nuk kemi shpresuar që ti shohim këtë shumë të parave. Na bëftë Allahu që ti shfrytëzojmë ato në të mirë, dhe Allahu e bekoftë personin në varrin e tij dhe ia shumëfishoftë shpërblimin atij.
    • Ibn Xheriri tha: Pastaj unë u përshëndeta me të, dhe i morra 100 dinarët dhe i përdora që të shkruaj për dituri për 2 vite! Unë i përdora ato që të blej letër dhe ta paguaj huan dhe pas 16 viteve unë u ktheva në Meke dhe pyeta për plakun. Më treguan se kishte vdekur pas disa muajve pas ngjarjes që ndodhi ndërmjet nesh. Gruaja e tij, kishte vdekur s`bashku me nënën e saj, dhe 2 motrat e saj. Të vetmet që kishin mbetur ishin vajzat të cilat, kur pyeta për to, e gjeta se ato ishin martuar për mbretër dhe Princa. Unë shkova tek ato dhe më nderuan si mysafir dhe u sjellën me mua me butësi derisa vdiqën. Pra Allahu i mëshiroftë në varrin e tyre.
    • {Kjo do të ishte një këshill dhuruar atij i cili beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Dhe kushdo që e ka frikë Allahun dhe i përmbahet obligimeve të tij, Ai do ti gjejë rrugëdalje atij (prej çdo vështirësie)}.
    • Dhe Ai do ta furnizoi atë prej (burimit) të cilin ai asnjëherë nuk do ta imagjinoj. Dhe kushdo që i mbështetet Allahut, atëherë Ai do të jetë i mjaftueshëm për të. Vërtet, Allahu do ta përmbush qëllimin e Tij. Në të vërtet Allahu ka vendosur peshojë për të gjitha gjërat. (Et-Talak 65: 2-3)
  • Marre nga: www.islamway.com Punoi ne PowerPoint: IslamicName ( [email_address] )
    • Insha’Allah ju ka pëlqyer ky dokumenti që e kemi
    • punuar dhe lusim Allahun që të na shperblej neve,
    • dhe juve qe ndate kohë ta shikoni.
    • Es-selamu alejkum we rehmatullahi we berekatuhu!